ATHINE-Paleontologët kanë zbuluar murin më të vjetër nga guri në Greqi, i cili ka qëndruar në hyrje të një shpelle në Thesali për të paktën 23 mijë vjet, bëri të ditur Ministri grek i Kulturës.
Ministria tha në një deklaratë se vjetërsia e murit, që u përcaktua nga testet optike, e bën atë njërin nga më të vjetrit në botë.
Ministria tha se vjetërsia që përkon me periudhën e akullit, sugjeron se banorët e shpellës e kanë ndërtuar murin që të mbrohen nga i ftohti.
Muri e mbyll dy të tretën e hyrjes në shpellë.
http://bw.balkanweb.com/rajoni/greqi-zb ... -8615.html
