"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Locked
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#121

Post by alfeko sukaraku »

Patush wrote:Ja pse 29 nëntori është dita e përbashkët e komunistëve të Shqipërisë dhe jugosllavëve
Kastriot Dervishi

‑ Së pari sepse kurrë Gjermania nuk i shpalli luftë Shqipërisë dhe as vuri në diskutim pavarësinë dhe sovranitetin e saj, pasi ushtria e saj nuk erdhi këtu si pushtuese.

Së dyti ushtria gjermane u largua vetë pa ndonjë presion nga formacionet luftarake komuniste.

Së treti çështja është se midis termave "çlirim" dhe "largim" nuk kane kurrfarë ngjashmërie.
Ne cilin planet rrone ky kastriot dervishagaj???

28 mije te renet si edhe qindra te tjere deshmore qe u vellavrane per idealet e huazuara,cfare ishin?

Perse u vrane?

Nuk kishin cbenin edhe i binin njeri tjetrit deri sa u plotsua numri i deshmorve???

A e quani llogjike ju nje gje te tille??
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#122

Post by Patush »

alfeko sukaraku wrote:
Ne cilin planet rrone ky kastriot dervishagaj???

28 mije te renet si edhe qindra te tjere deshmore qe u vellavrane per idealet e huazuara,cfare ishin?
Njerez te mashtruar te cilet nuk luftonin armikun e vertete dhe nr1 por perkundrazi ishin bere aleat "vellezer" me to.
Perse u vrane?

Nuk kishin cbenin edhe i binin njeri tjetrit deri sa u plotsua numri i deshmorve???
A e quani llogjike ju nje gje te tille??

U vrane se ishin te mashtruar dhe mendonin se po luftonin per te miren e popullit.
Shume here i kan ra njani tjeterit, madje kur moren pushtetin atehere moren hak me te vertete ne ato qe mendonin ndryshe.
Mukja Alffeko ishte lidhja,besa te bashkonte te gjithe Shqiptaret pa dallim, Komunistat e thyen dhe kerkush tjeter.
Edhe ju beni te njejtat gabime si te paret tuaj.

Te vetmit qe festojme daten e Jugusllavise!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#123

Post by alfeko sukaraku »

Patush wrote:

Po,u vrane se se ishin te mashtruar se po luftonin per te miren e kombit.............jame i vetdijshem per kete ceshtje,por ju nuk po e besoni.As partizanet edhe as ballistat nuk ishin ideologji,por u mashtruan se po luftonin per te miren e kombit...aq sa munde te quhet mashtrim "lufta per te miren e kombit".

shume here i kane rene njeri tjetrit.....Po...edhe une nuk i kame quajtur 28 mij deshmoret,sepse ka edhe shume te tjere bije nenash qe u vrane te mashtruar nga vellavrasja...apo mosmarveshja.

Ju si thoni patush?ne se ne te dy do ishim ne fronte sote , a do ishim qelluar me pushke??Une mendoj se ju do ta ngrinit armen kundra meje sepse po me kercenon ne kohe paqe edhe jo me ne kohe lufte.Ndaj i nderuar moderatore lere te gjejme gjuhen e perbashket qe nuk lendon edhe nuk ofendon nje popull te tere...ti respektojme te renet se ne mesin tone ka edhe nga ata qe ju eshte vrare baba e nena edhe nuk e duron dote ti shkelet mbi gjakun e prinderve.Respekt per gjakun e te te renve si partizan e ballista qofshin ata.

Une nuk thashe se komunistat ishin te beses, edhe as nuk thashe se te gjithe komunistat kishin te njejten mendje edhe i gjyen duaret me gjake te gjithe,ju po e thoni nje gje te tille me menyren diskriminuese per c do gje qe jetoj e ndertoj populli shqiptare.Ta kritikojme ..po,por jo ta mohojme sepse ashtu do bejme strucin e trembur
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#124

Post by Patush »

Te renint jane te rrespektuar dhe nuk ju han kushe hakun. Por gabimi eshte se ato nuk kujtohen per mashtrimet qe ju ishin bere dhe qe vrinsin vellau vellan, po te kujtoheshin per kete atehere do te mesonim nga gabimet e tyre. Ato perkujtohen per fitore, heroizma, menquri dhe clirim te Shqiperise, merita dhe lavde qe perfat te keq nuk ju takojne.
Nuk fituan se krijuan vllazeri me armikun nr1 te vertete.
Heroizmat e tyre ishin ne luftra velllavrasjeje dhe nuk vlejne per te miren e popullit dhe se drejtes.
Menquria, nje fjale e urte thote se qfare ta ban i joti nuk ta ban i huaji, kjo eshte per mashtrimin e mijerave djelmve nanash qe komunisted kryen.

Clirimi nuk ndolli, e kunderta po dhe asesi ndryshe. Shkodra eshte aty ne mesin e asaj Shqiperie qe di une dhe jo nder qytetet me veriore te saj.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#125

Post by alfeko sukaraku »

Patush wrote:Te renint jane te rrespektuar dhe nuk ju han kushe hakun. Por gabimi eshte se ato nuk kujtohen per mashtrimet qe ju ishin bere dhe qe vrinsin vellau vellan, po te kujtoheshin per kete atehere do te mesonim nga gabimet e tyre. Ato perkujtohen per fitore, heroizma, menquri dhe clirim te Shqiperise, merita dhe lavde qe perfat te keq nuk ju takojne.
Nuk fituan se krijuan vllazeri me armikun nr1 te vertete.
Heroizmat e tyre ishin ne luftra velllavrasjeje dhe nuk vlejne per te miren e popullit dhe se drejtes.
Menquria, nje fjale e urte thote se qfare ta ban i joti nuk ta ban i huaji, kjo eshte per mashtrimin e mijerave djelmve nanash qe komunisted kryen.

Clirimi nuk ndolli, e kunderta po dhe asesi ndryshe. Shkodra eshte aty ne mesin e asaj Shqiperie qe di une dhe jo nder qytetet me veriore te saj.
Ata nuk e dinin se perse luftonin ,por u ngriten per lirin e kombit.Meritat per clirimin e shqiperis ,ju takojne shqiptarve.Meritat per clirimin e kosoves ,ju takojne shqiptarve.Turpi per terheqien nga Vishegradi i takon Enverit -shtabit te pergjithshem edhe percarjes shqiptare.

Ne se shkodra eshte aty nga mezi i shqiperis edhe u clirua me 28 nendore,ateher mbetej edhe gjysma e shqiperi per tu cliruar....ta marre djalli ta marre kete llogjiken tuaj.Si u cliroka shkodra me 28 nendore edhe gjysma e shqiperis qe mbetej e pushtuar duhej te festonte diten e liris se shkodres.Ne se shkodra u clirua me 28 nendore,ateher duheshin jave te tera te clirohej e gjithe gjysma tjeter e shqiperis,apo me renien e shkodres ra edhe nazizmi.Po katandiset anekdode qesharake kjo histori
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#126

Post by Aulona »

Me rastin e 65 vjetorit

Konferenca e Dytë e Labinotit ngjarje madhore në historinë e LANÇ

65 vjet me parë, nga 4 deri 9 shtator 1943, zhvilloi punimet Konferenca e Dytë Antifashiste NAÇL, që pati një rëndësi të madhe si për momentin ashtu edhe për vendimet dhe perspektivat. Cili ishte momenti historik?

Si brenda vendit ashtu edhe ne arenën ndërkombetare ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi në favor të Luftës Antifashiste. Kishte ndodhur rrëzimi i kabinetit të Musolinit dhe pritej kapitullimi i Italisë fashiste. Por në këto situata të favorshme për popullin, kolaboracionistët, Balli Kombëtar, Zogistët dhe “Nacionalistët”, duke përfituar nga Marrëveshja e Mukjes, shtuan përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë pushtetin politik. Për këtë qëllim kreu i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, më 27 gusht u lëshoi edhe një qarkore forcave të Ballit. Ndërsa një ditë më vonë zhvilluan në Lurë “Kuvendin e 40 krerëve të maleve” ku vendosën:

1.Të lidhim besën për mirëmbrojtjen e Shqipërisë. Megjithse besën e kishin lidhur në mbledhjen e Mukjes.

2. Të krijohet një komandë e përgjithëshme ushtarake me në krye bajraktarin Hysni Dema.

3.Të luftohej Fronti Antifashist NAÇL

Pra defakto ata prishin marrëveshjen e Mukjes, ndonëse ishte në favor të tyre.
Për të çuar ne bazë këto vendime u ngarkuan krerët. Kështu, Abaz Kupi në vend që të shkonte ne mbledhjen e Labinotit si anëtar i Këshillit dhe i Shtabit të Përgjithshëm, më 5 dhe 6 shtator, shkoi në Klos të Matit, mblodhi parinë e shtatë fshatrave dhe u serviri këtë projekt vendim:
“Italia asht fuqi e madhe, na vret, na djeg, prandaj ne do t’i nënështrohemi. Nuk do të lejojmë komunistët dhe partizanët me ba aksione. Për të ruejtun qetësinë e rrugëve do të krijojmë një forcë të armatosur me nga dy veta ne çdo fshat.”

Në këto situata u vu në rend të ditës domosdoshmëria e ruajtjes, forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të fitoreve të arritura, si në fushën e luftës per çlirimin e vendit, ashtu edhe atë të forcimit e zhvillimit të mëtejshëm të pushtetìt të Këshillave NAÇ.

Konferenca e Labinotit ishte një kuvend i gjerë gjithëpërfshirës, me përfaqësues nga krahinat e ndryshme, ushtria, rinia, gruaja, Bashkimi i Rinisë Universitare , nacionalistë të ndershëm, klerikë etj.
Pikërisht për këto probleme u diskutua dhe u vendos në Konferencën e Labinotit. Aty u hodh parrulla: “Të njihen Këshillat NAÇL si i vetmi pushtet politik në Shqipëri dhe të ngriheshin ato kudo, në zonat e çliruara dhe ato të paçliruara: Ato të krijoheshin edhe në komunë, rrethe dhe në qarqe, dhe të demaskoheshin këshillat e Ballit dhe përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë pushtetin, jo vetëm duke mos hedhur asnjë pushkë, por edhe duke bashkëpunuar hapur me pushtuesit.
Në drejtim të forcimit, zhvillimit dhe centralizimit të punës së tyre, Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm, si i vetmi organ politiko - juridik i pushtetit pranë Këshillit u zgjodh Kryesia, u bë ndarja e detyrave dhe u krijuan edhe disa seksione si bërthama të qeverisë së ardhshme.
Aty u miratuan edhe aktet e parë statutore dhe rregullorja për funksionimin e pushtetit
Në Konferencë u diskutua edhe problemi i forcimit të mëtejshëm të ushtrisë, vazhdimit dhe zgjerimit të luftës për çlirimin e plotë të vendit.

Aty u diskutua dhe u sqarua edhe çështja e shumë përfolur nga “Nacionalistët” dhe ballistët, Mustafa Kruja dhe Mit’hat Frashëri, ajo e Kosovës dhe Çamërisë, të cilën ata e përdornin si mollë sherri për të përçarë popullin shqiptar. Lidhur me këtë në rezolucionin e konferencës u theksua: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve... Dhe, garancia më e madhe për triumfin e këtij parimi, është lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova dhe Çamëria, përkrah me pupujt jugosllavë dhe grekë për të zhdukur fashizmin italian dhe nazizmin gjerman dhe bashkë me ta edhe gjithë tendencat imperialiste dhe shoviniste kudo në botë e veçanërisht në Ballkan. Në rast të kundërt populli i Kosovës do të luftojë atë Jugosllavi që do ta skllavërojë.” Pas Konferencës u ngarkua Baba Faja Martaneshi që, mbështetur në këtë thirrje, t’u drejtohej popullit të Kosovës dhe klerikëve të Dibrës, Prizrenit dhe Prishtinës që të njiheshin me këto vendime.

Konferenca u ndal edhe në dëbimin e marrëveshjes së Mukjes, megjithse, sikurse u tha, de fakto atë e prishën vetë forcat e Ballit etj, me Kuvendin e Lurës. Konferenca e dënoi njëzëri atë marrëveshje. Vetë Ymer Dishnìca, autori kryesor i saj, në diskutìmm e tij tha:

“Ballit i dhamë iluzionin se e konsideronim shok lufte, e frymë e fuckosëm i dhamë frvmën e një organìzate që ecën barabar si shok lufte. l shtuam kredibilitetin... kurse popullit i dhamë tymin, ëndrrën për realitetìn, iluzionin e bashkimit falco, shkopini nën rrota...Dy muai më parë ne kujtonim se Balli mund të kishte një përmirësim, por tani e shoh që janë tepër reaksionarë.” ( Sipas proces-verbalit të Konferencës F.174-179. Fondi 40 Dosja 12. AQP)

Jo me më pak forcë e dënoi edhe Profesor Sejfulla Maleshova. Ai, ndër të tjera, u shpreh: “Me këtë marrëveshje fshiheshin (likuidoheshin Shënim) këshillat nacionalçlirimtare, fshihej Konferenca e Pezës. Po të realìzohej kjo marrëveshje do të fshinte gjithë luftën të deritanishme.”
(Proces- verbali f.171-173)

Konferenca e Labinotit dhe kapitullimi i Italisë fashiste, i dhanë një shtytje te madhe Kryengritjes se Përgjitheshme Popullore Vrullin e saj nuk e ndalën dot as qarkorja tjetër e Mit’hat Frashërit e fìllim tetorit për të luftuar me armë forcat e Frontit ANÇ, as përpjekjet e tyre përçarëse, as bashkëpunimi i tyre i hapur me pushtuesit e rinj nazistë, as operacionet e egra të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përkundrazi Lufta Antifashiste NAÇ shënoi zhvillime te reja, fitore të mëdha, që çuan në ngjarjen tjetër të madhe, në Kongresin e madh Historik të Përmetit, që i dha popullit Komitetin Antifashist me atributet e një qeverie provizore dhe më vonë me fitoren historike të 29 Nëntorit 1944, çlirimin e plotë të Shqipërisë
Ja përse populli ynë e përkujton dhe do ta përkujtojë brez pas brezi Konferencën e Dytë të Labinotit, si një ngjarje me rëndësi të madhe historike për LANÇ.

Dr. Apostol Kotani
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#127

Post by alfeko sukaraku »

Nuk e njohe shume mire rolin e Mitat Frashrit ne luften e dyte botrore sepse njeanshmeria me te cilen eshte shkruajtur edhe po shkruhet historia shqiptare ,eshte nje c menduri e vertet.Ne nuk po shkruajme historin e shqiptarve,por historin e idealeve gjermane=komunizmit edhe nazizmit qe ne djalle vafshin.

Persa i perket figures patriote-jo politike se nuk e njohe- te Mitat Frashrit une do ju thoja se kombi yne rralle ka nxjerre pena te tilla.Truri i tij ishte nje universitet per diturin shqiptare,edhe per historin tone te vertet.

Mitat Frashri apo Lumo Skendo mbetet nje rilindas shume i nderitur edhe krenari e c do shqiptari,ashtu si i biri i tij Stavro Skendi.

Ky postimi ime ketu ,i drejtohet Patushit ne menyre qe ti tregoj rrugen e peshores se moderimit ne forume.Kjo eshte "njeanshmeria" ime per ceshtjet kombetare,kete "njeanshmeri" lere te mbaj edhe ai.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#128

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote:Me rastin e 65 vjetorit

Konferenca e Dytë e Labinotit ngjarje madhore në historinë e LANÇ

Aty u diskutua dhe u sqarua edhe çështja e shumë përfolur nga “Nacionalistët” dhe ballistët, Mustafa Kruja dhe Mit’hat Frashëri, ajo e Kosovës dhe Çamërisë, të cilën ata e përdornin si mollë sherri për të përçarë popullin shqiptar. Lidhur me këtë në rezolucionin e konferencës u theksua: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve... Dhe, garancia më e madhe për triumfin e këtij parimi, është lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova dhe Çamëria, përkrah me pupujt jugosllavë dhe grekë për të zhdukur fashizmin italian dhe nazizmin gjerman dhe bashkë me ta edhe gjithë tendencat imperialiste dhe shoviniste kudo në botë e veçanërisht në Ballkan. Në rast të kundërt populli i Kosovës do të luftojë atë Jugosllavi që do ta skllavërojë.” Pas Konferencës u ngarkua Baba Faja Martaneshi që, mbështetur në këtë thirrje, t’u drejtohej popullit të Kosovës dhe klerikëve të Dibrës, Prizrenit dhe Prishtinës që të njiheshin me këto vendime.

Dr. Apostol Kotani

Lona

fjalit " ceshtja e kosoves edhe e cameris, te cilen e perdornin si molle sherri per te percare popullin shqiptare"

"lufta qe do bej populli kosovar e came krah serbeve e grekeve"

pra te dyja keto fjali jane turpe edhe tradheti per do shqiptare.U mblethkan shqiptaret edhe vendoskan qe kosova e cameria te drejtohet nga serbet e greket? turpe per faqen e zeze.KJO ESHTE TRADHETIA NR NJE E KOMUNIZMIT.

na i helmuan Malo Burrin se do ju a kishim treguar ne se si bashkoheshin shqiptaret.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#129

Post by Patush »

Megjithese Alfekoja vuri ne dukje mjaft, por dua te shtoj dhe dicka tjeter.

1. Mukjen e thyen komunistat se nuk donin te ishin pergjegjes per Kosoven dhe Camerin, hmm Shqiperin etnike, ashtu siq thoshte Mukja, per ate qe kishin ba lidhje.
2. Dihet qe mbas thyerjes se kesaj lidhjeje ballistat, zogistat, nacionalistat nuk do ta perkrahnin nje plan vdekje prures te komunistave qe merrnin fryme nga jugosllavi. Friga e tyre u kthye ne rrealitet me ardhjen e komunistave ne fuqi.

3. Artikulli pohon se neqoftese kosova nuk fiton pamvarsine ato do te luftojne jogusllavine roberuese. Tani ketu Kosovaret lihen te luftojne vete luftrat e veta neqoftese Jugosllavia nuk rrespekton charten atlantike. Cameria mbas Kosoves nuk permendet aspak, asaj nuk i permendet aspak fati i saj, madje as te drejten per te luftuar Grekun roberues nuk ja japin.

4. Dhe siq e kam permendure shume here lufta NALÇ fillon me kapitullimin dhe mbrapsjen e ItaloGjermanise, edhe ky artikull vete e pohon se kur u korren fitoret me te medhaja.

Sa per bashkepunimin ballist me pushtuesin “Italia asht fuqi e madhe, na vret, na djeg, prandaj ne do t’i nënështrohemi. Nuk do të lejojmë komunistët dhe partizanët me ba aksione. Për të ruejtun qetësinë e rrugëve do të krijojmë një forcë të armatosur me nga dy veta ne çdo fshat.” E them me gjithe shpirt, llogjiken time dhe vetbesimin tim se ato kishin te drejte. Per Gjermanet as qe nuk bahet fjale te luftoje me to. Zemra, trimeria dhe atdhedashuria, te vetmet gjera qe Shqiptaret nuk vuanin per to nuk ishin te mjaftueshme per te mposhtur ushtri te tilla, qe ne ate kohe ishin me te fortat ne bote.

Prandaj ejani ne vete dhe shikoni rrealitetin.
Dhe me ate "Shqiperin e plote" te tije dhe ndonjerit, dhjeshte tregohet per planin qe komunistat kishin qe ne fillim.

Zemra, trimeria dhe atdhedashuria, te vetmet gjera qe Shqiptaret nuk vuanin per to nuk ishin te mjaftueshme per te mposhtur ushtri te tilla, qe ne ate kohe ishin me te fortat ne bote.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#130

Post by pirro »

Aulona wrote:Me rastin e 65 vjetorit

Konferenca e Dytë e Labinotit ngjarje madhore në historinë e LANÇ

65 vjet me parë, nga 4 deri 9 shtator 1943, zhvilloi punimet Konferenca e Dytë Antifashiste NAÇL, që pati një rëndësi të madhe si për momentin ashtu edhe për vendimet dhe perspektivat. Cili ishte momenti historik?

Si brenda vendit ashtu edhe ne arenën ndërkombetare ngjarjet po zhvilloheshin me shpejtësi në favor të Luftës Antifashiste. Kishte ndodhur rrëzimi i kabinetit të Musolinit dhe pritej kapitullimi i Italisë fashiste. Por në këto situata të favorshme për popullin, kolaboracionistët, Balli Kombëtar, Zogistët dhe “Nacionalistët”, duke përfituar nga Marrëveshja e Mukjes, shtuan përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë pushtetin politik. Për këtë qëllim kreu i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, më 27 gusht u lëshoi edhe një qarkore forcave të Ballit. Ndërsa një ditë më vonë zhvilluan në Lurë “Kuvendin e 40 krerëve të maleve” ku vendosën:

1.Të lidhim besën për mirëmbrojtjen e Shqipërisë. Megjithse besën e kishin lidhur në mbledhjen e Mukjes.

2. Të krijohet një komandë e përgjithëshme ushtarake me në krye bajraktarin Hysni Dema.

3.Të luftohej Fronti Antifashist NAÇL

Pra defakto ata prishin marrëveshjen e Mukjes, ndonëse ishte në favor të tyre.
Për të çuar ne bazë këto vendime u ngarkuan krerët. Kështu, Abaz Kupi në vend që të shkonte ne mbledhjen e Labinotit si anëtar i Këshillit dhe i Shtabit të Përgjithshëm, më 5 dhe 6 shtator, shkoi në Klos të Matit, mblodhi parinë e shtatë fshatrave dhe u serviri këtë projekt vendim:
“Italia asht fuqi e madhe, na vret, na djeg, prandaj ne do t’i nënështrohemi. Nuk do të lejojmë komunistët dhe partizanët me ba aksione. Për të ruejtun qetësinë e rrugëve do të krijojmë një forcë të armatosur me nga dy veta ne çdo fshat.”

Në këto situata u vu në rend të ditës domosdoshmëria e ruajtjes, forcimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të fitoreve të arritura, si në fushën e luftës per çlirimin e vendit, ashtu edhe atë të forcimit e zhvillimit të mëtejshëm të pushtetìt të Këshillave NAÇ.

Konferenca e Labinotit ishte një kuvend i gjerë gjithëpërfshirës, me përfaqësues nga krahinat e ndryshme, ushtria, rinia, gruaja, Bashkimi i Rinisë Universitare , nacionalistë të ndershëm, klerikë etj.
Pikërisht për këto probleme u diskutua dhe u vendos në Konferencën e Labinotit. Aty u hodh parrulla: “Të njihen Këshillat NAÇL si i vetmi pushtet politik në Shqipëri dhe të ngriheshin ato kudo, në zonat e çliruara dhe ato të paçliruara: Ato të krijoheshin edhe në komunë, rrethe dhe në qarqe, dhe të demaskoheshin këshillat e Ballit dhe përpjekjet e tyre për të shtënë në dorë pushtetin, jo vetëm duke mos hedhur asnjë pushkë, por edhe duke bashkëpunuar hapur me pushtuesit.
Në drejtim të forcimit, zhvillimit dhe centralizimit të punës së tyre, Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm, si i vetmi organ politiko - juridik i pushtetit pranë Këshillit u zgjodh Kryesia, u bë ndarja e detyrave dhe u krijuan edhe disa seksione si bërthama të qeverisë së ardhshme.
Aty u miratuan edhe aktet e parë statutore dhe rregullorja për funksionimin e pushtetit
Në Konferencë u diskutua edhe problemi i forcimit të mëtejshëm të ushtrisë, vazhdimit dhe zgjerimit të luftës për çlirimin e plotë të vendit.

Aty u diskutua dhe u sqarua edhe çështja e shumë përfolur nga “Nacionalistët” dhe ballistët, Mustafa Kruja dhe Mit’hat Frashëri, ajo e Kosovës dhe Çamërisë, të cilën ata e përdornin si mollë sherri për të përçarë popullin shqiptar. Lidhur me këtë në rezolucionin e konferencës u theksua: “Çështja e Kosovës dhe e Çamërisë do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimit të vetëvendosjes së popujve... Dhe, garancia më e madhe për triumfin e këtij parimi, është lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova dhe Çamëria, përkrah me pupujt jugosllavë dhe grekë për të zhdukur fashizmin italian dhe nazizmin gjerman dhe bashkë me ta edhe gjithë tendencat imperialiste dhe shoviniste kudo në botë e veçanërisht në Ballkan. Në rast të kundërt populli i Kosovës do të luftojë atë Jugosllavi që do ta skllavërojë.” Pas Konferencës u ngarkua Baba Faja Martaneshi që, mbështetur në këtë thirrje, t’u drejtohej popullit të Kosovës dhe klerikëve të Dibrës, Prizrenit dhe Prishtinës që të njiheshin me këto vendime.

Konferenca u ndal edhe në dëbimin e marrëveshjes së Mukjes, megjithse, sikurse u tha, de fakto atë e prishën vetë forcat e Ballit etj, me Kuvendin e Lurës. Konferenca e dënoi njëzëri atë marrëveshje. Vetë Ymer Dishnìca, autori kryesor i saj, në diskutìmm e tij tha:

“Ballit i dhamë iluzionin se e konsideronim shok lufte, e frymë e fuckosëm i dhamë frvmën e një organìzate që ecën barabar si shok lufte. l shtuam kredibilitetin... kurse popullit i dhamë tymin, ëndrrën për realitetìn, iluzionin e bashkimit falco, shkopini nën rrota...Dy muai më parë ne kujtonim se Balli mund të kishte një përmirësim, por tani e shoh që janë tepër reaksionarë.” ( Sipas proces-verbalit të Konferencës F.174-179. Fondi 40 Dosja 12. AQP)

Jo me më pak forcë e dënoi edhe Profesor Sejfulla Maleshova. Ai, ndër të tjera, u shpreh: “Me këtë marrëveshje fshiheshin (likuidoheshin Shënim) këshillat nacionalçlirimtare, fshihej Konferenca e Pezës. Po të realìzohej kjo marrëveshje do të fshinte gjithë luftën të deritanishme.”
(Proces- verbali f.171-173)

Konferenca e Labinotit dhe kapitullimi i Italisë fashiste, i dhanë një shtytje te madhe Kryengritjes se Përgjitheshme Popullore Vrullin e saj nuk e ndalën dot as qarkorja tjetër e Mit’hat Frashërit e fìllim tetorit për të luftuar me armë forcat e Frontit ANÇ, as përpjekjet e tyre përçarëse, as bashkëpunimi i tyre i hapur me pushtuesit e rinj nazistë, as operacionet e egra të nazistëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Përkundrazi Lufta Antifashiste NAÇ shënoi zhvillime te reja, fitore të mëdha, që çuan në ngjarjen tjetër të madhe, në Kongresin e madh Historik të Përmetit, që i dha popullit Komitetin Antifashist me atributet e një qeverie provizore dhe më vonë me fitoren historike të 29 Nëntorit 1944, çlirimin e plotë të Shqipërisë
Ja përse populli ynë e përkujton dhe do ta përkujtojë brez pas brezi Konferencën e Dytë të Labinotit, si një ngjarje me rëndësi të madhe historike për LANÇ.

Dr. Apostol Kotani

Për herë të parë procesverbali i mbledhjes së Labinotit.

Nga z.Dashnor Kaloçi

Plot 62 vjet më parë, më 10 korrik të vitit 1943, një grup nacionalistësh dhe komunistësh shqiptarë që kryesonin organizatën e Frontit Nacional-Çlirimtar (të formuar më 16 shtator '42 në Pezë) dhe Këshillin e Përgjithshëm Provizor të saj, të mbledhur në fshatin Labinot të Elbasanit, shpallën krijimin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, apo siç njihet ndryshe ushtria partizane e Enver Hoxhës.

Kjo ngjarje historike, e cila gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të para viteve '90 (por edhe pas viteve '90, nga forcat e majta politike), është festuar dhe njihet edhe si Dita e Krijimit të Ushtrisë Popullore, ka pasur shumë shtrembërime dhe manipulime, si në librat e historisë ashtu dhe në ato me kujtime të pjesëmarrësve të saj. Një nga falsifikuesit kryesorë të historisë së asaj mbledhjeje ka qenë vetë Enver Hoxha, i cili në librin e tij "Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re", të botuar në Tiranë më 1984, e ka trajtuar atë sipas konjukturave politike dhe interesave të tij. Ajo gjë shihet qartë nga dokumentet arkivore dhe procesverbali i asaj mbledhjeje, të cilat janë nxjerrë së fundmi nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit në Tiranë. Një pjesë të këtyre dokumenteve po i citojmë më poshtë, duke i krahasuar ato me kujtimet e Enverit të botuara në vitin 1984.

Kujtimet e Enverit
Në kujtimet e tij të botuara në librin "Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re" (Kujtime dhe shënime historike. Tiranë 1984), lidhur me mbledhjen e Labinotit e cila i zhvilloi punimet nga data 4 deri më 10 korrik 1943, midis të tjerash Enver Hoxha ka shkruar: "Më tej, duke u ndalur në punën që kishte bërë Këshilli i Përgjithshëm Provizor, nënvizova se jo të gjithë anëtarët e këtij organi me rëndësi të Luftës Nacional-Çlirimtare ishin treguar në lartësinë e detyrës me përgjegjësi që u kishte ngarkuar Konferenca e Pezës.-Inaktiviteti i plotë i dy pjesëtarëve nacionalistë në Këshillin e Përgjithshëm, Ndoc Çobës e Kamber Qafmollës, theksova në referat- e ka penguar punën. Gjithashtu, në zonën ku është Abaz Kupi, puna me këshillat nuk ka ecur mirë, bile, ata janë penguar. Kurse Ramazan Jarani, i cili nuk është anëtar i Këshillit, por që është ngarkuar si ndihmës i Myslym Pezës për punët e Këshillit, marrim vesh se e ka kthyer pllakën dhe është bashkuar me Ballin, pra praktikisht me punët e Këshillit nuk janë marrë si duhet të gjithë anëtarët".

Procesverbali i mbledhjes
Në procesverbalin e mbledhjes së Labinotit, në referatin e mbajtur nga Enver Hoxha lidhur me aktivitetin e Abaz Kupit, midis të tjerash shkruhet: "Nga ana e Këshillit të Përgjithshëm, Z. Kamber Qafmolla, menjëherë mbas Konferencës, u vu në kontakt me shumë nacionalistë që ma vonë formuen Organizatën Balli Kombëtar dhe u mundue me i bindë në të mirën e bashkimit rreth këshillit të Përgjithshëmn Nac-Çlirimtar mbi bazën e Rezolucionit të Konferencës së Pezës. Teza kundërshtare ishte: Nuk bashkëpunohet me komunista etj. Arrestimi i dy pjestarëve nacionalistë të Këshillit të Përgjithshëm, z. Ndoc Çoba dhe Kamber Qafmolla, e pengoi edhe më tepër punën. Mbetën vetëm në terren z. Enver Hoxha, Dr. Ymer Dishnica, dhe Mustafa Gjinishi e Ramazan Jarani, si zavëndësa të z. Abaz Kupi dhe Myslym Peza. Z. Ramzan Jarani, si përfaqësues zyrtar i z. Myslym Pezës duhej të vepronte si antar i Këshillit të Përgjithshëm e për programin e këtij Këshilli. Mirpo pas përpjekjeve të para, z. Ramzan Jarani e shohim në Ballin Kombëtar që sapo u krijue. Kështu që puna e Këshillit nuk mundi që të shkoj aqë përpara nga kryet me Ballin Kombëtar. Me gjithë këtë, pjestarët komunistë të Këshillit të Përgjithshëm bashkë me z. Mustafa Gjinishin, përfaqësuesin zyrtar të z. Abaz Kupi, i vazhduan përpjekjet me Ballin dhe nga ana tjetër filloj veprimi për formimin e këshillave nëpër qytetet e krahina". Siç shihet edhe nga sa cituam më lart, kujtimet e Enver Hoxhës të botuara në librin e tij "Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re" (Tiranë 1984), ndryshojnë kryekëput me raportin e tij që gjendet në procesverbalin e mbledhjes së Labinotit. Në të gjitha faqet e atij raporti, i cili nuk është publikuar asnjëherë, Enveri, në asnjë rast të vetëm nuk ka bërë asnjë kritikë ndaj Abaz Kupit. Po kështu ai nuk ka bërë kritika edhe për nacionalistët e tjerë si Kamber Qafmolla e Ndoc Çoba, të cilët në kujtimet e tij i quan si inaktiv, ndërsa në referatin e mbajtur në atë mbledhje, ai është shprehur se ata ishin arrestuar nga pushtuesit.

Kupi, i pari në listën e Shtabit
Lidhur me përfundimin e mbledhjes së Labinotit më 10 korrik të vitit 1943, ku u zgjodhën dhe anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, në kujtimet e tij midis të tjerash Enver Hoxha ka shkruar: "Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm e përshëndetën propozimin për krijimin e Shtabit të Përgjithshëm dhe shprehën besimin se ekzistenca e një organi të tillë do ta forconte akoma më shumë luftën Nacionalçlirimtare dhe do ta afronte ditën e fitores sonë mbi armikun. Pas marrjes së këtij vendimi historik, u diskutua edhe për përbërjen e Shtabit të Përgjithshëm dhe u vendos që Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të përbëhej prej 12 vetësh dhe konkretisht nga: Spiro Moisiu, Enver Hoxha, Myslym Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani, Ramadan Çitaku, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Dali Ndreu, Mustafa Gjinishi, Sejfulla Malëshova dhe Bedri Spahiu. Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar vendosi gjithashtu që ndërtimin e strukturës së organeve të Shtabit të Përgjithshëm t'ia linte vetë këtij, në mbledhjen më të parë". Ndërsa në procesverbalin e mbledhjes së Labinotit, lista e emrave të Shtabit është si vijon: Abaz Kupi, Myslym Peza, Spiro Moisiu, Baba Faja, Haxhi Lleshi, Dali Ndreu, Ymer Dishnica, Ramadan Çitaku, Enver Hoxha, Mustafa Gjinishi, Bedri Spahiu e Sejfulla Malëshova. Pra, siç shihet, Abaz Kupi figuron i pari në krye të listës, ndërsa në kujtimet e Enverit, të gjithë ish-anëtarët e Shtabit që u goditën, u ekzekutuan apo u burgosën më pas prej tij, si Kupi, Dishnica, Ndreu, Gjinishi, Malëshova dhe Spahiu, figurojnë në fund të listës. Jo vetëm që Abaz Kupi ishte i pari në listën e Shtabit, por siç shihet edhe nga procesverbali i mbledhjes, atij iu dha e drejta që të zgjidhte edhe 2 nacionalistë të tjerë si anëtarë të atij Shtabi. Lidhur me këtë, midis të tjerash, aty shkruhet: "Ju dha e drejta z. Major Abaz Kupit që mbas bisedimesh që do të zhvilloj me parinë e Matit e të Krujës në të mirë të çashtjes, të propozojë një ose dy vetë të përshtatshëm për në Shtabin e Përgjithshëm". Pra, duke ndjekur kujtimet e Enverit të botuara në vitin 1984 ("Kur hidheshin themelet e Shqipërisë së re"), shohim qartë tendencat e tij për të glorifikuar punën e luftën e komunistëve që ishin në mbledhjen e Labinotit në 10 korrik 1943 dhe për të shpërfillur atë të nacionalistëve të ndershëm, të cilët më pas u goditën prej tij duke u shpallur armiq të popullit.
User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#131

Post by pirro »

Sice shikoni veteranet kane teoritr e tyre po edhe ballistat kane teorite e tyre.....

Le te provojme te bejme nje analizim te postimit tende Aulona!!!

Le ta fillojme nga Mukja..

Image

Image
Procesverbali dhe Proklamata e Mbledhjes së Mukjes

Proces-verbal

Sot më datë 1 gusht 1943 u mbajt në katundin Mukje, mbledhja e dytë e delegacioneve të Organizatës B.K. dhe të Organizatës Nacional-Çlirimtare.
Kryesia e mbledhjes me vota unanime iu ngarkua Z. Thoma Orollogajt dhe sekretaria Z. M. Gjinishi. Bisedimet i hap Z. Dosti, delegat i B.K. i cili deklaron se pas bisedimesh që bëri qendra e Ballit proces-verbalit të marrëveshjes së bërë më 26 korrik 1943, të nënshkruar ad-referendum prej delegacionit të Ballit, e gjen të nevojshme të bëhet një shqyrtim disa pikave të akordit të arritun.
Bisedohet dhe vendoset që pika 1 e nenit 2 të ndryshohet dhe të qëndrojë në këtë mënyrë:
Pika 1. Luftë imediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator
Pika 2. Luftë për një Shqipëri independente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve për një Shqipëri Etnike.
Pika 3. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore.
Pika 4. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë bie me formimin e një qeverije provizore.
Pika 5. ndryshohet dhe pranohet në këtë mënyrë:
Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një asambleje konstituante, të zgjedhur me sufrazh universal direkt.

Delegacionet:

B.K.

1. Hasan Dosti
2. M. Frashëri
3. Th. Orollogaj
4. Sk. Muço
5. Hysni Lepenica
6. Jusuf Luzaj
7. Kadri Cakrani
8. Major Raif Fratari
9. Nexhat Peshkëpija
10. Halil Mëniku
11. Ismail Petrela
12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar

1. N.Kolonel Jahja Çaçi
2. Myslim Peza
3. Abaz Kupi
4. Ymer Dishnica
5. M. Gjinishi
6. Omer Nishani
7. Sulo Bogdo
8. Shefqet Beja
9. Medar Shtylla
10. Stefan
11. Haki Stërmilli
12. G. Nushi

Proklamatë

Popull Shqipëtar!

Po bëhen afro 5 vjet që Italia fashiste ka pushtue vendin tonë të shtrenjtë dhe po mbjell kudo zi e mjerim.

Barbarizma ka arritur kulmin. Në këto kohë të fundit ka djegë e ka shkatërrue fshatra e qytete dhe me një etje të tërbueme ka vra e ka therë burra e gra, djem e vajza, pleq e të rinj dhe fëmi të vegjël shqiptar që ende thithin qumështin e nënës... Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, shprehje e gjallë e fuqive të kombit, paraqet këtë program:

1. Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri aleatëve më të mëdhenj, Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si dhe popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar.
2. Luftë për një Shqipëri të pamvarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuar nga Karta e Atllantikut të vetvendosjes së popujve për një Shqipëri etnike.
3. Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.

Shqiptarë!

Nuk keni ç'të prisni ma. Armiku është akoma në vatrat tona.

Erdhi koha që të çohemi të gjithë të vegjël e të mëdhenj, burra e gra, intelektualë e patriotë qytetarë dhe katundarë dhe të rrokni armët për dëbimin sa më të shpejtë të pushtuesit të huaj nga toka e shenjtë shqiptare.

Ngrihuni të gjithë pra, betohuni rreth flamurit të Skënderbeut, bashkohuni rreth Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë dhe sulmoni në çdo vend e kënd, me armë e çdo mjet armikun pushtues, zgjidhni prangat e robërisë që i kini në duar afër 5 vjet dhe merrni gjakun e martirëve tanë që ditën të vdesin në fushën e nderit për lirinë e Shqipërisë. Dita e shpëtimit erdhi!

Jashtë armiku zaptues!

Rroftë Shqipëria e bashkueme në luftë kundër pushtuesit!

Rrofshin aleatët tanë të mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkueme e Bashkimi Sovjetik!

Rroftë Shqipëria e pavarme, demokratike popullore!

Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë

Pra ne mbledhjen e mukjes nuk permendet asnje aleate jugosllave. Dhe kjo mbledhje eshte vetem midis komunisteve dhe ballit kombetare pa pranine e bajraktarve te veriut .

Motoja e kesaj mbledhjeje eshte ja vdekje ja liri dhe JO v, f. l. p

Pas mbledhjes se mukjes me 15 gushte 1943 ne Vithkuqe te Korces formohet brigada e pare sulmuese me "komandante" Mehmet Shehun dhe komisare politik Dushane mugoshen Serbin!!!!!!Dhe nga leterkembimet qe jane postuar ne temen tjeter dele fare mire cili ishte komandanti i vertete, cili ishte truri i gjithckaje cila ishte nena qe i merte per dore femijet. Pra u krijua kjo fuqi ushtarake e drejtuar nga serbi mirpo ca do ky serbe, nuk me duket se ne mbledhjen e mukjes u vendose qe te ishin jugosllavet aleati yne kryesore...!!!'

Pra ne fillime kemi krjimin e kesaje brigade te drejtuar nga serbi dhe me vone kemi mbledhjen e Lures qe ka ndodhur saktesishte me date 27 gushte dhe jo nje dite me vone. Dhe kjo mbledhje ishte shume e rendesishme pasi bajraktaret dhe bejleret e veriut qe sic e dini kane qene gjithmone qeveri me vete nuk ishin perfaqsuar ne mukje.. Mbledhja e mukjes ishte ndermjet nacionalisteve te jugute e te shqiperise se mesme dhe ndermjete komunisteve te jugut dhe te shqiperise se mesme pasi sic e dini ne veri komuniste kishte veteme disa te rinje ne shkoder dhe haxhi lleshi ne diber po ashtu edhe ballistet i gjeje vetm ne disa zona te caktuara te veriut, kosove dhe pjesen e maqedonise, pra nuk kishin shtrirje ne veri keto dy grupime dhe mbledhja e lures ishte mese e domosdoshme per nje lufte gjithe perfshirese...
Dhe nga kjo mbledhje nuk doli asgje kunder mbledhjes se mukjes ajo thjeshte perfshiu edhe bajraktaret e veriut ne rezistence te perbashket ndaj pushtuesit . Po kurr nuk u hodhe poshte besa e lidhur ne mukje....e cila u hodhe poshte vetem nga komunistat te drejtuar nga jugosllavet.
Last edited by pirro on Mon Dec 07, 2009 4:17 pm, edited 2 times in total.
User avatar
pirro
Senior Member
Senior Member
Posts: 162
Joined: Sat Jun 20, 2009 11:36 am
Gender: Male

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#132

Post by pirro »

Aulona wrote:Me rastin e 65 vjetorit

Konferenca e Dytë e Labinotit ngjarje madhore në historinë e LANÇ

65 vjet me parë, nga 4 deri 9 shtator 1943, zhvilloi punimet Konferenca e Dytë Antifashiste NAÇL, që pati një rëndësi të madhe si për momentin ashtu edhe për vendimet dhe perspektivat. Cili ishte momenti historik?

Pra defakto ata prishin marrëveshjen e Mukjes, ndonëse ishte në favor të tyre.

Kjo nuk eshte aspak e vertete, nga mledhja e lures nuk ka asnje lloje lajmerimi per prishjen e mukjes.. pik. Dhe ne mukje u vendose qe pas lufte kush do qeveriste do zgjidhej nga populli pra nuk shohe pse ishte ne favore te njeres apo te tjetres pale.. po eshte e vertete qe ballistat ishin me te shumte ne numer dhe deri ne ato momente ishin ata qe kishin bere rezistenzen ndaj pushtuesve dhe jo partizanet qe grindeshin me njeri tjetrin dhe ishin te paket ne numer, duhej te vinte serbi dhe ti vinte ne rreshte dhe ti organizonte.Pra ajo lufte guerrilase qe nuk zgjaste me shume se 10 minuta (kur te tanet sulmonin pushtuesin, pervec rrethimit te beratit nga abz ermeni dhe lufta e bere ne vlore nga ballistat) deri ne ate kohe behej eskluzivishte nga ballistat.
Për të çuar ne bazë këto vendime u ngarkuan krerët. Kështu, Abaz Kupi në vend që të shkonte ne mbledhjen e Labinotit si anëtar i Këshillit dhe i Shtabit të Përgjithshëm, më 5 dhe 6 shtator, shkoi në Klos të Matit, mblodhi parinë e shtatë fshatrave dhe u serviri këtë projekt vendim:
“Italia asht fuqi e madhe, na vret, na djeg, prandaj ne do t’i nënështrohemi. Nuk do të lejojmë komunistët dhe partizanët me ba aksione. Për të ruejtun qetësinë e rrugëve do të krijojmë një forcë të armatosur me nga dy veta ne çdo fshat.
Ky Abaz Kupi po pati thene keshtu do kete qeno ndonje handikapate i vertet, po per mua kjo eshte nje petull me uje : ai tha ashtu se keshtu e kishin digjuar ata , se ashtu e thane ata... e tej e tej keto jane pralla me mbrete a ka ndonje fakte per kete? ka deshmitare ka ndonje leter a ka ndonje parove te vertete.. se llafet i dime ti themi te gjithe, biles nga historia qe kame degjuar une Abaz Kupi ka thene: italianet jane superfuqi boterore ne duhet ti neshtrohemi duhet ti japim gjithcka qe kerkojne edhe grate e vajzat biles meqe ata jane qeflinje duhet te japim edhe veten tone nga para e nga mbrapa si te duan ata. Kete kame degjuar per Abaz Kupin , tashi Aulona ma trego me fakte e prova qe ajo qe kame degjuar une eshte gabim dhe ajo qe ke postuar ti eshte e vertete...!
Tashi me 10 korrik 1943 behet zbarkimi i aleateve ne sicili me 25 korrik bie qeveria musoloni dhe burgoset ducja, me 3 shtatore gjithmone 1943 fimoset armepushimi ndermjete qeverise se re italiane (Badoglio) dhe aleatve, ne kete armepushim thuhej, nga pala italiane: nuk duhet te kete asnje lloj akti lufte ndaj aleatve anglo amerikane ... Po nese do te kete sulme ofensive nga pale te tjera (pra gjermanrt) atehere duhet ti pergjigjeni. Dhe ne kete traktate u vendose qe aleatet do benin mbrojtjen e romes ne raste sulmi nga gjermanet gje e cila ne momentin e fundit u njoftua (nga aleatet) se ishte e pamundur, prandaj mbreti dhe bodoglio ia futen vrapit dhe e lane romen dhe italine te ndare n juge te pushtuar nga aleatet dhe ne veri nag nazistat.

Prandaje ju theme abaz kupi do kete qene handikapate po pati thene kete gje....se iatlia jo vetem ne kete periudhe nuk kishte breke ne bythe po edhe kur i kishte ne luften e vlores ne i hodhem ne dete ata vetem ma kacaket e laberise dhe te skraparit... jome tashi .. qe edhe sikur te kishte kaqe frike nga italianet ky abazi.. nuk duhej te behej merake se ishin te paret nazistat at qe i perdornin italianet per qitje ne ate periudhe.

Po per mua kjo eshte nje nga te shumtat petulla me uje qe i haja kur isha i vogel dhe biles beja eshe sherre me shoket e mi per keto... keto petulla i haja kur isha i vogl se tashi dy sy per te lexuar i kame , dhe dy pale tru per ti analizuar vete gjerat i kame...
Puna eshte se ne shqipatret nuk jemi rritur si ne gjithe boten me pralla me mbrete po jemi rritur me pralla me ballista dhe per fate te keqe i besojme akoma ketyre prallave...
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#133

Post by Arta »

pirro wrote: Po per mua kjo eshte nje nga te shumtat petulla me uje qe i haja kur isha i vogel dhe biles beja eshe sherre me shoket e mi per keto... keto petulla i haja kur isha i vogl se tashi dy sy per te lexuar i kame , dhe dy pale tru per ti analizuar vete gjerat i kame...
Puna eshte se ne shqipatret nuk jemi rritur si ne gjithe boten me pralla me mbrete po jemi rritur me pralla me ballista dhe per fate te keqe i besojme akoma ketyre prallave...
Leri petullat me uje dhe perrallat, por lexo te pakten artikullin e fundit, dhe lexoje me kujdes, se tani po u tregon ti perralla te tjereve!

http://www.arberiaonline.com/viewtopic.php?f=38&t=1024
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Patush
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1360
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Gender: Male
Location: With my loved ones, where I belong!

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#134

Post by Patush »

Tiranë: Kuvendi, nacionalistët e L2B nuk ishin "kolaboracionistë"

Kuvendi i jep fund akuzave komuniste ndaj Nocionalistave per beshkepunim me armikun.

E majta e pa gezuar dhe e quan "një provokim që i bëhet së majtës në Shqipëri dhe një goditje e fortë që i bëhet Luftës Nacionalçlirimtare, por edhe vetë ish-të përndjekurve, të cilët sipas këtyre ndryshimeve, barazpeshohen me kolaboracionistët e pushtuesit".

Ligj nr. 10.111, datë 2.04.2009 "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9831, datë 12.11.2007 "Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist".

Neni 1

Qeveria përcakton procedurën e shqyrtimit administrativ të kërkesave, si dhe masën e dëmshpërblimit për familjarët e viktimave, të ekzekutuara padrejtësisht, pa gjyq.

Neni 2

Internimi i ish-të dënuarve në kampet me rrethim me tel me gjemba, provohet me aktin administrativ, ose me dokument zyrtar.

Neni 3

?

Neni 4

Listës së veprave penale politike, i shtohen edhe ato vepra që, në ligjin "Mbi fajet kundër popullit", të vitit 1946, janë cilësuar si krime lufte, d.m.th. ata që në kohë luftë apo okupacioni armik, kanë nxitur, organizuar, urdhëruar, ndihmuar direkt në vrasjet, torturat dhe shpërnguljet me dhunë, ose dënime në kampe përqendrimi, në dëm të popullsisë së Shqipërisë, apo ata që kanë bërë kallëzime, duke shkaktuar masa të terrorit, ose urdhëruan ose kryen djegie, prishje apo plaçkitje të pasurisë publike ose private, si dhe u bënë funksionarë të aparatit terrorist dhe të formacioneve policore të armikut.

Neni 5

Fondi do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë ish-të dënuarit dhe familjarët e viktimave të pushkatuara.

Neni 6

Zgjerohet rrethi i familjarëve të viktimës, ku përveç paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit, vëllezërit dhe motrat e ish-të dënuarit politikë, përfshihen fëmija apo fëmijët e vëllezërve dhe motrave.

Neni 7

Afati i dorëzimit të dokumenteve dhe kërkesave të të interesuarve pranë Ministrisë së Drejtësisë, shtyhet deri më 1 korrik 2009.

Neni 8

Këshilli i Ministrave, brenda vitit 2009, miraton afatet e shpërndarjes së fondeve.

http://www.shekulli.com.al/2009/04/03/l ... istet.html
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Rrofte 29 Nentori, dita e Clirimit te Shqiperise.

#135

Post by Arta »

Mirëpo, pas vrasjes së Safet Butkës dhe Hysni Lepenicës, dy nga figurat e rrymës që ishte për luftë kundër okupatorit, në udhëheqjen e Ballit Kombëtar fitoi terren krahu që, i shqetësuar nga rritja e kapitalit politik të Frontit Nacionalçlirimtar, mendonte se këtë kapital mund ta fashitte duke hequr dorë nga lufta kundër okupatorit dhe duke e përqëndruar gjithë fushatën e vet politike kundër Partisë Komuniste. Partia Komuniste, nga ana e saj, iu përgjigj me të njëjtën monedhë, duke e intensifikuar luftën politike kundër Ballit Kombëtar, por ajo, siç thamë, nuk hoqi dorë nga lufta e armatosur kundër okupatorit. Këtu qëndrojnë diferencat në mes tyre, e sigurisht dhe rrënjët e procesit historik që do të zhvillohet pas vendosjes së okupacionit gjerman, i cili ka si karakteristikë jo vetëm largimin e forcave të Ballit nga lufta, por dhe afrimin e tij dalëngadalë me qeverinë kuislinge të Tiranës e me okupatorin nazist gjerman. Edhe lëvizja e Legalitetit me ardhjen e pushtuesve gjermanë do të bënte gjithashtu një rrëshqitje të pajustifikuar, duke thelluar aleancën me Ballin e me forca të tjera nacionaliste, por dhe lidhjet me regjencën e me qeverinë e Tiranës. Duke karakterizuar qëndrimin e Ballit Kombëtar e të Legalitetit në këtë periudhë, Nojbaher, i plotfuqishmi gjerman për Evropën Juglindore, në kujtimet e botuara pas lufte, ndër të tjera, shkruan: “Lëvizja e Ballit Kombëtar kurrë nuk ka luftuar kundër forcave tona. Ajo kishte ndërmarrë sulme të gjithanshme kundër partizanëve në jug”. Kurse Abaz Kupin “e kemi lënë të qetë, por dhe ai neve nuk na ka trazuar fare”17. Në këtë mënyrë, me hezitimin për të luftuar krerët nacionalistë shqiptarë, ka shkruar Rexhinald Hibert, humbën shansin për të luajtur një rol në Shqipërinë e pasluftës18.

Si konkluzion mund të thuhet se arsyeja kryesore që Fronti dhe Lëvizja Nacionalçlirimtare korrën fitore në luftën nacionalçlirimtare dhe forcat e djathta, që bashkëpunuan hapur ose fshehurazi me okupatorin, pësuan disfatë dhe ikën, qëndron pikërisht tek lufta e vendosur që ata zhvilluan kundër pushtuesit nazist. “Partizanët, shkruan Hibert, luftuan me trimëri dhe efikasitet kundër gjermanëve dhe pikërisht kjo u dha fitoren”19. Pa hyrë në hollësi të veprimeve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, apo të sakrificave të popullit, mjafton të sjellim në vëmendjen tonë, dy operacionet e mëdha të ushtrisë hitleriane, Operacionin e Dimrit 1943-1944 dhe atë të Qershorit 1944, të cilët janë nga faqet më të ndritura të historisë së Shqipërisë gjatë Luftës II Botërore. Me rezistencën heroike të forcave partizane e të popullit që i mbështeti, lëvizja nacionalçlirimtare jo vetëm nuk u asgjesua, siç shpresonin armiqtë, por arriti të dalë, nga kjo provë, më e fortë e më e organizuar dhe ta çojë e sigurtë vendin drejt fitores përfundimtare. Është rasti të kujtojmë këtu pohimet e njërit prej oficerëve të misionit britanik të atashuar pranë Frontit Nacionalçlirimtar, që vepronte në Shqipërinë e Jugut, kolonelit N.T. Uiler, i cili në raportin që u dërgonte, pas Operacionit të Dimrit, eprorëve të vet në Londër, ndër të tjera shkruante: “një komb që marshon zbathur në borë, një komb që i janë djegur e plaçkitur shtëpitë, që vuan nëpër male pa bukë e pa mjetet më të domosdoshme, e megjithatë vazhdon të rezistojë, ai komb meriton të fitojë”20. Pikërisht në saje të luftës heroike që zhvilluan, Fronti dhe Ushtria Nacionalçlirimtare, me mbështejtjen dhe sakrificat e popullit, u bë e mundur arritja e objektivave themelorë të luftës, çlirimi i vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe rivendosja e pavarësisë kombëtare të atdheut.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Locked

Return to “Historia e Shqiperise”