"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Mitingu i PD tmerron Ramën, urdhëron fadromat në shesh
-
RapsoD
- Regular Member

- Posts: 60
- Joined: Fri Jun 26, 2009 11:03 pm
- Gender: Male
Mitingu i PD tmerron Ramën, urdhëron fadromat në shesh
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, rrethoi me fadroma dhe tela, Sheshin "Skënderbej" një ditë pasi u bë publik lajmi se Partia Demokratike do të zhvillonte një miting madhështor festiv në 1 maj. I trembur dhe i tmerruar nga madhështia e mitingjeve festive të Partisë Demokratike, Rama së bashku me punonjësit e Bashkisë, rrethuan pjesën qendrore të sheshit, duke deklaruar fillimin e punimeve për rindërtimin e tij. Punonjësit e Bashkisë Tiranë nisën zaptimin e Sheshit "Skënderbej" të shtunën në mbrëmje, kur rrethuan vendin ku pritej të ngrihej podiumi i manifestimit madhështor të 1 majit. Më pas, Rama ka urdhëruar punonjësit e Bashkisë të gërmojnë pjesën parpara monumentit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku në mitingjet e fundit është vënë podiumi nga ku ka mbajtur fjalimet Kryeministri Berisha. Që prej vitit 1991, Sheshi "Skënderbej" ka qenë sheshi i manifestimit të Partisë Demokratike. Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Rama theksoi dy ditë më parë se Sheshi "Skënderbej" jo vetëm gjatë kohës kur do të kryhet rehabilitimi, por as në përfundimin e projektit nuk do të përdoret më për mitingje. "Ky ka qenë një shesh i paradave, manifestimeve të forcës në të gjithë historinë e tij. Projekti është i konceptuar për ta kthyer këtë shesh në një vend të manifestimit të individualitetit njerëzor, të qytetarisë si shprehje e personit dhe jo e turmës", është shprehur Rama për mediat, duke lënë të nënkuptohet se ndërhyrja në këto momente bëhet për të shmangur manifestimin madhështor të Partisë Demokratike. Rama i trembej manifestimit madhështor të popullit shqiptar, që do t'i japin mbështetjen e duhur mazhorancës për vazhdimin e reformave që do të integrojnë Shqipërinë në Bashkimin Europian. Prishja e vendit ku do të mbahet mitingu i Partisë Demokratike tregon qartë se Rama ka frikë ta shohë mbështetjen që mazhoranca gëzon në popull falë reformave të thella ekonomike, që Shqipëria nuk i ka njohur kurrë më parë. Kryesocialisti Rama ruan ende të freskët manifestimin madhështor të 8 dhjetorit, kur e gjithë Shqipëria u derdh në Sheshin "Skënderbej" për t'i thënë "po" vazhdimit të reformave nga qeveria. I dëshpëruar për dështimin e njëpasnjëshëm të mitingjeve të tij, Rama ka bërë një plan të detajuar për të devijuar mitingun festiv të Partisë Demokratike në një shesh të përmasave shumë më të vogla se Sheshi "Skënderbej". Pak ditë më parë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi deklaroi se në 1 maj, Shqipëria do të nderojë në Tiranë me një festë madhështore, progresin e jashtëzakonshëm që është bërë në rrugën e saj drejt integrimit europian. Patozi theksoi se, shqiptarët do të nderojnë në 1 maj punën e suksesshme të qeverisë në kryerjen e reformave - reforma që, sipas Patozit, bënë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe po përshpejtojnë rrugën drejt Bashkimit Evropian. Falë këtyre reformave madhore, shqiptarët janë më afër se kurrë realizimit të njërës prej ëndrrave më të bukura, atë të liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Evropian.
- alfeko sukaraku
- Sun Member

- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Mitingu i PD tmerron Ramën, urdhëron fadromat në shesh
u clirua apo nuk u clirua akoma shqiperia per ty?ke dale ndonjeher jashte deres te shohesh se kane ikur turqit apo jo?
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Arta
- Sun Member

- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Mitingu i PD tmerron Ramën, urdhëron fadromat në shesh
Na duhen ca tipa si ky dhe tomorri se na heqin stresin e dites.....alfeko sukaraku wrote:![]()
![]()
![]()
![]()
u clirua apo nuk u clirua akoma shqiperia per ty?ke dale ndonjeher jashte deres te shohesh se kane ikur turqit apo jo?
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman