Turp se sa keq lejojme te na trajtojne te huajt:
Mire Berisha qe e ben per te ruajtur pushtetin e vet, po ne njerezit e thjeshte perse lejojme te nëpërkëmbemi keshtu?
			
									"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
	Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto  ▬              Skanderbeg, October 31 1460
Takimi Berisha - Berluskoni 2010
- 
				qiellikaltër
- Honored Member 
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Takimi Berisha - Berluskoni 2010
"Du t'jem zot, n'timen tok, 
dje dhe sot, sot e neser."
						dje dhe sot, sot e neser."
- Arta
- Sun Member 
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Takimi Berisha - Berluskoni 2010
Po c'pret aman, tha mire avukat Ngjela, "Kryeminister rrangalle" per kete tonin! Edhe Minxhozi shume mire tha, "C'mos ta tallte ai Berishen, kur akoma vazhdon te flas nje gjuhe qe duket si Italishte Sanremoje"!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
						- 
				qiellikaltër
- Honored Member 
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Takimi Berisha - Berluskoni 2010
Berisha ne Opinion sulmon Elvira Dones. Per kryeminister qe kemi, jo vetem qe na la te na shkelin te huajte me kembe, por ka fytyre te sulmoje edhe ato njerez qe duan te na e rikthejne ate dinjitet.
Pergjigja e Shinasi Rames mbi kete ngjarje, botuar ne gazeten "Shekulli":
Mbi sulmin e Berishës ndaj Elvira Dones
Shinasi Rama, 22.02.2010
Elvira Dones eshte nje shkrimtare e shquar shqiptare, nje krijuese emigrante qe na ben nder te gjitheve. Letra e saj ne gazeten “Repubblica” dhe artikulli i mëpasëm në gazetën “Shekulli”, lidhur me incidentin shumë të rëndë diplomatik në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrave Berisha dhe Berluskoni ishte një akt kurajoz. Dones mbrojti me dinjitet vendin e saj dhe foli ne mbrojtje te atyre vajzave qe enden rrugeve te botes, deshmi e gjalle e krimit te parise se Tiranes dhe e shtetit shqiptar te tranzicionit. Prandaj, sulmi i kryeministrit Berisha në emisionin “Opinion” – nje titull qe i pershtatet sepse atje rralle thuhen te verteta – ish nje pike e ulet ne sjelljen e tij. Berisha tha se ajo kishte braktisur femijen e vet dhe kete e din i gjithe qyteti.
Kjo ishte nje sjellje tipike e Berishës, nje sulm i llogaritur mire por shume domethenes ne aspekte te tjera. Askush nuk duhet t’ia kujtoje, dhe askush nuk ia ka kujtuar z. Berisha femrat e perdala ne fisin e tij, femrat qe kane braktisur femijet, femrat qe dashurohen e martohen me kusherinjte, nipat e mbesat e me rradhe. Mendoj se shqiptaret jane sjelle mire qe nuk ia permendin as prej nga vjen e as familjen që ka. Ajo eshte puna e tij dhe ne duhet te merremi me z. Berisha si zyrtar publik me sjelljet e tij ne publik e ne detyren e larte, qe ia ka caktuar vetes. Mirepo ky sulm i ndyre dhe tejet katundaresk i tij duhet te sherbej si nje refleksion mbi disa fenomene te dallueshme te tranzicionit.
Së pari, eshte mungesa e dinjitetit te shtetarit e te shtetit qe ai perfaqeson. Se dyti eshte kompleksi i skllavit i kryeministrit te nje vendi, që iu perul Berluskonit dhe tash sulmon vajzen e gruan shqiptare, qe mbron dinjitetin e vendit te vet. Se treti, kjo tregon se sa poshte ka rene shteti e kombi shqiptar, sepse duket ashiqare qe shqiptaret jane te pazotet qe te mbrojne veten.
Po ashtu ky incident tregon se sa i deshtuar eshte ky tranzicion, se sa e deshtuar eshte paria sunduese, dhe se cfare shkretetire morale eshte krijuar prej saj. Ngulmimi i parise per ta shitur kete tranzicion si nje kthese historike e per ta shitur deshtimin si arritje shihet qarte ne perpjekjen e saj per ta paraqitur tranzicionin si perseritje te historise.
Duke u larguar nga incidenti me znj. Dones, mendoj se duke reflektur mbi ‘perseritjen e historise’ do te behet edhe me i qarte si deshtimi i parise ashtu edhe ai i tranzicionit.
Edhe pse thenia se historia perseritet dy here, nje here si tragjedi e heren e dyte si komedi eshte me e vjeter se rasti per te cilin u perdor ne mesin e shekullit te 19-te (krahasimi midis Napoleonit i dhe Napoleonit III), ne fakt, historia nuk perseritet dy here. Ashtu si thote edhe filozofi i vjeter grek Herakliti, “nuk mund te ecet dy here ne te njejtin uje.” Me e shumta qe mund te behet eshte qe te gjenden disa elemente krahasimore dhe te ndertohet nje paralele midis dy koheve, dy gjendjeve, dy veprimeve e dy njerezve. Perandorite ngrihen e bien, kombet e shtetet formohen e zhduken, familjet fisnikerohen e degjenerohen, partite lindin e vdesin, ndytesia shpirterore e mercenareve nuk ka fund ne te gjithe kohet. Duke e thjeshtuar historine, duke e zhveshur ate nga vecantite dhe duke u perqendruar ne aspektet e perbashketa, theksohet ngjashmeria midis koheve, ngjarjeve e personave.
Mirepo, me vetedije apo pa vetedijen e duhur, perseritjen e historise e stisim ne vete, duke luajtur me padijen tone, me perceptimet apo me interesat qe kemi. Dhe kjo nuk eshte e kufizuar vetem ne interpretimin e se tashmes. Tragjedia eshte se po ne e kemi ne dore qe te ndertojme te shkuaren si duam vete dhe ta interpretojme cdo aspekt te saj ashtu si na intereson. Kujtesa historike eshte e manipulueshme dhe askush me mire se paria nuk eshte e vetedijshme per kete gje.
E ne rastin e shtetit shqiptar, gjate ketij tranzicioni te deshtuar ka patur shume raste kur paria sunduese e Tiranes dhe eksponentet e spikatur te saj duan te krijojne pershtypjen se po perseritet historia, se ky tranzicion i deshtuar eshte nje perseritje e historise heroike e te lavdishme te shqiptareve. Nder shembujt me te spokatun, duke evokuar Ismail Qemalin, Fatos Nano thote se ‘i shkon mbrapa historia,’ ndersa Sali Berisha krahasohet me Skanderbegun.
Por paralelet ndertohen e krijohen qellimisht per te krijuar imazhe te caktuara e pershtypje te gabuara ne mendjet e njerezve. Nga nje ane, kjo eshte nje shenje e qarte e mendesise se pushtetareve, d.m.th., kjo sherben si nje tregues i neverise se thelle e mungeses se plote te respektit per popullin shqiptar dhe dashakeqesine e tyre. Nga ana tjeter, paralelet jane te mbeshtetura ne padijen e thelle e ne infantilitetin politik te njerezve. Natyrisht, ne me te shumten e rasteve, keto paralele nuk jane asgje me shume se keqinterpretime e shtremberime te realiteteve, mirepo kur trumbetohen pa nderprerje e fitojne nje fare vlere ne mendjen e njerezve.
Nje shembull i qarte i ketij lloj krahasimi thelbesisht te gabuar eshte edhe paralelja e ndertuar midis Skenderbeut dhe kryeministrit Berisha qe po promovohet e kultivohet me kujdes ne shtypin e median shqiptare. Qe nga shtypi i tij privat, tek pisqollat e tij mediatike te tipit Aleksander Frangaj e Fahri Balliu deri tek mbeshtetesit e tij, si tek ‘qendrestaret’ ashtu edhe tek ‘mercenaret’ e PD-se, ky mitizim e krahasim eshte perdorur pa kurrfare hezitimi e pa skrupuj. Natyrisht qe kjo nuk do te ndodhte pa aprovimin e z. Berisha, sepse perndryshe ai do te dilte te thonte se nuk eshte Skenderbeu. Kjo flet edhe per gjendjen e vete z. Berisha, lidhjen e tij me elektoratin e mbeshtetesit dhe shkalljen e manipulimit politik ne strukturat qe ai sundon.
Per ta perseritur edhe nje here, ana tragjike e ketij krahasimi eshte se me kete sjellje, si ai ashtu edhe mbeshtetesit e sherbetoret e tij, tregojne se nuk kane kurrfare respekti as per shqiptaret e as per historine e tyre. Heshtjen e njerezve ato e marrin per aprovim dhe e shesin ne shtyp si te tille. Ne fakt kane te drejte, sepse perderisa njerezit nuk flasin, ato nuk numerohen, ose numerohen si aprovues te kesaj marrezie te rradhes.
Ana komike e ketij krahasimi eshte se te gjithe ato qe e promovojne e dine pa medyshje se ketu nuk ka asgje te vertete. Edhe pisqolla mediatike e tipit Fahri Balliu, e din se nder te vetmet gjera qe Sali Berisha e Skanderbeg Kastrioti kane te perbashketa jane se te dy jane nga Ballkani Perendimor, se i kane pasur nenat femra (te ndryshme kuptohet), se kane pi uje e kane hanger buke e djathe dhe se kane qene te dy ne Itali. Krahasimi mbaron aty.
Berisha dhe Skanderbegu nuk ka kane asgje te perbashket bile ato jane antipode te udheheqesit e te njeriut. Ne nivelin politik, megjithate, asgje nuk e ilustron me mire kete dallim thelbesor midis tyre se sa lidhja qe njeri e tjetri kishin me gadishullin italik e me sunduesit e tij si dhe trajtimi qe ato moren nga ato sundues ne kohen e vet respektive.
Keshtu, Skanderbegu ka qene i perfshire ne fatet politike te Italise dhe ka luajtur nje rol vendimtar. Skanderbegu mori ndihma te cmueshme e mbeshtetje politike nga Aragonet e Napolit, vasal formal i te cileve u deklarua, edhe pse e ruajti pavaresine e vet ne te gjitha drejtimet. Ne kembim te kesaj mbeshtetje politike por edhe materiale qe mori nga Alfonsi V, ai e mbeshteti te birin, mbretin Ferdinand, qe ishte ilegjitim, dhe e ndihmoi qe te hipte ne fronin e Napolit. Ne nje seri betejash, me 1500 ushtare e oficere shqiptare, Skanderbegu shkaterroi fuqine e Orsinit, princit te Tarantos dhe mendesine e kondotiereve, si dhe garantoi pushtetin e Ferdinandit i cili e quajti prindin e vet. Ne kembim te kesaj mbeshtetje, mbreti i Napolit iu dha trashegimtareve te Skanderbegut titullin trashegimtar te Dukes, nje seri keshtjellash, dhe lejoi vendosjen e disa dhjetra mijera shqiptareve qe iken nga sundimi turk ne territorin e mbreterise si shtetas te lire e te barabarte, me ligjet e me doket e tyre ne Mbreterine e tij. Fshatra te tera, qe me pare ishin te braktisura, u mbushen me shqiptare, te cilet vazhduan te punojne, te ruajne dinjitetin, nderin e lirine e tyre ne toke te huaj.
Skanderbegu shkoi si zot e gjeneral me ushta e ushtare dhe u kthye fitimtar si asnje tjeter. Shqiptaret nuk shkuan si skllever por si njerez te lire dhe vazhduan te jene njerez te lire ndryshe nga vendasit qe ishin nen disa zgjedha. Nga ana e tyre, vendasit e atjeshem i kishin aq shume frike shqiptaret sa nuk jepnin e nuk merrnin fare me to. Krenaria e nderi i shqiptareve u bene proverbiale. E kontributi i tyre, i njerezve te lire e te vetedijshem se kush ishin, spikati ne nivelin me te larte, ne ate te shtet-formimit e te drejtimit te shtetit, edhe te Italise se sotme. Pra, Skanderbegu shkoi me ushta e me ushtare, beri ligjin, vendosi dinastine qe donte te mbeshteste ne fron dhe ua garantoi shqiptareve nderimin e te huajve.
Ne anen tjeter te krahasimit, edhe z. Berisha shkoi ne Itali disa kohe me pare, dhe u tha se kishte shkuar ne te njejten kohe qe kishte shkuar edhe Skanderbegu. Shkoi edhe gjate javes se kaluar. Mirepo, nderimi qe Mbreti Ferdinand i Napolit i beri Skanderbegut kontraston shume me nderimin qe Berluskoni i beri z. Berisha ne kete viziten e fundit. Berisha u mburr me 22 mije sipermarrejet e bizneset e formuara dhe ne pronesine e shqiptareve emigrante ne Itali, per te cilat as ai e as shteti shqiptar nuk kane meriten me te vogel. Ato biznese iu detyrohen aftesive te shqiptareve e jo qeverise se shtetit te tyre qe i perzuri e i beri te iknin ne Itali. Ne te vertete, pyetja shtrohet, pse nuk mund ti ndertojne keto 22 mije shqiptare bizneset e tyre ne shtetin e ne atdheun e tyre? Keto 22 mije sipermarres e biznesmene nuk shkuan si fitimtare e si ushtare por si emigrante, qe nuk i mbajti vendi i tyre, e qe, aq me keq, as nuk munden me u kthye ne vendin e tyre.
Nder te tjera, zotimi i kryeministrit te tanishem shqiptar se nuk do te dergoheshin me vajza shqiptare ne Itali qe te shiteshin rrugeve, se do te ndaloheshin gomonet e skafet shkaktoi nje reagim interesant. Berluskoni i tha qe te ndalonte gomonet por le te sillte sa me shume vajza te bukura shqiptare qe te mbushnin trotuaret e Italise, sepse ai ishte beqar. Praktikisht, Berluskoni i kerkoi kryeministrit shqiptar qe te behej ndermjetesi midis ketyre vajzave e trotuarit ku ato do te shiten, dhe fjala me e sakte eshte kodosh apo pusht. Berluskoni i kerkoi shtetit shqiptar qe te eksportonte prostituta, por te bukura ama dhe ne kete menyre te forconte marredheniet shqiptaro-italiane sepse Berluskoni ishte beqar.
Reagimi mjeran, servil dhe i padinjitet i pales shqiptare i atyperatyshem dhe i mepastajshem, si ne rastin e sulmit kunder Elvira Dones tregon se deri ku ka mbrrite zvetenimi politik i parise sunduese.
Duhet sqaruar edhe nje here se krahasimi midis Skanderbegut dhe kryeministrit te tanishem shqiptar mbaron ketu. Te dy kane kene ne Itali. Por njeri thirret me shkue me ushta, tjetri me pushta. Njeri thirret me vendose kush eshte mbreti e tjetri thirret me mbledhe plehrat e Palermos. Njeri krenohet se eshte shqiptar e Epirotas e tjetri gelltit ofendimet nga me te rendat, gjykoni vete.
Aq me keq, tamam kur duhet te heshte e te shohe veten ne pasqyre, e kushedi se cka ka me pa atje, kryeministri i shtetit shqiptar sulmon ato shqiptare, si Elvira Dones, qe mbrojne nderin e dinjitetin e simotrave te tyre. Elvira Dones ka bere ate qe pak njerez kane arritur ta bejne e per kete don nderuar e respektuar. Ato qe kane thene se fundi nuk ka fund, se gjithnje ka edhe me keq kane te drejte. Mirepo, pertej incidentit te rastit, mbi te gjitha, duhet te reflektojme se sa poshte ka rene gjendja ne shtetin shqiptar, se sa deshperuese eshte gjendja dhe se sa e nevojshme eshte dalja e alternativave, qe iu kthejne njerezve nderin e dinjitetin si dhe shtetin qe duhet te vihet ne sherbim te tyre.
			
									Code: Select all
http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=1320#Pergjigja e Shinasi Rames mbi kete ngjarje, botuar ne gazeten "Shekulli":

Elvira Dones: Letër – përgjigje, Kryeministrit

Elvira Dones, 22.02.2010
Zoti Kryeministër,
Ju falenderoj, me kthjelltësi, për fjalët që thatë ndaj personit tim, jo përpara një kafeje apo qoke mes ortakësh, por në studion e një programi televiziv shumë të ndjekur nga publiku para disa ditësh, pra në “Opinion”, drejtuar nga kolegu Blendi Fevziu.
Sikur ta kishit lëshuar sulmin tuaj diku privatisht, nuk do të kisha denjuar ta komentoja atë qoftë edhe me një rrokje. Por ju sulmuat në mënyrë publike, duke e bërë kështu të domosdoshme një refleksion, një saktësim për publikun. Sepse janë njerëzit që na ndjekin të cilëve u detyrohemi, shqiptarëve që na shohin e lexojnë e kërkojnë të kuptojnë se ç’bëhet rreth tyre, që u detyrohemi: ju në radhë të parë si Kryeministër i Shqipërisë e unë si një njeri i letrave e i mediave.
Ndoshta ju harroni, zotëri, se duke ju dhënë votën, ajo pjesë e popullit shqiptar i cili u ka besuar udhëheqjen e ekzekutivit, nuk ju ka dhënë bashkë me votën të drejtën absolute të papërgjegjësisë.
Por ju njoh një gjë zoti Kryeministër: stilin! Prej vitesh ju keni zhvilluar, me një koherencë admiruese – sikur të mos ishte e frikshme për ecjen demokratike të vendit – sulmin personal. Në mungesë të argumenteve ndaj pyetjeve apo kritikave që ju bëhen, ju hapni “librat e familjeve”. Këtë bëtë edhe me mua në programin “Opinion” rreth “çështjes Berluskoni”. Mëkat veçse, sepse hapet “një libër” të cilin unë vetë e pata hapur tash e katërmbëdhjetë vjet më parë. Por kësaj do t’i kthehem pak më vonë.
Ju pashë online, pashë emisionin. Mbeta pa fjalë përpara logjikës “së hekurt” të një Kryeministri. “Zonja Dones la të birin. E trishtoi fëmijën…” Etj… Gazetari u përpoq t’ju thoshte se kjo ishte diçka personale e individit që ju po komentonit: Elvira Donesit; dhe përgjigja juaj ishte diçka e tipit: kush merret me çështjet personale të dikujt tjetër, duhet ta presë që të tjerët të merren me gjërat private të saj/tij. ???
Ju ose jeni i painformuar, ose dashakeqës, zoti Berisha. Apo më shumë, jeni të dyja bashkë.
Është puna juaj, nëse keni kaq për zemër “dhimbjet” personale të Kavalier Berluskonit, në vend të dhimbjeve të njerëzve që miku juaj fyeu në praninë tuaj në mënyrë aq të përbuzshme. (Jo gjithçka është gallatë e pafajshme. Sidomos jo në sallat e politikës, por natyrisht ju do të qëndroni në istikamin tuaj.)
Unë nuk jam marrë as edhe një çast të vetëm me çështjet vetjake të homologut e mikut tuaj, zoti Kryeministër.
Dhe nuk ekziston e dokumentuar një presje, një fjalë e imja e shkruar apo e shqiptuar, që të çojë në atë drejtim. Ndaj, ose prodhoni prova për të kundërtën, ose ju më detyroheni një apologji publike…
Zoti Berisha,
duke pandehur me shkurtpamësi habitëse të më keni “asgjësuar”, “zvogëluar”, “treguar vendin”, keni bërë këtë radhë një rrëshkitje AQ të pahijshme, sa në vendin tim keni dëmtuar atë pjesë të moderuar e inteligjente të kahut tuaj politik e cila – jam e bindur – edhe nëse nuk ua thotë në sy, ndihet e paqetë ndaj aktit tuaj.
Kthehem tani, tek “libri i familjes” hapur nga ju në “Opinion” rreth jetës sime, sepse nuk i frigohem asgjëje: dhimbjen e hapit që bëra vite më parë; historinë e ikjes sime dhe të pasojave, të cilat – im bir, familja ime, miqtë e mi dhe unë vetë – pësuan për shkakun tim, e kam vënë në një libër, të vetmin autobiografik që kam shkruar, tash e nëntë libra të shkuar. Titullohet “Dashuri e Huaj” – dhe i dedikohet pikërisht tim biri. Pra ju nuk po i thoni publikut shqiptar asgjë të re, që ai nuk di, që nuk e ka lexuar. Me fjalët tuaja ju keni trishtuar vetëm veten e askënd tjetër. Para syve të çdo shqiptari që lexon, nëpërmjet atij libri/konfesion, kam pasur mirënjohjen e respektin e çdo lexuesi.
E meqë “Dashuri e huaj” do të ribotohet pas pak muajsh në shqip, ju po më bëni një publicitet që nuk e prisja, edhe ata njerëz që nuk e kanë lexuar do të kenë mundësi ta lexojnë në ribotim.
Por me shumë dëshirë do të lexoja librin tuaj autobiografik, zoti Berisha, mbi të kaluarën tuaj. Ndoshta injoroj faktin, e ju ndërkohë këtë libër e keni shkruar e botuar me shumë sukses. Por nëse kështu nuk është: shkruajeni. E na rrëfeni!
Së fundi, nëse mendoni se me këto metoda do të më frigoni, nëse me stilin alla Berlusconi (i cili me miratimin tuaj po kthen Shqipërinë në një kosh plehrash të Italisë nëpërmjet centraleve bërthamore), do të më bëni të hesht e të mos merrem me Shqipërinë, ju garantoj, po shihni ëndrra me sy hapur.
Argëtohuni, zoti Kryeministër, nëse ia dilni mbanë, dhe nëse populli shqiptar jua lejon.
Me respekt ndaj lexuesve!
e.dones
Los Angeles – California
			
Flm qiellikalter qe ke postuar ate shkrimin e Shinasi Rames.  Ate duhet ta lexojne te gjithe, sepse kap shume gjera te ketij trazicioni pervec krahasimin patetik qe behet midis Skenderbeut dhe Berishes!