"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#31

Post by Adriana »

Shtyhet regjistrimi i popullsisë

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#32

Post by Phoenix »

User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#33

Post by Adriana »

Korcë, rikthehet konsulli grek


Konsulli grek Theodhoros Ikonomus është kthyer në qytetin e Korcës, prej nga ishte larguar pas deklaratave nacionaliste.


Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë.

Pak kohë më parë, Ikonomus, i shoqëruar nga disa politikanë grekë, deklaroi se qyteti i Korcës është Vorio Epir.

Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Shumë politikanë, të majtë e të djathtë, kërkuan dëbimin e tij nga vendi.

Për këto deklarata, Ikonomus u tërhoq në Athinë nga Ministria e Jashtme greke, e cila mesa duket ka pritur qetësimin e ujërave për ta kthyer në Korcë.

Me rikthimin e konsullit grek shërbimet konsullore të cilat kërkonin vulën e titullarit janë hapur sërish për qytetarët, pas një bllokimi prej të paktën tre javësh për shkak të mungesës së tij.


http://top-channel.tv/artikull.php?id=205808&ref=ml
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#34

Post by Sally »

Këshilli bashkiak, kërkesë zyrtare Athinës Keshilltaret socialiste ne Bashkine Korce kerkuan sot, ne mbledhjen e ketij Keshilli, largimin nga Korca te konsullit grek Ikonomu! Njeheresh keshilltaret socialiste bene thirrje qe te bojkotohet cdo aktivitet ku merr pjese ky konsull! Deklarata u mbeshtet nga te gjithe keshilltaret!


Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#35

Post by rrëqebull »

«Në praktikë, Greqia ka minuar sistematikisht ekonominë e vendeve fqinje ballkanase, veçanërisht atyre të Ballkanit Perëndimor. Në Shqipëri, Greqia i ka përdorur paratë e marra borxh, […] për të financuar agjendën e saj në Shqipëri, e cila përfshinte subvencionimin ilegal të biznesmenëve grekë, të cilët investonin dhe investojnë në Shqipëri. Gjithashtu qeveritë greke financuan me shuma kolosale minoritarët grekë në mënyrë që ata të bëheshin tregtarë të mëdhenj në Shqipëri, si dhe të hapnin biznese të mëdha në ndërtim dhe në fusha të tjera. Me paratë e marra borxh qeveritë greke kanë paguar pensione prej 350 euro për dhjetëra mijëra njerëz në Shqipëri, të regjistruar si “vorio-epirotë”. Me paratë e marra borxh qeveritë greke kanë financuar ndërtimin e qindra kishave ortodokse të mëdha në Shqipëri, si dhe të shumë ndërtesave të tjera fetare dhe kulturore, ku janë të punësuar me mijëra njerëz, klerikë dhe laikë, të cilët marrin rroga të mëdha, në sajë të parave që jep qeveria greke, e një vendi ku feja nuk është e ndarë nga shteti.
Me këto para qeveritë greke kanë financuar dhjetëra mijëra ceremoni pagëzimi, ku shqiptarët ktheheshin në fenë ortodokse, duke marrë dhurata të majme nga kumbarët e tyre të paguar nga Greqia, në mënyrë që nesër këta njerëz të paraqiteshin si vorio-epirotë.
Me këto para shërbimet e fshehta greke, diplomatët grekë në Tiranë kanë blerë politikanë shqiptarë, gazetarë, zyrtarë të ndryshëm, oficerë të lartë të ushtrisë dhe policisë, gjykatës, prokurorë, deri edhe diplomatë të vendeve të tjera në Shqipëri, të cilët më pas kanë vepruar në interes të Greqisë. Me këto para, që iu janë dhëna njerëzve të saj në Shqipëri, “vorio-epirotët” janë udhëzuar që të blejnë prona, toka, dyqane, vila, apartamente, të marrin pjesë në procesin e privatizimit të ekonomisë publike dhe të blejnë ndërmarrje, në mënyrë që grekët të kenë në pronësi një pjesë sa më të madhe të Shqipërisë. Me këto para qeveria greke ka ndërtuar varrezat madhështore të ushtarëve grekë në Shqipëri, dhe do të ndërtojë edhe të tjerat, të cilat do të jenë tempuj të shovinizmit grek në Shqipëri.»


"Fitorja e Tsipras mund të ketë për Ballkanin pasojat që pati për Jugosllavinë ngjitja e Milosheviçit në pushtet, në 1986
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Shteti shovinist grek, ky armik i kombit shqiptar

#36

Post by Adriana »

Anastas Janullatos, së shpejti do të bëhet shqiptar, për hir të veprës së tij antishqiptare!! Me rastin e pashkëve, qeveria e «Rilindjes Greke» ka vendosur që t’ia dhurojë si Vezë të Kuqe pasaportën shqiptare …


[quoteemGATI TRADHTIA E RADHËS…]Pikërisht për arritjet e tij spektakolare në greqizimin e shpejtë të Jugut të Shqipërisë, Janullatos u propozua kandidat për president të Greqisë prej kryeministrit Tsipras. Kryeministri i sapozgjedhur grek, Tsipras, u dha urdhër vasalëve të Tiranës ta mbyllin gojën për «çështjen çame», ndërsa Edi Rama, si qen i rrahur, i dërgoi letër miqësore atij për një «fillim të ri» të marrëdhënieve «të shkëlyera» (tradhtitë shkëlqejnë në fakt…) shqiptaro-greke. Dhe «fillimi i ri» qe i menjëhershëm me një goditje të dyfishtë:

1 – «Miqtë» grekë do të devijojnë rrjedhjen e natyrshme të lumit Vjosa – veprim që përbën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare në kuadër të marrëdhënieve të shteteve fqinj. Por grekët e dinë mirë me çfarë larosh antishqiptarë kanë të bëjnë, të cilët vetëm lehin sa për të gënjyer momentalisht popullin e tyre indiferent ndaj fateve të tij, pastaj i thonë Athinës në bisedat kokë më kokë: «Vazhdoni punën tuaj ju, mos dëgjoni çfarë ju themi ne sa për sy e faqe». Edhe lumi do të ketë fatin e detit…

2 – Sihariqi më i Madh është ky: Antishqiptari i Përbetuar, Anastas Janullatos, së shpejti do të bëhet shqiptar, për hir të veprës së tij antishqiptare!! Për këtë arsye nuk pranoi të bëhej president i Greqisë. Këtë lajm «të gëzuar» na i bën të ditur njëri prej zëdhënësve të shumtë të interesave greke në Tiranë: Vangjel Dule. Me rastin e pashkëve, qeveria e «Rilindjes Greke» ka vendosur që t’ia dhurojë si Vezë të Kuqe pasaportën shqiptare Hirësisë së tij Antishqiptar. Mender-opozitarët – Sala me Lulin – që u dhuruan detin grekve, po buzëqeshin në heshtje tejet të kënaqur dhe mezi presin «çastin historik» kur do t’i puthin dorën ditën e pashkës «vëllait të tyre shqiptar», Anastasit.



Një nga tradhtitë e mëdha të poltikanëve antishqiptarë rozë e blu të «tranzicionit» ka qenë pa dyshim vendosja e Kryepeshkopit grek, Anastas Janullatos, në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare (KOASH) – kryeveprës atdhetare të të Madhit Noli. Merimanga e Zezë, Janullatos, e ka helmuar tashmë KOASH-in, duke e greqizuar plotësisht atë dhe duke e tranformuar prej vitesh në një agjensi të Asfalisë (shërbimit sekret grek).Dhjetëra hektarë tokë shqiptare janë mbjellë me kocka qensh e gomarësh, duke u kthyer në varrezë të të rënëve imagjinarë të ushtrisë greke që pushtuan tokën shqiptare gjatë luftës me italianët. Në të ardhmen e afërt Athina do ta quaj atë tokë greke, sepse kanë «varret e dëshmorëve» të rënë në luftë për çlirimin e Epirit të Veriut. Edhe marrëveshja antishqiptare e detit Jon, sipas së cilës u greqizua një sipërfaqe prej 355 km² e detit shqiptar, u bë me ndërmjetësinë dhe «bekimin» e Drejtorit të Asfalisë greke në Shqipëri, Anastas Janullatos.



Gëzohuni, o «Intelektualë» Eunukë shqiptarë (?), se me nënshtrimin tuaj prej të vdekurish për së gjalli, në dëm të vendlindjes ku jetoni, ua kaluat edhe kafshëve, të cilat e mbrojnë me vetëmohim hapësirën e tyre jetike!

Nga : Agim HAMITI

http://www.pakufije.com/2015/03/22/gati ... -e-radhes/[/quoteem]
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”