"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij.

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij.

#1

Post by Orakulli »

Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij per "Mediat ne Shqiperi"
by Iliazi Fatmir on Thursday, January 24, 2013 at 7:24pm ·

Posti im nw blogun e Adrina Vehbiut:
"Media gjitmonë është e kufizuar, në çdo drejtim, ku ndërmjet të tjerave më kresorja në dhënien e informacionit të duhur. Media e një vëndi është e kushtëzuar nga Elitat e shtresëzuara historike në atë vënd të cilat kanë drejtuar gjitmonë shoqëritë në çdo system dhe kanë lënë pas njerëz të neuro-programuar mëndërisht me atë qe ne i quajme sot mentalitet.

Sot, ata që kanë mediat janë pjesë e atyre që drejtojnë shoqërinë njerëzore, e atyre që pronësojnë sot këto vënde, ose kanë me qitap në kadastër atdherat e kombeve të shumëndryshëm, njësoj si ish të vjetrit, asgjë nuk ka ndryshuar. Kuptohet, kush pronëson një vënd, po ata vendosin ligjet, po ata vendosin të mbrojnë me ligj interesat e tyre, po ata kanë ngritur të gjithë ne valle, ku bën pjesë edhe vallja e medias, ku muzika luhet sipas muzikës së tyre. Muzika e tyre ka përcaktuar edhe madhësinë e zhurmës, cilësinë e lëkurëve të daulleve të medias, thellësinë e medias , të cila nga an tjetër kanë oër detyrë edhe të fshehin dhe ndalojnë atë që nuk duhet bëre e njohur, dhe … Ç’do gjë, ç’do qelizë e jetës të papronëve është profitizuar.

Kjo, supozohet të ishte e thjeshtë për tu kuptuar duke u nisur nga niveli i lartë i edukimit, dhe masiv ne kohët moderne, por në fakt nuk po ndodh sepse ajo rrugë te menduari është bllokuar për dekada të tëra.

Në këtë media të gërgitur, e cila nuk është vetëm në Shqipëri, ose Shqipëria është e fundit në radhë, autorët kerkojnë profitin dhe jo informimin, kërkojnë korporatizimin e mendimit të njerzëve te thjesht, dhe aspak llogjikën dhe nivelin e lartë të artikullit. Dhe, ne atë media gjen lehte amatorizmin grafiko-gazetaresk, i cili kërkon marrjen profite të njekohshëm të dy krahë. Kërkohet branda një kornize-datë me futjet e dypolëshe antishqiptare dhe proshqiptarë, fshatarë dhe intelktualë, inetrnacionalistë dhe nacionalistë, qejflinjtë e “grek” diku thellë mbrapa në kohë, shtuar me qejflinjtë e Mikelanxhelo&Davidi duke ardhur më vonë në mesjetë, për me kap gjithë brezin e paragjykimuesve. Artikuj që thërasin “idiotin narcist të brendshëm” ndër grupe të ndryshëm.

Aty, ndër të tjera gjen lehtë edhe nënparimin e mutit, të zbatuar për grupe të ndryshme që kërkojnë të sfidojnë atë që është pranuar si e vertetë prej grupit tjetër me anë të provikmit të thënies së kundërtës, nuk ka aspak rëndësi nëse e kundërta është e vërtetë. E vërteta dhe llogjika janë gjithmonë elementë shumë të parëndësishëm brënda sistemve te drejtuara nga fitimi dhe paraja.
Media shqiptare po kalon në rrugën që kanë kaluar mediat diku tjetër. Media është duke injektuar shiringën e idiotësisë.
Sa herë lexoj diçka për një farë Shmitt në mediat shqiptare, një autor krejt i panjohur dhe i parëndësishëm në vënd të vet, nuk e di pse menjëherë më kujtohet fjalia: ‘Ai është një idiot’. Jo, ai nuk është’, e një leksioni për Semantikën, por të më falni që nuk mund t’ju jap emrin e autorit sepse fatëkeqësisht nuk e mbaj mënd.
Dhe në atë media, për mbyllje, natyrisht që e ardhmja mungon sepse duhet të mungojë."


Posti i Adrian Vehbiut nw pwrgjigje tw postit tim:

I lutem Ben Andonit që të mos e vrasë shumë mendjen për komentin më sipër – i cili nuk e ka vendin këtu. Nuk shkon, është joetike dhe jashtëzakonisht kaba, që të përdoret shembulli i një suplementi kulturor si “Milosao” për t’u bërë gjyqin mediave si të tilla, dhe aq më keq me argumente të shekullit XIX.
“Milosao” është një orvatje për të mbajtur diçka gjallë në kulturë, në një kohë kur diskursi publik sa vjen e tkurret në banalitet. Mund të përmirësohet; dhe fakti që e sollëm këtu, tregon se ata që e bëjnë kanë dëshirë ta përmirësojnë. Unë që e ndjek prej vitesh, që para se ta merrte në dorë Ben Andoni, e gjej unike, për llojin e vet – si botim me natyrë kulturore, që kërkon t’i shpëtojë statusit të një produkti për pak miq e të njohur.
Flet për “autorë që kërkojnë profitin” – kushedi gjen mundësi dhe na thotë, Beni, se sa i ka paguar autorët e këtij numri!


Pergjigja ime :
Në të vertetë, ju thjesht shfaqët vetëm që ç’farë unë shkruajta nuk ju pëlqeu, kushedi ndoshta indirekt te preku çikëz; nga se shkruajte më pas dukesh që ke qënë i nxehur pas leximit të atyre reshtave, duke shkruajt ju që ato janë argumente te shekullit të 19-të, etj, ju e kthyet biseden drejt ad hominem, e njohur kjo në assholism , duke të ngatërruar pushtetin e pronarit të bllokut me pushtetin mbi njerëzzit, që mund tu thuash ç’farë të duash, duke qëllimuar ti dëmtoni psikollogjikisht, sepse keni fuqinë e pronarit të blogut, të vetëm opcion në një faqe virtuale; ç’farë është një shëmbull më tepër i asaj që unë shkruajta mbi pronarët. Me të tilla si: ‘ …mos dëgjo atë me siper, ai nuk duhet te kishte vendin ketu,’ e ke kthyer vetë blogun tënd në një shëmbull të qartë sa gabim mendoni mendoni ju kur bëheni pronar i një diçkaje, edhe pse i një kullë kashte pa rëndësi si një faqe personale blogu.

Minimumi i kulturës personale, dhe i llogjikës njerëzore do të ishte mos botimi i postimit. Lejimi i tij dhe fyerja më pas, duket qartë që është një lojë e qëllimshme, njw dashakeqje, por që këtu në USA, ju e dini shumë mirë ajo dënohet me ligj.

Për argumentin e profitit, interesit dhe kush pronëson një vënd keni gjysëm të drejtë , sapër atë se kur u nisën ato argumente, por nuk keni të drejtë për gjysmën tjetër, që është edhe gjysma mbyllëse, më e rëndësishme se gjysma juaj, sepse nuk e dini që ky argument nuk ka përfunduar ende. Nuk ka përfunduar ; është në vazhdim, dhe një autor tjetër i sotëm vazhdon atë argument. Ai është Noam Chomsky.

Adam Smith ka shkruajt reth parimit bazë të pronarëve të vëndit, indstrualistët dhe tregtarëve duke thënë: ‘Te gjitha për ne dhe asgjë per të tjerët, duket, në çdo epokë, të ketë qënë parimi i ndyrë i pronarëve të qënieve njerëzore”.

Noam Chomsky , më 26 tetor 2012, duke cilësuar fjalinë e mësipërm të Adam Smith tha: “Ajo ishte e vertetë atëhere ; ajo është e vertetë tani”.

Dhe, me të drejtë, sepse e vërteta është vetëm një dhe nuk është diçka për shitje. Po të ishte, nuk do të blihej kurrë nga kjo racë njerëzore, prandaj është aq e rallshëme të gjesh njerëz që të kenë nivelin për ta kutpuar e thënë.Janë ca vlera qe kanë jetë të përjetshme, dhe nuk kanë lidhje as me ad hominem, mua, Ju ose Chomsky, dhe as me ad objectminem si bloge, gazeta, dhe revista shqiptare, i pëlqen apo nuk i pëlqen disave.
Image
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij.

#2

Post by erix77 »

Po si guxon ti more djale tua kritikosh Schmittin?
Nuk e din ti se ata per schmittin dhe pallavrat e tij lene deri edhe koken!

para Schmitt nuk ka as nene as babe as atdhe e as zot,po jua preke shcmuttin ju ke prek nderin,prandaj mos e bej here tjeter.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij.

#3

Post by bardus »

Keta mezi e gjeten Shmidin dhe Matzingerin , tani i vene ata perpara dhe nga mbrapa hedhin ato idete e tyre.Ne nje artikull tek Shekulli Ardian Vehbiu sulmon hapur Kanunin e Shqiptareve ku Mikepritjen dhe Besen i nxjerr si rite te shfaqura nga amullia e shoqerise shqiptare ne mesjete(per Vehbiun cdo gje shqiptare del ne mesjete),ku njeriu ecen ne nje bote vrastare te pabese dhe prandaj i duhet besa dhe mikepritja.

Njerëzit e Frontierës,Ardian Vehbiu

Tipikisht, armiku mund të sulmohet për plaçkë ose të mposhtet në betejë, por jo të shkatërrohet e të asgjësohet përfundimisht në luftë; meqë frontiera nuk mund veç të funksionojë si hapësirë homeostatike, ku pas çdo përplasjeje me tjetrin vjen riprodhimi, ose ripërtëritja e palëve ndërluftuese. Gjithnjë në raport me Tjetrin, vjen këtu në vështrim rituali i skajshëm i trajtimit të Mikut në kanunet anembanë shqiptarisë, në veri dhe në jug; trajtim i ekzagjeruar deri në absurd, nga i cili mund të deduktohet se i huaji, i ardhuri, jabanxhiu, udhëtari, kalimtari i panjohur nëpër frontierë, me status zero, është me përkufizim i rrezikuar për vdekje, ose për t’u grabitur dhe dhunuar menjëherë nga vendësit; prandaj edhe preokupimi me sigurinë e mikut tradhton, aty për aty, një realitet të sunduar nga pasiguria totale. Poeti rilindës Asdreni, kur e vizitoi Shqipërinë në 1903, shkruan ndër të tjera: “Këtu jeta e njeriut ka aqe fort të pakë vlerë, sa në ngjet që udhëtari të shpëtojë gjallë, kjo detyrohet më tepër atij që i gjun, se nuk do që të prishë një plumb për një njeri.” (Asdreni – Nga Durrësi ndë Tiranë, Albania, Bruksel, 1903, f. 138; cituar sipas P. Misha, Arratisja nga burgjet e historisë, Botimet Toena, Tiranë 2008, f. 30.)

Dhënia e besës (versioni gojor i salvancondotto, ose guidaticum) mikut, do interpretuar edhe si një orvatje për ta kompensuar disi paligjshmërinë e frontierës, ose gjithëpushtetin e dhunës; meqë agresioni i pakriter ndaj çdo të huaji nuk është as në interesin e vendësve.

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=15009&kat=92


Per ta pare se sa mjerane dhe dashakeqe jane keto komente te tij, po sjell nje analize te Kanunit nga studjuesi japonez k.Yamamoto.
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Debat me Adrian Vehbiun ne blogun e tij.

#4

Post by bardus »

vijon..

Ketu eshte permendur me pare studjuesi japonez K Yamamoto qe studjoi Kanunin dhe shkroi "ETHICAL STRUCTURE OF HOMERIC SOCIETY" ,ku rendit gjashte konceptet "besa".'nderi","mikpritja","gjaku","ushqimi","hakmarrja" te nxjerra nga epika e Homerit dhe u krahasuan me strukturen etike te Kanunit shqiptar.
Autori ketij studimi doli ne perfundimin se struktura shoqerore ku jetonte Homeri i perket struktures etike te Kanunit Shqiptar.

Image

Image
https://docs.google.com/viewer?a=v&q=ca ... vz4chfXjRQ

Nuk dua te zgjatem por po citoj nje anetar te ketij forumi:

[quoteem]Leka on Tue Apr 07, 2009 10:58 am
The holly Kanun is our religion, these are laws written by GOD him self.
Today people who have never read let alone studied the holly Kanun blame it for things that the Kanun not only condemns but is there to prevent and restore order and honor politically and socially in a free, peaceful, and perfect society.
Kanun is the soul of Albanians, we don't respect it and we are where we are.[/quoteem]
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”