"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#1

Post by rrëqebull » Tue Nov 17, 2015 5:00 pm

Image

Nacionalistët nuk duhet të ciken në asnjë mënyrë nga gromësitjet bolshevike që përmbajnë fjalën "fashist" sepse duhet të kuptojnë që kjo fjalë është para së gjithash një fjalë që bolshevikët përdorin kundra njëri tjetrit; përkatësisht kundra atyre që ata gjykojnë si "eretikë" të (liberal)bolshevizmit të cilët nuk po punojnë ashtu siç "duhet" për të përmbushur interesat kombzhdukëse të globalistëve dhe të financitikanëve. (Natyrisht këtë përpëlitje në shërbim të globalistëve ata e mbështjellin me retorikë liberalbolshevike për "të drejtat e njeriut", për "luftë kundra homofobisë", për "mirëpritje të refugjatëve", "për luftë kundra patriarkatit" dhe retorika të turbullta ose etnomazokiste prej mendjendryshkurish syleshë të dobishëm të ngjashme me këto.).

{{Poende, nga e gjithë kjo përftohet fakti që fjala `fashist` — si dhe rrëshira e saj bashkëkohore `populist`, të cilën dordolecikanët e partive kundrakombëtarokratike dhe liberaleshkot e ojq-ve të financuar nga globalistët, e përdorin në të njëjtën mënyrë: kundra atyre që nuk po veprojnë si duhet kundra kombit të vet — janë dhe duhet të merren prej nacionalistëve si komplimente! S'do mend që, për nacionalistin që mendon vepron e punon për kombin, është kompliment nëse dikush i thotë se është duke penguar përmbushjen e planeve të atyre që duan t'i skllavërojnë, dëmtojnë dhe zhdukin kombin!
Vet fakti që liberaleshkot e shohin si diçka që duhet "sharë" punën e dikujt në të mirën e kombit të vet, tregon se sa thellë e kanë zhytur botëkuptimin e tyre në jashtëqitjet trushpëlarëse të pseudoakademikëve propagandistë të globalizmit!

Sigurisht që për nacionalistin shqiptar (dhe cilindo mendimtar tjetër të lirë), fjala `fashizëm` është veçse emri i nacionalizmit italian (pa harruar ngjyrimet, simbolikën, estetikën dhe përmbajtësimet e shumta botëkuptimore ilirike që ai nuk mund mos të mbartë duke qenë se është paanashkalueshmërisht një risipërfaqësim i asaj lashtësie kur banorë të vetëm edhe në Siujdhesën Italike ishin paraardhësit tanë Ilirë); megjithatë, taktikat kominternianeske neosovjetikoide për të hedhur në qarkullim "fjalë-gogola" të cilat t'i shërbejnë censurimit të çdo lloj shprehjeje arsyetimi të lirë që i zbërthen pa mëshirë marrëzitë e globalistokratëve, është ende në veprim dhe nuk mund të pritet që liberaleshkot të rrokin pakuptimësinë e përdorimit të fjalës `fashist` kundrejt një nacionalisti joitalian. [E madje ky është një gabim i bërë edhe prej shumë "nacionalistëve" evroamerikanë, të cilët, të zhytur dhe brumosur me cektësinë e shoqërisë së atjeshme (njëra ndër më të cekëtat dhe të trushpëlarat në botë), qesharakisht sillen dhe flasin ashtu siç hollivudi u ka mësuar se sillen dhe flasin "fashistët". …Dhe duke numëruar se sa filma ka bërë hollivudi për krimet bolshevike (0!), vetëkuptohet se në çfarë mënyre ka për qëllim që t'i paraqesë "nazifashistët" për të cilët ka nxjerrë me qindra mbeturina propagandistike të paketuara si filma. [Por edhe kjo do një shtjellim më vete]}}


Duke iu rikthyer "gjuetisë së fashisitit" brenda bolshevizmit, duhet thënë se ajo shkon deri aty sa që, trillimtarët propagandistë të maskuar si "akademikë" të së ashtuquajturës "Shkollë të Frankfurtit", filluan që ta kallëzonin deri edhe `Iluminizmin` si lëvizje "fashistoide", e madje edhe vet bolshevizmin stalinist! (Këtë të fundit për arsye se, ndonëse ishte helmësisht kundra lirisë së kombeve evropiane, megjithatë kishte dalë disi nga kontrolli i globalistëve duke 'ngrirë' dhe parandaluar në një farë mënyre depërtimin e politikave çsovranizuese botëpushtuese që këta po arrinin që të ushtronin me efektshmëri në perëndim të murit bolshevik të ngritur në Berlin, duke përdorur si armë kundranacionaliste liberalizmin, demokristianizmin, socialdemokratizmin, shqyerjen e kufijve, shkrirjen e ushtrisë, përmbytjen me hordhimigrantë dhe gjithë erashkën me sëprapthtësime kundrakombëtare që po njohim edhe ne përgjatë këtij "tranzicioni" post-stalinistoenverist).

Sidoqoftë, përtej ndasive të brendshme të dordolecëve të globalistëve, që mbëhisnin shtjellime më të gjata, fjalia e Enver Hoxhës e cituar tek kjo pamje, na zbulon një gjiriz doktrinor kundranacionalist bolshevist i cili i vendos stalinstobolshevikët në pajtueshmëri të plotë me neobolshevikët (dhe me rozaluksemburgistët, me gramshianistobolshevikët etj.)! […Deri në atë pikë madje sa që nuk do ishte aspak çudi që këtë fjali ta kishte shprehur ndonjë burokrat i BE-së, i OKB-së, apo i uneskos! (por edhe kjo është çështje që do një shtjellim më vete)].

Gjirizi doktrinor i religjionit kundranacionalist që i vë në pajtim të plotë bolshevikë e neobolshevikë është:

zhdukja "progresive" e Familjes (pra e Kombit) dhe zëvendësimi i Saj me struktura trushpëlarëse bolshevike pseudoarsimore që të rrisin breza të rinj skllevërish mendërisht të trushpëlarë që do të punojnë pa asnjë vullnet të lirë për interesat e globalistëve (tërthorazi, duke punuar përkatësisht për interesat e BRSS-së, të Jugosllavisë apo të BE-së sot)
.

Globalistët e kanë shpikur dhe vazhdojnë që ta financojnë ultraliberal-neobolshevizmin (ashtu siç financonin Marksin e Leninin!), si mjet të përsosur për të zhdukur shtetkombet që janë pengesa më e madhe që ata kanë për përqendrimin e pushtetit mbarëbotëror në duart e veta. (Dhe Familja është pengesa e tyre më e madhe në luftën kundra Kombit, prandaj, nëpërmjet ideologëve të tyre të besuar neobolshevikë, e kanë shpallur si "qelizë armiqësore fashiste" që duhet "dekonstruktuuar", pra shkatërruar)!

Dhe, duhet shtuar, për të gjithë ata që kanë dëgjuar prej (neo)bolshevikëve shkarkínë (justifikimin) se zhdukja e Familjes dhe "edukimi nga kolektiviteti" na paska qenë ide e Platonit, veç të keni parasysh se vepra e Platonit me titull `Republika`, nga ku gjoja po na u frymëzokan bolshevikët (duke e shpërfytyruar me dashakeqësi mendimin platonik), ka qenë, siç pohon edhe filozofi gjerman Gadamer, një vepër, në mos kryekëput «ironike», me sasi të lartë ironie! (që natyrisht liberaleshkot e dobishëm të globalizmit nuk janë në gjendje që të dallojnë, përderisa nuk kanë mësuar që t'i zhvillojnë aftësitë e tyre mendimore deri në atë pikë sa që të kuptojnë se në çfarë kalburie botëkuptimore kundranatyrore, kundraarsyetimore, kundrakombëtare, kundrafamiljare, kundrapunëtore e kundraarsimore janë të themeluara dogmat e religjionit të tyre kundranacionalist liberal-bolshevik.
Dy gjëra të lidhura ngusht me atë çka thuhet në këtë shkrim janë edhe këto:

1.: Në thelb, përçapjet liberaleshko-bolshevike për t'u dhënë LGBT-ve (që janë mbartës të liberalbolshevizmit më të shthurur) "të drejtën" për t'u "martuar" dhe për të birësuar fëmijë (duke shkelur fëlliqshmërisht të drejtën e fëmijëve për të pasur një nënë dhe një baba!), është vetëkuptueshmërisht taktikë kriminore bolshevike për të shkatërruar Familjen (dhe shkatërrimi i Martesës është po pjesë e saj)!

dhe

2.: përdorimi i togut "islamofashizëm" nga një pjesë e caktuar e liberaleshkove është një tjetër zvarranizëm retorik bolshevik në vazhdën e përdorimit të sëprapthtësuar dhe të pakuptimtë të fjalëve.
Nëse do të kishte një fjalë të duhur për islamistët — duke pasur parasysh që ndyrësia e krimeve të tyre nuk ka ngjashmëri më të madhe dhe nuk ka të krahasuar me asnjë krim tjetër përpos krimeve bolshevike — ajo do të ishte, përkundrazi, fjala 'islamobolshevizëm'!
(Për të njëjtat arsye të lidhura me të njëjtat krime kundrakombëtare edhe kristianizmi mund të quhet pa asnjë ngurrim kristianobolshevizëm, e madje protobolshevizëm!)
Pra, bolshevizmi dhe abrahamizmi janë fundja dy anë të së njëjtë kaçoleje globaliste: që të dy janë internacionalizma kundranacionaliste dhe që të dy luftojnë për zhdukjen e pasurisë së botës me kombe dhe kultura dhe për homogjenizimin e njerëzimit në një lëtyrë njëngjyrëshe të droguar me ideologji prej skllavi dhe të sunduar nga globalistët pa asnjë mundësi apo shtysë çlirimi.
Po nëse kanë të njëjtin burim si ka mundësi atëherë që islamizmi lufton kristianizmin dhe bolshevizmi lufton abrahamizmin - mund të pyesë dikush?
Përgjigja qëndron tek fakti që islamizmi mund të quhet neokristianizëm dhe bolshevizmi mund të quhet neoabrahamizëm; pra ato janë njëra 'sofistikim' i tjetrës dhe 'versione më të reja' dhe më të efektshme për të vazhduar luftën globaliste kundra kombeve. Thelbi i "progresivizmit" bolshevik është pikërisht ky: shpikje e ideologjive të reja arsyehelmuese dhe kombzhdukëse duke u mbështetur në ato më të vjetra të cilat, për arsye se lufta kundra Natyrës dhe Arsyes është një luftë rraskapitëse, sado pushtet dhe financë të kesh, dalin nga hullia qëllimore për të cilat ishin shpikur. (Një shembull i kësaj daljeje nga hullia është për shembull shndërrimi i sektës abrahamike ortodokse në ultranacionalizëm grekoserb).

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#2

Post by rrëqebull » Sun Jan 17, 2016 9:49 pm

Prishtina

Viti 1980.
Ora e letërsisë në klasën VIII, në një shkollë tetëvjeçare në Korçë, Shqipëri [perëndimore].
Tema e ditës: Poema “Prishtina” e Llazar Siliqit.
Llazar Siliqi(1924-2001): poet në Shqipërinë komuniste, me kombësi serbe.
Poema “Prishtina”: poemë e letërsisë së realizmit socialist, e shkruar në gegërisht, në varg të lirë majakvskian dhe e botuar në 1949, në të cilën përshkruhet i ashtuquajturi kamp i përqëndrimit gjerman që u ngrit në 1944 pranë Prishtinës gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku autori i poemës ka qenë i internuar disa muaj.
Sipas praktikës mësimore të kohës, nxënësit, me urdhër të mësueses, dalin dhe qëndrojnë në këmbë para klasës, për të recituar fragmente të poemës, të cilët i kanë marrë si detyrë shtëpie.
Kastriot Myftaraj: Emri i nxënësit 13 vjeçar i cili ka radhën për të recituar.

Derisa unë mora frymë thellë dhe e nxorra frymën siç bënin nxënësit e moshës sime para se të nisnim recitimin, u dëgjua zëri i një shokut të klasës, që nga vendi ku ishte ulur:
“Me lejë mësuese, Kastrioti ka thënë se Prishtina është një qytet shqiptar, madje se është kryeqytet i Kosovës.”
Ai nuk gënjente. Unë e kisha thënë këtë gjë në ndërkohën midis dy orëve të mësimit. Thënia ime shkaktoi habi të madhe, madje ata që e dëgjuan e quajtën idiotësi. Askush prej tyre, asnjë nxënës në Shqipëri [perëndimore] në fakt, nuk kishte mësuar ndonjë gjë në shkollë për Prishtinën, apo për Kosovën, si vise shqiptare, me popullsi shqiptare. Sa u përket librave shkollore me të cilët mësonin nxënësit në Shqipërinë [perëndimore] të kohës, deri në vitin e fundit të shkollës së mesme, fjala “Prishtinë” nuk përmendej veçse në poemën “Prishtina”, ku Prishtina përshkruhej kështu:

“Prishtinë!
Sa tmerr!
Sa trishtim!
Prishtinë,
Ti kamp i mallkuem
,
Ti pjesë të zemrës
m’ i grabite,
ti pjesë të shpirtit bri kodrash
n’ një gropë të thellë
m’ burgove,
në varrin ku shokët pushojnë,
ku flen tash
Xhaviti e Gjika…
Kujtojnë
Se plumbi mbi kokë
Ju mbylli dhe gojën.
Por fjala që thatë, o shokë,
Kur gropën e zëzë
Si gojë skëterre
Shikuet,
Jo kurrë nuk do të vdesë!”(Llazar Siliqi, “Prishtina”, Shtëpia botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1976, f. 6)

Nxënësit në Shqipëri [perëndimore], të cilët nuk kishin mësuar asgjë në gjeografi për Prishtinën dhe Kosovën, mësonin kështu me këtë poemë se Prishtina ishte ferri, skëterra mbi tokë. Për nxënësit e Shqipërisë [perëndimore] Prishtina ishte një emërtim gjeografik i një vendi të shkretë, që e kishte fituar kuptimin nga ndërtimi i kampit të përqëndrimit, dhe pas largimit të gjermanëve ishte rikthyer në shkretësinë e vet. Nuk kishte qytet me emrin “Prishtinë”, që bënte pjesë në Kosovë, nuk kishte Kosovë, nuk kishte njerëz në këtë hapësirë të shkretë. E shumta kishte varreza. Në poemë, për Prishtinën e kohës kur ne lexonim dhe mësonim poemën, thuhej se ajo ishte një varrezë, ku gjendeshin ata:

“që mbetën skelete
e vdiqën
N’ Mathausen,
n’ Belsen
n’ Dahau,
që treten ndër gropa t’ Prishtinës.” (Llazar Siliqi, “Prishtina”, Shtëpia botuese e Librit Shkollor, Tiranë 1976, f. 5)

Mësuesja më pyeti: “Nga e di ti Kastriot që Prishtina është një qytet shqiptar dhe që është kryeqytet i Kosovës shqiptare?”
Arsyetimi i nënkuptuar i pyetjes ishte i mbështetur në katër të vërteta të njohura:
1)“Ti nuk duhet ta dije se Prishtina është një qytet.”
2)“Në shkollë nuk ta kemi mësuar që Prishtina është një qytet.”
3)“Shoku Enver Hoxha, mbi mësimet e të cilit është e ndërtuar mësimdhënia në shkollat tona, e ka gjetur të arsyeshme që ti Kastriot të mos e dish se ka një qytet me emrin Prishtinë.”
4)“Shoku Enver Hoxha, mbi mësimet e të cilit është e ndërtuar mësimdhënia në shkollat tona, e ka gjetur të arsyeshme që ti Kastriot të mësosh për Prishtinën vetëm aq sa thotë poema e serbit Llazar Siliq, pra se Prishtina është një copë skëterre mbi tokë, e gjendur në mes të një hapësire të shkretë, të pabanuar.

Pyetja rrinte pezull në hapësirën e klasës para meje si vezullimi i një thike me dy presa. Sepse, ana tjetër e pyetjes, e nënkuptuar ishte:
“Kush të ka thënë ty Kastriot se Prishtina është një qytet me popullsi shqiptare në një vend që quhet Kosovë, i banuar gjithashtu nga shqiptarë, kur unë dhe mësuesit e tjerë nuk të kemi thënë se Prishtina është qytet i banuar me shqiptarë, që gjendet në Kosovën e banuar me shqiptarë.”
Dhe për këtë pyetje kishte dy përgjigje të nënkuptuara:
“Ti pra e ke mësuar jashtë shkollës këtë gjë.”
“Meqënëse shoku Enver e ka gjetur të arsyeshme që ti Kastriot të mos i dish këto të dhëna për Prishtinën dhe Kosovën, atëherë ai që t’ i ka thënë ato ty, është në kundërshtim me mësimet e shokut Enver, domethënë është armik.”
Mësuesja po mbante qëndrim, siç thuhej në zhargonin e kohës dhe unë nuk e fajësoja aspak për këtë gjë. Ajo mendonte se ky episod mund të shërbente fare mirë për të nisur një hetim nga Sigurimi i Shtetit dhe për të zbuluar një celulë armiqësore e cila bënte propagandë në kundërshtim me mësimet e shokut Enver. Dhe në këtë hetim do të pyetej edhe mësuesja për qëndrimin që kishte mbajtur. Në pamjen dhe tonin e mësueses sime të mirë kishte një kumt të pagabueshëm qortues: “Ti Kastriot nuk duhet të ma kishe bërë mua këtë!”

Unë e dija se duhet të gjeja në moment një përgjigje bindëse, pra të vërtetoja se informatën për Prishtinën dhe Kosovën e kisha nga burime zyrtare jashtëshkollore, pra nga gjithçka e publikuar prej shtetit komunist shqiptar: gazetat, revistat, librat, televizioni, radioja. Ndryshe çështja do të merrte rrjedhë tjetër. Mësuesja ishte e detyruar të informonte drejtorin e shkollës, sekretarin e organizatës së partisë dhe këta qenë të detyruar të informonin më tej në zyrat përkatëse të shtetit. Dhe pastaj do të merreshin në pyetje prindërit e mi, që të dy mësues, për të parë se mos ishin ata burimi i kësaj informate. Në më të shumtën e rasteve të tilla, prindërit mbanin përgjegjësi për fëmijët. Dhe përgjegjësi për gjëra të tilla në shtetin e Enver Hoxhës, do të thoshte “burg”.
Në ato momente procesorët e trurit tim punonin në mënyrë të përshpejtuar, duke riparë gjithë informacionin e grumbulluar në të me anë të librave, revistave, gazetave, tv, radios, për të gjetur një burim për atë që kisha thënë për Prishtinën, një referencë. Tashmë unë po luftoja për të mbrojtur veten, familjen. Por truri im nuk po më jepte asnjë përgjigje të kënaqshme dhe them se askush nuk ishte në gjendje të gjente një përgjigje. Nuk kishte asgjë në publikimet zyrtare të shtetit komunist, dhe në atë kohë kishte vetëm publikime zyrtare, që të të bënte me dije se ekzistonte një qytet me emrin Prishtinë, që për më tepër ishte një qytet i banuar me shqiptarë. Atëherë me dëshpërim kërkova gjysmë të vërtetën në vend të së vërtetës dhe m’ u ndez një llampë në tru. Para pak kohëve përfaqësuesja e futbollit e Shqipërisë nën 21 vjeç kishte luajtur ndaj asaj të Jugosllavisë për Kupën e Ballkanit dhe ndeshja ishte emetuar në televizionin e vetëm në Shqipëri, atë shtetëror. Komentatori i ndeshjes, duke prezantuar lojtarët e të dy palëve për publikun, thoshte dhe ekipet ku luanin. Në skuadrën jugosllave ishte dhe një lojtar rezervë që luante me klubin e futbollit “Prishtina”. Vetëm kaq kishte thënë komentatori, se ky lojtar luante për Prishtinën. Unë u kapa pas kësaj fjale dhe thashë se meqënëse “Prishtina” ishte emri i një klubi futbolli, ishte dhe emri i një qyteti, se qytetet kanë klube futbolli. Nuk ka klube futbolli të varrezave. Rrjedhimisht Prishtina ishte një qytet.
Të gjithë, duke përfshirë edhe mësuesen e dinin se isha një tifoz i madh i futbollit, kështu që nuk ishte çudi që këtë informatë ta kisha gjetur vetë. Mësuesja dukej madje edhe më e kënaqur se unë për përgjigjen time.

Gjithçka sa tregova më lart, është për mua ai që mund të quhet Kodi “Prishtina” për qëndrmin e Enver Hoxhës dhe të regjimit të krijuar prej tij ndaj Kosovës dhe në përgjithësi ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Ai nxënësi 14 vjeçar që duhet të jepte një përgjigje në 1980 për atë që kishte thënë se Prishtina ishte një qytet, jeton ende brenda meje, si një eksperiencë formuese e pashlyeshme dhe sot thotë: “Nuk është e mundur që të mos ketë një rrenë të madhe, diçka shumë djallëzore, në atë që luftën për çlirimin e Kosovës e bënë kryesisht ithtarët e njeriut (Enver Hoxhës), i cili mua më mësonte në shkollat e Shqipërisë se Prishtina është një varrezë e mbetur nga një copëz skëterre mbi tokë, që gjendet në mes të një hapësire të shkretë, që supozohet të jetë Kosova. Në njëfarë mënyre ata janë gënjyer dhe manipuluar dhe pastaj ata i kanë bërë dëm Kosovës me ose pa vetëdije.”
Derisa dëmet po shihen gjithmonë e më qartë që prej kohës së luftës, gënjeshtra ende jo. Dhe gënjeshtra nuk mund të zbulohet vese duke u përdorur Kodi “Prishtina”./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 3068958497
Shkrim shumë domethënës të cilin është mirë që ta lexojnë sidomos ata shqiptaroveriorë që edhe pas kaq shumë vitesh ende nuk e kanë kuptuar se çfarë sëmundje e rëndë politike, …, ekonomike, kulturore, …, arsimore e botëkuptimore ka qenë regjimi kundrashqiptarokratik hoxhist për pjesën e Kombit në Shqipëri perëndimore të cilën ai e shndërroi në një kamp përqendrimi. (Se s'ka se si të shpjegohet ndryshe fakti që aq shumë shqiptaroperëndimorë, sapo iu dha mundësia, u larguan nga Atdheu sikur të ishin duke shpëtuar nga ferri. Këtë bëri regjimi bolshevik: ua shndërroi Atdheun në burg-ferr shqiptarëve).

Duhet cituar gjithashtu një prej komenteve përgjigjëse poshtë shkrimit të autorit sepse përmban një tjetër argument të mirarsyetuar syshqiponjësisht që nxjerr edhe më shumë në pah shërbimin që kundrashqiptari Hoxha i ka bërë kundrashqiptarit Tito në luftën e tyre të përbashkët kundra Kombit Tonë:
Jugosllavia e hapur ndaj botës, e kohës së Titos, nuk mund të ekzistonte nëse Shqipëria [perëndimore] nuk ishte e mbyllur.

"Ah d.m.th. izolimi i Shqipërisë [perëndimore] ishte për interesat e ish Jugosllavisë?"

Sigurisht, sepse nëse Shqipëria [perëndimore] do të lejonte lëvizjen e lirë të njerëzve, atëherë nuk do të mund të hapej Jugosllavia, pasi do të komunikonin lirisht shqiptarët mesveti në dy anët e kufirit. Me çfarë arsyetimi do ta mbyllte Jugosllavia kufirin me Shqipërinë kur vetë kërkonte liri lëvizjeje në Perëndim për të punësuar njerëzit e saj? Nëse Enver Hoxha do të lejonte lirinë e lëvizjes, Titos do t'i duhej të mbyllte Jugosllavinë që ajo të mos niste të shpërbëhej.

‪#‎bolshevizëm‬ ‪#‎jugosllavizëm‬ ‪#‎hoxhizëm‬ ‪#‎kundrashqiptarokraci‬

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#3

Post by rrëqebull » Thu Jan 21, 2016 7:48 pm

Image
Kombi është një organizëm i gjallë. Të thuhet se “kombin e kanë shpikur elitat intelektuale aty nga shekulli i XVII-XIX” është njësoj si të thuhet se “gjithë gjallesat i ka shpikur Karol Lineu më 1735” kur boti librin ``Systema Naturae`` me të cilin klasifikoi ndarjen e natyrës në gjallesa [mbretëri shtazore/bimore/kërpudhore etj.; klasë; specie etj.] dhe jogjallesa (mineralet).

Pra të thuhet se “Kombin Shqiptar e kanë krijuar Rilindasit” është njësoj si të thuhet se “shqiponjën e ka krijuar Karol Lineu”. Çfarë bënë Rilindasit? Ata, porsi Lineu, vrojtuan Natyrën, dhe aty dalluan se ka organizma të ndryshme të cilat mund të klasifikohen sipas veçorive dhe vetive të tyre. Pra, shquarja e Kombit Shqiptar ndër popujt që banojnë Tokën, nuk është e ndryshme nga shquarja e shqiponjës ndër shpendët që e banojnë planetin tonë. Por a do të thotë të studiosh dhe të përshkruash veçoritë, tiparet dalluese dhe karakteristikat e Kombit Shqiptar ta “krijosh” Atë? A do të thotë, të studiosh dallimet e shqiponjës me shpendët apo speciet e tjera “ta krijosh” shqiponjën? Natyrisht që jo, por ky është përçartsyetimi që prej dekadash po propagandojnë trillimtarët e broçkullshevizmit të cilët synojnë që në këtë mënyrë ta paraqesin kombin si një “konstrukt” veçmërisht kulturor. […Që është si të thuash se shqiponja dallon nga breshka veçmërisht për nga emri që i kanë caktuar biologët; pra është si ta quash shqiponjën “konstrukt intelektual të zoologëve”].

Për më tepër, bolshevikët [të maskuar si “profesorë” të “shkencave shoqërore" (post)moderne] e ngjeshin dhe shpërfytyrojnë kuptimin që ka fjala `komb` duke e shtypur dhe mpakur atë derisa domethënia e saj të jetë veçmas 'bashkësi kulturore' (njerëz që flasin të njëjtën gjuhë ose/dhe që kanë të njëjtën fe). Ata zhdukin tërësisht nga shqyrtimi i tyre "shkencor" domethënien racore, gjenetike, fenotipike që ka fjala `komb`. Në këtë mënyrë, meqenëse kultura është diçka që mund të zhvillohet, të përpunohet, të ndryshohet (për keq a për mirë) apo të krijohet nga e para për një kohë shumë të shkurtër (ndryshe nga raca që zhvillohet për kohëra që prekin paksëpaktazi dhjetëra e qindra mijëra, miliona vjetët), shpjegimi i mangët broçkullshevik arrin që të drogojë botëkuptimorisht dhe t’u duket "i saktë" atyre që trushpëlahen apo, siç thuhet sot: "trajnohen" dhe "arsimohen" prej tij.

Nëse kombi është veçmas gjuhë dhe/apo fe, siç propagandojnë bolshevikët, atëherë ai mund të krijohet në çdo kohë ashtu siç në çdo kohë mund të krijohet një gjuhë apo një fe e re (dhe ashtu siç — për të vazhduar paralelizmin e mësipërm — në çdo kohë mund t’i jepet një emër i ri edhe shqiponjës duke e quajtur atë “breshkë fluturuese”, "pinguin" apo “adjkfapskfj”).
Mirëpo këtë shkëputje që i bëjnë bolshevikët kombësisë nga domethënia e saj racore është në vetvete tregues i shkëputjes së botëkuptimit bolshevik nga realiteti dhe nga vet natyra, sepse ta quash Kombin Shqiptar (me gjithë vetitë Tona të dalluara kulturor-racore) “produkt intelektual të Sami Frashërit” është njësoj si ta quash dallimin midis shqiponjës dhe breshkës (apo fajkoit) “produkt intelektual” të Lineut! Pra, në themel të broçkullshevizmit gjendet një nihilizëm që ushqehet me vetveten [pra që ushqehet me mohimin apo shpërfytyrimin që ai vet i bën realitetit dhe natyrës… kombit] dhe që jashtëqet vazhdimisht vetveten [pra që prodhon nihilizëm, çnatyrim, kundranatyrshmëri… kundrakombëtarësi].

Bashkë me gjithë këtë sa u tha duhet të kihet parasysh se, ashtu siç bolshevikët (trillimtarët, ata që diktojnë vijat ideologjike) e kanë të qartë dallimin midis shqiponjës dhe breshkës, po ashtu ata e kanë të qartë dallimin midis Shqiptarit dhe aborigjenit australian. “Daltonizmi” që ata formulojnë teoretikisht [mosekzistenca e kombeve/racave] dhe me të cilin ata kërkojnë që ta infektojnë deri në verbërim arsyen e atyre që bein pre e grackave të tyre ideologjike, është në të vërtetë veçse një maskë taktike që fsheh [dhe paketon "akademikisht"] synimin e tyre politik [apo të rrogëdhënsëve të tyre globalistë] që është zgjerimi i pushtetit të tyre në rend mbarëbotëror i cili mund të arrihet vetëm nëpërmjet zhdukjes së kombeve dhe racave të cilat sipas planifikimit globalist, duhet të kryejnë pleksen me njëra tjetrën derisa, nga përzierja e të gjithëve me të gjithë, të krijohet Homo Globalusi mulat pa racë dhe pa identitet, skllav i bindur (pa asnjë shtysë çlirimi apo lirie) i udhëheqësve të ‘Qeverisë Globale’.

{poshtëshënim: Le të marrim edhe një shembull metaforik tjetër.
Përfytyroni një botë ku ka vetëm qenë dhe pemë frutash dhe ku qentë janë mbrojtësit e këtyre kopshteve frutore. Në këtë botë gjendet gjithashtu një bashkësi krimbash që synon të pushtojë çdo kopsht frutor të botës dhe ta kalbë atë. Kalojnë disa mijëra vjet dhe këta krimba kanë arritur ndërkohë që të depërtojnë në shumë kopshte të ruajtura nga qenë të racës çiuaua por e kanë pasur të pamundur që të depërtojnë dhe kalbin pemët frutore të ruajtura nga dobermanët dhe deltarët ilirë. Atëherë, çfarë strategjie zhvillojnë këta krimba për të arritur edhe ‘pushtimin’ [kalbjen] e frutave të ruajtura nga deltarët ilirë besnikë dhe të fuqishëm dhe nga dobermanët e pakorruptueshëm? Këta krimba do të hartojnë një strategji me dy pika kryesore:
që, pikë së pari, të gjendet mënyra për t’i bindur dobermanët dhe deltarët ilirë se nuk ekziston asnjë lloj dallimi midis tyre dhe çiuauave dhe së dyti, si pasojë e pikës së parë, që nuk ka asnjë të keqe nëse dobermanët dhe deltarët ilirë kryejnë përzierje me çiuauat! Siç mund të kuptohet me pak intuitë, nga kjo përzierje e deltarëve ilirë dhe dobermanëve me çiuauat, do të dalë një bastard që nuk do të ketë më cilësitë e deltarit ilir apo dobermanit dhe i cili nuk do të jetë i aftë sa deltari i lir dhe dobermani që ta mbrojë kopshtin me pemë frutorë nga krimbat që kanë për synim ta ‘pushtojnë’ dhe kalbin atë!]}.

#broçkullshevizëm #bolshevizëm #globalizëm: #përzierje #zhdukje #trushpëlarje #kundranatyrë #kundraarsye #kundrakomb #kundrashqiptarokraci
Sigurisht që ❝në çdo kohë mund të krijohet një gjuhë apo një fe e re❞ mirëpo nuk duhet harruar se edhe kultura e një kombi është diçka e 'përmishëruar' me të, diçka organike ndaj tij, diçka e përjetuar dhe e përjetësuar prej tij.
Pavarësisht se kushdo mund të krijojë kurdo një kulturë të re, Kultura Kombëtare është diçka që është 'thurur' natyrshmërisht nga Kombi dhe që për këtë arsye është në funksion të Tij. [Këtu mund të jepet si shembull Besa që është një institucion thelbësor i Kombit Tonë; por të gjitha Doket Tona si Martesa, Vëllamnía, Gërshanía e shtj. janë në vetvete tërësisht në funksion të lëthurjes harmonike, shtimit dhe solidaritetit tonë kombëtar].

Nëse harrohet kjo dhe konceptohet kombësia si e shkëputur, jo vetëm nga Gjaku, por edhe nga Mendja, pra nga vetia dhe shprehia e saj kulturë'lentuese (kulturë'krijuese) [që është njëkohësisht shtysë vete'përmirësuese dhe vete'mbrojtëse] atëherë humbohet edhe aftësia për ta zhvilluar Kombin dhe për të paraparë dhe parandaluar dobësimin, shpërbërjen apo zhdukjen e Tij.

Nuk është e thënë që "kultura e re" që përqafon (me apo pahir) një komb të jetë e porsashpikur; mjafton që ajo kulturë të jetë e krijuar nga një popull tjetër (shumë i ndryshëm) për ta bërë atë të rrezikshme dhe tejskajshmërisht të dëmshme për kombin marrës që nuk e ka krijuar atë sipas shtatit dhe qenësisë së vet dhe për të cilin ajo nuk është dhe nuk ka se si të jetë e natyrshme apo dobishme. Kijeni parasysh këtë sa herë që shihni një bunker abrahamik në Trevat Tona: ai është aty për t'i luftuar, holluar e asgjësuar veçoritë dhe cilësitë gjenetiko-kulturore të Kombit Tonë, për të na shkombëtarizuar, për të na abrahamizuar, për të na arabo/turqizuar e sllavo/greqizuar.

User avatar
Hymniarber
Star Member
Star Member
Posts: 980
Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
Gender: Male
Location: Arbëria

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#4

Post by Hymniarber » Thu Jan 21, 2016 11:46 pm

Shqiptaret, nuk jane nje komb cfaredo, ata jane kombi me historine me te gjate etnike ne Europe.
Image
Fere libenter homines id quod volunt credunt

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#5

Post by rrëqebull » Fri Jan 22, 2016 3:15 pm

Hymniarber wrote:Shqiptaret, nuk jane nje komb cfaredo, ata jane kombi me historine me te gjate etnike ne Europe.
Saktësisht! Faleminderit për këtë fjali lakonike Hymniarbër sepse ajo e përmbledh plotësisht atë çka është dashur të shprehet tek shkrimi i mësipërm fjalia e parë e të cilit në fakt duhet lexuar: «Kombi Shqiptar është një organizëm i gjallë i zhvilluar natyrshmërisht» sepse jo të gjithë popujt janë të tillë dhe, ashtu siç në planin biologjik ka ONGj-ra (organizma të ndryshuara gjenetikisht), në planin biopolitik ka edhe PNK-ra (popuj të ndryshuar/ndërtuar kulturorisht).

Thuhet shpesh, me të drejtë, se e kaluara na ndihmon për të kuptuar të tashmen mirëpo vlen edhe e anasjellta: e tanishmja na ndihmon për të kuptuar të shkuarën. Mënyra se si globalistët po kërkojnë sot që të krijojnë PNK-n "kombi kosovar" hedh dritë mbi mënyrat se si globalistët e shekujve të mëparshëm krijuan "kombin grek". Nëse i hedhim një sy "pakos së Ahtisarit" tek ajo do të shohim një ngjashmëri të madhe me "kushtetutën" e parë të shtetit grek sepse ato nuk janë shprehje burimore e vullnetit të "kombit kosovar" apo "kombit grek"; dhe s'ka si të jetë ndryshe pasi këto "kombe" nuk janë preekzistuese në natyrë por janë veçse produkti kulturor i dokumenteve të hartuara nga globalistët. Sigurisht, në rastin e krijimit të "kombit kosovar" ai është një proces i sapofilluar dhe natyrisht dallohet me thjeshtësi se sa artificial dhe shtingëllues është, sidomos për shqiptarët e vetëdijshëm, mirëpo nëse i rikthehemi pohimit se e kaluara na ndihmon për të kuptuar të tashmen atëherë, duke parë se çfarë ndodhi me "kombin grek", ku u shkri një pjesë e madhe e iliroarbërorëve, mund të kuptojmë se çfarë do të ndodhë me "kombin kosovar" nëse projekti globalist kundrashqitpar do të vazhdojë të ushtrohet për një kohë të gjatë. {Edhe shembulli i PNK-ve/pseudokombeve "malazez" dhe "maqedonas" na ndihmon për të kuptuar se çfarë "frankeshtajnesh" lindin kur pjesë të kombit shqiptar shkëputen nga zhvillimi natyror nëpërmjet shkombëtarizimit kulturor. [Sepse "malazezët" janë në përqindje të madhe shqiptarë të sllavizuar kulturorisht. Po ashtu edhe gjithë pjesa jo-bullgare e "maqedonasve" është e përbërë nga shqiptarë të çshqiptarizuar me anë të fesë abrahamiko-sllave ortodokse. (Dhe kjo duhet pasur parasysh kur dëgjohet ajo broçkulla se "perandoria osmane" na paska shpëtuar nga "sllavët". Mbërritja e islamizmit e theksoj përçarjen ndërshqiptare që kishte shkaktuar ndarja abrahamike katolikë/ortodoksë dhe ndihmoi në sllavizimin e mëtejshëm të shumë shqiptarëve. E madje islamizmi është një ndër shkaqet kryesore të sllavo-greqizimit të shqiptarëve në Siujdhesën Ilire. (Në vetvete edhe abrahamizmat janë globalizma dhe edhe ato krijojnë PNK-ra duke i shkëputur kombet nga rrjedha e vet zhvillimore natyrore. (Ndarja e ardhacakëve sllavë në serb/kroatë/boshnjakë është një shembull mbret i kësaj dukurie.))]}.

Shkrimi i mësipërm është një ftesë që shqiptarët mos të bien syleshësisht në grackat globaliste duke e analizuar Kombin Tonë sikur për Të të vlenin të gjitha pohimet që mund të vlejnë për popujt e tjerë. S'ka kuptim, është shkencërisht e gabuar dhe mendimtarisht e pandershme të analizohet Kombi Shqiptar sikur të ishte "kombi grek" apo "kombi maqedonas". Është njësoj sikur të vihej Flamuri Kombëtar në të njëjtën shkallë vlere me rreckën globaliste me yje; apo sikur, për të dhënë një shembull tjetër, të thuhej se Gjuha Shqipe "është sajuar" me të njëjtën metodë me të cilën është sajuar esperantoja.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#6

Post by rrëqebull » Wed Jun 22, 2016 12:48 pm

Image


RETORIKAT GREMISËSE NEOBOLSHEVIKE:
HELME BOTËKUPTIMORE, GËNJESHTRA DHE DOGMA KUNDRAKOMBËTARE


Le të nxjerrim një mësim të vogël nga ngjarja e këtyre ditëve në atë kopshtin e kryeqytetit.

Vitet e fundit ka pasur një sërë rastesh të ngjashme ku agresorët kanë qenë gra dhe viktimat fëmijë. Nëse, për eksperiment, do të ndiqnim shtigjet e përçartura arsyetimore të mendjeve të sëmura me bolshevizëm që mezi presin ndonjë lajm (ose, kur lodhen nga të priturit, e sajojnë vet me ndonjë viktimë "anonime") për dhunimin e ndonjë gruaje nga i shoqi për t'i mbushur mediat dhe rrjetet shoqiare me dogma të religjionit neobolshevik të llojit "të gjithë burrat shqiptarë janë përbindësha", "familja është fashizëm" (në kuptimin hollivudiano-frojdiano-markuzianist të fjalës) apo "patriarkati është tiraní", atëherë duke keqpërdorur këto raste të shumta do të mund të dilnim tek përfundime të jermatisura bolshevikoide të ngjashme të llojit "të gjitha gratë janë përbindësha", "gratë shqiptare nuk dinë t'i rrisin fëmijët", "të gjitha gratë shqiptare i urrejnë fëmijët", "të gjitha gratë shqiptare janë të dhunshme", "matriarkati duhet mposhtur " etj..

Atyre që e kuptojnë se sa të pavërteta dhe qesharake janë këto përfundime bolshevikoide për gratë u jepet kështu mundësia që të kuptojnë pavërtetësinë qesharake të përfundimeve të kësillojta që megafonat e globalizmit të vendosura në "minaretë"e bunkerëve neobolshevikë (ojq-ve) nxjerrin për burrat.

Por, sigurisht, asnjë prej ojq-ve neobolshevike të financuara nga globalistët — për të ngritur çështje të paqena (si "homofobia" apo "islamofobia") që u shërbejnë për të çensuruar dhe shtypur me zhurmnajë mediatike (tashmë edhe me ligj) reagimet e natyrshme të shqiptarëve kundrejt viruseve kundrashqiptare lgbt-iste e abrahmiste, për të syleshatisur rininë, për ta shqyer, çmoralizuar, sëprapthtësuar dhe zhytur në grindje të brendshme shoqërinë tonë — nuk i shfrytëzon agresionet e grifshave ndaj fëmijëve në kopësht për të nxjerrë 'raportime" e deklarata demonizuese për gratë ashtu siç bën për burrat shqiptarë sepse etiketimi i tillë hiperbolik i gjinisë femërore në tërësi do të ishte pengesë për mbarëvajtjen e taktikës kundrakombëtare të keqshpërdorimit (abuzimit) dhe kurdisjes së grave si "proletariat i ri" që duhet të "emancipohet" dhe organizohet për të kryer "revolucion kundra tiranisë patriarkale" dhe "rrezikut nacionalist/fashist" (lexo: që duhet të çnatyrohet, skizofrenizohet dhe shkëputet nga qenësía e vet amënore e shqiptarore për t'iu përshtatur metodave kombvrasësë të religjionit liberal-bolshevik të hartuar sipas interesit të ultrakapitalizmit kanibalfinanciar që është shpërbërja e familjes dhe kombit me propagandim të shterpësisë si "motivím për karrierë" dhe të prostitucionit, tradhëtisë bashkëshortore, shkurorëzimit, ultrahedonizmit dhe ksenogamisë si "fleksibilitet ndaj tregut të punës" dhe "përqafim të vlerave perëndimore".).

Për ta përmbledhur në dy pika, arsyeja se përse neobolshevikët nuk pëllasin për "tiranínë matriarkale" dhe "shkeljen e të drejtave të fëmijëve" kur këta dhunohen nga gra të çnatyruara (sepse të droguara me helme botëkuptimore që u janë gjilpëruar në tru nga telenovelat, telefilmat, reklamat, revistat, tekstet e pështira të këngëve dhe sjelljet e jevgave të shoubizit, mulateve dhe të pacipave të përtejoqeanit që u jepen si model për t'u ndjekur) është fare thjesht që:
1. as taktikanët më mendjendyrë të globalizmit nuk janë në gjendje që t'i keqshpërdorojnë fëmijët 1-10 vjeçarë si "neoproletariat" bolshevik kundra kombit ashtu siç po bëjnë me jo pak sukses me gratë e trushpëlara shumë prej të cilave kanë arritur që t'i instalojnë në qeverira, ministrira dhe institucione të rëndësishme ku ato po zbatojnë gjithçka që u urdhërojnë globalistët në dëm të kombit të vet (njëkohësisht duke marrë gjithë përgjegjësitë për zezonat që po shkaktojnë duke u bërë kështu shqytë mbrotjëse për vendimmarrësit e vërtetë globalistë). [Çmenduria neobolshevike e qeverive të instaluara nga globalistët, ndonëse ka arritur që të bëjë fakt të kryer marrëzi nga më të ndryshme si për shembull atë të lejimit me ligj të përdorimit të tualeteve të femrave nga meshkujt me çrregullime mendore e hormonale apo "martesat" dhe bijësimet për të prekurit nga psikoza familjefobike (lgbt-të), nuk ka arritur (ende) deri në atë pikë lajthitjeje sa që të ngrejë në pushtet fëmijët (sepse publiku nuk është ende i "emancipuar" dhe "denazifikuar" sa duhet për të pranuar një arritje qytetërimore kaq të lartë sa kjo [nhtcë!] dhe ndoshta, përpara se të kemi kryeministra me biberonë, radhën për ngritje në pushtet e kanë transeksualët, ciganët dhe daun-ët). Por kjo gjë nuk u jep kokëçarje globalistëve, të paktën për aq kohë sa që do të kenë në dispozicion për të përzgjedhur se kë të ngrenë në majat e teatrit politik vendimzbatues një kontingjent të tërë të rriturish me çrregullime shoqiopatike, të trushpëlarë, të shndërruar në ultraetnomazokistë të bindur me "trajnime" e "erazmuse" dhe të cilët, për nga aftësia, vetëdija, dhe zhvillimi mendor e botëkuptimor nuk janë më të pjekur se sa një i mitur problematik.)
dhe
2. globalizmi që po i lufton kombet evropiane është për çanësim (për definicion) fëmijëfobik, duke qenë familjefobik e kombfobik (por vetëm kur flitet për fëmijë, familje dhe kombe evropiane; prandaj ojq-të e globalizmit janë të strukturuara në mënyrë të tillë që përparësi t'u jepet gjithmonë dhe vetëm faktorëve kundrakomb (abrahamikëve dhe kolonizatorëve "refugjatë" jovendas), faktorëve kundrafamilje (lgbt-ve) dhe fëmijëve ciganë). Veç të tjerash, kohët e fundit është ngritur një tjetër valë "studimesh" pseudoshkencore me porosi që po shpërndahen në 'revistat dhe emisionet rozë' që lexojnë e shikojnë gratë, motrat e vajzat tona (dhe gjithë gratë e vajzat e tjera evropiane), të cilat po u propagandojnë poshtërsisht që të kryejnë "eutanazi kombëtare" duke ua dendur mendjen me mashtrime të neveritshme si për shembull se "sa e bukur është jeta pa fëmijë" dhe se "çfarë peshe, pengese e madhe për karrierën dhe burim stresi janë fëmijët" [yha!].

Religjioni neobolshevik është i hartuar në mënyrë të tillë që kontingjenti me etnomazokistë fundamentalistë në shërbim të globalizmit humnerëhedhës të përdorë standarde të dyfishta
- në vartësi të gjinisë së atij që kryen dhunë ndaj një të pambrojturi (në një strukturim ideologjik të lajmeve ku çorbëgjinorët lgbt paraqiten gjithnjë si të pafajshëm dhe viktima kurse burrat evropianë gjithnjë si fajtorë dhe agresorë);
- në vartësi të prejardhjes së tij (nëse është vendas apo cigan/ardhacak/pseudorefugjat) dhe
- në vartësi të lidhjes së tij të mundshme me rrjetet e ojq-ve apo Institucioneve të depërtuara nga ultreatnomazokistët.

Hipokrizia, pandershmëria mendimtarore dhe kalbja botëkuptimore e brendësuar në këtë ideologji religjionoide del në pah edhe sa i përket një hollësie tjetër: kur është fjala për krime të kryera nga jovendasit apo nga kaviet vendase që duhen «dhjamosur» se do shërbejnë si mish për thertore duke u shpërdoruar si "neoproletariat" (si pykë shoqërishqyese e si vektor tradita/rendpërmbysës), për to, përgjegjësitë janë gjithnjë "individuale" dhe gabimet duhen arsyetuar duke kërkuar "shkaqe shoqërore sistemike" (ose, krimet e tyre kalohen fare në heshtje, në mos, fshihen krejt) kurse, kur është fjala për krime të kryera nga vendasit dhe sidomos nga ajo pjesë e vendasve që, sipas rrymave që e shpërfaqin më haptazi lajthitjen e tyre neobolshevike, janë fajtore vetëm sepse janë bartës testosteroni, në këto raste fundamentalistët e globalizmit nuk ndjejnë kurrsesi shtysa për të kërkuar "shkaqe shoqërore sistemike" dhe sidomos lënë të kuptohet me reagimet e tyre pavloviane se nuk duhet folur për përgjegjësi individuale por duhet bërë "gjueti shtrigunësh" me fushata poshtërimi gjithëpërfshirëse ("të gjithë burrat e kanë fajin", "të gjithë shqiptarët e kanë fajin", "të gjithë burrat shqiptarë e kanë fajin" etj.).

Këto janë veçse disa prej të metave, pandershmërive, shkarjeve arsyetimore dhe botëkuptimkalbjeve me të cilat globalistët kanë sëmurur një pjesë të Bashkëkombësve Tanë (duke shfrytëzuar, vazhduar, thelluar dhe përkeqësuar botëkuptimkalbjen dhe plagët shoqërore që na shkaktoi për gjysëm shekulli agresioni sllavo-bolshevik titisto-hoxhist). Këta janë kurdisur në mënyrë që të tërheqin me vete në greminat e neobolshevizmit të gjithë Kombin Tonë. Është detyrë e çdo Shqiptari me botëkuptim të shëndetshëm që të bëjë gjithçka ka në dorë për ta ndaluar dhe parandaluar këtë shkarje drejt humnerës pa kthim, për t'i sjellë në vete këta Bashkëkombës, për t'i shëruar ata dhe për ta sjellë në vete dhe shëruar, së bashku, të gjithë shoqërinë tonë.

Edhe sikur të zhdukeshin këtë sekondë të gjitha ideologjitë dhe religjionet e botës, ne do të bënim pa to dhe Shqiptaria do të mbeste e paprekur sikur mos të kishte ndodhur askurrfarë gjëje! Mirëpo, pa njëri tjetrin, pa shqiptari shqiptarin, nuk bëjmë dot. Pa shqiptari shqiptarin nuk jemi më asgjë.

Kombi Ynë nuk do të ishte me vlera, veti, bukuri dhe cilësi kaq të larta po të mos ishin Gratë dhe Burrat Shqiptarë me vlera, veti, bukuri e cilësi aq të larta. Le ta duam njëri tjetrin përsëri si më parë. Dashuria për Bashkëkombasit, Nderimi ndaj të Parëve Tanë dhe Vullneti për t'i trashëguar Pasardhësve Tanë Shqipninë më të mirë të mundshme: këto le të jenë ideologjia dhe feja jonë (këto le të vazhdojnë të jenë ideologjia dhe feja jonë, ashtu siç kanë qenë përherësisht nëpërmjet mijëravjeçarëve, riteve dhe emrave të Prijësve e Mbretëreshave Tona, Hyjnive Tanë dhe Tokníve Tona!)! Gjaku dhe Shpirti i Kombit Tonë le të (ri)jenë burimi dhe brumi i ideologjisë dhe fesë sonë. Le të rikujtojmë, dhe të ndihmojmë njëri tjetrin që të rikujtojë, se Shqiptarësia është Natyra, Arsyeja, Feja dhe Vetja Jonë e Plotë. Çdo gjë tjetër — që nga (neo)bolshevizmi tek abrahamizmi dhe çdofarë kundrakombëtarizmi tjetër — është shumsëshumti e tepërt dhe e dëmshme dhe paksëpaku e pa mbëhishme dhe e pavlerë.

E qenësishme dhe e domosdoshme për ne është vetëm Shqiptarësía dhe i shëndetshëm për Kombin Tonë është vetëm ai botëkuptim që është i buruar prej Saj dhe i brumuar me Të.

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#7

Post by rrëqebull » Sat Sep 03, 2016 4:56 pm

Një koment që, duke u mbështetur në faktet e paraqitura nga C. M. në këtë shkrim, trajton dhe zbërthen retorikën kundrashqiptare të sekteve etnomazokiste kseno'centriste abrahamiste dhe të kolaboracionistëve neoosmanistë funksionarë të regjimit kundrashqiptarokratik:
Të lumtë Vëlla për punën e shkëlqyer që po bën për ta nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për ta pohuar me qartësi kumbuese në këto kohëra të zymta e të shurdhëta ku pikëpamja e kundrashqiptarëve (falë veprimtarisë së lajthitur dhe shtrembër'pamësísë mendje'ndrydhur të etnomazokistëve me pushtet politik e mediatik), po bëhet gjithnjë e më shumë "politically correct" dhe "mainstream" [e pranuar dhe e pranueshme] ndërsa pikëpamjet e natyrshme, të shëndetshme dhe vërtetësore kombëtare po damkosen e përcillen prej tyre si "rryma skajore", "të papranueshme" dhe "ndjenja'lënduese". [Se, për këta pushtuesofilë, mercenarë e funksionarë të regjimit kundrashqiptarokratik, "ndjenjat" e joshqiptarëve dhe financuesve e lobistëve të tyre janë më të rëndësishme se sa e Vërteta dhe e Mira Kombëtare (dhe s'do mend që të jetë kështu kur është pikërisht falë zhytjes së të vërtetave për me josh "ndjenjat" e tekat e kundrashqiptarëve që ky regjim kundrakombëtarokratik po mbahet në këmbë prej 72 vjetësh)!]

Veç për me dhënë një shembull të përmbysjes së Botëkuptimit Kombëtar dhe zëvendësimit të tij me "pikëpamje të pranueshme" të themeluara në botëkuptimin e kundrashqiptarëve, mund të përmendet fushata e para do kohëve (por ende lëvritëse) e komb'mohuesve (dhe e etnocentrikëve turkiçë të mbetur në Trojet Tona) për t'i "sharë" dhe për t'i "dënuar" si "fe-lëshues" Shqiptarët e ndërgjegjshëm të paprekur nga botëkuptim'kalbja shkombëtarizuese abrahamike islamiste (neo)osmaniste. [Që dëshmon përputhjen e doktrinës kundrashqiptare të këtyre neo-dumbabistëve (me ortodoksí dogmatike të fjalëpërfjalshme madje!) me doktrinën kundrashqiptare të shqiptarofobit turkoman [❝ai i quen shqiptarët «tradhtarë të fesë dhe vatanit»❞] që ke nxjerrë në pah në mënyrë të pafshehshme me këtë botim të stër-vyer që ke bërë. Pra, qartësisht, ashtu siç `çlirimi nga pushtuesi`, nga pikëpamja e pushtuesit, është "tradhti", në të njëjtën mënyrë, `kundërshtimi i (ri)pushtimit`, nga pikëpamja e pushtuesofilëve dhe prostitutëve të pushtuesit, është "idiotësi". Por, se çka mendojnë e propagandojnë kundrashqiptarët dhe shpura e tyre, nuk arrin të jetë dot as 're mbuluese kalimtare' e lere më 'perëndim' apo 'eklips' për 'diellin' e të Vërtetës Kombëtare Shqiptare që do të vazhdojë të rrezatojë e shkëlqejë pavarësisht 'shoshave' të tyre të grisura].

User avatar
rrëqebull
Grand Star Member
Grand Star Member
Posts: 1158
Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
Gender: Male

Re: Retorika kundrakombëtare bolshevike, liberaleshkoiste, "kozmopoliste", neobolshevike, etnomazokiste etj.

#8

Post by rrëqebull » Fri Oct 14, 2016 4:44 pm

Image

Image

Lidhja diku në lashtësi është një gjë [studimi i së cilës gjithsesi duhet të mbetet në dorë të studimtarëve të mirëfilltë!] dhe të thuash "jemi një popull me ta" (siç ka shkruar ky burokrati "shejtan-budalla", 'spin doktor', i regjimit kundrashqiptarokratik) është krejt diçka tjetër!

Ne kemi lidhje diku në lashtësi me të gjithë evropianët sepse jemi 'Kombi At' i evropianërísë dhe ruajmë pa shkëputje në kohë Kulturën zanafillore arkeopaleo'burimore të evropianësísë por kjo NUK do të thotë se ne -sot-, pas kaq mijëra vjetësh, "jemi një popull" me gjermanët apo me lituanët apo se zëvendësimi dhe shkrirja jonë me gjermanë e lituanë është "diçka e mirë" për ne [assesi]!!! […Aq më tepër kur flasim për një popullatë, si ajo e kalashëve, e cila nuk mund të quhet as mirëfilli `evropiane`!]

Ky psikoagjent më shumë i ka bërë dëm çështjes se sa që ka nxjerrë në pah ndonjë gjë me vlerë dhe PA AS MË TË VOGLIN DYSHIM kemi të bëjmë me një lëvritje agjenturore me një 'LUFTË PSIKOLOGJIKE' që ka për synim para së gjithash që të na shpërqendrojë nga shkatërrimet dhe krimet që dordolecikano-globalistët po kryejnë në dëm të Kombit Tonë (dhe që përditë e më shumë po dalin në pah!); mirëpo qëllimi i saj shkon gjithashtu deri aty sa që të 'përligjë' zëvendësimin e shqiptaroveriorëve — që ky regjim etnomazokistokratiko-globalistokratik po përndjek nga Shqipëria Veriore me terrorizëm ekonomik — me kolonizatoro-pushtuesit nga lindja e mesme që kanibalfinanca hiperglolbaliste po derdh në Evropë dhe po përdor si 'armë demografike' për të shfarosur dhe zëvendësuar evropianët vendas dhe të cilët në Shqipni, merret vesh, po duan dhe po fillojnë që t'i propagandojnë si "ilirë" që "flasin shqip" [nhtcë!] për të na 'bindur' (mashtruar) se duhet ta pranojmë kolonizim-pushtimin e Atdheut Tonë prej tyre për "arsye" se qenkemi "një popull" me ta! [yha!]

Vëllezër e Motra mos bini në asnjë grackë të këtij regjimi kundrashqitparokratik! Syshqiponjësohuni!

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”