Dokumenti i pare nga ky liber jane letrat origjinale midis Princit Tarantino dhe Skenderbeut.Letrat jane ne bibloteken Ambrosiana:





..Arta wrote:
Arbëri wrote:Vula e Gjergj Kastriot SkenderbeutArta wrote:
Vula e Skënderbeut, udhëtim për në Tiranë
Ambasadori shqiptar në Danimarkë: Ja si u gjet vula e rrallë. Konsiderohej si relike osmane
Nga kancelaria e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Muzeun Kombëtar të Danimarkës. Bëhet fjalë për një vulë dylli origjinale, të përdorur nga Skënderbeu, e cila pritet të mbërrijë së shpejti për t’u ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe në muzeun e Krujës. Sipas studiuesve dhe njohësve të epokës së Skënderbeut, kjo vulë mbart vlera të shumta historike si dëshmi materiale e kancelarisë së Skënderbeut. Përveç disa letrave nga korrespondenca e Skënderbeut, pak prej objekteve që ka përdorur ai kanë mundur t’i rezistojnë kohës e të ruhen deri sot. Më shumë se për vulat dhe objektet e skrivanisë së tij është treguar kujdes për armët, të cilat ruhen në muzeume. Sipas studiuesve, deri tani nuk është zbuluar dhe nuk ka mbërritur në Shqipëri asnjë vulë origjinale, përveç stampimeve të vulave të ndryshme që ka përdorur Skënderbeu në letrat që ai ka shkruar, pak prej të cilave kanë arritur të gjenden. Lajmi për mbërritjen e pritshme të vulës së rrallë është konfirmuar dje për “Shekullin” nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme. Zëdhënësi i kësaj ministrie është shprehur se “Vula e dyllit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ndodhet në Muzeun Kombëtar të Danimarkës, me interesimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të ekspozohet së shpejti në Muzeun Kombëtar në Tiranë si dhe në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.
Si u njoh vula?
Prej kohësh qëndronte e ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Kopenhagen. Por studiuesit shqiptarë nuk e kanë pikasur atë. Ajo ka qëndruar e harruar deri para pak kohësh, kur ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Qemal Minxhozi ka treguar interes për objektin në fjalë. Pasi ka parë vulën e ekspozuar në muzeun e Danimarkës, ambasadori shqiptar ka zhvilluar një takim me kuratorin e Muzeut Kombëtar të Danimarkës, Peate Penz, me të cilin kanë rënë dakord që vula të sillet për t’u ekspozuar në Shqipëri. Minxhozi e ka vrojtuar nga afër vulën e dyllit të Heroit Kombëtar në këtë muze. Ai është shprehur se vula është në gjendje shumë të mirë dhe se të gjitha inicialet e saj ishin tepër të qarta. Nga ana tjetër, sipas kuratorit të muzeut të Danimarkës, Peate Pentz, vula mendohet të jetë derdhur në gadishullin Italik, pasi kualiteti i derdhjes është shumë i lartë dhe i avancuar për t’u krijuar në vende të tjera të Evropës. Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori ynë ka biseduar me kuratorin danez për mundësinë e ekspozimit të kësaj vule me kaq vlera të mëdha kombëtare e historike në Muzeun Kombëtar të Tiranës dhe edhe në atë të Krujës. Në takim janë dorëzuar formularët për kushtet që duhet të plotësohen nga specialistët shqiptarë përkatës, për të bërë të mundur zhvendosjen e shpejtë të kësaj vule dhe mirëmbajtjen e saj në kushte të mira.
Ambasadori: Si e gjetëm vulën në muzeun e Danimarkës
Ka përfunduar në muzeun e Danimarkës që në 1839, por jo si vulë e Skënderbeut. Është blerë nga ky muze me ankand në këtë kohë si një relike e Perandorisë Osmane. Deri në dhjetor të vitit 2002 njihej dhe ekspozohej në pavijonet e Muzeut Kombëtar të Danimarkës si e tillë. Ja çfarë rrëfen ambasadori shqiptar në Danimarkë për odisenë e kësaj vule qindravjeçare: “Që nga 1839 vula e Skënderbeut që pritet të mbërrijë në Tiranë konsiderohej si një relike nga vulat e Perandorisë Osmane. Vetëm përpara një viti, arkeologu Peate Penz, kurator i muzeut, në një studim të bërë, zbuloi se nuk bëhej fjalë për një relike të Perandorisë Osmane, por për një nga vulat origjinale të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në të njëjtën kohë vula e zbuluar, pjesa e dyllit ka iniciale të qarta që tregojnë datimin e saj që nga koha e Skënderbeut. Arkeologu i njohur danez Penz ka përgatitur një artikull të gjatë studimor që do të botohet së shpejti në mediat shkencore të Kopenhagenit dhe do të titullohet “Shqiptari i madh”. Në këtë artikull ai do të zbulojë se si arriti ta identifikojë objektin e pretenduar për relike të Perandorisë Osmane që doli se është vula e heroit kombëtar të shqiptarëve”, - shprehet nga Danimarka, ambasadori i Shqipërisë atje, Qemal Minxhozi. Ai këto ditë është duke bërë tratativa për ta sjellë objektin në Shqipëri që të ekspozohet dhe thotë se mendohet që objekti të mbërrijë këtu pas një ose dy muajsh. “Ky është një proces që kërkon dëshirë politike, të cilën, ne e kemi patur deri tani, por edhe i kushtueshëm”, - shprehet Minxhozi. Më tej ai shton se ka vetëm tre ditë që ka patur mundësinë ta vrojtojë nga afër dhe ta prekë vulën në fjalë. “Përpara tre ditësh m’u mundësua ta vrojtoj nga afër këtë vulë dhe ta prek atë, sigurisht i pajisur me dorashkat përkatëse. Vula nuk është ndonjë objekt mahnitës, as i ndonjë madhësie të pazakontë siç mund të mendohet. Është pak më e madhe se vulat tona të zakonshme zyrtare. Ajo përbëhet nga pjesa metalike, që është vula e parë nga sipër dhe pjesa e dyllit ku lexohen qartë inicialet identifikuese të kohës së Skënderbeut. Gjatë gjithë këtyre kohëve, pra që nga 1839 kur vula ka mbërritur në muzeun e Danimarkës, është prezantuar siç thashë, si relike e osmanëve dhe vetëm para një viti është identifikuar si shqiptare nga Penz”, - shprehet ambasadori Minxhozi. Ai shton se ndërkohë që bëhen tratativat për ta sjellë në Tiranë, po mendohet që ardhja e saj në Shqipëri të shoqërohet edhe me ndonjë aktivitet, ku ajo të prezantohet më mirë për publikun dhe studiuesit shqiptarë. Sa i përket blerjes apo dhurimit të këtij objekti për muzeun shqiptar, Minxhozi thotë se është ende herët të flitet për këtë dhe se ajo që pretendohet për momentin është sjellja e objektit për t’u ekspozuar në Tiranë.
Vetëm mua më ndodhin kësij lloj çudiraMallakastrioti wrote:
Eshte nje fllusk sapuni kjo vule derman...u be buje para disa vitesh si lajm,dhe ashtu si u be buje ashtu kaloi ne harrese,pasi shumica e historianeve dhe sidomos antiquariateve mendojne se kjo vule eshte nje fallco qe i perket shek 16-17....pastaj gabimi me trashanik ne kete vule eshte ku thuhet qe Skenderbeu ka qene Mbret i Grekeve....po mos te kishin vene kete gje,ndoshta do kish kaluar si autentike
Arbëri wrote:Vetëm mua më ndodhin kësij lloj çudiraMallakastrioti wrote:
Eshte nje fllusk sapuni kjo vule derman...u be buje para disa vitesh si lajm,dhe ashtu si u be buje ashtu kaloi ne harrese,pasi shumica e historianeve dhe sidomos antiquariateve mendojne se kjo vule eshte nje fallco qe i perket shek 16-17....pastaj gabimi me trashanik ne kete vule eshte ku thuhet qe Skenderbeu ka qene Mbret i Grekeve....po mos te kishin vene kete gje,ndoshta do kish kaluar si autentike
Do të thotë që edhe aj postimi i Artës qenka vulë fallco ?Mallakastrioti wrote:Arbëri wrote:Vetëm mua më ndodhin kësij lloj çudiraMallakastrioti wrote:
Eshte nje fllusk sapuni kjo vule derman...u be buje para disa vitesh si lajm,dhe ashtu si u be buje ashtu kaloi ne harrese,pasi shumica e historianeve dhe sidomos antiquariateve mendojne se kjo vule eshte nje fallco qe i perket shek 16-17....pastaj gabimi me trashanik ne kete vule eshte ku thuhet qe Skenderbeu ka qene Mbret i Grekeve....po mos te kishin vene kete gje,ndoshta do kish kaluar si autentikepa merak derman...po nje gabim te tille me kete vule kam bere edhe une para dy vjetesh ne nje video dhe tani po e paguaj,se as nuk e heq dot si video dhe as nuk e rregulloj dot me...sa te rrosh do mesosh ka thene i pari