"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
- Hymniarber
- Grand Star Member

- Posts: 1018
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Çeshtja e feve eshte nje problem delikat, dhe une nuk marre persiper te jap gjykime per veprimet e paleve te tjera ne lidhje me te. Nga ana ime si administrator i ketij forumi premtoj, qe do bej c'te jete e mundur qe te pakten ne kete forum te respektohet besimi i kujtdo shqiptari dhe te huaji. Sigurisht, qe nuk marr persiper ta shnderroj forumin ne vend predikimi, por do te toleroj ne kufijte maksimale, cdo bisede dhe shprehje adhurimi per cdo lloj feje ne seksionet perkatese. Persa i perket Bilderbergut mund t'ja parashtrosh shqetesimin tend, dhe mund ta ftosh ne diskutim ne kete forum.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

-
OPTIMUS SILENS
- Regular Member

- Posts: 50
- Joined: Wed Nov 25, 2009 11:38 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
KJO HARTE ESHTE E VERTET POR AMAN GREKET I PUSHTUAN KTO QYTETE POR LEXONI FORUMIN E ARTES PER MBETERESHEN TEUTA DHE DO KUPTONI SE TEUTA I LUFTOI KTO QYTETE SEPSE ISHIN TERITORE ILLIRIANE PRANDAJ MOS MEREMI ME BUDALENJE.

-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Do e vleresoja punen tuaj nqs nuk do ishit aq eklektik. Dhe ky eklektizem ju con ne konkluzione disa here qesharake. Sillni ketu ca citate nga libra te autoreve te lashte, te shkeputura, dhe keshtu rezultoni ne konkluzione te gabuara.
Pse asnjeri nuk permend Aristotelin qe eshte shprehur aq qarte per Epirin dhe Epirotet? Apo eshte i permasave te vogla?
Per te arritur ne nje konkluzion duhen pare te dhenat historike nga autoret e lashte, gjetjet arkeologjike dhe mbishkrimet arkeologjike. Dhe keto te kombinuara deshmojne se epirotet ishin fise greke.

- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Ketu akuzohemi per eklektizem dhe nga ana tjeter u dashka te bazohemi vetem tek nje citim i filozofit Aristotel, per te arritur ne nje konkluzion te pergjithshem? Cilat jane konkluzionet qesharake dhe si ke arritur ti ne menyre serioze, ne perfundimin qe ato jane qesharake? Kombinacionet qe te cojne ty ne perfundimin qe epirotet ishin greke, dhe jo e kunderta jane kombinacione historike, arkeologjike apo alkimi historiko-gjuhesore?elikranon wrote:Do e vleresoja punen tuaj nqs nuk do ishit aq eklektik. Dhe ky eklektizem ju con ne konkluzione disa here qesharake. Sillni ketu ca citate nga libra te autoreve te lashte, te shkeputura, dhe keshtu rezultoni ne konkluzione te gabuara.
Pse asnjeri nuk permend Aristotelin qe eshte shprehur aq qarte per Epirin dhe Epirotet? Apo eshte i permasave te vogla?
Per te arritur ne nje konkluzion duhen pare te dhenat historike nga autoret e lashte, gjetjet arkeologjike dhe mbishkrimet arkeologjike. Dhe keto te kombinuara deshmojne se epirotet ishin fise greke.
Jep variantin tend dhe le te diskutojme.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Me mallakastriotin kemi debatuar ne kete pike.
Te fillojme me gjetjet arkeologkike. Qytetet e lashta greke kishin disa karakteristika qe na bejne ti dallojme nga qytetet romake, persiane apo egjiptiane p.sh. Qytetet greke dalloheshin nga akropoli, nga teatri, nga tempujt p.sh. Dhe qytetet e lashta te Epirit i kane keto vecanti. Akropol ka edhe Dodona, Finiqi, Buthrotum. Teater kane edhe Dodona, edhe Buthrotum,edhe Finiqi, edhe Ambrakia, edhe Drinopolis, edhe Apollonia,edhe Bylisi, edhe Orikumi. Sjell shembuj te atyre qe di vete se mund te jene edhe qytete te tjera. A mund te me pergjigjesh ne kete pyetje:
Cfare tragjedi dhe komedi jane luajtur ne keto teatro (disa prej tyre nxene edhe 15 000 veta si i Dodones)?
C`njerez i mbushnin ato teatro? Apo i mbushnin njerez qe nuk e kuptonin cfare flitej?
Pse Nikopolis qe u ndertua nga romaket ndryshon nga ana e arkitektures nga keto qytete?
Tere mbishkrimet qe u gjeten ne keto qytete jane greke. Mos ndoshta iliret perdornin shkrimin grek? Po pse su gjet nje qytet i tille arkeologjik pertej hapesirave ku arriten greket, p.sh ne zemer te se ashtuquajtures Iliria?
Mesa di nuk eshte gjetur akoma ndonje autor (per te huaj flas, jo shqiptar) qe te pohoje se Dodona nuk ishte qytet grek.Cfare mund te me thuash per kete?
Ndoshta mund te me sjellesh argumentimin se keto qytete ishin koloni greke dhe se popullsia ndermjetese ishte jo greke. Po ne Epirin e vjeter(gjiri i Ambrakise- malet Qeravnie) keto qytete mesa shohim ishin aq te dendura saqe ne disa pika nuk kish vend per popullsi ndermjetese?
Po "mantia" (orakujt, nuk di si ta perkthej ndryshe) a ishin karakteristike e botes ilire? Po iliret a adhuronin perendite e Olimpit? Se "mantio" i Dodones i kushtohej Zeusit.Se tempujt qe gjenden ne keto qytete u kushtohen te tera perendive te Olimpit. Si ma shpjegon kete?
Nekromantio (vendi ku kalojne te vdekurit ne boten tjeter) e gjejme ne Thesproti. Si thua, ky vend per te cilin flitej aq shume ne mitologjine greke, nuk gjendej ne boten greke?
Te kam shtruar shume pyetje. Duke replikuar mund ta avancojme debatin dhe mund te me vijne ne mendje edhe pyetje te tjera.
"Εις το επανιδειν"(heren tjeter) sic thone greket.

Te fillojme me gjetjet arkeologkike. Qytetet e lashta greke kishin disa karakteristika qe na bejne ti dallojme nga qytetet romake, persiane apo egjiptiane p.sh. Qytetet greke dalloheshin nga akropoli, nga teatri, nga tempujt p.sh. Dhe qytetet e lashta te Epirit i kane keto vecanti. Akropol ka edhe Dodona, Finiqi, Buthrotum. Teater kane edhe Dodona, edhe Buthrotum,edhe Finiqi, edhe Ambrakia, edhe Drinopolis, edhe Apollonia,edhe Bylisi, edhe Orikumi. Sjell shembuj te atyre qe di vete se mund te jene edhe qytete te tjera.
Eshte punuar shume qe cilesori "grek" te marre kuptim etnik dhe perjashtues. Prandaj une do te perpiqem qe kete "etikete" te perdorur prej teje qe ne krye te heres per ta cuar rrjedhen e diskutimit ne objektivin e synuar prej teje ta zhveshe nga kuptimi etnik statik. A ishin qytetet e lashta qe ti i quan 'greke' te tilla? Pergjigja eshte jo. Argosi i famshem pellazgjik i Danait , Athina pellazge e Kodrosit dhe cdo qytet tjeter qe ne e njohim sot me emrin 'grek', kishin keto karrakteristika arkitekturore, shume perpara se vete termi helen te shfaqej ne atebote. Pastaj, akropoli, agora, teatri forumi dhe tempujt nuk ishin ekskluzivitet vetem i qyteteve "greke", dhe qytetet romake i kishin, aq sa eshte shume e veshtire te dallosh nje teater romak nga nje "grek":
[col]
Teatri Romak|

Teatri Dodonas[/col]
Qytetet romake ishin aq te ngjashme me qytetet greke, saqe Galet kur pushtuan Romen e quajten:
Ρώμη πόλις Ελληνίς , pra Roma nje qytet helen.
Arkitektura eshte nje kriter i rendesishem ne arkeologji, por jo nje kriter per nje pergjigje perfundimtare. Eksperienca ne kete drejtim ka qene dhe me dramatike, sepse, arkeologet gjithmone kane bere "gabimin" qe ate qe zbulojne ne fillim ta quajne si me te hershmen, duke e perdorur si reference kohore qe vendos prapa saj, te gjitha ato qe do te zbuloheshin me vone. Dhe per me teper, brenda nje qyteterimi mund te kete stile te ndryshme arkitekturore, por kjo nuk percakton diferenca etnike per vendbanime te ndryshme.
Po te marrim psh Orikun:
27. ORIKOI. And the Orikoi occupy [. . .] of the Amanian territory. And
the Amantians, from Boulinoi as far as here, are Illyrians. And the mouth
of the Ionian gulf is from Keraunian mountains as far as cape Iapygia. And
up to Hydroëis city in Iapygia from the Keraunian mountains, the stades of
the voyage across are about 500, [which] is the mouth of the gulf: and the
places inside are the Ionian gulf.
Pra Oriku aq zhurmshem propaganduar dhe nenkuptuar dhe prej teje si grek, per shkak te arkitektures, eshte deshmuar te kete qene banuar nga amantasit ilire. Kjo ben te pavlefshem kriterin e perdorur prej teje(pra arkitekturen) ne percaktimin e etnicitetit te nje territori te caktuar.
Une nuk mund ta di cfare tragjedish jane luajtur atje, por ne nje bote ku eshte punuar shume per te ngulitur idene, se kultura ka lindur me greket, ajo shprehej vetem ne gjuhen greke, dhe ajo gjuhe ishte e "grekeve" dhe vetem e grekeve, mua nuk me mjaftojne disa rreshta per te provuar falsitetin e kesaj dogme.A mund te me pergjigjesh ne kete pyetje:
Cfare tragjedi dhe komedi jane luajtur ne keto teatro (disa prej tyre nxene edhe 15 000 veta si i Dodones)?
Une nuk e di, se kush i mbushte ato, por e di qe njerezit e kuptonin cfare thuhej atje, por nese ti nenkupton qe atje flitej "greqisht", atehere une te siguroj se "greqishtja" eshte nje term konvencional, ajo nuk ishte gjuha vetem e grekeve por edhe e ilireve, trakasve dhe ne pergjithesi e gjithe popujve qe banonin hapesiren ballkanike, dhe ajo nuk kishte origjinuar fillimisht ne "kombin" grek. Nuk egzistonte nje komb i tille sipas standarteve tona, ai ishte kryekeput i ndryshem nga kombet moderneC`njerez i mbushnin ato teatro? Apo i mbushnin njerez qe nuk e kuptonin cfare flitej?
Une nuk jam ekspert i arkitektures se lashte dhe nuk njoh ate te cdo qyteti te lashtesise, por nese ka "komb" qe imitonte arkitekturen "greke" (lexo: pellazge) ata ishin romaketPse Nikopolis qe u ndertua nga romaket ndryshon nga ana e arkitektures nga keto qytete?
Ashtu sic te thashe me larte, termi helen eshte konvencional. Greket nuk ishin nje komb sic eshte ne perfytirimin modern nje komb; ata qe u vetequajten te paret helene ishin nje nengrup ilir. Ndoshta ishin 'greket' ata qe perdornin germat ilire, dhe une te siguroj qe ato nuk e paten fillesen tek greket.Tere mbishkrimet qe u gjeten ne keto qytete jane greke. Mos ndoshta iliret perdornin shkrimin grek? Po pse su gjet nje qytet i tille arkeologjik pertej hapesirave ku arriten greket, p.sh ne zemer te se ashtuquajtures Iliria?
Ajo qe dihet me siguri per Dodonen eshte qe ishte nje vend (kryesisht adhurimi) pellazg dhe orakulli i saj sherbente per banoret vendas shume me heret se sa te shpikej vete emri helen.Mesa di nuk eshte gjetur akoma ndonje autor (per te huaj flas, jo shqiptar) qe te pohoje se Dodona nuk ishte qytet grek. Cfare mund te me thuash per kete?
Disa ishin koloni greke por shumica dermuese jo. Ata qe quhen kolone "greke", ishin tregetare pa perkatesi etnike, qe themeloninNdoshta mund te me sjellesh argumentimin se keto qytete ishin koloni greke dhe se popullsia ndermjetese ishte jo greke. Po ne Epirin e vjeter(gjiri i Ambrakise- malet Qeravnie) keto qytete mesa shohim ishin aq te dendura saqe ne disa pika nuk kish vend per popullsi ndermjetese?
ose mbivendoseshin ne qendrat tregetare te vendasve origjinale, te cilet ndryshe nga ata organizoheshin ne fshatra dhe jo ne polise:
28. CHAONES. And after Illyrians, Chaonians. And Chaonia has good
harbours: and the Chaonians live in villages. And the coastal voyage of
Chaonia is a half of a day.
29. KORKYRA. And by Chaonia is an island, Korkyra, and a Hellenic city in
it, having three harbours by the city: of these the one is enclosed. And
Korkyra belongs also to Thesprotia more than Chaonia. And I return again
onto the mainland, whence I turned aside.
30. THESPROTIANS. And after Chaonia are the Thesprotian nation. And these
too live in villages: and this territory also has good harbours. Here is a
harbour, which has name Elaia. Into this the harbour the river Acheron
emits: and there is lake Acherousia, out of which the Acheron fiver flows.
And the coastal voyage of Thesprotias is a half of a day.
31. KASSOPIANS. And after Thesprotia is the nation Kassopia. And these too
live in villages. And these live beside as far as into the Anaktoric gulf.
And the coastal voyage of the Kassopians’ territory is a half of a day; and
the Anaktoric gulf is a little less from its mouth as far as into the inner
end, 120 stades. And the mouth has width 4 stades.
32. MOLOTTIA(MOLOSSIA). And after Kassopia are the Molottian nation. And
these live in villages: and they come down only a little here to the sea,
and largely into the interior. And the coastal voyage of Molottian territory
is of 40 stades.
Po "mantia" (orakujt, nuk di si ta perkthej ndryshe) a ishin karakteristike e botes ilire? Po iliret a adhuronin perendite e Olimpit? Se "mantio" i Dodones i kushtohej Zeusit.Se tempujt qe gjenden ne keto qytete u kushtohen te tera perendive te Olimpit. Si ma shpjegon kete?
Ne shume raste une kam sjelle fotografi te artifakteve ilire si monedha, stela etj, te gjetura ne vendbanime ilire jo te deshmuara nen influecen "greke"(ku me pikante jane ato te Shkodres), ku jane gdhendur figura e hyut Zeus dhe mbishkrimet jane ne gjuhen "greke", qe tregon nje fakt te padiskutueshem se sa i gabuar eshte cilesimi i kesaj gjuhe dhe ketyre zotave si greke. Kjo gjuhe, kjo kulture, keto hyjni nuk ishin vetem te grekeve; "greket"(cfaredo kuptimi qe te kete kjo fjale) mund te jene nje nga pasardhesit trashegues te kesaj trashegimie kulturore-fetare, por Zeusi ishte pellazgjik ne krye te heres, por fatkeqesisht epiteti "grek" qe propagandohet sot krijon pershtypjen e gabuar qe ata gezonin ekskluzivitetin e adhurimit per te.
Nekromantio (vendi ku kalojne te vdekurit ne boten tjeter) e gjejme ne Thesproti. Si thua, ky vend per te cilin flitej aq shume ne mitologjine greke, nuk gjendej ne boten greke?
Ka shume gjera te permendura ne mitologjise "greke"(lexo : pellazge) qe nuk i perkisnin universit territorial dhe shpirteror te heleneve. Vete Greqia nuk kishte aspak nje kuptim politiko-territorial aq statik sac ka sot. Bile ajo nuk ka egzistuar kurre; ajo qe permendet nga autoret e lashte nuk i perngjan fare asaj qe eshte sot. Aq me shume kur flitet per boten shpirterore, ajo qe ne na komunikohet sot eksluzive si "greke", ishte krijim i shume popujve(cfaredo qe te jete ky kuptim per ate kohe), i shume racave, i shume kulturave shume me perpara se kultura "greke" te vecohej nga te tjerat si e dallueshme, dhe sigurisht dhe gjate saj.
Pra termi : Mitologjji Greke eshte konvencional ashtu sic eshte termi Etni Greke, Gjuhe Greke dhe ndoshta dhe kulture Greke. Te pakten per mitologjine gabojme shume me pak nese themi : mitologji Pellazge, e cila kishte ne universin e saj dhe ato vende qe ndodheshin ne Epir ose i perkisnin banoreve te tij.
Te kam shtruar shume pyetje.
Po, jane ca si shume
Duke replikuar mund ta avancojme debatin dhe mund te me vijne ne mendje edhe pyetje te tjera.
Natyrisht, por shpresoj qe replika tjeter juaja te jete brenda ketij 10 vjecari
"Εις το επανιδειν"(heren tjeter) sic thone greket
Ne ketej i themi : Shihemi me vone, por jo shume vone.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Qe te diskutohet duhet te mbeshtetemi ne disa gjera te pranueshme nga te dy. Je shume konfuz ne termat "grek", "gjuhe greke".
A mund te me thuash se cfare nenkupton ti me "greke te lashtesise"?
Ti a e pranon qe greqishtja e sotme eshte vazhdimesi e greqishtes se vjeter?
Dhe cuditem si nuk e keni kete konfuzion per "iliret", ose "pellazget" se per ta te dhenat jane shume me te pakta
Te pergjigja jote na paraqite "teatrin e Dodones" dhe "teatrin romak". Pse nuk e specifikove teatrin romak, ku gjendet
Qyteterimi romak mund te ishte vazhdim i qyteterimit grek(ndaj shpesh perdoret nje term, qyteterimi greko-romak), po qytetet romake kishin vecantite e tyre.Po te flasesh me nje arkeolog mund te te sqaroje ne kete pike."
Besoj ky eshte mendim origjinal joti, se per here te pare degjoi dicka te tille.
Dhe prape se prape pergjigja eshte konfuze dhe difuze dhe mund te kete nje mije e nje interpretime
Per pak u futa ne Internet. Do rikthehem. Kemi dhe pune, c`te bejme

- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
q
elikranon eli kranon
nuk e di ne se e njihni aristotelin a kushon tend vasil bollanon _mjerisht nuk keni iden me te vogel per antikitetin edhe kultin e simpatis qe ai shkruan
per shkruajtsit greko romak nuk ka shume rendesi asgje tjeter vec greqis e romes_ ndaj citatet qe sillen ketu perbejn ato pjese ne te cilen ju lejonte ideologjia te shkruanin per te tjeret vec greqis e romes sepse lidheshin indirekt me historin e romes_kryesisht
veprat qe u shkruajten ne gjuhe jo greke e jo romake nuk u lejuan te shkruheshin me nga baballaret e kishes me rrezultatin tragjike te humbnin shume vepra shkencore>
urime per kete teme madheshtore

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Zeus10
- Grand Fighter Member

- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Qe te diskutohet duhet te mbeshtetemi ne disa gjera te pranueshme nga te dy. Je shume konfuz ne termat "grek", "gjuhe greke".
Me sa duket, nuk mund te mbeshtetemi dot, sepse idete tona nuk gjejne pike takimi te perbashket, per gjerat thelbesore qe ne po diskutojme. Une nuk jam aspak konfuz, por, sic tu shpreha me siper, duhen faqe te tera dhe gjuhe e kujdesshme, per te percaktuar definicione te veshtira, qe vine nga nje kohe e larget, qe jane zgjedhur enkas me kujdes, per qellime politike, nga politika evropiane e krishtere.
Pyetjen se cfare kupton me greke te lashtesise duhet te ta bej une ty e jo ti mua, sepse je ti ai qe i perdor pa limit per te etiketuar qytetet, token, kulturen, tempujt, zotat dhe gjithshka qe te vjen ne mend.A mund te me thuash se cfare nenkupton ti me "greke te lashtesise"?
Po, greqishtja e sotme eshte vazhduesja jonatyrale e asaj qe njihet si greqishte e vjeter (por nuk eshte e tille), duke ndjekur brazden vehikulare, dhe jo si gjuhe e indigjeneve.Ti a e pranon qe greqishtja e sotme eshte vazhdimesi e greqishtes se vjeter?
Te dhenat per iliret dhe pellazget vine pikerisht nga autoret klasike qe ne ditet tona njihen si "greke". Psh ato te dhena qe kam perdorur jane nga Pseudo-Skylaksi i Kariandrit. Une nuk di te te flas me teper per vertetesine etyre.Dhe cuditem si nuk e keni kete konfuzion per "iliret", ose "pellazget" se per ta te dhenat jane shume me te pakta.
Gjendet pikerisht ne Rome, por mbetje te tilla ka pergjate gjithe Mesdheut dhe Egjeut, gjithandej ku Perandoria Romake shtriu sundimin e saj. Ja ku ke nje video per teatrin "greko-romak"Te pergjigja jote na paraqite "teatrin e Dodones" dhe "teatrin romak". Pse nuk e specifikove teatrin romak, ku gjendet?
Une nuk mendoj se kam nevoje per keto njohuri te fillimit, njohurite e mia shkojne shume pertej mesatares.Qyteterimi romak mund te ishte vazhdim i qyteterimit grek(ndaj shpesh perdoret nje term, qyteterimi greko-romak), po qytetet romake kishin vecantite e tyre.Po te flasesh me nje arkeolog mund te te sqaroje ne kete pike."
Natyrisht, por kjo s'ka te beje me sjelljen time antikonformiste, por me ate qe e verteta historike eshte shume larg asaj qe me qellim eshte perhapur ne popull dhe studjues.Besoj ky eshte mendim origjinal joti, se per here te pare degjoi dicka te tille. .
Une nuk mendoj se ti mund te presesh nje pergjigje te qarte ne pak rreshta forumi per ate qe breza te tere studjuesish nuk kane arritur ta kthjellojne, sepse me qellim eshte trazuar, dhe provat per te akoma fshihen diku ne kryeqytetet dhe biblotekat e politikberesve.Dhe prape se prape pergjigja eshte konfuze dhe difuze dhe mund te kete nje mije e nje interpretime
Me mire qe punoni, sesa te prisni pensione nga ata qe jane "te lashte", por qe deshperimisht perpiqen ta provojne lashtesine e tyre, me karta homogjeniteti dhe duke ju lidhur pension qytetareve te shteteve te tjera.Per pak u futa ne Internet. Do rikthehem. Kemi dhe pune, c`te bejme
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Personalisht do kisha deshire te na flisje per Paganizmin ne te ashtuqujturen "pasaedhesia e grekeve te moçem" sot ne te ashtuquajturen Greqi-djepi i qyteterimit ...sa besnike i qendroi ai "popull pasardhes i paster" i grekeve te lashte...ketyre gjerave qe sot ruhen vetem ne nje popull "primitiv" dhe te "pagdhendur" si shqiptaret!?elikranon wrote:Me mallakastriotin kemi debatuar ne kete pike.
Te fillojme me gjetjet arkeologkike. Qytetet e lashta greke kishin disa karakteristika qe na bejne ti dallojme nga qytetet romake, persiane apo egjiptiane p.sh. Qytetet greke dalloheshin nga akropoli, nga teatri, nga tempujt p.sh. Dhe qytetet e lashta te Epirit i kane keto vecanti. Akropol ka edhe Dodona, Finiqi, Buthrotum. Teater kane edhe Dodona, edhe Buthrotum,edhe Finiqi, edhe Ambrakia, edhe Drinopolis, edhe Apollonia,edhe Bylisi, edhe Orikumi. Sjell shembuj te atyre qe di vete se mund te jene edhe qytete te tjera. A mund te me pergjigjesh ne kete pyetje:
Cfare tragjedi dhe komedi jane luajtur ne keto teatro (disa prej tyre nxene edhe 15 000 veta si i Dodones)?
C`njerez i mbushnin ato teatro? Apo i mbushnin njerez qe nuk e kuptonin cfare flitej?
Pse Nikopolis qe u ndertua nga romaket ndryshon nga ana e arkitektures nga keto qytete?
Tere mbishkrimet qe u gjeten ne keto qytete jane greke. Mos ndoshta iliret perdornin shkrimin grek? Po pse su gjet nje qytet i tille arkeologjik pertej hapesirave ku arriten greket, p.sh ne zemer te se ashtuquajtures Iliria?
Mesa di nuk eshte gjetur akoma ndonje autor (per te huaj flas, jo shqiptar) qe te pohoje se Dodona nuk ishte qytet grek.Cfare mund te me thuash per kete?
Ndoshta mund te me sjellesh argumentimin se keto qytete ishin koloni greke dhe se popullsia ndermjetese ishte jo greke. Po ne Epirin e vjeter(gjiri i Ambrakise- malet Qeravnie) keto qytete mesa shohim ishin aq te dendura saqe ne disa pika nuk kish vend per popullsi ndermjetese?
Po "mantia" (orakujt, nuk di si ta perkthej ndryshe) a ishin karakteristike e botes ilire? Po iliret a adhuronin perendite e Olimpit? Se "mantio" i Dodones i kushtohej Zeusit.Se tempujt qe gjenden ne keto qytete u kushtohen te tera perendive te Olimpit. Si ma shpjegon kete?
Nekromantio (vendi ku kalojne te vdekurit ne boten tjeter) e gjejme ne Thesproti. Si thua, ky vend per te cilin flitej aq shume ne mitologjine greke, nuk gjendej ne boten greke?
Te kam shtruar shume pyetje. Duke replikuar mund ta avancojme debatin dhe mund te me vijne ne mendje edhe pyetje te tjera.
"Εις το επανιδειν"(heren tjeter) sic thone greket.
Te pershendes elikranon me kete video te fundit ku mund te mesosh teper lidhur lashtesise se nje populli, aty ku asnje lloj ideologjie fetare apo te tjera,nuk arriti te shrrenjose dhe shfarose disa besime qe tregojne qarte lashtesine e tij.
http://www.youtube.com/watch?v=kzHuM-Yqaak
Paganizmi ruhet disi me fanatizem vetem nder popuj te lashte.

-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
crregjistroje pergjigjen e fundit se e bera corbe.
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Te lutemelikranon wrote:crregjistroje pergjigjen e fundit se e bera corbe.

-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Nuk ka lidhje me cfare diskutonim. Tema e diskutimit ishte banoret e lashte te Epirit. Tani nese shqiptaret e sotem ndihen me shume grek se greket e sotem, nuk u ngelet vecse te "ndrojne emrin". Kete e them me humor, se dicka te tille kuptova nga replika jote.Mallakastrioti wrote:
Personalisht do kisha deshire te na flisje per Paganizmin ne te ashtuqujturen "pasaedhesia e grekeve te moçem" sot ne te ashtuquajturen Greqi-djepi i qyteterimit ...sa besnike i qendroi ai "popull pasardhes i paster" i grekeve te lashte...ketyre gjerave qe sot ruhen vetem ne nje popull "primitiv" dhe te "pagdhendur" si shqiptaret!?
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Po ti lexosh me vemendje si ato pak rreshta apo edhe videon,dilet ne konkluzion ne cilin popull u ruajten me fanatizem deri ne ditet tona,disa besime pagane e Perendish te ndeshura ne veprat e Homerit e autore te tjere te antikitetit...elikranon wrote:Nuk ka lidhje me cfare diskutonim. Tema e diskutimit ishte banoret e lashte te Epirit. Tani nese shqiptaret e sotem ndihen me shume grek se greket e sotem, nuk u ngelet vecse te "ndrojne emrin". Kete e them me humor, se dicka te tille kuptova nga replika jote.Mallakastrioti wrote:
Personalisht do kisha deshire te na flisje per Paganizmin ne te ashtuqujturen "pasaedhesia e grekeve te moçem" sot ne te ashtuquajturen Greqi-djepi i qyteterimit ...sa besnike i qendroi ai "popull pasardhes i paster" i grekeve te lashte...ketyre gjerave qe sot ruhen vetem ne nje popull "primitiv" dhe te "pagdhendur" si shqiptaret!?
Tani ne nuk kemi nevoje te deklarojme etnicitetin tone pasi e dime shume mire cilet jemi dhe sa per ate aludimin per "grek" qe ben ,mos ndoshta ka ndodhur e kunderta?...qe keto besime pellazge u morren dhe ripunuan nga ajo qe quhet "qyteterim grek" dhe me vone dikush ua etiketoi atyre?

-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Duke studjuar nje harte te ""lashte"".
Pensionet ishin nje ndihme e grekeve per bashkekombasit e tyre ne kohe te veshtira. Varet nga cili kendveshtrim e shikon secili.Zeus10 wrote: Me sa duket, nuk mund te mbeshtetemi dot, sepse idete tona nuk gjejne pike takimi te perbashket, per gjerat thelbesore qe ne po diskutojme. Une nuk jam aspak konfuz, por, sic tu shpreha me siper, duhen faqe te tera dhe gjuhe e kujdesshme, per te percaktuar definicione te veshtira, qe vine nga nje kohe e larget, qe jane zgjedhur enkas me kujdes, per qellime politike, nga politika evropiane e krishtere.Kur them te mbeshtetemi ne gjera te pranueshme nga te dy, nenkuptoi gjera te thjeshta, si p.sh. qe shqiptaret jane pasardhes te ilireve dhe greket jane pasardhes te grekeve te lashte.
Pyetjen se cfare kupton me greke te lashtesise duhet te ta bej une ty e jo ti mua, sepse je ti ai qe i perdor pa limit per te etiketuar qytetet, token, kulturen, tempujt, zotat dhe gjithshka qe te vjen ne mend.Me greke te lashtesise kuptoi popullsine e Ballkanit jugor qe pak a shume koincidon me territorin e Greqise se sotme, popullsine e brigjeve te Azise se Vogel dhe popullsine e se ashtuquajtures Magna Grecia ne gadishullin Apenin.
Me mire qe punoni, sesa te prisni pensione nga ata qe jane "te lashte", por qe deshperimisht perpiqen ta provojne lashtesine e tyre, me karta homogjeniteti dhe duke ju lidhur pension qytetareve te shteteve te tjera.