Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

-
- Supreme Member
- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
Korcë, rikthehet konsulli grek
Konsulli grek Theodhoros Ikonomus është kthyer në qytetin e Korcës, prej nga ishte larguar pas deklaratave nacionaliste.
Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.
Pak kohë më parë, Ikonomus, i shoqëruar nga disa politikanë grekë, deklaroi se qyteti i Korcës është Vorio Epir.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Shumë politikanë, të majtë e të djathtë, kërkuan dëbimin e tij nga vendi.
Për këto deklarata, Ikonomus u tërhoq në Athinë nga Ministria e Jashtme greke, e cila mesa duket ka pritur qetësimin e ujërave për ta kthyer në Korcë.
Me rikthimin e konsullit grek shërbimet konsullore të cilat kërkonin vulën e titullarit janë hapur sërish për qytetarët, pas një bllokimi prej të paktën tre javësh për shkak të mungesës së tij.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=205808&ref=ml
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
(Avni Rustemi)
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
Me këto para qeveritë greke kanë financuar dhjetëra mijëra ceremoni pagëzimi, ku shqiptarët ktheheshin në fenë ortodokse, duke marrë dhurata të majme nga kumbarët e tyre të paguar nga Greqia, në mënyrë që nesër këta njerëz të paraqiteshin si vorio-epirotë.
Me këto para shërbimet e fshehta greke, diplomatët grekë në Tiranë kanë blerë politikanë shqiptarë, gazetarë, zyrtarë të ndryshëm, oficerë të lartë të ushtrisë dhe policisë, gjykatës, prokurorë, deri edhe diplomatë të vendeve të tjera në Shqipëri, të cilët më pas kanë vepruar në interes të Greqisë. Me këto para, që iu janë dhëna njerëzve të saj në Shqipëri, “vorio-epirotët” janë udhëzuar që të blejnë prona, toka, dyqane, vila, apartamente, të marrin pjesë në procesin e privatizimit të ekonomisë publike dhe të blejnë ndërmarrje, në mënyrë që grekët të kenë në pronësi një pjesë sa më të madhe të Shqipërisë. Me këto para qeveria greke ka ndërtuar varrezat madhështore të ushtarëve grekë në Shqipëri, dhe do të ndërtojë edhe të tjerat, të cilat do të jenë tempuj të shovinizmit grek në Shqipëri.»
"Fitorja e Tsipras mund të ketë për Ballkanin pasojat që pati për Jugosllavinë ngjitja e Milosheviçit në pushtet, në 1986
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar
[quoteemGATI TRADHTIA E RADHËS…]Pikërisht për arritjet e tij spektakolare në greqizimin e shpejtë të Jugut të Shqipërisë, Janullatos u propozua kandidat për president të Greqisë prej kryeministrit Tsipras. Kryeministri i sapozgjedhur grek, Tsipras, u dha urdhër vasalëve të Tiranës ta mbyllin gojën për «çështjen çame», ndërsa Edi Rama, si qen i rrahur, i dërgoi letër miqësore atij për një «fillim të ri» të marrëdhënieve «të shkëlyera» (tradhtitë shkëlqejnë në fakt…) shqiptaro-greke. Dhe «fillimi i ri» qe i menjëhershëm me një goditje të dyfishtë:
1 – «Miqtë» grekë do të devijojnë rrjedhjen e natyrshme të lumit Vjosa – veprim që përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare në kuadër të marrëdhënieve të shteteve fqinj. Por grekët e dinë mirë me çfarë larosh antishqiptarë kanë të bëjnë, të cilët vetëm lehin sa për të gënjyer momentalisht popullin e tyre indiferent ndaj fateve të tij, pastaj i thonë Athinës në bisedat kokë më kokë: «Vazhdoni punën tuaj ju, mos dëgjoni çfarë ju themi ne sa për sy e faqe». Edhe lumi do të ketë fatin e detit…
2 – Sihariqi më i Madh është ky: Antishqiptari i Përbetuar, Anastas Janullatos, së shpejti do të bëhet shqiptar, për hir të veprës së tij antishqiptare!! Për këtë arsye nuk pranoi të bëhej president i Greqisë. Këtë lajm «të gëzuar» na i bën të ditur njëri prej zëdhënësve të shumtë të interesave greke në Tiranë: Vangjel Dule. Me rastin e pashkëve, qeveria e «Rilindjes Greke» ka vendosur që t’ia dhurojë si Vezë të Kuqe pasaportën shqiptare Hirësisë së tij Antishqiptar. Mender-opozitarët – Sala me Lulin – që u dhuruan detin grekve, po buzëqeshin në heshtje tejet të kënaqur dhe mezi presin «çastin historik» kur do t’i puthin dorën ditën e pashkës «vëllait të tyre shqiptar», Anastasit.
Një nga tradhtitë e mëdha të poltikanëve antishqiptarë rozë e blu të «tranzicionit» ka qenë pa dyshim vendosja e Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) – kryeveprës atdhetare të të Madhit Noli. Merimanga e Zezë, Janullatos, e ka helmuar tashmë KOASH-in, duke e greqizuar plotësisht atë dhe duke e tranformuar prej vitesh në një agjensi të Asfalisë (shërbimit sekret grek).Dhjetëra hektarë tokë shqiptare janë mbjellë me kocka qensh e gomarësh, duke u kthyer në varrezë të të rënëve imagjinarë të ushtrisë greke që pushtuan tokën shqiptare gjatë luftës me italianët. Në të ardhmen e afërt Athina do ta quaj atë tokë greke, sepse kanë «varret e dëshmorëve» të rënë në luftë për çlirimin e Epirit të Veriut. Edhe marrëveshja antishqiptare e detit Jon, sipas së cilës u greqizua një sipërfaqe prej 355 km² e detit shqiptar, u bë me ndërmjetësinë dhe «bekimin» e Drejtorit të Asfalisë greke në Shqipëri, Anastas Janullatos.
Gëzohuni, o «Intelektualë» Eunukë shqiptarë (?), se me nënshtrimin tuaj prej të vdekurish për së gjalli, në dëm të vendlindjes ku jetoni, ua kaluat edhe kafshëve, të cilat e mbrojnë me vetëmohim hapësirën e tyre jetike!
Nga : Agim HAMITI
http://www.pakufije.com/2015/03/22/gati ... -e-radhes/[/quoteem]
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
