"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Emërimi “udhëheqës i Kombit”

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arta
Sun Member
Sun Member
Posts: 1515
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:44 pm
Gender: Female
Location: USA

Emërimi “udhëheqës i Kombit”

#1

Post by Arta »

Nga Petrit HALITI

Një nga mekanizmat bazë të simulimit historik të kalimit të shteteve komuniste në shtete demokratike, ka vazhdimësia e pushtetit në duart e atyre që e kishin atë. Si shembull tipik i këtij fenomeni mbarëkomunist janë ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore, të cilat, në spektaklin e transformimit nga shtete komuniste në shtete demokratike, nuk u kujdesën madje as të ndërrojnë aktorët kryesorë të pushtetit të vjetër, por i mbajtën ata në fuqi. Dhe si për sfidë ndaj faktorit ndërkombëtar perëndimor, i cili ka certifikuar kostumet demokratike të shteteve ish-komuniste, se brenda kostumeve nuk kanë ndryshuar padronët, më 15 qershor në Kazakistan hyri në fuqi ligji kushtetues, që e shpall presidentin e tanishëm të vendit, dhe ish-sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, Nursultan Nazarbajev, "Udhëheqës i Kombit". Është një çudi shtetërore, që vetëm në vendet komuniste dhe diktatoriale mund të ndodhë me vullnetin dhe vendimin e presidentit të gjallë dhe ende në detyrë. Sepse si rregull, merita apo glorifikimi si "udhëheqës i Kombit", fitohen pas vdekjes dhe nga brezat pasardhës. Por udhëheqësit komunistë vdesin ta shohin këtë venerim popullor qysh në gjallje të tyre. Kështu veproi edhe presidenti i Turkmenistanit, i cili njëlloj si Nazarbajevi, kanë qenë sekretarë të përgjithshëm të Partive Komuniste të vendeve të tyre, dhe që e shpalli veten që në gjallje "Udhëheqës i Kombit". Presidenti i Kazakistanit nuk priti deri sa ta thërriste Perëndia, por urdhëroi parlamentin që të miratonte ligjet kushtetuese, të cilat jo vetëm shpallin presidentin "Udhëheqës të Kombit", por edhe që i japin atij disa prerogativa gati hyjnore, siç ndodhte rregullisht me udhëheqësit e vendeve komuniste, të cilat i sigurojnë vazhdimësinë e kontrollit të pushtetit dhe të vjeljes së pasurive të popullit edhe të vendit, edhe pas ditës kur ta thërrasë Perëndia. "Udhëheqësi i kombit" i siguron vetes pushtetin dhe imunitetin e përjetshëm, edhe pas lënies së detyrave shtetërore, dhe deri sa të jetë gjallë, dhe pas vdekjes, asnjë institucion apo zyrë nuk mund të guxojë të ndërmarrë ndonjë hap, e jo më një proces investigimi për pasojat që ka pasur vendi nga politika dhe nga sundimi i tij. "Udhëheqësi i Kombit" as mund të kritikohet dhe as mund të shahet. Nëse dikush do të guxojë të gërricë apo të vërë ndonjë vijë me laps në fotografinë e "udhëheqësit", dënohet me një vit burg, dhe nëse ndonjë gazetar shkon më tej dhe e shan "Udhëheqësin e Kombit", me ligjin e ri që hyri në fuqi, ai merr tre vjet burg. Përfitimi më i madh që i siguron vetes "Udhëheqësi i Kombit" nga ligji i ri, është mosprekja dhe shijimi i pronave dhe i pasurive, që ai dhe familja e tij ka vënë gjatë sundimit të tij 25-vjeçar mbi shtetin dhe mbi popullin. Ligji i ri, në mënyrë eksplicite përjashton nga çdo lloj kontrolli dhe investigimi të gjitha llogaritë rrjedhëse, pronat, shtëpitë, apartamentet, veturat, kompanitë e naftës apo stacionet e benzinës, që ka presidenti, vajzat e tij, dhëndurët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Madje, kushdo që do të mendojë të ndërmarrë ndonjë hap për të kontrolluar apo vënë në dyshim të drejtat e udhëheqësit të kombit dhe të vajzave të tij mbi pasuritë e grumbulluara, e ka të siguruar nga ligji i ri pesë vjet dënim me burg.

"Udhëheqësi i Kombit" shpallet praktikisht udhëheqës i përjetshëm, siç kanë qenë dhe e kanë konsideruar veten të gjithë udhëheqësit e vendeve komuniste, që nga Koreja e Veriut, Kina, Rusia, Azia Qendrore e deri në Ballkanin tonë të zvjerdhur. (Për të mos përdorur për shkaqe etike një cilësor që rimon me të). Tani, edhe pasi ta lërë këmba e dora dhe të jetë larguar nga posti zyrtar, "Udhëheqësi i Kombit" ka të drejtë të kontrollojë nga shtrati i tij politikën e brendshme dhe të jashtme të vendit, politikën e sigurisë, aleancat dhe politikat ekonomike, naftën dhe gazin e atij vendi, e madje të ketë një vend edhe në Gjykatën Kushtetuese. Ai ka universitete me emrin e tij, shkollat me emrin e tij, fondacionet me emrin e tij, statujat e tij për së gjalli, por ende nuk i është mbushur mendja që të vërë në jetë propozimin e bërë në vitin 2008, që kryeqytetit të vendit, Astana t'i hiqet emri që mban tani dhe t'i vihet emri i "Udhëheqësit të Kombit". Nuk ka ende informacion nëse Nazarbajevi do të shkojë deri atje ku shkoi kolegu i tij i Turkmenistanit, i cili pasi u emërua "Udhëheqës i Kombit" , ndërroi edhe emrat e muajve të vitit, edhe të ditëve të javës, dhe mori emrin e vet dhe ia vuri muajit janar dhe mori emrin e nënës së vet dhe ia vuri muajit prill.
Servilizmi dhe mentaliteti rural, si atribute të rëndësishme të shoqërive komuniste, të cilat u ruajtën me fanatizëm në shoqëritë demokratike, ua bëjnë të lehtë udhëheqësve të rij demokratikë të imitojnë si të duan udhëheqësit e vjetër komunistë. Madje, zyrtarë të ndryshëm të këtyre lloj shtetesh nuk kanë turp as të kërkojnë publikisht, që "Udhëheqësi i Kombit" të jenë si mbretërit. Ja si shprehet një zyrtar i lartë kazak: "Në Europën e civilizuar, mbretërit kishin fuqi të atillë, pothuajse sa krerët e shteteve. Po pse vallë neve nuk na e lejon mekanizmi i shtetit, sepse të rinjtë nuk edukohen mirë në ndriçimin e gjërave me vlerë dhe me humanizmin, të cilat presidenti ynë përfaqëson"?

Duke jetuar në një shtet, që quhet demokratik, udhëheqësi komunist, që ëndrrën e brendshme e ka të shpallet mbret, por që tani e zëvendëson me titullin "Udhëheqës i Kombit", ua lë me dëshirë masave të popullit dhe zyrtarëve të organizojnë shugurimin kombëtar. Edhe ligji i ri që hyri në fuqi, merr plotfuqishmëri në përputhje me Kushtetutën, e cila thotë se, nëse presidenti nuk vendos veton për një ligj të miratuar nga parlamenti, ligji hyn në fuqi menjëherë. Dhe "Udhëheqësi i Kombit", për t'i plotësuar dëshirën popullit dhe deputetëve të mexhlisit që përbëhet vetëm nga anëtarë të partisë së tij, nuk e firmosi dekretin, por nuk vuri as veton dhe la hapësirën ligjore që të merrte forcën ligjore emërimi si "Udhëheqës i Kombit". Si çdo udhëheqësi të emëruar të Kombit, Perëndia i ka dërguar ndëshkimin e madh të frikës për të ardhmen, e cila dihet se nuk mund të jetë në dorën e njeriut. Presidentit të Kazakistanit iu shtuan ethet nga ngjarjet në Kirgistan, ku pa se "parajsa" që gëzonte në atë vend autokrati i mëparshëm, u përmbysën brenda ditës dhe ai humbi pushtetin, pasuritë dhe mund të kishte humbur edhe kokën po të mos kishte marrë arratinë. "Udhëheqësi i ri i Kombit" nxiton t'i dalë përpara virusit kirgiz dhe të paktën të sigurojë pasuritë dhe pronat e familjes dhe të vajzave të tij. "Dëshira e popullit dhe votimi i popullit" nuk janë shpikje e demokracisë. Ato i kanë pasur me bollëk edhe regjimet komuniste, edhe regjimet fashiste. Të gjithë diktatorët komunistë apo fashistë janë zgjedhur me vullnetin e lirë të popullit dhe me votën plebishitare të popullit. Kështu janë zgjedhur Stalini dhe Hitleri, Kim Ir Seni dhe Enveri. Ndryshimi është se sot ish-vendet komuniste quhen demokraci dhe "Udhëheqësit e Kombit" po emërohen në demokraci. Përballë këtyre zhvillimeve dhe këtij fenomeni, bota demokratike ndërkombëtare nuk duket tani për tani se ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë reagim, qoftë edhe simbolik apo etik. Sepse çfarë ndodh në Kazakistan apo në stanet e tjera të ish-perandorisë komuniste, klasifikohet si një çështje e brendshme. Këtu lind një pyetje e karakterit hamletian, nëse një sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste si Nazarbajevi ndërron faqe, kur thoshte Noli, dhe dje shante e sot lëvdon Perëndimin, dhe bëhet president i përjetshëm, çfarë tipi demokracie duhet quajtur ky apo ai vend ish-komunist: demokraci komuniste apo komunizëm demokratik? Le t'ia lëmë filozofëve ta debatojnë. Duket se interesi strategjik ka qenë jo aq shumë ndërrimi i sistemit, sesa ndërrimi i politikave kundrejt Perëndimit, pavarësisht se me këta udhëheqës apo me ata udhëheqës. Emërimi "Udhëheqës i Kombit" është shpikja më e fundit e mentalitetit dhe e ligësisë së dinozaurëve apo gërdallave të nomenklaturës së vjetër komuniste, të cilët janë tallur dhe vazhdojnë të tallen me popullin.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Emërimi “udhëheqës i Kombit”

#2

Post by qiellikaltër »

Petrit Haliti i ben vezhgimet gjithnje me rezonance nga ajo c'po ndodh ne boten shqiptare. Edhe ne kete rast me tingelloi fort ky paragraf:
Duket se interesi strategjik (i Perendimit-shen.im) ka qenë jo aq shumë ndërrimi i sistemit, sesa ndërrimi i politikave kundrejt Perëndimit, pavarësisht se me këta udhëheqës apo me ata udhëheqës. Emërimi "Udhëheqës i Kombit" është shpikja më e fundit e mentalitetit dhe e ligësisë së dinozaurëve apo gërdallave të nomenklaturës së vjetër komuniste, të cilët janë tallur dhe vazhdojnë të tallen me popullin.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”