"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnike".

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnike".

#1

Post by Zeus10 » Sat Aug 14, 2010 2:18 pm

Te gjithe u njohem ne media dhe shtyp, me lajmin e dhimbshem per vdekjen e te riut, qe i perkiste ''minoritetit" himarjot :o, te Laberise. Ai qe shkakton nje vdekje me qellim, ben nje veper te shemtuar, por ai qe e perdor ate per interesa te mbrapshta, eshte shume me teper kriminel.
Une nuk do merrem, me aryet qe cuan ne vdekjet e greqishtfolesit himarjot, sepse kjo eshte detyre e drejtesise, por une dua te ndaloj pak, ne menyren si u parashtrua lajmi, si u interpretua dhe mbi te gjitha, "rastesine" per kohen jo te duhur qe ndodhi.
Kjo "vrasje" sipas mediave "shqiptare", qe vetem shqiptare nuk mund te quhen, ndodhi diten per diell ne mes te sezonit turistik, qe po i sillte Shqiperise te ardhura kolosale, nderkohe qe Greqia po vuante nje renie te jashtezakonshem te turizmit. Lajmi u perhap me shpejtesi, se sipas "banoreve te zones"( kujt konkretisht, atyre qe marrin pensione nga Greqia ?), djemte e Vlores na paskeshin qene nxehur, se i ndjerri paskesh folur greqisht! Ketu ka dicka qe nuk shkon, e para se vlonjatet e dine shume mire qe himarjotet e fshatit-qytet Himare, flasin dhe greqisht, pervec shqipes qe e 'qajne', kur kendojne dhe vajtojne labce, e dyta, vete vlonjatet kane mesuar me shumice greqisht, per arsye te emigracionit. Ky per mua duket nje preteks i sajuar dhe per me teper i mireparapergatitur.
Menjehere pasi mediat shqiptare(lexo: antishqiptare) dhane lajmin per vrasjen e minoritarit grek, qe fare mire mund te kete qene thjeshte nje aksident, ""reagon"" Athina: 'vrasja per motive etnike', ku e di Athina perse ndodhi vrasja?
Po me e bukura ne te gjithe kete 'histori', ishte "reagimi" i kryebariut te Kishes Ortodokse Shqiptare, Janullatos, i cili i shqetesuar shume per "bashkejetesen", harroi punet e fese, dhe reagoi vetem minuta pasi media dha sihariqin, ne nje veprim te paprecedent per nje klerik, qe gjasme ka ardhur ketu per tu marre vetem me punet e fese.
Le ti parashtrojme dhe njehere problemet:

"Krimi" ndodhi ne mes te nje sezoni turistik, ne zonen me te preferuar nga turistet.
"Krimi" ndodhi atehere kur ata qe u "shqetesuan" me shume, greket, ndodhen ne nje gjendje te deshperuar ekonomike dhe turizmi per ta, eshte po aq keq, kurse Shqiperia po i sfidon plotesisht ne ate drejtim.
"Krimi" u denoncua nga media bazuar vetem ne deshmite e "banoreve te zones"
Keta "banore te zones" marrin pensione nga Greqia, duke u klasifikuar si minoritare greke.
Keta banore "greke", e "regjistruan" ne menyre te habitshme ngjarjen, motivin, paramendimin dhe mendimin per vrasje te autorit, kurse media ne menyre po kaq profesionale e percolli kete rregjistrim, te denje per filmat policore.
Athina, reagoi menjehere dhe plotesisht e bindur, qe shqiptaret 'masakruan' ne menyre te organizuar, nje fshatar "grek"(sic e quajne ata) nga Himara.
Te denonconte nuk harroi as hijesia tij, kryeprifti 'shqiptar' i Kishes Autoqefale po shqiptare, Anastas Janullatos, i shqetesuar per "bashkejetesen", i pashqetesuar fare per insinuaten fare te papranueshme te bere nga dikush si ai, i veshur me petkun e klerikut.

KONKLUZION
Eshte per te ardhur keq, qe sa shume punohet kunder Shqiperise, qe sa shume elemente jane angazhuar per te demtuar ate, duke filluar qe nga mediat e brendshme dhe te jashtme, duke vazhduar me kryeprifterinj dhe parti politike, duke vazhduar me fqinjet gati duke u mbytur qe kerkojne te dalin ne siperfaqe nga bataku ku kane rene, duke zhytur te tjeret, duke vazhduar me injorancen tone kolektive, qe nuk arrijme te analizojme ate qe na serviret por e kaperdijme te gatshme ashtu sic na serviret dhe me fshataret e varfer himarjote qe i gezohen pensioneve djallezore te Greqise dhe bllokojne rruget, duke mos e ditur qe duke bllokuar ato rruge, bllokojne mireqenien e tyre, bllokojne prosperitetin dhe kulturen, pastaj ne dacin, le te flasin greqisht gjithe diten, do te ngelet dikush tjeter qe do vazhdoje te flase e te kendoje ne gjuhen origjinale te asaj toke.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#2

Post by ALBPelasgian » Sat Aug 14, 2010 2:25 pm

Zeus, eshte pak a shume njesoj si ne rastin tragjik kur Sllavo-Maqedonet shpiken ate storien e "trafikanteve shqiptar te armeve" (ku paraprakisht i kishin vrare) nderkaq, me pastaj e montuan ne menyre perfide nje skenar sesi 'trafikantet' paskeshin 'sulmuar' te 'paret' kurse sllavomaqedonet u detyruan te 'vetembroheshin'. Menjehere, vrapo ndyresira Bajram Rexhepi (minister i puneve te brendshme ne qeverine vendore te autoriteteve nderkombetare ne Kosove) duke i denuar keta 'trafikante'. Me nje fjale, ky gomari yne (B.R) kompletoi si mos me mire skenarin sllavomaqedon.

Shpeshhere media dhe politikane jane permbarues te rryer te skenareve te huaja.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#3

Post by erix77 » Sat Aug 14, 2010 4:34 pm

ishte interesante te shihje dje Bollanon tek zgerdhihej ne televizor kurse sot lexonte gjithe seriozitet deklaraten per shtyp ku kuptohej lehte qe ja derguan shefat e vet nga athina ne momentin kur e quan te ndjerin Aristotelis Gumas.Njeri pa fytyre!
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

#4

Post by qiellikaltër » Sat Aug 14, 2010 8:02 pm

Sapo e degjon nje ngjarje te tille, te shkon menjehere ne mendje qe eshte nje skenar i parapergatitur. Ja ku eshte vete babai i njerit prej te kerkuarve, i cili deklaron qe eshte nje ngjarja po perdoret politikisht prej qarqeve antishqiptare:
Halo Muka, babai i Ilir Mukës i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 35-vjecarit himariot Aristotel Guma,...shprehet se ka shtypur aksidentalisht një person që nuk e njihte dhe më pas është larguar. Muka deklaron se është e papranueshme që djali i tij të akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ka ndodhur një aksident rrugor.
"Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua në media. Ai ishte një aksident i ndodhur në rrugë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk ka vend për diferenca etnike. I bëj thirrje Bollanos, mos politizo fatkeqësinë që ndodhi në rrugë. Djali është një 20-vjecar që nuk e njeh politikën, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike të mos e politizojnë ngjarjen për të bërë kurban një 20-vjecar”, ecar”, - deklaron ai.
Sa per Janullatosin mendoj se duhet larguar sa me pare, se vetem te keqia na vijne nga ky njeri:
... Pas vdekjes së të ndjerit në media shohim se banorët e zonës, të afërm të tij kanë bllokuar rrugën kombëtare Sarandë-Vlorë për orë të tëra, jo një orë, as dy por trembëdhjetë orë, një rrugë të mbingarkuar nga turistët me kombësi shqiptare dhe të huaj. Dhe lajmet vazhdojnë nga ora në orë; policia po negocion për hapjen e rrugës me protestuesit!? Në cilin vend të botës do të bllokohej një rrugë kombëtare në kulmin e turizmit për vdekjen e një personi në aksident rrugor të qëllimshëm ose jo, sikur qoftë larg të kishte ndërruar jetë kryeministri ose Presidenti i atij vendi? Policia jonë fatmirësisht, për raste protestash nuk para negocion me protestuesit cilido qoftë qëllimi i protestës, por këtë herë “shpirtmadhësia” e policisë sonë i ka sjellë një goditje tepër të fortë imazhit të vendit tonë në rajon e botë. Kemi patur raste të tjera protestash të të afërmve të viktimave të ndryshëm, por nuk kemi patur kaq zgjatje dhe durim të tyre dhe të policisë. Ndoshta, jam gabim por mendoj që origjina e viktimës në Himarë, që mendohet se është greke, ka ndikuar në amplifikimin e ngjarjes dhe në “urtësinë” e policisë. Jam i bindur që sikur e njëjta ngjarje të ndodhte në Velipojë, Lezhë, Durrës, Divjakë ose diku tjetër, turistët e atjeshëm nuk do kishin pritur me orë të tëra siç pritën në kryeqytetin e turizmit shqiptar, sado të madh ta kishte fisin dhe fshatin viktima. Dhe lajmet vazhdojnë. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse dërgon një mesazh publik ngushëllimi për familjen e të ndjerit, ku ndër të tjera thotë se “këto veprime dhune përbëjnë kërcënim të bashkëjetesës paqësore” etj,etj. Me fjalët e tij, Urata kërkon qetësi dhe jo hakmarrje, por ne shohim haptas se ky “pikëllim” i këtij njeriu të zotit nuk bën gjë tjetër veç se hedh benzinë në një zjarr të mbuluar paksa kohët e fundit. Si qytetar shqiptar, dua ta pyes kryepeshkopin grek të Kishës Ortodokse Shqiptare: “që nga fillimi i aktivitetit të tij në vendin tonë, sa herë ka reaguar apo është pikëlluar kur nga atdheu i tij Greqia kanë ardhur me dhjetëra pa e ekzagjeruar mund të them me qindra djem nënash shqiptare të vrarë nga ekstremistë antishqiptarë dhe shumë raste nga policia greke? Në të gjitha rastet autorët e paktë që janë kapur kanë dalë me probleme mendore dhe pas dy a tre muajsh burg janë liruar dhe shumica e vrasjeve të shqiptarëve kanë mbetur pa autorë. Si njeri i Zotit, duhet të kishit shprehur keqardhjen tuaj për ngjarjet e shëmtuara që kanë ndodhur në vendin tuaj kundër emigrantëve shqiptarë qofshin ortodoksë, muslimanë ose ateistë. Nuk ishte krim i rëndë vrasja e të riut Edison Jahja në shtëpinë e tij në Kretë? Po vrasja e Gramoz Palushit, Vullnet Bytyçit dhe e shumë shqiptarëve të pafajshëm nuk meritonte ngushëllimin e njeriut të Zotit??? Prandaj, dyshoj se bllokimi i rrugës nuk është thjesht pikëllimi i familjarëve, por kemi të bëjmë me një përdorim të ngjarjes për motive të tjera. Nuk vonon as reagimi i Athinës zyrtare. Sipas tyre kjo ngjarje cënon marrëdhëniet. Po kur vriten shqiptarët nuk cenohen marrëdhëniet? Nejse, është faji qeverisë sonë që nuk reagon kurrë kur vriten, poshtërohen, dhunohen emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Për ngjarjen e ndodhur në Himarë, nuk kemi fakte që viktima është vrarë për motive që thuhen si e folura në greqisht apo tjetër motiv etnik, prandaj duke përfituar nga rasti dua t’ju bëj thirrje të gjithë atyre njerëzve qofshin fetarë, politikë, grekë apo shqiptarë që duan të keqpërdorin këtë rast apo motive të tjera të rëndomta, që ta lenë të prehet i qetë i ndjeri ashtu si Edisoni, Gramozi, Vullneti etj,etj.
Shkruan: ORGEN HASANBEGA, i cili rreth një vit më parë u vu nën akuzë nga Prokuroria për organizimin e një proteste civile në fshatin Toç të Tepelenës kundër veprimeve anti-shqiptare të Vasil Bollanos dhe Spiro Kserës. Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër vendosi pushimin e çështjes ndaj Hasanbegës, duke e shpallur atë të pafajshëm.
Burimi: Balkanweb
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#5

Post by erix77 » Sat Aug 14, 2010 8:37 pm

Eshte shume i cuditeshem reagimi i menjehershem i te gjithe ketyre figurave pro greke ne shqiperi dhe i i vete qeverise greke,ky reagim le shume hije dyshimi qe keta njerez ishin te parapergatitur per te shfrytezuar apo krijuar cdofare lloj incidenti qe do te demtonte turizmin shqiptar.
Ne nje kohe qe ekonomia dhe turizmi grek po vuan nderkohe qe numri i vizitoreve te huaj ne Shqiperi eshte ne rritje ky incident shfrytezohet me se mire nga greket per te demtuar imazhin e Shqiperise ne bote.
Prej disa vitesh ata kane filluar ta ndiejne konkurencen e bregut shqiptar dhe une jam i sigurt qe ata duan ta demtojne turizmin shqiptar.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#6

Post by Arbëri » Sat Aug 14, 2010 8:56 pm

Une edhe habiten se si u quan gjithe në këmbë prej Athinës deri tek kryeministri Shqiptar , bile edhe jevgjiut Janullës i doli punë a ? :shock:
Po ata shqiptarë qe i vranë e i malltretuan vetëm këto 20 vitet e fundit , nuk janë nga mishi e gjaku , a?
Nuk i përmend njeri ata ?
Pse ?
Masakra e Peshkëpisë, Gjirokastër, 10 prill 1994

Më 10 prill, në orën 02:40 një komando greke prej 8 personash me uniforma të ushtrisë greke hynë në territorin shqiptar, në afërsi të fshatit Peshkëpi pranë një reparti ushtarak. Komandoja vret në befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarë. “Këto i keni për Vorio Epirin”, kanë thirrur ndërsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja është marrë përsipër nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti për Çlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.
Operacionet fshesa, 1995

Pas viteve 1990, në Greqi emigruan rreth 400 mijë emigrantë ku pjesa më e madhe është pa leje qëndrimi. Marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës zyrtare kanë bërë që mëritë diplomatike zbrazen te këta mijëra qytetarë shqiptare. Operacionet fshesa janë arrestime në masë të policisë greke disa herë në dhjetëra mijëra dhe kthimi i tyre në Shqipëri. Në vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione të tilla ku shqiptarët trajtoheshin në kushte çnjerëzore.
Incidenti në Vidohovë, 11 gusht 1997

Edhe pas 48 vitesh në kufirin e Vidohovës janë regjistruar incidente të tjera mes ushtrisë shqiptare dhe asaj greke. Më 11 gusht, dy ushtarë grekë kalojnë kufirin hyjnë në thellësi të tokës shqiptare, ku në këtë zonë vranë shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i çuar një notë proteste ministrisë greke. U ngrit një grup i përbashkët për të nxjerrë shkaqet e incidentit, por deri më sot askush nuk ka nxjerrë shkaqet që çuan ushtarët grekë në vrasjen e një civili të pafajshëm, për më tepër në tokën shqiptare.
Vrasja e Gentian Çelnikut, Athinë 2002

I riu shqiptar Gentian Çelniku ka qenë duke pirë një kafe në një nga baret e Athinës pas një ditë të lodhshme pune. Por kontrolli i një skuadre të policisë greke ka bërë që për Çelnikun kjo të ishte dhe dita e fundit e jetës. Oficeri i policisë greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qëllojë me pistoletë Çelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. Çudia ka qenë se vetë vrasësi më pas ka marrë pjesë në këqyrjen e vendngjarjes dhe më vonë është liruar nga gjykata greke.
Vrasja për një fjalë, Aleksandër Lufo, Athinë 2003

Aleksandri është viktima e radhës ndër emigrantët tanë në Greqi, ku gjykatat greke kanë liruar thuajse të gjithë personat që kanë vrarë shtetas shqiptarë. 20-vjeçari është qëlluar disa herë me thikë nga një shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur një aparat radioje. Sipas policisë greke, “49-vjeçari grek, bari dhensh, e ka qëlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyçi, vrasje në kufi, 23 shtator 2003

Është një nga emigrantët e shumtë të vrarë në kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyçi u ndalua nga një skuadër e ushtrisë greke gjatë kalimit të kufirit. Në rrethana të paqarta një nga ushtarët ka nxjerrë pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Qeveria shqiptare protestoi në ambasadën greke duke kërkuar ndëshkimin e vrasësit. E vetmja masë që mori pala greke ishte largimi nga shërbimi i ushtarakut helen që bëri vrasjen.
Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004

Fitorja e kombëtares shqiptare ndaj asaj greke në futboll është kthyer në një tragjedi mbrëmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikë nga greku Panajotis Kladhis vetëm për arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrë nga goditja me thikë. Në po të njëjtën ditë, në Athinë pati një seri incidentesh mes shqiptarëve dhe grekëve të cilët kërkonin të festonin fitoren në sheshin “Omonia”.

Luan Bërdëllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004

36-vjeçari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht në Athinë, u qëllua për vdekje nga një polic special. Në lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharë dhe ofenduar kërkon t’u bënte kontroll shqiptarëve. 36-vjeçari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kërkoi policit grek të mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb në kohë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Përveç qëndrimit të opinionit publik në Tiranë, në Greqi nuk pati asnjë reagim.

Vrasje për këngë shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeç, u vra me thikë në një lokal të Athinës nga një grek vetëm sepse po këndonte këngë shqiptare. Sipas dëshmitarëve dhe shokëve të Ilirit vrasja është bërë nga badigardët e lokalit të cilët i kanë qëlluar shqiptarët që po festonin. Ndërkohë që policia greke serviri një tjetër motiv të vrasjes. Sipas saj shqiptarët kanë tentuar të vjedhin një motorr që ishte parkuar afër lokalit dhe personi që e goditi Frrokun ka qenë një turk.

Papulias anulon vizitën, Sarandë, 1 nëntor 2005

Dy vite më parë, incidentet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë shënuan nivelin më të lartë protokollar. Presidenti i Greqisë, Karolos Papulias, do të takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, në Sarandë. Papulias kërkoi që më parë të shkonte në konsullatën e Gjirokastrës, por në hyrje të saj protestues të Shoqatës Çamëria kishin vendosur parulla dhe thërrisnin për të drejtat e tyre. Papulias e interpretoi këtë si një provokim dhe anuloi takimin me Moisiun në Sarandë.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretë, 1 janar 2006

Mbajtja e një bluze me flamurin shqiptar e një djaloshi nga Tepelena, në një bar ka qenë shkaku i një sherri mes shqiptarëve dhe grekëve në mbrëmjen e 31 dhjetorit në fshatin Rrethimo të Kretës. Por sedra e grekëve duket se ishte fyer keq, ndaj katër orë më vonë 7 prej tyre hynë me forcë në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeçari nga fshati Levan i Tepelenës u vra me 17 thika nga një grup grekësh. Autoritet helene e cilësuan si një vrasje raciste, ndërkohë në Tiranë, Parlamenti Rinor organizoi një seri protestash.
Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007

Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrës Iraklis u ka kushtuar shumë shtrenjtë familjarëve të tij. Në ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit të Bushit, tifozët e Iraklisit kanë ushtruar dhunë mbi familjarët të cilët shihnin ndeshjen në stadium. Prindërit dhe bashkëshortja e futbollistit shqiptar janë goditur me grushte dhe shkelma për disa minuta. Familja e Bushit është detyruar të largohet me autobusin e skuadrës pasi forcat e rendit nuk mund të ndalonin turmën.

Në kufirin Maqedoni-Shqipëri janë vra mbi 30 shqiptarë ( kufomat janë aty ) , dhe askush nuk i përmend , edhe rrallë kush që ka dëgjuar !
Nga do dëgjojë , nga mediat e qelbura e të shitura që më shruajnë për tipin e Xhaxhait se sa për Komb e problemtaikën shqiptare ?!


Këta lartë janë vetëm një pjesë , që kurrë askush nuk i cekë .
Ptuh.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#7

Post by Arta » Sat Aug 14, 2010 9:03 pm

Janullatsoi me gjithe Bollanon duhen qerruar menjehere! Duhen bere protesa, sespe si dalin keta idjota kur nuk ishte marre vesh akoma te thone se ishte dicka etnike?

Ja pra cfare mendojne Himarjtoet e vertete per Bollanon. Turp ti vije Sali Berishes, ky monster me gjithe monstrat e tjera te politikes shqiptare qe keto 2 dekada i kane dhene shpirtin shejtanit vetem per ate cope karrige. Ku eshte kjo qeveri e ndyre, kur para 2 javesh komuniteti shqitpar ne Veria te Greqise u terrorizuan dhe dolen ne protesta gjithe gangsterat e greqise? Pse nuk reaguan keta palo puthadoras qeveritare tane, ashtu sic kam thene gjithmone qe reagon Greqia per shiptaret e greqizuar? Ne e kemi te keqen brenda, dhe e keqja me e madhe eshte Sali grekofil serbofil Berisha! Nqs nuk e moret vesh politika qe po ndjek Tadici per mosnjohjen e Kosoves po ben hapa te mire, ky eshte "Miku i Nderit i shqiperise" sipas Berishes!




Vrasja në Himarë babai i të kërkuarit: Jo dënim politik djalit
Image

TIRANE- Halo Muka, babai i Ilir Mukës i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 35-vjecarit himariot Aristotel Guma, në një intervistë ekskluzive për News24, shpreh ngushëllimet për familjen e këtij të fundit, duke deklaruar se gjatë këtyre ditëve ka pasur mundësi të flasë në telefon vetëm 1 herë me djalin e tij, i cili shprehet se ka shtypur aksidentalisht një person që nuk e njihte dhe më pas është larguar. Muka deklaron se është e papranueshme që djali i tij të akuzohet për racizëm, kur në të vërtetë ka ndodhur një aksident rrugor.

“Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët. I shqetësuar marr vesh se djali i traumatizuar më flet duke thënë se pa dashje, në rrugë kam shtypur një kalimtar, të cilin nuk e njihja dhe me të cilin nuk kam pasur asnjë koefidencë me të, prandaj mos më pyesni më tepër sepse jam tepër i shqetësuar”, - deklaron babai.

Muka deklaron se djali i tij ka ndërmend të dorëzohet në polici me qetësimin e situatës së krijuar në Himarë, ku sipas tij vrasja është kthyer në një ngjarje që po përdoret politikisht. Duke kërkuar që Iliri të dënohet për atë që ka bërë, babai i tij thekson edhe njëherë që nuk do dënim politik. Ndër të tjera i bën thirrje kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollanos të mos përdorë këtë fatkeqësi për qëllime të tijat, të mos bëjë kurban djalin e tij.

"Djali ishte i traumatizuar, nuk erdhi në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Ngjarja u politizua në media. Ai ishte një aksident i ndodhur në rrugë. Jemi të gjithë shqiptarë dhe nuk ka vend për diferenca etnike. I bëj thirrje Bollanos, mos politizo fatkeqësinë që ndodhi në rrugë. Djali është një 20-vjecar që nuk e njeh politikën, nuk i njeh dialektet dhe nuk njeh urrejtjen etnike. I lutem qarqeve politike të mos e politizojnë ngjarjen për të bërë kurban një 20-vjecar”, - deklaron ai teksa sytë i mban nga televizori, aty nga ku ndjek me vëmendje gjithcka për këtë ngjarje, që ngjalli reagim në mbarë vendin.

Ngjarje për të cilën banorët e Himarës bllokuan për orë të tëra aksin Vlorë-Sarandë, në shenjë proteste, me pretendimin që ngjarja kishte motive etnike. Për ngjarjen reagoi me nota të ashpra edhe ministria e Jashme greke, ndërsa nuk lanë pa e dënuar edhe politikanët shqiptarë.
(m.a/BalkanWeb)
Last edited by Arta on Sat Aug 14, 2010 9:13 pm, edited 1 time in total.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#8

Post by Arbëri » Sat Aug 14, 2010 9:07 pm

Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#9

Post by Arta » Sat Aug 14, 2010 9:15 pm

Arbëri wrote:Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
Kush, populli duhet te ngrihet ne protesta per keto gjera, dhe te heqin edhe Berishen edhe te tjere qe bejne kundra atyre qe populli i voton!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4203
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#10

Post by Zeus10 » Sat Aug 14, 2010 9:19 pm

Arta wrote:
Arbëri wrote:Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
Kush, populli duhet te ngrihet ne protesta per keto gjera, dhe te heqin edhe Berishen edhe te tjere qe bejne kundra atyre qe populli i voton!
Berisha i do greket per interes, pra per pushtet, kurse ata qe e marrin automatikisht pushtetin me heqjen e Berishes, i duan greket jo vetem per interes por edhe me shpirt, pavaresisht se tani pozohen si nacionaliste te medhenj.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#11

Post by Arbëri » Sat Aug 14, 2010 9:21 pm

Arta wrote:
Arbëri wrote:Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
Kush, populli duhet te ngrihet ne protesta per keto gjera, dhe te heqin edhe Berishen edhe te tjere qe bejne kundra atyre qe populli i voton!
Harrove ta cekish edhe '' Manekenin '' e Dubait :mrgreen:
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#12

Post by qiellikaltër » Sat Aug 14, 2010 9:24 pm

Me sa shikoj une, ne Shqiperi eshte krijuar nje fryme mosbesimi ndaj protestave apo ankesave te qytetareve. Asnjeri nuk ankohet per asnje gje, sepse besojne qe ankesat e tyre bien ne vesh te shurdher. Dhe vertete ne vesh te shurdher do bien, perderisa njerezit te jene te paorganizuar.
Bollanon dhe Janullen do i largojme kur te ndergjegjesohemi qe fatet tona duhet t'i marrim vete ne dore dhe kur te fillojme te punojme ta bejme kete.
Zeus10 wrote:pavaresisht se tani pozohen si nacionaliste te medhenj.
More, po opozita e sotme as pozicionimin kundra grekeve nuk e bejne, makar ta benin edhe kete sa per sy e faqe kur jane ne opozite. Kujtoj ketu reagimin teper te vonuar nga PS-ja per paktin detar me Greqine.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."

User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#13

Post by Illyrian » Sat Aug 14, 2010 9:24 pm

Arta wrote:
Arbëri wrote:Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
Kush, populli duhet te ngrihet ne protesta per keto gjera, dhe te heqin edhe Berishen edhe te tjere qe bejne kundra atyre qe populli i voton!
Arta me fal qe nderhy papritur, POR ne si komb edhe diktatorin nuk e rrezuam vet sic ben rumanet per shembull me Causheskun por e pritem sa vdiq nga "pleqeria" ;)

Dhe ti kthehemi temes, duke lexuar per ngjarjen me ra ne sy nje deklarat e nga ana Kryebashkiakut "Minoritar-Etnik-Grek" z.Vasili-s Bollano-s. I cili thote qe "pas 15 gushtit nuk do ket me turista ne himare" (?!) duke vertetuar tezen e Zeusit, per sabotazh ndaj turizmit (ekonomise) Shqiptar(-e)....

Image

Uploaded with ImageShack.us

I was here when time began, I will be here when it ends!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#14

Post by Arbëri » Sat Aug 14, 2010 9:29 pm

qiellikaltër wrote:
Zeus10 wrote:pavaresisht se tani pozohen si nacionaliste te medhenj.
More, po opozita e sotme as pozicionimin kundra grekeve nuk e bejne, makar ta benin edhe kete sa per sy e faqe kur jane ne opozite. Kujtoj ketu reagimin teper te vonuar nga PS-ja per paktin detar me Greqine.
-bravo- -bravo- -bravo-
Ky nuk bën gjë , habitem se si e votojne kete , habiteeeeeeeeeeemmmmmmmmmmmmmmmm.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Vrasja e te riut "minoritar" dhe bashkejetesa "nderetnik

#15

Post by Arta » Sat Aug 14, 2010 9:33 pm

Illyrian wrote:
Arta wrote:
Arbëri wrote:Kush mendon se do i heq Arta , Bollanon dhe Janallutosin ??
Kush, populli duhet te ngrihet ne protesta per keto gjera, dhe te heqin edhe Berishen edhe te tjere qe bejne kundra atyre qe populli i voton!
Arta me fal qe nderhy papritur, POR ne si komb edhe diktatorin nuk e rrezuam vet sic ben rumanet per shembull me Causheskun por e pritem sa vdiq nga "pleqeria" ;)

Dhe ti kthehemi temes, duke lexuar per ngjarjen me ra ne sy nje deklarat e nga ana Kryebashkiakut "Minoritar-Etnik-Grek" z.Vasili-s Bollano-s. I cili thote qe "pas 15 gushtit nuk do ket me turista ne himare" (?!) duke vertetuar tezen e Zeusit, per sabotazh ndaj turizmit (ekonomise) Shqiptar(-e)....

Image

Uploaded with ImageShack.us


C'fare kujton ti, pa disktuim kur Gjykata e Vlores e denoi, Berisha e fali nepermjet Gjykates se Alpelit e nuk le me foto me te pa daluar e duke e lavderuar. E pra ne jemi popull qe fleme gjume, e sipas fjales se Ismail Qeamlit-"Nje popull qe fle, eshte i vdekur"! Le te rrime te fleme akoam atehere!

E kupton, kush eshte ky "minoritet" ne vende te tjera qe kerkoka policine e nej shteti tjeter, aq me teper kur kryeministri ndodhet aty, a thua se Berisha na kishte vajtur me vize ne Himare!!! E pra keto jane ato qe Berishes i ka ikur nga dora cdo gje, sepse ben leshime pa llogjike vetem per te mabjtur pushtetin e tij. Prit kur te fillojne regjistrimet, ketu do jemi!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”