by Iliazi Fatmir on Thursday, January 24, 2013 at 7:24pm ·
Posti im nw blogun e Adrina Vehbiut:
"Media gjitmonë është e kufizuar, në çdo drejtim, ku ndërmjet të tjerave më kresorja në dhënien e informacionit të duhur. Media e një vëndi është e kushtëzuar nga Elitat e shtresëzuara historike në atë vënd të cilat kanë drejtuar gjitmonë shoqëritë në çdo system dhe kanë lënë pas njerëz të neuro-programuar mëndërisht me atë qe ne i quajme sot mentalitet.
Sot, ata që kanë mediat janë pjesë e atyre që drejtojnë shoqërinë njerëzore, e atyre që pronësojnë sot këto vënde, ose kanë me qitap në kadastër atdherat e kombeve të shumëndryshëm, njësoj si ish të vjetrit, asgjë nuk ka ndryshuar. Kuptohet, kush pronëson një vënd, po ata vendosin ligjet, po ata vendosin të mbrojnë me ligj interesat e tyre, po ata kanë ngritur të gjithë ne valle, ku bën pjesë edhe vallja e medias, ku muzika luhet sipas muzikës së tyre. Muzika e tyre ka përcaktuar edhe madhësinë e zhurmës, cilësinë e lëkurëve të daulleve të medias, thellësinë e medias , të cila nga an tjetër kanë oër detyrë edhe të fshehin dhe ndalojnë atë që nuk duhet bëre e njohur, dhe … Ç’do gjë, ç’do qelizë e jetës të papronëve është profitizuar.
Kjo, supozohet të ishte e thjeshtë për tu kuptuar duke u nisur nga niveli i lartë i edukimit, dhe masiv ne kohët moderne, por në fakt nuk po ndodh sepse ajo rrugë te menduari është bllokuar për dekada të tëra.
Në këtë media të gërgitur, e cila nuk është vetëm në Shqipëri, ose Shqipëria është e fundit në radhë, autorët kerkojnë profitin dhe jo informimin, kërkojnë korporatizimin e mendimit të njerzëve te thjesht, dhe aspak llogjikën dhe nivelin e lartë të artikullit. Dhe, ne atë media gjen lehte amatorizmin grafiko-gazetaresk, i cili kërkon marrjen profite të njekohshëm të dy krahë. Kërkohet branda një kornize-datë me futjet e dypolëshe antishqiptare dhe proshqiptarë, fshatarë dhe intelktualë, inetrnacionalistë dhe nacionalistë, qejflinjtë e “grek” diku thellë mbrapa në kohë, shtuar me qejflinjtë e Mikelanxhelo&Davidi duke ardhur më vonë në mesjetë, për me kap gjithë brezin e paragjykimuesve. Artikuj që thërasin “idiotin narcist të brendshëm” ndër grupe të ndryshëm.
Aty, ndër të tjera gjen lehtë edhe nënparimin e mutit, të zbatuar për grupe të ndryshme që kërkojnë të sfidojnë atë që është pranuar si e vertetë prej grupit tjetër me anë të provikmit të thënies së kundërtës, nuk ka aspak rëndësi nëse e kundërta është e vërtetë. E vërteta dhe llogjika janë gjithmonë elementë shumë të parëndësishëm brënda sistemve te drejtuara nga fitimi dhe paraja.
Media shqiptare po kalon në rrugën që kanë kaluar mediat diku tjetër. Media është duke injektuar shiringën e idiotësisë.
Sa herë lexoj diçka për një farë Shmitt në mediat shqiptare, një autor krejt i panjohur dhe i parëndësishëm në vënd të vet, nuk e di pse menjëherë më kujtohet fjalia: ‘Ai është një idiot’. Jo, ai nuk është’, e një leksioni për Semantikën, por të më falni që nuk mund t’ju jap emrin e autorit sepse fatëkeqësisht nuk e mbaj mënd.
Dhe në atë media, për mbyllje, natyrisht që e ardhmja mungon sepse duhet të mungojë."
Posti i Adrian Vehbiut nw pwrgjigje tw postit tim:
I lutem Ben Andonit që të mos e vrasë shumë mendjen për komentin më sipër – i cili nuk e ka vendin këtu. Nuk shkon, është joetike dhe jashtëzakonisht kaba, që të përdoret shembulli i një suplementi kulturor si “Milosao” për t’u bërë gjyqin mediave si të tilla, dhe aq më keq me argumente të shekullit XIX.
“Milosao” është një orvatje për të mbajtur diçka gjallë në kulturë, në një kohë kur diskursi publik sa vjen e tkurret në banalitet. Mund të përmirësohet; dhe fakti që e sollëm këtu, tregon se ata që e bëjnë kanë dëshirë ta përmirësojnë. Unë që e ndjek prej vitesh, që para se ta merrte në dorë Ben Andoni, e gjej unike, për llojin e vet – si botim me natyrë kulturore, që kërkon t’i shpëtojë statusit të një produkti për pak miq e të njohur.
Flet për “autorë që kërkojnë profitin” – kushedi gjen mundësi dhe na thotë, Beni, se sa i ka paguar autorët e këtij numri!
Pergjigja ime :
Në të vertetë, ju thjesht shfaqët vetëm që ç’farë unë shkruajta nuk ju pëlqeu, kushedi ndoshta indirekt te preku çikëz; nga se shkruajte më pas dukesh që ke qënë i nxehur pas leximit të atyre reshtave, duke shkruajt ju që ato janë argumente te shekullit të 19-të, etj, ju e kthyet biseden drejt ad hominem, e njohur kjo në assholism , duke të ngatërruar pushtetin e pronarit të bllokut me pushtetin mbi njerëzzit, që mund tu thuash ç’farë të duash, duke qëllimuar ti dëmtoni psikollogjikisht, sepse keni fuqinë e pronarit të blogut, të vetëm opcion në një faqe virtuale; ç’farë është një shëmbull më tepër i asaj që unë shkruajta mbi pronarët. Me të tilla si: ‘ …mos dëgjo atë me siper, ai nuk duhet te kishte vendin ketu,’ e ke kthyer vetë blogun tënd në një shëmbull të qartë sa gabim mendoni mendoni ju kur bëheni pronar i një diçkaje, edhe pse i një kullë kashte pa rëndësi si një faqe personale blogu.
Minimumi i kulturës personale, dhe i llogjikës njerëzore do të ishte mos botimi i postimit. Lejimi i tij dhe fyerja më pas, duket qartë që është një lojë e qëllimshme, njw dashakeqje, por që këtu në USA, ju e dini shumë mirë ajo dënohet me ligj.
Për argumentin e profitit, interesit dhe kush pronëson një vënd keni gjysëm të drejtë , sapër atë se kur u nisën ato argumente, por nuk keni të drejtë për gjysmën tjetër, që është edhe gjysma mbyllëse, më e rëndësishme se gjysma juaj, sepse nuk e dini që ky argument nuk ka përfunduar ende. Nuk ka përfunduar ; është në vazhdim, dhe një autor tjetër i sotëm vazhdon atë argument. Ai është Noam Chomsky.
Adam Smith ka shkruajt reth parimit bazë të pronarëve të vëndit, indstrualistët dhe tregtarëve duke thënë: ‘Te gjitha për ne dhe asgjë per të tjerët, duket, në çdo epokë, të ketë qënë parimi i ndyrë i pronarëve të qënieve njerëzore”.
Noam Chomsky , më 26 tetor 2012, duke cilësuar fjalinë e mësipërm të Adam Smith tha: “Ajo ishte e vertetë atëhere ; ajo është e vertetë tani”.
Dhe, me të drejtë, sepse e vërteta është vetëm një dhe nuk është diçka për shitje. Po të ishte, nuk do të blihej kurrë nga kjo racë njerëzore, prandaj është aq e rallshëme të gjesh njerëz që të kenë nivelin për ta kutpuar e thënë.Janë ca vlera qe kanë jetë të përjetshme, dhe nuk kanë lidhje as me ad hominem, mua, Ju ose Chomsky, dhe as me ad objectminem si bloge, gazeta, dhe revista shqiptare, i pëlqen apo nuk i pëlqen disave.