"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)

Duke filluar nga tre mujori i pare i ketij viti (2009) jemi te gjithe ne dijeni qe shume vende te botes jane prekur nga nje krize ekonomike, e cila vazhdon akoma me rezultate ne gjendje shume te rende, dhe me lindi kjo ide qe te pyesim bashkeatdhetaret tane qe banojne ne Shqiperi.
A eshte ndjere kriza ekonomike edhe ne Shqiperi?!
Faleminderit

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Hymniarber
- Grand Star Member
- Posts: 1018
- Joined: Tue Jun 02, 2009 5:04 am
- Gender: Male
- Location: Arbëria
Re: A ehste ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Jo shume, sepse Shqiperia nuk eshte nje vend aktiv ne ekonomine globale dhe ne rrjetet financiare nderkombetare, dhe tregu i saj akoma nuk ndjek rregullat e strukturave te mirefillta tregtare nderkombetare.
Fere libenter homines id quod volunt credunt

- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: A ehste ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Sic tha edhe Hymniarber, jo edhe aq shume deri tani, per arsyet qe renditi. Mirepo mos te harrojme dije BSH deklaroi se te ardhurat e emigranteve, kane filluar te reduktohen sa vin e me shume, per arsye te kesaj krize Globale, gje qe do te tregoje me tej sesi do te mbahet ekomonima Shqiptare qe te ardhurat e tyre jane afersisht 45% nga keta emigrante!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A ehste ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Hymniarber wrote:Jo shume, sepse Shqiperia nuk eshte nje vend aktiv ne ekonomine globale dhe ne rrjetet financiare nderkombetare, dhe tregu i saj akoma nuk ndjek rregullat e strukturave te mirefillta tregtare nderkombetare.
Plotesisht dakord.....
Dhe kjo eshte nje nga pikat me kryesore per ritjen e ekonomis qe ne Shqiperi nuk eshte zbatuar akoma, duke filluar nga:
1--struktur ekonomi
Eshte nje nga bazat me kryesore te ekonomis, e cila mdihmon per te ndjekur rregullat tregtare nderkombetare!
2--tregu i zi
Dhe kjo eshte nje nga pikat me te rendesishme, gje qe ndikon shume mbi mos barazimin e cmimeve te te produkteve brenda per brenda shtetit, dhe nje humbje te madhe per mos pagimin e taksave.
3--ligji mbi zbatimin e taksave
Ketu behet fjale per buxhetin dhe kapitalin e shtetit, nga keto te ardhura sigurohet:
a) pension per personat e papunesuar (baza kryesore per te ulur shifrat e varferis)
b) mirmbajtja rrugore, ambjentit. ( gje qe politikanet Shqipetar zgjedhin gjithmon rrugen per te marr borxhe nga shtetet e tjera)
c) sigurim per ata qe kan paguar taksat per punen qe kan kryer, dhe ne nje falimentim qe mund te ndodhi ne biznesin e tyre, keta persona kalojn direkt ne ndihme nga ky buxhet.
d) etj...etj...
Keto jan nje nga tre pikat me kryesore qe duhen zbatuar ne Shqiperi ( sigurisht duke filluar nga politikanet )
Faleminderit......
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Duke qenë se euro ka pasur një epërsi në këtë periudhë ndaj lekut dhe kredia e marrë në monedhën evropiane do t’i kushtonte më shumë një qytetari shqiptar, ata kanë preferuar ta marrin atë në lekë. Siç raporton BSH-ja në raportin e saj të fundit, dinamika e portofolit të kredive sipas monedhave edhe këtë tremujor dallon rritjen më të madhe të kredisë në lekë. Kredia në lekë u rrit 6.88 për qind dhe kredia në valutë u rrit 4.64 për qind kundrejt rritjes respektivisht prej 9.4 për qind dhe 3.5 për qind një periudhë më parë. Bankat e mëdha vlerësohet të kryejnë mbulim më të mirë ndaj rrezikut të kursit të këmbimit që shoqëron kredinë në valutë, kur të ardhurat e kredimarrësit janë në lekë, krahasuar me bankat e mesme dhe bankat të vogla të sistemit. Ritmi i rritjes së kredive me probleme është reduktuar gjatë tremujorit të parë të vitit në 19.73 për qind. Raporti “Kredi me probleme/teprica e kredisë” përllogaritet në nivelin 7.55 për qind krahasuar me 6.64 për qind në fundvitin 2008. Ky tregues regjistroi nivelin më të lartë të gjashtë viteve të fundit në muajin shkurt të vitit 2009, kur arriti nivelin 7.77 për qind. Cilësia e kredive vijon të shfaqet më problematike për bizneset. Gjithashtu, portofoli i kredive në lekë vijon të jetë më problematik në drejtim të cilësisë së tij kundrejt portofolit të kredisë në valutë.
Faleminderit...
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Ekspertet e ekonomise diskutojne mbi format qe do te marre ndikimi i krizes financiare globale tek ekonomia e Shqiperise
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Kriza e likuiditeteve po pershkallezohet edhe ne ekonomine shqiptare dhe biznesi eshte ai qe po goditet me fort nga ajo.
Shoqatat e sipermarrjes ankohen se shume biznese jane ne veshtiresi likuditeti dhe e kane gati te pamundur te marrin kredi neper banka.
“Bankat ngurrojne ne dhenien e kredive. Edhe ato banka qe japin kredi kane nje norme interesi shume te larte”, u shpreh Sajmir Bidaj, nenkryetar i Fasonisteve.
Nderkohe Floreta Luli Faber, nga Dhoma Amerikane e Tregtise, theksoi se ne kete moment ndodhemi ne kushte per te marre kredi per bizneset, per arsye edhe te niveleve te larta.
Ai qe eshte prekur me fort nga mungesa e likuditetit eshte sektori i ndertimit, tek i cili bankat thuajse e kane humbur totalisht besimin, pavaresisht se disponon garanci te medha pasurore.
“Bankat nuk po pranojne me kolateralet e sektorit te ndertimit per shkak se kredua afatshkurter nuk shtyhet per nje ose dy vjt, por duhen te pakten kater vjet”, u shpreh Ilir Hebovia, nga Shoqata e Ndertuesve.
Banka e Shqiperise parashikon se ritmet e kreditimit te ekonomise do te bien me rreth 3 deri ne 4 here kete vit krahasuar me mesataren e viteve te fundit.

Me ben pershtypje nje gje: nga dita në ditë nëpër faqet e shtypit të përditshëm lexojmë tituj bombastikë për arritjen e krizës ekonomike edhe në Shqipëri.
Që kriza ka ardhur në ekonominë tonë, besoj se nuk është një lajm i ri, sepse kriza ka qenë prezente gati për dy vjet rresht, por duke mos e pranuar këtë fakt Qeveria dhe komuniteti i biznesit nuk janë marrë me menaxhimin e dukurive të kësaj krize.
Qeveria ka pas shumë arsye politike për të mos pranuar se edhe vendi ynë është përfshirë nga kriza, sidomos në prag dhe gjatë fushatës elektorale, por nuk ka pas asnjë arsye për të mos marrë masa antikrize, siç bënë të gjitha shtetet në rajon e më gjerë në botë, ndersa keta tanet sot thon jemi mire neser thon jo kemi dal keq, gjithsekush me mendimin e Tij, duhet te flasin me rezultatet e shifrave dhe jo te politikes.
Që kriza ka ardhur në ekonominë tonë, besoj se nuk është një lajm i ri, sepse kriza ka qenë prezente gati për dy vjet rresht, por duke mos e pranuar këtë fakt Qeveria dhe komuniteti i biznesit nuk janë marrë me menaxhimin e dukurive të kësaj krize.
Qeveria ka pas shumë arsye politike për të mos pranuar se edhe vendi ynë është përfshirë nga kriza, sidomos në prag dhe gjatë fushatës elektorale, por nuk ka pas asnjë arsye për të mos marrë masa antikrize, siç bënë të gjitha shtetet në rajon e më gjerë në botë, ndersa keta tanet sot thon jemi mire neser thon jo kemi dal keq, gjithsekush me mendimin e Tij, duhet te flasin me rezultatet e shifrave dhe jo te politikes.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Ja si u shpreh ish-zv.ministri e Ekonomise
Po pse shprehet TASHME, dhe EDHE PSE ME VONESE?
Po nje pyetje kisha une per ish-zv.ministrin e ekonomise:
Pse nuk e deklaruat kete situat kur ishit vet ne detyren e ngarkuar si zv.minister i ekonomis?!
Apo si gjithmon te njeten teori, shifrat e sakta i nxirrni kur nuk jeni me ne detyren e caktuar, se nje gje eshte ne strukturen e ekonomis (ne e keni studiuar) qe pasojat e nje krize-ekonomike, nuk arrine sot per neser, po jan pasojet 2-3 vjecar ( te shkuara ) qe ekonomia nuk ka investuar ne gjendje te lart, dhe nuk ka siguruar buxhetin per te siguruar nje situat te till qe po jetojm sot!
Keshtu qe zv.minister: mos u jep mendt atyre qe jan ne fuqi tani, se duhet ti perdornje vet kur ishe ulur ne te njeten karrige!
Mendoj se nuk ka kohë të demonstrohet kokëfortësi dhe mendjemadhësi në menaxhimin e situatës ekonomike tashmë në krizë. Edhe pse me vonesë, reflektimi përsëri do të jetë i dobishëm.
*Dr. Pajtim Bello është ish-zv.ministër i Ekonomisë
Po pse shprehet TASHME, dhe EDHE PSE ME VONESE?
Po nje pyetje kisha une per ish-zv.ministrin e ekonomise:
Pse nuk e deklaruat kete situat kur ishit vet ne detyren e ngarkuar si zv.minister i ekonomis?!
Apo si gjithmon te njeten teori, shifrat e sakta i nxirrni kur nuk jeni me ne detyren e caktuar, se nje gje eshte ne strukturen e ekonomis (ne e keni studiuar) qe pasojat e nje krize-ekonomike, nuk arrine sot per neser, po jan pasojet 2-3 vjecar ( te shkuara ) qe ekonomia nuk ka investuar ne gjendje te lart, dhe nuk ka siguruar buxhetin per te siguruar nje situat te till qe po jetojm sot!
Keshtu qe zv.minister: mos u jep mendt atyre qe jan ne fuqi tani, se duhet ti perdornje vet kur ishe ulur ne te njeten karrige!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Shqiperia me shqiptare
Sezoni turistik eshte hapur dhe parashikohet qe ne vend te vijne mbi 6 milion turiste. Shume prej tyre parashikohen te jene shqiptare, nga ata qe nuk do te shkojne jashte vendit per te pushuar per shkak te krizes financiare. Cilat jane perfitimet dhe cfare ofron bregdeti yne
“Ju ne krize? Jo, as mos e thuaj. Kur e gjithe bota ne fund te vitit kruante xhepat, shqiptaret shulleheshin nen diellin e Egjiptit e Dubait. Po ishe ne krize, nuk shkon per pushime!”, keshtu do te pergjigjej pak muaj me pare, Borislav Kostandinov, Drejtor i Pergjithshem i ProCredit Bank, kur e pyeta nese ne ishim ne krize. Atehere cdokush do t’i jepte te drejte, sepse realisht askush nuk shkon me pushime kur nuk ka para. Maksimumi kap ndonje Voskopoje ne fundjave apo nje peshk ne Vlore dhe i harron dritat e Dubait e piramidat e Egjiptit. Por e gjithe kjo, e thame, ndodhte nje vit me pare. Kohe kur shqiptaret (sipas te dhenave te publikuara nga Banka e Shqiperise) shpenzuan ne udhetimet e tyre per pushime jashte shtetit, rreth 900 milione dollare, duke shenuar nje rritje me 200 milione dollare ne krahasim me vitin 2007.
Nje familje prej kater personash, parashikohet te kete shpenzuar rreth 2000 euro per nje pakete 10-ditore. “Shuma mesatare e shpenzimeve per dy persona qe kane zgjedhur te shkojne me pushime jashte vendit, gjate vitit 2008, ka qene 1500 euro, nderkohe qe, nje familje me dy femije ka shpenzuar mesatarisht 2000 euro”, bejne te ditur perfaqesues te Shoqates Shqiptare te Turizmit. Te dhenat tregojne se shpenzimet qe bejne pushuesit shqiptare jashte vendit, jane shume te larta ne raport me te ardhurat mesatare per fryme ne Shqiperi dhe renditin ne shpenzimet me te shtrenjta edhe ne rang rajoni. Per vitin 2008, Ministria e Financave ka raportuar se te ardhurat per fryme te shqiptareve, ne fund te vitit ishin 4200 dollare. Kjo shifer eshte sa 22% e te ardhurave mesatare te popullsise se 27 vendeve anetare te Bashkimit Evropian. Pra nese nje vit me pare, ende pa hijen e krizes ne kishim keto shpenzime per jashte vendit dhe shpresonim te kishim 2 milion turiste, kete vit sa duhet te shpresojme te arketojme? Sipas Ministrit te Turizmit, Ardian Turku, do te jene shume: “Nese ne vitin 2008 Shqiperine e vizituan me shume se 2.5 milione turiste, sfida e se ardhmes se Ministrise se Kultures dhe Turizmit dhe qeverise eshte ta coje kete numer ne 6 milione turiste ne vit”, ka thene Turku.
Duke iu referuar njeres prej revistave britanike te specializuara ne fushen e turizmit, “Lonely Planet Guide”, sipas se ciles rreth 600 milione turiste nga e gjithe bota vizitojne gjate nje viti vendet e pellgut mesdhetar, ministri Turku deklaroi se sfida e qeverise eshte te beje te mundur terheqjen e 1% te ketyre vizitoreve ne vendin tone. Sipas Turkut, numri i turisteve ne 2009 ka shenuar rritje, cka sipas tij do te thote se kriza globale nuk ka ndikuar ne kete sektor. “Megjithese rajoni dhe bota po kalojne nje periudhe krize financiare e ekonomike, 3-mujori i pare i vitit 2009 ka nje rritje prej 7% te numrit te turisteve te huaj qe kane vizituar Shqiperine, ne krahasim me te njejten periudhe te vitit 2008. Kjo do te thote qe Shqiperia mbetet nje destinacion atraktiv turistik ne kete krize ekonomike boterore”, ka deklaruar ministri. Sektori i turizmit ne ekonomi jep 11% te Prodhimit te Pergjithshem Bruto, ndersa numri i te punesuarve ne kete sektor arrin ne 138 mije persona. Nderkohe qe te ardhurat nga turizmi, gjithnje duke iu referuar burimeve zyrtare mendohet te kene kapur vleren e 1.4 milion euro qe ne 9-mujorin e vitit 2008, nga rreth 800 mije euro qe ishte parashikimi per gjithe vitin.
Nje shifer shume optimiste, e cila i takon te disafishohet nese llogarisim dhe shqiptaret qe kete vit per shkak te krizes, nuk do te shkojne jashte vendit per te pushuar. Sipas pohimeve jozyrtare te agjensive turistike, shqiptaret gjate ketij sezoni veror, pritet te udhetojne me pak se vitet e tjera jashte vendit per pushime verore, gje qe shihet dhe ne faktin se ndryshe nga nje vit me pare, prenotimet kete here nuk kane nisur mbare. Ndryshe nga te gjitha vendet e rajonit qe po marrin masa edhe per minimizimin e pasojave te krizes, ne Shqiperi nuk ka nje strategji te mirefillte per te terhequr turistet e huaj, ose te pakten te mbaje brenda vendit ata qe do te ngurrojne te harxhojne para jashte per pushime. Kjo eshte nje fete shume e madhe, po te mendosh qe te pakten gjysma e parave qe u shpenzuan per udhetime jashte vendit, te shpenzohen ne vend. Pasi ne kushtet kur verehet nje ulje e te ardhurave, i pari sektor qe goditet eshte turizmi, ky “sherbim luksi”. Por nuk eshte aspak i ketij mendimi kryeministri Sali Berisha, i cili pak dite me pare hapi dhe sezonin turistik ne Sarande. “Hapja e sezonit turistik do te punesoje qindra te rinj ne sektorin e sherbimeve dhe qindra e qindra milione euro do te shpenzohen nga turistet ne Sarande dhe mbare Shqiperine. Shqiperia ka potenciale te medha zhvillimore, por potencialin e te gjitha potencialeve Shqiperia e ka ne turizmin e saj, e ka ne Sarande, ne bregdet, Vlore, Durres, Velipoje, Shengjin etj.”, eshte shprehur Berisha. Dhe me te drejte, potencialet jane.
Saranda per shembull, eshte qyteti qe konsiderohet destinacion elitar. Fluksi i madh i turisteve vendas dhe te huaj qe vizituan Saranden veren e shkuar shkoi deri ne 300.000 te tille dhe kjo sipas shefit te kabinetit te kryebashkiakut Edmond Gjoka ne Sarande, Edi Hajdini, ka ndodhur jo ne menyre rastesore. “Nga viti ne vit problematika u minimizua dhe fakti qe shume nga turistet e vjetshem kane konfirmuar qe do te rikthehen edhe kete vit, na ben entuziaste se ky numer do te jete akoma me i larte”. Saranda numeron sot me teper se 120 hotele, mbi 5 mije shtreter hoteliere dhe me teper se 5 500 shtepi (apartamente me qera).Por vlen te theksohet se Saranda eshte dhe qyteti ka shume te shprehur dhe turizmin ditor. Vitin qe shkoi, numri i turisteve ditore arriti ne 50 mije. “Qe do te thote se keta turiste vijne ne Sarande dhe konsumojne, pra biznesi vendas siguron te ardhura edhe prej tyre”, pergjigjet Hajdini, i cili eshte shume optimist per numrin e turisteve qe do te pushojne kete vit ne Sarande, te cilet sipas tij do te jene jo vetem vendas, por mbi te gjitha perendimore.
Sa per cmimet, hmm, aty nuk ka ulje. Por jo me pak te vizitueshme dhe po aq te shtrenjta pritet te jene dhe Durresi, Vlora e Velipoja, ku nje dhome ne kohen e pikut nuk e gjen me me pak se 50 euro. Gjithsesi Durresi dhe Vlora pritet te kene dhe nje fluks te madh te pushuesve nga rajoni; kryesisht nga Kosova e Maqedonia, por nuk mungojne dhe polaket, serbet dhe sllovenet. Ndersa turistet perendimore, te cilet vitin e kaluar kane perbere vetem 5% te totalit te turisteve, jane te interesuar per zonat arkeologjike si Butrinti apo Apollonia, ato rajonale qe perbejne dhe 60% te numrit te turisteve preferojne me shume bregdetin e Jonit dhe te Adriatikut. I qendrojne besnike pavaresisht cmimeve, cilesise dhe infrastruktures.
Ne te gjithe Shqiperine jane klasifikuar rreth 37 mije shtreter, te shperndara ne me shume se 900 njesi akomoduese. Shifrat e nxjerra nga Enti i Turizmit jane te diskutueshme, per sa kohe ato jane bere vetem ne subjekte te licensuara. Mungesa e statistikave zyrtare ka bere qe shpesh te abuzohet me numrin reale te pushuesve. Duke perfshire perfshire shpesh neper shifra edhe pushuesit ditore. Sezoni gjithsesi sapo ka nisur dhe eshte ende heret per te parashikuar nje bum apo nje renie. Por nje gje eshte e sigurte; shqiptaret, me apo pa krize e gjejne menyren per pushuar. Ndoshta jo me ne Dubai e Egjypt, por me shume ne Sarande, Vlore, Durres e Velipoje. Aty ku rera kushton me pak e ku te pakten mund te ankohesh ne shqip. Edhe pse nuk ta vershellen njeri.
Fly from Tirana
Gjate sezonit te vitit te shkuar, nga Shqiperia drejt destinacioneve si, Turqia, Egjipti, Tunizia, etj., fluturuan mesatarisht 12 avione carter ne jave, me te cilet gjate gjithe sezonit udhetuan rreth 8400 pushues shqiptare. Duke llogaritur edhe njerezit qe kane udhetuar me avione linje, sipas Shoqates Shqiptare te Turizmit, numri i plote i shqiptareve qe kaluan vjet pushimet jashte vendit, shkoi ne rreth 15 mije. Shpresat qe kjo shifer te perseritet edhe kete vit jane shume te vogla. Me gjithe numrin e madh te agjencive qe ofrojne sherbime turistike ne vend, jo me shume se shtate prej tyre kane marre persiper te porosisin carter per sezonin e ketij viti. Zakonisht, shumica e agjencive qe marrin carter, bashkepunojne me njera-tjetren, duke ndare vendet e avionit ne raport me hapesiren qe zene ne treg dhe numrin e pushuesve qe parashikojne te dergojne.

Ja dhe nje mashtrim/manipulim per te drejtuar popullin drejt kredis-bankare
Ju lutem shikoni me vemendje Grafikun e meposhtem Kursi i këmbimit Euro-Lek
Ju rekomandoj qe nuk duhet te beni veprime te tilla tani per tani se nuk me duken normale keto %, dhe sidomos ne kete situat! Tani për tani nuk duket se ka shenja kërcënimi nga inflacioni prandaj Banka e Shqipërisë do ta ketë të vështirë të gjejë argumenta për të mbështetur një rritje të normës bazë të interesit, aq më tepër që një lëvizje e këtillë s’është çudi të kundërshtohej nga qeveria e cila ka nevojë për hua të lira për të financuar defiçitin e buxhetit.
Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi 133 Lek/Euro më datë 4 qershor, pikën më të lartë që nga shkurti i vitit 2004. Shtrenjtimi i Euro-s në këtë periudhë vere është i pazakontë nëse krahasohet me vitet e tjera kur zakonisht Euro ka qënë më i lirë në këto muaj të kthimit të emigrantëve, për tu shtrenjtuar pastaj në muajt e dimrit dhe pranverës si nëntor, janar apo edhe mars.
Ka një sërë treguesish të cilët mund të ndikojnë në kursin e këmbimit gjatë muajve në vijim por është e vështirë të parashikohet një forcim i shpejtë i lekut përtej muajit gusht.
Jo të gjithë treguesit janë negativë, për shembull rënia e importeve ul kërkesën e tregut për Euro dhe pakëson presionin ndaj lekut por nga ana tjetër dërgesat nga emigrantët për këtë vit parashikohen të jenë më pak se në vitin 2008, vit ky që shënoi për vete pakësim në krahasim me vitin 2007.
Nuk parashikohen të ardhura madhore nga privatizimet dhe, edhe sikur të ketë dëshirë, qeveria s’do ta ketë të lehtë të sigurojë hua në tregun ndërkombtar.
Gjithsesi, edhe në rast se do të kishte një rritje të interesit nga BSh, grafiku i meposhtem nuk duket se tregon një lidhje të fortë mes lëvizjeve të Bankës dhe kursit të këmbimit.
Një dukuri interesante sot në treg është shfaqja e interesave mjaft të larta për depozitat me afat në lek, për shembull Intesa Sanpaolo po ofron 16%, Emporiki 18% dhe NBG 17% për depozita me afat më shumë se 1 vit. Ulja e pritshme e këtyre normave të larta duhet të sjelli një dobësim të mëtejshëm të lekut.

You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Fullani: Mungon likuiditeti
Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani deklaroi se rreziku me i madh qe po kercenon ekonomine shqiptare eshte ai i mungeses se likuditetit ne treg dhe paaftesise per te financuar kerkesen e brendshme, por edhe investimet.
“Ekonomia shqiptare ka vijuar te karakterizohet nga norma te uleta kursimi publik dhe privat edhe gjate gjysmes se pare te vitit 2009. Ne lidhje me te ardhmen afatshkurter, Banka e Shqiperise gjykon se problemet e likuiditetit, te balancave te brendshme dhe te jashtme te ekonomise dhe ato te shendetit financiar perbejne sfidat direkte mbi stabilitetin makroekonomik dhe ecurine afatgjate te ekonomise shqiptare. Trajtimi i tyre duhet te orientohet ne vazhdimesi nga nevoja per respektimin e ekuilibrave te nevojshem makroekonomike te vendit”, eshte shprehur Fullani.
Mungesa e likuiditeteve e ka futur ekonomine ne nje qerthull te veshtire financiar, duke krijuar nje situate te dyfishte deficitare, ku nga njera ane qeveria s’ka para per te mbuluar shpenzimet, ndersa nga ana tjeter ekonomia private po financohet me borxh te jashtem, cka konfirmohet nga rritja e forte e deficitit korent.
“Ulja e dergesave te emigranteve me rreth 8 perqind gjate tremujorit te pare si dhe perkeqesimi i llogarise se sherbimeve, bene qe deficiti i llogarise korente te shenonte nje rritje vjetore prej 5 pikesh perqindjeje te PBB-se, gjate ketij tremujori. Deficiti buxhetor prej rreth 30 miliarde lekesh perben nje shifer shume me te madhe krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Ne keto kushte, Banka e Shqiperise do te vleresonte marrjen e masave per kontrollin brenda niveleve te planifikuara te deficitit buxhetor dhe te huamarrjes publike, duke ndihmuar ne ruajtjen e ekuilibrave te brendshem dhe te jashtem te ekonomise”, theksoi Fullani.
Keto veshtiresi sipas guvernatorit kane bere qe ekonomia te tkurr ndjeshem ritmet e rritjes, te cilat edhe pse ne gjashtemujorin e pare kane qene pozitive mbeten, sipas bankes, larg niveleve te fundit prej 6 perqindesh.
Ekspertet: Keshilla per qeverine
Ekspertet e ekonomise i keshillojne qeverise te tregoje kujdes me buxhetin e shtetit dhe te marre persiper rrezikun qe vjen nga kredite e keqija.
“Shteti duhet te marre persiper rrezikun e kredive te keqija. Zgjidhje eshte kredia ne forme te bute qe jep FMN-ja”, u shpreh eksperti Gjergj Filipi.
Per ekspertet situata ekonomike mbetet ende e paqarte ndaj edhe parashikimet per te ardhmen e ekonomise shqiptare, shpesh jane perplasur me diferenca te medha.
“6 mujori i pare nuk eshte aq i veshtire ne projeksionet mesatare te renies se ritmeve ekonomike. Une pres nje rritje mesatare te dobet ne nivelin dy deri ne tre perqind”, u shpreh eksperti i ekonomise, Artan Hoxha.
Por cilat jane rreziqet e se ardhmes?
“Nga kjo gjendje preken konsumatoret, biznesi, nderkohe qe bilanci tregtar tashme ka arritur pike shqetesuese”, tha Filipi.
Do te ishte mire, qe qeveria jonte te merte kredi nga BSH si edhe te lejonte njerezit, sesa te marrin borxhe me interese te medhaja, gje qe tani po i ben te ndalojne shume infrastruktura. Shqiperia ka aq buxhet monetar neper bankat e saj, por te dine sesi ti rixhirojne ato, dhe ti investojne.

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Rritje të çmimeve ushqimeve në Shqipëri
Kriza botërore ka shfaqur pasojat e saj edhe në ekonominë shqiptare. Ajo që ekspertët dhe statistikat shtetërore kanë treguar është rënia e eksporteve dhe ulja e sasisë së parave që emigrantët dërgojnë në formën e ndihmës për familjarët në atdhe.
Por përveç këtyre aspekteve, ndryshe nga disa vende perëndimore, kriza botërore në Shqipëri ka sjellë rritje të çmimeve, sidomos të sendeve të përdorimit të përditshëm.
Në Tiranë, Anila, me profesion psikologe tregon për BBC-në se si e ndjen ajo në jetën e përditshme krizën ekonomike:
"Kriza është e ndjeshme, e pranishme. Që në momentin e parë si amvisë e kupton rritjen e çmimeve. Në qoftë se deri dikur e kaloja muajin me një vlerë të caktuar lekësh, tani duhet të shtoj diçka më shumë. Por nuk është vetëm kjo, kam një kredi bankare e cila rritet çdo vit dhe kjo është për efekt krize.
Punët e tim shoqi, përderisa ka një biznes privat normalisht janë pakësuar, gjithashtu edhe shpenzimet e tjera të cilat ne ja kemi privuar në një farë mënyre vetes.
Nuk shpenzojmë për veshjet siç kemi shpenzuar, ndoshta dhe pushimet si dhe elementë të tjerë të jetës.
Kriza botërore ka shfaqur pasojat e saj edhe në ekonominë shqiptare. Ajo që ekspertët dhe statistikat shtetërore kanë treguar është rënia e eksporteve dhe ulja e sasisë së parave që emigrantët dërgojnë në formën e ndihmës për familjarët në atdhe.
Por përveç këtyre aspekteve, ndryshe nga disa vende perëndimore, kriza botërore në Shqipëri ka sjellë rritje të çmimeve, sidomos të sendeve të përdorimit të përditshëm.
Në Tiranë, Anila, me profesion psikologe tregon për BBC-në se si e ndjen ajo në jetën e përditshme krizën ekonomike:
"Kriza është e ndjeshme, e pranishme. Që në momentin e parë si amvisë e kupton rritjen e çmimeve. Në qoftë se deri dikur e kaloja muajin me një vlerë të caktuar lekësh, tani duhet të shtoj diçka më shumë. Por nuk është vetëm kjo, kam një kredi bankare e cila rritet çdo vit dhe kjo është për efekt krize.
Punët e tim shoqi, përderisa ka një biznes privat normalisht janë pakësuar, gjithashtu edhe shpenzimet e tjera të cilat ne ja kemi privuar në një farë mënyre vetes.
Nuk shpenzojmë për veshjet siç kemi shpenzuar, ndoshta dhe pushimet si dhe elementë të tjerë të jetës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: A eshte ndjer kriza ekonomike dhe ne Shqiperi?
Mungesa e parave, qeveria u pret fondet SHISH-it, Prokurorisë dhe nëntë ministrive
Ervin KOÇI Qeveria ka vendosur që të mbyllë “rubinetin” e fondeve për pjesën e dytë të vitit 2009 për disa institucione të pavarura kushtetuese si dhe për ministritë kryesore të saj. Vendimi i marrë nga kryeministri Berisha ditët e fundit u bllokon fondet për shpenzime operative jo vetëm ministrive por edhe Shërbimit Informativ Shtetëror, si dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Këto dy të fundit vetëm pak kohë më parë i kishin bërë kërkesë për shtim fondesh qeverisë në buxhetet e tyre, por duket se shtesat që do të jenë simbolike do të miratohen vetëm për projektbuxhetin e vitit 2010. Prerja e fondeve për fazën e dytë të vitit, me justifikimin se të gjitha këto institucione i kanë shpërdoruar paratë gjatë gjysmës së parë, prek më tepër aktivitetin e institucioneve të pavarura kushtetuese, sesa të ministrive. Ky bllokim fondesh është bërë në kuadër të rishikimit të realizimit të buxhetit të vitit 2009, ku është aplikuar një reduktim i tavaneve të shpenzimeve kapitale të brendshme, për disa prej institucioneve buxhetore. Konfirmimin zyrtar e bën Ministria e Financave, e cila rendit në këtë “dietë” 9 ministri, SHISH-in, Prokurorinë e Përgjithshme dhe institucionin e Gjyqësorit, të cilat për këtë vit u duhet të mbahen me thurime. Ministria u bën thirrje këtyre institucioneve, që pavarësisht reduktimit të fondeve, të mos dalin nga linja e prioritetit që kanë vendosur më parë. "Theksojmë se reduktimet e tavaneve të shpenzimeve kapitale nuk duhet të ndikojnë në përmbushjen e projekteve prioritare të investimeve, të përcaktuara si në programin buxhetor afatmesëm 2010-2012 ashtu edhe në kërkesat për fonde shtesë",- sqaron në udhëzimin e saj Ministria e Financave e cila është dhe vet pjesë e 9 ministrive në “dietë”. Mes tyre nuk mungojnë Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Ministria e Arsimit, si edhe Ministria e Shëndetësisë, të cilat mbulojnë sektorët kryesorë të vendit dhe ku është e nevojshme të investohet më tepër. Digasteret që i kanë "shpëtuar" krizës Ministria e Drejtësisë, Mjedisi, Integrimi, Turizmi dhe Ministria e Jashtme.
Dieta
Dieta në qeveri dhe në institucionet e tjera kushtetuese ka nisur në një kohë kur disa prej tyre, konkretisht SHISH-i dhe Prokuroria, i kishin kërkuar qeverisë dhe Financave që të shtonin fondet e tyre për pjesën e dytë të vitit. Por Ministria e Financave është mjaftuar vetëm me shqyrtimin e kërkesave për fonde shtesë nga këto institucione, por shtesën reale ajo e ka programuar vetëm për buxhetin e vitit që vjen. Bëhet fjalë për projektbuxhetin e vitit 2010, i cili po hartohet në bazë të Programit Buxhetor Afatmesëm për vitet 2010-2012. Mes disa kërkesave, të cilat janë për paga dhe investime, ministria ka trajtuar nevojat për fonde shtesë të SHISH-it dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Burime nga Financat qartësojnë se “kërkesat e këtyre institucioneve janë marrë në konsideratë nisur nga fakti se është shoqëruar me motive konkrete, por edhe ndaj synimit të qeverisë për të forcuar luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe terrorizmit”. Konkretisht, SHISH-i kërkon që në buxhetin për vitin 2010 të ketë shtesë, përveç programit të miratuar dy muaj më parë, 220 mijë dollarë, të nevojshme për kryerje investimesh. Ndërsa Prokurorisë së Përgjithshme i duhen plus dhe 1.2 milionë dollarë. Bashkë me to kanë kërkuar fonde shtesë edhe institucione të tjera, ku vlera në total e tyre është rreth 100 milionë dollarë.
Shërbimi Sekret
Nisur nga nevoja për të rritur kapacitet në punë, Shërbimi Informativ Shtetëror ka paraqitur pranë Ministrisë së Financave kërkesën për financimin e një projekti me vlerë rreth 220 mijë dollarë. Nga burime nga Ministria e Financave mësohet se, “projekti i SHISH-it synon në vetvete rinovimin e sistemit të interceptimit (veprimi i kapjes/identifikimi)”. Burimet shtojnë më tej se, Ministria e Financave e ka pranuar kërkesën, ndërsa së shpejti do të miratojë të gjithë buxhetin për institucionin kryesor të sigurisë dhe inteligjencës në vend. Sipas Financave mësohet se, “buxheti për SHISH-in referuar synimeve për vitin 2010, parashikohet të jetë të paktën 13 milionë dollarë. Në këtë buxhet, prioritet mbeten pagat dhe shpërblimet, kurse investimet janë shumë modeste, me rreth 500 mijë dollarë”.
Organi i akuzës
Institucioni i drejtuar nga Ina Rama, ka kërkuar nga qeveria për vitin 2010 rreth 1.2 milionë dollarë, si fonde shtesë për investime të ndryshme. Motivi lidhet me nevojën që ka Prokuroria për të ndërtuar dhe kryer rikonstruksione për të paktën 6 godina, me vlerë totale investimi rreth 1.6 milionë dollarë. Një tjetër motiv që e shtyn organin e akuzës të kërkojë para shtesë lidhet me faktin e strehimit të 25 prokurorëve, të cilët e ushtrojnë profesionin larg vendbanimit të tyre. Ky numër është më i lartë nga sa e kishte paraqitur një vit më parë prokuroria. Sipas burimeve në Ministrinë e Financave, “buxheti për këtë institucion në vitin 2010 parashikohet të jetë rreth 15 milionë dollarë, ku 1.8 milionë do të shkojnë për investime dhe 150 mijë dollarë për blerje autoveturash të reja”.
Kursimet, qeveria kërkon të nxjerrë “dhjam nga pleshti”
Plani i qeverisë për vitin 2009 është krijimi i shtesave në buxhet, duke ndaluar investimet pas datës 3 gusht. Më herët, Kryeministri Sali Berisha, i ka udhëzuar të gjitha institucionet që të kursejnë 10 për qind nga fondi për shpenzimet korrente, kurse më tutje vendosi të mos lejojë zhvillimin e tenderëve pas muajit gusht. Shkak është bërë mungesa e të ardhurave në buxhetin e shtetit, si pasojë e krizës ekonomike por edhe e shpenzimeve marramendëse që qeveria realizoi në pjesën e parë të vitit për investimet në infrastrukturë deri në fushatën elektorale. Por edhe pse kursimet janë propozuar prej kryeministrit Berisha, argumentet e mëpasshme të dhëna nga Ministria e Financave nuk janë pranuar nga vet Kryeministri, i cili pretendon se i ka të mjaftueshme paratë. Nga krahasimi i tabelave, të paktën Ministrisë së Punëve Publike, e cila ka pjesën më të madhe të investimeve, për vitin 2010 do t‘i mungojnë rreth 7 miliardë lekë. Por kursimet e qeverisë në këtë fazë, ku mungesa e likuiditetit është mjaftë e madhe, duket se janë vetëm një mënyrë për të justifikuar shpenzimet e mëdha të bëra deri në fushatën elektorale.
31 Korrik 2009