"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Post Reply
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

EULEX lë të lirë aktivistët e “Vetëvendosjes”

#31

Post by qiellikaltër »

3 aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosja” janë arrestuar sot nga policia e Eulexit në kuadër të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Komunale në Prishtinë. Glauk Konjufca dhe Zgjim Hyseni u arrestuan në një sallë të Gjykatës së Prishtinës, ndërsa zhvillohej procesi ndaj Albin Kurtit. Ndërkohë që në Besianë është arrestuar edhe Blerim Maqastena, aktivist i Lëvizjes “Vetëvendosja” , i cili në momentin e arrestimit ishte duke mbledhur firma për peticionin kundër gjykimit të Albin Kurtit.
Kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka, ka konfirmuar për media se urdhërarrestet ndaj tre aktivistëve të "Vetëvendosjes" janë lënë të lirë meqë "ata nuk i janë përgjigjur ftesës për të konfirmuar akuzën për dëmtimin e automjeteve të EULEX-it, verën e vitit të kaluar".
Nuk arrij ta kuptoj llogjiken e lirimit te 3 aktivisteve, si duket duhet t'i bejne te pakuptueshme arsyet e lirimit ne menyre qe te mos lodhemi te gjejme arsyet e arrestimit te tyre. Ashtu sic nuk e ditkerka as zedhenesja e vete Eulexit.
Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, nuk ka dhënë sqarime pse është bërë arrestimi i tyre. “Duhet ta pyetni policinë. Ne nuk i dimë arsyet pse janë arrestuar”, tha ajo, për gazetarët.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Intervista e Zerit te Amerikes me Albin Kurtin 21.02.2010

#32

Post by qiellikaltër »

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo lëvizje po shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet ardhshme, por nuk do ta ndryshojë as mënyrën e tashme të veprimit. Kurti thotë se strategjia e qeverisë së Kosovës dhe zyrës civile ndërkombëtare për integrimin e veriut të vendit nuk do të ketë sukses, meqë ajo përjashton përdorimin e forcës për zbatimin e saj.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, për nesër është paralajmëruar rifillimi i procesit gjyqësor kundër jush, që lidhet me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007. Çfarë prisni nga ky proces? A do të paraqiteni?
Albin Kurti: Unë nuk do të shkoj as në këtë seancë, për shkak se këta janë duke e vazhduar punën e padrejtë të UNMIK-ut. Në vend se të merren me policët rumunë, të cilët në kuadër të kontingjentit të UNMIK-ut më 10 shkurt 2007 i patën vrarë Arben Xheladinin, Mon Balën dhe plagosur 80 të tjerë, këta po e vazhdojnë procesin politikë kundër meje, me ç’rast qëllimi i tyre është që në njërën anë të izolohem unë dhe lëvizja Vetëvendosje dhe në anën tjetër të kriminalizohet opozita e vërtetë në Kosovë.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, me mosparaqitjen në gjyq, a po e pengoni zbatimin e drejtësisë në vend?
Albin Kurti: Sundimi ligjit në Kosovë nuk ka të bëjë me drejtësi, por ka të bëjë me stabilitetin. Drejtësia në Kosovë është e pamundur përderisa paradigma ndërkombëtare me të cilën qeveriset Kosovë është stabiliteti dhe vetëm stabiliteti. Sundimi i ligjit këtu nuk i referohet fare ndëshkimit të krimeve apo parandalimit të tyre, por kontrollit politik nëpërmjet mekanizmave gjyqësorë që shërbejnë si mekanizma disiplinues. Kështu që nuk mendoj se ka drejtësi në Kosovë dhe mendoj që pikërisht përpjekjet tona kundër këtyre proceseve politike janë përpjekje për drejtësi.

Zëri i Amerikës: Nëse nuk paraqiteni në gjyq, EULEX-i ka mundësi që të urdhërojë arrestimin tuaj. A mund të ndodhë kjo?
Albin Kurti: Kjo mund të ndodhë. Nuk pres asgjë të mirë nga EULEX-i i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Të gjithë njerëzit e EULEX-it bashkë me familjet e tyre kanë imunitet prej ligjit që e zbatojnë mbi neve. Bazohen në Rezolutën 1244 dhe në gjashtë pikësh, nuk i japin llogari as popullit dhe as institucioneve të Kosovës. Dhe në vend se Bashkimi Evropian të na sjellë profesorë, mjekë, mandej ekspertë për bujqësi, ekonomi, për të na ndihmuar që të zhvillohemi, ai kujdeset vetëm ta mbajë stabilitetin e brishtë, i cili reduktohet në ruajtje të status-quosë. Mirëpo, të mos harrojmë se kjo status quo nënkupton që këtu në Kosovë kemi status quo vetëm për njerëzit në pushtet, por jo edhe për popullsinë që po zhytet në varfëri gjithnjë e më të thellë dhe një papunësi gjithnjë e më të gjerë.

Zëri i Amerikës: A keni menduar ndonjëherë që nga brenda të ndihmoni ndryshimin e gjërave që nënkupton përfshirjen tuaj të drejtpërdrejtë në politike, mendoj në zgjedhje dhe përfshirjen në pushtet?
Albin Kurti: Lëvizja Vetëvendosje ka hapur një diskutim në të gjitha instancat e veta, në të gjitha qendrat dhe degët e veta lidhur me atë se si do të mund t'i pasuronim mënyrat tona të veprimit, duke mos e përjashtuar edhe pjesëmarrjen në zgjedhje në një të ardhme. Mirëpo, kjo nënkupton që ne medoemos t'u përmbahemi parimeve, por vetëm mënyrat mund t'i shtojmë. Pra, as mënyrat nuk preferojmë t'i zëvendësojmë. Jo të themi se deri më tani bënim aksione protestuese, tubime publike e demonstrata që do të zëvendësohen tash me hyrjen në institucione. Por, mendojmë që mbase t'i bëjmë të dyja në një të ardhme. Aktualisht jemi duke diskutuar për dëmet dhe dobitë, lidhur me atë se çfarë do të mund të fitonim drejt realizimit të qëllimit tonë me rastin e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje. Po ashtu po përpiqemi të identifikojmë sa më shumë edhe mangësitë që do t'i kishim si lëvizje me rastin e pjesëmarrjes në këto zgjedhje si dhe pengesat e shumta, sepse për të pasur demokraci të mirëfilltë, me të vërtetë duhet të kesh sovranitet dhe duket të kesh sundim të vërtetë të ligjit. Në Kosovë votojnë njerëzit prej 7 në mëngjes deri në 7 të darkës, por në 7 të darkës vijnë ca njerëz të veçantë të partive politike, të cilët nuk votojnë "një njeri - një votë", por "një njeri - një thes me vota". Kështu që këtu është shumë vështirë të fitosh edhe atëherë kur ke të drejtë dhe ne po i identifikojmë të gjitha këto pengesa të mundshme në të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, qëndrimi jashtë ju bënë të dukeni, siç ju kanë cilësuar madje disa herë, si një Lëvizje anarkiste, ndërsa brenda sistemit ju do të vepronit brenda kuadrit ligjor për ndryshimin e gjendjes. Pse mendoni se kjo nuk i ka përfitimet e veta?
Albin Kurti: Po kanë quajtur me etiketa të ndryshme, anarkistë, mandej na kanë quajtur ekstremistë e kështu me radhë, në mënyrë që të mos merret opinioni publik me neve fare, Etiketa është mënyrë e përjashtimit. Kanë qenë të interesuar qe opinioni të mos i trajtoje fare argumentet tona, arsyetimet tona shumë racionale, prandaj na kanë etiketuar. Ne s'jemi lëvizje anarkiste, ne besojmë se duhet të forcohet shteti i Kosovës, ne besojmë në organizim, në strukturë dhe në hierarki dhe me këtë rast jemi duke e bërë madje një ristrukturim brenda lëvizjes sonë ku në njërën anë e kemi organizatën, ndërkaq në anën tjetër politikat në komitete të veçanta të cilët besojmë që pas disa muajve të rezultojnë me programe të caktuara për çështje politike, juridike, arsim, shëndetësi, ekonomi e kështu me radhë. Arsyeja pse ne kemi qëndruar jashtë institucioneve të sistemit është për shkak se e kemi problematizuar vetë bazën e këtij sistemi dhe kemi dashur që t'ju themi, t'ju tregojmë qytetarëve se nuk është problem vetëm "filan" politikani apo "filan" ministri, por problem është sistemi, produkt i të cilit janë këta politikanë e këta ministra. Nuk ja vlen që në Kosovë të merret pushteti për ta ndërruar qeverinë që sundon me popullin, por ja vlen të merret pushteti për ta mundësuar një qeverisje në shërbim të popullit. Dhe mendojmë që për ta bërë këtë të mundur duhet që në Kosovë të ketë një rizgjim qytetar, shoqëror, kombëtar, ku qytetari i cili e jep votën edhe mbron atë dhe votën nuk e ka zëvendësim për aktivizmin politik e shoqëror, por përkundrazi si suplement i aktivizmit.

Zëri i Amerikës: Zoti Kurti, ju i keni filluar protestat, i keni forcuar protestat në një periudhë kur negociohej për pavarësinë e Kosovës, ju i kundërshtonit negociatat. Kosova u bë e pavarur, tashmë ka mbushur dy vjet. Si i vlerësoni këto dy vjet të pavarësisë së Kosovës, ajo tashmë është shtet i njohur nga 65 vende të botës. A nuk është kjo një sukses i atij procesi?
Albin Kurti: Sigurisht që njohja nga 65 shtete është një e arritur, ndonëse shumë më tepër njohje kishim ne vitin e parë sesa të dytë të pavarësisë. Meqenëse pavarësia e shpallur nuk u parapri nga ushtrimi i të drejtës për vetëvendosje, për pasojë sot kjo pavarësi ka mbetur pak a shumë vetëm në dimensionin e saj nominal e formal, pa substancë, e substanca do të ishte pikërisht sovraniteti. Ne si lëvizje mendojmë se pavarësisë së shpallur duhet t'ia shtojmë sovranitetin, sepse sovraniteti është kuptimi i pavarësisë së njëmendët. Dhe mendojmë se për këtë qëllim duhet të ndryshojë agjenda qeveritare. Jo në krye të agjendës të jetë rritja e numrit të njohjeve, por të jetë integriteti territorial dhe sovraniteti bashkë me zhvillimin ekonomik. Ndërsa kur vjen puna tek njohjet, është e domosdoshme që në vend se të kërkojmë vetëm rritje të numrit të njohjeve, në vend se të kemi këtë obsesion kolektiv me numërimin përpjetë, të bëjmë sa më shumë marrëveshje bilaterale me shtete që tashmë na kanë njohur ne sfera të ndryshme të jetës, siç është ekonomia, arsimi, bujqësia, energjia, shëndetësia e kështu me radhë. Pra jo vetëm të kufizohemi me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës në shkëmbimin simbolik të ambasadorëve, por të ketë përfitime popullata prej këtyre njohjeve, të materializohen e konkretizohen ato.

Zëri i Amerikës: E përmendët çështjen e integritetit territorial të Kosovës. Autoritetet kanë hartuar tashmë një strategji për integrimin e asaj pjese që nuk është nën kontrollin e tyre. Si e shihni ju këtë strategji dhe a mund të zbatohet ajo?
Albin Kurti: Mendoj që vetë autoritet në Kosovës thanë që nuk do të zbatohet ajo, meqenëse përjashtuan përdorimin e forcës qysh në fillim. Forca i ndryshon gjërat në terren dhe këtë gjë e bënë Serbia për çdo ditë në veri. Ajo ka plan dhe strategji të qartë për margjinalizimin e shqiptarëve atje. Dhe mendoj se kjo strategji e institucioneve të Kosovës erdhi në kohën kur duhej të dëshmohej para shqiptarëve se në raport me veriun e Kosovës edhe zyra civile ndërkombëtare edhe qeveria, megjithatë nuk janë kot. Kjo strategji më shumë i përngjante një liste të dëshirave, sesa të strategjisë së mirëfilltë, meqenëse nuk i kishte të inkorporuara procedurat, ecuritë, mënyrat për realizimin e qëllimeve. Prandaj, kur qëllimet nuk e kanë mënyrën për realizimin e tyre, ato bëhen dëshira. Strategjia, është sipas përkufizimit, term ushtarak, ndërkohë që këtu është e kundërta. S'na lejojnë të kemi ushtri dhe përdorimi i forcës u përjashtua qysh ne fillim, gjë që ka për pasojë inkurajimin e strukturave të Serbisë të cilat e përdorin forcën atje, dhunën madje, për çdo ditë. Mendoj se kjo strategji me tepër i dedikohet opinionit publik shqiptar, sesa integrimit të veriut. Dhe në përgjithësi, është edhe një manifestim i fenomenit të njëjtë ku autoritetet evropiane më parë sesa të luftojnë për integritetin territorial të Kosovës, ato ia lehtësojnë Serbisë rrugëtimin drejt Brukselit. Bashkëpunimi policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë, që u formalizua me protokoll në vjeshtën e kaluar, ka qenë kushti i parë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Serbisë. Pra, thuajse me tepër po i ndihmojnë Serbisë që në rrugëtimin e saj drejt BE-së të mos e këtë barrë Kosovën.

Zëri i Amerikës: Por, njëkohësisht Serbisë i është bërë e qartë se me problemet me Kosovën nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Nuk mjafton kjo, nuk është ky një sinjal që domethënë se ata po i trajtojnë si shtet të ndara?
Albin Kurti: Mendoj që do të duhej shumë më tepër se kaq. Serbia është një vend ku ka dhjetëra mijëra kriminelë, te cilët kanë shëtitur gjithmonë të lirë në Serbi, që prej përfundimit të luftërave, tash e kanë fituar të drejtën të shëtisin të lirë edhe në Evropë. Kjo është e padrejtë ndaj të gjithë popujve të tjerë të Ballkanit, por posaçërisht ndaj shqiptarëve, që kanë qenë viktima më të mëdha, sepse nuk kanë qenë viktima vetëm në luftë, por edhe tërë periudhën para luftës në shekullin e 20-të. Mendoj që Serbisë shumë më tepër po i ofrohen karota nga Brukseli dhe pothuajse kurrfarë shkopi, meqenëse Serbia po pretendon të jetë një Rusi e vogël në Ballkan me satelitët e saj në të gjitha vendet e ish Jugosllavisë e posaçërisht në Bosnjë ku e ka Republikën Serbe, 30 për qind e popullsisë në Mal të Zi janë serbë, aty është edhe kisha ortodokse serbe, veriun në Kosovë dhe enklavat e tjera bashkë, sërish me kishën ortodokse serbe dhe edhe njëherë kisha ortodokse serbe në Maqedoni, janë satelitët e Serbisë në Ballkan, nëpërmjet së cilës ajo ia rritë vetes pazarin para Brukselit. Pra, flirton vazhdimisht me Rusinë dhe për Brukselin që me inkorporimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në BE, e ka definuar kopshtin e vet, oborrin e vet, Serbia po shërben si një kalë i Trojës i Rusisë dhe po e frikëson Brukselin, i cili ashtu në panik siç është, jo vetëm në aspektin politik por edhe ekonomik, po i jep Serbisë, në mënyrë që ta marrë Serbinë, por këtë po e bënë kryesisht në kurriz të popujve të tjerë e posaçërisht të shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Ju jepni një pasqyrë goxha të zymtë të zhvillimeve në Kosovë. Çfarë prisni nga ky vit në të cilin kemi hyrë dhe që është karakterizuar edhe nga trazira sociale në Kosovë?
Albin Kurti: Sigurisht që ky është një vit shumë i rëndë, meqenëse duket se festa e shpalljes së pavarësisë, po merr fund dhe njerëzit janë të interesuar se si do t'ua përmirësojë pavarësia jetën edhe atyre si qytetarë e jo vetëm pushtetarëve. Mendoj që këtë vit na presin disa sfida të mëdha. Janë dy protokolle të reja ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë për çështje të gjyqësisë dhe doganave. Mandej e kemi privatizimin e gjigantëve ekonomik, i cili do të lë shumë njerëz pa punë dhe në të njëjtën kohë do t'ia marrë Kosovën resurset strategjike natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, duke bërë një lloj shpronësimi të shoqërisë kosovare. Dhe po ashtu do ta kemi edhe këtë që tashmë u paralajmërua me strategjinë për veriun, pra dialogu i ri me Beogradin dhe në fillim thuhet se do të jetë vetëm për veriun e Kosovës. Që të gjitha këto tregojnë se kur pavarësisë formale nuk ia shton sovranitetin, atëherë fillon që t'i rrjedhë edhe formaliteti.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#33

Post by Arbëri »

Nëpërmes kësaj video mund të mësoni si ta nënshkruani peticionin online kundër gjykimit politik ndaj Albin Kurtit.Lidhja e mëposhtme ju dërgon te peticioni online:
http://www.facebook.com/video/video.php ... 7424759116
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#34

Post by Arta »



Sygjeroj te gjithe ta shikojne kete emisjon te SHQIP. Flet me teper per Levizjen Vetevendosje dhe Albin Kurtin i cili po gjykohet padrejtesisht, kur duhet te gjykohen ata qe vrane dy te rinj te kesaj Levizje! Eshte vertet per te ardhur keq, qe nuk kane me mbeshtetje njerez si Albin Kurti. Te gjithe politikanet e tjere deri tani jane vene nga te huajt tu puthin duart atyre, ndersa njerez si Albini ndiqen me ane te nderkombetareve nga mashat e tyre politikanet tane te shitur, si bente Sali Berisha me luftetaret e UCK'se ne nje kohe.

"Ne nje vend ku politikanet i friksojne qytetaret dhe nuk friksohen prej tyre, aty nuk ka demokraci". -Albin Kurti

Nje thenie me shume kuptim, te pakten per ne qe jetojme ketej dhe e dime shume mire se c'do te thote, e te edukojme edhe popullin tone andej, e jo ty themi te ngopen me pak, sespe disa kane militantizma apo te ardhurat e tyre.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#35

Post by ALBPelasgian »

E di që ndoshta ky post, nuk e ka fare vendin këtu, po e lë në mënyrë që ta vëni nëpër kanalet e youtubes. Kosova është Shqipëri:

KOSOVO IS ALBANIA!
Le Kosovo est Albanie!
Kosova Arnavutluğundur!
KOSOVO JE ALBANIJA!
Косово е Alбanия!
Kosovo ist Albanien!
Το Κοσσυφοπέδιο είναι η Alvanία!
Kosovo is Albanië!
Kosowo to Albania!
O Kosovo é Albania!
KOSOVO ESTE ALBANA!
Kosovo es Albania!
Kosovo är Albanien!
КОСОВО ЭТО ALБAHИЯ!
Kosovo je Albansko!
Косово є Alбanія!
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
Mendi
Regular Member
Regular Member
Posts: 68
Joined: Tue Nov 24, 2009 1:03 am
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#36

Post by Mendi »

Duhet mbeshtetur fort kjo levizje; nuk eshte korruptuar akoma.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#37

Post by Sally »

LËVIZJA “VETËVENDOSJE” DHE ANA TJETËR E POLITIKËS AMERIKANE





Të gjithëve na kujtohet se, sikur diku ish ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kajdanov, ashtu edhe ambasadori i tashëm aktual, z. Christopher Dell, shpesh kanë ditur të prononcohen ashpër pas disa aktiviteteve të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, dhe, se, këto prononcime të tyre, pa dyshim, i kanë sjell dëme të konsiderueshëm autoritetit të kësaj lëvizje në masë. Sikur atëherë, por edhe sot, pak kush nga ne ka pasur urtësi dhe vizion intelektual që ta kuptoj se ato qëndrime zyrtare amerikane, në dukje kundërthënëse rreth kësaj lëvizje, janë vetëm të përkohshme dhe si nevojë në shërbim të interesave të politikës ditore. Pra, të asaj politike të matur diplomatike, e cila, së paku jo ashiqare, do të ketë kujdes që mos ta konfrontonte këtë shtet të fuqishëm tejoqeanik me interesat e tjera globale që ajo ka në raportet me bashkësinë e shteteve aleate evropiane (BE). Së paku, deri atëherë kur të vërej se mu tani ka ardhur momenti që njëherë e përgjithmonë t’i thuhet “BOLL MË” diçkaje që në çfarëdo mënyre mund ta rrezikoj apo luhat interesin afatgjatë amerikan në këtë regjion.
Amerikanët, çdo politikë dhe interes të tyre strategjik, parimisht e realizojnë në dy drejtime:
e para, duke vepruar sipas situatës momentale të politikave ditore,
e dyta, duke u bazuar në një strategji analitike afatgjate globale më parë të përcaktuar si synim.
Se SHBA-të, janë një mike e sinqertë dhe e pakontestueshme, sikur e shqiptarëve në përgjithësi, ashtu edhe neve kosovarëve (si shtetas) në veçanti, nuk ka aspak dyshim, por, nga ana tjetër, kjo e vërtetë, nga shumica nesh, nuk duhet marrë ashtu sikur na duket në shikim të parë: me patetikën e një “jaranie” klasike, por si një balancim në mes të kërkesave tona reale dhe asaj strategjie afatgjate të interesit amerikan në këtë rajon.
Pa dashur që më gjatë ta elaboroj këtë konstatim, desha të jem më konkret me shembuj nga praktika e jonë: ta zëmë, zakonisht të gjitha protestat e shqiptarëve për liri dhe pavarësi, gjithmonë, ato janë gjykuar zyrtarisht nga po kjo politikë ditore amerikane, por, nga ana tjetër, në favor të sensibilizimit të kërkesave tona të drejta popullore, mu kjo politikë, i kishte aktivizuar mediet më të fuqishme botërore, duke parapërgatitur sikur opinionin e vet, nga njëra anë, ashtu edhe atë botëror, nga ana tjetër, për veprimet e ardhshme strategjike që do t’i ndërmarri më vonë.
Iluzioni tjetër i yni rreth politikës amerikane është se ata, gjoja na e paskan si mik këtë apo atë politikan. Jo, assesi! Ata gjithmonë janë në anën e politikës dhe politikanëve që në rend të parë e kanë përkrahjen sa më të gjerë të popullit të vet. Pra, e favorizojnë autoritetin individual të një politikani, përmes të cilit do t’ua imponojnë vullnetin e tyre popullit që e përkrah atë.
Si shembull të dëshmimit të këtij konstatimi t’i marrim ngjarjet e viteve 98-99.
Atëbotë, amerikanët nuk shkuan të bisedojnë, sikur bënin zakonisht, me Ibrahim Rugovën, i cili veç e kishte humbur ndikimin e tij në popull, por shkuan dhe u ulën këmbëkryq në odë të burrave për të biseduar me përfaqësuesit e UÇK-së, të cilët, realisht e kishin përkrahjen e madhe tek masat e gjera . Shembulli i njëjtë është edhe me emërimin e Hashim Thaçit, e jo të Ibrahim Rugovës, si udhëheqës të bisedimeve të palës shqiptare në Rambuje.
Andaj, sipas mendimit tim, në këtë kontest, aspak nuk është e rastit dhe as anakronike edhe intervista e fundit e ambasadorit amerikan , z. Christopher Dell, dhënë BIRN-it, ku në mes tjerash konstaton: “ .. pas stabilitetit, Kosovës tash i nevojitet PJEKURIA. Partitë politike në Kosovë nuk dallojnë shumë nga njëra tjetra, dhe se ky është një rast i mirë për një parti të re”.
Kjo intervistë e z. Dell, padyshim bëri një bujë të madhe, si në opinionin kosovar, ashtu edhe më gjerë. Ishte ashtu, ndoshta mu pse ajo erdhi edhe si koecidencë me deklarimin paralele të liderit të lëvizjes “VETËVENDOSJE” , z. Albin Kurtin, se kjo lëvizje, aktualisht, është në fazën e një ristrukturimi të brendshëm organizativ - politik, prandaj edhe nuk përjashtohet mundësia e profilizimit të saj edhe si parti politike.
Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh në të ardhmen organizative dhe profilizuese të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, nuk mund të mohohet assesi se, kjo lëvizje, e treguar gjer më tani si e pa komprometuar, me orientim të pastër kombëtar dhe atdhetar, e guximshme, parimore, dhe përherë vizionare ndaj realiteteve politike në Kosovë, dita më ditë po has në përkrahje të madhe tek qytetarët e saj. Së fundi, këtë përkrahje të sinqertë, e dëshmon edhe përgjigja masive e popullit ndaj kundërshtimit të procesit të padrejtë politik të rihapur nga EULEX-i kundër Albin Kurtit, të cilin, deri më sot, e kanë firmosur rreth 100 mijë njerëz.
Me këtë rast, mos ta harrojmë ta cekim as diasporën tonë shqiptare. Ajo që gjithnjë ka qenë përkrahëse e çdo lëvizjeje të mirëfilltë atdhetare për Kosovën dhe shqiptarin në përgjithësi. Mërgatën tonë të fuqishme atdhetare, e cila, ashtu sikur dikur për UÇK-në, tani haptas dhe fuqimisht qëndron në përkrahje të pa rezervë të lëvizjes “VETVENDOSJE” dhe liderit të saj, Albin Kurti. Mjafton që, në këtë kontest, ta cekim vetëm një fakt të pamohueshëm të emigracionit ton shqiptaro-amerikan në SHBA, të cilët, të zhgënjyer me përkrahjen e gjertanishme të bërë politikave dhe politikanëve të komprometuar kosovar, sot fuqimisht po profilizohet në anën e lëvizjes “VETËVENDOSJE” dhe liderit të saj Albin Kurti. Çfarë ndikimi ka sot ky LOB shqiptar në qarqet e politikës së lartë zyrtare shtetërore amerikane, besoj se nuk do koment.
Dhe, së fundi, duke e përfunduar këtë artikull, nuk do ta lë pa përmendur edhe një shqetësim të padjallëzuar që ma bëri në besim këto ditë një aktivist i lëvizjes “VETËVENDOSJE”: “A thua, si t’i kuptoj sot këta njerëz, e veçanërisht disa militant të partive të ndryshme politike, të cilët, dikur, në çdo hap na përbuznin, e tani, nuk na hiqen qave duke na u vardisur dhe duke u treguar si më të zëshëm në përkrahjen tonë”?!!
Pse janë ata dhe shumica e të tjerëve tashti kështu, mund t’ia qëllojmë të gjithë, por, unë si njohës sado i vogël i karakterit dhe etikës kolektive të këtyre djelmoshave, desha t’u tërheqë vërejtjen të gjithë atyre hipokritëve servil, dhe sahanlëpirësve shëtitës partiak se, pa marrë parasysh lëvizja “VETËVENDOSJE”, a do të shndërrohet në parti apo jo, le të qëndrojnë larg aspiratave të tyre të sëmura karrieriste se mos ndoshta mund të kërcejnë edhe këtu sikur kanë bërë diku tjetër
Jam më se bindur që këta djelmosha të rijnë janë aq të urtë dhe të pjekur, saqë do ta dinë mirë se kush në të ardhmen meriton të radhitet si anëtar i ri në radhët e saj ( qoftë parti apo lëvizje) !

Adnan Abrashi
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#38

Post by qiellikaltër »

Intervista e A.Kurtit ne KlanKosova e dt 22.03.2010. Ketu diskutohet mbi zhvillimet qe priten te ndodhin gjate viteve 2010-2011 si ne Levizjen Vetevendosje, ashtu edhe ne Kosove, mbi emancipimin e gruas etj

Code: Select all

http://www.klankosova.tv/index.php?option=com_content&view=article&catid=38&id=3550&Itemid=62
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#39

Post by qiellikaltër »

Urdhër arresti për Kurtin, policia kontroll tek Vetvendosja

Gjykata e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar Policinë e Kosovës për arrestimin e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, në qoftë se ai nuk do të paraqitet në seancën e sotme gjyqësore.

Seanca gjyqësore ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, e cila ka nisur në orën 10:00, është ndërprerë, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë të pandehurin në gjykatë.

Aktivistët e “Vetëvendosjes” e kanë gjuajtur me vezë avokatin Avni Gjakova, i cili ka pranuar ta mbrojë në seanca Kurtin. Albin Kurti ditë më parë u kishte bërë thirrje avokatëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës që të mos marrin pjesë në procesin gjyqësor kundër tij dhe të mos bashkëpunojnë me EULEX-in.

Gjakova është sulmuar me vezë derisa po hynte në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës.

http://bw.balkanweb.com/fotoAlbum/drita ... IDFoto=887
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Kontrabanduesit e kontrabanduar

#40

Post by qiellikaltër »

Sot (23 prill 2010), aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! organizuan një aksion simbolik në lidhje me rastin e fundit të kontrabandës së bërë nga pjesëtarët e EULEX-it. Në aksion, simbolikisht u paraqitën Yves De Kermabo si dhe dy pjesëtarë të EULEX-it duke shitur mall të kontrabanduar nën firmën “EULEX commerce – Qendra tregtare për shitjen e mallërave të kontrabanduara”. Aty nuk mund të mungonte Hashim Thaçi i cili qeshte duke e deklaruar bashkëpunimin e fuqishëm që Qeveria e Kosovës e ka me këtë mision.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#41

Post by Arbëri »

Kosovë, arrestohen me dhunë 7 aktivistë të Vetvendosjes

Kosova
Kosovë, arrestohen me dhunë 7 aktivistë të Vetvendosjes
Kosovë, arrestohen me dhunë 7 aktivistë të VetvendosjesPRISHTINË- Lëvizja vetëvendosja njofton se sot policia e Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm gjatë në ceremonie mortore, për të arrestuar liderin e saj Albin Kurtin, por theksohet se në pamundësi për të ndaluar Kurtin janë shoqëruar në polici 7 aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje.

“Sot rreth orës 17.00 gjatë varrimit të veprimtarit Ali Aliu, babai i një prej drejtuesve të Lëvizjes Vetëvendosje Liburn Aliu, Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka ndërhyrë dhunshëm duke tentuar të arrestojë Albin Kurtin. Nuk ia dolën” – theksohet në deklaratë.

Sipas deklaratës së lëvizjes Vetëvendosja mbi aktivistët e arrestuar është ushtruar dhunë dhe ndodhen në Urgjencën e spitalit të Prishtinës.

“Ndërkohë ka arrestuar në mënyrë brutale 7 aktivistë kryesorë të Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë arrestimit ka pasur dhunë të egër e të pajustifikuar.Aktivistët e arrestuar janë për momentin në Urgjencën e spitalit të Prishtinës. Njëri prej tyre Salih Zyba, i cili është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore nga ndërhyrja e dhunshme e njësitit special” - thuhet në deklaratë.

Emrat e disave prej të arrestuarve janë: Frashër Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.
(m.a/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#42

Post by ALTIN »

"Vetevendosja" po kallxohet e pasinqerte dhe e errte ne plote do pika:

KONTRADIKTA NR. 1) Ne paraqitjet per media, aktiviste te kesaj levizje thane qe 'qytetaret s'kane lejuar te arrestohet Albin Kurti'? Me sa e pame, ne Tv, asnje qyetetar nuk reagoi gjate nderhyrjes policore. Bile edhe te arrestuarit jane aktiviste te ksaj levizje:
Emrat e disave prej të arrestuarve janë: Frashër Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.
(m.a/BalkanWeb)
Pra, ata po e kontradiktojne veten qe po thone se 'qytetaret e mbrojne Albinin'.
puna asht qe eulex-i nuk e ka seriozisht arrestimin e tij, sidomos tani kur drejtuesit e ksaj levizje jane shprehur se jane ne proces te shnderrimit ne parti lejale politike.

2) KONTRADIKTA NR.2: e nigjova mrame ni interviste te Kurtit, edhe nja tjeter e lexova, ku thoshte se nuk i trembet aspak policise dhe arrestimit. me aq sa pame ne media, Albini s'guxoi te dilte as nga vetura, nderkaq, aktivistet e mbrojtjen, duke u rrahur keq nga specialsat. madje, qysh tha B.Kelani, zadhans i policise, disa police jane lendue si pasoje e ikjes se automjetit ku ishte KURTI.

Kjo levizje, qe i thote vetes, s'asht ma e denje dhe as serioze per asgje. thjesht, asht ba ni telenovele ose shume zhurme per asgja, qysh thoshte shekspiri. ne fund te fundit, ata me sa pe vrej duan te jene diqysh 'sado-mazohista' per mi mledh kokrrat - votat e ardhshme. tmerr! dhe sidomos MARRE
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#43

Post by alfeko sukaraku »

me sqaroni pak ju lutem se cili eshte ndryshimi mindis mendimit te parlamentit kosovare edhe levizjes vetevendosje.ju faleminderit.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#44

Post by Arbëri »

ALTIN wrote:"Vetevendosja" po kallxohet e pasinqerte dhe e errte ne plote do pika:

KONTRADIKTA NR. 1) Ne paraqitjet per media, aktiviste te kesaj levizje thane qe 'qytetaret s'kane lejuar te arrestohet Albin Kurti'? Me sa e pame, ne Tv, asnje qyetetar nuk reagoi gjate nderhyrjes policore. Bile edhe te arrestuarit jane aktiviste te ksaj levizje:
Emrat e disave prej të arrestuarve janë: Frashër Krasniqi, Salih Zyba, Lirim Gashi, Gezon Kastrati.
(m.a/BalkanWeb)
Pra, ata po e kontradiktojne veten qe po thone se 'qytetaret e mbrojne Albinin'.
puna asht qe eulex-i nuk e ka seriozisht arrestimin e tij, sidomos tani kur drejtuesit e ksaj levizje jane shprehur se jane ne proces te shnderrimit ne parti lejale politike.

2) KONTRADIKTA NR.2: e nigjova mrame ni interviste te Kurtit, edhe nja tjeter e lexova, ku thoshte se nuk i trembet aspak policise dhe arrestimit. me aq sa pame ne media, Albini s'guxoi te dilte as nga vetura, nderkaq, aktivistet e mbrojtjen, duke u rrahur keq nga specialsat. madje, qysh tha B.Kelani, zadhans i policise, disa police jane lendue si pasoje e ikjes se automjetit ku ishte KURTI.

Kjo levizje, qe i thote vetes, s'asht ma e denje dhe as serioze per asgje. thjesht, asht ba ni telenovele ose shume zhurme per asgja, qysh thoshte shekspiri. ne fund te fundit, ata me sa pe vrej duan te jene diqysh 'sado-mazohista' per mi mledh kokrrat - votat e ardhshme. tmerr! dhe sidomos MARRE
Me sa kam ndëgjuar se është edhe kundër KFOR ,(EULEX dihet) , a është e vërtet se kundër të gjithe të huajve është ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
ALTIN
Member
Member
Posts: 24
Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
Gender: Male

Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!

#45

Post by ALTIN »

Arbëri wrote:
Me sa kam ndëgjuar se është edhe kundër KFOR ,(EULEX dihet) , a është e vërtet se kundër të gjithe të huajve është ?
thote se eshte kunder pranise se tyre politike dhe jo fizike. Prania e tyne politike asht e mbeshtetne ne rezoluten 1244,e cila e konsideron Kosoven pjese te Serbise.
Teorikisht, ajo ka karakter parimor, mirepo brendesisht si organizim asht kulceder e vertete: e degjeneruar ne c'do aspekt: moral dhe kombetar. Ne mos kurgja, ajo mbart ni fare diktature jakobine ne te vertete. Deshtimi i saj eshte qe peshtyu ate qe kishte lepi.
Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”