Në folklorin tonë ka proverba të tilla si: Koka bën, koka pëson. Por greva e urisë së Partisë Socialiste ka prodhuar dhjetra thënie të reja popullore. Folklori politik i dalë menjëherë pas çmontimit të çadrave të grevës, ka parë të përfshihet të gjithë vendin. Nga Vlora në Shkodër, minutat pas grevës kanë qenë mjaft të pasura me thënie dhe kjo shënon herën e parë që një fluks i tillë proverbash të prodhohet brenda një kohe të shkurtër. Ne po ju shfaqim vetëm disa prej atyre që kanë nisur nga ora 21.30 deri në oren 22.05 të ditës së mërkurë, pra në harkun kohor të 35 minutave.
-------------------------------
--------------------------------
-----------------------------
--------------------------------
-------------------------------
-------------------------------
-------------------------------
Hap kutitë ose largohu! Ose… Më jep një darkë në Strasburg!
Anonime Tiranë
Për një darkë pune me Berishën, qenkan burgosur 200 vetë për 20 ditë?!
Dibër
Greva e urisë tregoi që militantët më besnikë dhe të vërtetë të Berishës janë socialistët! Deri më sot, asnjë demokrat nuk ka ndenjur 20 ditë pa bukë për të ngrënë një darkë me të.
Thënie popullore nga Berati
Mos ik, më paguaj darkën!
Gjirokastër
Ne fituam duke dështuar!
Socialistët e Tepelenës
Rama ndau çmimet për regjinë, aktorin më të mirë dhe aktoren më të mirë.
Mallakastër
Po të kishte Gjermania Ramën, gjermanët nuk do ta kishin kuptuar ende që e kanë humbur Luftën e Dytë Botërore, ndaj edhe sot do të brohorisnin për fitore.
Anonime Kinostudio
Shokë, ne fituam! Ia dolëm të dalim nga greva.
Vlorë
