Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
Kjo nisme, qe mund te behet realitet pas disa kohesh, eshte nje veprim shume i gabuar i qeverise, ne nje kohe qe askush nuk te detyron, te rregjistrosh popullsine mbi keto kritere. Eshte e vertete, qe egzistojne disa rekomandime te KE-se, por ato jane thjesht rekomandime dhe jo detyrime. Ajo qe e ben kete problem me antagonist, eshte fakti, qe qeveria shqiptare, e shpall kete projekt si "nje nisme demokratike", por ajo deshton te jape sqarime, se pse dhe vende me demokraci shume me te zhvilluar se ne, dhe sidomos qe skane probleme kufijsh dhe pretendimesh nga vendet fqinje, asnjehere nuk u rreken, te ndermarin nje nisme te tille.
Nje arsye madhore, qe kjo nisme nuk eshte marre ne kohen e duhur, eshte ajo e gjendjes se veshtire ekonomike te shqiptareve, disa prej te cileve per te pasur benefite ekonomike, nuk do te hezitonin te vetdeklaroheshin si te huaj me kombesi, psh greke.
Une mendoj se:
1. Nisma e ndermare nga qeveria, eshte nje nisme fare e panevojshme, sepse opsionet per etnine dhe fene, nuk jane nje domosdoshmeri.
2. Nisma e ndermare nga qeveria, eshte marre ne momentin e gabuar, qe dhe sikur te behej, duhej te realizohej pas aderimit te Shqiperise ne BE.
3. Ajo do te nxise deklarime te rreme, per vete kushtet ekonomike te individeve, duke fryre ne menyre artificiale numrin e pakicave etnike, qe ne realitet jane me te ultat ne Europe.
4. Do te hapte nje hendek fetar mes shqiptareve, te panevojshem, per shkak te deklarimit taksativ, sepse shqiptaret jo vetem qe nuk jane te lidhur me fete, qe mund te vetedeklarohen, por perkatesia fetare e individeve nuk eshte e qarte, per te mos thene qe trashegimia fetare ne pjesen dermuese eshte inegzistente.
5. Duke pasur parasysh qe shtetet qe na rrethojne, mezi presin rastin te shfrytezojne konjukturat e ndryshme politike, per te zhvatur sovranitet dhe per te dobesuar Shqiperine, shifrat e rreme te dala nga vetedeklarimi, do te shfrytezoheshin nga propaganda dhe strukturat legale dhe ilegale te shteteve fqinje, per ta shpallur Shqiperine shtet multietnik dhe qe i perket besimit musliman, per gjithe jeten, ose te pakten 200 vjetet e ardhshme.
6. Justifikimi i qeverise, se shqiptaret do te dine si te vetedeklarohen, ose qe ne duhet ti besojme ndergjegjes se shqiptareve, eshte mosrealist, i dyshimte, hipokrit dhe tallet me ndjenjat e nje pjese te popullit, qe paresor kane buken ne tryezen e femijve, pa folur per spekulantet dhe shtyses qe jo te gjithe kane prioritet atdheun para familjes.
Rregjistimi i popullsise mbi baza etnike dhe fetare, duhet te shtyhet per nje moment me oportun, ose mundesisht mos te kryhet fare. Shtetet qe kane pretendime ndaj nesh, nuk kane firmosur asnje konvente nderkombetare per pakicat, por jane ata qe kane fuqi me te madhe politike dhe diplomatike, per tja tundur para fytyres Shqiperise gjithe jeten, "vetevrasjen demokratike", qe po ndermer qeveria shqiptare me kete nisme.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
Deklarata e presidentit rumun Trajan Basesku, se Shqipëria duhet të njohë minoretin rumun, është cilësuar nga politikani dhe historiani Pellumb Xhufi si një precedent i rrezikshëm dhe një hap për ta klasifikuar Shqipërine si një vend multietnik.
Tani po tentohet të bëhet Shqipëria multientike duke sajuar minoritete kombëtare që nuk ekzistojnë. Cdo tentativë për të krijuar një entitet të ndryshëm nga ai shqiptar, nuk qëndron”, u shpreh Xhufi.
Profesor Pëllumb Xhufi mendon se kjo kerkese e presidentit rumun eshte e lidhur me projektin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë në bazë të etnisë dhe fesë, një projekt që sipas Xhufit është antikushtetues.
Pretendimi është absurd dhe bëhet në një situatë kur qeveria shqiptare i ka hapur rruge kujtdo që të bëjë sajimin e entiteteve në Shqipëri. Ky është një hap i gabuar dhe jokushtetues”, theksoi Xhufi.
Studiuesi Ferit Duka tha se dokumentat dhe studimet, qe nga periudha e mesjetes kane treguar se komunitetit vlleh i jane njohur te gjitha te drejtat gjuhesore dhe kulturore.Ky komunitet eshte njehsuar me shqiptaret.
“Shumë prej tyre janë homogjenizuar me popullsinë shqiptare e kanë një kontribut të jashtëzakonshëm. Të drejtat e kësaj popullsie u bënë realitet me një dekret te Sulltan Hamitit të Dytë në 1905, kur vllehëve iu dha e drejta e shkollimit në gjuhën arumune apo e drejta e liturgjisë fetare në gjuhën e tyre”, u shpreh Duka.
Por dy perfaqësuesit e ketij komuniteti, Federata e 9-te Shoqatave Vllehe –Kulturore dhe Shoqata arumune e Shqiperise jane pozicionuar pro dhe kunder kesaj kerkese.Kreu i federatës Kristo Goci shprehet se kjo deklaratë e presidentit bie ndesh me kerkesat e ketij komunitetit.
“Faktet tregojnë se në Rumani jetojnë vllehë, janë rreth 200 mijë njerëz që kërkojnë një status etnik për veten e tyre që nuk e kanë marrë ende. Në Rumani kanë gjetur vend të gjithë minoritetet etnike, me përjashtim të vllehëve”, u shpreh Goci.
Por perfaqesuesi i shoqates arumune, Jani Gusho thote se kjo kerkese e presidentit vjen pasi nje deklarate te Komisionit Europian ne vitin 2008 ku kerkohet njohja e te drejtave te ketij minoriteti.
Sipas te dhenave te atlasit gjeografik te Shqiperise rezulton se arumunet jane grupe kulturore dhe gjuhesore qe kane humbur lidhjet me vendin e tyre te prejardhjes dhe qe gezojne administrativisht nenshtetesine shqiptare.
- Arta
- Sun Member
- Posts: 1515
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
- Gender: Female
- Location: USA
Re: Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
Pervec atyre qe ke shkruar qe su heq asnje pike apo presje mbi kete ceshtje kaq sensative te vendit tone, me pelqeu edhe komenti i z. Goci, mbasi theksoi hipokrizine e e presidentit rumun Trajan Basesku per te njohur kete "minoritet" ne Shqiperi, kur nuk ka bere dicka te tille ne vendin e tij! Kjo te kujton Greqine qe nuk njeh minoritetin me te madh qe perben zemren e shtetit te tyre, Arvanitet, por kerkon te njihen si minoritet shqiptaret ortodoks! Mos te harrojme minoretetin serb qe them do na shtohet, edhe nqs nuk ishte atje me perpara!
“Faktet tregojnë se në Rumani jetojnë vllehë, janë rreth 200 mijë njerëz që kërkojnë një status etnik për veten e tyre që nuk e kanë marrë ende. Në Rumani kanë gjetur vend të gjithë minoritetet etnike, me përjashtim të vllehëve”, u shpreh Goci.
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
Rregjistrimi mbi baze te vetedeklarimit te kombesise eshte sa i paarsyeshem, aq edhe i rrezikshem.
dje dhe sot, sot e neser."
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Rregjistrimi i popullsise me baza etnike dhe fetare.
qielli..fatkeqsisht jo.qiellikaltër wrote:Nuk mund te vetedeklarohet kombesia, ajo eshte e lidhur me prejardhjen e prinderve te secilit njeri.
Rregjistrimi mbi baze te vetedeklarimit te kombesise eshte sa i paarsyeshem, aq edhe i rrezikshem.
ka dy rryma te lindura pas revolucionit francez:
1-krijimi i nje kombi me baze kombesin gjakun gjuhen
2-krijimi i nje kombi me baze ideologjin
greqia serbia edhe turqia krijuan kombe me baze ideologjin=fene.
ne krijuam kombe me baze gjuhen edhe trashgimnin atsore
Pikerisht kete na tha Pashko Vaso, fete po krijojn kombe, ndersa ne jemi shqipetare edhe nuk jemi mysliman e ortodoks..sepse myslimanet krijuan turqin edhe ortodokset greqin e serbin...me tragjedin e shqiptarve qe u quajten grek-turq e serb fale fese e jo kombesis.
por kjo nuk u drejtkuptua kurre ne shqiperi as nga zogistet, as nga enveristet edhe as nga nanosalistet te cilet e mbushen shqiperin me kisha e xhamia edhe nuk mundesh ti thuash nje fetari te respektoj kombin para figurave te myslimanizmit a krishterimit se te vrete.
Ndersa inteligjenca shqiptare fle me sy hapur..vetem pak dite me pare u zgjua presidenti edhe i shkoj ne mendje se perendia duhet te flasin shqip...nga ana tjeter blushet-kadaret -bollanot-kserat e pollot mbjellin percarje nderfetare ne shqiperi duke ndihmua planet greke per "greqizimin e krishter" te shqiptarve.....nejse nejse..mire qe na doli gjumi edhe ne kete forum , per kete ceshtje qe eshte shkaktarja numer nje e tragjedis sone kombetare.