Shteti britanik ka fshehur dokumentat sekrete ne lidhje me incidentin e Korfuzit ne 22 tetor te vitit 1946 ku humben jeten 44 marinare angleze, duke bere qe Shqiperia te shpallej fajtore ne ate kohe nga Gjykata e Hages.
Revista e perjavshme MAPO ka publikuar per here te pare disa dokumenta origjinale te Marines Britanike, te cilat jane mbajtur te mbyllura ne arkivat britanike per rreth 50 vjet. Ne keto dokumenta shihet qarte se Marina Britanike kishte marre urdher jo thjesht te kalonte neper ujerat shqiptare, por per nje demostrim force dhe kunderpergjigje nese pala shqiptare do te reagonte.
Keto dokumenta qe permbajne planin operacional te ndermarre nga Flota Britanike jane bere publike kohet e fundit edhe ne Angli, duke tejkaluar afatin ligjor te nxjerrjes se tyre nga periudha e konsideruar si “sekret shteteror”. Ne ate kohe, Qeveria Shqiptare u mbrojt me faktin se e kishte te pamundur minimin e Kanalit te Korfuzit.
Megjithese gjykata e pranoi faktin se futja e anijeve luftarake angleze ne ujrat shqiptare ku ndodhi incidenti, ishte shkelje e sovranitetit te Shqiperise, vendimi perfundimtar e fajesoi vendin tone per incidentin. Kjo gje solli acarimin e marrdhenieve te dy shteteve, nderkohe qe Qeveria Angleze bllokoi arin e gjetur ne Gjermani pas Luftes se Dyte Boterore, nje pjese e te ciles ishte grabitur ne thesaret e bankave kombetare.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Incidenti i Korfuzit, publikohen dokumentet sekrete
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Incidenti i Korfuzit, publikohen dokumentet sekrete
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Incidenti i Korfuzit, publikohen dokumentet sekrete

Paskal Milo: Qeveria shqiptare të kërkojë rishqyrtimin e çështjes së “Incidentit të Kanalit të Korfuzit”
Ilda Lumani
Çështja e “Incidenti të Kanalit të Korfuzit” është një nga dashuritë e vjetra të historianit Prof.Dr.Paskal Milo. E në fakt, ajo është një çështje që përbën interes për gjithë. Kjo, pasi dokumentet e dala tashmë sjellin sot një panoramë të vërtetë, jo vetëm të historisë që ka ndodhur, por edhe të atij gjykimi të rëndë që ju dha Shqipërisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ku Shqipëria u penalizua me pagimin e mbi 840 mijë stërlinave. Sot, nën dritën e dokumenteve, vërtetohet se anijet luftarake britanike kanë pasur qëllim provokimin e Shqipërisë. Një fakt që bën po aq fajtore Britaninë e Madhe në atë incident. Dhe, këto nuk janë dëshira apo supozime të fanatikëve, siç është shkruar së fundmi në disa blogje shqiptare. Përkundrazi. Historiani Paskal Milo ka një mal të tërë me dosje e dokumente në lidhje me këtë çështje (madje, i ka marrë ato me vete edhe gjatë takimit tonë). Dokumente, që së shpejti do të botohen në një libër nga zoti Milo. Por, gjithashtu dokumente që do t’i shërbenin qeverisë shqiptare për të kërkuar rihapjen e gjykimit të kësaj çështjeje nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, çka do të thotë që ndoshta një ditë do të na kthehet në mos i gjithë, një pjesë e mirë e atij ari që iu mor padrejtësisht Shqipërisë!
Zoti Milo, ditët e fundit “Gazeta Shqiptare” ka botuar disa dokumente për “Incidentin e Kanalit të Korfuzit”. Ju keni vite që i jeni përkushtuar kësaj çështjeje, zbulimi i këtyre dokumenteve, çfarë të rejash sjell?
Si studiues i historisë diplomatike të Shqipërisë, ‘Incidenti i Kanalit të Korfuzit’ është një dashuri e vjetër për mua. Në mënyrë të veçantë, unë jam angazhuar plotësisht me të pas vitit 1990, kur shkova posaçërisht për kërkime arkivore në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë dhe në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, përpos edhe konsultimit të dokumenteve arkivore në arkivin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Madje, vitet e fundit kam arritur të gjej edhe një pjesë të dokumenteve arkivore që ruhen në arkivin e Beogradit në lidhje me ‘Incidentin e Kanalit të Korfuzit’. Kur shkova në Moskë dhe fillova kërkimet, u befasova nga ato çfarë gjeta atje dhe kur u ktheva në vitin 1994, botova një pjesë të atyre dokumenteve që kisha gjetur, të cilat shkaktuan një pakënaqësi dhe revoltë tek mjaft njerëz, që ishin mësuar ta dëshmonin historinë e incidentit të Kanalit të Korfuzit sipas skemës së vjetër që mbronte regjimi komunist. Kur shkova në arkivin e “Forin Office”, aty gjeta dokumente të tjera të cilat ishin me shumicë për ‘Incidentin e Kanalit të Korfuzit’. Sigurisht, jo të gjitha ishin të deklasifikuara, por ato përbëjnë edhe sot korpusin kryesor ku unë mbështetem në shpjegimin e kësaj historie. Për herë të parë aty gjeta dokumente të cilat shpjegonin fare qartë që, qeveria britanike në verën e vitit 1946, pas incidentin të parë në Kanalin e Korfuzit në maj të po atij vitit, po planifikonte të provokonte qeverinë shqiptare me një kalim të dy anijeve ushtarake të saj përmes vijës së lundrimit në veri të Kanalit të Korfuzit, me qëllim që të shikonte reagimin e qeverisë shqiptare. Madje, dokumentet janë kaq të qarta dhe urdhrat e qeverisë angleze me miratimin e kryeministrit të asaj kohe, Clement Attlee, saqë nuk vihet fare në dyshim që sedra e prekur e britanikëve kërkonte shpagim. Prandaj, ata e organizuan kalimin e dytë të anijeve britanike në 22 tetor, pasi ishin përgatitur për muaj të tërë për ta bërë një gjë të tillë. Por, kërkimi i dokumenteve dhe konkluzioni që unë arrita në vitin 1994, është që qeveria shqiptare kishte pjesën e vet të fajit, por në radhë të parë fajtore për incidentin ishte edhe qeveria britanike. Fakt që u vërtetua përfundimisht në vitin 2004, kur studiuesi anglez, Anthony Carty botoi në një revistë shkencore të titulluar “Ligji dhe praktika e gjykata ndërkombëtare” (“The Law and Practive International Courts and Tribunals”), në Holandë, një studim për ‘Incidentin e Kanalit të Korfuzit’, mbështetur në dokumentet e reja britanike që ishin zbuluar në arkivin e Admiraliatit britanik. Këto dokumente, siç edhe unë bëra të njohur dy muaj më parë në një emision, dëshmonin përfundimisht atë që unë kisha konstatuar fillimisht që në vitin 1994, që qeveria britanike e bëri qëllimisht kalimin në ujërat territoriale shqiptare. E reja që ky dokument i studiuesit britanik, i botuar në vitin 2004 solli, ishte se qëllimisht iu fsheh Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës diskutimi i brendshëm dhe urdhri që i ishte dhënë Admiraliatit britanik që të kalonte në koordinata të cilat ishin brenda ujërave territoriale shqiptare. Dhe, në atë kohë diskutimi mes kryeministrit britanik, ministrit të Jashtëm, Admiraliatit dhe prokurorit të përgjithshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, u fsheh, sepse në qoftë se do të çohej ky dokument në Hagë, gjykata nuk mund të merrte atë vendim që mori në vitin 1949. Vendim, në bazë të së cilit, Shqipërinë e gjeti fajtore për vënien e minave dhe e dënoi me mbi 840 mijë lira stërlina për shkak të këtij incidenti.
Duke pasur gjithë këto dokumente tashmë, që vërtetojnë se kalimi i anijeve britanike në Kanalin e Korfuzit ka qenë provokues dhe se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ka qenë i njëanshëm, a duhet që kjo çështje të rihapet në Hagë?
Mendoj që këto dokumente, tashmë të njohura prej vitesh, kanë krijuar tablonë e plotë për të gjykuar përfundimisht rreth ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’ dhe që më çojnë mua në konkluzionin se është e nevojshme, për hir të së vërtetës historike, që të rihapet gjyqi i Hagës për çështjen e ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’. Kjo, për arsyen sepse tashmë një pjesë e mirë e vendimit të atij gjyqi, përmes dokumenteve të reja, hidhet përfundimisht poshtë, pra hidhet poshtë konkluzioni i Gjykatës se, kalimi në 22 tetor të vitit 1946 i anijeve luftarake britanike në Kanalin e Korfuzit ka qenë jashtë ujërave territoriale të Shqipërisë. Pra, kjo do të thotë që qeveria britanike mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe ka bërë një shkelje të qëllimshme në ujërat territoriale të Shqipërisë, duke provokuar Shqipërinë, në atë kohë vërtet një vend i vogël dhe i pavarur, por që kishte të drejtë të ruante sovranitetin dhe tërësinë e tij territoriale.
Sipas kësaj, qeveria shqiptare duhet të rihapë gjyqin për të ndryshuar vendimin që i mbajti Shqipërisë arin…?
Çdo qeveri shqiptare, cilado qoftë ajo, demokratike në rastin e sotshëm, socialiste dje apo nesër, duhet që këtë çështje ta ngrejë me forcë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe të kërkojë rishqyrtimin e saj jo thjesht e vetëm për hir të së vërtetës historike, por mbi të gjitha edhe për shkak të të gjitha atyre dëmeve që solli gjykimi ndaj Shqipërisë në bllokimin e arit monetar shqiptar dhe në prishjen e marrëdhënieve mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë. Pra, këtu është çështje ndërgjegjeje kombëtare dhe detyrë kombëtare e çdo qeverie që ta kërkojë rigjykimin e çështjes, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në një kohë dhe përgjegjëse u bë një qeveri, që për dikë mund të mos pëlqehet për nga natyra ideologjike dhe politike, por që në këtë çështje ajo ka mbrojtur interesat kombëtare të vendit.
Duke u rikthyer tek historia e ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’, Shqipëria në atë kohë nuk kishte mina, madje edhe Gjykata e Hagës nuk arriti të vërtetonte kush i vendosi minat, pavarësisht aludimeve. Në studimet tuaja dhe dokumentet që keni gjetur, a e keni hasur këtë çështje?
Ka një dokument në arkivat britanike që unë e kam midis shumë të tjerave, ku që në qershor të vitit 1946, pra gati një muaj pasi ka ndodhur incidenti i parë, diskutohet në “Forin Office” dhe në Admiraliatin britanik në lidhje me reagimin që mund të ketë qeveria shqiptare në rastin e një kalimi të dytë të anijeve britanike nga i njëjti vend. Aty supozohet se në rast se qeveria shqiptare do të urdhëronte bateritë e saj bregdetare që të qëllonin përsëri anijet britanike, atëherë anijet britanike do të riktheheshin, por me forcë duke goditur këto bateri bregdetare shqiptare dhe po në këto dokumente supozohet se, qeveria shqiptare nuk ka mjete mine dhe silura që të pengojë kalimin e anijeve ushtarake britanike. Megjithatë, një nga diplomatët që merrej posaçërisht me këtë çështje në “Forin Office”, Howard dyshon për këtë gjë dhe këtë dyshim e shpreh qartë, që do të thotë se është në kundërshtim me mendimin e Admiraliatit britanik, që qeveria shqiptare mund të mos kishte mina ose mjete të tjera për të penguar kalimin e anijeve britanike.
Po, në fakt ku i gjeti Shqipëria minat?
Kjo është një histori më vete, të cilën unë e kam shpjeguar në disa raste, mbështetur në dokumentet që unë gjeta në arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Asutrisë, në vitin 1994 dhe në shqyrtimin e detajuar të disa dokumenteve arkivore këtu në Shqipëri. Shqipëria, është e vërtetë, që në atë kohë nuk kishte mina dhe anije minavënëse apo edhe minaheqëse. Por, vendimi për të mbrojtur vijën bregdetare shqiptare nga provokacione të ndryshme që kryheshin në atë kohë, qoftë nga pala greke, qoftë nga pala britanike, u mor në verën e vitit 1946, ose më saktë, gjatë vizitës që Enver Hoxha bëri në Beograd në muajin qershor, ku ai e diskutoi këtë çështje gjerësisht me udhëheqësin jugosllav të asaj kohe, Josif Boris Tito. Shprehimisht, në dokumentet që kam gjetur për këtë takim, Tito i sugjeron Enver Hoxhës që, për të mbrojtur kufirin bregdetar të Shqipërisë që nga Durrësi deri në Sarandë, veçanërisht në rajonin e Sarandës dhe Kanalit të Korfuzit, duhet të merreshin masa të rrepta. Për këtë Tito i premton që t’i dërgojë së shpejti në Shqipëri një ekip specialistësh jugosllavë për ta shqyrtuar çështjen sesi do të mbrohej kufiri dhe me çfarë mjetesh. Këta specialistë kanë ardhur në Shqipëri dhe në shtator të vitit 1946, sipas edhe dokumenteve arkivore, kanë bërë një marrëveshje midis qeverive shqiptare dhe asaj jugosllave, gjoja për lundrim midis Kotorrit dhe Sarandës, ku do të vendoseshin anije turistike për të kamufluar lëvizjen e anijeve ushtarake jugosllave që do të kryenin minimin e Kanalit të Korfuzit. Dokumentet që unë kam gjetur më vonë, pasi incidenti kishte ndodhur dhe qeveria shqiptare do të përballej e vetme, qoftë në marrëdhëniet me Britaninë, qoftë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, qoftë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, dëshmojnë fare mirë që minat ishin vendosura nga anijet ushtarake jugosllave, me dijeninë e plotë të qeverisë shqiptare.
Jugosllavia u prek në këtë çështje gjatë gjykimit në Hagë?
Qeveria shqiptare u akuzua në Gjykatë që ose i ka vendosur vetë minat ose ka dijeni për vendosjen e tyre nga një palë e tretë. Ky ishte edhe konkluzioni i Gjykatës, por pala e tretë nuk përmendej askund, por aludohej se ishte Jugosllavia. Kjo mbeti një çështje e paargumentuar, ndonëse dëshmitarë pati në gjyq. Ishin dy jugosllavë, një marins dhe një oficer marine, që në atë kohë thanë që ne kemi qenë dëshmitarë që janë ngarkuar mina të tipit gjerman të cilat janë drejtuar për në Shqipëri. Sidoqoftë, kjo nuk ishte një dëshmi e mjaftueshme për ta thënë dhe akuzuar drejtpërsëdrejti Jugosllavinë, por gjithsesi konkluzioni zyrtar ishte ky: “Qeveria shqiptare, në të dyja variantet mbetet fajtore; ose i ka vënë vetë, ose e di kush i ka vënë minat në territorin e saj ujor”. Nuk duhet harruar që në Shqipëri, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës në atë kohë dërgoi edhe një ekip inspektorësh që inspektoi gjithë zonën për ‘Incidentin e Kanalit të Korfuzit’, për të gjykuar nëse vendosja e minave nga një anije natën mund të shihej nga pika të ndryshme të bregdetit shqiptar. Gjatë inspektimit ata vërtetuan që “Po”, mund të shihej në qoftë se qeveria shqiptare nuk i kishte vënë vetë minat.
Ndërkaq, ka dokumente që pohohet drejtpërsëdrejti bashkëpunimi i qeverisë shqiptare me autoritetet jugosllave për vendosjen e minave. Është një takim që Enver Hoxha (gjatë vizitës së tij në Moskë në vitin 1947), ka bërë me zëvendësin e Stalinit, Molotovin. Ky i fundit i ka tërhequr vëmendjen udhëheqësit shqiptar që, “veprime të tilla si ato që ndodhën, që bëtë me jugosllavët për minimin e Kanalit të Korfuzit, nuk duhet të bëni më pa dijeninë tonë”. Ka edhe një dokument tjetër që i referohet një bisede të Hysni Kapos, në atë kohë zëvendësministër i Punëve të Jashtme me ambasadorin sovjetik në Tiranë, ku i kërkohet diplomatit sovjetik që të komunikojë në mënyrë urgjente me Moskën, me qëllim që ajo të ndërhynte në Beograd që të hiqeshin minat e mbetura në Kanalin e Korfuzit apo në vende të tjera ku ishte bërë minimi i ujërave territoriale para se të vinin inspektorët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës. Dua të nënvizoj se, minat ishin vendosur jo vetëm në Kanalin e Korfuzit, por edhe në portin e Durrësit e portin e Vlorës, sepse rreziku sipas autoriteteve shqiptare të kohës, për ndërhyrje nga ana e britanikëve apo edhe të të tjerëve në atë kohë, ekzistonte jo vetëm në Jug, por në të gjithë vijën bregdetare shqiptare.
Zoti Milo, gjithë këto dokumente dhe fakte që keni mbledhur gati gjatë dy dekadave të fundit lidhur me këtë çështje, a do të shohin një ditë dritën e botimit në një libër të veçantë?
Unë kam kohë që po merrem konkretisht, dhe së shpejti do të botoj një libër në lidhje me ‘Incidentin e Kanalit të Korfuzit’, duke u përqendruar më tepër në vështrimin diplomatik të çështjes, dhe jo në analizën teknike të problemit (për shkak se mendoj se nga pikëpamja teknike është diskutuar dhe shkruar mjaft). Ajo që është e panjohur për opinionin e gjerë publik, është pikërisht intriga diplomatike rreth incidentit dhe zbulimi i dokumenteve të reja që do ta bënin të mundur një libër të tillë për këtë çështje mjaft interesante, jo vetëm për publikun shqiptar, por edhe për atë të huaj. Aq më tepër që është një detyrë jo vetëm për mua, por edhe për studiues të tjerë shqiptarë në këtë rast, që në dritën e dokumenteve të tjera të zbulojmë përfundimisht të vërtetën historike dhe pa dashur të përmbysim një interpretim të Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, plotësisht të vëmë në dukje domosdoshmërinë e rishikimit të këtij vendimi, thjesht për shkak të objektivitetit historik. Besoj se në këtë drejtim, të gjithë ata që janë marrë dhe po merren me historinë e ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’ janë duke kontribuar në një mënyrë apo në një tjetër, dhe ndërmjet tyre unë do të jap ndihmesën time modeste.
Gazeta Shqiptare

Kapiteni shqiptar: Korfuzi, të rishihet vendimi i Hagës
Ilda lumani
Shqipëria e viteve '50 nuk kishte ekspertët juridikë të sotëm... nuk kishte dokumentacionin e plotë që faktonte motivin e vërtetë të lundrimit të anijeve britanike në ujërat territoriale shqiptare... Ishte e pambrojtur në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës!!!
Artur Meçollari, Kapiteni i Rangut të Parë, në librin e tij "Incidenti i Kanalit të Korfuzit - Drejtësi e anuar", jep të gjitha faktet përse fajtore e atij incidenti ishte Britania e Madhe. Ndërkaq, nën dritën e dokumenteve të zbuluara së fundmi, Kapiten Meçollari, ashtu si edhe historiani Paskal Milo, e shumë studiues të tjerë thekson rëndësinë e rihapjes së kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
Zoti Meçollari, si do t'i vlerësonit dokumentet e nxjerra në dritë kohët e fundit lidhur me incidentin e Kanalit të Korfuzit?
Kam ndjekur me vëmendje, si shkrimin e Auron Tares, edhe të historianit Paskal Milo. Ishin interesante dhe të mbështetura me dokumente autentike. Pavarësisht, se britanikët mbajtën të fshehura përmbi 50 vjet shumë dokumente, midis të cilave edhe Planin Operacional XCU dhe XCU ONE, duke qëmtuar me kujdes në dokumentet e procesit gjyqësor (dokumentet e palëve, seancat dëgjimore dhe vendimet e gjyqit, por sidomos dokumentet e paraqitura nga pala britanike) kam arritur në konkluzionin se ngjarja e datës 22 Tetor 1946 ishte një "Provokacion në Porto Edda (Sarandë)". Planin Operacional XCU dhe XCU ONE përfaqësojnë dokumentet më të rëndësishme të zbuluara dhe janë sinteza e përpjekjeve politike, juridike dhe diplomatike e Britanisë së Madhe nga 15 Maji deri 22 Tetor 1946 për përgatitjen dhe organizimin e Provokacionit në Porto Edda.
Ju keni botuar një libër për këtë çështje, "Incidenti i Kanalit të Korfuzit - Drejtësi e Anuar", në ç'këndvështrim është mbështetur ky libër studimor?
Libri sjell për herë të parë të ndërtuar gjurmën e lundrimit të anijeve britanike, të ndërtuar nga ana ime me të dhëna të mbledhura nga qëmtimet në dokumente britanike, dhe mbi të gjitha në libër kam hedhur hipotezën e përgjegjësisë britanike në Incidentin e Kanalit të Korfuzit, hipotezë e cila mbështetet në gjykimin se procesi duhej të bazohej në të Drejtën Ndërkombëtare për Konfliktet e Armatosura dhe jo të Drejtën Ndërkombëtare Zakonore të Detit.
Dokumentet e zbuluara së fundi janë të mjaftueshme për t'i kërkuar sipas jush, rishqyrtimin e vendimit Gjykatës së Hagës?
Dokumentet e bëra së fundi të njohura për publikun, dhe që nuk janë shfrytëzuar nga ana ime në libër, pasi nuk isha në dijeni të tyre, filmimet e shfaqura për herë të parë si dhe zbulimi i bashit të HMS VOLAGE, forcojnë bindjen time, dhe së fundi kanë bindur edhe studiues të tjerë, të cilët ishin skeptik për pafajësinë e Shqipërisë dhe përgjegjësinë e Britanisë së Madhe si provokuese e incidentit. Dokumentet e fundit, shërbejnë si burim i mjaftueshëm për të hedhur dritë si u përgatit Provokacioni në Porto Edda. Aktualisht jam në zotërim të dokumenteve të bëra publike së fundmi, dhe jam duke i studiuar. Paraprakisht do të dëshiroja të thosha se dokumenti më i rëndësishëm i dalë nga Arkivat Britanik janë Harta e Lundrimit të HMS Volage dhe Plani Operacional XCU dhe XCU ONE. Këto dy dokumente kanë nevojë të studiohen nga këndvështrimi juridik dhe ushtarak, ashtu sikurse i gjithë Incidenti i Kanalit të Korfuzit. Çështjet, të cilat vërtetojnë se ai ishte provokacion lidhen me dy pyetje të rëndësishme të karakterit juridik. Plani Operacional XCU dhe XCU ONE nuk është i mjaftueshëm për të vërtetuar përgjegjësinë e palës britanike për incidentin. Ai vërteton se lundrimi i anijeve ishte një dhunim i sovranitetit të Shqipërisë nga anijet britanike, por nuk justifikon vendosjen e minave dhe dëmet ndaj jetëve njerëzore dhe material.
Sipas jush, përgjegjëse e plotë e atij incidenti ishte Britania e Madhe?
Për të vërtetuar plotësisht përgjegjësinë e Britanisë së Madhe, është e nevojshme që ngjarja e datës 22 Tetor 1946 të trajtohet jo si një incident ushtarak në kohë paqe por si një veprim ushtarak në kohë lufte. Për të vërtetuar hipotezën e dytë që ishte një veprim ushtarak në kohë lufte është e mjaftueshme të vërtetosh që në datën 22 Tetor 1946 Shqipëria ishte në gjendje lufte me Greqinë. Kjo, nuk është një çështje thjesht historike, por për momentin tërësisht juridike dhe ka nevojë të trajtohet më gjerë nga jurist të së drejtës ndërkombëtare publike të specializuar në të drejtën për konfliktet e armatosura dhe të drejtën ndërkombëtare të detit.
Fakti që Shqipëria dhe Greqia ishin në gjendje lufte në datën 22 Tetor 1946, për të cilën e kam argumentuar në libër, justifikon Qeverinë e Shqipërisë për vendosjen e minave dhe goditjen e anijeve anglez si objektiva të ligjshëm. Humbjet e jetëve njerëzore janë të dhimbshme, por në situatë lufte, kur ato bëhen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare për konfliktet e armatosura, janë të justifikuara.
Vendosja e minave në ujërat territoriale shqiptare nuk e bën fajtore Shqipërinë?
Pavarësisht se sot ende nuk ka dokumente zyrtare, të cilat të vërtetojnë vendosjen e minave nga Shqiptarët, Plani Operacional XCU dhe XCU ONE vërtetojnë se këto mina nuk janë vendosur nga britanikët. Duke mos pasur dokumente që vërtetojnë vendosjen e minave nga Qeveria e Shqipërisë, por bindjen time të mbështetur në eksperiencë dhe fakte rrethanore, kam marrë në konsideratë faktin se minat janë vendosur me dijeni dhe kërkesë të Qeverisë Shqiptare nga Jugosllavët. Pavarësisht nga ky fakt, unë jam i bindur se Incidenti i Kanalit të Korfuzit nuk është gjë tjetër veçse një Provokacion në Porto Edda me një përgjegjës të vetëm: Britaninë e Madhe.

“Berisha në ’94 kërkoi në Londër falje për Incidentin”
Rishikimi i çështjes në mënyrë të paanshme, të pavarura dhe pa asnjë emocion ideologjik, do të mund të sillte një riinterpretim të ri të kësaj çështjeje, duke vërtetuar se Shqipëria nuk ishte pala agresore në këtë incident dhe vendimi mbi fajësinë e saj ishte i pamerituar”. Sipas studiuesit Auron Tare, (i cili një javë më parë botoi në “Gazeta Shqiptare” dokumentet sekrete të siguruara në Arkivat Britanike, ku hidhej dritë mbi qëllimet e luftanijeve angleze në Shqipëri, etj), ajo që duhet të fitojë Shqipëria në lidhje me çështjen e Incidentit të Kanalit të Korfuzit është vetëm beteja historike, pasi për sa i përket afateve ligjore, tashmë është tepër vonë për të ndryshuar verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
Z. Tare, për disa muaj me radhë ju keni bërë të ditur për publikun shqiptar një numër çështjesh të reja mbi të famshmin ‘Incident i Kanalit të Korfuzit’. A mund të na thoni përse rihapet një çështje e tillë për publikun shqiptar?
Duke ju falënderuar për këtë intervistë mbi një çështje mjaft interesante si ajo që tashmë njihet si ‘Incidenti i Kanalit të Korfuzit’, do të doja të bëja një përshkrim të shkurtër të dinamikës së zhvillimit të fundit të këtyre prurjeve të reja mbi këtë debat historik. Historia e ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’ është një prej atyre kapitujve të pambyllur të historisë, dhe si i tillë gjithmonë ka intriguar historianë dhe kërkues për të mësuar më shumë mbi këtë çështje, e cila në kohën që u zhvillua ishte një prej çështjeve më të famshme si në marrëdhëniet dypalëshe anglo-shqiptare, ashtu dhe në ato ndërkombëtare. Fakti që ky incident u debatua gjatë edhe në Këshillin e Sigurimit, ku përfaqësuesit në këtë Këshill u ndanë në vija ideologjike, duke krijuar për herë të parë në publik një ndarje midis Bllokut Lindor dhe atij Perëndimor dhe u hodh hapi i parë i të quajturës Lufta e Ftohtë, flet se ky konflikt nuk u pa me ftohtësi, por në aspektin ideologjik të kohës. Fakti që vendimi i Gjykatës së Hagës nuk ishte unanim mbi fajësinë e Shqipërisë, është një tjetër tregues i dyshimeve mbi zhvillimin e kësaj çështjeje, pra dhe një pikë interesante për historianët që janë marrë me këtë incident. Pra, si një çështje e mbuluar nga misteri i kohës, është një temë që ka tërhequr gjithmonë interesin e studiuesve për t’u investiguar dhe për të hedhur sado pak dritë mbi zhvillimin e ngjarjeve të asaj periudhe. Megjithatë, e reja në këtë debat historik erdhi si rrjedhim i një zbulimi të ekspeditës arkeologjike shqiptaro-amerikane në verën e vitit të kaluar. Objekti apo reliti arkeologjik i gjetur shumë afër brigjeve të Sarandës, i identifikuar si pjesë e një luftanije britanike të Luftës së Dytë Botërore nga një prej specialistëve më të mirë në botë, Dr. James Delgado, arkeolog kanadez, president i Institutit të famshëm amerikan të kërkimeve nënujore INA. Pasi u punua me kujdes që identifikimi i relitit të ishte sa më i saktë, u mendua se mundësia më e madh ishte që ky objekt t’i përkiste anijes britanike ‘H.M.S Volage’, e goditur nga minat në tetorin e 1946. Arsyeja se përse ky objekt arkeologjik u identifikua si ‘Volage’ është shpjeguar mjaft qartë në artikullin që botoi Dr. Delgado në shtypin shqiptar, së bashku me kolegun e tij shqiptar, Dr. Adrian Anastasi. Pas këtij identifikimi, ekspedita shqiptaro-amerikane informoi autoritetet britanike në nivelin më të lartë mbi mundësinë e gjetjes së bashit të ‘Volage’, në respekt të të gjitha konventave ndërkombëtare mbi ruajtjen e siteve arkeologjike si dhe varrezave ushtarake. Autoritetet britanike ishin mjaft korrekte dhe mirënjohëse në lidhje me këtë çështje. Si në çdo zbulim interesant që ka lidhje me periudha të njohura historike të cilat kanë pikëpyetje në trajtimin e tyre, edhe në këtë rast një mori pikëpyetjesh lindën pas konkluzionit se ky objekt mund të ishte pjesë e anijes britanike ‘HMS Volage’. Por, pyetja më intriguese për të gjithë ekspeditën ishte ajo se, “nëse ky relit ishte ‘Volage’ përse ajo ishte kaq pranë brigjeve të Sarandës”? Nga të gjitha dokumentet e kohës dhe literatura e shkruar, nuk është bërë i qartë vendi i saktë i këtij incidenti. Hartat e Lundrimit të Flotës Britanike për këtë kalim nuk janë botuar asnjë herë. Në dokumentet e para direkt pas incidentit, shtypi i kohës foli për mina në ujëra ndërkombëtare dhe më pas për një kalim shumë pranë ujërave territoriale të Shqipërisë. Më vonë u pranua nga britanikët se kishin kaluar në një distancë shumë të shkurtër brenda ujërave territorial shqiptare. Gjithsesi, pas konsultimeve me Kapitenin e Parë të Marinës Shqiptare, Artur Meçollari u pa qartë se konkluzioni që ai kishte arritur në bazë të matjeve që kishte bërë në hartat e kohës dhe botuar në librin e tij, “Drejtësi e Arnuar” dhe gjetjes sonë, përputheshin plotësisht duke vënë në dyshim kursin e anijeve britanike të deklaruar nga Admilariati Britanik. Kjo ishte edhe pikënisja për një investigim të ri në Arkivat Britanike të cilat flisnin për këtë çështje.
Së fundi botuat disa dokumente të arkivave britanike për sa i përket çështjes së ‘Incidentit të Kanalit të Korfuzit’? Kur keni rënë në
kontakt me to dhe ç’domethënie kanë këto dokumente mes shumë të tjerave rreth kësaj çështjeje?
Në radhë të parë, unë u jam mirënjohës studiuesve britanikë të cilët më ndihmuan të identifikoja dosjet sekrete të kësaj çështjeje, të cilat nuk ishin hapur edhe pas disa viteve mbi kalimin e afatit të deklasifikimit që kanë normalisht. Unë i kontrollova këto dosje pas zbulimit të bashit të ‘HMS Volage’ verës së kaluar, dhe më rezultoi se ato, pra dosjet, janë hapur pas viteve 1999-2000 dhe duhet bërë e qartë për publikun se dokumentet që ato përmbajnë nuk janë botuar kurrë në asnjë publikim shqiptar, dhe me sa kuptova nuk ishin shfletuar nga asnjë historian shqiptar. Pra, këto dosje kanë qenë në dispozicion të historianëve shqiptarë mbi 10 vjet, por deri më sot unë nuk kam lexuar asnjë dokument që vinte nga këto dosje në shtypin shqiptar apo në botime të veçanta. Nëse dikush i ka pasur në arkivën private, kjo nuk do të thotë se janë të njohura për publikun? Apo jo? Ndriçimi i kësaj çështjeje për historinë e marr¡dhënieve shqiptare të pas luftës ka rëndësi të madhe dhe nuk mund dhe nuk duhet të jetë pronë e askujt. Prandaj, në ndihmë të këtyre historianëve unë po botoj sot kodet e identifikimit, që në një të ardhme të afërt, nëse dikush do të donte t’i rishikonte këto dosje, t’i gjejë lehtësish në arkivin britanik. ADM 1/20581 and ADM 1/22504. ADM 1/22687, ADM 1/22688, ADM 1/22703 and ADM 116/5653 dhe FO 961/2. Në këto dosje janë mbi 100 dokumente dhe mbi 20 harta origjinale të pashfrytëzuara të “Foreign Office” dhe të Admilariatit Britanik, të cilat hedhin një dritë të re në ngjarjet e Korfuzit. Mendoj se studimi dhe interpretimi i tyre do të ndihmonte më shumë në zbardhjen e kësaj çështjeje enigmatike, duke arritur në një përfundim korrekt mbi çështjen e fajësisë të këtij incidenti. Unë tashmë i disponoj këto dokumente dhe mendoj se ato do të dalin shumë shpejt të botuara për publikun tonë.
Cili ka qenë sipas jush, fakti më interesant i gjetur mes tyre?
Unë mendoj se të gjitha dosjet e lartpërmendura, të cilat e përsëris, nuk janë të botuara në shtypin shqiptar, janë shumë interesante, pasi tregojnë dinamikën e zhvillimit të kësaj ngjarjeje. Letërkëmbimi midis Kryeprokurorit dhe Kryeministrit anglez p.sh, është shumë i rëndësishëm, pasi siç e thashë më lart, Sir Hartley Shawcross, Kryeprokurori anglez ishte mjaft skeptik mbi argumentet që sillte Admiraliati Britanik për këtë çështje. Po kështu, Qeveria Britanike e kohës shqetësohej se mund të kishte segmente brenda institucioneve ushtarake të flotës apo të shërbimeve sekrete të cilat kërkonin një konfrontim me Bashkimin Sovjetik, e cila kishte tashmë një influencë të madhe mbi Ballkanin e dominuar tradicionalisht nga britanikët. Megjithatë, nga dosjet e deklasifikuar mbi këtë çështje do të veçoja gjetjen e filmimit të çastit kur anijet ranë në mina, një fakt mjaft i rrallë, pasi askush nuk kishte dijeni për ekzistencën e një materiali filmik të tillë. Filmimi i operacionit dhe sidomos i momentit kur anijet britanike bien në mina, vërteton katërcipërisht se anijet britanike nuk po bënin një kalim të pafajshëm në ujërat territoriale, por një operacion ushtarak i cili edhe po filmohej nga një ekip profesionist i zbulimit të marinës. Kushdo e kupton qartë se gjatë një kalimi rutinë askush nuk mund të sjellë një ekip xhirimi për të filmuar. Po kështu, dokumentet e njohura si XCU dhe XCU ONE janë mjaft interesante nga pikëpamja ushtarake, pasi është Plani Operacional i hartuar nga Flota Britanike për këtë operacion ushtarak. Këto dokumente, që gjenden në po këto dosje, kanë një rëndësi themelore për të kuptuar se çfarë ndodhi në 22 tetor të 1946 nga pikëpamja ushtarake dhe për këtë do t’i shërbejë shumë historianëve tanë ushtarakë. Këto dokumente, unë nuk i bëra publike në emisionin televiziv që u organizua para do kohësh për këtë çështje, pasi doja që t’i ballafaqoja me një studim të bërë nga Prof. Anthony Carty i Universitetit të Kembrixhit (studiuesi i vetëm deri më tani që ka botuar mbi këto dokumente), i cili në 2004 ka botuar një studim mbi planin operacional të Marinës Britanike gjatë incidentit të famshëm. Ky studim i cili më mungonte dhe më ra në dorë falë mikut tim, juristit nga Bostoni Agron Alibali, të cilin doja ta falenderoja publikisht për ndihmën e tij, arrinte në konkluzionin se dokumentet XCU dhe XCU ONE, nëse do të paraqiteshin në Gjykatën e Hagës, mund të ndryshonin verdiktin e Gjykatës Ndërkombëtare. Një konkluzion ky i arritur në mënyrë të pavarur nga studiuesi ushtarak Meçollari, por edhe një bindje e imja personale pas shfletimit të dokumenteve të dosjeve të cilat i rendita më lart. Dokumentet XCU dhe XCU ONE nuk janë botuar asnjëherë në shtypin shqiptar dhe askush deri më tani nuk ka pasur mundësinë për t’i studiuar ato. Kësisoj, pretendimi i ndokujt se këto dokumente njiheshin, nuk ka fare rëndësi pasi ekzistenca e XCU dhe XCU ONE dihej që gjatë zhvillimit të Gjyqit të Hagës, por ato nuk janë botuar për studiuesit shqiptarë edhe pse kishin rreth 10 vjet që ishin deklasifikuar.
Përse janë vonuar, apo fshehur kaq gjatë sipas jush?
Unë personalisht nuk mendoj se këto dokumente janë fshehur. Ato janë vonuar për publikun shqiptar dhe kjo është e vërtetë, por janë vonuar pasi nuk ka pasur asnjë interes nga studiues shqiptarë për të shkuar dhe për t’i parë. Sigurisht që ndokush mund të pretendojë se ka lexuar një apo dy dokumente nga dosjet sekrete në publikime të specializuara në Angli. Kjo mund të jetë e vërtetë, por dosjet që përmenda më sipër kanë mbi 100 dokumente, dhe një apo dy dokumente nuk japin tablonë e qartë të asaj kohe. Një shtet serioz si Britania ka përgjegjësi mbi historinë dhe nuk mund të fshehë dokumente të cilat janë të rëndësishme si për historinë e saj si dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare. Sigurisht që çdo shtet ka sekretet e veta, dhe brenda afateve ligjore ato mbahen larg syve të publikut për një kohë të caktuar. Rasti i këtyre dosjeve, duke parë sensivitetin që përmbante Incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe duke kuptuar që vetë disa zyrtarë të lartë të Qeverisë Britanike, kishin shprehur dyshimet mbi vërtetësinë e kësaj çështjeje, janë mbajtur për një periudhë më të gjatë sipas ligjeve britanike për sekretin shtetëror. Fakti që ato tashmë janë të deklasifikuara dhe në dispozicion të studiuesve dhe historianëve, tregon qartë se këto dokumente nuk janë fshehur. Nëse ju i referoheni rastit që këto dokumente nuk u paraqitën në Gjykatën e Hagës, kjo është një çështje tjetër. Mosparaqitja e tyre dhe arsyeja se përse ato nuk dolën në atë kohë, megjithëse pala shqiptare e kërkoi planin operacional apo të ashtuquajturat dokumente XCU dhe XCU ONE, ka të bëjë me thelbin e kësaj çështjeje. Pra, mbi mundësinë e rrëzimit të pretendimit britanik se anijet e flotës kishin bërë një kalim të pafajshëm dhe daljen qartë se ky kalim ishte një operacion ushtarak në territorin shqiptar atë tetor të 1946. Askush nuk është më i saktë, më korrekt dhe më i qartë mbi vërtetësinë e këtij fakti, se sa ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm i Britanisë së Madhe, Sir Hartley Shawcross. Kryeprokurori britanik që e mbrojti vendin e tij në mënyrë të shkëlqyer ka hedhur dyshimet e tija në letër për Kryeministrin e tij, duke thënë se operacioni i flotës britanike në 22 tetor te 1946 nuk ishte një kalim i pafajshëm siç pretendonte flota britanike, por një operacion i mirëmenduar, mirëorganizuar dhe mirëekzekutuar deri në çastin fatal, kur anijet ranë në mina. Nëse plani operacional do të paraqitej në Gjykatën e Hagës, sipas Kryeprokurorit britanik, (dhe jo si pas meje), Anglia mund ta humbiste çështjen, pasi dukej qartë se nuk kishte një kalim paqësor, por një operacion ushtarak. Kush ka dyshime për këtë fakt, le të shfletojë dosjen e korrespondencës së Kryeprokurorit Shawcross me Kryeministrin britanik të kohës, Attley.
A janë tashmë të gjitha dokumentet e mjaftueshme për t’u rihapur kjo çështje në Gjykatën e Hagës?
Dokumentet e deklasifikuara janë të mjaftueshme për të rihapur çështjen në aspektin historik, por absolutisht jo në aspektin juridik, dhe aq më tepër për ta çuar atë në Gjykatën e Hagës. Kjo çështje nuk mund të rihapet më në Gjykatën Ndërkombëtare, pasi i ka kaluar të gjitha afatet ligjore. Gjykata e Hagës operon sipas ligjeve të sakta, dhe jo sipas studimeve të historianëve. Thirrjet për rihapjen e kësaj çështje janë në mendimin tim paksa naive dhe kërkojnë paksa publicitet, pasi kush është marrë me këtë histori, e di mirë që është e pamundur që kjo çështje të hapet në aspektin juridik. Mua më vjen mirë kur lexoj që edhe disa historianë, që deri vonë shpreheshin publikisht se Shqipëria është bashkëfajtore në këtë histori, sot bëjnë thirrje për çuarjen e kësaj çështje në Gjykatën e Hagës. Çdokush e kupton se një vend bashkë fajtor nuk mund të çojë një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për rishikimin nëse është bashkëfajtor. Kjo ide nuk ka sens, apo jo? Shqipëria ose është fajtore ose nuk është fajtore. Për mendimin tim, nga pikëpamja juridike Shqipëria e ka humbur betejën dhe është shpallur fajtore për Incidentin e Kanalit të Korfuzit. Pikërisht për këtë gjë Shqipëria duhet të fitojë betejën me historinë, pra rishikimi i çështjes në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe pa asnjë emocion ideologjik do të mund të sillte një riinterpretim të ri të kësaj çështjeje, duke vërtetuar se Shqipëria nuk ishte pala agresore në këtë incident dhe vendimi mbi fajësinë e saj ishte i pamerituar. Ndoshta një tavolinë e rrumbullakët midis historianëve shqiptarë dhe atyre britanikë për ta debatuar këtë çështje, do të ishte shumë i frytshme.
A duhet ta marrë qeveria shqiptare këtë iniciativë dhe sa vlerë ka sipas jush rishqyrtimi në Hagë i Incidentit të Kanalit të Korfuzit?
Unë mendoj se Qeveria Shqiptare nuk mund të ndërmarrë një hap të tillë për shumë arsye por kryesorja është se siç përmenda më lart afatet ligjore për shqyrtimin e kësaj çështjeje kanë skaduar. E dyta Qeveritë Shqiptare deri më tani nuk kanë treguar angazhime konkrete mbi mbrojtjen e çështjeve me interes kombëtar shumë fish më të rëndësishme se Incidenti i Kanalit të Korfuzit dhe as që mendoj se do të kishte interes për t’u marrë me këtë çështje që për hir të së vërtetës nuk i përket më Politikës. Kjo çështje i përket historianëve dhe atyre që shkruajnë historinë. Nëse Qeveria do të shprehë vullnetin për mbrojtjen e çështjeve shqiptare ka plot për të bërë pa i hapur vetes një front lufte të pa kuptimtë. Sigurisht që implikimet që solli vendimi i Hagës mbi këtë ngjarje sollën pasoja të shumta në marrëdhëniet shqiptaro-britanike por ato tashmë janë pjesë e historisë dhe nuk kanë influencuar aspak vendimet pro shqiptare të ndërmara nga Qeveria Britanike e Blerit sidomos për çështjen madhore të Kosovës. Nëse ne diskutojmë mbi këtë çështje dhe shprehemi se faji është i palës angleze është e qartë se flasim për konteksin historik, pra të palës angleze të Qeverisë së kohës. Në këtë konteks janë shprehur edhe disa historianë britanik duke kritikuar qeveritë Angleze të asaj periudhe jo vetëm për Incidentin e Korfuzit por edhe për operacionet diversioniste të organizuara nga Shërbimi Sekrete Britanik dhe më vonë ai amerikan kundër Shqipërisë. Gjithashtu të mos harrojmë se Shqipëria ka kërkuar falje zyrtarisht për Incidentin e Korfuzit në mos gaboj gjatë vizitës që ish-Presidenti Berisha ka bërë në Londër në 1994. Kërkimi i faljes nga Berisha me sa kam informacion është bërë me sugjerimin dhe mbështetjen e historianëve që kanë studiuar këtë çështje me pretendimin se Shqipëria ka qenë fajtore në këtë histori. Pra të gjitha këto më bëjnë të besoj se çështja e Incidentit të Kanalit të Korfuzit është një çështje historike dhe jo më legale.
Sipas mendimit tuaj, kush i ka vënë minat në Kanalin e Korfuzit?
Fillimisht duhet të korrigjojmë idenë se minat janë vendosur në Kanalin e Korfuzit. Minat gjermane, në fakt u gjetën në Gjirin e Sarandës diku midis Manastirit të Shën Gjergjit dhe zonës së Kakomesë. Kjo zonë është përshkruar nga Flota si vendi ku ata gjetën një sasi minash gjermane pas incidentit kur Flota ndërmori një pastrim të ri, një akt ky që në fakt Gjykata e Hagës e cilësoi si shkelje të ujërave territoriale Shqiptare. Dëshiroj ta përsëris; anijet britanike u goditën në mina jo në Kanalin e Korfuzit, por qartësisht brenda Gjirit të Sarandës, e provuar tashmë nga gjetja e bashit të ‘HMS Volage’ dhe pamjeve filmike të operacionit. Po kështu, minat e gjetura pas incidentit u gjetën brenda territorit shqiptar dhe jo në ujëra ndërkombëtare, apo aq më shumë në Kanalin e Korfuzit. Vendosja e minave është një pjesë e misterit që rrethon këtë çështje, e cila duhet parë në kontekstin e kohës. Dihet mirë se gjatë fundit të 1940-s ka pasur me dhjetëra konflikte në kufirin shqiptaro-greke. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe minimi i ujërave të Gjirit të Sarandës, si një prej vendeve ku mund të priteshin zbarkime ushtarake. Vetëm dy vite më parë, komandot britanike kishin zbarkuar në plazhin e Kakomesë me shumë sukses, dhe sigurisht që ky zbarkim ishte i freskët në mendjen e atyre që tashmë kishin pushtetin në Shqipëri. Për të gjitha këto arsye duket mjaft logjike që minimi i ujërave territoriale shqiptare të ketë qenë një kërkesë e lidershipit politiko-ushtarak. Megjithatë, ka një problem në zgjidhjen e këtij misteri. Britanikët e kanë pranuar se Shqipëria nuk kishte kapacitete për minime detare, dhe për këtë arsye Shqipëria nuk u pranua në Komisionin Ndërkombëtar të Çminimit MEDZON. Prandaj, britanikët dyshuan se ky minim ishte bërë nga Flota jugosllave. Dëshmia e vetme që implikonte jugosllavët ishte rrëfimi i një ish-oficeri të marinës jugosllave, por ky rrëfim është marrë gjithmonë me dyshim nga studiuesit e çështjes, pasi u bë e njohur se ky oficer jugosllav ishte arratisur nga Jugosllavia dhe kishte lidhje me Shërbimet Britanike. Gjithsesi, mendimi i një sërë studiuesish të kësaj çështjeje është se vendosja e minave nga jugosllavët mund të jetë hipoteza më e saktë. Megjithatë, deri më sot askush nga studiuesit e kësaj çështje nuk ka mundur të zbulojë dokumente arkivore të cilat të paraqesin me fakte të pakundërshtueshme se jugosllavët minuan Gjirin e Sarandës. Deri sa këto dokumente të dalin nga arkivat, ky mendim mbetet hipoteza më e besueshme, por gjithsesi një hipotezë. Disa studiues kanë ngritur edhe një hipotezë tjetër, e cila ka të bëjë me fushat e minuara gjermane, të cilat edhe pasi u pastruan në britanikët në ‘45-’46, mund të kenë mbetur në këtë zonë. Një hipotezë më pak e besueshme, por që gjetja e herë pas hershme nga peshkatarët e minave detare gjermane në zonën e Sarandës dhe Kakomesë mund t’i japin një kredibilitet kësaj hipoteze. Megjithatë, vetëm dëshmitë arkivore, të cilat shpresoj se një ditë do të dalin në drite, do të zgjidhin misterin se kush i vendosi minat në ujërat territoriale shqiptare, një çështje që gjithsesi nuk mund të fajësojë Shqipërinë për humbjet e Flotës britanike brenda ujërave territoriale të Shqipërisë në një operacion ushtarak.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Incidenti i Korfuzit, publikohen dokumentet sekrete
INCIDENTI I KORFUZIT
Kur në prill të vitit 2007, miku dhe shoku im, Prof.Dr. Shaban Sinani më dhuroi librin e tij “Një Shqipëri tjetër”, gjatë leximit me ëndje që i bëra, u njoha me një fakt befasues e njëkohësisht intrigues. Në shkrimin “Fono-Dokumenti në Shqipëri”, autori bën të ditur se jo shumë kohë para se qytetari anglez Martin Moir dëshironte t’i dhuronte Arkivit Qendror të Shtetit shqiptar një koleksion disqesh, nga Londra kishte mbërritur në zyrat më hijerënda të shtetit komunist shqiptar një çek prej 8.000.000 stërlinash. Dërguesi nuk ishte një nënshtetas i zakonshëm, por Margaret Theçeri. Nga ana e tij, Enver Hoxha, në kushtet e vështira që gjendej Shqipëria pas prishjes së marrëdhënieve ekonomike me Kinën, nuk do fërkonte duart për “zogun që i erdhi në dorë”, por do ta cilësonte këtë “një gjë të çuditshme”, pasi ky çek kishte vlerë monetare të njëjtë me atë të arit të bllokuar nga qeveria angleze, për shkak të incidentit të Kanalit të Korfuzit. Statusi i zonjës Theçer, në momentin e dërgimit të këtij çeku, pikërisht në janar 1979, të bën të kridhesh në mendime të thella për të krijuar lloj-lloj alibish. Rezulton se ajo ishte kryetare e Partisë Konservatore dhe jo kryeministre. (Postin e kryeministres ajo do ta merrte në maj të atij viti dhe do ta mbante për 11 vjet me radhë). Si drejtuesja e një force të djathtë politike, të një prej shteteve më potente të botës demokratike, është e vështirë t’i japësh përgjigjen e duhur se ç’e shtyu Theçerin ta adresonte këtë çek drejt shtetit më totalitar komunist.
Me ndihmën e Prof.Shaban Sinanit munda të shtie në dorë dokumentin, për të cilin bën fjalë ardhja e këtij çeku misterioz. Atë e gjetëm në librin e Enver Hoxhës “DITAR - PËR ÇËSHTJE NDËRKOMBËTARE”, volumi i 12, viti 1979.
Dua të vë në dukje se këta lloj ditarësh nuk kanë qenë asnjëherë në qarkullim, por vetëm për përdorim të brendshëm në instancat më të larta të ish-shtetit monist.
Po si e vlerësoi Enver Hoxha gjestin e Theçerit? Materiali që po publikohet më poshtë, hedh dritë rreth kësaj enigme.
DITARI: E premte, 2 shkurt 1979
MANOVRA TË ZONJËS THEÇER
“Një gjë e çuditshme ka ardhur në adresë të Qeverisë sonë dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë: një çek “o portër” i firmosur nga Margaret Theçer, kryetare e Partisë Konservatore të Anglisë. Ai kap shumën prej 8.000.000 stërlinash dhe mund të tërhiqet. Kjo shumë përfaqëson pikërisht arin tonë të grabitur nga forcat nazifashiste gjermane e të bllokuar nga qeveria angleze. Pas luftës, Komisioni Trepalësh Francë-SHBA-Angli, pas shumë kërkesave tona dhe pas ekspertizave që bëri me persona të ndryshëm kompetentë, midis të cilëve një specialist zviceran, vendosi që ky ar i përket Shqipërisë dhe duhet t’i kthehet menjëherë asaj, por Anglia nuk na e ktheu. Me pretekstin e incidentit të Korfuzit, ajo padrejtësisht e bllokoi këtë sasi ari, sepse gjyqi i Hagës nuk i jep të drejtë kurrkujt që të bllokojë pasuritë e tjetrit, aq më tepër që kjo pasuri nuk ishte në duart e qeverisë angleze, por në duart e Komisionit Trepalësh.
Tash, Anglia po përdor një rrugë të tërthortë. Kryetarja e Partisë Konservatore, e kësaj partie që nuk është në fuqi, bën këtë manovër, duke u nisur nga mendimi sipas të cilit, në qoftë se ne e pranojmë një gjë të tillë, mbyllet çështja dhe del se qeveria angleze s’ka bërë asnjë veprim, domethënë s’ka mbajtur asnjë monedhë ari nga tonat. Ata mendojnë se Shqipërisë i mjafton të marrë stërlinat. Por ne këtë nuk mund ta pranojmë, prandaj vendosëm që çekun “o portër”, që ka dërguar Theçeri, t’ia kthejmë bankës që e dërgoi me anën e Bankës dhe të PTT-së sonë, duke shënuar mbi çek fjalën:”I papranueshëm”.Por sot, pasi kishim vendosur siç theksova më lartë, më lajmërojnë se banka angleze, me të cilën ne kemi marrëdhënie tregtare, pa bërë fjalë për këtë çek, ose për këto milionë stërlina, që duhet të jenë depozituar në kasafortat e saj, i ka dërguar një teleks bankës sonë, me anën e së cilit thotë se nga muaji prill dëshiron të dërgojë dy personalitete të saj që të merren vesh për çështje tregtare. Sigurisht ata vijnë për këtë tratativë. Nisur nga ky hap i ri në këtë çështje, ne vendosëm që zarfi me gjithë çekun e papranueshëm t’i kthehet Theçerit dhe pas një jave t’i bëhet një telegram ose një teleks bankës në fjalë, ku t’i thuhet që “ne jemi dakord t’i presim të dërguarit e saj për çështje tregtare”. Në qoftë se e hapin këtë çështje, kur të vijnë, duke na thënë se në bankën e tyre janë depozituar kaq milionë stërlina, që përfaqësojnë arin tonë të grabitur prej gjermanëve, por të bllokuar prej qeverisë angleze, atëherë ne do t’u themi:
“Ju vini për tratativa, po në emër të kujt”? Në qoftë se thonë në emër të Theçerit, ne do t’u themi se nuk e pranojmë këtë bisedim. Në qoftë se thonë në emër të qeverisë britanike, atëherë do t’u themi dakord. Në këtë rast, do t’ua bëjmë të qartë mendimin tonë: “Kaq ar, që është ari ynë, duhet të depozitohet në bankën tuaj dhe duhet të na dorëzohet në metal tingëllues me gjithë përqindjet, që prej kohës kur u bllokua. Ai duhet, gjithashtu, të shoqërohet me një letër të shkurtër nga qeveria angleze, e cila të thotë që i kthen Shqipërisë arin që ia kishte grabitur Gjermania hitleriane e që na e kishte bllokuar ajo e që sipas vendimit të Komisionit Trepalësh, i përket Shqipërisë”. Dhe ne kur të marrim këtë letër dhe arin, atëherë do t’i japim, si me thënë, dëftesën që e morëm këtë sasi ari dhe mund të biem dakord, meqenëse këtë do qeveria angleze, që të mos e bëjmë bujë këtë çështje. Si duket, kjo është çështje nderi për qeverinë angleze dhe ajo nuk do që të merret vesh, se tani vendosi të na kthejë arin e të shkelë pretendimet e dikurshme, se Shqipëria duhet t’i paguajë reparacione Anglisë për anijet e saj që u futën në ujërat territoriale të Shqipërisë dhe u hodhën në erë nga minat.
Kjo është zgjidhja më e drejtë. Ne në asnjë mënyrë nuk duhet të pranojmë marrëveshje e tratativa me kërkënd tjetër në Angli përveçse me qeverinë angleze dhe këto tratativa duhet të përfundojnë në dorëzimin e arit, deri në santimin e fundit, me dokument nga qeveria angleze ose Komisioni Trepalësh dhe t’u kthejmë dëftesën që u përket, ku të thuhet se morëm arin në dorëzim. Për këtë kështu morëm vendim dhe kështu do të veprohet.
Udhëzimet e Enverit për negociatat me anglezët
Në prill 1979, tre muaj pas dhurimit të çekut misterioz të zonjës Theçer, në Shqipëri erdhën dy përfaqësues të Bankës angleze. Në prag të takimit të tyre me palën shqiptare, Enver Hoxha, në takimin që ka bërë për këtë gjë me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë, lë porosi të detajuara se çfarë duhet të trajtojë i ngarkuari i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme në ballafaqimin me britanikët.
Liderin komunist shqiptar, edhe në këtë takim e preokupon në shkallën maksimale çështja kapitale se ari i bllokuar padrejtësisht nga qeveria angleze, i përket tërësisht shtetit shqiptar. “Ne, asnjeriut nuk i kërkojmë gjë më shumë, por hakun tonë nuk e lëmë pa e marrë”, do të theksonte Enver Hoxha në fund të ditarit të datës 23 prill 79.
Odisesë së gjatë të negociatave midis shtetit shqiptar dhe atij britanik për zgjidhjen e këtij ngërçi ligjor e diplomatik, iu dha një zgjidhje e tipit deus ex machina, kur Qeveria shqiptare, nën drejtimin e Fatos Nanos, mori Vendimin nr.414, datë 09. 07. 1998 “Mbi marrjen në dorëzim të pjesës së arit shqiptar të grabitur nga gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore”.
Aktualisht, kur provat ligjore mbi incidentin e Kanalit të Korfuzit janë bërë publike, nuk ka asnjë arsye që qeveria shqiptare të vonohet për t’iu drejtuar Hagës, me qëllim që detyrimi moral, ligjor dhe bankar të bjerë tërësisht mbi palën realisht fajtore.
DITARI: E hënë, 23 prill 1979
ENVER HOXHA: NE NUK MUND
TA PRANONIM NË HESHTJE
ÇEKUN E THEÇERIT
“Sot, gjatë takimit me shokët Hysni dhe Ramiz, i thashë Ramizit se isha dakord me mendimin e tij, që për botimin e artikullit mbi problemin e arit të grabitur nga Anglia, të presim derisa të vijnë dy përfaqësuesit e bakës angleze, të cilët, me sa duket, arrijnë nesër.
Porosita shokët, që në bisedimet me ta duhet të jetë edhe një zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ose të paktën një funksionar tjetër i këtij dikasteri, por që të mos i njihet i tillë nga anglezët. Me këtë rast, shpreha mendimet që kisha se çfarë duhet të thotë e ç’qëndrim duhet të mbajë në bisedimet shoku ynë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë takimit që do të bëhet, të ngrihet edhe problemi i arit. Shoku ynë i Ministrisë së Punëve të Jashtme t’u thotë atyre se në qoftë se ju nuk do të na e jepni arin tonë, do t’ju akuzojmë botërisht. T’u thuhet kështu, mendoj unë, sepse njëri nga ata i kishte thënë një ambasadori tonë që çështja e arit që ka bllokuar Anglia të mos bëhet publike. Në këtë kontekst t’u thuhet atyre, që ne do ta akuzojmë rëndë qeverinë tuaj dhe botërisht si grabitëse të arit shqiptar, kështu që në opinionin publik ju do të humbni, ndërsa ari edhe pse tash për tash është i bllokuar nga ju, është e vazhdimisht do të mbetet yni, prandaj duhet të na e jepni, ndryshe do t’ju diskretitojmë. Kjo duhet të jetë parashtesa jonë kryesore, e cila t’u thuhet qartë e në mënyrë të prerë.
Atyre u duhet vënë gjithashtu në dukje, që ne nuk e njohim vendimin e Gjyqit të Hagës, njohim vetëm vendimin e Komisionit Trepalësh, megjithëse shuma që mendohej të na jepej përfaqësonte vetëm 45% të arit të grabitur. T’u thuhet atyre se e bëmë atëherë këtë, natyrisht pa vullnetin tonë. Por, megjithëkëtë, as komisioni nuk e ka bërë detyrën e vet, se e ka zvarritur këtë punë dhe siç po duket, në komplicitet me ju, me qeverinë angleze. Derisa u mor vendimi nga komisioni, kjo sasi ari duhet të ishte kthyer me kohë. Çështja u zvarrit se ky komision kërkonte nga Qeveria shqiptare që të firmoste një dokument me të cilin ne të pohonim se nuk do të paraqitnim më rivendikime të tjera. Prandaj, në qoftë se nuk do na ktheni arin, ne do të demaskojmë edhe Komisionin Trepalësh, bile nuk do të njohim as atë që kemi pranuar, sepse ajo na u imponua nga fuqitë imperialiste, nga SHBA, Franca dhe Anglia.
Një çështje tjetër që duhet t’u ngrihet anglezëve, është shuma arbitrare që na u caktua për të paguar dhe që ju (anglezët) e kërkuat nën pretekstin e incidentit të kanalit të Korfuzit. Ne nuk pranojmë t’u paguajmë asnjë grosh për këtë ngjarje. Gjyqi i Hagës nuk e ka pasur të drejtën për të gjykuar mbi këtë incident. Ky gjyq ka marrë një vendim, që ne nuk e pranojmë. Pastaj në bazë të këtij vendimi thuhet se “të dyja palët duhet të merren vesh për këtë çështje”, kurse ju keni caktuar një shumë në mënyrë arbitrare. Pra edhe sikur të ishim marrë vesh, ne nuk do ju japim asnjë santim. Për të gjithë është e qartë se nuk jemi përgjegjës për incidentin e pretenduar të kanalit të Korfuzit, sepse në atë kohë nuk kishim as mina, as minavënëse. Ato i kanë pas vënë fuqitë e huaja, gjë që ne e kemi deklaruar botërisht. Ju shkelët arbitrarisht në ujërat tona territoriale, erdhët gati m’u brenda në Sarandë. Ç’deshët deri atje ju? Prandaj nuk pranojmë t’u shlyejmë asgjë (pa i përmendur asnjë lloj shume ose monedhe), sepse ata mund të thonë, qoftë dhe për një shiling, se ja, shqiptarët janë dakord.
Ata këtë duan. Duan, si të thuash, të kenë një atu‘, një sadisfaksion moral, por ne as atë nuk do t’ua japim. Ne, t’u thotë shoku ynë, na vjen keq në qoftë se ka pasur të vrarë në këtë incident, megjithëse vetë nuk dimë gjë me siguri për këtë, sepse asgjë nuk kemi parë. Prandaj asnjë përgjegjësi nuk kemi për këtë çështje.
Për sa i përket çekut të dërguar nga Theçeri, ata mund të pretendojnë se nuk e njohin atë. Atëherë, shoku ynë t’u thotë se çdo gjë mund të ndodhë në vendet tuaja, prandaj ka mundësi që çeku të jetë një çek pa provizion, në emër të Theçerit dhe të mos jetë fare i saj. Ka gjithashtu mundësi, të vazhdojë shoku ynë, dhe ky është vetëm një supozim, që meqenëse Theçeri është kryetare e Partisë Konservatore, qeveria laburiste mund të ketë bërë një çek për kaq milionë stërlina për Partinë e Punës së Shqipërisë, veçse te ne Paria nuk merret me këto punë, por Qeveria.
Ata deshën që ne ta pranonim këtë çek në heshtje dhe kështu, siç mendonin, kjo çështje të konsiderohej e mbyllur dhe ku ishit, hiçgjëkundi, as arin nuk do të merrnim në ar dhe as interesin që rrjedh nga përdorimi që i ka bërë këtij ari qeveria angleze. Sidoqoftë, t’u thotë shoku ynë, jemi dakord me ju që çeku nuk ka asnjë vlerë, është i pavlefshëm dhe sikur ta ketë bërë Theçeri. Por shoku ynë edhe të intrigojë, duke u thënë atyre se ka mundësi që çekun të mos e ketë bërë ajo, ne nuk marrim ndonjë çek pa provision, prej ku di unë sa lirash angleze, nga dikush nga Londra.
Ata janë anglezë, janë rrufjanë, nuk vijnë kot, nuk vijnë pa qëllim të caktuar.
Në fund, shoku ynë t’i pyes: Ç’gjë tjetër keni, mos keni ardhur për ndonjë punë tjetër?!
- Jo nuk kemi ardhur për gjë tjetër, - mund të përgjigjen ata.
- Jeni të sigurt?,- të ngulë këmbë shoku ynë, - sepse ne kemi marrë një telegram nga Margaret Theçeri, në bazë të të cilit, banka juaj ngarkohet t’i paguajë bankës sonë iks milionë stërlina, shumë e cila përfaqëson një llogari të caktuar, as një santim më shumë dhe asnjë më pak. Një njeri i huaj nuk mund ta bënte dot një llogari kaq të përpiktë. A dini gjë ju për këtë?
- Jo, nuk dimë gjë, - mund të përgjigjen ata.
Atëherë shoku ynë t’u thotë: ne e kemi kthyer çekun. Nuk e kemi pranuar. Ju mbase nuk keni lidhje me qeverinë angleze.
- E, po ai është fals, - mund të pretendojnë ata.
Sidoqoftë, për muhabet, shoku ynë mund t’u përgjigjet: - Ju bankë angleze jeni dhe mund të themi se ky është një veprim kundër qeverisë suaj.
Me të mësuar këtë, Kallagani, kryeministri anglez, do t’i thotë ministrit të Thesarit se kështu thanë shqiptarët për çekun që bëri Theçeri. Kombinim!
U shpreha dakord me mendimin e Hysniut, se edhe amerikanët e francezët vihen në vështirësi për këtë çështje, sepse, siç na është thënë, ata ngarkuan përfaqësuesin e Zvicrës që ta verifikonte çështjen dhe të jepte mendimin e vet. Dhe ai dha mendim në favorin tonë, që ari duhet t’i kthehet Shqipërisë. Këta nuk e kundërshtuan atë, por pranuan që t’i paguheshin dëmshpërblimet Anglisë dhe kështu ari ynë u vu në dispozicion të saj dhe ajo na bllokoi atë pa pasur të drejtë që ta bënte një gjë të tillë.
Prandaj Franca dhe SHBA duhet t’i thoshin Anglisë: - Ke, ç’ke ti, Angli, me Shqipërinë, gjeje vet. Kërkon ti prej saj 8 milionë apo 800 000 lira angleze për incidentin e Korfuzit, kjo është një çështje tjetër. E fitove, s’e fitove gjyqin ti, këto para janë tonat, se Shqipëria mund të na thotë: Ju ja dhatë Anglisë për t’i depozituar, por mua nuk më hyn në punë kujt ia keni dhënë për depozitim. Ashtu si kundër ia keni dhënë Anglisë, mund t’ia jepnit edhe Zvicrës. Kështu Anglia nuk është më zot i këtij ari. Ç’ka Anglia me Shqipërinë, janë gjëra të tjera. Në qoftë se në Angli ka pasuri shqiptare, atëherë mund të vihet dorë mbi to nga ana e saj, por ari i grabitur nuk është pasuri mbi të cilën mund të vërë dorë ajo. Tash ky ar, përkohësisht, është i Komisionit Trepalësh.
Domethënë këto dy vende, Franca dhe SHBA do të bien ngushtë lidhur me këtë çështje. 55%-in tjetër të arit tonë e kanë ndarë midis Italisë dhe vendeve të tjera, ua kanë dhënë pra të tjerëve. Shqipërisë i dhanë si shpërblim nga reparacionet anijen “Borova” dhe disa hekurishte të uzinës “Enver”. Merre me mend, as që çanë kokën fare ata atëherë për ne.
U theksova shokëve, që funksionari i Ministrisë sonë të Punëve të Jashtme, që do vejë në bisedime me anglezët, të prezantohet si nëpunës i Bankës. Ai e di mirë çështjen e arit, prandaj t’ua numërojë ato që duhet një për një. T’u thotë sidomos, që ne do ta demaskojmë shumë keq qeverinë angleze, pse na ka grabitur arin edhe kamatat. Por me ne kjo nuk shkon.
Ne, asnjeriut nuk i kërkojmë gjë më shumë, por hakun tonë nuk e lëmë pa marrë”.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman