"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ceshtja e Gerdecit!

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Ceshtja e Gerdecit!

#1

Post by Aulona »

Dënohet ish zyrtari i Min.Mbrojtjes, favorizoi firmë eksplozivi

Gjykata e Tiranës denoi me 1 vit e 8 muaj heqje lirie ish zyrtarin e Min.Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin eksploziv. Madani, që konsiderohet si krahu i djathtë i Mediut dyshohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.

TIRANE- Gjykata e Tiranës dha sot vendimin me 1 vit e 8 muaj heqje lirie për ish zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin lëndët plasëse.
Gjithashtu gjykata i hoqi të drejtën Madanit që për një vit të mos ushtrojë asnjë verpimtari publike. Ferdinand Hodo, administrator i firmës “Geoconsult”është dënuar me 1 vit e dy muaj heqje lirie si dhe 500 mijë lekë gjobë. Aurela Cota bashkëpunëtore e tij në firmën “Nitromak Albania” është dënuar me 10 muaj heqje lirie, kurse Kadri Sula ish-komandant i brigadës së furnizimit në strukturat e Forcave të Armatosura është shpallur ë pafajshëm.

Arrestimi i katër personave është kryer në maj të vitit të kaluar, ky dy zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes u dyshuan se kishin pajisur jashtë rregullave me leje import-eksporti të lëndëve eksplozive për qëllime civile, të dyja këto firma private.
Cota u lirua tre ditë pas arrestimit, kurse të pandehurit e tjerë u liruan më vonë nga Gjykata e Lartë. Shkëlzen Madani, që konsiderohet si krahu i djathtë i Fatmir Mediut dyshohet si një nga përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit dhe emri i tij është rënditur në listën e 30 të akuzuarve.



Shume qesharake, per keta qe shkaketuan Gerdecin te denohen vetem me keto denime, kur Nene Ferideja u denua 5 vjet per nje vazo hashash, te mbijtonte, dhe te mbante femijet jetim te djalit! :?
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Ceshtja e Gerdecit!

#2

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote:Dënohet ish zyrtari i Min.Mbrojtjes, favorizoi firmë eksplozivi

TIRANE- Gjykata e Tiranës dha sot vendimin me 1 vit e 8 muaj heqje lirie për ish zyrtarin e Ministrisë së Mbrojtjes, Shkëlzen Madani i akuzuar për favorizim të firmave që tregëtonin lëndët plasëse.




Shume qesharake, per keta qe shkaketuan Gerdecin te denohen vetem me keto denime, kur Nene Ferideja u denua 5 vjet per nje vazo hashash, te mbijtonte, dhe te mbante femijet jetim te djalit! :?
ky eshte surrati i vertet i demokracis nano-berishiane.

vodhe vicin....20 vjet burge

vrave-preve-vodhe -perdhunove ....nuk arrestohesh kurre.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Ceshtja e Gerdecit!

#3

Post by Aulona »

alfeko sukaraku wrote: ky eshte surrati i vertet i demokracis nano-berishiane.

vodhe vicin....20 vjet burge

vrave-preve-vodhe -perdhunove ....nuk arrestohesh kurre.

C'ke qe flet persembrapthi se u prish qejfin disave, po permende demokracine e rreme(hipokrite). :D

Disa, per inat te vjerres ven e flen edhe me mullixhiun... -haha- (se mu kujtua Meta)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ceshtja e Gerdecit!

#4

Post by Sally »

“Gërdeci”, mungojnë avokatët, shtyhet seanca





Tiranë – Është shtyrë sot seanca në ngarkim të çështjes së Gërdecit. Shkak është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës.
Në seancën e sotme, e cila përfundoi pa asnjë rezultat u kërkuar që çështja midis ushtarakëve dhe personave të tjerë në këtë proces të ndahej. Prokurorët e çështjes deklaruan se do të merrnin parasysh këtë kërkesë të avokatëve mbrojtës.

Prokurorët reaguan gjithashtu ndaj shtyrjes së seancës, duke deklaruar se çështja nuk mund të shtyhet pafundësisht. Kjo është seanca e parë në Gjykatën e Tiranës, pas veçimit të gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet nga togat e zeza të Gjykatës së Lartë
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ceshtja e Gerdecit!

#5

Post by Sally »

Pinari: “Gërdeci” shpërtheu nga mina me sahat




Shpërthimi i municioneve në Gërdec, ngjarje e ndodhur në vitin 2008 ka ardhur si pasojë e shpërthimit të minave me sahat.
Deklarata, që pëson atë të ish-ministrit të Mbrotjes Fatmir Mediu, është bërë nga ish-drejtori i kompanisë MEICO, Ylli Pinari, i cili ndodhet i arrestuar fill pas ngjarjes së rëndë.

Gjatë seancës së djeshme, avokati mbrojtës i Pinarit, ka theksuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka verifikuar dhe hetuar një informacion të Ministrisë së Brendshme, që bënte fjalë për shpërthimin e minave me sahat. Avokati tha më tej se prokuroria duhet ta merrte në shqyrtim këtë dokument, për të cilin foli edhe ish-ministri Mediu në një emision televiziv.

Avokati i Pinarit tha në sallën e gjyqit, se prokuroria nuk ka ndermarre asnje hetim ne lidhje me kete dokument, i cili eshte servirur nga ministri i Brendshem.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Ceshtja e Gerdecit!

#6

Post by Sally »

Gërdeci, familjarët kallëzim penal për Mediun


Familjarë të viktimave në Gërdec, kanë paditur sërish sot ish-ministrin e mbrotjes Fatmir Mediu.
Padia penale e nënshkruar nga 21 persona u dorëzua sot paradite në Prokurorinë e Përgjithshme.

“Kërkojmë të rihapet çështja. Asnjë dispozitë ligjore nuk përbën pengesë për prokurorinë për të rikërkuar Parlamentit heqjen e imunitetit ndaj Mediut.” - deklaroi për mediat njëra prej grave, që bëri kallëzimin. Familjarët kërkojnë sërish heqjen e imunitetit të Mediut, i rizgjedhur deputet në legjislativin e ri dhe ministër në qeverinë e re.

Dosja në ngarkim të Mediut u mbyll nga Gjykata e Lartë disa ditë më parë, pas rizgjedhjes së tij në postin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, çka i jep imuniteti përballë drejtësisë. Kjo gjykatë e motivoi vendimin e saj për shkak të imunitetit, duke e mbyllur këtë çështje, ndërsa ka theksuar se vetë prokuroria mund të kërkojë nga Kuvendi heqjen e imunitetit të Mediut.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”