
Une nuk do merrem, me aryet qe cuan ne vdekjet e greqishtfolesit himarjot, sepse kjo eshte detyre e drejtesise, por une dua te ndaloj pak, ne menyren si u parashtrua lajmi, si u interpretua dhe mbi te gjitha, "rastesine" per kohen jo te duhur qe ndodhi.
Kjo "vrasje" sipas mediave "shqiptare", qe vetem shqiptare nuk mund te quhen, ndodhi diten per diell ne mes te sezonit turistik, qe po i sillte Shqiperise te ardhura kolosale, nderkohe qe Greqia po vuante nje renie te jashtezakonshem te turizmit. Lajmi u perhap me shpejtesi, se sipas "banoreve te zones"( kujt konkretisht, atyre qe marrin pensione nga Greqia ?), djemte e Vlores na paskeshin qene nxehur, se i ndjerri paskesh folur greqisht! Ketu ka dicka qe nuk shkon, e para se vlonjatet e dine shume mire qe himarjotet e fshatit-qytet Himare, flasin dhe greqisht, pervec shqipes qe e 'qajne', kur kendojne dhe vajtojne labce, e dyta, vete vlonjatet kane mesuar me shumice greqisht, per arsye te emigracionit. Ky per mua duket nje preteks i sajuar dhe per me teper i mireparapergatitur.
Menjehere pasi mediat shqiptare(lexo: antishqiptare) dhane lajmin per vrasjen e minoritarit grek, qe fare mire mund te kete qene thjeshte nje aksident, ""reagon"" Athina: 'vrasja per motive etnike', ku e di Athina perse ndodhi vrasja?
Po me e bukura ne te gjithe kete 'histori', ishte "reagimi" i kryebariut te Kishes Ortodokse Shqiptare, Janullatos, i cili i shqetesuar shume per "bashkejetesen", harroi punet e fese, dhe reagoi vetem minuta pasi media dha sihariqin, ne nje veprim te paprecedent per nje klerik, qe gjasme ka ardhur ketu per tu marre vetem me punet e fese.
Le ti parashtrojme dhe njehere problemet:
"Krimi" ndodhi ne mes te nje sezoni turistik, ne zonen me te preferuar nga turistet.
"Krimi" ndodhi atehere kur ata qe u "shqetesuan" me shume, greket, ndodhen ne nje gjendje te deshperuar ekonomike dhe turizmi per ta, eshte po aq keq, kurse Shqiperia po i sfidon plotesisht ne ate drejtim.
"Krimi" u denoncua nga media bazuar vetem ne deshmite e "banoreve te zones"
Keta "banore te zones" marrin pensione nga Greqia, duke u klasifikuar si minoritare greke.
Keta banore "greke", e "regjistruan" ne menyre te habitshme ngjarjen, motivin, paramendimin dhe mendimin per vrasje te autorit, kurse media ne menyre po kaq profesionale e percolli kete rregjistrim, te denje per filmat policore.
Athina, reagoi menjehere dhe plotesisht e bindur, qe shqiptaret 'masakruan' ne menyre te organizuar, nje fshatar "grek"(sic e quajne ata) nga Himara.
Te denonconte nuk harroi as hijesia tij, kryeprifti 'shqiptar' i Kishes Autoqefale po shqiptare, Anastas Janullatos, i shqetesuar per "bashkejetesen", i pashqetesuar fare per insinuaten fare te papranueshme te bere nga dikush si ai, i veshur me petkun e klerikut.
KONKLUZION
Eshte per te ardhur keq, qe sa shume punohet kunder Shqiperise, qe sa shume elemente jane angazhuar per te demtuar ate, duke filluar qe nga mediat e brendshme dhe te jashtme, duke vazhduar me kryeprifterinj dhe parti politike, duke vazhduar me fqinjet gati duke u mbytur qe kerkojne te dalin ne siperfaqe nga bataku ku kane rene, duke zhytur te tjeret, duke vazhduar me injorancen tone kolektive, qe nuk arrijme te analizojme ate qe na serviret por e kaperdijme te gatshme ashtu sic na serviret dhe me fshataret e varfer himarjote qe i gezohen pensioneve djallezore te Greqise dhe bllokojne rruget, duke mos e ditur qe duke bllokuar ato rruge, bllokojne mireqenien e tyre, bllokojne prosperitetin dhe kulturen, pastaj ne dacin, le te flasin greqisht gjithe diten, do te ngelet dikush tjeter qe do vazhdoje te flase e te kendoje ne gjuhen origjinale te asaj toke.