“Një nga simbolet më sipërore të besimit, të qendresës, të shkrimit dhe të dëshmisë, At Zef Pllumi, na la porosinë që besimi, sa të jetë e mundur, të transmetohet në gjuhën amtare, se kështu fjala e Zotit prek më lehtë mendjet dhe zemrat e njerëzve”, u shpreh Topi.
Dije tek po shikoja pershendjetjet e gjithe krerve klerike te feve kristjane per festen e Pashkeve, me kapi veshi qe ne kishen Ortodokse e kryesuar nga Anastas Janullatos po behej ne greqisht! Me erdhi cudi qe kjo praktike po vazhdon akoma ne trojet tona ne shtepine e zotit, ku populli duhet ta degjoj mesimet e tij ne gjuhen ametare dhe jo ne gjuhe te huaja qe jo te gjithe i kuptojne. Ne Shqiperi ne shquhemi per tolerance fetare, por kjo ne asnje menyre nuk duhet tu japim te drejte ketyre klerikeve cilido feje te jene te na e delegojne mesimet e Zotit ne nje gjuhe tjeter, nga keta klerike vijne vete. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet te reagoje mbi kete, si edhe kisha e Fan Nolit ketu ne Boston, dhe mos te bejne nje vesh shurdh dhe nje sy qorr! Kjo eshte nje e padrejte qe po vazhdon ti behet popullit shqiptar se gjoja po na sjellin mesimet e zotit, por nga ana tjeter kane qellimet e tyre te cilat jane kundra kombit tone. Si praktikante e fese ortodokse qe jam, dua qe te ve zerin tim shqiptar kunder kesaj praktike qe behen ne shtepine e zotit tone. Pikerisht nje nga arsyet me te forta qe Fan Noli e ndau kishen shqiptare nga ajo greke ishte qe meshat te beheshin ne gjuhen Shqipe e te dalloheshin ortodokset shqiptar nga ata qe duan te jene grek. Njerezit nuk vene ne kishe apo xhami per te mesuar gjuhe te huaj por per te degjuar fjalen e Zotit qe u delegon atyre. Mesimi i gjuherave te huaja e ka vendin ne tjeter vend, ndaj edhe fjala e urte e popullit tone thote; "Vend e Kuvend", e keshtu qe kryepeshkopi qe i eshte vene kishes ortodokse, duhet te dije ne c'fare vendi eshte qe ben kuvendin dhe si e ben.