"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#1

Post by Phoenix »

Image Nga Amand Vinçani.

Më shumë se 50 vjet më parë, në kohën kur besimi i përgjithshëm për të mirat e inxhinierisë sociale, planifikimit të ekonomisë dhe mosbesimi në tregun e lirë ishin në kulmet e tyre F. von Hayek, një nga ekonomistët dhe filozofët politikë më të rëndësishëm të shekullit '20-të, jepte përkufizimin e intelektualëve si "agjentë profesionalë të dorës së dytë të ideve", të cilët janë krenarë për "moszotërimin e njohurive të veçanta në ndonjë sferë të caktuar" dhe nuk marrin "përgjegjësi direkte për çështjet praktike", duke mos pasur as nevojë të "jenë inteligjentë" për të plotësuar misionin e tyre. Hayek mendonte se ata janë të kënaqur me pozicionin e të qënit "ndërmjetës në shpërndarjen e ideve" të mendimtarëve origjinale tek njerëzit e zakonshëm, te cilët i konsiderojnë jo të barabartë me veten e tyre.

Jo pa qëllim titulli i këtij shkrimi jep idenë e përqasjes dhe synimit për të analizuar sado pak raportet në vendin tonë midis elitave natyrale, intelektualëve dhe shtetit. Pa dyshimin më të vogël, një analizë e plotë e kësaj do të kërkonte refleksione historike në procesin e formimit të shtetit shqiptar, gjë e cila është krejtësisht e pamundur në një shkrim gazetaresk.

Sidoqoftë, formimi i elitave natyrale në Shqipëri ka ndjekur të njëjtën rrugë, si dhe në kombet e tjera të lashta. Individë të veçantë e fituan statusin e hyrjes në elitë në sajë të talentit të tyre, gjë e cila ju dha mundësinë e krijimit të pasurisë, mbledhjes së dijes e kultivimit të guximit e trimërisë. Ata arritën të krijojnë autoritetin natyral dhe gjykimet e opinionet e tyre gëzonin respektin e gjerë në radhët e shoqërisë. Në një mënyrë apo tjetër, në sajë të arritjeve personale, largpamësisë dhe sjelljes së kujdesshme në mbarështimin e konflikteve të ndryshme në shoqëri drejtuesit e elitave natyrale morën përsipër rolin e gjykatësit në vlerësimin e momenteve me deçizive për kombin e ndikuan ndjeshmërisht në marrjen e vendimeve të kohës. Është kjo arsyeja që në fillimet e historisë moderne ne patëm Frashërllinjtë, Konicën, Nolin, Boletinin, Prishtina, Curri, Fishta, Mjeda, Luarasi, Vasa, Qemali e dhjetëra figura të tjera të spikatura që edhe kur nuk ishin në funksione politike apo shtetërore i ndriçuan mendjen kombit tonë e mbeten autoritete të padiskutueshme për kohën, në të cilën jetuan. Pjesë e kësaj elite u bënë edhe shumë figura të tjera që kryesisht vinin nga familjet nobel të Shqipërisë edhe pse për shumë prej tyre historia se ka thënë akoma të plotë fjalën e saj, duke i lënë shteg më shumë interpretimeve ideologjike se sa atyre të fakteve të lidhura me kushtet e kohës. Është e rëndësishme të vihet në dukje se sa herë shteti shqiptar ka marrë një formë të caktuar hapi i parë ka qenë monopolizimi i funksioneve të elitës. Kjo më shumë se asnjëherë tjetër u bë e dukshme me triumfin e komunizmit, ku ky fenomen filloi me eliminimin e elitës e më pas me neutralizimin e inteligjencës deri sa kulmoi në ngritjen në këto funksione të një grupi marangozësh, karrocierësh, saldatoresh e kooperativistesh që përveç injorancës dhe mungesës së arsimimit bazë nuk kishin as dhe ADN-në jo pak e duhur për të mbarështuar punët e shtetit.

Duke qenë se diktatura i hoqi elitës ekzistuese çdo mundësi për lidhje selektuese apo aplikim të ligjeve të trashëgimisë gjenetike e civile, ajo nuk pati mundësinë të përcjellë autoritetin natyral nga një brez në tjetrin. Elita natyrale u zëvendësua gradualisht (me urdhër) me politbyronë, por duke qenë se ajo s'mund as ta konceptonte e jo me ta kryente atë rol, e vetmja strukturë që mund të plotësonte disi boshllëkun ishin intelektualët.

Në periudhën e ndryshimeve drastike të kalimit nga sistemi komunist në atë të demokracisë, intelektualët luajtën një rol vendimtar në radhët e opozitës dhe kryesisht PD-së. Ajo çka u vu re në 20 vjet është fakti se po e njëjta inteligjencë, e cila ishte mjaft entuziaste në fillimin e proceseve demokratike, pavarësisht nga preferencat e mëvonshme partiake, gradualisht humbi besimin dhe filloi të shohë me dyshim, shpesh e irrituar dhe e pakënaqur, funksionimin e institucioneve demokratike në vendin tonë. Rrjedhojë direkte e këtij fenomeni ishin rrjedhjet e shumta e largimet nga vendi te një pjesë të konsiderueshme të intelektualëve apo kalimi në një gjendje apatie të pjesës së mbetur duke i dhënë mundësinë të dalin në sipërfaqe e lulëzojnë individë që dikur nuk ishin të tërhequr aspak nga konceptet e demokracisë por shfrytëzuan terrenin për të ndërtuar "elitën" e parasë dhe shtetin e klaneve. Kjo "elitë" sot, e pasuruar në mënyrë të pandershme e me njëmijë e një poshtërsira, ja detyron "fatin" e saj pushtetit. Prandaj ata, gjithnjë e më shumë, janë të varur nga vazhdimi i favoreve të shtetit ndryshe nga shumica që nuk ka pasuri.

Ndryshe nga elita natyrale, individët e "elitës" së sotme nuk janë drejtues apo pinjollë të familjeve të shquara në historinë e Shqipërisë, por të "pasurit modernë". Sjellja e tyre nuk karakterizohet nga virtyti, dituria apo dinjiteti, por është thjesht reflektim dhe orientim nga oportuniteti që ofronte dje pushteti i Nanos e sot ai i Berishës për këdo që besnikërisht i kanë shërbyer e vazhdojnë t'i shërbejnë mbajtjes në këmbë të tyre. E vetmja gjë pozitive që mbetet t'i gëzohemi është fakti që opinionet e kësaj "elite" nuk mbartin me peshë në opinionin publik dhe nuk gëzojnë simpatinë e masës. Me fjalë të tjera, elita e vërtetë nuk ekziston; ajo është zhdukur dhe do të duhet shumë kohë për të krijuar një të tillë.

I vetmi burim shprese, edhe pse sot ndoshta i venitur, është shtresa e intelektualëve. Por, a ka inteligjenca jonë e sotme fertilitetin e duhur për të prodhuar elitën e vërtetë? E vërteta është se roli i intelektualëve është aq i madh sa edhe nëse pjesa më e madhe e tyre është e korruptuar, politikisht, ekonomikisht apo së bashku dhe masivisht përgjegjës për perversitetet e sotme të pushtetit është e pamundur të arrihet një revolucion i vërtetë pa ndihmën e tyre. Kjo u provua katërçipërisht në vitet '90-të ku shumica e promotorëve kryesorë të ndryshimeve ishin pikërisht individë të lidhur me shumë fije me majën e piramidës së sistemit të kaluar.

Jo për slogan, por vetëm për hir të së vërtetës duhet të pohojmë se intelektualët shqiptarë janë të shumtë dhe virtualisht me kapacitete të admirueshme. Por, ajo ç'ka ne kemi nevojë nga inteligjenca jonë nuk është identifikimi i individëve që mbajnë një apo me shumë diploma e tituj. Koncepti modern i inteligjencës është më i kufizuar dhe përfshin atë grup të shoqërisë që është e aftë të krijojë ideologji dhe formojë kulturë e opinion publik. Të kërkosh transparencën e zgjedhjeve është pikërisht një përpjekje për ta bërë normë të kulturës dhe edukatës kërkesën me themelore të një sistemi demokratik. Edhe në rastin më të keq, nëse kushtetuta vërtetë e ndalon hapjen e kutive të votimit, atëherë është detyra e kësaj inteligjence të kërkojë ndryshimin e saj, sepse në ketë rast interpretimi i vetëm mbetet se ne paskemi një kushtetutë jo demokratike! Të firmosësh peticione kundër protestave apo grevave që synojnë pikërisht këtë transparencë tregon se këta "intelektualë" nuk janë të interesuar për çështjet e përditshme që shqetësojnë qytetarët e zakonshëm.
A nuk duhet të kuptojmë se e vetmja influencë e vërtetë që masat kanë ndaj veprimeve të pushtetit është e kufizuar tek tregimi i pakënaqësisë publike? Një grevë apo proteste është pikërisht shprehje e kësaj forme dhe kundërshtimi "intelektual" është thjesht nxjerrja në pah e shtetit në rolin e punëdhënësit, sponsorit apo donatorit.
Prandaj, ne kemi nevojë më shumë se kurrë për atë lloj inteligjence që angazhohet seriozisht në krijimin, diskutimin dhe shpërndarjen e ideve e simboleve nëpërmjet kontributeve me vlerë në shkencat humane, sociale dhe shkencore; për atë lloj inteligjence që është e orientuar nga vlerat e vërteta dhe jo përkatësia partiake apo interesi tek pushteti. Ky rol nuk mund të luhet nga intelektualët teknokrate që formulojnë politikat e shtetit e që në përgjithësi formojnë të ashtuquajturën inteligjencë teknike. Kjo e fundit ka prirjen për t'i shërbyer shtetit dhe kjo më shumë në Shqipëri ku ndërrimi i pushteteve shoqërohet me ndërrimin deri dhe të pastrueseve të institucioneve. Kjo kategori nuk është e lirë dhe neutrale në zgjedhjen e ideve; ajo përgjithësisht mbështet idetë që ju japin punë e prestigj.


Ky është interesi i pushtetit dhe i atyre që nuk kanë bërë ndërmend t'i zbresin ndonjëherë nga kurrizi këtij populli. Nuk ka as më të voglin dyshim se pushteti, i kujtdo krahu politik qoftë, është gjithnjë i interesuar për ide të margjinalizuara dhe përhapësi më i mirë i tyre është pikërisht ajo pjesë e inteligjencës që në rolin e intelektualit luan realisht si anti-intelektual. Nëse nuk arrijmë të kuptojmë se në mënyrë implicite pushteti është armiku kryesor i lirisë dhe pronësisë asnjëherë nuk do të kuptojmë abc-në e shtet-formimit.

Dy nga kërkesat kryesore ndaj inteligjencës janë kompetenca intelektuale dhe karakteri. E dyta, në kushte konkrete ka epërsi ndaj të parës. Sot nuk është e rrallë të takosh intelektualë që në biseda private pranojnë se nuk besojnë as vetë në ato çka proklamojnë me të madhe në publik. Ironia nuk qëndron në faktin se ata gabojnë, por në "çudinë" se në mënyrë deliberative shkruajnë e flasin për gjëra që i dinë se s'janë të vërteta! Kjo kategori nuk ka mungesë intelekti, por ka mungesë morali.


Jo pak, përfshi këtu edhe pushtetarë të Berishës, e kuptuan se marrëveshja detare dhe marrëveshja për varrezat e ushtarëve të rënë me shtetin fqinj ishin në kundërshtim me interesat e kombit, por fatkeqësisht shumë pak nga ajo inteligjencë, të cilën po kërkojmë të identifikojmë pati kurajën të flasë në publik. Marrëveshja për inventarizimin e bregdetit po për llogari të shtetit grek apo dhënia e lejes për ankorimin e një force të madhe ushtarake të marinës turke mbeten pa transparencën e duhur e përsëri zërat kundërshtues janë një minorancë fare e vogël. Në diplomacinë e huaj shpesh shihet amatorizëm, i cili kalon edhe kufijtë e seriozitetit edhe pse ajo çka diskutohet sot përbën premisa që projektojnë të ardhmen e vetë kombit.

A duhet të "irritohet" inteligjenca jonë kur presidenti rumun në zemrën e kryeqytetit tonë kërkon të drejtat e minoritetit të tij (ç'ka është e pranueshme), por të drejtat e një populli të tërë në Kosovë për të formuar shet nuk i njeh, sepse shkelet e drejta ndërkombëtare! Cila e drejtë shkelet? Ajo e vetëvendosjes që është një nga parimet universale të kohëve moderne? Shteti ka punën e tij, ka diplomacinë e tij që shpesh diktohet edhe nga koniunkturat e momenteve, ndërsa inteligjenca ka "diplomacinë" e saj që i nënshtrohet vetëm mendimeve racionale e kërkesës për të nxjerrë të vërtetën nga faktet dhe të dhënat që janë të disponueshme edhe nëse ato dështojnë të përputhen me pikëpamjet e gjëra në publik apo të individit që i zbulon ato.


Ngërçi politik i sotëm ka mbërthyer në ngërç edhe inteligjencën. E ndarë nëpër kampe partiake individë të saj më shumë përpiqen të bëjnë të dukshme besnikërinë ndaj bosëve të tyre me shpresën e shpërblimit një ditë. Kjo është arsyeja pse fare pak marrin guximin të analizojnë faktin e hidhur, por të vërtetë se në 20 vjet klasa politike shqiptare ka dështuar e vazhdon të dështojë në ngritjen e një shteti të mirëfilltë. Faktori kryesor që ka ndikuar negativisht është mungesa e aftësisë së inteligjencës për të përballuar trysninë e jashtëzakonshme të individëve që kanë monopolizuar proceset politike dhe ideologjike e kthyer shpesh shtetin si në epokën e pacivilizuar të fiseve.

Paaftësia për të penguar shkatërrimin konstant të shtetit është atribut i mungesës së raporteve ekuilibruese elitë-inteligjencë-shtet. Duke qenë se e para nuk ekziston dhe e dyta ka një rol të pandjeshëm në vendimmarrje, roli i shoqërisë civile është pothuajse i papërfillshëm në balancimin e pushteteve që është jetik dhe ndër faktorët kryesorë të suksesit në një rend demokratik. Përderisa shoqëria civile, opinioni i së cilës duhet të formohet nga elita dhe inteligjenca, nuk është e pavarura, ajo nuk mund t'i rezistojë dot manipulimit të shtetit dhe interesave të biznesit. Pushteti i sotëm është i interesuar të mbajë këto raporte me inteligjencën e shoqërinë civile, sepse e di mirë që çlirimi i tyre do të detyronte qeverinë të jetë më e ndershme, më transparente, më përgjegjëse dhe më reaguese ndaj kërkesave të publikut. Rruga e zgjedhur për kooptimin e shoqërisë civile si në rastin e peticion-shkruesve dhe kufizimi i pavarësisë së saj është në fakt ajo çka po e mbyt rolin e inteligjencës shqiptare sot, duke mundësuar patronizimin e qeverisë dhe "rregullimin" e standardeve njerëzore. Kufizimi i rolit të inteligjencës çon drejtpërsëdrejti në kufizimin e rolit të sferës publike, sepse këto koncepte sociologjikisht dhe historikisht janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.


Për sa kohë trinomi i rëndësishëm elitë-inteligjencë-shtet nuk përbën statitikisht vijën e mesme më të besueshme, për sa kohë në binomin inteligjencë-shtet e para mbetet thjesht një funksion i së dytës dhe për sa kohë shoqëria civile mbetet e paorientuar siç duhet ne do të mbetemi çapitës të stërmunduar në rrugën e gjatë që të tjerët e kanë përshkuar shumë kohë më parë. Nevoja për elitë dhe inteligjencë të vërtetë është jetike për ne e ndoshta në këtë sens është e vlefshme të përmendim aksiomën e njohur se mund të ekzistojë "demokraci pa demokratë" për aq kohë sa elita dhe inteligjenca janë të bindura që interesat e tyre shërbehen në mënyrën më të mirë, duke adaptuar institucione demokratike për të menaxhuar konfliktet.


http://www.shekulli.com.al/2010/06/11/e ... i-sot.html
Last edited by Phoenix on Sat Jun 12, 2010 1:57 am, edited 1 time in total.
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Shpërndarja e votave, loja e pandershme PD-PS

#2

Post by Phoenix »


Nga Prof. Dr. Fejzi Kolaneci, shef i Departamentit të Matematikës dhe Shkencave të Natyrës në Universitetin Nju Yorkut në Tiranë

Thenie:

"Njerëzit e pranojnë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të rregullta harmonizohen me shpërndarjen normale. Matematikanët e argumentojnë këtë harmonizim me Teoremën Qëndrore Limite, ndërsa njerezit e tjerë në besimin në Matematikë."
Gabriel Lippman
(Fitues i Cmimit Nobel në Fizikë
dhe ish-President i Akademise së Shkencave të Francës)

"Teorema Qendrore Limite do të mbetet përgjithmonë një simbol i përkryer i aftësisë njerëzore."
Stephen Smale
(Fitues i Cmimit Fields në Matematikë)

Analiza e shefit të Departamentit të Matematikës dhe Shkencave të Natyrës në Universitetin e New York në Tiranë për zgjedhjet parlamentare


Shef i Departamentit të Matematikës dhe Shkencave të Natyrës në Universitetin e New York në Tiranë

HYRJE


Zgjedhjet parlamentare në shtete demokratike bashkëkohore janë proces determinist apo proces i rastit?

Ekzistojnë dy teori konkuruese të zgjedhjeve parlamentare: teoria deterministe dhe teoria stokastike. Në teorinë deterministe të zgjedhjeve parlamentare pranohet se rezultatet zgjedhore varen nga disa faktorë dhe asnjë nga këta faktorë nuk ndikohet nga rastësitë.


Përkundrazi, në teorinë stokastike të zgjedhjeve parlamentare pranohet se rezultatet zgjedhore varen nga ndikimi i faktorëve të rastit, në kuptimin e Teorisë së Probabilitetit. Gjithashtu, vlerësohen matematikisht rezultatet zgjedhore në prani të rastësive.


Disa shkencetarë ose politikanë pranojnë dhe përdorin teorinë deterministe të zgjedhjeve parlamentare demokratike, ndërsa disa të tjerë pranojnë dhe përdorin teorinë stokastike. Ne do të përdorim në studimin e tanishëm teorinë stokastike të zgjedhjeve parlamentare. Sipas kësaj teorie, zgjedhjet parlamentare në shtete demokratike janë eksperiment i rastit.


Kjo do të thotë se
a) këto zgjedhje nuk kanë rezultate të vetme të paracaktuara, por kanë disa rezultate të mundshme;
b) rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk parashikohen gjithmonë me saktësi para kryerjes së tyre;
c) në qoftë se zgjedhjet parlamentare përseriten në kushte të njëjta, rezultatet e tyre mund të ndryshojnë.


Prandaj rezultatet e zgjedhjeve parlamentare janë madhësi e rastit (në kuptimin e Teorisë së Probabilitetit). Këto rezultate varen nga faktorë ekonomikë, politikë, socialë, informativë, psikologjikë, kulturorë, të brendshëm, të jashtëm, etj., shih [5], [4], [11], [26], [10], [22], [35], [32] dhe [17].


Disa nga këta faktorë janë: preferencat individuale të votuesve për partite politike ose për kandidatët (duke përfshirë indiferencën), interesat ekonomike të votuesve, pjesëmarrja në votime, sistemi i votimit që përdoret në zgjedhjet parlamentare, ndarja e territorit shtetëror në zona zgjedhore (ose harta zgjedhore), cilësitë individuale të kandidatëve për deputetë, renditjet e kandidatëve për deputetë në listat partiake, koalicionet ndërmjet partive politike, programet e partive politike në fushatën zgjedhore, rezultatet faktike në luftën kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar, niveli i inflacionit, shpërthime skandalesh të fuqishme politiko - ekonomiko - morale, gabime të rastit gjatë proçesit zgjedhor, manipulime (hile) të rezultateve zgjedhore, sjellja e ndershme apo e korruptuar e komisionerëve zgjedhorë të gjithë niveleve (përfshi edhe Komisionin Qendror Zgjedhor), financimi i partive politike në fushatën zgjedhore, etj.


Gjithashtu votues të ndryshëm janë informuar në rrugë të ndryshme për karakterin, aftësitë, kompetencën, përkushtimin ndaj detyrës të liderëve partiakë ose të kandidatëve për deputetë. Kjo do të thotë se çdo votues zotëron informacion privat për partitë politike ose për kandidatët për deputetë dhe se ky informacion privat i votuesit përmban një zhurmë reale (ose markoviane) , shih [12] .


Në këtë studim do të analizohen matematikisht rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.


Vëmendje e veçantë do të përqëndrohet në Kodin Zgjedhor të këtyre zgjedhjeve parlamentare, në sistemin e votimit proporcional rajonal që u përdor në këto zgjedhje dhe në rezultatet zgjedhore të publikuara nga KQZ në nivel zone administrimi zgjedhor (ZAZ) ose në nivel kombëtar për secilën parti politike (PD, PS, ...).


Në këtë studim analizohen matematikisht përqindjet e votave të grumbulluara nga secila parti politike (PD, PS ...) në nivel qendre votimi, ZAZ dhe në nivel kombëtar.


Meqënëse në secilën qendër votimi kanë votuar qindra persona, çdo ZAZ përmbante dhjetra qendra votimi dhe Republika e Shqiperisë ishte e ndarë në 66 ZAZ, rrjedh se për rezultatet zgjedhore të PD ose PS në nivel ZAZ ose kombëtar është e zbatueshme Teorema Qendrore Limite (TQL), e cila është pohimi themelor i Teorisë së Probabilitetit.

TEOREMA QENDRORE LIMITE


Në qoftë se të gjithë mostrat e rastit (x1 ,x2, ... , xn) me madhesi n > 30 janë përftuar nga madhësia e cfarëdoshme X me pritje matematike μ dhe dispersion të fundëm б2, atëhere shpërndarja e probabiliteteve e mesatares së mostrës


është përafërsisht normale me pritje matematike μ dhe dispersion б2/n. Konvergjenca e mesatares në shpërndarjen normale është uniforme dhe e rendit .


Përafrimi përmirësohet me rritjen e numrit n. TQL është një pohim i jashtëzakonshëm i Teorisë së Probabilitetit sepse ligji i shpërndarjes së probabiliteteve i mesatares të mostrës së rastit nuk varet nga ligji i shpërndarjes së probabiliteteve i madhësisë së rastit X. A. N. Kollomogorov [21], S. Arstein dhe K. Ball [2], O. Kallenberg [18] kanë zhvilluar disa mënyra vërtetimi të TQL.


TQL shpjegon shkakun pse vlerat e vrojtuara të shumë proceseve natyrore ose shoqërore kanë shpërndarje përafërsisht normale. Një zbatim i rëndësishëm i TQL ka të bëjë me Teorinë Probabilitare të Votimit, [5]. Shpërndarja përafërsisht normale e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të rregullta është një pohim themelor i kësaj teorie.


Shkencëtarë të shquar (F. Y. Edgeëorth, Rt. Hon. J. P. Smith, etj) kanë konstatuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Angli gjatë viteve 1884-1897 konvergjonin në shpërndarjen normale, [9].


Statisticieni i shquar amerikan S. A. Rice, pasi kontrolloi shpërndarjen e frekuencës relative të votës politike për Senatin e Amerikës gjatë viteve 1903-1923, konkludoi se kjo shpërndarje përafrohet me kurbën normale, [28].


Matematikanët e mirënjohur anglezë M. G. Kendall dhe A. Stuart kanë provuar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1945 në Angli përafroheshin më mirë me shpërndarjen normale, [19]. Rezultate analoge u përftuan në vitet 1950-1970 në Amerikë, Angli, Francë dhe Gjermani.


TQL ka shërbyer si bazim teorik i disa metodave të kontrollit stokastik. Ne fokusohemi në zbatimin e TQL për të kontrolluar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qeshorit 2009 në Republikën e Shqipërisë.


Ky kontroll do te kryhet në dy nivele: në nivel ZAZ të përberë nga qendra votimi dhe në nivel kombëtar me 66 ZAZ. Rëndësi parësore kanë rezultatet e kontrollit në nivel ZAZ sepse sa më i imët të jetë niveli i mastarizimeve lokale, aq më pranë së vërtetës do të jenë rezultatet e përftuara.


Në qoftë se zgjedhjet parlamentare zhvillohen të rregullta, rezultatet zgjedhore do të harmonizohen me shpërndarjen normale. Në qoftë se zgjedhjet zhvillohen të parregullta (me hile), atëhere shpërndarja e përqindjes së votave të secilës parti politike (PD, PS, ...) mund të divergjojë nga kurba normale ose mund të konvergjojë në kurben normale (domethenë, mund të harmonizohet ose të bjerë në kundërshtim me TQL).


Në qoftë se shpërndarja e përqindjes së votave të PD ose PS bie në kundërshtim me TQL (domethenë, divergjon nga kurba normale), atëhere zgjedhjet janë zhvilluar me parregullsi (me hile).


Divergjenca e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare demokratike nga TQL (domethënë, devijimi i këtyre rezultateve nga kurba normale) ka nevojë për një argumentim matematik.


Në qoftë se, me siguri 95% ose 97% ose 99%, konstatohet se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009, në nivel ZAZ ose në nivel kombëtar, devijojnë nga kurba normale, atëhere TQL na ndihmon të kuptojmë se me siguri 95% ose 97% ose 99% nuk kënaqet kushti i TQL.


Cfarë do të thotë që të mos kënaqet kushti i TQL në nivel ZAZ të përbërë nga qendra votimi ose në nivel kombëtar me 66 ZAZ? Kjo do të thotë se është i vërtetë të paktën një nga tre pohimet e mëposhtme:


a) rezultatet e këtyre zgjedhjeve parlamentare nuk janë madhësi e rastit,
b) rezultatet e këtyre zgjedhjeve parlamentare nuk përfaqësojnë me vërtetësi preferencat politike individuale të një pjese të votuesve aktivë,
c) preferencat individuale politike të një pjese të votuesve janë të varura nga disa persona të tjerë (të cilët mund të jenë politikanë ose pushtetarë ose biznesmenë, etj.)


Tre pohimet e mësipërme interpretohen në mënyra të ndryshme. Ne do të trajtojmë shkurtimisht disa nga këto interpretime, duke u bazuar në historinë botërore të mashtrimit zgjedhor, [31].


Rezultate të zgjedhjeve parlamentare që divergjojnë nga kurba normale mund të gjenerohen nga prania e votuesve vendimtarë, nga trajtimi i pabarabartë (ose i diferencuar) i partive politike ose kandidateve për deputetë, nga blerja e votës, nga vjedhja e votës, nga afera korruptive të komisionerëve zgjedhorë, nga kërcënimi i komisionerëve zgjedhorë ose votuesve, etj.


Prandaj, kontradikta e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në TQL tregon se këto zgjedhje janë të manipuluara. Teorikisht, manipulimi zgjedhor është nxjerrja e rezultateve zgjedhore të pavërteta (të deformuara), duke zmadhuar artificialisht numrin e votave të partisë politike të favorizuar ose duke zvogëluar artificialisht numrin e votave të partisë rivale ose duke i bërë të dyja këto mashtrime (hile).


Manipulimi i rezultateve zgjedhore nga votues vendimtarë është vërtetuar matematikisht nga E. Dal Bó [6]:Me siguri të lartë 99%, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të cilat janë shumë të afërta me një koalicion fitues minimal ose me një supermazhorancë ose me unanimitetin janë të gjitha të manipuluara nga votues vendimtarë.


Ky manipulim interpretohet si korruptim i votuesve nëpërmjet blerjes së votës nga individë me "xhepa te thella" (shumë të pasur) ose si kërcënim.


Manipulimi zgjedhor është i shumëllojshëm, ndërsa thelbi i tij është gjithmonë i njëjtë: korrupsion i demokracisë. Në zgjedhje parlamentare që karakterizohen nga një konkurencë e fortë ndërmjet dy partive politike (për shembull, në zgjedhjet e 28 qershorit 2009) një dozë e vogël e manipulimit zgjedhor mund të jetë e mjaftueshme për ndryshimin rrënjësor të rezultateve zgjedhore, duke e shndërruar partinë fituese në humbëse, ndërsa humbësen në fituese.


Edhe në rastet kur manipulimi zgjedhor nuk është aq i fuqishëm sa të përmbysë rezultatet zgjedhore, ai vlerësohet gjithmonë i rrezikshëm dhe i dënueshëm sepse shkatërron besimin e një pjese të votuesve në rezultatet zgjedhore.


Gjithashtu, manipulimi zgjedhor zvogëlon pjesëmarrjen në votime. Manipulimi zgjedhor ka shkallë kompleksiteti të lartë dhe paraqet vështirësi për tu identifikuar, por edhe për tu përballur me ligjin.


Një interpretim shumë i mirë i manipulimit zgjedhor është bërë nga Supreme Court of USA:Kontradikta e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare demokratike me TQL interpretohet si zhgënjim i preferencës së një numri të madh votuesish ose si mohim i mundësisë së ndershme të ndikimit të këtyre votuesve në proceset politike shtetërore gjatë një mandati parlamentar.


Në Amerikë, kjo kontradiktë vlerësohet si shkelje e parimeve bazë të demokracisë, shih Supreme Court of U.S.A., Davis vs. Bandemer case, 478 U.S.A. 109: 1986.


Pavarësia e preferencave individuale të votuesve për partitë politike formulohet matematikisht: probabiliteti që një votues i cfarëdoshëm të votojë për cilëndo parti politike (ose kandidat për deputet) nuk varet nga preferencat individuale të votuesve të tjerë për këto parti.


Si konkluzion, në qoftë se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare demokratike, në nivel ZAZ ose kombëtar, bien në kundershtim me TQL, atëhere këto zgjedhje janë të manipuluara në nivelin korrespondues.


Për të nxjerrë këtë konkluzion ne u bazuam në Teorinë Probabilitare të Votimit. Në qoftë se do të bazohemi në Teorinë Deterministe të Votimit, atëhere manipulimi i rezultateve zgjedhore mund të vërtetohet me ndihmën e Teoremës Gibbard-Satterthëarte ose Teoremës Duggan-Schëartz [33], [34], [7], [16].


Sipas këtyre teoremave themelore, edhe sistemi i votimit proporcional rajonal që u zbatua në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, ka të paktën njërën nga vetitë e mëposhtme:


1) është diktatorial; domethënë ekziston një person (diktatori) i cili përcakton fituesin;
2) është imponues; domethënë, ndonjë ose disa parti politike ndalohen të fitojnë zgjedhjet, cilado qofshin rrethanat;
3) lejon edhe barazimin e rezultateve zgjedhore të dy ose më tepër partive politike ose koalicioneve;
4) është i manipuluar nga votuesë pesimistë ose optimistë nëpërmjet votimit taktik.
Ritheksojmë se në studimin e tanishëm ne kemi pranuar Teorinë Probabilitare të Votimit.
Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, të zhvilluara gjatë pesë dekadave të fundit në Amerikë, Gjermani, Angli, Francë, Holandë, Itali, Kanada, Suedi, Norvegji, Zvicër etj kanë treguar harmonizim me TQL, shih [5] , [22] , [27] , [ 3], [15].


Për kontrollin e hipotezës statistikore mbi shpërndarjen normale të votave të PD ose PS në nivel ZAZ të përbërë nga qendra votimi ose në nivel kombëtar me 66 ZAZ, do të përdoret Kriteri Kollmogorov-Smirnov-Lilliefors-Van Soest (shkurtimisht Kriteri KSLVS), shih [23], [1]. Zbatimi i Kriterit KSLVS është realizuar me programin kompjuterik Origin Lab, Version 8.


Le të jenë :


α niveli i rëndësisë,
γ niveli i sigurisë (siguria, besushmëria).
Zakonisht përdoret α = 0.05 ose α = 0.01
Në qoftë se niveli i rëndësisë është α = 0.05 = 5%, atëhere siguria do të jetë γ = 0.95= 95%, ndërsa në qoftë se niveli i rëndësisë është α = 0.01 = 1%, siguria do të jetë γ = 0.99 = 99 %.


Formulohen hipotezat bazë Ho dhe hipoteza alternative Ha
Ho : Të dhënat kanë shpërndarje normale.
Ha : Të dhënat nuk kanë shpërndarje normale.
Në studimin tonë, të dhënat janë rezultatet zgjedhore për PD dhe PS në nivel ZAZ të përbërë nga qendra votimi ose në nivel kombëtar me 66 ZAZ.
Me nivelin e rëndësise α të dhënë dhe me madhësinë e mostrës së rastit n të njohur, gjendet ne tabelën e Kriterit KSLVS vlera kritike (ose vlera teorike) e cila tregohet me simbolin Dk .


Në studimin tonë, n tregon numrin e qendrave të votimit që ka secila ZAZ ose numrin e ZAZ të Republikës së Shqipërisë. Proçedohet në këtë mënyrë :


Rishkruhen të dhënat në renditjen rritëse x1, x2, ........, xn . Llogariten vlerat numerike të funksioneve F(x), S(x), dhe F (x) - S (x ) për secilën nga të dhënat x1 , x2 , ......... , xn. Së fundi, llogaritet vlera e vrojtuar (ose vlera empirike) e Kriterit KSLVS me formulën
D = max [F(xi) - S(xi)]
1 ≤ i ≤ n


Ana e djathtë e formulës së mësipërme, e quajtur "distancë e Kollmogorovit", vlerëson shmangien maksimale të shpërndarjes së vrojtuar S ( x ) nga shpërndarja normale F ( x ) .


Rregulli i marrjes së vendimit (i vërtetuar matematikisht nga Kollmogorov, Smirnov, Lilliefros dhe Van Soest) është ky:
Në qoftë se D < Dk , pranohet hipoteza bazë Ho me siguri γ.
Në qoftë se D > Dk , hidhet poshtë hipoteza bazë Ho me siguri γ.
Tani jemi gati për të zbatuar Kriterin KSLVS në studimin tonë.


2. Kontrolli i hipotezës mbi shpërndarjen normale të rezultateve zgjedhore
Fillimisht ky kontroll do të bëhet në secilën ZAZ, si për PD ashtu dhe për PS, me siguri (besueshmëri) 95 %. Rezultatet e kontrollit jepen në tabelën 1.


Për PD (siguria γ = 95% )


Në 43 ZAZ rezultatet zgjedhore të PD harmonizohen me TQL, ndërsa në 23 ZAZ bien në kundërshtim me TQL. Konkretisht këto 23 ZAZ me shpërndarje të përqindjes së votave që divergjojnë nga kurba normale ¬ janë:


ZAZ 2 ( BERAT), ZAZ 3 (BERAT), ZAZ 4 (BERAT), ZAZ 8 ( DURRËS),
ZAZ 15 (ELBASAN), ZAZ 17 (ELBASAN), ZAZ 19 (FIER) , ZAZ 21 (FIER),
ZAZ 22 (FIER), ZAZ 24 (FIER), ZAZ 25 (GJIROKASTËR), ZAZ 36 (KUKËS),
ZAZ 37 (LEZHË), ZAZ 39 (LEZHË), ZAZ 40 (SHKODËR), ZAZ 41 (SHKODËR)
ZAZ 42 (SHKODËR), ZAZ 45 (TIRANË), ZAZ 49 (TIRANË), ZAZ 50 (TIRANË),
ZAZ 51 (TIRANË), ZAZ 56 (TIRANË), ZAZ 62 (VLORË).
Për PS (siguria γ = 95%).


Në 53 ZAZ rezultatet zgjedhore të PS harmonizohen me TQL, ndërsa në 13 ZAZ bien në kundërshtim me TQL. Konkretisht, këto 13 ZAZ në të cilat shpërndarja e përqindjes së votave divergjon nga shpërndarja normale janë:


ZAZ 16 (FIER) , ZAZ 25 (GJIROKASTËR) , ZAZ 30 (KORÇË) , ZAZ 31 (KORÇË),
ZAZ 32 (KORÇË) , ZAZ 35 (KUKËS) , ZAZ 38 (LEZHË), ZAZ 45 (TIRANË),
ZAZ 50 ( TIRANË ), ZAZ 51 (TIRANË), ZAZ 53 (TIRANË), ZAZ 58 (TIRANË),
ZAZ 59 (TIRANË).


Konkurenca ndërmjet PD dhe PS në zgjedhje parlamentare quhet lojë e ndershme në qoftë se diferenca e shpërndarjes së votave të grumbulluara nga këto dy parti politike (në nivel ZAZ ose kombëtar ) ka shpërndarje normale.


Në qoftë se shpërndarja e diferencës së perqindjes së votave ( PD - PS ) nuk ka shpërndarje normale, konkurenca ndërmjet dy partive politike në zgjedhje parlamentare quhet lojë e pandershme.


Ky përkufizim është dhënë në Teorinë e Lojrave nga nobelisti amerikan J.L.Stein. Ne e kemi përshtatur përkufizimin në proçesin e zgjedhjeve parlamentare.


Nga Tabela 1 rezulton se, me siguri 95 % , loja ( PD - PS ) në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009 ka qenë lojë e ndershme në 56 ZAZ, ndërsa lojë e pandershme në 10 ZAZ. Konkretisht, këto 10 ZAZ në të cilat konkurenca zgjedhore ka qenë lojë e pandershme janë:
ZAZ 8 (DURRËS), ZAZ 15 (ELBASAN), ZAZ 19 (FIER),
ZAZ 22 (FIER), ZAZ 25 (GJIROKASTËR), ZAZ 45 (TIRANË) ,
ZAZ 50 (TIRANË), ZAZ 51 (TIRANË), ZAZ 53 (TIRANË),
ZAZ 56 (TIRANË).
Gjithashtu, shkaktarë të lojës së pandershme zgjedhore janë:
PD për:
ZAZ 8 (DURRËS), ZAZ 15 (ELBASAN), ZAZ 19 (FIER), ZAZ 22 (FIER),
ZAZ 51 (TIRANE);
PS për:
ZAZ 53 (TIRANË);
PD dhe PS së bashku për:
ZAZ 25 (GJIROKASTËR), ZAZ 45 (TIRANË), ZAZ 50 (TIRANË) , ZAZ 51 (TIRANË).


Rezultatet e kontrollit të hipotezës mbi shpërndarjen normale të rezultateve zgjedhore për PD dhe PS në shkallë kombëtare me siguri 95% për n = 66 ZAZ jepen në Tabelën 2. Vlera kritike e kriterit KSLVS është e barabartë me 0.10893, vlera e vrojtuar për PD =0,08487, vlera e vrojtuar për PS =0,14505, ndërsa vlera e vrojtuar për diferencen (PD-PS) =0.11945.


Prandaj, me siguri 95%, shpërndarja e përqindjes së votave të PD harmonizohet me TQL (ose konvergjon ne kurbën normale), shpërndarja e përqindjes së votave të PS bie në kundërshtim me TQL (ose divergjon nga kurba normale), ndërsa konkurenca ndërmjet PD dhe PS në n = 66 ZAZ rezulton lojë e pandershme.


Këto rezultate matematike janë prova tronditëse. Me siguri 95 %, përqindjet e votave të PS në nivelin e Republikës së Shqipërisë me 66 ZAZ janë të manipuluara ndërsa konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS rezulton lojë e pandershme.


Në teoremat 6 dhe 7 të studimit tonë të tanishëm do të vertetohet se me siguri 99%, rezultatet zgjedhore të PS në shkallë kombëtare me 66 ZAZ janë të manipuluara dhe me siguri 97%, konkurenca politike ndërmjet PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009 rezulton lojë e pandershme.


Tani do të kryhet kontrolli i hipotezës mbi shpërndarjen normale të votave të grumbulluara nga PD dhe PS në secilën ZAZ ose në shkalle kombëtare me n = 66 ZAZ dhe me siguri 99 % .
Paraprakisht jepet një argument teorik mbi kontrollin e hipotezave statistikore.


Në qoftë se madhësia e rastit X ka shpërndarje normale me siguri 95%, atëhere X do të ketë shpërndarje normale dhe me siguri > 95 %,
Në qoftë se X nuk ka shpërndarje normale me siguri > 95 %, atëhere X nuk do të ketë shpërndarje normale me siguri 95%. Mund të ndodhë që X të ketë shpërndarje normale me siguri > 95 % dhe të mos ketë shpërndarje normale me siguri 95 %.
Rezultatet e kontrollit për shpërndarjen e përqindjes së votave të PD dhe PS, me siguri γ = 99 %, janë si më poshtë.


Për PD (siguria 99 %)
Në 55 ZAZ rezultatet zgjedhore harmonizohen me TQL, ndërsa në 11 ZAZ bien në kundërshtim me TQL. Konkretisht, këto 11 ZAZ në të cilat shpërndarja e përqindjes së votave divergjon nga kurba normale janë:
ZAZ 2 (BERAT), ZAZ 4 (BERAT), ZAZ 8 (DURRËS), ZAZ 17 (ELBASAN),
ZAZ 19 (FIER), ZAZ 21 (FIER), ZAZ 22 (FIER), ZAZ 45 (TIRANË),
ZAZ 50 (TIRANË), ZAZ 51 (TIRANË) , ZAZ 62 (VLORË).

Për secilën ZAZ, vlerat e vrojtuara të Kriterit KSLVS lexohen në Tabelen 1, ndërsa vlerat kritike (ose teorike) të këtij kriteri llogariten duke u bazuar në [1]. Le të japim disa detaje llogaritëse.
ZAZ Vlera kritike Vlera e vrojtuar
2 0.09063 0.09293
4 0.12596 0.13069
8 0.08023 0.09421
17 0.1082 0.11266
19 0.1220 0.1643
21 0.1770 0.18196
22 0.11466 0.13156
45 0.15990 0.16916
50 0.1499 0.17092
51 0.12468 0.18994
62 0.12326 0.13450

Për PS (siguria 99 %)
Në 62 ZAZ rezultatet zgjedhore harmonizohen me TQL, ndërsa në 4 ZAZ bien në kundërshtim me TQL. Konkretisht këto 4 ZAZ në të cilat shpërndarja e përqindjes së votave divergjon nga kurba normale janë:
ZAZ 25 (Gjirokastër), ZAZ 50 (Tiranë), ZAZ 53(Tiranë), ZAZ 59 (Tirane).
Vlera kritike dhe vlera e vrojtuar e kriterit KSLVS në këto ZAZ rezultojnë si më poshtë:
ZAZ Vlera kritike Vlera e vrojtuar
25 0.09391 0.11849
50 0.1499 0.15519
53 0.1634 0.20001
59 0.140167 0.14544

Me siguri 99%, konkurenca PD-PS në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 ka qenë lojë e ndershme në 64 ZAZ, ndërsa lojë e pandershme në 2 ZAZ:


ZAZ 22 (Fier) dhe ZAZ 50 (Tiranë)
ZAZ Vlera kritike Vlera e vrojtuar
22 0.11466 0.13425
50 0.14990 0.15519
Shkaktarë të lojës së paqëndrueshme zgjedhore në këto 2 ZAZ janë:
PD për ZAZ 22,
PD dhe PS së bashku për ZAZ 50.
Rezultatet e kontrollit të hipotezës mbi shpërndarjen normale të perqindjes së votave të PD dhe PS në shkallë kombëtare me n = 66 ZAZ dhe me siguri 99% janë keto:
Për PD
Vlera kritike është 0.12597
Vlera e vrojtuar është 0.08487
Prandaj, me siguri 99%, shpërndarja e përqindjes së votave të PD në shkallë kombëtare me
n = 66 ZAZ harmonizohet me kurbën normale.
Për PS
Vlera kritike është 0.12597
Vlera e vrojtuar është 0.14505
Me siguri 99%, shpërndarja e përqindjes së votave të PS në shkallë kombëtare me n = 6 ZAZ divergjon nga shpërndarja normale.
Tani do të analizohet loja politike e konkurencës ndërmjet PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, me siguri 97% ose 98%.
Vlera kritike e Kriterit KSLVS me n =66 ZAZ dhe me γ = 97% është e barabartë me 0.115725, ndërsa me siguri 98% është 0.120372.
Vlera e vrojtuar e kriterit KSLVS për diferencën e përqindjes së votave në n = 66 ZAZ është 0.11945.

*******************

Prandaj, me siguri 97%, konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS në shkalle kombëtare me n = 66 ZAZ rezulton lojë e pandershme. Gjithashtu, pohimi i mësipërm nuk është i vërtetë me siguri 98%. Në këtë kuptim mund të thuhet se siguria maksimale e lojës zgjedhore të pandershme ndërmjet PD dhe PS është 97%.


Në teoremat që pasojnë jepen disa përfundime të kontrollit të kryer nga ne me kriterin KSLVS, të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009.


Teorema 1


Me siguri 95% rezultatet zgjedhore të PD, të shprehura në përqindje votash, harmonizohen me TQL në 43 zona të administrimit zgjedhor dhe bien në kundërshtim me TQL në 23 zona të administrimir zgjedhor.


Teorema 2


Me siguri 95% rezultatet zgjedhore të PS, të shprehura në përqindje votash, harmonizohen me TQL në 53 zona të administrimit zgjedhor dhe bien në kundërshtim me TQL në 13 zona të administrimit zgjedhor.


Teorema 3


Me siguri 95% janë 4 zona të administrimit zgjedhor në të cilat rezultatet zgjedhore të PD dhe PS (të shprehura në perqindje votash) bien në kundërshtim me TQL.Gjithashtu, me të njëjtën siguri 95%, janë 32 zona të administrimit zgjedhor në të cilat rezultatet zgjedhore të PD ose PS (të shpërndara në përqindje votash) bien në kundërshtim me TQL.


Teorema 4


Me siguri 95% konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS është lojë e ndershme në 56 zona të administrimit zgjedhor dhe lojë e pandershme në 10 zona të administrimit zgjedhor.


Teorema 5


Me siguri 95% shkaktarë të lojës zgjedhore të pandershme ndërmjet PD dhe PS janë:
PD për 5 zona të administrimit zgjedhor,
PS për 1 zonë të administrimit zgjedhor,


PD dhe PS së bashku për 4 zona të administrimit zgjedhor.


Teorema 6


Me siguri 95%, në nivel kombëtar me 66 zona të administrimit zgjedhor, rezultatet zgjedhore të PD harmonizohen me TQL, ndërsa rezultatet zgjedhore të PS (të shprehura në përqindje votash për të dy partitë) bien në kundershtim me TQL. Kjo teoremë është e vërtetë dhe me siguri 99%.


Teorema 7


Me siguri 97%, në nivel kombëtar me 66 zona të administrimit zgjedhor, konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS rezulton lojë e pandershme.


Teoreme 8


Me siguri 99% rezultatet zgjedhore të PD, të shprehura në përqindje votash, harmonizohen me TQL në 55 zona të administrimit zgjedhor dhe bien në kundershtim me TQL në 11 zona të administrimit zgjedhor.


Teoreme 9


Me siguri 99% rezultatet zgjedhore të PS, të shprehura në përqindje votash, harmonizohen me TQL në 62 zona të administrimit zgjedhor dhe bien në kundërshtim me TQL në 4 zona të administrimit zgjedhor.


Teoreme 10


Me siguri 99% është vetëm 1 zonë e administrimit zgjedhor në të cilën rezultatet zgjedhore të PD dhe PS (të shprehura në përqindje votash) bien në kundërshtim me TQL. Gjithashtu, me të njëjtën siguri 99%, janë 14 zona të administrimit zgjedhor në të cilat rezultatet zgjedhore të PD ose PS (të shprehura në përqindje votash) bien në kundershtim me TQL.


Teorema 11


Me siguri 99% konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS është lojë e ndershme në 64 zona të administrimit zgjedhor dhe lojë e pandershme në 2 zona të administrimit zgjedhor. Shkaktarë të kësaj loje të pandershme janë:
PD per 1 zonë të administrimit zgjedhor,
PD dhe PS së bashku për 1 zonë të administrimit zgjedhor.


Verejtje 1


Teorema 7 nuk rezulton e vërtetë me siguri 98%. Në këte kuptim, siguria maksimale e lojës zgjedhore të pandershme ndërmjet PD dhe PS është e barabartë me 97%. Me fjalë të tjera, gabimi i mundshëm në këtë kontroll statistikor është 3%.


Verejtje 2


Katër zona të administrimit zgjedhor të Teoremës 3 përfshihen në dhjetë zonat e administrimit zgjedhor te Teoremës 4. Me fjalë të tjera, në ato zona të administrimit zgjedhor ku rezultatet zgjedhore të PD dhe PS bien në kundërshtim me TQL (me siguri 95%), rezulton se konkurenca zgjedhore ndermjet PD dhe PS është lojë e pandershme.


Verejtje 3


Me siguri 99%, vetëm në zonën administrative zgjedhore me numër 50 rezultatet zgjedhore të PD dhe PS kundërshtojnë TQL. Nga kontrolli statistikor i kryer ka rezultuar se me siguri 99% konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS është gjithashtu lojë e pandershme në këtë zonë administrative zgjedhore.


4. Diskutim


Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare demokratike të 28 qershorit 2009 quhen optimale (efektive) në kuptimin Pareto, në nivel ZAZ ose kombëtar, në qoftë se nuk ekziston ndonjë rezultat zgjedhor i mundshëm, në të cilin përqindjet e votave të partive politike të rriten kolektivisht ose manipulimet e rezultateve zgjedhore të zvogëlohen njëkohësisht.


Me fjalë të tjera, cdo shmangie (largim) nga optimumi Pareto mund te jetë e favorshme për ndonjë (ose disa) parti politike dhe e pafavorshme për ndonje (ose disa) parti të tjera politike.
Matematikanë të shquar (G. Debreu, S. Smale, K J Arroë, N. N. Vorobjev, etj) kanë vërtetuar disa teorema të rëndësishme për ekzistencën e optimumeve Pareto në Teorinë e Lojrave, shih [8] , [14] dhe [25] .


Në qoftë se në procesin zgjedhor janë bërë hile mjaftueshmërisht të rënda, atëhere shuhen shpresat që rezultatet zgjedhore të jenë optimale (efektive) në kuptimin Pareto, sepse një pjesë e politikanëve kanë përfituar padrejtësisht në kurriz të pjesës tjetër. E thënë shkurt, hiletë rrëshqasin rezultatin zgjedhor nga optimumi Pareto.


Në prani të hileve (manipulimeve) mjaftueshmërisht të rënda, rezultati zgjedhor faktik nuk mund të jetë kurrsesi ekuilibër Bayes-Nash i lojës politike të zgjedhjeve parlamentare demokratike, sepse optimaliteti sipas Paretos është një ndër pesë kushtet që kënaqen në përkufizimin e ekuilibrit Bayes-Nash, shih [27].


Prandaj nga teoremat 1, 2, 3, 4 dhe 6 do të rezultojë e vertetë:


Teorema 12


Me siguri 99%, rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 në Republikën e Shqipërisë nuk janë optimum Pareto (as dhe ekuiliber Bayes-Nash) në 32 ZAZ të përbëra nga qendra votimi dhe në nivel kombetar me 66 ZAZ.


Verejtje 4


Rezultatet zgjedhore divergjente nga optimumi Pareto ose nga ekuilibri Bayes-Nash të lojës politike të zgjedhjeve parlamentare në shtete demokratike bashkëkohore do të induktojnë (gjenerojnë) situatë politike të paqëndrueshme ose kriza politiko-ekonomike.
Duke u bazuar në rezultatet e studimit tonë, formulohen hipotezat e mëposhtme për Republikën e Shqipërisë:


Hipoteza 1 (H1)


Në qoftë se shpërndarja e përqindjeve të votave të PD ose PS divergjon nga kurba normale, atëhere zgjedhjet parlamentare do të gjenerojnë zvogëlim të efektivitetit (ose rendimentit) të disa proceseve kryesore ekonomike dhe politike.


Hipoteza 2 (H 2)


Ekziston korrelacioni pozitiv ndërmjet numrit të deputeteve të Kuvendit të Shqiperisë të dyshuar për afera korruptive dhe numrit të zonave të administrimit zgjedhor, në të cilat rezultatet zgjedhore për PD ose PS bien në kundërshtim me Teoremen Qendrore Limite.


Hipoteza 3 (H 3)


Ekziston korrelacioni pozitiv ndërmjet indeksit të perceptimit të korrupsionit dhe numrit të zonave të administrimit zgjedhor, në të cilat shpërndarja e përqindjes së votave të PD ose PS divergjon nga kurba normale.


Për të krahasuar rregullsinë e zgjedhjeve parlamemtare të viteve 2009, 2005, 2001 dhe 1997 në Republikën e Shqipërisë, nga këndvështrimi i Teorisë Moderne te Probabilitetit, do të mbështetemi në pohimet e mëposhtme, shih [20].


Pohimi 1


Me siguri 95%, përqindjet e votave të kandidatëve për deputetë të PD në nivel kombëtar me zona zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të viteve 2005 dhe 2001 kanë shpërndarje normale, ndërsa në zgjedhjet e vitit 1997 nuk kanë shpërndarje normale.


Pohimi 2


Me siguri 95%, përqindjet e votave të kandidatëve për deputetë të PS në nivel kombëtar me zona zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 kanë shpërndarje normale, ndërsa në zgjedhjet e viteve 2001 dhe 1997 nuk kanë shpërndarje normale.


Pohimi 3


Me siguri 95%, konkurenca zgjedhore ndërmjet kandidatëve për deputetë të PD me kandidatët për deputetë të PS në nivel kombëtar me zona zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ka qenë lojë e ndershme.


Nga Teorema 6, Pohimi 1 dhe Pohimi 2 deduktohet me siguri 95% se, në nivel kombëtar në zgjedhjet e vitit 2009 rezultatet zgjedhore të PD harmonizohen me TQL, ndërsa PS ka bërë hap prapa krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, sepse rezultatet zgjedhore të PS në vitin 2009 nuk harmonizohen me TQL .


Nga Teorema 7 dhe Pohimi 3 deduktohet me siguri 95% se konkurenca zgjedhore ndërmjet PD dhe PS, në nivel kombetar, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 ka qenë lojë e ndershme, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 lojë e pandershme (madje, me siguri 97%).


http://www.shekulli.com.al/2010/02/11/2 ... ateve.html
http://www.shekulli.com.al/2010/02/12/s ... pd-ps.html
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Kapiten Leshi, ose modelimi i shqiptarit të pranueshëm

#3

Post by Phoenix »

Image Pamja nga Mehdi Belortaja.

Arbën Xhaferri.

[quoteem]Rrallë kujt i kujtohet ky personazh i kinematografisë jugosllave, rrallë kush, nga ata që kanë kujtesë të mirë, nuk do të më qortojnë pse e nxjerr atë nga zona e harresës, nga plehu i kotësirave të propagandës asimiluese jugosllave. Kapiten Leshi ishte dhe mbetet metaforë, figurë, pjesë e një projekti të dështuar jugosllav, si shumë të tjerë para dhe pas tij që synonin ta modifikojnë identitetin shqiptar, ose, sipas standardeve të tyre, të papëlqyeshmen ta shndërronin në të pëlqyeshme. Them pjesë e një projekti ngaqë ai njëmend ishte gjithëpërfshirës: në njërin skaj zhvillohej ideja e akulturimit, e ndryshimit të identitetit, duke krijuar një komb të ri, me gjuhë që dallon nga ajo e shqiptarëve të Shqipërisë, me alfabet cirilik, ndërkaq në skajin tjetër parashikoheshin modalitetet për shfarosje fizike.
Pra, jugosllavët, kryesisht serbët assesi nuk gjenin mënyrë që t'i bëjnë për vete shqiptarët, t'i jugosllavizojnë, prandaj nëse do dështonin këto tentativa, i aktivizonin planet vijuese, dëbimin e tyre, si të ishin kolonë e pestë, një armik i pakorrigjueshëm. Përdorën dhunë aq sa kishin kapacitete, i nacionalizuan pronat, i dëbuan nga vendlindjet e tyre, i kolonizuan territoret shqiptare me serbë të kreshtave të Hercegovinës dhe të Malit të Zi, pastaj ua ndaluan gjuhën, shkollimin, prodhimin e vlerave, bënë ç'deshën, por, si gjithnjë në fund dështuan. Mbase, ndonjë i mençur nga radhët e tyre ka sugjeruar një ide më qytetëruese, në përputhje me parimet e ideologjisë komuniste të barazisë për sy e faqe, krijimin e personazhit, modelit "pozitiv" të shqiptarit të jugosllavizuar, të dorëzuar, si ai i kapitenit të pashëm, luajal dhe trim, i cili i ndjek, i ndëshkon, i likuidon ballistët dhe nacionalistët shqiptarë që penguakan integrimin e tyre në sistemin e ri. Ditën i vriste shqiptarët e padëgjueshëm, natën e pushonte trupin në krevatin e ndonjë lëneshe.
Sa më shumë që dështonin projektet serbe për përvetësim të shqiptarëve, aq më shumë akumulohej dhe manifestohej urrejtja e tyre ndaj shqiptarëve. Gjithë kjo armiqësi edhe përkundër dështimeve të vazhdueshme nuk ka të ndalë. Serbët, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, vazhdojnë me kuisjen e tyre neveritëse politike, me lamentin e vjetër: Kosova, vendi i shenjtë pa të cilin ata s' mund të ekzistuakan!
Lehtësia me të cilën ata i ndërrojnë pozicionet, nga ai i llogaridhënësit në atë të llogarikërkuesit është një cinizëm i pa shembull. Të gjithë përfaqësuesit e tyre, pa marrë parasysh ngjyrimet politike, kërkojnë të njëjtën, Kosovën, ose pozitën e hegjemonit në rajon, ose, si thonë sot, të liderit. Në këtë mënyrë, me këtë harresë patologjike ata, mjeshtërisht i ikin llogaridhënies. Presidenti tyre Tadiq, me një sjellje të pabesueshme prej shenjtori, sfilon nëpër skenat ndërkombëtare politike dhe me një ligjërim të banalizuar hyjnor porosit : "Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës" në vend që të thotë se "Serbia më kurrë nuk do t'i bjerë në qafë Kosovës dhe shqiptarëve." Këtë nga ai e pret e gjithë bota e qytetëruar, mirëpo ai, si kavje eksperimentale, i trajnuar për imunitet ndaj moralit, këtë fjali s'e nxjerr dot nga goja. Madje ai sillet si profet që di se si serbët do të sillen deri në Ditën e Gjykimit.
Figura e këtij personazhi filmor shënonte një projekt politik që, përmes modelit të heroit "pozitiv" të shqiptarit e bënte të natyrshëm asimilimin e tij. Megjithatë, ky personazh, ky model i shqiptarit "pozitiv" që i kundërvihet shqiptarit "negativ", gjithnjë vlerësuar sipas kritereve dhe interesave serbe nuk lë asnjë efekt te shqiptarët.
Kjo formë e përtharjes kulturore që duhet të përfundojë me asimilim të një populli të sunduar është përdorur dhe përdoret gjithkund dhe në çdo kohë, kështu që kemi Kapiten Leshin Çeçen, atë Kurd, Tamil, Tibetian, Ujgur etj. Personazhe të këtilla hasen në çdo kinematografi, në Holivud, Bolivud , në produksionin bashkëkohor filmor turk etj.
Për ta rritur besueshmërinë e këtij projekti, në planin më të gjerë krijohet nostalgjia e re për të vjetrën, për të kaluarën, për Perandorinë Osmane, për Jugosllavinë, për Bashkimin Sovjetik etj. Ata që nuk i njohin këto kohëra, gullagët, internimet, Goli Otokët, Qelekullat, masakrat, haraçet në gjak, nizamët që s'arrinin dot të ktheheshin në vendlindjet e tyre, shumë lehtë bëhen pre i këtyre manipulimeve të projektuare në mënyrë perfide dhe efikase. Këto rrëfime nostalgjike bëhen pjesë e metodologjisë për ndryshim të identitetit që e irriton hegjemonin.
Çdo gjeneratë e politikëve sundues zbulon dhe imponon figurën që e bartë me vete porosinë e re. Kur Kapiten Leshi u bë monoton, ekspertët për disenj mental projektuan idenë e re, atë të "shqiptarit të ndershëm". "Shqiptari pozitiv" ishte shpikje e shërbimeve informative jugosllave( serbe) të periudhës së Rankoviqit, shefit të policisë dhe të shërbimeve të sigurisë së vendit i cili do të largohet nga posti në Plenumin IV të Brioneve (1966).
"Shqiptari i ndershëm"ishte shpikje e ideologëve të nacionalizmit serbë të cilët dolën në skenë pas vdekjes së Titos. Shqiptari i ndershëm nuk bën atë që e bën shqiptari i keq, nacionalisti, i shkolluari që i refuzon idetë serbe për riformatizim të Jugosllavisë, sipas Memorandumim e ASSHA-së, ai që kërkon barazi, që ushtron presion kundër serbëve, që dyshon në të vërtetat serbe, ai që e do më shumë Shqipërinë sesa Jugosllavinë, etj.
Sa më shumë që rritej zullumi serb aq më shpejt zvogëlohej numri i "shqiptarëve të ndershëm". Në fund mbetën aq sa ka gishta në duart e njeriut.

Kur dështoi edhe ky projekt, kur Serbia mbeti pa shqiptarë të ndershëm, pa ata matufë dhe pijanecë që pinin birra si hamajtë para dyqaneve të fshatrave rreth Prishtinës, si bie fjala Sejdo Bajramoviqi, anëtari i fundit i Kosovës në kryesinë jugosllave, ajo me nxitim e përuroi modelin e ri, natyrisht sipas standardeve serbe: "shqiptarin e neveritshëm". Ky model i ri i perceptimit të shqiptarit duhet të kishte karakteristika neveritëse, të sajuara, si edhe në rastet tjera nga vetë serbët: fundamentalistë, mafiozë, vrasës, kontrabandues, tregtarë të drogës dhe të qenieve të gjalla etj.
Sot, politikët serbë, ata që nuk i bren ndërgjegjja, ata që nuk kanë ndjeshmëri morale dhe vizione politike, siç janë presidenti i shtetit, Tadiq, një malazias i serbizuar dhe ai ministri i punëve të jashtme, Vuk Jeremiq, i cili, në paraqitjet e tija në opinion ofron çdokujt atë që ai parapëlqen: kur takon liderë myslimanë patjetër e potencon faktin se nënën, një komuniste e regjur, e paska myslimane, ose kurrë merr pjesë në konferenca Latino-Amerikane flet me një gjuhë të kuptueshme për Hugo Çavezin, sot këta të dy ndërtojnë politikë e tyre të jashtme mbi konceptin e "shqiptarit neveritës".

Këta të dy, si dhe një grup përkrahësish që kanë mbamendje të rrjedhurish, që nuk hetojnë mbi supet e tyre peshën e krimeve të paraardhësve të tyre kriminelë, vazhdojnë t'i baltosin shqiptarët duke harruar faktin se ata vetë i takojnë një populli me dosje të rëndë krimesh sistematike, abuzimesh politike, shkeljesh të normave morale, standardeve demokratike, konventave ndërkombëtare, formimesh të strukturave ilegale pushtetmbajtëse që i suspendojnë vazhdimisht strukturat legale. Duke marrë parasysh këtë armiqësi patologjike sistematike antishqiptare të kreut serb, këtë amnezion të shtirur, detyrimisht shfaqet nevoja që opinioni të njoftohet me percepcionet shqiptare, me versionin objektiv të veprimeve serbe, të cilët sesi nuk arrijnë të formojnë shtet mbi parimet e ligjit. Dëshmi për një pohim të këtillë janë të njohur: likuidimi i udhëheqësve (i dinastisë proaustrikake të Obrenoviqëve, të ish presidentit të shtetit, Ivan Stamboliqit, të kryeministrit Gjingjiq, të ministrit të mbrojtjes, Bullatoviq, të udhëheqësve të lartë të policisë, të gazetarëve), formimi i strukturave ilegale të pushtetit, "Crna Ruka"("Dora e Zezë" që e likuidoi dinastinë e obrenoviqëve për ta sjellë në fron karagjorgjeviqët pansllavë), kipci saj "Bela Ruka"("Dora e Bardhë", krijuar nga vetë mbreti, Aleksandër Karagjorgjeviqi që më vonë do ta likuidojë alternativën e saj të zezë), krijimi i formacioneve siushtarake prej kriminelëve të regjur që nuk respektonin asnjë normë, hartimi dhe zbatimi i projekteve për shfarosje të shqiptarëve...
Pra, përfaqësuesit e një populli me një listë impozante të njerëzve të vrarë ilegalisht gjejnë hapësirë për t'i akuzuar shqiptarët si të paaftë për formim të shtetit. Shqiptarët mbase kanë mangësi në këtë fushë të ndërtimit të shtetit, por ata nuk krijojnë alternacione ilegale shtetërore, që nga hija i dirigjojnë të gjitha proceset në shoqëri. Në të gjitha krizat historike serbët krijonin struktura ilegale që i suspendonin ato legale, vetëm e vetëm që përmes formacioneve ilegale siushtarake, t'i realizojnë ambiciet e tyre hegjemoniste. Në luftërat e fundit ata në çdo fushëbetejë nxorën njësite kriminale siushtarake që vritnin civilë, ushtarakë, gazetarë, oponentë politikë, plaçkitnin, dhunonin, bënin çdo gjë që u shkonte në interes personal ose grupor.

Sot, presidenti serb, Tadiq sillet vërdallë, duke përhapur idenë e pafajësisë serbe dhe duke potencuar vazhdimisht konstatimin se të gjithë qenkemi njësoj. Në çdo takim, ai me një brerore të rreme mbi kokë sillet si ashik i paqes, si lider i Ballkanit. Thonë se qenka i ftuar edhe në Shqipëri që nga aspekti diplomatik do të ishte një fitore e madhe e kauzës serbe. Në vend që të trajtohet si vazhdues i një politike luftënxitëse, ai do ta shfrytëzojë rastin që lehtë-lehtë t'i anulojë kërkesat eventuale të shqiptarëve për dëmshpërblim dhe duke u sjell si paqedashës do të përmbyll një fazë historike në dobi të serbëve. Ky ligjërim imoral i tij është fyerje për të gjitha viktimat shqiptare që u bënë pre e oreksit serb për territore.
Pas periudhës së parë të modelimit "të shqiptarit pozitiv", pas dështimit të kapitenleshëve, në skenë doli modeli i "shqiptarit të ndershëm", si bie fjala ai i Sinan Hasanit. A thua pas figurës së "shqiptarit neveritës" çfarë modeli do të krijojnë? Sipas gjitha gjasave mbetet ai i shqiptarit që do të bëjë vazhdimisht kompromise që të tjerët as në ëndërr nuk i bëjnë. Të gjithë faktorët që kanë pasion modelimin e identitetit të shqiptarit, pas përfundimit të gjitha negociatave, faktikisht të bojkotuara nga serbët, gjithnjë e më hapur sugjerojnë të vazhdojnë bisedat me serbët, kjo do të thotë se do të kërkohen kompromise të reja. Por, problemi nuk qëndron te ideja e kompromisit, për te qëllimi perfid i politikës "së moderuar" serbe për ta shndërruar Kosovën në shtet që nuk mund të funksionojë. Ata vazhdojnë të sillen si armiq, nuk e fshehin atë, madje edhe tallen me shpikjen e tyre, opstrukcionin e vazhdueshëm. Në këtë mënyrë faji për dështim nuk do të kërkohet në përcaktimin strategjik të serbëve për opstrukcion, pengim masiv të funksionimit të të gjitha segmenteve të shoqërisë, por "te paaftësia" e sajuar e shqiptarëve për ndërtim dhe funksionim të shtetit. Sot në Kosovë edhe minoritetet marrin guxim që fare kot t'ua ndalojnë shqiptarëve vlerat historike, si bie fjala problematizimi i ëmblës së komunës së Prizrenit. Por, problemi i ri me të cilin do të ballafaqohen të gjithë ata faktorë që e rrënojnë shtetin e Kosovës do të hapet kur ata, për këto ide nuk do të gjejnë më në mesin e shqiptarëve homo compromisusin.[/quoteem]


http://www.shekulli.com.al/2010/06/12/k ... eshem.html
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#4

Post by Arta »

Nga Intelektuali Dështak tek Post-Berishizmi


Nga Bledar H. Prifti
Kur shkruajta “Sfida e Radhës për Intelektualin Dështak”, unë nuk e prisja që të kishte një reagim aq të fuqishëm të karakterit personal përkundrejt meje. Jo për gjë, por këtij populli i kanë ndodhur aq shumë gjëma dhe tragjedira sa shumë pak nga këta intelektualë e kanë ngritur zërin me forcë kundër fajtorëve dhe shkaktarëve të tyre.

Gjithashtu, kur e bëra atë shkrim, unë vendosa që të përdorja fjalë të vrazhda jo sepse i konsideroja konvencionale në një debat publik por sepse shpresoja që përmes tyre të bëja të mundur tërheqjen e vëmëndjes dhe një diskutim të argumentave, diskutim të cilin unë e konsiderojë shumë të rëndësishëm për situatën politike në të cilën ndodhet shoqëria Shqiptare.

Për më shumë, përmes atij shkrimi unë nuk i sulmojë intelektualët dështak për faktin se ata nuk mendojnë si unë. Kjo është absurde dhe e pavërtetë pasi me shumë nga ata unë ndaj shumë mendime dhë ide të njëjta. Unë i sulmojë për faktin se ata nuk përmbushin detyrimet e tyre moralo-shoqërore që ata kanë përkundrejt shoqërisë apo grupimeve shoqërore që i përkasin. Këtë gjë e vërtetoi padashje replikuesi i shkrimit tim kur ai i bënë një analizë figurës së “intelektualit” dhe detyrimeve dhe përgjegjësive që ai/ajo ka në shoqëri.

Si fillim, argumentat që paraqiste shkrimi përfshin: (1) pretendimin absurd se arsyeja e protestave opozitare dhe popullore është që opozita socialiste të marri pushtetin, (2) faktin se për muaj me radhë, këta intelektualë dështuan të lexonin “e zezë mbi të bardhë” që nuk egziston asnjë nen i Kushtetutës apo vendim gjykate që të ndalonte transparencën e plotë, dhe (3) dështimin e këtyre intelektualëve për të mbajtur përgjegjës kryeministrin Berisha për gënjeshtrën e parë dhe të radhës se gjoja Kodi Zgjedhor ndalon numërimin e fletëve të votimit në rast se diçka e tillë do të nevojitej.

Në rastin e argumentit të parë, reagimi i replikuesit është paradoksal dhe në kundërshtim me pretendimin e tij përsa i përket rolit të intelektualit. Mbi të gjitha, reagimi ulet në nivelin individual duke analizuar përfitimet dhe humbjet e Berishës, Ramës, dhe Metës dhe jo përfitimet dhe humbjet e shoqërisë Shqiptare. Replikuesi deklaron se detyra e intelektualit është “me mbajtë gjithnjë parasysh të mirën e përbashkët të grupit të cilit i përket dhe me ofrue zgjidhje profesionale.” Por replikuesi nuk specifikon se si ndahen intelektualët nëpër grupe respektive apo se kujt grupi i përket dhe i shërben ai. Për më shumë, replikuesi fokusohet tek e drejta e Edi Ramës për të hapur kutitë e votimit por, si intelektualë, ai nuk përmënd të drejtën që ka shoqëria dhe gjithsecili nga ne për një gjë të tillë.

Paradoksi apo absurdi qëndron edhe tek pretendimi i replikuesit se “të gjithë palët e dinë se hapja e kutive çon në prishjen e ekuilibreve ekzistuese. Kjo është e papranueshme për disa si Sali Berisha e Ilir Meta por jetike për të tjerët si Edi Rama.” Në mënyrë të çuditshme, si intelektualë, replikuesi dështon të tregojë nëse hapja e kutive është e pranueshme për shoqërinë dhe nëse kjo është e drejtë e saj e patjetërsueshme.

Gjithashtu, të pretendosh se sot në politikën Shqiptare egziston një ekuilibër do të thotë të mos kesh haberin rreth çfarë po ndodh aktualisht në Shqipëri. Cilët janë këto ekuilibra të vendosura pasi politika Shqiptare po bënë njëmbëdhjetë muaj në krizë dhe nuk ka shënjë ekuilibri apo stabiliteti? Është absurde të klasifikosh pazarin Berisha-Meta si ekuilibër të sistemit. Nëse ekuilibrat do të vendoseshin përmes pazareve të tilla, atherë shteti dhe politika do të bëheshin si pazari i Roskovecit qëmoti apo si Ruzhdija sot.

Për më shumë, arroganca e replikuesit tejkalon çdo lloj kufiri llogjik dhe moralo-shoqëror kur ai deklaron se “Më duket se çdo gjykim tjetër që e sheh këtë përplasje [Berisha-Rama] si të motivuar nga deshira me nxjerrë në dritë të vërtetën për hir të së vërtetës apo me mbrojtë kushtetutën e ligjin është i papjekur dhe naiv.” Është fatkeqësi intelektuale dhe shoqërore të mos besosh në të drejtën për të kërkuar të vërtetën dhe të drejtën. Në këtë dynja unë nuk kam parë dhe dëgjuar ndonjë intelektualë, sidomos të pavarur, që të quajë të papjekur dhe naiv cilindo (individ apo grup shoqëror politik ose apolitik) që kërkon një të drejtë legjitime dhe të pakontestueshme siç është e drejta për të votuar i lirë dhe për të parë destinacionin final të votës. Është naivitet dhe papjekuri intelektuale t’i mohosh një personi apo grupimi shoqëror të drejtën për të kërkuar të drejtën dhe të vërtetën. Një intelektual kurrsesi nuk mund ta bëjë apo mbështesë një mendim të tillë absurd.

Intelektuali është personi që i shërben shoqërisë apo një grupimi shoqëror dhe jo personi që i mohon kësaj shoqërie të drejtat më elementare. Kjo tregon se mendimet e replikuesit kundërshtojnë njëra-tjetrën në mënyrën më flagrante. Analiza që i bëhet intelektualit, dhe detyrimet e tij shoqërore që ai mbartë, kontradiktohen nga vet thëniet e replikuesit.

Më absurdja vijon. Replikuesi deklaron skenarin e tij se si do të vinte Rama në pushtet. Ai thekson se Edi Rama nuk do të vinte në pushtet menjëherë por do të duhej një kalvar i gjatë. Sipas replikuesit, në rast se hapen kutitë dhe “vjedhja del ashiqare” apo “shumica qeverisëse humbet legjitimitetin”, do të kishte shumë mundësi që vendi t’i drejtohej zgjedhjeve të parakohshme.

Ka diçka thelbësore që nuk shkon tek mënyra se si replikuesi tenton ta banalizojë këtë çështje. Fokusimi i replikuesit tek një analizë e nivelit personal bënë që ai të harroj se pushteti nuk është personal (Berishës, Ramës, Metës) por është pasqyrë e mbështetjes popullore të marrë përmes një procesi zgjedhor. Kjo çështje nuk mund të banalizohet duke e konsideruar thjesht si një ardhje të Ramës në pushtet apo ikje të Berishës prej tij. Këtu bëhet fjalë për vullnetin e popullit të shprehur përmes votës së lirë.

Nëse Berisha ka ardhur në pushtet me vota të vjedhura, atherë pushteti është personal dhe sistemi nuk është demokratik pasi Berisha nuk përfaqëson vullnetin e popullit. Nëse Rama, apo kushdo tjetër, vjen nesër në pushtet përmes votës së lirë të popullit, pushteti nuk quhet pushtet individual i Ramës por i popullit. Në këtë rast, Rama do të konsiderohej përfaqësuesi i vullnetit të popullit. Ky është parimi bazë i demokracisë dhe nuk ka intelektualë të pavarur që do të banalizonte këtë princip duke e personalizuar pushtetin apo vullnetin e popullit. Do të ishte qesharake që një intelektual të pranonte të udhëhiqej nga një qeveri jolegjitime dhe në të njëjtën kohë të banalizonte dhe të mos aprovonte një pushtet që do të vinte nga vullneti i popullit.

Dhe e gjithë kjo është rrjedhojë e një personalizimi të politikës, pushtetit, dhe shtetit nga ana e replikuesit dhe disa intelektualëve, pavarësisht se mund të jetë e pa qëllimtë. Personalizimi dhe urrejtja e verbër për Edi Ramën, i ka pozicionuar disa intelektualë të tjerë kundër shoqërisë, transparencës dhe principeve bazë të një shteti demokratik. Është marrëzi që për shkak të inatit personal përkundrejt një individi apo udhëheqësi partiak të penalizosh një shoqëri të tërë. Fatkeqësisht, inati dhe urrejtja prevalojnë saherë që diskutimi fokusohet në rrafshin personal.

Por çfarë ngeli jashtë replikës? Jashtë replikës ngeli ana ligjore e argumentit që në mënyrë të çutitshme u anashkalua. Ana ligjore e argumentit ka lidhje me faktin se për muaj me radhë kryeministri Berisha është tallur me intelektualët dhe popullin duke u paraqitur atyre një argument fallco se gjoja transparenca dhe hapja e kutive të votimit ndalohej nga Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese. Për muaj me radhë kam paraqitur prova duke vërtetuar se pretendimi i kryeministrit ishte një gënjështër e madhe. Fatkeqësisht, apatia e tyre dëshmon se këtyre intelektualëve ose u mungonë dëshira për të përmbushur një detyrim moralo-shoqëror përkundrejt shoqërisë ose u mungonë aftësia për ta bërë një gjë të tillë.

Vërtetimi i pretendimit tim bëhet nga deklarimet e sotme të kryeministrit dhe qeverisë të cilët theksojnë se transparencën e plotë e ndalon Kodi Zgjedhor. Por lind pyetja: Ku shkoi pretendimi i kryeministrit se transparencën e ndalon Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës? Përse nuk shprehen intelektualët dhe të tregojnë se neni 178(6) i Kodit nuk vendos ndonjë afat kohor për djegien e kutive dhe se ky nen i Kodit i nënshtrohet nenit 77(2) të Kushtetutës?

Në shkrimin tim, unë i akuzojë këta intelektualë për mungesë dëshire ose kapaciteti për të mbajtur kryeministrin përgjegjës për këtë mashtrim disamujorsh në vazhdim, për t’i treguar shoqërisë të vërtetën, dhe, rrjedhimisht, për të kontribuar në zgjidhjen e krizës. Analiza e replikuesit mbështet pretendimet e mija në lidhje më detyrimet që intelektuali ka përkundrejt shoqërisë. Në të vërtet, ironikisht, analiza që replikuesi i bën intelektualit nuk është gjë tjetër por një mbështetje e sofistikuar për argumentet e hedhura në shkrimin tim. Sulmi kundër këtyre intelektualëve behët për shkak të mungesës së dëshirës apo kapacitetit nga ana e këtyre intelektualëve për të kontribuar në mbarvajtjen e shoqërisë, kurse shkrimi i replikuesit nuk bënë gjë tjetër por prodhon bazën teorike ku mbështeten argumenta e mija.

Dhe në mbyllje, dy fjalë për qarkullimin e elitave. Unë besojë fuqishëm se qarkullimi i elitave ndodh atherë kur ka ndryshim pushtetesh dhe ndryshime në institucione, nga të cilat dalin oportunitete për të bërë të mundur përplasje dhe qarkullim elitash. Fakti është se elitat nuk rrëzohen apo qarkullojnë si rrezultat i përplasjeve me popullin. Elitat qarkullohen si rrezultat i përplasjes përbrënda elitës (grupimeve elitare). Kjo përplasje bëhet më së shumti atherë kur ndërrohen pushtetet ose kur krijohen vakume në sistem.

Për shembull, humbja e Partisë Socialiste në vitin 2005 i hapi rrugën një rinovimi të konsiderueshëm të elitës në të majtën por edhe në të djathtën, si rrjedhojë e nevojës për tu përshtatur. Ky rinovim apo qarkullim do të jetë edhe më i madh nëse nesër Sali Berisha do të humbasë pushtetin. Qëndrimi i gjatë i Berishën në pushtet dhe krye të Partisë Demokratike ka bërë që mbarë politika Shqiptare të akumulojë energji të konsiderueshme që kërkon të përdoret politikisht. Nëse intelektualët kërkojnë një politikë ndryshe dhe me më shumë vlerë dhe produktivitet, ata duhet që të përgatisin terrenin për një politike Post-Berishiane. Vetëm atherë ata mund të krijojnë oportunitete për implementimin e një politike apo elite politike ndryshe. Të tjerat janë përralla.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#5

Post by Arta »

Intelektuali i vertet eshte ai qe ka potencialin dhe kurajon te zgjedh te drejten dhe te verteten, dhe t'i sherbeje interesave te shoqerise qe perfaqeson! Te zgjedhesh te verteten dhe te drejten eshte sfida me e madhe me te cilen ballafaqohet nje intelektual ne jete. Kush i shmanget kesaj zgjedhje apo ben zgjedhjen e gabuar nuk eshte gje tjeter por nje Deshtak!~Bledar Prifti

Eshte mese e vertet kjo, a do te benin keshtu Enveri apo Saliu nqs vertet do te kishim intelektuale te pergatitur dhe qe flisnin per te verteten! Si atehere edhe tani jane po te njejtit, qe i sherbejne vetem "tasit" te tyre. Marrim vetem rastin e Kadares pa u perzier me disa te tjere! Kadareja si atehere ne kohen e Enverit per te pasur nje karriere te mire, edhe tani qe i jane dhene toka ne bregdet nga qeveria, asnjehere nuk ka folur per te verteten ne kohen e duhur! E pra nuk me duhen fjalet e bukura qe vendosin disa, por me duhet se c'fare llogjike dhe c'fare te verteta i servirin shoqerise ne kohen e duhur qe mos ti ushqejne kesaj shoqerie injoranci, meqe kane marre kete flamur te "intelektualit".
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#6

Post by Phoenix »

E para, kam përshtypjen se tre shkrimet e para që solla unë janë të një cilësie tjetër nga ato që shkruan Prifti.
Më duket se ka diçka që nuk shkon në emërtimin "intelektual deshtak"! Për mua nuk mund të jeshë edhe intelektual edhe deshtak. Me qenë intelektual është arritja më e madhe në shkallën shoqërore. Kështu që nuk munden me qenë kurrësesi të deshtuar.
Nëse nuk qënkan intelektualë të vërtetë disa dhe sipas shkruesit u dashkan sulmuar dhe bërë moral, më duket se autori nuk bën ndonjë dallim ndaj atyre të vërtetëve! Që për mua do të thotë se me këtë shkrim po kërcënon intelektualët e vërtetë të bëhen mashë e fillozofisë politike që kërkon të mbrojë. Jo vetem kaq, por më duket se këcënohet që të mbyllin gojën kur tregojnë anët negative të shefit! Kjo është shumë e rrezikshme!!!!!!!! :twisted:
Dhe është kjo arsyeja pse nuk flasin intelektualët, sepse mbi ta ushrohet dhunë nga të dyja palët. O me mua ose je dështak ose ne të bëjmë të "dështosh" në jetë :). Janë njerëzit më të përbuzur në shoqërinë shqiptare, madje dhe nga shkrimi i autorit Prifti. Sepse mendimi i tyre nuk ka vlerë për parinë. Paria ata i pyet vetëm kur ka nevojë që intelektualët të mbështesin nismat e partisë dhe jo kur duhen hartuar nisma dhe politika për të ardhmen e vendit. Kështu që partitë mbledhin rreth vetes vetëm ata që i thonë po kryetarit. Po të kenë mendime të kundërta, atëherë sulmohen si të paaftë. Të siguroj unë që intelektualët e vërtetë e kanë thënë gjithmonë fjalën e tyre, por tek ne dëgjohen tipat si Denizullu Serpia, ndërsa Plugjet i lëmë të ndryshken.
Besoj se Kadare kur flet, flet për të gjithë shqiptarët. Me sa di unë e dha mendimin e tij shumë qartë! Por ja që i dogji parisë dhe fatkeqësisht nuk qënka kuptuar nga pjesa tjetër! Sulmi ndaj tij është sulm ndaj shqiptarëve!!!
Tani të kthehemi pak të ky shkrimi i fundit. E kam pak të vështirë të përfytyroj nëse kur shkruan autori, ka penë apo spatë. Shkrime që përmbajnë dhe tejçojnë ndjenja dhune, mua nuk më pëlqejnë.
Më pëlqyen shkrimet e Shinasi Ramas.
Tani që e morem vesh se njera palë qënka fajtore për zgjedhjet, cfarë mendoni ju për studimin që ka bërë profesori i matematikës, ku thotë se edhe krahu tjetër është bashkëfajtor për zgjedhjet? Më lartë e keni studimin!
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Re: Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#7

Post by Arta »

Phoenix wrote:E para, kam përshtypjen se tre shkrimet e para që solla unë janë të një cilësie tjetër nga ato që shkruan Prifti.
Më duket se ka diçka që nuk shkon në emërtimin "intelektual deshtak"! Për mua nuk mund të jeshë edhe intelektual edhe deshtak. Me qenë intelektual është arritja më e madhe në shkallën shoqërore. Kështu që nuk munden me qenë kurrësesi të deshtuar.
Nëse nuk qënkan intelektualë të vërtetë disa dhe sipas shkruesit u dashkan sulmuar dhe bërë moral, më duket se autori nuk bën ndonjë dallim ndaj atyre të vërtetëve! Që për mua do të thotë se me këtë shkrim po kërcënon intelektualët e vërtetë të bëhen mashë e fillozofisë politike që kërkon të mbrojë. Jo vetem kaq, por më duket se këcënohet që të mbyllin gojën kur tregojnë anët negative të shefit! Kjo është shumë e rrezikshme!!!!!!!! :twisted:
Dhe është kjo arsyeja pse nuk flasin intelektualët, sepse mbi ta ushrohet dhunë nga të dyja palët. O me mua ose je dështak ose ne të bëjmë të "dështosh" në jetë :). Janë njerëzit më të përbuzur në shoqërinë shqiptare, madje dhe nga shkrimi i autorit Prifti. Sepse mendimi i tyre nuk ka vlerë për parinë. Paria ata i pyet vetëm kur ka nevojë që intelektualët të mbështesin nismat e partisë dhe jo kur duhen hartuar nisma dhe politika për të ardhmen e vendit. Kështu që partitë mbledhin rreth vetes vetëm ata që i thonë po kryetarit. Po të kenë mendime të kundërta, atëherë sulmohen si të paaftë. Të siguroj unë që intelektualët e vërtetë e kanë thënë gjithmonë fjalën e tyre, por tek ne dëgjohen tipat si Denizullu Serpia, ndërsa Plugjet i lëmë të ndryshken.
Besoj se Kadare kur flet, flet për të gjithë shqiptarët. Me sa di unë e dha mendimin e tij shumë qartë! Por ja që i dogji parisë dhe fatkeqësisht nuk qënka kuptuar nga pjesa tjetër! Sulmi ndaj tij është sulm ndaj shqiptarëve!!!
Tani të kthehemi pak të ky shkrimi i fundit. E kam pak të vështirë të përfytyroj nëse kur shkruan autori, ka penë apo spatë. Shkrime që përmbajnë dhe tejçojnë ndjenja dhune, mua nuk më pëlqejnë.
Më pëlqyen shkrimet e Shinasi Ramas.
Tani që e morem vesh se njera palë qënka fajtore për zgjedhjet, cfarë mendoni ju për studimin që ka bërë profesori i matematikës, ku thotë se edhe krahu tjetër është bashkëfajtor për zgjedhjet? Më lartë e keni studimin!
Po ta lexosh me kujdes Prifti e jep shume qarte cdo te thote "Intelektual deshtak"! Qe te kundershtosh intelektualin tjeter te gjesh piken e se vertetes nuk do te thote se po e sulmon ate, por do te thote te analizosh ku e ka gabim ai apo anasjelltas! Pikerisht shkrimet e atyre qe jane intelektuale te vertete, nuk shkruhen vetem kur i do paria, por kur shikojne dicka qe nuk eshte e vertete per kohen te cilen po kalohet. Pikerisht pse degjohen keta tipa per te cilet i percaktove, sepse te tjereve ua mbyllin gazetat apo televizionet apo i degdisin diku, por ata qe kane mundesi qe jane pak me larg atyre mashave duhet ta shikojne situaten me syrin e realitetit.

Le te shikojme se c'fare thote termi Intelektual:

INTELEKTUAL m. sh.
Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të
shkencës, të teknikës, të kulturës e një formim të
gjerë arsimor dhe merret kryesisht me punë
mendore, njeri i punës mendore;

-Deri ketu jemi ne rregull, qe jane te pergatitur nga ana mendore, ne fushen perkatese per te cilen ushtrojne, por ky perkufizim vazhdon...

INTELEKTUAL mb.
1. Që ka të bëjë me mendjen, me arsyen e me gjykimin


-dmth mund te jesh i pergatitur te jesh intelektual sipas atyre qe pershkrova me lart, por nqs ti si intelektual nuk perdor ate arsyen dhe gjykimin e duhur ne kohen e duhur, atehere c'fare sherbimi i jep kesaj shoqerie, apo vetem si robot? Jo pa arsye une e permenda Kadarene ne kete pike, sepse ka pasur shume te tjere intelektuale dhe shkrimtare te cilet per te vene zerin e se vertetes perfunduan ne burgje, sespe nqs do te humbisnin ate ze humbisnin edhe menyren e tyre te llogjikuarit dhe c'fare i veconte ata si intelektuale te vertete, e jo si intelektualet deshtak te oboreve e te sahanaeve! Nuk do te thote 'intelektual deshtak' se deshtove ne jeten karrieriste, por ne ate llogjike per c'fare pershkruan edhe Bledari me duket se deshton!

Besoj se Kadare kur flet, flet për të gjithë shqiptarët. Me sa di unë e dha mendimin e tij shumë qartë! Por ja që i dogji parisë dhe fatkeqësisht nuk qënka kuptuar nga pjesa tjetër! Sulmi ndaj tij është sulm ndaj shqiptarëve!!!
Mos fol per te gjithe, fol per vete, sepse ti nuk e di a flet per mua Kadareja apo jo?! Me duket se e sqarova me lart pse'ne, qe mos te perseris veten!

Per ate artikullin e 'Matematikes' e lexova dhe nuk ishte ndonje gje e madhe se c'fare shpjegonte sesi votojne votuesit, apo qe keto zgjedhje jane manipuluar nga te dyja palet! Une jam mese e bindur qe te dyja palet politike kane bere kerdine, dhe pikerisht meqe PS po kerkon me kembngulje, une si popull dua qe te hapen kutite e te gjejme fajin jo vetem tek PD'ja por edhe tek PS'ja, dhe prej andej te nxjerrim mesime! Per mua perplasja e klasave politike gjithmone sjell dicka ne dobi te popullit sikur edhe pak levizje apo te vertete! Ne momentin qe bejne negociata te cilat duken se po vene vaj aty fillon deshtimi, perpos edhe negocijimi i renies dakord te 'Kodit zgjedhor'.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Meritokracia

#8

Post by Phoenix »

Naser Aliu
[quoteem]Prolog

Një plak kishte dërguar dy qe për t' i shitur në treg. I afrohet një blerës dhe e pyet për veset e tyre. Plaku i thotë: Ky i trashi është i fortë, mund të lërojë shumë, por nuk i pëlqen aspak puna. Ky i holli, i dobëti, ka shumë dëshirë, por nuk mundet, nuk ka fuqi fare. Në rastin e parë përtacia kronike, në të dytin, ambicia e madhe dhe pamundësia e madhe. Vetëm dëshirë. Asgjë më shumë. Duket se në skenën politike shqiptare kemi demin e hollë.

Çudia mirëpo është se politikanëve shqiptarë qetë u pjellin viça... Në shtypin perëndimor nuk ka lajme të mira, me përjashtim të ndonjë libri të përkthyer, ndonjë sportisti apo këngëtari. Para disa viteve mbushte faqet e gazetave kriminaliteti shqiptar jashtë. Viteve të fundit mbushin faqet qeveritë tona; me korrupsion, me vjedhjen e buxhetit dhe moskryerjen e detyrave, që u cakton BE për pezullimin e vizave, respektivisht për integrim.

Më shumë lajme të dëmshme prodhojnë Shqipëria dhe Kosova se sa krejt vendet e Europës veriperëndimore apo Kina. Imazhi shqiptar tani dëmtohet edhe nga Qeveritë shqiptare. Te qetë tona nuk është vetëm problemi i pafuqisë, por edhe i paaftësisë brengosëse, mosdijes, me një gravurë diletantizmi dhe përkulje të pashoqe në Ballkan. Këto dukuri kanë nxjerrë opozitën nga Kuvendi në Shqipëri. Këto dukuri bënë të domosdoshme daljen e Albin Kurtit në skenë. Këto dukuri po nxjerrin në mal shqiptarë të armatosur në Maqedoni. Meritokracia në falimentim e sipër. Situata e re kërkon personazhe tjera, vizionarë tjerë, sepse në politikë mosdija e Qeverisë krijon hapësirë, mundësi dhe domosdoshmëri për liderë të rinj, që dinë të ndërtojnë rend demokratik dhe të drejtë. Nuk është koha e komunizmit dhe qëndrimeve statike, por e rrotullimeve, dinamizmit, lëvizjeve permanente të vlerave, botëkuptimeve, gjykimeve dhe bindjeve të reja, që e bëjnë të pamundur dhe të padurueshme mbijetesën e matrapazit politik.

Shqipëria


Sali Berisha ka shpallur veten tribun dhe vetja, që solli demokracinë në Shqipëri. Meritat i ka sekuestruar, ashtu si Enveri dikur. Bërtet dhe çirret thua se nuk ka qenë kurrë stalinist. Shanë opozitën, ashtu si shante Partia e Punës revizionistët. I kanoset opozitës, ashtu si kërcënonte Enveri mikroborgjezët. Mendon, gjykon dhe flet si baza e dikurshme dhe përdor të gjitha makinacionet, të gjitha mekanizmat në dispozicion për ta ngulfatur demokracinë. Krejt kjo me një qëllim: Shpërkoqjen e popullit dhe zaptimin e pushtetit. Kryeministri shqiptar në Perëndim paraqitet si qengj, kur kthehet brenda bëhet ujk. A thua mendon se Perëndimi nuk dinë si sillet ai brenda? Shkon në Itali dhe atë që duhet t' i premtojë mikut të vet në një bisedë me dyert të mbyllura, i deklaron publikisht, thua se për të do të votohet edhe në Itali. Me një italishte plot gabime, u premton italianëve se nuk do të vijnë kurrë më gomone me klandestinë shqiptarë në brigjet e Italisë. Thua se gomonet ishin gati dhe duhej qetësuar romakët nga kanibalët e Ilirisë.

Për italianin e rëndomtë kjo deklaratë ka këtë kuptim: " Vetëm ky mund të pengojë shqiptarët, ndryshe do të vinte e tërë Shqipëria te ne, e tha edhe Kryeministri..."

Për të fituar simpatinë e Kosovës, autostradën, që i kushtoi më shumë se në RFGJ e pagëzoi "Rruga e Kombit". Thua se komb ka vetëm drejt Kosovës, e jo edhe drejt Greqisë, drejt Malit të Zi dhe drejt Maqedonisë. Akoma pa mbaruar festa dhe mburrja me Kryeministrin në Kosovë, u dhuroi serbeve të Kosovës 400.000 €. Shkrimtarët e rinj shqiptarë nuk kanë mjete për t' i publikuar veprat e veta. Me ato lekë, kulturës shqiptare do t' u kishin shtuar së paku 400.000 kopje të librave për brezat e ardhshme. Ato para kanë përfunduar te serbet, që luftojnë sovranitetin e Kosovës. Serbia pranë kufirit me Kosovën, në jug, ku jetojnë shqiptarët, ka ndërtuar kazermën më të madhe në Serbi. Serbet shpresojnë se një ditë në SHBA arrin një proserb, ndryshon politika e tyre dhe ata për dy orë arrijnë në Prishtinë. Shqiptarët jetojnë me iluzione. Serbet përgatiten. Shtetet kanë fatin e njerëzve, lindin dhe vdesin! Ashtu si edhe miqësitë në mes popujve. Serbia e dinë këtë dhe përgatit varrin e nesërm për Kosovën, akoma pa i zhvarrosur shqiptarët e djeshëm nëpër Serbi...

Para disa ditëve Kryeministri nxori lepurin nga xhepi si David Copperfield. Akuzoi Ramiz Alinë për masakra. Kush fajëson Ramiz Alinë? Ramiz Alinë akuzon njeriu, që nuk hapë dosjet e Ramiz Alisë!!! Kolegu i Ramiz Alisë. Pse Kryeministri shqiptar merret me kallëzime penale e jo prokuroria? Pse ky Kryeministër ka kohë të merret me punë të tilla? Mosveprimi i prokurorisë tregon se fjalët e Kryeministrit nuk i merr askush seriozisht. Ec e merre vesh këtë rend, këtë Kryeministër, çekanin e tij dhe gozhdët, që përdorë ai dhe arsyen! A mund të paditet Kryeministri për fshehjen e krimit për 20 vjet? Po, duhet. Në demokraci, po. Ka fshehur gjenocidin e Ramiz Alisë!

Nëse shikohen zullumet e tij, atëherë mund të diktohen dhe shquhen veprat e tija antikombëtare: Pasi me sukses rrëmbeu meritat e demokracisë, solli peshkopin grek në Shqipëri për të fituar simpatinë e tyre dhe të Qeverisë greke. Thua se do të kandidohej edhe në Greqi. Akoma pa u kapërdirë mirë kjo, popullin që kishte dalë nga ateizmi, e anëtarësoi në një konferencë fetare pa e pyetur. Thua se për të do të votohej edhe në Azi, edhe në Afrikë. Edhe pse shihet qartë se aty Serbia ka më shumë ndikim, se sa anëtari me emrin Shqipëri! Akoma pa përfunduar kjo çudi, e shndërroi Shqipërinë në Egjipt me piramida dhe faraon të rinj. Këtu ia doli ta rrënojë edhe shtetin.

Kjo nuk mjaftoi dhe hodhi Gërdecin në ajër. Kjo ishte pak dhe u zu në corpus delikti duke falur detin, si mbreti dikur tokën. Mbretin shumë e konsiderojnë tradhtar, Saliun demokrat dhe patriot. Çrregullim i plotë i vlerave, vlerësimit dhe botëkuptimit. Pa pikë koherence. Dërgoi ministrin Meta në Beograd për t' i treguar botës se ne ia falim Serbisë tmerret dhe gjenocidin dhe për të dhënë prova se e ka përnjëmend, fton edhe Tadiçin, që kontrollon një të tretën e Kosovës dhe financon struktura paralele...Ky, mirëpo, për karrigen nuk do të ngurrojë ta rrënojë edhe një herë shtetin, e as t' i prishë marrëdhëniet me BEE apo me SHBA-të, sepse La loi c' est moi!L'état c' est moi, mendon ai.


Kosova


Kryeministri Thaçi pranon gabimet dhe betohet se do të punojë më mirë. Pse deri tash nuk u punua mirë, nuk dihet, mirëpo ata janë paguar edhe për punën e keqe. Për punë të keqe paguheshin komunistët, në demokraci për punë të keqe rrëzohen Qeveritë. Në Europë ku dëshiron integrimin, nuk mund të merret me mend një ministër nën hetime dhe të mbetet në pozitë gjatë procedimit penal. Së paku jo gjatë hetimeve, sepse në demokraci nuk ka hetime pa prova. Nuk mund të merret me mend një gazetar në televizionin publik, si ai në Kosovë, që ofendoi gazetaret, dy zonja, në mënyrë aq të ulët dhe të mbetet moderator në një televizion publik. Në shprehjet e tija nuk shihej gjurmë se moderatori i RTK-së ka mbaruar shkollën fillore. Fliste protoshqipen, madje tingëllonte edhe si Pal Engjëlli dhe "Formula e Pagëzimit".

Nuk mund të imagjinohet një moderator në televizion publik perëndimor, që nuk zotëron gjuhën standarde të kombit të vet. Pse te ne është e mundur kjo? Pse një moderator i tillë nuk mund të largohet nga puna kur nuk plotëson as cilësitë morale, as përgatitjen profesionale? Nuk është vetëm ky. Kemi kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që kur ishte dekan i Universitetit shau "nanën" me sms një njeriu. Ndoshta gegërishtja i tingëllon më e efektshme për shantazh ashtu si kërcënohen mafiozët, në dialekt, si napolitanët për shembull apo siqelianët e Palermos.

Pas sharjeve dekani bëhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Ky ndoshta edhe nuk mund të largohet, sepse deri sa ishte dekan i universitetit thuhet se doktorët e shkencave prodhoheshin në tre turne, pa pra dhe shumë prej tyre me plagjiatura. As prokurori publik, që nuk arrestoi njeriun edhe pse deklaroi se ka vrarë dhjetëra veta, as ai nuk mund të përjashtohet nga puna. Nëse rrëzohet njëri, rrëzohen dhjetëra tjerë pas. Rrjeti në rrezik. Nuk përjashtohet kryetari i Kushtetueses, nuk mund të përjashtohet moderatori, nuk anulohen doktoraturat e vjedhura dhe në fund ministri në hetime!

E kush është drejtoreshë e teatrit në Prishtinë? Zonja, që deklaroi se nuk dinte kush ishte Bekim Fehmiu. Nëse kemi edhe kryetar të Shoqatës së Shkrimtarëve, që nuk njeh Kadarenë apo Qosen, atëherë kjo flet për shtetin me paterica, që po ndërtojmë. Shtet i retarduar dhe administrata e ndërtuar me lidhje tribale, bazuar në gjak dhe gjene, nuk mund ta çojë vendin para, por vetveten para, popullin prapa!

Mbetja në punë e atyre njerëzve të lartpërmendur flet edhe për qeverinë. A thua nuk mendon kjo Qeveri se ajo po i jep mjaftë material Serbisë për ta luftuar njohjen? Si mund të jetë funksionale ajo Qeveri e të ndikojë në pranime të reja, të vejë kontakte me qeveri në botë, të ftojë investues, kur ajo ka ministrì nën hetime apo në vende kyçe njerëz pa veti morale, pa përgatitje të mirë profesionale? A thua mendon kjo Qeveri se çka flet Serbia për demokracinë e suksesshme kosovare?

A nuk sheh kjo Qeveri se e mbushi me argumente Jeremiçin kundër pavarësisë? A thua mendon kjo Qeveri se bota nuk sheh çka po ndodh te ne? A thua bleu kjo elitë rehati dhe pozita me sakrifikimin e flamurit, himnit dhe identitetin shqiptar të Kosovës? Pse u denacionalizua elita politike në Kosovë? Pse u denacionalizua Kosova? Pse Kosova gënjen veten, ndërton ardhmëri mbi gënjeshtra dhe shpall veten shtet multietnik me pesë për qind pakica? Pse iu nënshtrua këtij urdhri antidemokratik? Pse nuk janë vende multietnike Maqedonia dhe Serbia, për shembull? A domethënë se sakrifikimi i flamurit, me të cilin u luftua, himni, emblema në Prizren dhe gegërishtja në televizor, janë shenja dëftuese se elita, që luftoi për ta bashkuar vendin, ka marrë urdhër apo vendim ta kultivojë dhe ndërtojë kombin kosovar, deri sa identiteti serb në Bosnjë e Kosovë financohet, mbrohet e kultivohet? Kjo neglizhencë, ky menefregizëm politikë, nuk mund të arsyetohet. Radhën e ka Albin Kurti.

Elita e viteve të 90 po shfronëson veten. Albin Kurti është institucion, që nuk mund të manipulohet, nuk mund t' i bëhet presion, nuk mund të korruptohet! Të tjerët duket se kanë përfunduar misionin e tyre. Radhën e kanë ata që nuk lejojnë t' u imponohen ndjenja inferioriteti. Albin Kurti ka një vizion, elita e tashme ka histori, dikur punoi për vendin, tani punon për veten dhe sa herë zihen me presh në dorë, deliktin e përligjin me meritat e kaluara, thua se populli jeton dje, e jo sot! Thua se merita e djeshme të njehë apriori të drejtën e kleptomanisë sot! Nëse Kryeministri e ka seriozisht, ai për një javë mund të tregojë rezultate të mëdha. Nëse jo, në zgjedhjet e ardhshme do ta shfuqizojë veten...


Maqedonia

Marrëveshja e Ohrit u harrua, nuk zbatohet. Në Maqedoni nuk dihet akoma sa shqiptarë janë e sa maqedon. Shumica duhet të jenë shqiptarë, rreth 35 e ca maqedon, pastaj bullgarë e pakica tjera. Ne, mirëpo, nuk dimë numrin tonë të saktë, edhe pse jemi në Kuvend, por dihet se në Maqedoninë Lindore qytet janë vogla dhe nuk ka aq banorë sa në atë perëndimore, ku jetojnë shqiptarët. Mirëpo, edhe këtu kemi meritokraci, që ka blerë pozitat me kompromis në kurriz të popullit. Belgjika është në ndarje e sipër pas zgjedhjeve të fundit. Shqiptarët edhe pse të diskriminuar në Maqedoni, luftojnë për ta mbajtur gjallë këtë shtet dhe nuk mësojnë nga serbet e Bosnjës dhe të Kosovës.

Ata edhe pse të diskriminuar deri në palcë, edhe pse dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë janë pa shtetësi, dmth. pa të drejta qytetare, por me obligime, ata përsëri luajnë "demokracish" me maqedonët dhe marrin pjesë edhe në Kuvend, gjersa ata na e shkruajnë historinë sipas dëshirave politike të tyre. A thua pranuan diskriminimin e ri për rehatinë e vetjake?

Sa për krahasim: Afrika e Jugut ka njëmbëdhjetë gjuhë zyrtare dhe shteti ka njëmbëdhjetë emra. Aty ku sundoi apartheidi, gjuhë zyrtare janë edhe ato që fliten nga dy, tre e katër për qind të popullsisë. Përafërsisht 23 % flasin isiksoza, 30%, isizulu, 11,9 sepedi, 10% secuana, 3,4 sisvati, 2,9 çivenda dhe 5,6 % ksiconga, etj. Në Maqedoni shqipja nuk është zyrtare, aty ku jetojnë më pak se 20 për qind shqiptarë. Në Afrikën Jugore gjuha me 2,9 për qind është gjuhë zyrtare. Në Kosovë gjuhë zyrtare janë edhe ato, që fliten me më pak se një për qind. Dhe, kjo është mirë. Shteti nuk duhet të ketë të drejtë ta çzyrtarizojë gjuhën e qytetarëve të vet. Republika e Maqedonisë diskriminon shqipen dhe shqiptarët dhe shpërblehet me pezullimin e vizave, sepse politikanët shqiptarë heshtin. Në webfaqen zyrtare të Qeverisë maqedone mund të gjenden informacione në gjuhën maqedone dhe angleze, por jo shqipe. Në webfaqen gjendet vetëm flamuri maqedon, e jo edhe ai shqiptar. Emrat e ministrave shqiptarë, edhe pse u luftua për barazi, shkruhen me alfabet maqedon. Kjo ministrat nuk i pengon, me rëndësi rrogat, pozitat e tyre. Gjuha shqipe nuk ka rëndësi. E kush na i ka fajet? Askush, vet ne. Vetëm ne, mirëpo shtrohet pyetja pse u luftua?

Deri sa ne vazhdimisht t' i kërkojmë fajet diku tjetër, deri atëherë do t' i përligjim dështimet tona dhe nuk do të ecim para. Skena jonë e sotme politike ka merita të mëdha për të kaluarën, tani shihet se i ka dalë afati! Nuk ka më ide dhe sillet rreth vetvetes dhe merret me vetveten. Është njerëzore, programin që patën i ka shërbyer një epoke tjetër, tani duhet program tjetër, vizion tjetër dhe përkushtim tjetër.

Lugina. Harrojeni këtë! Ata edhe pse luftuan, nuk fituan gjë. Ka 60 vjet që nuk ndjehen keq me dërgimin grave në Vranjë për lindje. Nuk ia vlen të merremi me njerëzit, që kanë fuqi shtatzënat t' i dërgojnë 50 kilometra larg. Ata tjerrin iluzione! Le të tjerrin, le të vegjetojnë se kështu ndjehen të lumtur...

Epilog

Pas Luftës së Dytë Botërore, meritokracia rrëmbeu pushtetin dhe e mbajti me gjak deri sa gati i doli shpirti popullit dhe shtetit. Meritokracia e sotme shqiptare nuk mund të mbijetojë aq shumë, por ka shpresa. Ajo po dëmton vetveten dhe shtetin.

Në krejt trojet shqiptare kemi në krye meritokratë, që para çdo dështim i referohen të kaluarës dhe me veprat e tyre në të kaluarën, ata i japin vetes të drejtë ta mashtrojnë, ta vjedhin dhe ta shkatërrojnë imazhin e shqiptarit, sot, sepse dje kanë qenë të mirë dhe tani mund t' i lejojnë vetes edhe vjedhjen e shtetit, që ndihmuan në lindje, por nuk e ndërtojnë si duhet. Ata në një çast historik u treguan të mirë. Ata ditën ta ndihmojnë vendin në kohë krize, por nuk mund të kërkohet prej tyre në çdo kohë të jenë të mirë e të aftë.

Komunistët dështuan me rendin komunist, sepse duke iu qasur së kaluarës, trimërisë, sakrificës dhe çlirimit të vendit, qerasën me pozita, jo ata që dinin, por besnikët, injorantët dhe ata që meritonin në bazë të veprave në të kaluarën, kështu zaptuan shtetin dhe ekonominë duke e shndërruar në monopol sui geniersi. Sot, meritokracia, në Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoni do të dështojë edhe kjo, sepse cilësi tjera nevojiten në kohë lufte dhe aftësi tjera në kohë paqeje. Populli jeton sot, jo dje, meritat e djeshme nuk e ngopin atë sot. Puna e Qeverive matet me ndryshimin e standardit të jetës së popullit. Puna e Ministrit të Brendshëm matet me luftën ndaj korrupsionit dhe kriminalitetit. Nëse nuk ka çdo javë rezultate, le të ndërrohet. Puna e Ministrit të Jashtëm të Kosovës matet me njohjet e reja. Nëse nuk ka çdo muaj njohje, le të ndërrohet. Çdo ministri, çdo muaj duhet t' i paraqesë rezultatet e vet, kush nuk ka, duhet ndërruar...

Meritokracia e shty gurin deri këtu, më shumë nuk mundet. Trimëria e djeshme i shërbeu lindjes së shtetit, i duhet historisë dhe historianëve. Transparenca, objektiviteti, ndërtimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kërkon njerëz të ditur, jo trima!

Arsyetim: Mahatma Gandhi, që ishte gjenial për kohën e vet dhe mbetet i tillë për gjithmonë, me filozofinë e vet arrit ta çlirojë vendin, por pas çlirimit duheshin aftësi tjera, që edhe Gandhi i madh nuk i posedoi. Ai deri në çastin fundit ishte kundër ndarjes së Pakistanit, sepse ishte i bindur se njerëz me kultura dhe religjione të ndryshme, mund të bashkëjetojnë. Ai deshi të krijojë vetëm një shtet, u lindën dy. Me Indinë lindi edhe Pakistani. Gandi me filozofinë e vet diti ta çliroj vendin, por jo ta mbajë atë që çliroi. Kjo dëshmon katërçipërisht se njeriu nuk ka aftësi për çdo periudhë historike, sepse në një fazë të caktuar dinë të ndërtojnë, por pasi të pushojnë shkaqet e lindjes, nisë rrënimi sepse mungon filozofia e re për periudhën re. Njerëzore është kjo! Këtë po e shohim në Shqipëri, këtë po e shohim në Kosovë, këtë po e shohim në Maqedoni e Luginë. Koha po punon për protagonistë të rinj, përndryshe do të bëhemi gazi i botës dhe do të vendnumërojmë si në kohën e komunizmit. Serbia e kapërceu Shqipërinë edhe pse luftoi me vite. Ajo arriti të konsolidohet, t' i pezullojë vizat, ta copëtojë Kosovën dhe ta meritojë ftesën e Sali Berishës...

Nëse unë jam katolik, para altarit dua ta shoh priftin, jo hoxhën. Nëse unë jam mysliman, në xhami dua ta shoh hoxhën, jo popin. Nëse unë jam demokrat, në krye dua ta kem demokratin, jo stalinistin. Popi në xhami ta prishë muslimanizmin. Hoxha në altar ta prishë krishterimin. Stalinist në krye të Partisë Demokratike, ta prishë demokracinë! Siç e ka prishur. Ai nuk e prishi demokracinë pse vërtetë e dëshironte këtë, por nga dëshira e madhe për t' u dëshmuar si demokrat, për ta korrigjuar të kaluarën e vet, për t' u ekspozuar ndryshe, me orientim të ri, për të krijuar bindje të reja. Ai nuk e bën këtë me vetëdije, ai mendon se po bën mirë, por ai drejtohet nga nëndija dhe urrejtja e biografisë së vet. Kryeministri e din se i ka vjedhur votat, por ai është i bindur se vjedhjen e ka bërë për të mirën e popullit. Ai pos metodave komuniste, tjera nuk njeh. Pra, ai ka dëshirë, por nuk mundet. Ky mund të quhet: ka-i-hollë-sindromë! Dëshirë po, dije jo! Kjo përshtypje fitohet nga skena jonë politike.

Me qetë e hollë e të dobët nuk lërohet ara! As me një ka të trash e të fortë dhe me një të dobët e me ambicie. Partitë tona nuk kanë potencial për t' i mbuluar vendet kyçe me njerëz të aftë e profesional, ato duhet të marrin njerëz edhe jashtë partisë.

Elita e sotme duhet ta shlyejë nga mendja se me meritat e djeshme meritohet, zaptohet, monopolizohet dhe privatizohet shteti si në kohën komuniste...

Me largimin e Kryeministrit shqiptar nga skena politike, ikën stalinisti i fundit në Europë, përfundon tranzicioni dhe nisë kultura demokratike dhe përparimi i vendit. Partia Demokratike ka dhjetëra njerëz, që mund ta bënin punën e Kryeministrit më mirë dhe me përgjegjësi se sa ai.
[/quoteem]

http://www.shekulli.com.al/2010/06/19/meritokracia.html
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Elita natyrale, intelektualët dhe shteti sot

#9

Post by qiellikaltër »

Konsensusi i frikshëm i oligarkisë

Në shoqëritë moderne perëndimore ka tri kategori politikanësh të pasur. Të parët, janë ata politikanë që kanë qenë aktiv në biznes, kanë pasur biznese legale, korrekte, të suksesshme, dhe me meritat e suksesit të sipërmarrjes, janë promovuar edhe në politikë. Të dytët, janë politikanët e shquar në profesionet e tyre të mëparshme, me fonde të trashëguara familjare apo me merita personale në profesionet e mëparshme. Kategoria e tretë, janë politikanët që bëhen të pasur sapo marrin një post, nuk kanë profesion, nuk kanë biznes të qëndrueshëm, me-gjithëse bëjnë jetë luksoze dhe gjithnjë e më të pasur. Mund të ketë raste abuzimi, por në çdo shtet demokratik trajtohet me hetim, drejtësi dhe transparencë. P.sh, në Britani në zgjedhjet e fundit më shumë se 150 deputetë nuk u kandiduan më nga partitë e tyre, për shkak të dietave të përfituara në mënyrë abuzive.
Në Shqipëri praktika të tilla janë ende “mollë të ndaluara”. Modeli shqiptar është larg atij të demokracisë funksionale, dhe gjithnjë e më pranë modelit të oligarkisë, ku klane dhe grupe interesi kontrollojnë politikën, tregun, zgjedhjet, median dhe shoqërinë. Ky zhvillim negativ u konfirmua me deklarimet e fundit të pasurisë nga politikanët dhe drejtuesit e lartë ekzekutiv dhe publikë. Deklarimet patën tre tipare paradoksale: konsensus maksimal mes pozitës dhe opozitës, kur bëhet fjalë për paratë; kryetarët e partive rezultojnë “të varfër”; dhe, deputetë, ministra apo vartës të kryetarëve në nivelet e ndryshme të qeverisjes publike janë bërë milionerë me kursin europian të euros. Kontrasti i thellë midis modelit tonë dhe atij perëndimor këtu del më në pah. Sepse, tek ne nuk kemi politikanë të pasur për shkak të trashëgimisë familjare; nuk kemi politikanë që kanë shkëlqyer në profesionet e tyre të mëparshme, përkundrazi; si dhe nuk kemi politikanë që kanë pasur biznese legale të qëndrueshme dhe jashtë ndikimit vendimmarrës politik. E kundërta, ne kemi e vijojmë të kemi gjithnjë e më shumë politikanë të pasur, madje shumë të pasur. Kemi politikanë, kur brenda një viti krize ekonomike, kanë shumëfishuar pasurinë e tyre. Kemi politikanë që përfitojnë vetëm me dieta udhëtimi, më shumë se rroga vjetore e kryetarit të Akademisë së Shkencave. Kemi politikanë që transferojnë para, prona dhe kapitale tek fëmijët e tyre ende në bankat e shkollës. Kjo ndodh kur ne kemi me shumicë politikanë, pa profesion, pa identitet personal, pa merita profesionale, pa pasuri të trashëguar, dhe natyrisht edhe pa transparencë në bizneset formale dhe informale të tyre. Ligji zgjedhor 2008 u bë proporcional për te eliminuar biznesmenët aventurierë që blinin vota e mandate, por në fakt parlamenti aktual, edhe pse i hartuar me listë, pra me deputetë të emëruar, ka 1.5 herë më shumë deputetë biznesmenë sesa parlamenti i mëparshëm.
Natyrisht kemi edhe njerëz biznesi, pas të cilëve politika ka vrapuar ta fitojë, siç kemi politikanë biznesmenë që janë bërë të tillë falë punës dhe kurajos së tyre. Por, në tërësi, lista e milionerëve të rinj në parlament dhe në qeveri, në bashki dhe në ente publike, ka brenda një CV me qark të shkurtër midis politikës dhe pasurisë. Rrugët janë të njohura, shkeljet janë të dukshme. P.sh, ligji ndalon biznesin e politikanëve me fondet publike, por nga Vlora në Shkodër, nga Korça në Durrës, nga Kukësi në Sarandë, kushdo është në gjendje të identifikojë disa dhjetëra politikanë, të cilët kanë kompani ndërtimi (me leje dhe para publike), kanë kompani rrugësh (me fonde publike), kanë firma prodhimi dhe konsumi (me klientë, entet publike), kanë në përdorim ndërtesa publike dhe janë realisht, aktorët kryesorë në tregun publik e privat. Konflikti i interesit është institucional. Ne kemi rreth 10 deputetë që kanë votuar pro/kundër masave financiare në biznesin e cigareve, kazinove, ndërtimit apo arsimit privat, dhe që njëherësh, janë aksionerë në biznese të tilla. Në çdo nivel kemi ministra, drejtues entesh publike dhe funksionarë të lartë që marrin vendime në fusha, në të cilat konkurrojnë edhe anëtarët e familjes së tyre. Kemi politikanë që miliona të fondeve publike ua delegojnë OJF-ve të tyre private, ku formalisht kanë deleguar ndonjë besnik të tyre. Kemi politikanë që vrapuan të miratojnë ligjin qesharak për heqjen e makinave zyrtarëve të lartë në emër të antikorrupsionit, kur në fakt tani del në pah qëllimi i vërtetë: sepse shumica kanë makina luksoze personale, dhe ata që nuk kishin i blenë muajt e fundit me çmime qesharake nga vetë shteti.
Skeptikët kërkojnë prova. Provat janë aty, tek vetë deklarimet. Ne kemi një ILDKP, që në vend të hetimit, justifikon pasuritë e politikanëve; kemi organe që çdo muaj ndërsehen edhe kundër pensionistëve, por që heshtin në raste të tilla; kemi organe hetimi antikorrupsioni apo të pastrimit të parave, që janë vartës besnikë të politikanëve të tillë. Të gjithë heshtin dhe kështu, të gjithë rrezikojmë të pranojnë një sistem të ri politik, të bazuar në oligarkinë konsensuale, ku nuk ka vend për vlera, moral dhe parime.
Alibia se kritikat ndaj biznesit politik janë mentalitete të së kaluarës, është arrogante dhe cinike. Demokracia kërkon mbi të gjitha moral, përgjegjshmëri dhe qytetari, tre tipare që shumë prej aktorëve tanë politikë i kanë humbur prej kohësh. Konsensusi politik për të ndarë zonat e fitimit dhe influencës, bizneset publike, lejet abuzive të ndërtimit, për të hequr dorë nga premtimi për transparencë e politikë të moralshme, mbetet një zhvillim i frikshëm dhe me pasoja. Rreziku nuk është vetëm kultivimi i modelit të keq, i modelit abuzues të të “aftit që për një vit në post u bë i pasur”, të atij që tund paratë për të blerë postin, median, mandatin, tenderin, dhe pushtetin. Rreziku kryesor është humbja e vlerave dhe e shpresës tek kjo politikë moçalore, e cila nëse vijon kështu, rrezikon të krijojë në Shqipëri një sistem oligarkik me pasoja shumë të mëdha për të sotmen dhe sidomos të ardhmen e ligjit, shtetit dhe demokracisë.

Nga: Afrim Krasniqi

http://bw.balkanweb.com/analiza/2689/ko ... 43712.html
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”