Gjykata e Tiranës denoi me 1 vit e 8 muaj heqje lirie ish zyrtarin e Min.Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin eksploziv. Madani, që konsiderohet si krahu i djathtë i Mediut dyshohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
TIRANE- Gjykata e Tiranës dha sot vendimin me 1 vit e 8 muaj heqje lirie për ish zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin lëndët plasëse.
Gjithashtu gjykata i hoqi të drejtën Madanit që për një vit të mos ushtrojë asnjë verpimtari publike. Ferdinand Hodo, administrator i firmës “Geoconsult”është dënuar me 1 vit e dy muaj heqje lirie si dhe 500 mijë lekë gjobë. Aurela Cota bashkëpunëtore e tij në firmën “Nitromak Albania” është dënuar me 10 muaj heqje lirie, kurse Kadri Sula ish-komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura është shpallur ë pafajshëm.
Arrestimi i katër personave është kryer në maj të vitit të kaluar, ky dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u dyshuan se kishin pajisur jashtë rregullave me leje import-eksporti të lëndëve eksplozive për qëllime civile, të dyja këto firma private.
Cota u lirua tre ditë pas arrestimit, kurse të pandehurit e tjerë u liruan më vonë nga Gjykata e Lartë. Shkëlzen Madani, që konsiderohet si krahu i djathtë i Fatmir Mediut dyshohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit dhe emri i tij është rënditur në listën e 30 të akuzuarve.
Shume qesharake, per keta qe shkaketuan Gerdecin te denohen vetem me keto denime, kur Nene Ferideja u denua 5 vjet per nje vazo hashash, te mbijtonte, dhe te mbante femijet jetim te djalit!
