elikranon wrote: Edhe Dropullitet, edhe Vurkaret e punonin token, por s`perdorni te njejten logjike per ta. Dmth "δυο μετρα και δυο σταθμα".
Po, por ata ndryshe nga arvanitet, nuk ishin mbrojtesit e Shqiperise, dhe s'kane ndihmuar kurre ne pavaresine e saj(pra nuk plotesojne kushtin 20. Per me teper ata banojne vetem ne nje zone te izoluar te Shqiperise te 1913(qe eshte e sotmja), dhe nuk jane si arvanitet qe popullonin gjithe Atiken , Beotine dhe Peloponezit, ku sipas autorit
NUK KISHTE KEMBE GREKU. Pra krahasimi yt eshte i pavend, dhe nuk mund te rrezoj argumentin tim shumedimensionalsh.
2. Po Arvanitet ishin lindur aty, kishin ca shekuj aty, nuk e mohon njeri ate. Vetem ti me duket se do ti cosh shume me mbrapa, ma merr mendja ne lashtesi.
Arvanitet ishin lindur aty, dhe deri me sot askush nuk na ka provuar qe nuk kane qene tere kohen aty.
Pastaj c`jane keto teza absurde, greket ishin vetem tregtare?
Cfare te te them une i gjori. Kete e thone te gjithe deshmimtaret e asaj kohe:
3. Te jam drejtuar dhe here tjeter per kete ceshtjen e greqishtes si "gjuhe administrative".
Latinishtja ishte gjuha zyrtare e Perandorise Romake Lindore. Dhe nga shek. 7-8 u zevendesua me greqishten. Kuptohet qe ky zevendesim nuk ndodhi per ndonje teke. Ti na flet per greqishten sikur te ishte ndonje gjuhe esperanto. Thua se termi "grek" nuk eshte etnik, por linguistik. Por etnine faktori kryesor qe e percakton eshte "gjuha" (ka edhe faktore te tjere plotesues). Nuk e di nese ne te ardhmen do jete ndonje faktor tjeter kryesor(DNA?).
Po, por jane dy kategori gjuhesh.
1. Gjuhet verniculare, qe jane gjuhet e popullit, gjuhet e vatres qe transmetohen nga goja ne goje ne vatren familjare.
2. Gjuhet vehiculare, qe jane gjuhet e transmetimit te kultures ose te dijes, pergjithesisht jane gjuhe kishtare dhe fliten nga individe dhe grupindividesh me origjine dhe te kaluar te cfaredoshme, si nga pikepamja racore, gjuhesore, kulturore dhe historike.
Greqishtja ishte pastertisht e tille derisa morri tipare te kategorise se pare kur komunitetet kristiane rreth kishes ortodokse u rriten shume, dhe sidomos pas krijimit dhe konsolidimit te shtetit grek.