Ja se ku i kerkon Europa kriminelet e luftes:
Pas arrestimit gjatë këtij muaji të ish komandandit të UCK në Kosovë, Sabit Geci i akuzuar për krime lufte, BBC shkruan se EULEX ka nisur hetimet në qytetin e Durrësit i cili mendohet se ka shërbyer si bazë sekrete e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, që sipas BBC ka qënë e vendosur në hotelin Drenica.
Me dhjetëra mijëra kosovarë janë strehuar në këtë hotel gjatë spastrimit etnik të Milloshevicit në vitet 1998-1999. Aktualisht gjenden të gdhendura inicialet e UCK-së dhe të një ushtari në një bllok të kuq në pjesën e pasme të hotelit.
Por arrestimi i Sabit Gecit në Prishtinë ishte pikënisja e hetimeve të misionit të EULEX-it në Kosovë, pikërisht në qytetin e Durrësit. Sipas hetimeve, Geci akuzohet për torturimin dhe vrasjen e shqiptarëve të burgosur në një bazë të UCK-së në qytetin e Kukësit në vitin 1999 , të cilët dyshoheshin se punonin për organet serbe.
Po sipas këtyre hetimeve, rreth 40 persona të cilët ishin keqtrajtuar në Kukës ishin mbajtur nga ushtria e UCK-së në Durrës. Avokatët thonë se ish komandanti i UCK mohon të gjitha akuzat dhe pretendon se gjatë periudhës së përmendur nga EULEX, prill- qershor 1999, ishte për trajtim mjekësor në Slloveni.
http://bw.balkanweb.com/kosova/krimet-e ... 11806.html
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Krimet e luftës, EULEX shtrin hetimet në Shqipëri
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri

"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Krimet e luftës, EULEX shtrin hetimet në Shqipëri
Ja komenti si dhe "zbulimet" e BBC-se.
Marrja në pyetje
Kur ushtria dhe forcat paraushtarake serbe u hodhën në ofensivë në Kosovë, në pranverën e vitit 1999, duke përzënë 800 mijë kosovarë nga shtëpitë dhe duke vrarë mbi 10 mijë syresh, shumë refugjatë gjetën strehim në Shqipëri. Shumë refugjatë kosovarë përfunduan në një kamp refugjatësh në Kukës. Disa qëndruan në kampe të improvizuara refugjatësh pranë kufirit. Të tjerët u shpërndanë nëpër Shqipëri, ku një qendër turistike jashtë sezonit si Durrësi, u bë shumë e dobishme. UÇK-ja shfaqi kuriozitet për disa prej të porsaardhurve. Përse të rinj në moshën e ushtrisë nuk bashkoheshin me UÇK-në në konfliktin e pabarabartë me serbët? A mos kishte mes tyre nga ata që kishin bashkëpunuar me serbët në të kaluarën? A kishte mes tyre shqiptarë përkrahës të fraksioneve kundërshtare politike apo ushtarake? Mos kishte edhe prej atyre që ishin dërguar për të spiunuar për llogari të serbëve, për të zbuluar kanalet e furnizimit të UÇK-së me trupa dhe armatim?
Në Durrës, marrjet në pyetje u bënë në 'Hotel Drenica'. "Këtu kanë ndodhur gjëra të këqija, - thotë një burrë në plazhin e Durrësit, duke bërë me kokë nga 'Hotel Drenica', - por për këtë nuk dua të flas". Autobusë të veshur me flamujt shqiptarë kuqezi i çonin në front rekrutët, me hir a me pahir. Disa burra ishin burgosur dhe mbajtur në kushte të tmerrshme në mjedise të izoluara brenda kampeve të UÇK-së. Një prej tyre në Kukës, një fabrikë e dalë janë funksionit, ishte ndër më të këqijat. Vitin e kaluar, gjatë një hetimi, 'BBC'-ja kontaktoi me ish-të burgosur. "Sa herë hapnin derën ne na kapte paniku, mendonim se cilit prej nesh i kishte ardhur radha", - na tha një prej të mbijetuarve të kampit. "Atje nuk kishte roja. Ata që vinin nga fronti dhe kishin humbur të afërmit, na rrihnin ose na kërcënonin me armë automatike". "Një burrë e vranë para gjithë të burgosurve në atë dhomë, edhe unë isha aty. Atë e qëlluan dhe e lanë të vdiste". Dëshmitari shtoi se mund ta kishte kuptuar një keqtrajtim të tillë, sikur ai ta kishte tradhtuar kauzën shqiptare.
Keqpërdorim i uniformës
Vitin e kaluar, kryeministri i Kosovës dhe ish-komandant politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, mohoi që UÇK-ja të kishte keqtrajtuar të burgosur në Kukës apo gjetkë. Ai i tha BBC-së: "Kjo thjesht nuk ka ndodhur. Në asnjë kohë, në asnjë rast, në asnjë vend... Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka të bëjë fare me këtë". Si shumë lokale të tjera në Durrës, 'Hotel Drenica' krenohet me lidhjet që ka me Kosovën. Ai e pranoi se pas luftës ishin kryer krime, por tha se autorët "pretendonin se i përkisnin UÇK-së", ngaqë vishnin uniformën e saj. Por, hetuesit e EULEX-it për krimet besojnë se Geci, që thuhet se ka qenë një figurë e rëndësishme e kundërzbulimit të UÇK-së në Kukës, ka marrë pjesë në rrahjen e të burgosurve atje. Më 12 maj, në qytetin e Prizrenit, në perëndim të Kosovës u bastis shtëpia e Xhemshit Krasniqit, një shqiptar tjetër i Kosovës. Njoftohet se ishin marrë disa sende. EULEX-i trashëgoi 980 raste të krimeve të luftës nga misioni në largim i Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ata e kanë ngushtuar rrethin e hetimit në vetëm 20 raste - dy prej të cilëve janë matanë kufirit, në Shqipëri (dhe nje i trete eshte rasti i Albin Kurtit-shenimi im). Por, ata thonë se kërkesat e tyre për ndihmë, për të vizituar ish-kampet, intervistuar dëshmitarët dhe hapur varret, nuk janë dëgjuar nga qeveria shqiptare. Në shkurt të këtij viti, Philip Alston, reporteri special i Kombeve të Bashkuara për vrasjet pa gjyq, vizitoi Shqipërinë dhe raportoi se, "asnjë nga përpjekjet ndërkombëtare për hetimin e abuzimeve të UÇK-së në Shqipëri nuk kishte pasur bashkëpunimin kuptimplotë të qeverisë së Shqipërisë". Zëvendës-kryeministri dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, e mohon këtë. "Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për respektimin... e ligjit ndërkombëtar dhe unë mendoj se do t'i japim përgjigjen e duhur çdo kërkese", - i tha ai 'BBC'-së. "Edhe me EULEX-in? - e pyeta.
"Pse jo?" - u përgjigj ai.
http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010 ... orpe.shtml