"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aksion kombëtar - bllokohen kazino e bastore

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Aksion kombëtar - bllokohen kazino e bastore

#1

Post by Sally »

  Aksion me 6 mijë policë, bllokohen kazino e bastore

Tiranë, 15 tetor – Aksion kombëtar kundër kazinove, pikave të basteve e lojërave të fatit që operojnë në mënyrë të paligjshme. Të paktën 6 mijë efektivë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me inspektorët e Tatim-Taksave dhe Ministrinë e Financave i dhanë fund dje “marrëzisë” së lokaleve të lojërave të fatit, duke bllokuar 540 të tillë.
Aksioni i koduar “Fund marrëzisë” është urdhëruar nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, transmeton Panorama. Operacioni filloi njëherësh në të gjitha qytetet me kontrolle në ambientet e basteve sportive dhe lojërave të fatit. Aksioni është cilësuar më i madhi për Policinë e Shtetit që pas vitit 2002, kur u organizua operacioni antiskaf i koduar “Puma”.
Shërbimet e drejtorive të qarqeve, komisariateve, si dhe forcat FNSH nisën aksionin dje rreth orës 17:00 dhe e mbyllën në orët e vona të mbrëmjes. Vetëm në Tiranë u bllokuan mbi 150 lokale lojërash fati, nga të cilat 80 vetëm brenda dhe përreth Qytetit Studenti. Inspektimi i paparalajmëruar i ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, që verifikuan Qytetin Studenti, i kushtoi pezullimin nga puna shefit të stacionit të Policisë aty, Arsen Sinomatajt.

Një lokal lojërash fati “Apex” është bllokuar në Aeroportin e Rinasit. Policia Kufitare e Rinasit ka sekuestruar 7 kompjuterë në lokalin që ndodhej pranë terminalit të aeroportit, pasi rezultonin të palicencuar dhe ka rrethuar ambientin me shirit. Mësohet se nuk ka pasur asnjë konfrontim gjatë aksionit.Operacioni

Me urdhër të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, 6 mijë forca policore kanë bllokuar në të gjithë vendin qindra pika të lojërave të fatit. Operacioni i koduar “Fund marrëzisë”, që nisi dje në orën 17:00, u krye nga forcat e rendit, forcat speciale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë e Kontrollit të Lojërave të Fatit në Ministrinë e Financave.
Burimet thanë se gjatë aksionit u bllokua një numër i madh pikash bastesh e kazinosh, të cilat nuk kanë shlyer detyrimet tatimore, ose janë të palicencuara. Disa nga parregullsitë e konstatuara gjatë kontrolleve kanë qenë mungesa e licencës, detyrimet e papaguara tatimore, nuk kanë qenë të regjistruar në QKR, nuk kanë pasur leje për ushtrimin e aktivitetit dhe nuk kanë deklaruar numrin e punonjësve. Ndërsa sipas Policisë së Shtetit, qëllimi i këtij operacioni është rritja e forcës goditëse ndaj subjekteve dhe personave që zhvillojnë në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e lojërave të fatit.
Gjatë një interviste për TCH, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha mbrëmë se kazinotë ishin kthyer në çerdhe kriminaliteti. Gjatë zhvillimeve të operacionit për bllokimin e kazinove që kishin probleme me dokumentacionin, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndjekur veprimet e Policisë në terren. Ai i ka quajtur lokalet e lojërave të fatit si çerdhe të kriminalitetit.
 



Sa per objektet ne qytetin studenti ka vite qe digjen naten dhe ndertohen diten, ka vite qe keto objekte kane qene nje lufte personale midis PD dhe PS, ( qysh i therrasin ''nipat e saliu dhe nipat e ps'' ). Para dy vjetesh kur dogjen nje nga keto pika ( perball kafes SARA ) nuk moren parasysh as rrezikun qe mund te digjeshin godinat e studenteve ( dhe studentet qe ishin ne gjume ).

Mua personalishte me behet qefi shume per kete aksion, sepse qyteti studenti nuk ka pamjen e nje qyteti studenti po te nje qyteti ''las vegas'' ( kazino, disco, kafe, bar, klub, klab, ) te hapura 24 ore ne 7 ditet e javes. Po nuk besoj qe zoterite e mesiperm kan ndermend te ndryshojne dicka pervecse PRONARET e ketyre objekteve!!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aksion kombëtar - bllokohen kazino e bastore

#2

Post by Sally »

Nje nga ''aksionet'' ne vijim mund te jet edhe qeshtja Llotarise kombetare e cila nuk u mireprite mire nga PS ( dhe nga grekofilat e saj ) te cilet vjet ishin kandidatet e dyte me kompanine greke 'Intralot' per fituesin e tenderit (llotarise kombetare) mbas 'Austrian lotteries' ( te cilen fituan kete tender ). Ja si reaguan socialistet:

Kërkesa e Partisë Socialiste vjen ne një moment kur, një nga kompanitë qe ka shfaqur interes për licencën e llotarisë kombëtare, grekja "Intralot", i ka dërguar një letër ankese kryeministrit Berisha ashtu edhe Ministrit te Financave Ridvan Bode. Ne letrën e saj kompania jep informacione te detajuara, sipas te cilës kriteret qe ka përcaktuar qeveria për firmën fituese nuk janë profesionale, por janë kushte qe te paracaktojnë fituesin. Sipas "Intralot", një sere dokumentesh qe kërkohen ne këtë tender, mund te ofrohen nga një numër i limituar kompanish, duke përjashtuar një sere firmash te tjera me eksperiencën ne këtë fushe. Përfaqësuesit e "Intralot" vijojnë me tej argumentet ne letrën e tyre duke shprehur se konkurrenca është e limituar dhe i kërkon qeverise qe te shtyje afatin e tenderit duke ri pare edhe një here procedurat dhe kriteret.


per me shume:


19 jun 2012
Një dite para se Ministria e Financave te shpalle fituesin e tenderit për llotarinë kombëtare, procesi është veshur me hije dyshimi për paracaktimin e tij. Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ka dërguar një letër Ministrisë se Financave ku i kërkon informacion te detajuar lidhur me këtë tender, brenda 15 ditëve. Ne beteren e tij zoti Balla kërkon te dhëna lidhur me kriteret e përcaktuara ne ligj për përzgjedhjen e fituesit si dhe pritshmërinë qe do te ketë buxheti i shtetit nga kjo lotari. Kërkesa e Partisë Socialiste vjen ne një moment kur, një nga kompanitë qe ka shfaqur interes për licencën e llotarisë kombëtare, grekja "Intralot", i ka dërguar një letër ankese kryeministrit Berisha ashtu edhe Ministrit te Financave Ridvan Bode. Ne letrën e saj kompania jep informacione te detajuara, sipas te cilës kriteret qe ka përcaktuar qeveria për firmën fituese nuk janë profesionale, por janë kushte qe te paracaktojnë fituesin. Sipas "Intralot", një sere dokumentesh qe kërkohen ne këtë tender, mund te ofrohen nga një numër i limituar kompanish, duke përjashtuar një sere firmash te tjera me eksperiencën ne këtë fushe. Përfaqësuesit e "Intralot" vijojnë me tej argumentet ne letrën e tyre duke shprehur se konkurrenca është e limituar dhe i kërkon qeverise qe te shtyje afatin e tenderit duke ri pare edhe një here procedurat dhe kriteret. Ndonëse nuk ka një çmim konkret se sa do te kushtoje licenca e vetme e lotarisë kombëtare, firma fituese do te depozitoje ne një nga bankat një shume prej 500 milion lekesh ne forme garancie. Sipas vendimit te qeverise, data 20 qershore është edhe afati i fundit kur firmat e interesuara do te dorëzojnë ofertat e tyre pranë Ministrisë se Financave. Deri me tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Ministria e Financave lidhur me këtë proces.


Regimi i PS me pas:



80% shteti? Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes, eshte nje shifer e egzagjiruar nga Edi Rama, dhe sidomos aty ku permend qe kete shifer 80% do tja dhuroj popullit per aktivitete te ndryshme (mbase popullit 'grek' kerkon te thot ).
Sipas tyre S/Berisha ua ka dhene ''klienteve te pushtetit'' , po PS kujt kerkon tja kaloj?... ah harrova ''popullit'' ;)
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”