S'ka marre pjese as levizja qytetare "Zgjohu", asnje njoftim ne faqen e tyre te internetit per arsyet e mospjesemarrjes.Arbëri wrote:Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI.
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lajme nga Maqedonia
Moderator: Mallakastrioti
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Lajme nga Maqedonia
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Une kam marë pjesëqiellikaltër wrote:S'ka marre pjese as levizja qytetare "Zgjohu", asnje njoftim ne faqen e tyre te internetit per arsyet e mospjesemarrjes.Arbëri wrote:Protesta ka gjetur mbështetjen e DR-së, PDSH-së, BDK-së e BDSH-së, ndërsa është kundërshtuar vetëm nga BDI.

Se partite dhe gjitha tjerat keto lëvizje për mua janë te vdekuar edhe pse ka burra diku-diku .
Një parti kundershton , tjetra levizja zgjohu thot ''pse te jete nga Albin Kurti'' ashtu që vetë të ngaterojn popullin ne çfaredo menyre .
Brohëritja ishte , prej ne fellim te qytetit e deri ne fund : SHQIPËRI ETNIKE .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Një pamje tjeter

Policia shton kontrollin në Karadak

Policia e Maqedonisë ka intensifikuar kontrollin në rajonin e Karadakut të Shkupit. Gjatë ditës së diel, helikopterë të policisë kanë patrulluar gjatë gjithë ditës mbi fshatrat malorë, Brezë, Malinë, Goshincë dhe në kufirin me Kosovën. Gjithashtu, banorë të këtyre viseve kanë pohuar se janë dëgjuar krisma, por policia mohon të ketë ndonjë incident. “Fluturimet e helikopterëve janë të rregullta, pasi ata duhet të përmbushin një normë të caktuar të orëve që duhet t’i fluturojnë brenda një kohe të caktuar. Sa i përket krismave, nuk kemi të regjistruar ndonjë incident të ndodhur, por mund të jetë ndonjë krismë e zakonshme që shpeshherë ndodhë në këtë rajon”, tha zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.
Ditëve të fundit është vërejtur prani më e madhe e forcave të policisë edhe në rajonin e Tetovës.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4469.html

Incident i armatosur në Radushë, 4 të vdekur

4 të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur që gjatë natës ka ndodhur në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit, mëson ALSAT-M. Tre nga viktimat janë identifikuar, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet për një person nga fshati Gërçec, një nga Prishtina dhe një nga fshati Merovë. Incidenti ka ndodhur pasi grupi i armatosur ka qenë duke bartur armë në kufirin midis Maqedonisë dhe Kosovës dhe ka hapur zjarr ndaj policisë.
Vendi i ngjarjes është i bllokuar nga forcat policore, ndërsa mbi të fluturojnë helikopterë. Banorët lokalë thonë se kanë dëgjuar të shtëna armësh nga mesnata deri në orën 3 të mëngjesit. Ekipi i ALSAT-M është në vendin e ngjarjes, ndërsa Ministria e Brendshme paralajmëroi më shumë detaje gjatë ditës. Në videon në vazhdim mund të ndiqni pamje pas incidentit të armatosur në afërsi të Radushës.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/40368.html

SHKUP-Personi i katërt që mbeti i vrare në incidentin e së mërkurës në fshatin Radushë të Shkupit është identifikuar. Sipas agjencise se lajmeve rajonale, ai quhet Harun Aliu, i njohur si komandant Kushtrimi, i cili ka qene edhe kryetar i partise Alternativa Kombetare (AK). Trupi i tij i pajetë i eshte dorezuar mbrëmë familjareve. Nderkohe tre personat e tjere te vrare janë: Xhafer Shala 31-vjeç nga Prishtina, Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Maqedonisë dhe Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec, po ne Maqedoni. Ministria e Brendshme maqedonase njoftoi dje se te kater keta persona qe po transportonin nje arsenal armesh nga Radusha në drejtim të Shkupit, nuk pranuan te ndalonte ne nje pike kontrolli te policise dhe madje qelluan me arme kunder forcave te rendit. Me pas erdhi kunderpergjigja qe solli vdekjen e tyre.
Kush ishte Harun Aliu
Harun Aliu, për të cilin ekzistonte nje fletarresti dhe i cili në mungesë është dënuar me burg të përjetshëm për shkak të vrasjes së një polici, është njëri nga 4 të vrarët në aksionin e djeshëm policor në afërsi të fshatit Radushës. Aliu, banues në lagjen Hasanbeg të Shkupit, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, në 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Nga koha e këtij sulmi Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë. Por, Harun Aliu ishte politikisht aktiv si drejtues i partisë Alternativa Kombëtare dhe është njëri ndër njerëzit që formimoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, ku njihej me nofkën Komandant Kushtrimi.
BDSH
Por, sipas partive shqiptare ne vend, e gjithe ngjarja nuk eshte gje tjeter vecse nje kurth i mireorganizuar nga autoritetet maqedonase. Kreu i Bashkimit Demokratik Shqiptar, Bardhyl Mahmuti deklaroi sot se vrasja e katër shqiptarëve në Radushë është nje spektakël tragjik i kurdisur nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, që nxjerr në shesh urrejtjen antishqiptare të institucioneve shtetërore maqedonase. Sipas tij, propagandimi me pompozitet i vrasjes së katër shqiptarëve dhe ekspozimi i “fakteve” për gjoja implikimin e tyre në trafiqe armësh nxjerrin në pah kurdisjen e këtij skenari dhe përpjekje për të fshehur ekzekutimin e tyre monstruoz. “Sikur realisht të kishte patur gjithe ate Eksploziv ne furgon të gjithë e dimë se e vetëm një shkëndijë e vogël do të provokonte një shpërthim të fuqishem që do të ishte degjuar në të gjithe Maqedonine”-tha kreu i BDSH-se.
Kjo e fundit dënon ekzekutimin e katër shqiptarëve dhe kërkon që të bëhet një ekspertizë e pavarur për të ndriçuar ngjarjen.
Veteranët: Maqedoni po përgatitet skenar si në vitin 2001
Në Maqedoni po përgatitet një skenar i njëjtë si në vitin 2001, që atëherë ishte inskenuar në Lubjanë dhe Prizren, bëjnë të ditur drejtues të Shoqatës Maqedonase të Veteranëve të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Maqedoni (SHBMSM). Sipa drejtuesve të kësaj shoqate, në Maqedoni po përgatitet një krizë e kontrolluar në rajonin përreth fshatrave Vaksincë, Llojan, Sllupçan, Likovë, Haraçinë, Tanushë, Bllacë e deri në Jazhincë.
“Mendoj se kemi kapacitet për t`iu kundërvënë të gjithë këtyre tentimeve për destabilizim të Maqedonisë, ndërsa me këtë përpjekje bashkësia ndërkombëtare do të kuptojë se me kë kemi punë”, ka theksuar Ivan Babanovski nga kjo shoqatë, i njohur edhe si ish-pjesëtarë i sigurimit dhe profesor në Universitetin e Sigurimit në Shkup.
http://bw.balkanweb.com/rajoni/incident ... 11584.html

- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia

Sulmohet Tanusha, zmbrapsen helikopterët!
14 maj- “Rreth orës 17:00 një helikopter i policisë së Maqedonisë kishte dashur të futet në Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur atë dhe nga frika e ka ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi Kaçanik”, tha për “Lajm” komandant Hoxha.
Helikopterë të policisë së Maqedonisë gjatë ditës së mërkurë në mbrëmje kanë tentuar të futen në fshatin Tanushë, por ata janë zmbrapsur pasi në drejtim të tyre ishte shkëmbyer zjarr nga grupet e armatosura shqiptare të udhëhequra nga Xhezair Shaqiri-Hoxha. “Rreth orës 17:00 një helikopter i policisë së Maqedonisë kishte dashur të futet në Tanushë, por djemtë e tanë e kanë gjuajtur atë dhe nga frika e ka ndërruar destinacionin, sa që ka arrit diku mbi Kaçanik”, tha për “Lajm” komandant Hoxha.
Ai theksoi se gjatë ditës së enjte situata ka qenë e qetë dhe nuk është vërejtur ndonjë lëvizje e forcave maqedonase në këtë rajon. “Sot (e enjte) nuk ka pasur asgjë. Është qetë. Ne jemi të përgatitur dhe do t’i përgjigjemi çdo provokimi”, tha Hoxha.
Aksioni i policisë Maqedonase dhe fluturimet me helikopterë në këtë rajon kanë ndodhur të njëjtën ditë kur ishin vrarë katër shqiptarë në afërsi të fshatit Radushë.
Ndërkaq, burime të gazetës pohojnë se përgatitje për ndonjë aksion tjetër të mundshëm po bëhen edhe në Armatën e Maqedonisë. Ushtarë shqiptarë të ARM-së kanë pohuar se u janë ndarë armë vetëm ushtarëve maqedonas, kurse ushtarëve shqiptarë nuk iu japin mundësi të kenë informata se çfarë në të vërtetë po ndodhë. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Sashko Dimov ka mohuar se ushtria po përgatitet për ndonjë aksion të mundshëm. “Ju them me përgjegjësinë më të madhe se në ushtri gjithçka po vazhdon në mënyrë të rregullt. Nuk ka asnjë lloj organizimi ose diferencimi të ushtarëve”, tha Dimov.
Pas vrasjes së katër shqiptarëve në furgonin që sipas policisë bartej armatim, janë shtuar kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë veri-perëndimore
http://www.tvkoha.tv
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Harun Aliu me shokë shkon tek të pavdekshmit

Rreth tre mijë njerëz i kanë dhënë lamtumirën e fundit Harun Aliut (39) i njohur si komandant Kushtrimi, i cili është personi i katërt i vrarë nga policia maqedonase në aksionin e së mërkurës në afërsi të fshatit Radushë.
Në varrezat e fshatit Hasanbeg të Shkupit, ku edhe ka banuar Aliu, varrimi është bërë vetëm me nderime fetare, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë bashkëluftëtarë dhe njohës të veprës së tij.
Aliu, gjatë luftës së vitit 2001 është njohur me nofkën komandant Kushtrimi, kurse ka qenë njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) si dhe njëri prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie. Pas vitit 2001 ai kishte themeluar partinë Alternativa Kombëtare duke qenë kryetar i saj, por nuk ka shënuar ndonjë triumf të theksuar në politikë.
Pohohet se aktivitetin e tij kombëtar, komandant Kushtrimi e kishte filluar që në hedhjen e bombave në disa lokacione të ndryshme nëpër Maqedoni në vitet 1996-1997.
Harun Aliu, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, më 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Që nga atëherë Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë me burg të përjetshëm. Në Kosovë dhe në Maqedoni flitet se Harun Aliu që nga ajo kohë po fshihej nëpër Kosovë, përkatësisht në rrethinën e Ferizajit.
Gjatë gjithë kësaj kohe, dyshohet se Aliu ishte ndër organizatorët kryesor të grupit që thirret në emër të UÇK-së në mbledhjen e të hollave tek mërgata shqiptare në Zvicër, për armatim.
Ende mbetet enigmë dhe e paqartë për shumë njerëz se si ka ndodhur vrasja e tij të mërkurën nga policia e Maqedonisë. Në furgonin që u sulmua rreth orës 3:00 të mëngjesit të së mërkurës janë vrarë katër persona në mesin e tyre edhe Xhafer Shala (31) nga Prishtina, si dhe për dy shtetasit e Maqedonisë, Qemal Fejzullahun (47) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Shaban Zenuni (36) nga fshati Merovë i Tetovës.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4497.html

Rreth tre mijë njerëz i kanë dhënë lamtumirën e fundit Harun Aliut (39) i njohur si komandant Kushtrimi, i cili është personi i katërt i vrarë nga policia maqedonase në aksionin e së mërkurës në afërsi të fshatit Radushë.
Në varrezat e fshatit Hasanbeg të Shkupit, ku edhe ka banuar Aliu, varrimi është bërë vetëm me nderime fetare, ndërsa pjesëmarrës kanë qenë bashkëluftëtarë dhe njohës të veprës së tij.
Aliu, gjatë luftës së vitit 2001 është njohur me nofkën komandant Kushtrimi, kurse ka qenë njëri prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) si dhe njëri prej anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie. Pas vitit 2001 ai kishte themeluar partinë Alternativa Kombëtare duke qenë kryetar i saj, por nuk ka shënuar ndonjë triumf të theksuar në politikë.
Pohohet se aktivitetin e tij kombëtar, komandant Kushtrimi e kishte filluar që në hedhjen e bombave në disa lokacione të ndryshme nëpër Maqedoni në vitet 1996-1997.
Harun Aliu, konsiderohej si organizator i grupit i cili në shenjë hakmarrjeje për aksionin policor në fshatin Brodec, më 3 janar të vitit 2008 sulmoi një xhip të policisë, gjatë të cilit sulm u vra polici Zoran Markovski, ndërsa katër kolegë të tij u plagosën. Që nga atëherë Aliu ishte në arrati dhe u dënua në mungesë me burg të përjetshëm. Në Kosovë dhe në Maqedoni flitet se Harun Aliu që nga ajo kohë po fshihej nëpër Kosovë, përkatësisht në rrethinën e Ferizajit.
Gjatë gjithë kësaj kohe, dyshohet se Aliu ishte ndër organizatorët kryesor të grupit që thirret në emër të UÇK-së në mbledhjen e të hollave tek mërgata shqiptare në Zvicër, për armatim.
Ende mbetet enigmë dhe e paqartë për shumë njerëz se si ka ndodhur vrasja e tij të mërkurën nga policia e Maqedonisë. Në furgonin që u sulmua rreth orës 3:00 të mëngjesit të së mërkurës janë vrarë katër persona në mesin e tyre edhe Xhafer Shala (31) nga Prishtina, si dhe për dy shtetasit e Maqedonisë, Qemal Fejzullahun (47) nga fshati Gërçec i Shkupit dhe Shaban Zenuni (36) nga fshati Merovë i Tetovës.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4497.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Lajme nga Maqedonia
Ministria e Brendshme maqedonase konfirmoi për agjencinë e lajmeve Mia se aksioni policor është kryer gjatë orëve të natës së kaluar në Novo Sellë, e cila ndodhet afër autostradës Shkup - Tetovë, në afërsi të vendit Karpallak.
Policia ka kryer bastisje në disa shtëpi në fshat në kërkim të personave për të cilët nga MPB-ja thonë se janë të dyshimtë për aktivitete kriminale dhe kontrabandë të armëve.
Mia shkruan se për tani nuk ka konfirmim zyrtar se të arrestuarit janë pjesë e grupit të Harun Aliut, i cili u vra në fshatin Radushë gjatë aksionit policor.
Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, konfirmoi se në Novo Sellë ka pasur aksion policor, por nuk dinte për epilogun e bastisjeve dhe cilat ishin arsyet për këtë aksion.
Aksioni në fshatin Novosellë. Janë arrestuar katër persona, baba me tre djem. Tre djemt janë liruar kurse Demir Miftari rreth 60 vjeçar mbahet në arrest”, ka deklaruar kryetari i komunës së Zhelinës Fatmir Izairi.
Ndërkohë që kreu i komunës së Zhelinës ka ftuar pushtetin qendror që të krijojë një bashkëpunim me pushtetin lokal dhe për aksione të kësaj natyre të njoftojnë ata. Gati se tre javë forca të mëdha policore mbajnë në shtetrrethim rajonin e Dërvenit në komunëne Zhelinës.
Për stacionimin e tyre në këtë rajon, nuk janë informuar as stacioni policor në fshatin Grupçin as kryetari i komunës. Kështu shprehet Fatmir Izairi, kryetar i komunës së Zhelinës, i cili thekson se aksionet e fundit policore nuk i kontribuojnë qetësimit të situatës.
http://bw.balkanweb.com/rajoni/tetote-k ... 11624.htmlPërfaqësuesit politikë në Prishtinë ftojnë Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë të përmbahen, duke dërguar mesazhe se koha e konflikteve dhe përleshjeve të armatosura ka përfunduar.
Deputeti dhe eksperti i çështjeve ushtarake (ne Kosove), Naim Maloku, tha se koha e konflikteve i takon së kaluarës. Incidentet e fundit në Maqedoni ai i sheh të tipit të izoluar, pasi që nuk beson se kanë implikime në raportet Kosovë - Maqedoni, vende këto që e kanë njohur njëra-tjetrën pa ndonjë kushtëzim.
“Nuk do të destabilizohet më asgjë në rajon; luftërat janë të kaluara dhe shqiptarët duhet t’i kthehen perspektivës evropiane. Problemi i shqiptarëve në Ballkan nuk është Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por janë vetë shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Ky është mendimi im personal”, tha Maloku.
http://www.tvkoha.tv/4132/policia-tre-j ... venin.html
Mendoj se per dallim nga konflikti i vitit 2001 kur shqiptaret e Maqedonise paten dhe perkrahjen dhe mbeshtetjen e fuqishme prej shqiptareve te Kosoves, me gjendjen ku ka degjeneruar politika shqiptare ne Kosove, kjo ndihme s'pritet vije me, nga njerezit qe jane ne krye te politikes te pakten.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Çka është më e keqja , që edhe i akuzojnë shqiptaret e Maqedonise , nuk doja ta postoja por mbasi e ceke :qiellikaltër wrote:Ministria e Brendshme maqedonase konfirmoi për agjencinë e lajmeve Mia se aksioni policor është kryer gjatë orëve të natës së kaluar në Novo Sellë, e cila ndodhet afër autostradës Shkup - Tetovë, në afërsi të vendit Karpallak.
Policia ka kryer bastisje në disa shtëpi në fshat në kërkim të personave për të cilët nga MPB-ja thonë se janë të dyshimtë për aktivitete kriminale dhe kontrabandë të armëve.
Mia shkruan se për tani nuk ka konfirmim zyrtar se të arrestuarit janë pjesë e grupit të Harun Aliut, i cili u vra në fshatin Radushë gjatë aksionit policor.
Kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, konfirmoi se në Novo Sellë ka pasur aksion policor, por nuk dinte për epilogun e bastisjeve dhe cilat ishin arsyet për këtë aksion.http://bw.balkanweb.com/rajoni/tetote-k ... 11624.htmlPërfaqësuesit politikë në Prishtinë ftojnë Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë të përmbahen, duke dërguar mesazhe se koha e konflikteve dhe përleshjeve të armatosura ka përfunduar.
Deputeti dhe eksperti i çështjeve ushtarake (ne Kosove), Naim Maloku, tha se koha e konflikteve i takon së kaluarës. Incidentet e fundit në Maqedoni ai i sheh të tipit të izoluar, pasi që nuk beson se kanë implikime në raportet Kosovë - Maqedoni, vende këto që e kanë njohur njëra-tjetrën pa ndonjë kushtëzim.
“Nuk do të destabilizohet më asgjë në rajon; luftërat janë të kaluara dhe shqiptarët duhet t’i kthehen perspektivës evropiane. Problemi i shqiptarëve në Ballkan nuk është Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por janë vetë shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Ky është mendimi im personal”, tha Maloku.
Mendoj se per dallim nga konflikti i vitit 2001 kur shqiptaret e Maqedonise paten dhe perkrahjen dhe mbeshtetjen e fuqishme prej shqiptareve te Kosoves, me gjendjen ku ka degjeneruar politika shqiptare ne Kosove, kjo ndihme s'pritet vije me, nga njerezit qe jane ne krye te politikes te pakten.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/4507.htmlIncidenti, Prishtina akuzon faktorin shqiptar në Maqedoni
Deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe ekspertë të sigurisë fajësojnë faktorin politik shqiptar në Maqedoni për shfaqjen e grupeve të armatosura shqiptare.
“Problemi i shqiptarëve të Maqedonisë nuk zgjidhet në ato mënyra. Faktorit politik shqiptar nuk i merret vesh, sepse komuniteti shqiptar atje nuk ka parti në opozitë”, ka deklaruar deputeti i AAK, Naim Maloku.
Ndërsa Rustem Mustafa, anëtar i komisionit parlamentar të sigurisë, shprehet se faktori politik shqiptar, por edhe ai maqedonas, fle gjum përsa i përket cështjeve shqiptare.
“Është shumë e kuptueshme që ky vend fle. Familjet kosovare, ato nga Shqipëria dhe ato shqiptare nga Maqedonia janë të kombinuara, kanë emocione dhe reagojnë bashkarisht”, ka pohuar Mustafa.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë gjithashtu se koha e armëve ka kaluar dhe se tani të gjitha shtetet e rajonit synojnë integrimin në BE./tch/
Këta nuk ishin njerze të atij rangut kriminel siq po tentojnë ti maskojne me lloj-lloj emrash , une vet i urrej grupacionet , trafikantet me njerze e me lloj-lloj gjera e gjera te flliqura që miren , por këta ishin luftetar , këta udheheqnin luftera në Kosovë edhe me pas ne vendlindje Maqedoni . Ketyre u shkoi jeta ne luftra për Komb .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- ALBPelasgian
- Galactic Member
- Posts: 2113
- Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
- Gender: Male
- Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
- Contact:
Re: Lajme nga Maqedonia
Arber s'kemi pse as te diskutojme idiotlleqet e Prishtines politike. Prishtina politike eshte kryeturpi i shqiptareve ne bote. Nderkombetaret permes pushtetit kukull qe kane instalue n'Prishtine orvaten qe t'i pasivizojne shqiptaret jo vetem ne Kosove, por edhe ne Mal te Zi, Lugine te Presheves dhe sidomos ne Maqedoni. Prishtina politike gjithnje ka qene nje qytet besnik ndaj regjimeve e samareve qe jane nderruar ne keta shekuj pushtimesh.Arbëri wrote:
Këta nuk ishin njerze të atij rangut kriminel siq po tentojnë ti maskojne me lloj-lloj emrash , une vet i urrej grupacionet , trafikantet me njerze e me lloj-lloj gjera e gjera te flliqura që miren , por këta ishin luftetar , këta udheheqnin luftera në Kosovë edhe me pas ne vendlindje Maqedoni . Ketyre u shkoi jeta ne luftra për Komb .
Sikur ta degjonim Prishtinen rugoviste qe te mos fillonin luften e UCK-se, sot ende Milloshevici do te endte ne parada tankset duke ushtruar 'partneritet per paqe'. Mirepo, Kosova dhe vecmas Drenica per fat te mire e shperfillen Prishtinen e prishur, ndaj dhe ceshtja shqiptare mori nje dimension te ri nga ku lufta clirimtare u perhap dhe u nderkombetarizua.
Prandaj, sic nuk e kemi degjuar as Prishtinen titiste, as ate rugoviste, s'duhet ta degjojme as Prishtinen ahtisaariane. Shqiptaret kudo qe jane duhet ta braktisin njehere e mire politiken qyqare e pasive te Prishtines se prishte, Tiranes budallaqe dhe Tetoves naive. Shqiptaret duhet te nisin seriozisht angazhimin e tyre dekolonizues, prandaj clirimtar. Rradhen prandaj e ka Maqedonia.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
-
- Star Member
- Posts: 693
- Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
- Gender: Male
Re: Lajme nga Maqedonia
Toka arberore edhe nje here u freskua nga gjaku me i paster i kombit !
LAVDI DESHMOREVE
Gezohem qe lufta per clirim po rifillon. Gezohem qe kete lufte e nisi perseri Komandant Kushtrimi. Gezohem qe ai ra i pari ne fushe te nderit.

LAVDI DESHMOREVE
Gezohem qe lufta per clirim po rifillon. Gezohem qe kete lufte e nisi perseri Komandant Kushtrimi. Gezohem qe ai ra i pari ne fushe te nderit.

One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
“Vetëvendosje”: Kështu përkulet Bajram RexhepiALBPelasgian wrote:Arber s'kemi pse as te diskutojme idiotlleqet e Prishtines politike. Prishtina politike eshte kryeturpi i shqiptareve ne bote. Nderkombetaret permes pushtetit kukull qe kane instalue n'Prishtine orvaten qe t'i pasivizojne shqiptaret jo vetem ne Kosove, por edhe ne Mal te Zi, Lugine te Presheves dhe sidomos ne Maqedoni. Prishtina politike gjithnje ka qene nje qytet besnik ndaj regjimeve e samareve qe jane nderruar ne keta shekuj pushtimesh.Arbëri wrote:
Këta nuk ishin njerze të atij rangut kriminel siq po tentojnë ti maskojne me lloj-lloj emrash , une vet i urrej grupacionet , trafikantet me njerze e me lloj-lloj gjera e gjera te flliqura që miren , por këta ishin luftetar , këta udheheqnin luftera në Kosovë edhe me pas ne vendlindje Maqedoni . Ketyre u shkoi jeta ne luftra për Komb .
Sikur ta degjonim Prishtinen rugoviste qe te mos fillonin luften e UCK-se, sot ende Milloshevici do te endte ne parada tankset duke ushtruar 'partneritet per paqe'. Mirepo, Kosova dhe vecmas Drenica per fat te mire e shperfillen Prishtinen e prishur, ndaj dhe ceshtja shqiptare mori nje dimension te ri nga ku lufta clirimtare u perhap dhe u nderkombetarizua.
Prandaj, sic nuk e kemi degjuar as Prishtinen titiste, as ate rugoviste, s'duhet ta degjojme as Prishtinen ahtisaariane. Shqiptaret kudo qe jane duhet ta braktisin njehere e mire politiken qyqare e pasive te Prishtines se prishte, Tiranes budallaqe dhe Tetoves naive. Shqiptaret duhet te nisin seriozisht angazhimin e tyre dekolonizues, prandaj clirimtar. Rradhen prandaj e ka Maqedonia.
Prishtinë 16 maj- Lëvizja “Vetëvendosje” ka reaguar ashpër sot në lidhje me vizitën që Bajram Rexhepi, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, i ka bërë Shkupit zyrtar.
Vizita e cila u realizua pas incidentit në Radushë afër Shkupit, ku mbetën të vrarë katër shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe një shtetas i Kosovës, shtyri zyrtarët e rendit të të dyja vendeve të takohen në Maqedoni. Pikërisht vizita e Rexhepit në Shkup, nga “Vetëvendosje” është cilësuar si përulje nga ana e ministrit Bajram Rexhepi.
“Ministri ynë shkoi të përkulej përpara terrorit maqedonas dhe sikur po i kërkonte falje homologes së tij antishqiptare, ministres maqedonase të punëve të brendshme dhe drejtësisë, Gordana Jankulovska”, thuhet në këtë reagim.
Sipas tyre, Jankullovska e cila nuk bën asgjë tjetër veçse zbaton në mënyrë policeske politikat zyrtare të shtetit maqedonas, udhëheq me ngulm fushatën e terrorit mbi shqiptarët e diskriminuar.
“Pikërisht kundër këtyre politikave shtypëse javën e kaluar në Shkup mijëra qytetarë shqiptarë demonstruan me moton “PËR DREJTËSI”. Por kjo nuk do të thotë asgjë për ministrin tonë të mjerë. Sepse kur shqiptarët protestonin për të drejtat e tyre legjitime të shkelura kaq mizorisht nga shteti maqedonas, Bajram Rexhepi po vizitonte komunat e reja serbe të decentralizimit etnik në Kosovë”, thuhet në këtë reagim të “Vetëvendosjes”.
Sipas kësaj organizate, me vizitën e tij përkulëse dhe këtë paraqitje të neveritshme, Rexhepi siguroi Jankulovskën se institucionet e Kosovës jo vetëm që nuk brengosen për mënyrat qysh i trajton shteti maqedonas shqiptarët atje dhe se si i qëron hesapet me ta, por, madje, edhe se i jep krah të pa rezervë trajtimit aktual që po ia bën ky shtet popullit shqiptar. / Zhurnal /
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lajme nga Maqedonia
Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së
Standardi i dyfishtë i drejtësisë ndërkombëtare
Mandej, sikur Policia e Kosovës të kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër serbë—Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar çdo organ shtetëror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!
E ne shqiptarët, si reaguam ne? Apo, më mire thënë, si nuk reaguam?! Se shqiptarët e Maqedonisë ende janë të diskriminuar dhe të pabarabartë si qytetarë të atij vendi, nuk do koment. Se politika e tyre është më e interesuar për kolltuqe qeveritare sesa çështje kombëtare është parë disa here deri më tani. Por, se edhe Prishtina e Tirana do të tregoheshin kaq të “buta” nuk është besuar.
Respektimi i ligjit duhet të jetë i barabartë për të gjithë. Vrasja, qoftë edhe në kuadër të ligjit, duhet menjanuar deri në pikën e fundit. Madje, kur një shtetas kosovar është vrarë, Prishtina zyrtare—në mos diçka tjeter—të paktën është dashur të kërkojë një hetim të pavarur për ngjarjen. Një hetim nën mbikëqyrje ndërkombëtare, apo nën mbikqyrje të përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre maqedonas. Kjo është fqinjësia e mire: nëse maqedonasit nuk kanë asgjë për të fshehur, atëherë nuk do ta kishin problem të hetonin në bashkëpunim me kosovarët rastin në fjalë. Por, fatkeqësisht, Prishtina zyrtare nuk e ka bërë as edhe këtë kërkesë (të paktën ende jo!).
Andaj, përgjegjësia ne nuk i dalim zot vetvetes, mos të presim që tjetërkush të na dal zot. Kur nuk të mbron shteti yt, i huaji e ka edhe më lehtë të të shqelmojë. Kur ne nuk reagojmë ndaj standardeve të dyfishta të komunitetit ndërkombëtar ndaj “sundimit të ligjit dhe shtetit ligjor,” mos të presim që të tjerët ta bëjnë këtë për ne.
Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë në historinë e tyre luftëra për pushtime, pos luftërave për liri të trojeve të tyre. Andaj, shqiptarët nuk duhet të bien preh e lojërave politike të atyre që as nuk na e kanë dashur e as nuk na e dojnë të mirën. Shqiptarët duhet të mësohen të jenë zot të vetvetës. Shqiptarët duhet të sillet si zot të vetvetes. Këtë mundësi e kanë—nëse jo ende në Maqedoni e Luginë të Preshevës—definivitisht e kanë në Shqipëri e Kosovë. Të tjerët të respektojnë vetëm sa e respekton ti vetën.
Të jesh shtet do të thotë të marrësh përgjegjësi. Të marrësh përgjegjësi do të thotë të kesh guxim. Të kesh guxim, në shekullin njëzetenjë, do të thotë të kesh vizion e mençuri. Të kesh vizion e mençuri do të thotë të jesh lider! A jemi ne shqiptarët liderë në Ballkan? Duhet të jemi dhe do të jemi… një ditë! E për të ardhur deri në atë ditë duhet të punojmë njëmend për të mirën kombëtare dhe jo vetëm atë grupore, partiake, e pushtetare.
P.S. Autori është duke doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare në Dalhousie University.
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0 ... 0&id=61392

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lajme nga Maqedonia
Une di ore ti burazer se po plasi...aty me ke!Kaq di kaq thote mallakastra.Arbëri wrote:Prishtina e Tirana, “shumë të qeta” ndaj IRJM-së