"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Kutia e Pandorës

Diskutim profesional për gjuhën.
Post Reply
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Kutia e Pandorës

#1

Post by Orakulli »

Kutia e Pandorës.
Ky artikull është ideuar me përgatit lexuesin në këtë forum të fitojë njohuri reth gjuhës së lashtë Egjyptiane.
Egjyptianët e lashtë i shprehnin idetë e tyre me shkrim me anë të një numri të madh pikturash shënja që sot quhen Hiroglife.Ata filluan ti përdornin ato reth 7000 vjet më parë.Përdorimi i tyre vazhdoi deri në shekullin e parë pas krishtit,periudhë që i përket fundit të sundimit të perandorit me emrin e njohur si Ptolemis.Mbas kësaj,Egjypti u pushtua nga Roma.Në shekullin e tretë pas krishtit,një prej perandorëve të Romës urdhëroi mbylljen e gjithë objekteve kulti që vazhdonin ende përdorimin e kesaj gjuhe.Ky urdhër shënoi dhe fundin e përdorimit të kësaj gjuhe dhe zëvëndësimin e saj me gjuhën që sot quhet “gjuha greke e vjetër”.
Sot,është e veshtirë të përcaktohet që sistemi i hiroglifeve ishte shpikur në Egjypt. Të dhënat arkeologjike dhe gjuhësore të mbledhura deri më sot tregojnë që ai ishte sjelle prej disa pushtuesve.Disa kërkues hipotezojnë që pushtuesit erdhën nga veri-lindja e Azisë dhe disa te tjerë nga Azia qëndrore.
Pushtuesit u vendosën në luginën e Nilit,në vëndet midis qytetit Memphis (fisi mëm) nga veriu dhe qytetit Thive ( i thepisur,i thier (Tzam),e thive,e thyeve),që sot njihet si Thebes,në jug.
Pushtuesit gradualisht stabilizuan civilizimin dhe fenë e tyre në shtepinë e tyre të re.
Pak nga pak shkrimi u shpërnda nga veriu në jug,derisa hiroglifet filluan të përdoreshin për qëllime shtetërore prej brigjeve të Mesdheut deri n’skajin jugor të ishullit Meroë;i cili ja vlen të përmëndet për shkak të emrit Meroë si dhe për shkak të largësisë;më shumë se 3000 km larg prej Egjyptit.
Shkrimi Egjyptian ndahet në tre lloje.
Më i vjetri,në të cilin objektet-shënja janë të pikturuara me një përpikmeri të madhe;ku midis tyre jepen hiroglifet e gojës,derës,dorës,krahut,burrit,gruas,luanit të shtrirë,luanit në këmbë,patës,rosës,shqiponjës,lules,bimë që rritet,gjoks burri me dy krahë të ngritura lart,gjarpëri,zinxhiri,fëmijë me gisht në gojë,grua me barrë,grua që sapo ka lindur, dorë e mbledhur në marrjen e një objekti,,dorë e shtrirë duke dhënë bukë,koka,syri,hunda,këmbët…etj.
Disa prej tyre janë të thjeshta dhe është e lehtë me ju përcaktue mendimi,por për një numër të madh të tyre nuk është aq e lehtë.
Hiroglifet shkruheshin në gur,dru dhe materiale të tjera me një saktësi të mahnitshme.
Fillimisht ato shkruheshin duke prerë gurin në formën e karakterit.Në kohët e hershme ndoshta për një ndërtues ishte më e lehtë ti priste karakteret në gur sesa ti skaliste ato në nje reliev.
Hiroglifet shpreheshin gjithashtu duke përdorur ngjyrat.Duke folur në përgjithësi,objektet qiellore ngjyroseshin me blu si dhe objektet e tjera ngjyroseshin në ngjashmëri me ngjyrat e tyre natyrore.
Lloji i dyte i shkrimit i përket periudhës të pas prodhimit të një materiali të ri,të quajtur papyrus.Dalëngadalë hiroglifet humbën karakterin e tyre pikturë duke u shëndruar në një sira shënjash të cilat përfunduan në formën e shkrimit të pjerrësuar të quajtur sot Hieratik.Ai filloi gjerësisht të përdorej në kopjimin e literatures fetare në të gjitha periudhat e mëvonshme.
-Vazhdon-
Image
User avatar
Orakulli
Star Member
Star Member
Posts: 609
Joined: Sun Jun 14, 2009 5:40 am
Gender: Male
Location: USA

Re: Kutia e Pandorës

#2

Post by Orakulli »

Kronologjia Egjyptiane.
Afërsisht,periudha kohore prej viteve 7000 para krishtit deri në vitet 5000,periudha paraeolitike, nuk ka të dhëna për dinastitë dhe emrat e mbretërve.Në periudhën neolitike,prej 5000-3100,Egjypti shfaqet me një kulturë paradinastike të ndarë në dy pjesë gjeografike të tij;Egjypti i sipërm me dinastitë Badarian dhe Naqada IⅈEgjypti i poshtëm me dinastitë Fayum dhe Merimde.
Shkurtimisht,reth viteve 3000 para krishtit ndodhën dy ngjarje të rëndësishme.
Së pari,një grup i ri njerëzish,të ashtuquajtur Armanoid ose fisi Giza,hynë në Egjypt nëpërmjet deltës së lumit Nil.Sot,është e veshtirë të përcaktohet vëndi prej nga ky fis vinte,por gjetjet skeletore tregojnë që ata ishin kockë mëdhenj,me kafkë të madhe,shumë më të fuqishëm se fiset vendase.Fisi giza solli ide të reja;më e rëndësishmja,ata sollën idenë e shkrimit duku futur kështu emrin e Egjyptit në histori.
Ngjarja e dytë e rëndësishme ishte pushtimi i Egjyptit nga mbreti i Egjyptit të sipërm,i quajtur Narmeri,i cili bashkoi dy gjysmat e Egjyptit nën një sundim të vetëm.
3000 vitet e mevonshëm të Egjyptit të bashkuar nga Narmer,ndahen në 30 dinasti,sipas priftit Manetho,i cili jetoi në shekullin e tretë para krishtit,ka shumë të ngjarë,në tempullin e Sebennytos në deltën e Nilit.
Në këtë periudhë spikat ndërtimi.Jo ndërtimi i shtëpive dhe pallateve,por i tempujve dhe varreve.

Shemim:
1.Kronologjia,ka te beje me konceptin e rjedhjes kohore jetesore.Koncepti eshte-rron dhe-lon.
2.Egjypt-ka te beje me konceptin e ndarjes me gjysem ose hapesire midis elementeve ndares.Ndoshta emri i eshte vene kur ai ishte ende i ndarë.Jane njesite "gjys","gyp","lygin",qe kane konceptin te ndarjes ne dy pjese dhe hapesires midis dy elemnteve ndares
3.giza-ka te bej me konzeptin e lidhjes se nje gjeje te caktuar,bashkimit te saj.
4.Narmeri-i ndryshoni vetem "m" me "b".jane kodike te njejte.
5.Manetho,ka te deje me konceptin e te folurit-mbajtje e tho,ose ban tho.Ban tho,man tho ose versioni tjeter- i zgjuar-mendje tho-flet me mend.Dihet nderrimi zanor-O_a_e_ë.Shqipja i ka faktet e ketij nderrim brenda dialekteve te saj.Nuk ka nevoje te studjosh shume fonetiken.
6.Sebennytos,ka te beje me konceptin-shtepia jote.Shtepia-shpia-shpeja-Kodi:ZB.Yt-dihet.Os=eshte.
Emrat e tjere Naqada,Merimde,Faym nuk arrij ti zberthej.
Image
Post Reply

Return to “Linguistikë”