"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Histori vlonjate me zhurmues

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Histori vlonjate me zhurmues

#1

Post by Sally »

Histori vlonjate me zhurmues


Fjala “zhurmues” në titullin e këtij shkrimi është përdorur në kuptimin më të parë të fjalës, të atë të zhurmës dhe poteres që shpesh na lodh të gjithëve. Zhurma ka plot; madje edhe kreu i Bashkisë më të madhe të vendit qahej dikur në një këngë, që personalisht më pëlqente, se kishte “shumë zhurmë” në kryeqytet. Por fundja, është normale që më i madhi qytet i vendit ta ketë këtë lukso-makth!

Por kur zhurma vjen nga qytete të tjerë, e aq më tepër kur vjen me protagonist të njëjtin individ, ndjen vërtet një lodhje të madhe dhe bezdi. (Sigurisht nuk e kam fjalën për Bollanon këtë herë!). Bezdia arrin kulmin kur personi në fjalë është një rektor, dhe kur është rektor ne Vlorë dhe kur Vlora mbetet një nga qendrat më të rëndësishme të vendit në të gjitha planet.

Gjithkush që ka dëgjuar për nisjen e një greve studentësh në Vlorë, menjëherë është ndjerë keq...e fundit që ndodhi atje u pasua nga ngjarje që do t’i mbajmë mend gjatë! Por kësaj here kërkesa e studentëve ishte e thjeshtë: të merrnin diplomën e asaj që kishin studiuar, në bazë të lëndëve dhe kohëzgjatjes së shkollës.
E shkurtra e të gjatës, problemi ishte dhe mendoj se vazhdon të jetë zoti Rektor i këtij Universiteti.

Më kujtohet ne vitin 2008 kur do të bëheshin zgjedhjet në këtë Universitet për të zgjedhur rektorin e ri (pas 8 viteve të suksesshme të Prof Dr Bilal Shkurtajt i cili e ngriti në këmbë atë universitet) një miku im në qeveri më mori dhe më tha “sesi mund ta mbështesnim një djalë shumë të zotin dhe të përgatitur në SHBA që të mund të hynte dhe fitonte garën” (ndihma më kërkohej si gazetar dhe vlonjat)...

Nuk është etike të përmend emrin e mikut tim, thjesht dua të përcjell pritshmërinë ndaj zotërisë në fjalë: pra një njeri me mendje të hapur, por që mendjehaptësinë e tij duhej ta përdorte në një vend ku rektori, nuk është dhe nuk mund të jetë pronar i universitetit. Pronarë janë qytetarët e Vlorës e më gjerë, janë studentët dhe në fund Ministria e Arsimit.

Zoti Rektor është thjesht një administrator, që ka mundësinë të bëhet i mirë apo të bëhet i keq. Zoti Shaska erdhi në atë detyrë me shpresën për të ndryshuar diçka, por që nga fillimi gjithçka shkoi si mos më keq. Nuk besoj se merret për retorike nacionaliste të them se ishte qesharake dëshira për heqjen e emrit të Ismail Qemalit... Ishte thjesht qesharake se nuk dua ta thelloj më tej, duke rrëmuar në teori konspiracioni!
Është qesharake fryma e ardhur në atë universitet, që nga universitet lokal po kthehej në rajonal dhe që kishte lidhje shumë të mira me shumë universitete italiane...zënkat brenda tij mes drejtuesve të lartë... akuzat dhe kundërakuzat për korrupsion që nuk u faktuan kurrë...përplasjen me akademikë të njohur me origjinë shqiptare etj etj...

Edhe ndërtesa e re në lagjen Skelë, nuk e ndryshoi aspak imazhin e të vjetrës në një universitet ende adoleshent që nuk ka as 20 vjet jetë...

Përplasja e fundit, vazhdoi të ishte qesharake. Tregimi i muskujve përballë studentëve, atyre që donin të regjistroheshin (por që ishin nën mesataren 6), edhe me ata duan të marrin diplomën 4 vjeçare ashtu siç kanë studiuar nuk është veprim akademik, por thjesht inat dhe kapriçio.

Universiteti i Vlorës, u ngatërrua njëherë më politikën, në atë vit të mbrapshtë, dhe do të duhej të mos ngatërrohej më kurrë. Ndaj Zoti Rektor, s’duhej t’i linte problemet e universitetit të dilnin jashtë, por t’i zgjidhte ato në Skelë, dhe jo nga SHBA me deklarata ku përplaset haptas me emra politikanësh dhe me muhabete kafenesh.

Dhe për hir të korrektesës Zoti Rektor, mos ta thërrasë “UV” atë institucion që mban emrin e Ismail Qemalit. Ai mbetet një universitet publik. Në të kundërt, zoti Rektor mund të çelë ndonjë universitet të tijin privat në morinë “e pikave të shiut universitare” , dhe ta quajë ç’të dojë e ta drejtojë si të dojë.
Zhurmë...zhurmë...shumë zhurmë... për asgjë!



Nga: Alban TARTARI
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Histori vlonjate me zhurmues

#2

Post by Sally »

Shtyhen regjistrimet në Universitetin e Vlorës



Vlorë Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur sot 05-10-2009 që të shtyhet edhe për 24 orë afati i regjistrimit të studentëve në Universitetin e Vlorës.
Vendimi erdhi për t’iu dhënë mundësinë të gjithë kandidatëve me mesataren 6 që të regjisterohen. Sekretaritë mësimore sipas udhëzimit do të mbyllen nesër në orën 18:00
.

Universiteti i Vlorës me një urdhër të brendshëm të pak javëve më parë ka vendosur që të mos regjistrojë asnjë student me mesatare nën 6, sipas të cilëve ky vendim merrej për të rritur cilësinë e studimeve të larta.

Nga ana tjetër, Ministria e Arsimit e ka kundërshtuar ashpër vendimin, teksa ka deklaruar se në këtë universitet do të regjistrohen të gjithë ata studentë që kanë dalë fitues në Maturën Shtetërore, pavarësisht mesatares së katër viteve të shkollës së mesme
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”