"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

At Gjergj Fishta

Ketu mund te shkruani artikuj per figurat historike shqiptare dhe ato te paraardhesve tane me te hershem, te komentoni ato ose te jepni mendimin tuaj ndryshe.

Moderator: Arban Blandi

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

At Gjergj Fishta

#1

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:02 pm

Gjergj Fishta (1871 - 1940)
Image
lindi në fshatin e vogël Fishtë të Zadrimës më 23 tetor 1871. Jetën e filloi si barì. Por shumë shpejt, kur ishte 6-vjeçar zgjuarsia e tij i bie në sy famulltarit të fshatit, i cili e dërgon Fishtën në Seminarin Françeskan të Shkodrës. Më 1880, kur hapet seminari në Troshan, ai vijon në këtë shkollë. Këtu ai shfaqi trillin poetik. Më 1886 dërgohet për studime në Bosnjë. Vitin e parë e kaloi në Guçjagorë afër Travanikut. Mësimet filozofike i mori në kuvendin e Sutidkës, ndërsa ato teologjike në kuvendin e Livnos. Të kësaj kohe janë edhe “Ushtrimet e para poetike”. Më 1893 përfundoi studimet shkëlqyeshëm.

Aktiviteti patriotik

I formuar në periudhën e Rilindjes sonë kombëtare, poeti ynë Gjergj Fishta është një nga vazhduesit më autentikë dhe të drejtpërdrejtë të saj, shprehës i idealeve atdhetare dhe demokratike në kushtet e reja që u paraqitën në shekullin e njëzetë. Mënyrat e pasqyrimit të jetës, në veprat e tij, janë vazhdim i natyrshëm i teknikës letrare të Rilindjes, ku mbizotëron romantizmi, realizmi dhe klasicizmi. Deri më 1899, Fishta shkruan me alfabetin shqip të françeskanëve. Në janar 1899 ai bëhet bashkëthemelues dhe pjestar aktiv i shoqërisë “Bashkimi”, të cilën e drejtoi poeti atdhetar Preng Doçi. Me alfabetin e kësaj shoqërie u botuan edhe veprat e Fishtës të kësaj periudhe.

Më 1902 emërohet drejtor i shkollës françeskane në Shkodër deri atëherë e drejtuar nga klerikë të huaj. Menjëherë ai futi gjuhën shqipe si gjuhë mësimi në këtë shkollë. Shpejt Fishta u afirmua si poet dhe si atdhetar. Më 1908 ai mori pjesë në Kongresin e Manastirit si përfaqësues i shoqërisë “Bashkimi”. U zgjodh Kryetar i Kongresit dhe drejtoi punën e Komisionit të Alfabetit. Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ai e priti me entuziazëm të veçantë, por Luftën Ballkanike dhe Konferencën e Ambasadorëve me një brengë të madhe. Shkodra, qyteti i tij, të cilin kërkonte ta aneksonte Mali i Zi, ishte në duart e fuqive ndërkombëtare. Brenga dhe entuziazmi duken në poezitë, por edhe në shkrimet publiçistike që boton në revistën “Hylli i dritës”, revistë letrare-kulturore, të cilën e themeloi në tetor 1913 dhe u bë drejtor i saj. Nën pushtimin austriak boton gazetën “Posta e Shypnisë” (1916-1917), më 1916 themelon, bashkë me Luigj Gurakuqi, “Komisinë letrare” që kishte për qëllim formimin e gjuhës letrare kombëtare.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore përkon me pjekurinë e plotë të personalitetit të Fishtës si poet, si intelektual, dhe politikan atdhetar. Nga fillimi i prillit 1919 dhe gjatë vitit 1920 është sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Në dhjetor 1920 zgjidhet deputet i Shkodrës. Në prill 1921, në mbledhjen e parë të parlamentit shqiptar zgjidhet nënkryetar. Si nënkryetar i Parlamentit kreu veprimtari të dënduara politike. Merr pjesë në Revolucionin e Qershorit, 1924. Përndiqet pas rikthimit të Zogut në Shqipëri. Vitet 1925 e 1926 i kalon në Itali. Ndërkohë, shkruan, boton e riboton pareshtur. Të kësaj kohe janë edhe pjesa më e madhe e dramave, dramave lirike, tragjedive etj. Pas kthimit në Shqipëri nis etapa e fundit e veprimtarisë së Fishtës. Kësaj etape i vë vulën përfundimi e botimi i plotë i “Lahutës së Malësisë”, (1937).

Veprat artistike

Arrin të botojë këngët e para të “Lahuta e Malëcisë”, kryevepër e poezisë epike shqiptare, më 1904. Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”.

Për veprimtarinë poetike, arsimore, atdhetare e fetare Gjergj Fishta mori nderime të ndryshme. Më 1931, Greqia i jep dekoratën “Foenix”. Më 1939, Italia e bën anëtar të Akademisë së saj. Padër Gjergj Fishta vdiq në Shkodër më 30 dhjetor 1940 në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkërive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit. Fjala e fundit u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani.

Korrespondenca e Fishtës me Musolinin dhe Jakomonin

Njihen dy letra që at Gjergj Fishta i ka drejtuar Benito Musolinit. Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është e postuar në Livorno, Italia. Është e shkruar italisht, herë-herë me fjalë jo të italishtes së sotme. Duke ndjerë se nuk i mbetej shumë për të jetuar, Fishta i kërkon Mussolinit që vepra e tij të botohet e plotë dhe “e paraqitshme”, gjë që nuk mund ta bëjë Urdhri Françeskan, dhe as Provinca e Fishtës. Dhe të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalojnë kësaj province.

Deri në atë kohë dijetari shqiptar thuajse e kishte mbyllur ciklin e gjithë veprimtarisë së tij, pavarësisht rishikimeve të mëvonshme. Lutja konsiston në botimin e të shtatë vëllimeve të veprës ku përfshihen poezia ajo epike me “Lahutën e Malcisë”, lirika, drama, satira politike dhe sociale, proza, përkthimet nga Iliada e Homerit, Molieri etj.

Tekstin e plotë të kësaj letre mundeni ta lexoni këtu.

Letra e dytë e Fishtës drejtuar Musolinit është shkruar në Romë, me datë 27 prill 1940, dhe po ashtu si letra e parë mban edhe vitin përkatës fashist, viti XVIII, i drejtohet tashmë Udhëheqësit – Duçe. Në këtë letër të shkurtër i shkruan për prof. Gino Bottiglioni, i Universitetit të Bolonjës që në atë kohë ishte thirrur nga Akademia Italiane – anëtar i kësaj Akademie Gjergj Fishta u bë në 1939 – i ngarkuar me misionin për të promovuar studime në të gjitha fushat e dijes dhe për të drejtuar të rinjtë studentë. “Qendra jonë e Studimeve Shqiptare do donte një impuls të dukshëm nga profesori i Universitetit të Bolonjës ku me iniciativën e tij, po organizohet një grup të rinjsh veçanërisht i përkushtuar ndaj albanologjisë”. Për këtë Fishta “guxon” t’i drejtohet Duçes dhe “gjykimit të tij të ndritur” për t’u gjetur një mënyrë që ta shtyjë më tej këtë nismë.

Letra drejtuar Jakomonit, mëkëmbësit të mbretit Viktor Emanuel III është një lutje për të ndihmuar albanologun Norbert Jokl.

Tituj të veprave

* Lahuta e Malcís [1] - poemë (Zarë, 1925)
* Anzat e Parnasit - satirë (Sarajevë, 1907) [1]
* Pika voese, më vonë ribotuar si Vallja e Parrizit (Zarë, 1909) [1]
* Shqyptari i gjytetnuem - melodramë (1911) [1]
* Shqyptarja e gjytetnueme - melodramë
* Vëllaznia apo Shën Françesku i Assisi-t (1912) [1]
* Hylli i Dritës - revistë (1913) [1]
* Juda Makabé - tragjedi (1914) [1]
* Gomari i Babatasit (Shkodër, 1923) [1]
* Mrizi i Zanave (Shkodër, 1924) [1]
* Sh. Luigji Gonzaga, (Shkodër 1927)
* Lahuta e Malcís - botimi komplet (1937)
* Jerina ase mbretnesha e luleve, (Shkodër, 1941)

Mirënjohjet

* Urdhrin “Nderi i Kombit” Shqipëri, 2002
* Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë
* Kurorë Argjëndi, nga Klubi “Gjuha shqipe” i Shkodrës (1911).
* Dekorata Mearif, nga Mbretëria Turke (1912).
* Dekorata Ritterkreuz, nga Mbreteria e Austrisë (1912).
* Penë floriri, nga qyteti i Beratit (1913).
* Medaglia di Benemerenza, nga Papa Piu XI (1925).
* Lector Jubilatus, nga Paria e Urdhnit françeskan (1929).
* Dekorata Phoenix, nga Greqia (1931).
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#2

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:10 pm

Fishta në Kuvendin e Arrës së Madhe (1940)
Image


Fishta në bibliotekën françeskane
Image




Foto e fishtes me dekorata
Image


Fishta merret ne foto me kater dekoratat e tia te dhanuna, nga Turqia, Austria, Greqia e Vatikani
Image



Fishta me familje
Image



Shtjefën Gjeçovi, Loro Mitrovic´, Fishta
Image



Karl Prennushi, Fishta, Justin Rrota e Shtjefën Gjeçovi
Image


Fishta në Kuvend të Gjuhadolit
Image



Luigj Gurakuqi, Fishta, Ndre Mjedja
Image

Fishta me Dom Dedë Kolecin (1908)
Image
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

#3

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:12 pm

Historia e panjohur e botimit ilegal të "Lahutës Malcisë" me paratë që austro-hungarezët i kishin dhënë Faik Konicës për librin e Filip Shirokës dhe ndihma e At Pashko Bardhit


Fjalimi i panjohur i Aleksandër Xhuvanit në varrimin e Fishtës

--------------------------------------------------------------------------------

Presidenti Moisiu, "Nderi i Kombit" për Gjergj Fishtën

Pak ditë më parë në kuadrin e 90-Vjetorit të Pavarsisë dhe festës së Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë, Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dekoroi me medaljen e artë "Nderi i Kombit", Padër Gjergj Fishtën, njërin prej figurave e personaliteteve më të shquara të historisë së Shqipërisë, i cili gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishte shpallur armik e reaksionar dhe gjithashtu vepra e tij ishte e ndaluar që në vitet e para të pasluftës. Është për t'u përshëndetur kjo nismë e Presidentit Moisiu, për të rivlersuar dhe për të vënë në vëndin që u takon shumë prej personaliteteve të fushave të ndryshme të historisë së Shqipërisë, të cilët gjatë periudhës së regjimit komunist, jo vetëm që u lanë në harresë, por çështë më e keqja, u denigruan dhe u poshtëruan në mënyrën më të paskrupullt nga politika dhe propaganda e atij regjimi. Ajo dekoratë e Presidentit Moisiu e akorduar për Fishtën, i bashkangjitet atyre që poeti, shkrimtari, politikani dhe publicisti i famshëm pati marrë nga Greqia, Turqia, Austro-Hunagria dhe Italia. Shumë prej këtyre figurave të ndritura të historisë së Shqipërisë, "Gazeta Shqiptare" është munduar prej vitesh që t'i pasqyrojë në faqet e saj, e do të vazhdojë që t'i pasqyrojë ato edhe në të ardhmen.


Dashnor Kaloçi

Si vetimë u përhap an' e kand të Shqipnisë lajmi i hidhët i vdekjes së poetit t'onë Kombëtar, At Gjegj Fishtës dhe e mahnitun mbeti sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zamadh të autorit të "Lahutës së Malcisë" që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin e besën e fist tonë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu, i vjetërsisë. E me të drejtë i kan thënë Fishtës "Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjitë e tij ndezi zemrat e Spartanëve për luftë, njashtu dhe epopeja e "Lahutës", odet dhe elegjitë e "Mrizit të Zanave" e të poezive të tjera kanë mbledhë në zemër të djelmnisë sonë dashuninë e pamasë për truellin e të parëve dhe për gjuhën amtare. Këto dy ideale: Atdhedashunia dhe rujetja e gjuhës si dritë e synit, lavarimi dhe përdorimi e saj kanë qenë polet rreth së cilave shtrihej vepra e çmueshme e Fishtës. E s'ka kush tjetër veçse ne arsimtarëve që kemi pasë e kemi nëpër duer edhe ua kemi mësu nxënësve poezitë e tij, që e çmon ma mirë veprën zamadhe të tij, e cila sot si një far (Dritë) i madh dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë sonë, si një Ungjill shkëndimadh morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj".

Këto fjalë të panjohura deri më sot, janë fjalët e para të Prof. Dr. Aleksandër Xhuvanit, njërit prej lëvruesëve më të shquar të gjuhës shqipe, të mbajtura plot 62-vjet më parë në ceremoninë mortore të varrimit të poetit të madh, Padër Gjergj Fishta, në qytetin e Shkodrës. Ndonëse Prof. Dr. Aleksandër Xhuvani gjatë viteve të regjimit komunist për shumë kohë ishte i zgjedhur në funksionin e deputetit dhe anëtarit të Kryesisë së Frontit Demokratik të Shqipërisë, edhe pse ai gjatë atyre viteve ishte një njeri shumë nderuar dhe i respektuar për punën e tij të madhe në fushën e gjuhësisë, fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të Poetit Kombëtar, Padër Gjergj Fishtës, nuk e pa kurrë dritën e botimiti, pasi Fishta dhe vepra e tij u ndaluan që në vitet e para të pasluftës. Po çfarë ka thënë tjetër Prof. Aleksandër Xhuvani në atë fjalim që nuk është bërë asnjëherë publik që nga ajo kohë dhe kush ishin personalitetet e tjera të politikës e artit që morrën pjesë apo dërguan telegrame ngushëllimi në varrimin e tij? Lidhur me këtë bën fjalë shkrimi i mëposhtëm, që "Gazeta" e boton në kuadrin e ciklit të publikimit të figurave dhe personaliteteve të spikatura të histrorisë së Shqipërisë, të cilat u lanë në heshtje apo u denigruan nga regjimi komunist i Enver.

Pagëzimi i Fishtës nga De Martino

Gjergj Fishta u lind më 23 tetor të vitit 1871 në katundin Fishtë të zonës së Zadrimës dhe ishte i biri i Ndokës së Simon Ndocit e i zonjës Prenda të Lazër Kuçit. Pas lindjes së tij, të dy prindërit që ishin besimtarë të më mëdhenj, e dërguan në kishë për ta pagëzuar ashtu si ishin ritet fetare të katolikëve. Ai fëmijë i porsalindur pati fatin që të pagëzohej nga Padër Leonardo De Martino, i cili përveçse detyrës së meshtarit që e kreu deri në fund të jetrës së tij, është tepër i njohur edhe si një nga poetët e shkrimtarët më të famshëm të arbëreshve të Italisë. Padër Leonardo De Martino e pagëzoi atë fëmijë të vogël me emrin Zef, i cili ishte dhe emëri i tij i vërtetë deri në periudhën që ai u dorzua si prift dhe mori emrin "Gjergj". Mësimet e para Fishta i mori në Kolegjin e Troshanit i cili në atë kohë ishte një nga më të njohurit jo vetëm në atë trevë të Shqipërisë Veriore, por edhe në Ballkan, për faktin se ai ishte direkt nën administrimin e kujdesin e Vatikanit dhe aty jepnin mësime disa nga klerikët më të famshëm katolikë të ardhur apsotafat nga Italia. Pasi përfundoi mësimiet në Kolegjin e Troshanit ku Fishta u dallue për inteligjencën e tij natyrore të rrallë, ai u mor nga pedagogët e tij (fretërit franceskan) dhe u dërgua për të ndjekur më tej studimet në fushën e teologjisë në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, e cila në atë kohë ishte krahinë e perandorisë Austro-Hungareze. Pas diplomimit në atë Kolegj Franceskan, ai u kthye në Shqipëri dhe u caktua si meshtar në fshatrat e Lezhës ku edhe dha meshën e parë më 25 shkurt të vitit 1894. Në zonën e Lezhës e cila asokohe ishte nën administrimin e Prefekturës së Shkodrës, Fishta shërbeu si meshtar për disa vjet dhe më pas u caktua edhe në disa fshatra të tjerë si Gomsiqe të Pukës dhe në krahinën e Hotit në zonën e Mbi-Shkodrës. Në vitin 1902 Gjergj Fishta u emërua me detyrën e drejtorit të kolegjeve franceskane të qytetit të Shkodrës dhe punën e parë që bëri në ato shkolla, ishte futja e gjuhës shqipe në të gjitha lëndët mësimore. Nisur nga puna e madhe që bëri Fishta në ato vite për përhapjen e gjuhës shqipe, në vitin 1908 kur u mbajt Kongresi i Manastirit, që caktoi dhe alfabetin e Gjuhës Shqipe, ai u zgjodh në mënyrë unanime nga të gjithë delegatët e tij, si Kryetar i Komisjonit të atij Kongresi. Në vitet që vijuan më pas, Padër Gjergj Fishta themeloi revistën "Hylli i Dritës", të cilën e nxorri për herë të parë në vitin 1913-të, e cila vazhdoi më pas deri në vitin 1944, kur u mbyll nga komunistët që erdhën në pushtet. Nga viti 1916-të e deri në vitin 1918-të, Padër Gjergj Fishta drejtoi edhe gazetën "Posta e Shqypnisë" dhe vazhdoi të ishte antar i rregullt i Shoqërisë Letrare "Bashkimi" me qëndër në Shkodër, e cila ishte themeluar që në vitin 1899. Në vitet e pas shpalljes së Pavarësisë, Padër Gjergj Fishta iu kushtua edhe politikës dhe në vitin 1919-të, kur u mbajt Konferenca e Paqes në Paris, ai dërgua si antar i një prej delegacioneve shqiptare që mori pjesë me të drejta të plota në atë mbledhje, ku morën pjesë shumë delegacione nga vënde të ndryshme të Botës. Në vitin 1921 në zgjedhjet e para parlamentare, Padër Gjergj Fishta u zgjodh deputet i Prefekturës së Shkodrës dhe pak kohë më vonë u zgjodh edhe nënkryetar i Parlamentit. Nisur nga ai funksion që mbante, Fishta u dërgua si përfaqësues i Shqipërisë në konferencat ndërballkanike që u zhvilluan në Athinë, Stamboll e Bukuresht. Po kështu në vitin 1932 ai bëri një udhëtim të gjatë prej disa javësh në SHBA-së, ku mori takime me mërgatën shqiptare që ishte vendosur aty dhe shumë prej personaliteteve të saj.

Konica sponsorizoi "Lahutën e Malcisë"

Vepra madhore e Padër Gjergj Fishtës. "Lahuta e Malcisë" e filloi botimin e saj si fillim që në vitin 1905 me një vëllim të vogël me titull "Te ura e Rrazhnicës", i cili u shtyp nga shtypshkronja "Vitalini" në Zarë të Dalmacisë. Botimi i atij libri të vogël në formë broshure u bë i mundur vetëm në sajë të Faik Konicës, i cili i dërgoi Fishtës, 100 franga ari që ia kishte dhënë Ministria e Jashtme e Austro-Hungarisë për botimin e një libri të poetit shkodran Filip Shiroka. Duke qenë se në atë kohë që u dhanë ato para, Filip Shiroka nuk e kishte përgatitur akoma librin për botim, e nëse nuk kishte ndonjë vepër tjetër për t'u botuar në gjuhën shqipe, ishte vënë kusht që paret duhej të ktheheshin. Në atë kohë Faik Konica në një letër që i dërgoi Padër Pashko Bardhit, të cilin e kishte bashkëpunëtor të revistës "Albania", e pyeste nëse Shoqëria Letrare "Bashkimi" kishte ndonjë vepër për botim dhe Pashko Bardhi menjëherë e rekomandoi botimin e vëllimit të Fishtës të titulluar "Te ura e Rrazhnicës". Pas kësaj Faik Konica i dërgoi paratë me postë dhe libri u botua në mënyrë ilegale, pasi në atë kohë ishte e ndaluar me ligj që në tokat që ishin nën admistrimin e Austro-Hungarisë të të botoheshin libra në gjuhën shqipe. Botimi i librit u bë i mundur në saj të Padër Pashko Bardhit i cili shkoi tek Ministri Fuqiplotë i Austro-Hungarisë në Dalmaci dhe iu lut që të gjendej ndonjë mënyrë për botimin e librit të Fishtës. Pasi e dëgjoi deri në fund, Minsitri austro-hungarez i tha Pashko Bardhit që emrin e autorit të mos e vinin në faqen e parë të librit, por në faqen e fundit dhe përpara se të shpërndahej libri, faqia e fundit të shkëputej që andej dhe vetëm ashtu mund t'i shpëtonte ndëshkimit ligjor. Në këtë mënyrë u bë shtypja e atij libri në vitin 1905 dhe në të gjitha kopjet e atij botimi ku disa ekzemplarë ruhen ende dhe sot, nuk figuron fare emri i autorit, Gjergj Fishtës.

Ribotimet e "Lahutës"

"Lahuta e Malcisë" që është dhe vepra kryesore e Padër Gjergj Fishtës, është një vëllim me 30 këngë, e cila u botua e plotë vetëm në vitin 1937. Pas atij botimi ajo vepër pati një jehonë të madhe dhe nga kërkesat e shumta që iu bënë, Fishta u detyra dhe e ribotoi atë në vitin 1939. Pas këtyre dy botimeve, "Lahuta e Malcisë" u ribotua përsëri në vitin 1958 në diasporën shqiptare duke u përgatitur nga At Daniel Gjeçaj, në bashkëpunim me Prof. Martin Camajn dhe Dr. Petro Vuçanin. Ai ribotim kishte rreth 700 faqe sepse ishte i paisur edhe me shpjegime dhe komente të ndryshme. Përveç "Lahutës" që konsiderohet si një nga veprat më madhore dhe më të arrira të tij, Padër Gjergj Fishta shkroi edhe rreth 30 vepra të tjera, ku më të spikaturat janë: "Vallja e Parrizit", "Mrizi i Zanave", "Anzat e Parnasit", "Gomari i Babatasit", "Jerina" etj. Përveç këtyre veprave Fishta bashkëpunoi ngushtë duke shkruar në të gjithë shtypin shqiptar të asaj kohe që nga "Albania" e Faik Konicës, te "Kalendari" i Mithat Frashërit, në "Hylli i Dritës" dhe në të gjitha revistat letrare shqiptare. Asokohe Padër Gjergj Fishta konsiderohej si një nga polemistët më të spikatur dhe ndër polemikat e tij mbahet mënd ajo me titull "Gabove Hilë", në të cilën ai polemizonte me Ministrin e Arsimit, Hil Mosi, lidhur me mbylljen e shkollave private në Shqipëri. Ai artikull asokohe bëri një bujë të madhe në të gjithë vëndin dhe i gjithë shtypi shqiptar e komentoi gjatë atë.

Ceremonia e varrimit të Fishtës

Padër Gjergj Fishta vdiq më 29 dhjetor të vitit 1940-të në spitalin civil të qytetit të Shkodrës ku ai ishte shtruar nga një sëmundje e zemrës dhe e mushkrive. Varrimi i tij u krye një ditë më vonë në kishën Françeskane të Gjuhadolit ku morën pjesë me mijra e mijra vetë nga populli i Shkodrës, midis të cilëve dhe ajka e intelektualve shqiptarë dhe përfaqësues nga të gjitha shkollat e vëndit. Në mes shumë fjalimeve që u mbajtën në ceremoninë mortore të varrimit të tij e cila u bë në shkallët e godinës së Postës që qytetit, erdhën dhe shumë telegrame, ku midis tyre ishin ato të Prof. Eqerem Çabejt, Zenel Prodanit, Spiro Vinjaut, Muharrem Bajraktarit, Rexhep Mitrovicës, Bahri Omarit, Karl Gurakuqit, Frano Alkajt, Mihal Bellkamenit, Lasgush Poradecit, Ernest Koliqit dhe Hafiz Muratit. Fjala e fundit në atë ceremoni madhështore, u mbajt nga Prof. Aleksandër Xhuvani, që ishte një nga miqtë më të ngushtë të Fishtës, e cila ka qenë e panjohur dhe nuk është botuar asnjëherë deri më sot.

Ne perkujtim

Vepra e "Poetit Kombëtar"

At Gjergj Fishta (1871‑1940) një ungjill i ngrohtë atdhedashurie

"Shqipnia pat nji fat t' madh e t'jashtzakonshem, shka nuk e paten popujt e tjer, veçse mbas qindra vjetsh të nji jete letrare, pat të madhin, të naltuemin përmbi t'gjith, atë, qi u pshtet në popull t'vetin e n' gjuhen e tij e qi me vjersha t'veta ndezi flak zemrat n'popull, pat zhenin poetike t'At Gjergj Fishtes"

Maksimiliam Lamberc

nga Klajd Kapinova

New York, USA

Një "curriculum vitae" e shkurtër e Fishtës

Mësohet nga burimet familjare, se kishte lindur pas tre vëllezërve dhe një motër të cilën e donte shumë. Në moshën 7 vjeçare, nis mësimet e para të edukatës në qytetin e lashtë të traditës kulturore Shkodër në vitin 1878. Dy vjet më pas, vijon mësimet e rregullta në Seminarin e Troshanit (shkollë e klerikëve katolikë). 6 vjet më vonë shkon për të ndjekur studimet në Bosnje (në Kuvendin e Sutiekës), ku, merr dijet e qendrushme në degën filozofike, ndërsa në Kuvendin e Livnos, mëson me adhurim në linjën teologjike.

Në një ndër ditët e ftohta të 25 shkurtit të vitit 1894, në kishën e Troshanit çon meshën e parë, duke qenë i veshun me zhgunin e sandalet e zbathura të shën Françeskut të Asizit. Në vitet në vijim, ishte kapelan në famullinë e Lezhës, mësimdhënës e meshtar në Kolegjin e Troshanit dhe për 12 muaj gjendet në Gomsiqe të Pukës. Në bashkëpunim me abatin e Mirditës, imzot Prenk Doçi, i jep jetë tek themelon Shoqninë Letrare dhe Kulturore "Bashkimi", boton artikuj të rëndësishëm e të mprehtë, duke përhapur të vërtetën në një numër sa më të madh njerëzish. Ishte i pari që hapi klasat qytetëse, duke futur gjuhën shqipe në mësim, në kohën që ishte emëruar drejtor i shkollës fillore françeskane. Më pas ishte kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir (1908), si dhe themelon dhe drejton deri sa mbylli sytë revistën e njohur kulturore‑shkencore "Ylli i Dritës" (Shkodër, 1913). Ai, hapi Shtypshkronjën Françeskane, nga ku nisën të dalin rregullisht periodikë të shtypit katolik dhe kulturorë në qytetin e Shkodrës. Krijoi lidhje dhe ura bashkëpunimi me të gjithë albanologët e njohur evropian asokohe, duke i pasur si bashkëpunëtorë dhe bashkëtrajtues të shumë temave interesante mbi Shqipërinë, gjuhën, visaret e kombit, traditën, letërsinë dhe krishtërimin e hershëm ndër shqiptarë. Në bashkëpunim me të madhin liberator Luigj Gurakuqin (të cilit i kishte venë në ambientet e Kuvendin Françeskan në Shkodër një dhomë përsonale në dispozicion, ku shpesh Gurakuqi strehohej, sa herë që nga kundërshtarët politikë vihej në rrezik jeta e tij, shënimi im K.K.), themelon "Komisien letrare" (1916) të Shkodrës dhe paralelisht me këtë drejton gazetën e rëndësishme "Posta e Shqypnisë".

Përvoja e tij e gjërë në zotimin për çështje nacionale shqiptare bëri të mundur që ai me veshjen e fratit, të përfaqësojë Atdheun e vet, në Konferencën e Paqes në Paris, ku, kryeson delegacionin diplomatik.

Duke përfaqësuar denjësisht alternativën e opozitës, Fishta ishte deputet i Shkodrës dhe zgjidhet nënkryetar i Parlamentit. Me dorën e vet, përuron hapjen e gjimnazit të njohur "Illyricum" në Shkodër, që pas vdekjes do të marrë emrin e tij, por komunistët e suprimojnë menjëherë me rë ardhur dhunshëm në pushtet. Në vitin 1924, merr pjesë në lëvizjet politike të kohës, duke qenë përkrah opozitës noliste dhe më pas emigron në Itali.

Për kulturën e gjerë që kishte, emërohet Lektor Jubilar në Teologji e Filozofi. Më pas, dy herë është përfaqësues i delegacionit shqiptar në Athinë e Stamboll. Për 3 vjet me radhë zgjidhet si Provinçial i Urdhërit Françeskan në Shqipëri (ky urdhër është ndër më të vjetrat në vendin tonë, së bashku me benediktinët, të cilët janë vendosur për herë të parë në shëk.XII‑XIII, shënim im K.K.) dhe një vit para se të mbyllte sytë ishte akademik i Italisë, një ndër titujt më të mëdhenj, që ende se ka fituar asnjë njeri i nacionit të vet deri më sot. Pikërisht për këtë fat dhe nder historiografia komuniste, e anatemoi Fishtën deri në përbaltje për gjysëm shekulli, duke mos thënë asnjëherë arsyen, se ishte një atdhetar dhe kundër shovinizmit pushtues barbar sllav.

5 ditë pas Krishtlindjeve, më 30 dhjetor 1940 mbylli sytë, ai, që i hapi sytë gjithë popullit shqiptar. Fishta varroset në Shkodër, mes lotëve dhe pikëllimit të madh të bashkëqytetarëve, bashkëluftëtarëve të idealeve të senjta të lirisë dhe demokracisë perëndimore, vëllezërve të dashur në Krishtin e Atdheun. Kur eshtrat e tij, ishin pajtuar me lumninë e pasosur, ndodhi ai akti më antinjerëzor, kur zvarroset nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, ashtu sikurse kishin vepruar turqit me eshtrat e Pjetër Bogdanit autorit të "Çetës së Profetëve", serbët me babain e grumbulluesit të zellshëm e kodifikimit të "Kanunit të Lekë Dukagjinit" at Shtjefen Gjeçovit dhe së fundi përsëri komunistët eshtrat e Dedë Gjo Lulit fatosit trim të Kryengritjes së Malësisë së Madhe (më 6 prill 1911) të cilat me përbuzje i hodhën në ujërat e ftohta të lumit Drin... Pushtuesit e huaj dhe komunistët trathtarë me gjak e gjuhë shqiptari, kishin një emërues të përbashkët: të shkatërronin sa më themel, çdo vlerë dhe figurë të ndritur të trojeve amtare shqiptare.

6 vjet pas vendosjes së demokracisë, për vlerat e së cilës ai punoi e jetoi gjithnjë, më 28 dhjetor 1996, pas 56 vjetësh rivarroset me një cerëmoni, ku, merr pjesë gjithë hierarkia e klerit katolik, duke i bërë edhe një herë nderim relikeve të rigjetura të eshtarave të tij. Para atyre pak eshtrave që Zoti deshti t'i ruante, u bënë nderime e humazhe në qendër të kishës françeskane dhe filloi puna për të ribotuar serinë e veprave të tij...


Pa Fishtën historia e letrave shqipe do të ishte e mangët


Esencialisht, për të gjithë françeskanët e përvujtur, Fishta, ishte një intelektual dhe klerik i madh. Një njeri me vizione të kjarta. Vepra e tij u bë burim frymëzimi dhe dashurie për Fe e Atdhe dhe përparim, çka në mendjen e Fishtës, ato jetonin në një unitet, duke e ngritur gjeniun në nivele të reja cilësore, që i kanë qendruar kohës edhe sot.

Vlerësime pozitive kishte vazhdimisht sipas këndvështrimeve të ndryshme, për Fishtën e letrat shqipe, si njohës i kthjellët i tërësisë së kulturës së tabanit të lashtë autentik dhe përtej tij. Opinione pozitive kanë shprehur përmes pendës dhe mendjes në kohë dhe në rrethana të ndryshme shumë intelektualë të shquar, albanologë evropianë ashtu dhe bashkëatdhetarët e tij në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shkrimtarë dhe studiues të kulturës shqiptare asokohe dhe sot.

Kështu Karl Shtainmes e krahason Fishtën me Gëten e Shilerin, ndërsa francezët e thërrasin "Tirteu i Shqipërisë". Albanologu i njohur italian at Fulvio Kordinjano, që punoi dhe jetoi për një kohë të gjatë në Shqipëri, radhiti këto fjalë të ngrohta zemre: "Pak kush kujtoj, në letërsi të mbarë botës, ia del at Fishtës si poet satirik, si i tillë me nji fui të çuditshme ther e pren aty ku djeg". Ndërsa 5 vjet më vonë, albanologu i shquar italian, prof. Gaetano Petrotta, me pendën dhe mendjen e tij ka lënë të gdhendur këtë vlerësim shumë domethënës: "Ndër veprat e këtij është shprehur e pasqyruar në mënyrë më të kthjellët shpirti i popullit shqiptar. Këto vepra kanë për të mbetur të pavdeshme e kanë për t'u bërë poezia e kombit të Skënderbeut...". I madhi për të madhin Faik Konica për at Gjergj Fishtën, në shenjë nderimi dhe respkti të thellë ka lënë si dëshmi të tij vlerësimin konçiz: "Kot së koti përpiqen grekët e sotëm të kërkojnë në letërsinë e tyre një vepër më të plotë se "Lahuta" e Gjergj Fishtës". Prof. Ernest Koliqi, thotë: "Fishta, ishte vravashka e shqiptarizmës, e bashkimit në gjakun dhe gjuhën e përbashkët". Për poetin e pendës, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen Nacionale, prof. Abaz Ermenji shkruan: "At Gjergj Fishta, është ndoshta m'i madhi poet shqiptar gjer më sot. Edhe ky pjesën më të rëndëishme të veprave të tij, ia pat kushtuar çështjes nacionale". Në vitin 1989, At Daniel Gjeçaj (që këto ditë ndërroi jetë), studiues i afërt, (botues i "Lahutës së Malcis" në Itali), jep esencialisht këtë formulim: "...Fishta, këndohej pa dijtë se i thojshin emnin; këndohej përse në këngët e tija ishte shqiptar; shqiptari në doke, në kanu, në mitologji, në folklor, në aspirata, në jetë, në luftë e në ngallnime". Poeti i madh i valëve të liqenit të Pogradecit dhe miku i tij Lasgush Poradeci, e pati cilësiar bukur meshtarin françeskan, si: "Shkëmbi i tokës dhe shkëmbi i shpirtit shqiptar". Gjykim të mirë ka hartuar edhe albanologu dr. Antonio Baldacci, ku midis të tjerave sintetizon: "At Fishta mund të thirret apostull i Atdheut të vet...".

Shkurt e saktë, duke bërë paralelizëm në historinë shumëshekullore shqiptare ka lënë të shkruar edhe at Augusto Gemelli, kur vlerëson: "Në historin e Shqypnis, emni i at Fishtes do të rrijë krahas me atë të Gjergj Kastriotit. Dy emna këta, të cilat janë e do të mbesin nji flamur i vetëm, nji nxitje e vetme e nji lumni e vetme". Prof. Martin Camaj, shkruan: "...Mua më ka bërë përshtypje një gjë në seleksionimin e shkrimtarëve të vendit, janë ndalur shkrimtarë që ishin krejtësisht të talentuar është edhe Fishta, që ishte shumë i kulturuar në pikëpamjet e letërsisë". Kritiku i sotshëm bashkëkohorë dr. Aurel Plasari midis shumë konsideratave për jetën dhe veprën e Fishtës ka dhënë edhe vlerësimin e veçantë: "Gjysmëshekulli që ka kaluar prej vdekjes së tij fizike, e ka vërtetuar jetëgjatësinë e veprës së tij letrare, me gjithë kushtet specifike të vështira në të cilat i është dashur asaj të gjallojë". Dr. Sabri Hamiti, një ndër njohësit më të mirë të letërsisë së traditës dhe bashkëkohores, mbi lirikën dhe poetikën nacionale, renditë edhe këto fjalë në parathënien e lirika fishtiane: "...zotërojnë figurat ambientale dikund edhe figurat historike, por gjithnjë më të freskëta janë krahasimet që dalin nga një botë elementare shqiptare e shkëmbit, malit, fushës, lules, erës; pra një botë e tërë konkrete që don të pavdeksohet e të përgjithësohet në art". Mbi korpusin e botuar të veprave të Fishtës në Kosovë, të ndara në katër vëllime, shquhet edhe shkrimi hyrës që shoqëron kryeveprën "Lahuta e Malcis", shkruar me art nga studiuesi i shquar i ditëve tona dr. Anton Nikë Berisha, ku mund të kundrohet me endeje parathënia me titull kuptimplotë: "Vepër e qenësisë së botës dhe shpirtit shqiptar", ku ndër të tjera autori dr. Berisha sintetizon: "Rëndësia dhe vlera e "Lahuta e Malcis" dëshmohet pos tjerash edhe me aktualitetin që ka kjo sot, qoftë si tematikë, qoftë si pasuri gjuhësore shprehëse dhe si kuptimësi: ‑ ruatja e qenësisë shqiptare, forcimi dhe pasurimi i vetëdijes dhe vetëdijësimit kombëtar, për atë qëllimin e fundit thelbësor që del nga gjithë vepra letrare e këtij krijuesi madhor ‑ për mirëqënien tonë të sotme dhe të nersërme".


Vepra e Fishtës një ungjill i ngrohtë atdhedashurie

Mund të thuhet hapur, se kontributi i Fishtës, është simbol i shqiptarizmit të kulluar dhe gjithë vepra e tij madhore përbën një ungjill të ngrohtë atdhedashurie. Si meshtar i përvujtë i popullit të vet që e donte dhe e respektonte aq shumë, u nderua, u respektu si bari shpirtëror shembullor nga delet e veta dhe bashkëkohësit, mbasi si një shqiptar i vërtetë ruante besë e burrëri, kishte guxim e trimëri, për të cilat gdhendi me pendën e fuqishme magjinë e madhe të veprave që krijoi mendja e begatë, duke ia bërë dhuratë krenarie gjithë Shqipërisë.

Pikërisht për këto virtyte të çmueshme, vepra e "poetit nacional" shpaloset me vizione mjaft të gjëra, me vlera të shumta e të një rëndësie të madhe për letërsinë shqipe. Ajo që e dallon më së shumti poetin si gjeni origjinal, midis shumë të tjerave është arsyetimi bindës se: Homeri shqiptar nuk është aspak transplantim i teologjisë a i parimeve të Urdhërit Françeskan, të cilit me devocion ai i përkiste, por ndryshe, ishte më shumë se kaq, sepse ishte gjithnjë një vlerë e re që ripërtërihej e ridimensionohej në një sistem origjinal vlerash, që asnjëherë nuk i kundërvihej kuptimit esencial kristian, në veprat e të cilit identifikohet si një lloj bagazhi i pasur me vlera ripërtëritëse bashkëkohore. Për me tepër, kjo dëshmohet në tërësinë e kulturës solide që kishte pasur fatin e mirë të merrte Fishta, duke përthithur ajkën kulturore botërore e në veçanti atë evropiane dhe e transmetoi nektarin si një trashëgim të denjë brez pas brezi përmes puplës së shkrimtarit.

Pohimi i thjeshtë i autorit, shpiegon dushëm mesazhin filozofik të tij të shprehur në veprat "Odisea", "Shën Françesku i Azisit", "Kryepremja e Shën Gjonit", të cilat janë respektivisht: ngallnjimi i lirisë, vëllazërimi dhe inifikimi sipas vështrimit të kthjellët të doktrinës kristiane. Gjithsesi mund të pohohet me të drejtën e qytetarisë shqiptare, se kryevepra aq shumë e adhuruar nga shumë breza si një margaritar brilant shkëlqen brenda universit që shpalosë mendja dhe dora e palodhur e shkrimtarit të përkushtuar tërësisht interesave të nacionit shqiptar. Ky prodhimtar i begatë i fushës së letrave shqipe, asokohe me të drejtë ishte përfshirë me të drejtë vlerësimi, në listën e Çmimit Nobël, si i nagjishëm në pendën artistike, çka në këtë mënyrë kishte kaluar kufijtë etnikë dhe i përkiste tashmë edhe fondit të artë të letërsisë botëore.

Si një intektual universal, eruditi i gjërë e i thellë Fishta, ka lënë gjurmë në fusha po aq të vështira sa ajo e letërsisë, ku në mënyrë të dukshme, është shquar si arkitekt shqiptar me shije të hollë.

Disa nga projektet e realizuar nga mendja krijuese e Fishtës janë: balli i kishës së Rubikut, qela e Lezhës. Ndërsa në Dukagjin (Malësi e Madhe) ka mbetur si gjurmë e freskët dora mjeshtërore e tij, që e skicoi në kartë kishën e Prekalit, kishën e "Zojës Rruzare" në qytetin e Shkodrës, ashtu sikurse projektoi kishës së Troshanit. Po ashtu Fishta organizon me vetëinsiativë ekspozitën simbolike me titull kuptimplotë "Rozafat", ku për vizitorët e shumtë ardashës, ofroi 25 punime të nënshkruara nga dora e frymëzimit të padër Gjergjit.


Kraharori i poetit ruajti tituj nderi e fisnikërie

Fishta i madh nuk mbeti pa u vlerësuar nga qarqet e interesuara të kancelarisë së kulturës dhe të civilizimit evropian dhe nga bashkëkohësit e vet. Ai është nderuar me kurora dafinash argjendi nga Klubi "Gjuha Shqype" i Shkodrës në vitin 1011, "Penda e Artë" dhënë për merita të spikatura në cilësi shkrimore dhënë nga qyteti po aq i Beratit në vitin 1917. Medalja "Mearif" e Klasit II, dhënë nga shteti i Turqisë më 1912, "Rihter‑Kreuz" të dorëzuar nga Austro‑Hungaria në vitin 1912, "Benemerenza" dhuruar nga Selia e Shenjtë në Vatikan më 1925, medalja me emrin e një zogu mitologjik "Phoenix" dorëzuar nga shteti i Greqisë në vitin 1931, etj.

At Gjergj Fishta, duke u vlerësuar, ka sot një trashëgimi, një mal të tërë me emrin dhe rrymën e pastër gjithsesi të vlerësuara sa dhe si duhet. Ekzistenca e plotë e botimit të tij, do të nxisë kërshërinë e studiuesve letrarë që t'i qasen kësaj vepre dhe t'a vështrojnë atë mbi bazën e studimit të kohës në mënyrë sa më komplekse e më të gjithanshme.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#4

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:13 pm

FISHTA MEDITANS

Në kulturën shqiptare të dhjetëvjeçarëve të parë të shek. XX mendimi teorik‑estetik njeh hopin e parë cilësor, që do të bëhet i ndjeshëm sidomos në periudhën mes dy Luftërash botërore. Si në shumë kultura me fat të ngjashëm, edhe në atë shqiptare zhvillimi i këtij mendimi shfaqet me karakteristikë të parë ndërthurjen, që duket si e përhershme, mes kritikës letrare dhe asaj të artit, mes historisë (përkatësisht teorisë) së dukurisë artistike dhe analizave që i brendashkruhen estetikës si disiplinë e specializuar.

Faktorët që e kushtëzojnë përhapjen e ideve estetike, si dhe imponimin e tyre, në kulturën shqiptare të këtyre dhjetëvjeçarëve, janë të shumtë dhe të ndërlikuar, në mos edhe të implikuar me elemente kontradiktore që mund të ndikojnë si në përhapjen, ashtu në zgjerimin e këtyre ideve. Duke pasur për sfond zhvillimin e vetëdijës për misionin e artit në jetën shoqërore dhe kulturore, në letërsinë (më shumë se në artet) shqiptare të asaj periudhe nisin të lulëzojnë dhe të bëhen të njohura krijime madhore, të kultivuara, si dhe gojore. Duke iu përgjigjur nevojave shpirtërore të shoqërisë shqiptare, por, siç është e natyrshme, edhe duke i nxitur e madje provokuar ato, krijimtaria letrare‑artistike e periudhës mesdyluftore në Shqipëri vjen duke i shtuar kërkesat estetike, si dhe duke u sinkronizuar gjithnjë më mirë me stadin e ngritur të konceptit artistik modern europian. Nga ana tjetër, është i ndjeshëm në të njëjtën periudhë edhe një mjedis artistik periferik, pa kritere e kërkesa estetike, që fut në perimetrin e krijimtarisë letrare tonalitete të rrëgjuara, sentimentalizma të vjetëruara, tanimë edhe një barrë keqkuptimesh lidhur me "vlerat" e asaj letërsie që quhet "e rilindjes kombëtare". Formësohet atëherë një éventail perspektivash që ndihmojnë në mënyrë të ndjeshme në mëvetësimin e fushës së estetikes, duke çelur para mendimtarëve shqiptarë një vis të dendur problemesh, gjithë pretendime, vështirësi, të papritura.

Historikisht i bie të jetë Faik Konica (1876‑1942) i pari teoricien shqiptar që do t'i japë shtytje vështrimit kritik të punëve në letërsinë shqipe, duke u përpjekur t'i kthjellojë ato, t'i nxjerrë në rafshin e vetëdijës kritike dhe, sidomos, t'u japë një status sa më aktiv, më konstruktiv, në përputhje me nevojat konkrete, me dinamikën e kulturës shqiptare të kohës. Konica do të jetë (historikisht) edhe i pari mendimtar shqiptar që përhap ide estetike bashkëkohore në kulturë përgjithësisht. E kam fjalën jo aq për shkrime deri diku të njohura, si Kohëtore e letrave shqipe (1906), i cili mbahet për dokument i themelimit të kritikës letrare shqiptare, Letërsia shqiptare, Shënim për metafizikën e bektashinjve apo për kritikë të llojit utilitar, si ato recensionale për libra të ndryshëm të botuara gjithnjë në Albanian e tij, por për shkrime si Skicë e një metode për t'u duartrokitur prej borgjezëve (1903), Sprovë mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale (1904), Mistifikimi më i madh në historinë e gjinisë njerëzore (1904) etj. Një një pjesë e përfillshme e mendimit estetik të Konicës ose nuk pati ndonjë rezonim të veçantë në kulturën shqiptare, ose në të nuk u receptua aspak. Atëherë, fill mbas tij, duke filluar prej viteve '10 të këtij shekulli, do të jetë një tjetër personalitet proteik i kulturës shqiptare, Gjergj Fishta (1871‑1940), ai që do të imponohet në këtë kulturë jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë e, posaçërisht, estet.

Fillimet e mendimit estetik të Fishtës mund të llogariten me Parathânen e shkruar prej tij për përmbledhjen Visari komtaar. Kângë popullore gegnishte (Sarajevë 1911) të V. Prennushit. Mund të thuhet se me këtë shkrim nis një periudhë e parë në mendimin teorik‑estetik të tij, e cila do të lidhet më drejtpërsëdrejti me themelimin prej tij të njërit nga organet më të rëndësishme të kulturës shqiptare, së parës revistë kulturore në Shqipëri, Hylli i Dritës, në vitin 1913. Duke filluar prej nr. 2 të vitit të parë të kësaj reviste, me shkrimin polemik (me vijime) A janë të zott shqyptarët me u majtë shtet n'vedi, përvijohet në mënyrë të qëndrueshmë, si tipar kryesor i shkrimeve të tij teoriko‑estetike të kësaj periudhe, shtysa polemike.

I shqetësuar jo thjesht nga libri‑paskuil i një ish‑kryeministri serb (V. Gjeorgjeviç), por nga një propagandë e tërë gazetash të huaja të kohës për "mbrapambetjen"e popullit shqiptar, "nivelin e ulët" të zhvillimit të tij, "barbarinë" e tij dhe, sidomos, "paaftësinë" e tij për të ndërtuar një shtet të vetin e për jetuar në të, Fishta i kundërvë kësaj propagande tezat e veta. Kryeteza ndër to është se niveli i zhvillimit të një populli matet me nivelin e poezisë së tij, të ligjeve dhe të kodit dokesor të tij, shkurt: me parametra të sferës psikike të atij populli. Për të vërtetuar këtë, ai shtie në punë edhe argumente mirëfilli të rendit estetik: shqyrton (dhe përpiqet ta përkufizojë) të bukurën (pulchrum), duke e ballafaquar atë me të mirën (bonum); introdukton në mendimin teorik‑estetik shqiptar parimet e harmonisë, të përkryerjes, të rrëgullit t'shestimit (ordo); shpjegon çështjen e "këndelljes" (diçka mes delectatio dhe voluptas), duke vënë në pah kështu komponenten hedonike që e shoqëron detyrimisht artin; rifunksionalizon kategorinë e moçme të "dritës", ndoshta të përpunuar prej claritas‑it të Shën Tomës s'Akuinit apo prej splendorit të skolastikëve; duke folur për një aftësi të posaçme në të përkapurit estetik, sado kalimthi, fshik një nga trajtat e teorisë relativiste të shijes të përpunuar prej traditës empiriste (angleze) dhe këtu koncepti i tij i "synit të mendjes" nuk mund mos të përkujtojë "shqisën morale", "syrin e brendshëm" të kontit Shaftesbury apo "shqisën e së bukurës" të F. Hutcheson‑it etj. Argumente të të njëjtit rend janë shtënë në punë, për të mbrojtur identitetin kulturor dhe nivelin e zhvillimit qytetërimor të popullit shqiptar, në Parâthanen e Visarit (1911), si dhe do të përdoren në tekstin Shqyptarët e të drejtat e tyne, shkruar nga Fishta në Paris (1919) për t'u ligjëruar prej Imz. L. Bumçit në Universitetin e atij qyteti.

Po në këtë periudhë zë fill edhe kontributi i tij në fushën e kritikës letrare, me shkrime recensionale te Hylli i Dritës (një ndërkohë dyvjeçare edhe te Posta e Shqypnís) për vepra të ndryshme, kryesisht të letërsisë shqipe. I përftuar me një strukturë klasike, në fushën e kritikës letrare ai fillon të sqarojë, drejtpërsëdrejti ose tërthorazi, një sërë konceptesh themelore, duke theksuar dukshëm përpjekjen për integrimin e letërsisë, të kritikës dhe të historisë së letërsisë shqipe në sitemin e vlerave universale.

Periudha e dytë, që përvijohet përfarësisht në vitet '20, e ka edhe ajo të ndjeshme "shtysën polemike", por tanimë për këtë shtysë mund të thuhet se funksionon së brendshmi. Kjo periudhë fillon me shkrime, si Perlindja e Shpirtenve (1921), Kisha katolike ka trajtue kulturën okcidentale (1923) etj. Mund të karakterizohet si periudhë e zgjerimit të bazës së interesave estetikë të Fishtës, që na e dëshmon, për shembull, si shkrimi Federata "Vatra" dhe muzika (1923), ashtu edhe skica e pambaruar Përmi pesë rende t'arkitekturës mbarë (vitet '20). Duke tejkaluar çështjet e estetikës së përgjithshme, në të dyja Fishta studion përftimin e dukurisë konkrete të arteve, duke e shndërruar shqyrtimin e saj në një studimi mbi format, mbi teknikën dhe mbi përmbajtjen shpirtërore të krijimit e të kundrimit, në kuadrin specifik qoftë të muzikës, qoftë të arkitekturës.

Në këtë periudhë të dytë interesat artistikë të Fishtës hapen edhe në veprimtarinë praktike. Duke qenë i vetëdijshëm se ekzistimi kombëtar i një vendi lidhet drejtpërsëdrejti me ekzistimin artistik të tij, ai u vihet personalisht organizmit teatror (si regjisor), projekteve dhe realizimeve arkitekturore, deri edhe pjesëmarrjes në ekzpozita pikture.

Një periudhë e tretë, që do të emërtohej "e viteve '30", nis po ashtu me shkrime të konceptuara polemikisht. Por tani ky konceptim ngjan hapur me një "shkas". I kthjellët për faktin që në Shqipëri krijimi artistik (posaçërisht ai letrar) ka mbërritur në një stad që kërkon një sqarim parimor dhe një nxitje të domethënies së koordinatave specifikisht estetike të veprës së artit, Fishta i vihet punës për të ofruar modelin e një optike më të nuancuar, më të eptueshme në gjykimin e vlerës estetike. Këtë synon ai të realizojë përmjet polemikash, si Nji atentat shurdhë (1930), Hijeve të Parnasit (1932), Vjerrsha heroike shqyptare (1935) etj., me anë parathëniesh, si ato për Poetët e mëdhej t'Italís (1932) apo Kanuni i Lekë Dukagjinit (1933), por edhe shkrimesh të ndryshme, ndër të cilat shënon kulmin Në rasë të Qindvjetit të dekës së Wolfangut Goethe (1932). Të kërkosh parimin estetik do të thotë tani për të: të ballafaqosh kryeveprat duke nxjerrë prej tyre ligjësitë për krijimet e ardhshme.

Duke punuar për t'i dhënë aktit të vlerësimit të veprës letrare (dhe asaj artistike) eptueshmëri, stërhollësi dhe rreptësi, me shkrimet e tij teorike të kësaj periudhe ai bëhet shembulldhënës. Simbas normave të retorikës klasike, me tekstet e tij estetike (dhe kritike) njofton të vërteta thelbësore tanimë në formula të papritura. Ka mundësi që një aftësi oratorike e lindur, ose e stërvitur prej profesionit të predikatorit, ta ketë prirë atë drejt konstruksionesh me një rregullsi të përkryer, të përkapshme në nivelin më të thellë, të komunikimit të ideve. Kësi konstruksionesh funksionojnë si kanune stilistike (që të bëjnë për vete me trillin dhe gjallërinë) për të mbërthyer vëmendjen e auditorit/lexuesit përmjet digresimesh, figurash plastike, metaforash, asociacionesh etj., të cilat dëshmojnë një lëvizshmëri (të frikshme) mendore dhe një ngarkesë (të madhe) kulturore, me referime të hapura nga fusha e arteve. Ka pohime të tijat, të kësaj periudhe, të cilave mund t'u bëhen verejtje; por kemi të drejtë të mendojmë edhe që Fishta t'i ketë konceptuar "predikimet" e veta estetike (dhe kritike) në mënyrë sentencioze, pa ngulmuar gjithmonë në shpjegimin e të gjitha mendimeve pikërisht me qëllimin për të nxitur diskutimin, madje ridiskutimin e vlerave nga një perspektivë vetjake, përmjet një akti kritik vetjak. Duke qenë prirja e "klasikut" të formulojë fjali, shprehja e tij ndodh të bëhet apoftegmatike; atëherë jo e vërteta ka rëndësi, por fjalia. (Kjo mund të jetë e vështirë për t'u përkapur nga lexues të sotëm, për të cilët një propositio nuk është më, si në kohën e traditës retorike latine, "fjali" në gramatikë dhe, njëherësh, "premisë silogjizmi" në filozofi.) Në shkrime të kësaj periudhe, si dhe te ndonjë i mëparshëm apo i mëmbasshëm, ai që shkruan duket i kapluar nga një frymë ludike, nga një endirë spekulative që të rrëmben. Por është një lojë që do kuptuar në nivelin më të lartë, atë klasicist, e cila ka të bëjë me shprehjen e paformuluar ndonjëherë më parë, provokuese, me asociacione që shtyhen deri në pikën e nxitjes së reagimeve.

Në këtë periudhë edhe krijimtaria e tij kritike, pavarësisht formës së saj, vjen e ngarkohet me peshë filozofike. Eseja magjistrale Në rasë të Qindjvjetit të dekës të Wolfangut Goethe (1935) mund të shërbejë si ilustrim i goditur për një kësi ngarkese. Duke i veçuar tanimë me saktësi fushat, pa i vënë vetes detyrë ta shndërrojë kritikën në estetikë, Fishta nuk ngurron të përdorë koncepte të afërta me filozofinë kur bën fjalë për krijim, liri, inventim, imitim, ndjenjë, shije etj. Në këtë pikë, marrëdhëniet kritikë/estetikë shtrojnë, në rastin e Fishtës, një problem që ndoshta kurrë më nuk do të vijë hera të shtrohet në historinë e kulturës shqiptare: "filozofia dhe kritika" apo "filozofia e kritikut"? Fishta paraqitet në këtë kulturë si arketip i artistit për të cilin kritika është filozofi. Ngjan sikur pikërisht për të ta ketë formuluar Croce‑ja parimin se kritiku, në mbarim të hulumtimit të tij, duhet të orvatet ta përmbledhë gjykimin e vet në "një formulë", e cila të mbetet gjithnjë e hapur, për sa kohë nuk përjashtohet kurrë një proces i mëtutjeshëm analize që ndikon mbi vetë formulën dhe e modifikon atë. Thuajse në asnjë rast Fishta nuk synon t'u imponojë lexuesve një "kanun", një model të ngulët për t'u ndjekur me bindje e rreptësi.

Në këtë mënyrë, Fishta zë në historinë e letërsisë shqiptare vendin e njërit nga më të parët kritikë që e kupton se, për shembull, edhe figura është një ndjenjë. Atëherë, duke u ngritur përmbi vlerësimin empirik, ligjërimi i tij kritik merr edhe vlerë shkencore në vetvete. "Formulat" e tij, ndonëse përfaqësojnë një opinion individual dhe jo një dije universale, bëhen sinteza e një shijeje ngaqë kritiku punon për t'i vënë themel shkencor opinioit të tij. Interesi i hulumtimit të tij qëndron tani jo tek opinioni, por te themeli. Që Fishta e gjen Faustin jo protagonist të veprës dhe kryeveprën e Goethe‑s pa unitet organik etj., kjo pak rëndësi ka; rëndësi ka themeli që ai këtyre gjykimeve u vë.

Kështu Fishta kritik bëhet edhe filozof i veprës së artit; por jo vetëm filozof, bëhet edhe filolog i saj, edhe historian, edhe psikolog i saj. Të kujtohet se, veçanërisht në vitet '10 dhe '20, kritiku shqiptar kufizohej duke bërë historinë e poetit dhe të veprës së tij, duke vendosur lidhjet mes artistit dhe veprës së tij, ose duke u endur nëpër krahasime leksikore, çfarë nuk e dallonte shumë nga hulumtuesi historik e filologjik në përgjithësi. Pak ndryshim kishte, në një rast të tillë, nëse zgjidhej për për subjekt një poezi apo një regjistër famullie. Me përçapjen e vet, Fishta ofron jo vetëm një shembull të aktit krijues të quajtur kritikë ‑ histori letërsie ‑ komparatistikë, si anë të të njëtit proces rekuperimi të vlerave domethënëse të letërsisë, por edhe një mësim mbi lirinë sovrane të shpirtit të artistit, mbi aftësitë e tij për shkapërciminin e kufijve të të menduarit konvencional.

Realizimin më të rëndësishëm në këtë fushë, jo vetëm për këtë periudhë, por për krejt mendimin teorik‑estetik të Fishtës dhe, ndoshta, edhe për traditën e mendimit estetik shqiptar, e përbën Shenime estetike. Mbi natyrë t'artit (1933), botuar me dy vijime në Hyllin e Dritës dhe ndërprerë. Rrafshi i përgjithshëm i një sipërmarrjeje të tillë teorike, me pretendimet e një traktati estetik, synon tani drejt një shkepjeje të plotë të dukurisë estetike prej sferave të tjera të përafërta shpirtërore; është fjala për një rrokje të specifikës së kësaj dukurie dhe, në të njëjtën kohë, normëzimin (nëpërmjet aktit kritik) të krijimit artistik e letrar. Nevojën e shkepjeje të tillë të dukurisë estetike prej një konglomerati dukurish heterogjene duket se, para Fishtës, e kishte kuptuar vetëm Koniza, ndërkohë që për të nuk ka qenë aspak i vetëdijshëm De Rada tek ato që ai i ka quajtur Parime të estetikës (1861).

Fati i veprës Shenime estetike në historinë e mendimit estetik shqiptar të përkujton çuditërisht fatin e një traktati të famshëm në historinë e mendimit estetik botëror: të ashtuquajturit "Longin i rremë". Quajmë kështu në historinë e këtij mendim veprën Mbi ngritjen (Peri hypsous), e përkthyer nga romakët si Mbi të madhërishmen (De sublimitate), të cilin ia kanë atribuar gabimisht filozofit helen Longin (rreth 210‑273). Edhe mbasi është vërtetuar që traktati nuk i përket Longinit, autori tij i vërtetë, me gjasë ndonjë hebré i diaporës aleksandrine, ka mbetur pa u zbuluar. Shenimet estetike të Fishtës, të nënshkruara me inicialin A., kanë mbetur për mjaft kohë pa u përmendur si të tijat. Deri edhe në tekstin e tij Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504‑1983 (Prishtinë 1983, Tiranë 1996), duke përshkruar Shenimet estetike të botuara te Hylli i Dritës, I. Rugova nuk e paskësh identifikuar autorin e tyre (f. 365‑366). Madje dy faqe më tej, duke përshkruar një artikull të vitit 1941 të K. Prelës po te Hylli, I. Rugova shkruan: "Na jepet të mendojmë se ky autor, Kolë Prela, mund të jetë autor edhe i artikullit "Shenime estetike", që e vështruam më lart e që e nënshkruante me "A". Këtë e themi duke u mbështetur në gjuhën dhe terminologjinë e njëjtë të këtyre dy punimeve" (f. 370). Një konstatim befasues, përderisa në bibliografinë "zyrtare" Vepra letrare e At Gjergj Fishtës, të hartuar prej sivëllait (françeskan) të shkrimtarit, At B. Demës dhe të botuar në organin kulturor të françeskanëve (Hylli i Dritës) njoftohet shkoqur si vepër e Fishtës Shenime estetike. Mbi natyrë t'artit (1933). Të hamendosh që Rugova të mos e ketë njohur këtë bibliografi? Nuk mundesh, mbasi bibliografinë në fjalë, të botuar në përmbledhjen At Gjergj Fishta 1871‑1940, vetë Rugova e përshkruan në veprën e tij shtjellimisht në f. 350 të të njëjtit punim: "37. At Benedikt Dema: Vepra letrare e At Gjergj Fishtës". A është i njëjti Rugovë ai që ka shkruar faqet 348‑350 me atë që ka shkruar faqet 365‑370? Sa kohë nuk do ta shpjegojë ai vetë, lidhur me veprën e Fishtës do të mbetet edhe ky një mister më shumë. Kalimthi kujtoj se një estet si J. Mato, kur vendos të shprehet për mendimin estetik të Fishtës (më 1996), identifikimin e autorësisë së Shenimeve estetike nuk e ka të vështirë.

Traktati i Longinit, i shkruar me gjasë në shek I (të e. r.), parqitet sot si një tekst i ardhur nga një dorëshkrim i shek. X, me mangësi dhe i pambaruar. Teksti i Shenimeve estetike, i filluar prej autorit dy herë (më 1932 dhe më 1933), vjen gjithashtu i pambaruar. Nuk dimë nëse ai nuk është mbaruar së shkruari apo ka mbetur pa u botuar i gjithi dhe pjesa tjetër e dorëshkrimit nuk gjendet. Historikisht dimë vetëm se, prej atij viti (1933), autorit do t'i duhet të largohet nga Shqipëria për shkak të "sherrit" me shtetin shqiptar: nën variantin e mbylljes së "shkollave private" françeskanëve u kishin mbyllur liceun zulmëmadh të drejtuar prej vetë Fishtës!

Hebent sua fata libelli, thoshin latinët: Çdo libër ka fatin e vet. Mund vetëm të shprehësh keqardhjen që një "fat" i tillë i paskësh qëlluar edhe një vepre si Shenimet estetike. Botimi i parë që njohim i traktatit të "Longinit" është ai latin i vitit 1554. Prej tij kanë kanë kaluar dy mijë vjet dhe kush e lexon atë sot mahnitesh prej frymës së gjallë që ai sjell. Është, pra, një vepër dymijë vetsh e vjetër, të cilës nuk i ndihet aspak myku i skolastikës apo i bibliotekave. Më shumë se gjashtëdhjetë vjet kanë kaluar nga botimi i traktatit estetik të Fishtës, ndërkohë që me rishfaqjen e tij sot nuk mund të mos befasohesh prej freskisë së mendimit, origjinalitetit. Shafqja e helenit të panjohur në shek. I mund të quhet një mrekulli, aq përmbi kohën e tij ka qëndruar "Longini". Mirëpo, edhe botimi i parë që prej tij njohim (1554) ka kaluar thuajse pa rënë në sy. Mendimi i tij, prandaj, është quajtur një "shkëndijë që nuk ndezi askund". Diç e përafërt mund të thuhet edhe për traktatin e Fishtës dhe rolin e tij në kulturën shqiptare. Që dikur Antikiteti të paskësh bërë komplotin e heshtjes kundër "Longinit", është një nga simptomat më të qarta të bjerjes së fuqisë intelektuale të asaj epoke në sosje e sipër. Po kështu kultura shqiptare, në hipostazat e trazuara që kalonte në vitet '30‑'40 dhe sidomos mbas vitit 1945, duke refuzuar ta dëgjojë Fishtën, i ka shkaktuar mendimit të vet filozofik një nga dëmet më të pandreqshme. Nëse "Longini" pati qenë viktimë e traditës së mediokritetit antik, viktimë e një tradite të pashkatërrueshme mediokriteti, që ende valavit ngjadhënjimtar flamurin e rreckosur në sa e sa beteja, ka rënë në Shqipëri edhe mendimi teorik‑estetik i Fishtës.

Duke mos qenë vendi për t'u ndalur në shkaqet se përse është shkruar aq pak mbi kontributin estetik (dhe kritik) të Fishtës, kujtoj vetëm një të vërtetë: që mendimi teorik‑estetik i tij nuk ka gëzuar, dhe vijon të mos gëzojë, simpatinë (apo kuptimin) e shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë. Guximi, kthjelltësia, niveli i përparuar, madje edhe origjinaliteti i metodave të tij të punës, si dhe në përgjithësi larmia e problemeve që ai diskuton dhe vë në diskutim, dëshmojnë pa dyshim për një fuqi krijuese që del jashtë së zakonshmes. Nuk është e vështirë të kuptohet se përse fuqi të tilla gjallin adversion, nganjëherë edhe ndër personalitete në zë të një kulture. Madje, vini re: vetë fakti që adversioni antiFishtë shplallet zhurmshëm, me furi të tepruar, të bën të dyshosh edhe për një kompleks faji te detraktorët... Nuk zmadhoj nëse them se nuk kam takuar veçse një ose dy intelektualë mbi të 40‑at që të shfaqin njëfarë interesi për mendimin filozofik të Fishtës. Pohoj, gjithashtu, se kam takuar shumë të rinj që "të mburren" se nuk e kuptojnë, nuk e marrin vesh ose thjesht nuk e pranojnë mendimin në fjalë. Nga ana tjetër, duhet thënë edhe se mendimi teorik‑estetik i Fishtës numëron admirues mes atyre që ndeshen rrallë në botën kulturore shqiptare; L. Poradeci, që ia dhuronte veprën e vet me përkushtim: "Poetit militans et meditans", është vetëm njëri syresh. Një ngrohtësi e kuptueshme, një aderim thuajse pa rezerva, një gatishmëri e veçantë për të depërtuar thellë në këtë mendim, i bëjnë këta admirues për t'u patur zili.

Për kulturën shqiptare, përgjithësisht, nuk mund veçse të quhet fatkeqësi fakti që një pjesë e mirë e mendimit estetik (dhe kritik) të Fishtës, ashtu si pjesa më e mirë e atij të Konicës, nuk patën rezonime të veçanta, u receptuan pak ose aspak dhe, sidomos, u shkëputën përdhunshëm nga rrjedhat normale të mendimit filozofik shqiptar. Ta pranojmë se në filozofi vonesat janë katastrofike, ndërsa shkëputjet ‑ një rrënim i vërtetë.

Po ta krahasosh gjendjen e sotme të mendimit filozofik me traditën që ky mendim është detyruar të braktisë, llogaritë e rrënimit nuk dalin të lehta. Për të sjellë ndonjë shembull, kujtoj se shkrime si Skicë e një metode për t'u duartrokitur prej borgjezëve (1903), Sprovë mbi gjuhët natyrore dhe gjuhët artificiale (1904), Mistifikimi më i madh në historinë e gjinisë njerëzor (1904) etj. të Konicës ruajnë ende origjinalitet mendimi dhe madje aktualitet edhe në një kulturë si francezja. Te Mistifikimi, fjala vjen, duke mohuar karakterin "gjuhësor" të gjuhëve orientale si të tilla dhe duke shtjelluar karakterin e tyre kriptografik, duke e trajtuar gramatikën e tyre si një "traktat pornografik", madje duke vënë në dyshim vlerën dekodifikuese të versionit biblik të "Të shtëdhjetëve" (Septuaginta) etj., përtej bizarive të kuptueshme për kohën, Konica introdukton një nga teoritë më interesante në këtë fushë, atë të strukturave gjuhësore‑estetike në orientalistikë. Po kështu, te Skica trajton një subjekt të mirëfilltë estetik. Në vijim të tezave të ngritura me Sprovën, duke iu përgjigjur partizanëve të esperantos, gjuhë ndërkombëtare artificiale, Konica i jep rëndësi lexuesit, nisur nga trinia: vepër letrare‑ autor‑ lexues "Është e pamohueshme ‑ vëren ai ‑ që individi me formim artistik mesatar (médiocre) dhe për më tepër i mbushur paragjykime, pra borgjezi mes të gjithëve, duartroket më shumë domethënien morale sesa bukurinë e një vepre". Me ngulmimin e tij mbi rolin e instancës receptuese në vlerësimin e krijimit artistik, Konica bëhet një nga pararendësit e asaj që sot quhet "estetikë e receptimit" etj.

Të kuptosh një mendimtar, si dhe një sistem të menduari, do të thotë zakonisht të vendosësh lidhje të tij me mendimtarë të tjerë, si dhe me sisteme të tjera të menduari, të dyshuara si të përafërta. Një procedim i tillë rrallë del huq. Fjala vjen, J. Mato ka menduar se është "brenda" duke e vendosur lidhjen mes mendimit estetik të Fishtës dhe "filozofisë kristiane": "Ai përqendrohet në disa teza të përgjithshme të filozofisë kristiane..."(Krijime, 118) "Tezat e pikëpamjet janë shtjelluar në mënyrë origjinale, në bazë të filozofisë kristiane..." (po aty, 122). Të mos jetë në dijeni për atë që quhet "estetikë kristiane" gjatë Mesjetës dhe, më tej, "romantizëm kristian" në estetikë?! Madje edhe për rastin kur Fishta analizon trajtat e parme (primordialis) të sendeve, të krijuara nga "Shkasi i Parë", për estetin e sotëm këtë e bën "nisur nga filozofia kristiane" (f. 118). Të mos e dijë, vallë, esteti i sotëm se parimi i "Shkasit të Parë" (prima causa) njihet në filozofi si parim mirëfilli platonik, vetëm sa i rimarrë nga filozofia mesjetare dhe, më mbas, nga idealizmi gjerman?! Në rastin e Fishtës, për shembull, vërehet lehtë se si, qysh në shkrimin e 1913‑s, duke ndarë "nivelet" e zhvillimit qytetërimor të popujve simbas përkatësisë në pesë periudhat e zhvillimit të arteve të tyre (I. poezia e hebrejve; II. poezia e indianëve dhe e egjiptianëve; III. klasicizmi në Greqinë e vjetër etj.), ai i bën një nga zhvillimet origjinale teorisë së Hegel‑it mbi evoluimin dialektik të artit në historinë e kulturës njerëzore. Ndërkohë, në shkrime të tjera mund të dallosh një zotërim të tezave të njërit prej kundërshtarëve "formalistë" të Hegel‑it, si J. F. Herbart. Në polemikat kulturore me "fletoret e Francës", duke vënë në dukje lidhjet mes tragjedisë greke, mitologjisë greke dhe riteve fetare, nga njëra anë, shkrimet e Fishtës të përkujtojnë teori që do të përpunohen pak a shumë në po atë kohë prej filozofësh si Jane Harrison nën ndikimin e teorive të Sir Frazer‑it. Nga ana tjetër, me vënien në diskutim të të dhënave patologjike, fiziologjike e kraniometrike, me refuzimin e tyre dhe, njëherësh, me implikimet e qarta kulturore‑antropologjike përgjatë argumentimit, Fishta shfaqet si pararendës në përpjekjet për përpunimin e një teorie të përgjithme të kulturës njerëzore ("antropologji kulturore"), e cila do të realizohet në vitet '20‑'30 nga E. Cassirer‑ja si teori e neokantine e "formave të mëdha simbolike" më kulturë.

Të gjykuarit historik na është bërë aq i natyrshëm dhe duket, në të shumtën e herëve, aq i drejtë, sa nuk ngurojmë ta vëmë në punë rast e pa rast. Mirëpo, në rastin e mendimit teorik‑estetik të Fishtës, si dhe të sistemit të tij, nuk besoj se mund të delet, nëpër këtë rrugë, në ndonjë rezultat me vlerë. I veçanësuar në hulumtime, edhe si objekt edhe si metodë, vendosja e lidhjeve të Fishtës mendimtar bëhet e vështirë. A thua se përafrimet, në vend që ta afrojnë, e largojnë, duke ia huajsuar gjithë sa në mendimin e tij mund të ketë origjinale, pra të papërafrueshme. Sikurse mësohet tërthorazi, prej një letre të vetë Fishtës drejtuar njërit prej detraktorëve të tij politikë, më 1922 ai ia ka dërguar një nga tezat e veta një filozofi anglez, të specializuar për estetikë dhe etikë në Universitetin e Cambridgeit. Në përgjigjen e tij, anglezi shprehet se teoria estetike e Fishtës e ka mbushur me "një entuziazëm shpirtëror të vërtetë", e cilëson këtë "të re dhe krejt origjinale", ndërsa Fishtën e përshëndet si "themeluesin e një shkolle filozofike shqiptare". Për cilën teori (a tezë) të ketë qenë fjala, vallë?

"Zonat" origjinale më mendimin teorik‑estetik të Fishtës nuk janë të pakta. Mjafton të lexosh Shenime Estetike. Mbi natyrë t'artit (1933) dhe ja ku të mbetet në mend, në pikëprerje të filozofisë me psikologjinë e krijimit, teoria e "dy rruzullimeve". Në mendjen e njeriut, simbas kësaj teorie, ekzistojnë dy rruzullime: i dukshmi ose reali dhe ideali, i krijuar prej vetë mendjes përmjet fuqisë së imagjinatës. Me anë të të pamit dhe shqisave të tjera, mendja përkap dhe njeh rruzullimin e dukshëm, me çfarë përmbledh ai brenda vetes; me anë të imagjinatës, mendja grumbullon imazhet e rruzullimit të dukshëm, me të gjitha mbresimet që objektet kanë mundur të lënë mbi të. Në këtë mënyrë mendja, shkallë‑shkallë, krijon brenda vetes rruzullimin tjetër, atë ideal. Për Fishtën, ky rruzullim ideal është më i hapur dhe më i madh se rruzullimi real, mbasi me anë të imagjinatës mendja e njeriut mund të ndajë ose të bashkojë pjesët e një objekti me ato të një objekti tjetër dhe të përftojë kështu një individuum të ri në rruzullimin e vet; një përftim i tillë është, për Fishtën, hipogrifi (kali me fletë) që në rruzullimin real nuk ekziston. Duke përshkruar rruzullimin ideal të artistit, ai vë në dukje se mendja e artistit ka aftësi më të mëdha se të tjerët, për nga intuita dhe imagjinata, dhe se rruzullimi ideal i tij është më i madh e më i bukur nga ai i të tjerëve.

Ose, ja një tezë tjetër interesante, po nga Shenimet estetike:"Dikush pat pvetë nji herë Rafaelin, tue i thanë se kah aj e nxierte at bukurí aq të bindshme të "Madonne‑vet" të veta: "Da una certa idea", i pergjegjet Rafaeli. Pra jo prej ndonji ideje të zakonshme të sendevet si gjinden në natyrë, por prej nji ideje të perftueme neper intuicjon në mendje t'artistit mbí sendin, si ky gjindet i smadhuem në fantazí. Prandej gabojnë atà qi thonë se arti âsht nji nderndjeksim a imitacjon i natyrës; si mundet me u vertetue puna edhè prej fotografijet, e cilla sugurisht paraqet natyren mâ besnikisht se ç'do artist në nam e në zâ, e me gjith kta ajo nuk âsht art. Mâ teper shifet se madhnín e idés s'objektit të vepres artstike e sendergjon geni, a se shpirti, substancë individuale, e fjeshtë e arsyetuese ‑ të thonë shka të thonë idealistat e materjalistat e ksohohshem, pak a shum nipa e sternipa majmunash, jo aq pse shum nder tà e mbajn vehten se janë rodit të majmunit, sa per punë qi të gjith ‑po thue se si majmuni ‑ imitojnë teorít e straplakne të kohvet të kalueme..."

Kur lexon këtë "shenim" plot thellësi kritike, pyet veten nëse shumë kritikë arti shqiptarë, që shqetësohen për "teorinë e pasqyrimit" dhe rreken për "redefinimin e çështjes së pasqyrimit", nga vitet '60 e këndej, madje duke u mburrur për meritën e se e paskëshin "zgjeruar" këtë teori edhe me "elementin e krijimit" dhe paskëshin shpikur "pasyrimin e transformuar" etj. etj., a sjellin vërtet ndonjë gjë të re në krahasim me atë që dinte dhe shkruante Fishta në vitet '30? Apo me mënyrën si e parashtronte Fishta teorinë e vet? Me pohimin e tij "rebel" se teoria e imitimit (mimesis) nuk qenkësh veçse një "teori e straplakne"?

Pranimi që në filozofi vonesat janë katastrofike, ndërsa shkëputjet ‑ rrënim i vërtetë, do bërë jo për të ndjellë keq, por për të pranuar burrërisht një gjendje dhe për të gjetur rrugët për ta ndryshuar atë; ose, së paku, për ta përmirësuar.

Për një student të sotëm të letrave, Fishta do të përfaqësonte një dukuri sintezë: sintezë e një morali, e një bote klasike ("Asnjë art nuk mund të jetë më i bukur se klasiku", Hegel) dhe njëherësh moderne, e një mitologjie të tërë në kulturën shqiptare. Përmjet Fishtës realizohet te ne sinteza e spekulimeve (spaeculatio) mbi artin, sinteza e rragatjeve të pasionuara mbi gjuhën letrare, sinteza e një mendimi estetik (dhe kritik) të një breznie të tërë e, sidomos, një sintezë befasuese prirjesh metafizike dhe pozitiviste të kohës. Studimi i mendimit të tij, krahas studimit të veprës së tij fikcionale, do të jepte në dorë instrumentet mendore jo thjesht për të plotësuar mësimdhënien, por për t'i dhënë një kah transmetimit të dijeve shkencore letrare. Fakti që Fishta është konstituuar si një "univers" dijesh, për kohën e tij nuk ishte diçka e jashtëzakonshme. Shkollat klasike, të cilat sot i quajmë "klerikale", lavronin traditën e moçme që fëmijët, qysh në moshën tetëvjeçare, fillonin të nxenin, për shembull, retorikë. Nuk kishte gjë për t'u habitur që një çunak si Zefi i Ndokës (Gjergj Fishta), në moshën trembëdhjetëvjeçare, të dinte përmendsh Enejdën e Virgjilit, njësoj si seminaristi nxënës i Fishtës të dinte përmendsh Lahutën e tij. Për sistemin formues të atyre shkollave, të nxënët, të studiuarit bëhej natyrë e dytë, shndërrohej në mënyrë të ekzistuari.

Asgjë për t'u habitur, pra, po qe se në "universin" e një mendimtari si Fishta, të formuar kësi mënyre, rigjallohen mendimtarë të të gjitha kohëve, duke filluar nga ata të Antikitetit, si Demosten, Platon dhe Aristotel, Ciceron, tek ata të Kohës së mesme, si Averroes, Shën Augustin dhe Albert i Madh, Shën Toma i Akvinit dhe Shën Bonaventura, tek ata të Kohës së re, si Skot, Bossuet, enciklopedistë francezë e racionalistë gjermanë, Rousseau, Taine, Benjamin, Rueb, Herder, Cantu, Müller, Fornari, Lowth etj.; pa harruar antropologë, si Wirkov, Pittard etj., albanologë, si G. Mayer, G. Schirò, N. Jokl, A. Schmaus. Një yjësi e tërë veprash dhe autorësh vërtitet marramendthi në një "univers" të tillë, nga poezia e asiro‑babilonasve te Mahabharata dhe Ramayana, nga Shah‑Nameja e Firdusiut te poezia e egjiptianëve dhe ajo e hebrejve, nga Kënga e Nibelungëve te Fingali, nga Bibla te Titanomakia e Hesiodit, Ilijada dhe Odisea e Homerit, lirika e Pindarit, tragjeditë e Eskilit dhe ato të Sofokliut, komeditë e Euripidit dhe ato të Aristofanit, idilet e Teokritit, elegjitë e Ovidit, Epistulat e Horacit, Enejda dhe Bukoliket e Virgjilit, Komedia Hyjnore e Dante‑s, Libri i këngëve i Petrarca‑s, Jerusalemi i liruar i Tasso‑s, Satirat e Ariosto‑s, epika e sllavëve të jugut, Don Kishoti i Cervantes‑it, teatri i Shakespeare‑it dhe ai i Calderon‑it, Osmani i Gundolicit, Parrîzi i bjerun i Milton‑it, komeditë e Moliere‑it dhe ato të Goldoni‑t, esetë e Metastasio‑s, Parcivali i Eschilbach‑ut, Fausti i Goethe‑s, tragjeditë e Monti‑t, Homazh për artet e bukura i Schiller‑it, Atalaja e Chateaubriand‑it, Adelchi dhe Himnet e Shenjta të Manzoni‑t, poemat e Lord Byron‑it, Përrallë dimri e Heine‑s, Kënga e Gjineshtrës e Leopardi‑t, Shën Françesku i Ugheti‑t, këngët e kleftëve grekë etj. Por edhe vepra të artit e artistë të mëdhenj botërore, nga Akropoli dhe Partenoni te Fori romak, nga Koloseu i Flavit te Shën Pjetri në Vatikan, nga Afërdita e Fidias tek Apoloni i Belvederes i Rafaelit, Katedralja e Reimsit dhe ajo e Këlnit, Notre‑Dame‑i Parisit dhe Westminster Abbaye e Londrës, Kisha e Shën Palit dhe Duomo i Milanos, Madonnat e Morillo‑s dhe harkadat e Bruneleschi‑t, skulpturat e Da Vinci‑t dhe veprat e Bramante‑s, Misererja e Palestrina‑s dhe Introitet e Bach‑ut, Requiemet e Mozart‑it, Meshët e Vaidana‑s dhe ato të Heyden‑it, Stabat Materi i Rosssini‑t, Passioni i Beethoven‑it, Parcivali i Wagner‑it, I verbëri i Parzanese‑s etj. etj., a thua për të në ngulitur në mendje përfytyrimin se krijimet e Artit qenkëshin dyzet ditët e jetës së lumnueshme të Natyrës!

Deri edhe letërkëmbimi i një mendimitari të tillë, prej të cilit kemi trashëguar (deri sot) vetëm atë tufbëz ruajtur xhelozisht në arkivin e fshehtë të mikut të tij intim At P. Dodaj, paraqitet i endur në tituj veprash e emra autorësh, me komente e gjykime, vërejtje e vlerësime, madje me një shpiritë që të vizllon parasysh befasisht: "Bonifaci VIII âsht kenë papë, por me gjith kta i duhet me ndejë në Férr, s'pakut der ditën e gjygjës, per deri sá aty e ka denue perendija i vogel Dante Allighieri"; "Kam pasë dy rasa me e ndie Gentile‑n n'nji të pershím kohe prej dy vjetsh. Thonte pa prâ njat send se njat send, qaty se qaty. Nuk di se si, por ia mëshonte mendimit tue zdrypë n'spirale, si me turjelë (a travello), a thue se kje tue birue në mende. Pra, e din nji send, e thue pa prâ, deri sá aj persritet vetë"; "Ktû në New‑York kam ndie tuj rá vjolinit Arturin Kreisler, prej Wienet, sod me sod mâ i madhi vjolinist i botës. Kujtoj se i bite tetë herë mâ mirë se aj Frati i Planit në vjetë 1918..." etj.

Përqendrimi i një mase të pamatë informacionesh nga fushat e artit dhe të letërsisë, si dhe nga mendimi teorik‑estetik botëror, mund të ngjajë sot vështirësisht i përfytyrueshëm për një shkrimtar ose artist të formuar në shkollat bashkëkohore. Po të përpiqemi t'i krahasojmë njohuritë e Fishtës me njohuritë e secilit prej nesh, ai mund të na duket si përbindsh. Mund të thuhet me siguri se, për kohën e tij, ai dinte gjithçka ose thuajse gjithçka nga fushat e artit dhe të letërsisë. Ai anglezi (i sipërpërmendur) duhej të kishte nuhatur diçka, kur i shkruante: "Ndoshta Shqipëria e vogël, që deri dje ka pasë mbetur jashtë "mullirit" të qytetërimit modern, do të arrijë t'ia mësojë Europës rrugën e dijes së vërtetë..."

Është edhe kjo një arsye për të cilën më është dukur e papranueshme, dhe do të vijojë të më duket e tillë, që në strukturat e kurseve të një fakulteti të letrave (a të filozofisë) të mungojnë studimet fishteane. Një kurs i tillë, i studimeve fishteane, do të funksiononte si shtyllë kurrizore në një sistem shkollor me drejtim humanist. Studimet fishteane janë një objekt që nxit, që provokon. Mendimi teorik‑estetik i Fishtës të qet probleme që mund t'i kesh kapur me intuitë, por të cilave nuk u ke dhënë dot emër. Zgjidhjet e tij ecin nëpër atë ravë kulturhistorike (ravë kristiane, po deshi kush), nëpër të cilën vijon të çajë kultura moderne europiane. Mendimi estetik (si dhe ai kritik ) i përmbledhur në këtë antologji paraqitet kështu si një nga dëshmitë magjepsëse të atij mendimtari të madh shqiptar, njërit prej më të mëdhenjve që kultura jonë ndonjëherë ka pasur.

Botimi (dhe ribotimi) i këtij mendimi bëhet sot kusht i domosdoshëm për rishtënien në dorë të vlerave të fshehura ose të huajsuara prej kulturës sonë. Në këtë kuptim, në mjedisin tonë kulturor, ku për çdo botim a ribotim libreci flitet si për "ngjarje të rëndësishme", botimi i këtij mendimi do ta përbëjë, më së paku, një ngjarje. Nuk e di cili është intervali i botimit dhe ribotimit të veprave të mira, ngase ato të tjerat ribotohen papra ("q'aty se q'aty"), derisa përsëriten vetiu.



Dr. Aurel PLASARI.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#5

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:18 pm

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â' e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m'nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mâ para,
n'agim t'jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të't'Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t'drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#6

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:18 pm

Shqypnia

Edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Fusha t' gjâna e kodra t' blera,
Zijes s' mnershme larg kû âsht droja,
Me gaz t' vet ktû i veshë Prendvera,
Si t' Parrizit t' larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t' kullueme,
N' rreze e n' dritë përshkue unjí,
Bjeshkë e male të blerueme
Si vigâj shtiellen n' ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato male
Kroje t' kjarta e t' cemta gurra,
Tue rrëmbye npër mriza hale,
Gurgullojn npër râjë e curra.
Mbi ato male e bjeshkë kreshnike
Léjn mande' ata djelm si Zâna,
Armët e t' cillvet, përherë besnike,
Janë përmendë ndër fise t' tana.
Atje léjn, po Toskë e Gegë,
Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli.
Oh! Po, e din i prûjtë anmiku,
Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit,
Rijtun gjakut kah çeliku
N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit.
Ato male të madhnueshme,
Ato, po, kanë mûjtë me pá
Se sa forca e pafrigueshme
N' turr t' Shqyptarit pît ka rá.
Dridhet toka e gjimon deti,
Ndezen malet flakë e shkndija,
Ka' i frigueshëm, si tërmeti,
Atje rrmben kû e thrret Lirija.
Lume e shé para atij ngelin,
I a lshojn udhën dete e male;
Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin,
Turrin ferri s' mund t' i a ndalë.
Shkundu pluhnit, prá, Shqypní,
Ngrehe ballin si mbretneshë,
Pse me djelm, qi ngrofë ti n' gjí,
Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë.
Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit,
Qi zanát ka besë e fé,
Për Lirí, për fron të Mbretit
Me dhânë jetën ka bâ bé.
Sy për sy, po, kqyr anmikun;
Përse djemt, qi ti ke ushqyue,
S' i ka pá, jo, kush tue hikun:
Friga e dekës kurr s' i ka thye,
Kaq të bukur, kaq të hieshme
Perëndija t' fali i Amshueshëm,
Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme:
N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t' a dijë,
Edhè dielli do t' két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija 'i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#7

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:19 pm

28 Nanduer 1913

Oj Zanë, t'këndojm... t'vajtojm, deshta me thanë;
Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.
Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,
Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye
Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë
E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye,
Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet
E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet...
............................................................................
Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,
Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!
E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;
Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,
As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,
As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;
Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari
Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,
Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,
Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë...
A thue mos fola keq?... Po lypi t'falun,
Përse ktu vetë me fue nuk due kërkëndin,
E pse asht mirë fjalën n'zemër t'fryt m'e ndalue,
Por ai, qi të liruem me e pasë s'don vendin,
A prej së tjerëve s'don me ia lshue rendin
A thue ai s'asht Judë? Po, kambë e krye Iskariota!,
E pra kso nipash ka edhe shum Kastriota...
E po për ata qi detyrë e nder harrue,
Qi marrë e turp kaherë flakërues mbas shpinet,
M'visar t'Atdheut me t'huej shkojn tue tregue
Kush ndyet mbas Frankut rrejtë, kush mbas stërlinet
Kush pse dinari tepër i ash lakmue.
E Atdheun' prej t'huejsh me e qitun duen bashtinët,
Thue edhe për ta ndokuj do t'i vijë çuda,
Kur them se nuk janë tjetër veçse Juda?...
Po, Juda janë e gjinde janë tradhtarë.
Mori
M'kamë kryekungujt prej si u vunë,
Duel padija n'krye të vendit;
Njerzt e kënuen u poshtnune,
Metën t'urtit jashtë kuvendit.
Duel me faqe t'bardhë trathtari,
Shpirt e fis qi ka kuletën;
U ndëshkue pa dhimë Shqyptari,
Qi për fis nep gjan e jetën.
Shqynis zani atbotë i humi,
T'huejt mi qafë i a vunë themrën,
E e mloj skami, terri e gjumi,
Djelmt e vet i a lnurën zemrën.
E Shqyptarët jo veç s'e nisen
Për kto punë përjashta Momin.
Por ma fort, medje, e konisen.
Msue gjithmonë me ndërue llomin...
E njikshtu, qitash, njaj i cilli
S'e la mrendë e detit vala,
S'e la ferri, toka e qilli,
N' Shqypni majet porsi njala.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#8

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:19 pm

Shqypnisë

T'falem, Shqypni, ti i shpirtit tem dishiri!
I lum njimend jam un n'gji tand tue rrnue,
Tue gzue t'pamt tand, tue t'hjekë atë ajr t'kullue
Si Leka i Madhi e Skandërbegu i biri
Kje i Lumi vetë, qi mue m'dërgo ksi hiri
Për nën qiellë tande t'kthielltë un me u përftue.
Malet e hjedhta e t'blerta me shikjue,
Ku Shqypnija e Burrit s'dron se i qaset niri.
Ktu trima lejn gjithmonë, pse ti je nana
E armvet n'za, qi shndrisin duert e t'lumit,
Kah des për ty i rrebtë e trim si zana:
Eden n'Balkan ti je; ti prej t'Amshumit
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Lahuta e Malcise

#9

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:20 pm

Kanga e pare

C U B A T
Ndihmò, Zot, si m'kè ndihmue!
Pesëqind vjet kishin kalue
Çëse të buk'rën ketë Shqipni
Turku e mbate në robnì,
krejt tu' e là t'mjerën në gjak, (5)

frymën tue ia xanun njak,
e as tu' e lanë, jo, dritë me pà:
kurr të keqen pa ia dà:
rrihe e mos e lèn me kjà:
me iu dhimbtë, po, minit n' murë, (10)

me iu dhimbtë gjarpnit nën gurë!
Veç si 'i dèm, vu n'lavër spari,
qi, ka' e vret zgjedha e kulari
kah nuk bàn m'e thekë strumb'llari,
s'ndigjon me tërhjekun m'pluer: (15)

e tue dhanë kryq e tërthuer,
tu' i dhanë bulkut shum mërzì,
me u vu s' ryset për hullì
e as me shoq ai pendë me shkue:
kështu Shqiptarët, të cilt mësue (20)

s'din' me ndejë rob nën zgjedhë t'huej,
pagë e t'dheta me i là kujë:
por të lirë me shkue ata motin,
veç mbi vedi tue njohtë Zotin,
e as kurrkujë n' këto troje t' veta (25)

mos me i bà kurr tungjatjeta,
n'braz me Turk kurr nuk kanë rà
e as kurr pushkën s' ia kanë dà;
por t'janë grì me tè e t'janë vrà,
si me kenë tu' u vrà me Shkjà (30)

E prandej si pat fillue
Turkut Ora m' iu ligështue,
e nisë pat m' iu thy' atij hovi,
m' qafë përditë tu' i mbetë Moskovi:
e ato fiset e Ballkanit, (35)

zunë me i dalë dore Sulltanit,
nisë Shqiptarët kanë me u mendue,
si Shqipninë me e skapullue
zgjedhet t' Turkut : qi si motit
n' ato kohët e Gjergj Kastriotit, (40)

krejtë e lirë kjo t'ishte, e askujë
n'daç t'jetë Krajl a Mbret i huej,
me i bà kurr mà tungjatjeta,
kurr me i là mà pagë e t'dheta:
edhe Flamuri i Shqipnisë, (45)

si fletë Engj'lli t'Perëndisë,
si ajo flaka e rr'fesë zhgjetare,
me u suvalë prap n'tokë shqiptare.
Kur qe ai Knjazi i Malit t'Zi,
Knjaz Nikolla, 'i gërxhelì: (50)

gërxhelì, por belaçì:
na dyndë top, na dyndë ushtrì
edhe del e bjen n'Shqipnì,
për me shtrue këto bjeshkë e vërrì,
shka merr Drinin për s'të gjatit (55)

der' n' Kalà të Rozafatit,
ku ai me ngulë do' "trobojnicën",
do' m' ia vu Shkodrës "kapicën":
me bà Shkodrën Karadak,
mbasi 'i herë ta kisht' là n'gjak! (60)

Ka ndejë Turku e këqyrë haru,
pika-pika lotët tu'i shkue,
kah s'ka Shkjaut si me i qindrue;
se Moskovi e ka rrethue:
ka Stambollën muhasere! (65)

Bàjnë shtatë Krajlat muzhavere
Shoq me shoq, tue shartue zì
-si ata e zeza m'i pastë mb'lue!-
për të buk'rën këtë Shqipnì,
si m'ia lëshue n'dorë Malit t'Zì. (70)

M'kambë Shqiptarët atëherë t'janë çue.
Sa mirë n'armë na janë shtërngue!
T'fortë kanë lidhë nji besë të Zotit,
si të Parët ua lidhshin motit
n'ato kohë t'Gjergj Kastriotit: (75)

me 'i kambë mbathë e tjetrën zbathë,
gjanë e gjallë pa grazhd mbyllë n'vathë,
diku ngranë, diku pa ngranë,
harrue grue, motër e nanë,
sy'n agzot, zemrën barot, (80)

e si ai plajmi me furì,
t'kanë rrà ndesh Malit të Zì,
për t'gjatë t'Cemit n'atë kufì,
ku edhe trimat t'janë përlà:
t'janë përlà Shqiptarë e Shkjà, (85)

ballë për ballë ata tu'u vrà,
fyt-a-fyt, ofshè! tu' u prè:
tue mbetë shakull përmbi dhè,
mish për shpez e kaçubeta,
gjithku kje ajo pika e djalit, (90)

gjithku kjenë sokola malit,
pa kjà m'ta as nanat e shkreta.
Veç se, po, me parzme t'veta
Aty Shkjaut sulmin kanë thye.
Mbasi Shkjaut sulmin kanë thye, (95)

bàjnë kuvend Shqiptarët n'mjet vetit
e 'i fjalë t'madhe çuekan Mbretit:
se jo veç qi Knjaz Nikollës
nuk i lajnë kurr pagë e t'dheta,
porsè as Mbretit të Stambollës (100)

s'duen me i bà mà tungjatjeta,
e se dore duen me i dalë:
se Shqipninë nuk po e kisht' falë
Perëndia për çerkez,
Turq, manovë, likurazez; (105)

por për do sokola mali,
qi "Shqiptarë" bota po i quete,
për ta gëzue këta djalë mbas djali,
der' qi jeta mos t'u shuete.
Turku fjalën e ka ndì': (110)

se ç'asht mbushë ai me mënì!
Se edhe lëshue ç'ka mbi Shqipnì,
gjallë Shqiptarët ai me i përpì!
Por Shqiptari gjallë s'përpihej,
e as me u shkelë, besà, s'po lihej, (115)

kur po i mbushej mendja e vet,
për Shqipnì me bà gajret,
n' dashtë ta mësyjnë Krajl edhe Mbret.
Edhe kështu t'janë kapërthye
grykë për grykë Turq e Shqiptarë, (120)

pa dhimbë krenash tue u thye
si me thye kunguj npër arë.
T'iu dha zjarm atëherë Ballkanit,
Shkjau: kah drote se Shqipnia
Nji herë shkëputë dore s' Sulltanit, (125)

mà s'do t'bite n'kthetra t'tija,
si atij hangër ia kisht' palla:
merr e mësynë m'Turk fulikare,
e si derrat me çakalla
t'janë mbërthye, t'janë kapërthye: (130)

haju, ngaju, çaju, vraju,
m' pushkë e m'top gjueju batare,
gjaku rrëmbè npër rrahe e qare,
e npër fusha e npër gajusha,
der'qi s'mbramit, n'p'r' atë zhumhùr, (135)

zgjedhë s' Turkut pështoi Shqipnia
e duel m'veti si dikùr:
si premtue kisht'Perëndija;
por si dashtë, besà, lum vëllau,
s'do t'kisht' pasë as Turku, as Shkjau. (140)

Se s'ka dashtë Turku lirì,
ma merr mendja; veç un s'dij
Knjaz Nikollës kah gjith kjo zemër
ardhë i paska, qi nën themër
rob Shqiptarët po don me i shtrue, (145)

edhe atë tokë ai me pushtue,
për të cilën vetoi motit
shpata rr'fè e 'i Gjergj Kastriotit?
E qi s'paska dert aspak,
se Shqipnì dhe Karadak (150)

krejt me atë punë po i làte n'gjak?
Zemra i ardhka prej Moskovit!
N'Petrograd Cari i Moskovit
Nji bè t'madhe po e kisht' bà:
m' e ndie plak e kalamà: (155)

se ai natë t'madhe s'do t'kremtote,
se ai kumbarë as krushk s'do t'shkote:
gostë as darsëm nuk do t'ngrifte,
s'do t'u late as s'do t'u krifte,
as s'do t'dilte n'log t'kuvendit, (160)

për pa i hi Stambollës përmbrendit,
për pa këcye mbi post të Mbretit,
me u bà zot i tokës e i detit;
edhe Europës tregun m'ia prè,
mos m'e lanë me shitë, me blè, (165)

mos m'e lanë me çilë kund punë;
por me bà qi ajo përdhunë,
për me çue 'i grimë bukë te shpija,
rob të ngelte n'kthetrat t'tija,
n'ato kthetra me gjak zhye, (170)

mësue gjithmonë n'gjà t'huej me gërrye!
Por, pse ishte 'i skile e vjetër,
si për fjalë ashtu për letër,
mos m'iu gjetë kund nji shoq tjetër,
ai po e dite mirë e hollë, (175)

se isht' do punë me hi n'Stambollë:
se isht'do punë Turkun me e thye,
pa sharrue vetë mbrendë me krye.
Prandej xèn ai me trillue,
m'shpinë Shkjeninë Turkut m'ia lëshue: (180)

m'ia lëshue m' shpinë Shkjetë e Ballkanit,
qi me i qitë këta punë Sulltanit;
me i qitë punë këta 'i herë mà para
me trazime e punë t'pambara,
e mandej vetë prej Rusiet, (185)

si harusha prej pusiet,
me i rà Turkut fulikare,
m'zhbì n'vend, m' e qitun fare;
për pa bà me mend pleqnì,
se me atë punë botën unjì (190)

mujte ndoshta, m' e pështjellë n'zì
Kur ketë punë e ka pleqnue,
ka marrë trimi e n'odë ka shkue,
ka ndejë n'tryezë e asht vu me shkrue,
me u shkrue miqve kah Serbia, (195)

kah Zagrebi e kah Sofia
me lidhë besën shkaf asht Shkjà,
mbi Budin, m'çanak-kalà,
edhe tok këta ndërmjet vetit
mos m'ia dà të keqen Mbretit; (200)


por m'e nxitë, por m'e mërzitë,
m'iu vardisë si 'i ditë për ditë,
herë për shtek, herë për kufì,
tash me peng tash me pleqnì,
por gjithmonë, po, pa kanu, (205)

veç si t'mujnë n'teposhtë m'e vu.
Mbasandej, ky zogu i Shkinës,
merr e i shkruen Knjazit t'Cetinës,
merr e 'i letër, ia angllatisë,
me dredhì tue ia qindisë: (210)

Ti, qi jè qaj Knjaz Nikolla,
falmëshëndet Cari i Rusisë,
se zà t'madh për ty kam ndie
qi jè trim e gërxhelì,
qi jè burrë e kuvendtàr, (215)

me ta drashtë hijen anmiku,
por, me gjasë, kjo fjalë s'isht' gjà;
pse qe ti m'atë rrasë Cetine
më kè ndejë me 'i gjysmë opinge,
e jè bà, po, gazi i dheut, (220)

tue mërzitë miq e kumbarë,
veç e për bukë thatë në gojë.
Mje sa Turku, përbri tejet,
dredhun çallmën m'vetull t'synit,
derdhë shallvarët ai pala-pala, (225)

rrin e ban kokrrën e pallës,
e as m'e pà ti s'mund ta shofish
përmbas kodrës së pilafit
Po a thue, t'la ty kamba e dora,
ase ngjitë jè ndoshta n'rrogë, (230)

jo se hi kè bulk n' e huejën,
qi s'po ndihesh kund për s'gjalli?
Mo', bre burrë, se nuk ka hije
Urtë me ndejë Cubi i Cetinës,
edhe n'shpì me e shkuem ai motin, (235)

tue u ndeshë npër furka t'gravet!..
Po a s'ta mbushë synin Shqipnia,
me ato male të madhnueshme,
me ato fusha të blerueshme,
qi kurrkund s'jè kah orvate, (240)

me ia shkye 'i skundillë për veti?..
M' tè, krah-thatë, e mos rri fjetun!
Pse pa luejtë ti kambë e dorë,
s't' ndihmon Zot as i Shën Nikollë:
Por ti luej, nafaka luej, (245)

ka pasë thanë ai burri i huej;
sa për bukë e për fyshekë,
piqu n'mue, se t'i qes vetë;
edhe kësulën vène n'sy,
se të nget Mbreti i Stambollës: (250)

nuk ta là me t'prekë me pupël -
Letrën kështu Cari e ka shkrue,
edhe mirë e ka palue,
e e ka mbyllë me dyllë të zi;
ia ka dhanë kasnecit t'rì, (255)

me ia çue Knjazit n'Mal t'Zì.
Letrën n'gjì ka qitë kasneci,
ka thekë kambët ai sa mund heci:
ka lanë mbrapa fushë e zalle
kapërcye ka bjeshkë e male, (260)

edhe dalë ka lum e shè:
ka shtegtue për ujë e dhè,
der'qi'i ditë, tue marrun dielli,
në Cetinë ka behë ai filli:
shtjerrë opangat, grisun setrën; (265)

Knjazit n'dorë ku ka dhanë letrën,
me dyllë Cari si e kisht' mbshilë.
Ka marrë Knjazi edh' e ka çilë,
e ka çilë edh' e ka këndue,
tri herë rresht ai e ka këndue, (220)

tri dit rresht edh' e àsht mendue;
mbasandej ai fjalë ka çue
njatij Vulo Radoviçit,
kërkserdarit t'Vasoviçit,
qi me dalë me rà n'Cetinë, (225)

pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë:
me flut'rue si gjeraqinë,
për me u pjekë me "Gospodarin".
Njeky Vuloja Serdari
Kisht' pasë kenë nji trim i çartun: (280)

m'e pasë randë toka m'e bartun.
Pa tè prè kund s'ishte marrë,
pa fjalë t'tij ngarkue s'ishte marrë,
pague s'ishte varrë as gjak,
s'kishte vu nuse duvak, (285)

as s'isht' dà gjyqë a pleqnì.
Pse edhe Turku i Malit t'Zì
po e kisht' pasë shqipe mbi kry',
mos m'e lanë me pà me sy.
-Se edhe 'i punë, ky zogu i Shkinës, (290)

po e kisht' bà m'atë udhë t'Cetinës.
Paska marrë e shi në rrugë
Për tërthuer shtrika nji stugë,
edhe i çueka fjalë tërthores,
qi shka àsht Turk i Cernagores, (295)

mos me mujtë m'e shkapërcye,
për pa là 'i dukat për krye -
Bre! kish' kenë edhe 'i farë burri,
larg e larg me i dajtun turri.
Fëtyra e tij porsi duhia, (300)

syni i tij, tanë zjarm e shkëndia;
vet'llat trashë ngèrthye kulàr,
porsi lesh derrit bugàr;
vesh e m'vesh dega e mustakut,
si dy korba lidhë për lakut; (305)

edhe i mbrrijte kryet në trà:
burrë i atillë me sy me u pà.
Veshë e mbathë e m'armë shtërngue,
kishe thanë se àsht lè drangue.
Se këtè Knjazi fort e dote, (310)

fort e dote edhe e ndigjote;
pse edhe i urtë ai kishte ndodhë,
me ia prè mendja fort hollë.
Prandej Knjazi i çueka fjalë
Në Cetinë për ngut me dalë. (315)

Edhe Vulja bjen n'Cetinë,
pa këqyrë shteg, pa këqyrun stinë,
tue flut'rue si gjeraçinë.
N'atë Cetinë kur Vulja zbriti,
atè Knjazi mirë e priti, (320)

mirë e priti e n'odë e qiti,
i qiti duhan e kafe,
edhe nisi kështu t'bajë llafe: -
Ku jè, Vulo, eh kopilane!
Se ti ujk, po, né na u banè, (325)

ke s'po duke kah Cetina,
ku kè miq e probatina,
qi s'të ndërrojnë me sy të ballit?
Po, a kè mujtë? a kè farë hallit?
Si po t'shkon n'Vasoviq moti? (330)

Për jetë tande ! si do' Zoti,
merr e i thotë Vulo Serdari;
pse sivjet, lum "Gospodari",
nuk ka pasë toka valigë,
e ka ardhë nji kohë e ligë, (335)

sa nuk dij si ka m'iu bà,
për me pështue do rob e gjà,
pse edhe buka asht tue na lànë.
Hajt, eh qè'! Knjazi i ka thanë.
Se s'po gjenë cubi me ngranë. (340)

Se s'po gjenë skyfteri mish.
Se ti e nxjerrë korën dy fish!.
Mjaft t'i biesh ndo'i vendit prè,
se po e ban me lopë e qè,
sa me mbajtë njerztë e kujrisë, (345)

jo se mà gjindën e shpisë.
A din shka, Vulo Serdari,
ndiej shka t'thotë ty "Gospodari":
pështilli bashkë nja disa cuba:
t' idhtë si gjarpni ndër kaçuba, (350)

t'lehtë e t'shpejtë si gjeraçina:
edhe lëshoj ti kah Vranina,
për me vrà ata e për me prè,
për me djegun gur e dhè,
mbrendë tue vjedhë e tue plaçkitë, (355)

tue grabitë e tue robitë,
n'daç me natë e n'daç me ditë;
se un prandej të kam çue fjalë,
der' n'Cetinë nji herë me dalë,
pse dishka mue tash m'ka këcye, (360)

prap me Turk me u kapërthye:
prap me Turk, po, na me u vrà.
Pse edhe as hije, thom, nuk kà,
urtë ma ndejun Turk e Shkjà.
E kështu, tue ligjërue, (365)

krye më krye tue bisedue,
hollë e gjatë e ka qortue,
si me u sjellë e si me u mprue,
për m'e là Vraninën n'gjak.
E si vesht janë marrë me fjalë, (370)

Knjazi n'bukë atè e ka ndalë,
edhe falë i ka do pare;
e i ka falë nji "xheverdare",
krejt n'argjand kondakun ngrì,
mos m'e gjetë shoqja n'Mal t'Zi: (375)

m'e drashtë vjerrun në sërgjì,
jo mà n'krah të nji luftarit,
jo mà n'krah t'Vulo Serdarit,
qi isht' me brè hekur me dhambë!
Atëherë Vulja àsht çue në kambë: (380)

ka bà Knjazit "tungjatjeta",
edh' àsht nisë malit përpjeta,
udhës me mend ai tue përblue,
si Vraninën me shkretnue,
Knjazi ashtu si e kisht' qortue. (385)
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#10

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:21 pm

Dëshmorëve

O ata t'lumtë, qi dhanë jetën,
o ata t'lumtë, qi shkrinë vehten,
qi për Mbret e vend të Parëve,
qi për erz e nderë t'Shqiptarëve
derdhën gjakun tue luftue,
porsi t'Parët u pa'n punue!
Lehtë u kjoftë mbi vorr ledina,
but u kjofshin moti e stina,
ak'lli, bora e serotina:
e der' t' këndojë n'mal ndo' i Zanë,
e der' t' ketë n' detë ujë e ranë,
der' sa t'shndërisin diellë e hanë,
ata kurr mos u harrojshin,
n'kangë e n'valle por u këndojshin.
E njaj gjak, qi kanë dikue,
ban, o Zot, qi t'jesë tue velue
për m'ia xe zemrën Shqiptarit,
për kah vendi e gjuha e t'Parit!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#11

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:21 pm

Çohi të Dekun

E n'kjoftë se lypet prej s'hyjnueshmes Mni,
Qi flije t'bahet ndo'i shqyptar m'therore,
Qe, mue tek m'kini, merrni e m'bani fli
Për shqyptari, me shue çdo mni mizore. -
Oh! edhe pa mue Shqypnija kjoftë e rroftë,
E nami i sajë përjetë u trashigoftë!
Po: rrnoftë Shqypnija! E porsi krypa n'Dri
E porsi krandja e that n'nji flakada,
U shoftë me arë, me farë me mal e vrri
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me za,
Kushdo shqyptar, qi s'brohoritë me uzdajë:
Oh! Rrnoftë Shqypnija! Rrnoftë Flamuri i sajë!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#12

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:22 pm

Marash Uçi

Amanet un'jam t'u lanë
Me ruejtë gjanë, me kqyrun sta'n,
Armët e mbushme mos me i dhanë,
Me shokë tuej kurr mos m'u xanë,
Mos m'u xanë, as mos m'u nga
Pse n'ditë t'gushtë këta u gjinden vlla
Si me pushkë ashtu me uha.
T'huejn me fjalë mos ta poshtroni;
Bukën para, por t'ia shtroni
N'Shqiptari si a kenë zakoni:
Me i besue, mos i besoni!
Edhe n'mend kinje nji fjalë:
Zemrës s'frytë me i lanun dalë;
Fjalët për pajë kurr mos me i dalë,
Ujit turbull mos me i ra,
Mos me dalun n'va t'pa va;
Me iu ruejtun shakës turbueme,
Me iu ruejtë, po, grues së lshueme;
Vendin tuaj m'e dashtë përore,
Me ruejtë besë, mos me çartë ndore.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: At Gjergj Fishta

#13

Post by Patush » Tue Jul 28, 2009 5:23 pm

Burrnija

Qitë dhambët përjashta, por si lata t'prehta
Zgavërr kërrçikët e plasarit shtanguem,
Kosën pështetun përmbi kocka t'ngrehta
T'cepit t'shpulpuem,
Atje n'moje t'mjerueme t'rruzullit,
Zymtë e me i hije t'trishtueme, t'përmnershme
Lshue krahëve' i havër t'zezë, si re thellimit,
Rrin Deka e tmerrshme.
Prej avisit t'humnerëve t'zgavrueme
Kthellët në rrashtë të thatë, plot mizori,
Të hapët tërthoren e natyrës s'krijueme
Kundron në mni,
E idhtë asa' i kërcënohet. Nji t'përqethët
Acar, at botë, natyrës i shkon, n'për tejza,
Amull të cilët mbrendë ia ngurron të njethët
E jetës ndër fejza.
Me u zbe nisë rrezja shi n'krue t'vet shkëlqyeshëm
Bres dryshku njeshet, n'atë shauret mbi rrota
Së moknes s'rrokullis e boshtit rryeshëm
I vjen rreth bota.
Felgruemun njerzit nën tjara struken;
Për nën kunora pshtimin ato lypin!
Depërtojnë retë e nalt kah qiella zhduken;
N'andrra t'dheut zdrypin.
Por kot. Mizore ajo kosë t'vet ka sjellë,
Shungllon thellimi për nën kupë t'Empirit;
Gjarpër rrufeja lvitet nëpër qiell
E nën kambë të nierit.
Kthellë shpërthe gjini i tokës. Tue bulurue
Gugson vullkani zhari, flakë e shkndija;
Tallaz m'tallaz nis deti me gjimue,
Ulëron stuhia.
E para dekës, atë herë, bijnë rob e mbreta;
Shkrehen mbretni, qytet kulm rroposen;
Shuhen krenija, po, dhe shkimet jeta
Ka' ajo sjell kosën.
T'poshtrat me t'eprat vise pshtiellen n'vaj,
E mnert kah kosa cepit t'dekës të shkulet;
Kah m'kërdhokla londit kërçiku i saj
Shekulli përlulet.
Vetëm s'përkulet para Dekës njai trimi,
N'zemër t'cilit nuk randojnë punë t'liga,
E që s'e ndalë ku atë ta lypë perlimi (detyra)
As paja as friga.
Për nën mburojë t'ndërgjegjes s'vet t'kullueme;
Atje n'kufi t'Atdheut ase n'truell
T'elterit shenjtë, pa u tutë, ai dekës s'shëmtueme
I rrin kundruell.
Përpara tijë shkon moti t'uj u endun:
Vjen fati i nierit tu u terrnue pa da;
Tash mreten n'burg, tash shkartha n'fron t'përmendun
Kanë për t'u pa.
Por, ngulë ai synin n'ideal t'naltueshëm,
Si' i kep, qi vala smundet n'det m'e e lkundun,
Sido qit t'dajë ndeshtrasha e dheut t'mjerueshëm,
Ngelë n'vend pa u tundun.
Jo po: as n'flakë t'armëve nuk veton ai sye,
As buzës humnerës nuk i dridhet themra:
Sheklli, po, mbarë me pasë për t'u shpërthye
S'i ban lak zemra.
Rekton mbarë jeta për nën fyell t'kërçik'e
Të dekës s'shëmtueme, s'përmnerëshme mizore:
Vetëm BURRNIJA - një BURRNI çelike
Asaj i rrshet dore.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2066
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: At Gjergj Fishta

#14

Post by Sally » Sat Aug 01, 2009 4:17 pm

Falenderoj Autoin e temes per At Gjergj Fishta, kjo teme me ndihmoj dhe mua te mesoj dicka me tepre per historin e popullit tim!

Duke lexuar kete teme studiova dhe une jeten dhe veprat e Gjergj Fishtes!



Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)

User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: At Gjergj Fishta

#15

Post by alfeko sukaraku » Sat Aug 01, 2009 7:40 pm

Patush wrote:Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare.


Mjalt or mjalt.A munden ti kendoj keshtu gjuhes shqipe Anastas Janullato??Jo sa te jete jeta e spiunit te flliqur edhe e veglave te tija qe kan pushtuar medjet elektronike shqiptare.SOS....Ne se shteti shqiptare vendos te paguaj me rroge prifterinjet edhe hoxhet..ateher ata duhet te kalojn nga shkolla e Gjergj Fishtes edhe At Zef Pellumbit..edhe jo nga shkolla e qelbur greke e Anastas Janullatos.Prifti lere te betohet mbi kete hymne ne se do qe te quhet shqiptare..po keshtu edhe hoxha.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.

Valle perse na i tha Fishta keto fjale?C na tregon historia e asaj kohe?Po te lexojm historin e asaj kohe do gjejm qe te krishteret do quheshin automatikisht greke edhe myslimanet turq...kisha me xhamin ju mesonte gjuhen greke edhe gjuhen turke...te dyja bashke nuk lejonin mesimin e shqipes...Pashko Vaso e shpjegon me qarte kete ceshtje...ndersa Naimi i quan tradhetore...ne nje vjersh tjeter Fishta i quan maskarenj

Ne ate koha shen Kozmaj ju thoshte shqiptarve came e ortodoks...se ai qe me premton se nuk do flas me shqip ne shtepin e vete ler te ngrihet ne kembe e te ma thoj ketu edhe une do i mare mekatet e tija mbi veten time(shih Elena Kocaqi 2009...Planet per shdukjen e shqiptarve)Ne se Anastas Janullato e quan shenjtor "shen Kozman"ateher ai eshte nje antishqiptare i flliqur.Shen Kozmaj tregon surratin e vertet te ortodoksis greke kundra shqiptarve.

Duke njohur shkencen bashkohore me DEMETRIO CAMARDAN =IDHULLIN E RILINDASVE.. Fishta shkruan per GJUHEN E PERENDIS QE NA I KA LENE I PARI TRASHGIMNI


Pra, shqyptarë çdo fès qi t'jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t'mbani gjuhën t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s'huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç'fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia!
Pra shqiptare te c do feje qe jini.....Zeus..kete varge ta kushtoj tyja ...kjo eshte rruga qe na shpeton nga shkaterimi perfundimtare shqiptare.....ja perse mbeshtes Qosen ne debatin me te paemeruarin?


Ngrihu Gjergj nga varri te shikosh kelyshat e Janullatos qe hapen shkolle greke edhe ne himare...te shikosh maskarenjet edhe kohen e tyre ,te cilet e kan mbushur shqiperin me shkolla greke e me kisha greke

me falni por jam shume i emocionuar edhe nuk dua te degjenoroj me thelle me maskarenjet qe fale injorances na kane futur ne rruge qorre

GJERGJ FISHTA=DHJATA E KRISHTERE SHQIPTARE=PRIFTI I VERTET SHQIPTARE
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE

Post Reply

Return to “Figura kombetare”