"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Ligjet themelore shqiptare gjatë historisë!

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.
Post Reply
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Ligjet themelore shqiptare gjatë historisë!

#1

Post by Phoenix »

STATUTI ORGANIK I SHQIPËRISË

/ Vlorë, 10 prill 1914 /
[quoteem]
Kapitulli I
Shqipëria dhe territori i saj
1. Shqipëria formohet si një principatë kushtetuese,sovrane dhe e trashëgueshme nën garancinë e të gjashtë Fuqive të Mëdha.

2. Shqipëria është e pandashme, territori i saj është i patjetërsueshëm. Kufijtë e principatës janë ata që janë përcaktuar nga të gjashë Fuqitë e Mëdha. Këta kufij nuk mund të ndryshohen apo te retifikohen, veçse me anë të një ligji dhe me miratimin paraprak të gjashtë Fuqive të mëdha.

3. Shqipëria është neutrale; neutraliteti i saj është i garantuar nga të gjashtë Fuqitë e Mëdha. Ky neutralitet nuk përjashton të drejtën e Shqipërise për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e territorit të saj. Megjithatë, porti tregtar ku do të dalë hekurudha ndërkombëtare që do të lidhë Serbine me Adriatikun, do t’ i nënshtrohet një reagimi te posaçëm, i cili do të përmbaje detyrimin që ky vend të mos fortifikohet.

4. Traktatet dhe konventat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të çfarëdo natyre qofshin, të lidhura midis Portës dhe fuqive të huaja, mbeten në fuqi në principatën e Shqipëriseë. Ruajtja, ndryshimi ose heqja e imuniteteve dhe privilegjeve që u njihen të huajve në bazë të kapitulacioneve, i lihen një vendimi që mund të marrin të gjashtë Fuqitë e Mëdha.

5.Çdo person fizik apo juridik, qoftë i huaj, apo vendas mund të fitoje prona në Shqipëri, në përputhje me ligjet në fuqi dhe me ato që do të nxirren më vonë për këtë qëllim nga qeveria shqiptare.

Shteti shqiptar mund të ketë në dorë të blejë, të japë, të marrë me qera ose të sheseë çco lloj prone.

6.Pasuritë vakëf do të jenë objekt i rregullimit të një ligji të ri.
Kapitulli II

Sovrani
7. Froni i principatës shqiptare është i trashëgueshëm brenda në familjen e princit Vilhem Vidi. Trashëgimi bëhet në bazë të parimit të parëlindjes në vijën mashkullore.

8. Princi betohet përpara Asamblesë Kombëtare për të respektuar rreptësisht ligjet themeltare të shtetit.

9. Princi mbretërues, si kryetar i familjes princore, ka të drejtën ekskluzive të ushtrojë autoritetin e vet në çdo gjë që ka të bëjë me marrëdhëniet personale të anëtarëve të familjes së tij, duke iu përmbajtur ligjit që ai do të nxjerrë vetë për dinastinë e tij.

10. Atij i lidhet një listë civile vjetore.

11. Në rast mungese, sëmundje ose paaftësie të përkohshme, princi ka të drejtë të përfaqësohet ose nga një anëtar i familjes së tij që ka shtetësine shqiptare ose nga një funksionar i lartë i shtetit. Në rast miturie ose paaftesie që zgjat më tepër se një vit, regjenca do të ushtrohet nga njeri prej anëtarëve meshkuj të familjes princore, nga ai që, përveç seka rritut madhorinë dhe ka shtetësinë e vendit, del se është më i afërti përsa i përket trashëgimit të fronit. Në rast mungese të një zëvëndëzuesi të tillë, detyra për të caktuar do t’ i lihet Këshillit të Ministrave, i cili duhet të veproje me pëlqimin e gjashtë fuqive të Mëdha. Në rast urgjence, kryetari i Këshillit të Ministrave do të jetë ligjërisht regjent i përkohshëm. Regjenti do të gëzojë, derisa të zgjasë regjenca e tij, të gjitha të drejtat dhe kompetencat e sovranit për sa i përket qeverisjes së vendit.

12. Mosha e madhërisë për anëtarët e familjes princore do të caktohet nga ligji i shtëpisë mbretëruese.

13. Pasuritë e kurorës, që do të jenë pronë ekskluzive e shtëpisë princore, do të jenë të përjashtuara nga taksat.

14. Princi është kryetar i administratës civile dhe ushtarake; ai disponon forcën e armatosur dhe emëron oficerët e saj. Ai merr pjesë në bërjen e ligjeve sipas dispozitave të kapitullit IV; vendimet e tij, të nxjerra dhe të botuara rregullisht, quhen “dekrete” dhe duhet të kundërfirmohen nga kryetari i këshillit të Ministrave dhe nga ministri kompetent.

15. Me propozimin e ministrave kompetentë, ai emëron funksionarë të lartë, por ai nuk mund të krijojë funksione të reja pa një ligj të posaçëm.

16. Ai thërret zgjedhësit për zgjedhjet e Asamblesë Kombëtare. Ai thërret, mbyll dhe shpërndan Asamblenë Kombëtare.

17. Drejtesia jepet në emër të tij; ai ka të drejten e faljes dhe të amnistisë si dhe të drejtën për të dhënë çmime dhe tituj nderi.

18. Ai ka te drejtën të shtypë shembëlltyrën e tij ose stemën e tij në monedhat, në medaljet dhe në vulat shtetërore, si dhe në çdo send ose objekt që përfaqëson pushtetin qeveritar.

19. Ai përfundon traktate ndërkombëtare.

20. Personi i princit është i shenjtë. Ai nuk përgjigjet përpara ligjit.

21. Imunitetet e anëtarëve të familjes princore do të përcaktohen nga ligjet e ndryshme.
Kapitulli III

Popullsia
22. Janë shtetas shqiptarë të gjithë ata që kanë lindur ose që janë vendosur në Shqipëri përpara 28 nëntorit të 1912-s dhe që, nën qeverinë osmane kanë pasur nënshtetësinë osmane.

23. Personat, për të cilët bëhet fjalë në artikujt e mëparshëm, do të kenë mundësinë që brenda një afati prej gjashtë muajsh pas promulgimit të këtij statuti, të optojnë për një shtetësi të huaj, por me kusht që të emigrojnë.

24. Çdo person me prejardhje shqiptare që jeton jashtë vendit do të ketë mundësinë që, brënda një afati që do te caktohet nga qeveria, të konfirmojë shtetësinë e tij si shqiptar me anën e një deklerate me shkrim që duhet t’ i paraqesë një autoriteti kompetent.

25. Shqiptarët, që kanë ardhur nga viset të cilat u janë aneksuar shteteve ballkanike dhe që janë vendosur me banim në principatën e Shqipërisë pas 28 nëntorit 1912, do të konsiderohen si shtetas shqiptarë; veçse në qoftë se ata nuk deklarojnë të kundertën brenda gjashtë muajve që prej shpalljes së Statutit Organik.

26. Gjuha zyrtare e vendit është gjuha shqipe. Megjithatë, përdorimi i gjuheve të tjera që fliten në vend, do të mund të lejohet, në trajtë ndihmëse dhe të përkohshme, në ato organe administrative që do të autorizohen posaçerisht për këtë nga qeveria.

27. Të gjithë shtetasit shqiptarë janë të barabartë përpara ligjit.

28. Asnjëri nuk mund të ushtroje vetëgjyqësinë në çfarëdo forme, qoftë, përndryshe do t’ i nënshtrohet dënimit të parashikuar nga ligji.

29. Liria individuale është e garantuar. Asnjëri nuk mund të ndiqet, të burgoset ose të cënohet sadopak në lirinë e tij personale, me përjashtim të rasyeve të parashikuara nga ligji dhe në format

ligjore. Askush nuk mund të përjashtohet nga dalja përpara gjykatës së caktuar me ligj e as t’ i nënshtrohet një dënimi të parashikuar nga ligji.

30. Banesa e çdo shtetasi shqiptar është e pacënueshme. Aty mund te hyhet vetëm në rastet dhe në format e parashikuara nga ligjet.

31. Çdo njeri është i lirë të zgjedhë vendbanimin e tij dhe të qarkullojë nëpër të gjithë vendin sipas kushteve që do të përcaktohen nga dispozitat e sigurimit publik.

32. Shqipëria nuk ka fe shtetërore. Liria dhe ushtrimi publik i të gjitha kulteve janë të siguruara. Në asnjë pjesë të principatës shqiptare, ndryshimi në fe nuk mund t’ i vihet asnjeriu si shkak për të përjashtuar ose për ta cilësuar si të paaftë për sa i përket gëzimit të të drejtave civile e politike, pranimit në punë shtetërore, në funksione dhe ndere ose përsa i përket ushtrimit të profesioneve dhe aktiviteteve të ndryshme.

33. Të gjitha pasuritë e fituara ligjërisht janë të pacënueshme. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, veçse për shkak të dobisë publike në rastet e në format e përcaktuara nga ligjet dhe kundrejt një shpërblimi paraprak të drejtë.

34. Konfiskimi i pasurisë është i ndaluar.

35. Arsimi është i lirë. Nën mbikqyrjen e qeverisë ai ushtrohet nga persona që kanë cilësitë e kërkuara nga ligji. Arsimi bëhet falas në shkollat fillore të shtetit. Arsimi fillor është i detyrueshem për femijet shqiptarë kudo që ekzistojnë shkolla të shtetit. Mësimi i gjuhës shqipe është i detyrueshëm në të gjitha shkollat.

36. Sejcili është i lirë të shfaqë mendimet e tij gojarisht, me shkrim dhe nëpërmjet shtypit në përputhje me ligjet? Një ligj i posaçëm do të përcaktojë modalitetet e ushtrimit të kësaj lirie.

37. E drejta për t’ u mbledhur, pa pasur me vete armë, u njihet të gjithë shtetasve shqiptarë, me kusht që këta t’ u përshtaten ligjeve, që do të rregullojnë ushtrimin e kësaj të drejte. Kjo liri nuk zbatohet për mbledhjet në shesh të hapët, që u nënshtrohen ligjeve të mbikqyrjes policore.

38. Shtetasit shqiptarë kanë të drejtën të krijojnë shoqata po me kusht që në qëllimet dhe në mjetet e tyre të mos ketë asgjë të paligjshme dhe të rrezikshme për shtetin. Një ligj i posaçëm do të rregullojë ushtrimin e kësaj të drejte, me qëllim që të garantohet siguria publike.

39. Me përjashtim të rasteve të caktuara me ligj, fshehtësia e letrave dhe e telegrameve është e paprekshme. Një ligj i posaçëm do të përcaktojë përgjegjësinë e nënpunësve qeveritarë për cënimin e fshehtësisë së letrave dhe të telegrameve, që u besohen zyrave të postës dhe të telegrafit.
Kapitulli IV

Legjislacioni
40. Asambleja Kombëtare është organi legjislativ i principatës së Shqipërisë.

41. Asambleja Kombëtare përbëhet nga:

1) anëtarë në bazë ligji;

2) anëtarë të zgjedhur nga popullsia;

3) anëtarë të caktuar nga princi.

42. Janë vetiu anëtarë (në bazë ligji) të Asamblesë: përfaqësuesit fetarë të myslimanëve, të katolikëve, të ortodoksëve, kryetari i bektashinjve, komisari i lartë shqiptar pranë Bankës Kombëtare Shqiptare.

43. Që një njeri të zgjidhet ose të caktohet si anëtar i Asamblesë Kombëtare, ai duhet të ketë nënshtetësinë shqiptare dhe vendbanimin brenda kufijve të principatës.

44. Anëtarët e zgjedhur të Asamblesë Kombëtare zgjidhen me votim indirekt nga tre për çdo sanxhak. Princi cakton datën e zgjedhjeve.

45. Kur mbeten vende vakante, për shkak dorëheqje apo vdekjeje, anëtarët e zgjedhur ose të caktuar për të zënë këto vende, mund t’ i mbajnë ato vetëm për aq kohë sa do të zgjaste mandati i paraardhësve të tyre.

46. Të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare marrin gjatë kohës që vazhdon sesioni dhe për udhëtimin, vajtje e ardhje, një shpërblim prej 15 frangash në ditë. Ky shpërblim nuk jepet në rast mungese në seancat.

47. Anëtarët e Asamblsë Kombëtare që emërohen nga princi janë dhjetë.

48. Në nahijet këshilli komunal, i mbledhur nën kryesinë e mudirit, do të zgjedhë një delegat. Ky do të shkojë në kryeqëndrën e kazasë dhe do të bashkohet me anëtarët e këshillit bashkiak dhe të këshillit të kazasë. Nën kryesinë e kajmekamit ky trup elektoral do të zgjedhë dy delegatë, të cilët do të shkojnë në kryeqendrën e sanxhakut, ku, në marëveshje me anëtarët e këshillit të sanxhakut dhe nën kryesinë e mytesafirit, do të zgjedhin me shumicë absolute përfaqësuesit për në Asamblenë Kombëtare. Kajmekami, mytesafiri dhe të gjithë funksionarët e emëruar nga qeveria, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në votim. Detyra e mytesafirit dhe e kajmekamit është vetëm të kryesojnë mbledhjen elektorale dhe të mbikqyrin respektimin e rregullave përkatese. Në qoftë se dy kandidatë marrin një numër të barabartë votash atëherë zgjedhja bëhet me short.

49. Mund të zgjidhen si anëtarë të Asamblesë Kombëtare shtetasit shqiptarë që kanë mbushur moshën 30 vjeç dhe që dinë të lexojnë e të shkruajnë.

50. Nënpunësit e emëruar nga princi dhe nga qeveria nuk mund të zgjidhen si anëtarë të Asamblesë Kombëtare gjatë gjithë kohës që zgjatin funksionet e tyre.

51. Çdo zgjedhje për të qënë e vlefshme duhet të marrë vërtetimin e Asamblesë Kombëtare.

52. Asambleja Kombëtare mblidhet rregullisht në sesion të zakonshëm çdo vit. Ajo thirret, shtyhet (ndërpritet), mbyllet nga princi.

53. Kohëzgjatja e legjislaturës është katër vjet.

54. Asambleja Kombëtare mund të thirret në sesion të jashtëzakonshëm nga princi. Fillimi dhe mbarimi i sesionit të jashtëzakonshëm, si dhe arsyet (e thirrjes së saj ), fiksohen në vendimin e thirrjes.

55. Princi ka të drejtë të shpërndajë Asamblenë Kombëtare. Akti i shpërndarjes parashikon edhe thirrjen e zgjedhësve brënda dyzet ditëve.

56. Në fillim të çdo legjislature dhe gjatë gjithë kohës që ajo zgjat,princi zgjedh një kryetar midis anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Kryetari do të marrë një shpërblim vjetor të përgjithshëm prej 10.000 frangash. Asambleja kombëtare ka dy nënkryetarë, që zgjidhen prej saj për të gjithë kohën që zgjat legjislatura, menjëherë pasi fillon nga detyra Kryetari.

57. Me propozimin e Kryetarit të asamblesë kombëtare, princi do emërojë dy sekretarë që do të merren jashtë rradhëve të Asamblesë. Ata do të kenë një rrogë vjetore prej 6000 frangash.

58. Që Asambleja të mund të marrë vendime të vlefshme, është e domosdoshme që të jenë të pranishëm të paktën gjysma e anëtarëve të saj. Vendimet merren me shumicën absolute të votave të anëtarëve të pranishëm. Në rast se votat ndahen në ndysh, propozimi i shqyruar quhet i hedhur poshtë. Një shumicë prej pesë të tetash është e domasdoshme kur është fjala për të votuar një ligj, i cili i sjell ndryshime një ligji themelor të principatës. Për zgjedhjet që bëhen brënda për brënda Asamblesë, shumica absolute është e domosdoshme në votimin e pare; në votimin e dytë mjafton shumica relative.

59. Çdo anëtar i Asamblesë voton vetë personalisht. Votimi bëhet ose duke u ngritur ne këmbë e duke u ulur, ose me thirrje nominale.

60. Një projektligj mund të adoptohet vetëm pasi të vihen në votë të gjithë nenet që e përbëjnë.

61. Rendi i brendshem i Asamblesë sigurohet nga Kryetari i saj, sipas rregullores së brendshme. Asnjeri, me përjashtim të agjentëve të forcës publike që janë ngarkuar të ruajnë Asamblenë, nuk mund të hyjë me armë brënda godinës që është rezervuar për mbledhje.

62. Seancat e Asamblesë Kombëtare janë publike.Peticionet duhet t’ i paraqiten kryetarit ose drejtpërsëdrejti, ose nëpërmjet njerit prej anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.

63. Asambleja mund të bëjë mbledhje të fshehta kurdoherë që këtë e kërkojnë të paktën një e treta e anëtarëve të pranishëm.

64. Anëtarët e Asamblesë, të çcfarëdo kategorie qofshin, kanë të njëjtat të drejta, të njëjta prerogative dhe të njejtat detyra. Ata janë të lirë të japin votat e tyre ose të abstenojnë si dhe të shfaqin mendimet e tyre. Ato nuk mund të ndiqen për shkak të fjalimeve të tyre, të propozimeve që mund të bëjnë me shkrim ose të raporteve që mund të hartojnë, veçse në ato raste kur këtë e kërkojnë gjashtë anëtarë, të cilët janë të detyruar të provojnë se fjalimi i mbajtur apo propozimi ose raporti i shkruar përmban një krim të parashikuar nga ligji. Ndjekja duhet të autorizohet nga Asambleja. Asnjë ndjekje penale për fakte që s’ kanë të bëjnë me funksionet e tyre, nuk mund të bëhet kundrejt anëtarëve gjatë kohës së sesionit, veçse në rast se ajo autorizohet nga Asambleja me kërkesën e prokurorit pranë gjykatës kompetente.

65. Asambleja përgatit dhe voton rregulloren e saj të brendshme.

66. Për fjalimet, për vërejtjet, për mocionet e tyre dhe për çdo shkrim që ka të bëjë me ushtrimin e funksioneve të tyre, anëtarët e Asamblesë Kombëtare duhet të përdorin gjuhën shqipe.

67. Në kuadrin e pushtetit legjislativ të asamblesë hyjnë:

1) çdo ndryshim i ligjeve themelore të principatës;

2) ligjet që ndryshojnë ose shndërrojnë taksat ekzistuese;

3) ligjet që vendosin taksa të reja;

4) ligjet e buxhetit dhe ato që miratojnë llogaritë e një viti buxhetor të mbyllur, duke marrë parasysh marrëveshjet ndërkombëtare që mund të lidhen;

5) ligjet mbi kontribucionet indirekte;

6) traktatet e tregtisë dhe marrëveshjet me karakter ekonomik;

7) koncesionet që angazhojnë burimet e shtetit;

8) ndarjen administrative.

Të gjitha vendimet që merr Asambleja Kombëtare në fushën legjislative duhet t’ i nënshtrohen princit për sanksionim.

68. Për të gjitha fushat e tjera princi, me propozimin e qeverisë, nxjerr dekrete që kanë forcën e ligjit. Ai mund të konsultojë Asamblenë Kombëtare kurdoherë që e quan të nevojshme.

69. Në fillim të çdo sesioni të zakonshëm vjetor projekti i buxhetit për vitin vijues i paraqet Asamblesë Kombëtare nga ministri i Financave. Së bashku me këtë projekt, ministri i Financave i paraqet Asamblesë Kombëtare buxhetin rektifikativ të vitit buxhetor të mbyllur. Në qoftë se buxheti rektifikativ nuk hartihet ne kohë, ai duhet të paraqitet, jo më vonë se në sesion vijues.

70. Në qoftë se Asambleja pakëson ndonjë kredi të propozuar ose e suprimon fare, ajo duhet të japë shpjegime për votën e saj dhe të tregojë ku dhe si mund të realizohet kursimi.

71. Në qoftë se Asambleja, pasi ka dëgjuar shpjegimet, ose në qoftë se ajo arrin në fund të sesionit pa votuar buxhetin, princi me një urdhëresë që nxjerr pasi ka marrë një mendim të njëllojtë edhe nga Këshilli i Ministrave, mund ta bëjë buxhetin në vazhdim të zbatueshëm edhe për vitin buxhetor vijues, por duke zbritur shumat e parashikuara për një nevojë të caktuar, kur kjo nevojë është plotësuar.
Kapitulli V

Organet e qeverisë
A) Ministritë dhe ministrat

72. Qeveria shqiptare përbëhet nga një Këshill Ministrash në krye të të cilit është një kryeministër. Në rast mungese dhe paaftësie të kryeministrit, Këshilli thirret dhe kryesohet prej ministrit më të vjetër në moshë.

73. Ministritë janë këto:

Ministria e Punëve të Jashtme,

Ministria e Punëve të Brendshme,

Ministria e Financave,

Ministria e Drejtësisë.

74. Kryetari i Këshillit është në të njëjtën kohë ministër i Punëve të Jashtme.

75. Çdo ministri i caktohet si ndihmës një sekretar i përgjithshëm.

76. Të gjithë ministrat emërohen nga princi, atij i bëhet betimi dhe në rast dorëheqjeje, atij i dorëzohet pushteti.

77. Çdo ministri ndahet në departamente të kryesuara nga drejtorë të përgjithshëm. Çdo departament është i ndarë në seksione.

78. Ministria e Punëve të Brendshme ka pesë departamente: 1) administrata; 2) xhandarmëria dhe milicia; 3) bujqësia, tregëtia, lundrimi dhe industria; 4) posta dhe telegrafi; 5) shëndetësia.

79. Ministria e Financave ndahet në pesë departamente: 1) thesari dhe huaja publike; 2) doganat; 3) taksat, kontributet dhe monopolet; 4) llogaria e përgjithshme e shtetit; 5) punët botore.

80. Ministria e Drejtësisë ndahet në tri departamente: 1) drejtësia; 2) kultet (fetare); 3) arsimi.

81. Çdo ligj që krijon një shërbim (publik) të ri duhet të përcaktojë edhe ministritë si dhe departamentin ku do të hyjë ky shërbim.

82. Këshilli i Ministrave harton projektligjet, dekretet princore si dhe urdhëresat administrative të interesit të përgjithshëm; ai shfaq mendimin e vet mbi çështjet që i shtrohen nga princi dhe nga ministrat e ndryshëm.

83. Shkarkimi i sekretarëve dhe i drejtorëve të përgjithshëm si dhe i shefave të seksioneve mund të bëhet vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave sipas propozimit të ministrit kompetent.

84. Ministrat përgjigjen para princit. Një ligj i posaçëm do të përcaktojë procedurën që do të ndiqet në rast shpërdorimi të pushtetit.

85. Anëtarët e familjes princore nuk mund të emërohen ministra.

B. Organizimi i shërbimit të shtetit.

86. Çdo person i ngarkuar me një shërbim që i përket shtetit konsiderohet si nënpunës i shtetit.

87. Të gjitha emërimet e nënpunësve bëhen në përputhje me rregullat që përcaktojnë edhe kushtet përkatëse.

88. Çdo nënpunës, para se të fillojë nga kryerja e detyrave te tij, duhet të bëjë betimin e besnikërisë dhe të respektit ndaj princit dhe ligjeve të vendit.

89. Çdo nënpunës që jep prova sjelljeje të mirë, ndershmërie dhe aftësie në kryerjen e detyrave të tij, ka të drejtën e gradimit dhe të shpërblimeve të tjera sipas dispozitave që do të përcaktohen me rregullore të posaçme.

90. Çdo nënpunës duhet të përmbushë me ndërgjrgje detyrat që i janë besuar; ai duhet të ruajë fshehtësinë profesionale dhe t’ u bindet urdhërave të eprorëve të tij, me kusht që këto urdhëra të jenë brenda caqeve të vendosura nga ligji.

91. Çdo nënpunës që shkel betimin dhe nuk i kryen detyrat, mund të shkarkohet dh të ndëshkohet sipas dispozitave dhe me garancitë që caktohen nga ligjet.

92. Ndëshkimet disiplinore, përveç rasteve që hyjne në kompetencën e gjykatave të zakonshme, duhet të zbatohen sipas rregulloreve të brendshme të çdo ministrie. Ato janë; qortimi, pezullimi i funksioneve dhe i rrogës, shkarkimi.

93. Në rast grumbullimi të detyrave shtetërore, nënpunësi do të marrë vetëm shpërblimin më të lartë që parashikohet për këto detyra.

94. Nënpunësit që merren në punë me kontratë nuk kanë të drejta të tjera kundrejt shtetit veç atyre që rrjedhin nga kontrata.
Kapitulli VI

Administrata lokale
.
95. Shqipëria ndahet në shtatë sanxhaqe që janë: Shkodra, Elbasani, Dibra, Durrësi, Korça dhe Gjirokastra.

96. Kryeqendrat e këtyre sanxhaqeve janë qytetet, emrat e të cilave mbajnë sanxhaqet vetë, me përjashtim të sanxhakut të Dibrës, kryeqëndra e të cilit do të caktohet nga qeveria.

97. Sanxhaqet ndahen në kaza dhe kazatë në nahije.

98. Kufijtë e sanxhaqeve caktohen me ligj. Në caktimin e këtyre kufijve ligji merr parasysh nevojat administrative, interesat lokale dhe lehtësitë e komunikacionit. Projektligji i lidhur me caktimin e kufijve administrativë duhet të paraqitet nga Ministria e Brendshme në sesionin e parë të Asamblesë Kombëtare. Deri atëherë, kufijtë mbeten përkohësisht ato që kanë qenë nën administratën osmane, veç kur një dekret i princit vendos ndryshe. Ndërkaq sanxhaku i Dibrës do të përbëhet nga pjesa që mbetet prej sanxhakut të vjetër të Dibrës dhe nga tokat e vilajetit të Kosovës që iu caktuan Shqipërisë. Për sa u përket krahinave të Jugut, kazaja e Leskovikut që varej më parë nga sanxhaku i Janinës, do të futet në sanxhakun e Korçës, kurse fshatrat e Çamërisë që i mbeten Shqipërisë, do të futen në sanxhakun e Gjirokastrës.

99. Kufijtë (e njësive administrative) mund të ndryshohen vetëm me një ligj të ri.

Sanxhaqet

100. Sanxhaku administrohet nga një mytesarif, i cili për të gjitha çështjet administrative përgjigjet përpara ministrit të Brendshem dhe përpara ministrave kompetentë për të gjitha çështjet e tjera.

101. Në rast mungese, ai ia lë drjetimin e punëve njerit prej anëtarëve që janë caktuar me ligj. Në rast pushimi të zakonshëm, i takon Ministrisë së Brendshme të zgjedhë zëvvendësin e mytesafirit.

102. Ai ka nën varësinë e tij të drejtpërdrejtë xhandarmërinë dhe policinë.

103. Në bashkpunim me këshillin e tij, ai cakton buxhetin e sanxhakut të tij dhe ia parashtron qeverisë qendrore.

104. Ai duhet të inspektojë një herë në vit të gjitha kazatë që ndodhen nën administrimin e tij.

105. Ai është përgjegjës bashkë me kryellogaritarin për drejtimin e financave të sanxhakut të tij. Për këtë qëllim, ai mund të kontrollojë, kurdoherë që e gjykon të nevojshëm, arkat e sanxhakut dhe të kazasë.

106. Duke qenë personalisht përgjegjës për qetësinë publike, aim und të marrë, në rast ngutësie absolute, masa të jashtëzakonshme sigurimi, por me kusht që të vërë menjëherë në dijeni për këto qeverinë qëndrore.

107. Meqënëse gjykatat janë të pavarura nga administrate civile, mytesafiri në asnjë mënyrë nuk mund të përzihet në çështjet gjyqësore. Por ai ka për detyrë të japë ndihmën dhe mbështetjen e duhur për ekzekutimin e vendimeve.

108. Zbatimi i ligjeve dhe i dekreteve që kanë të bëjnë me arsimin publik dhe me inspektimin e të gjitha institucioneve shkollore hyjnë në kompetencën e mytesafirit.

Këshilli i sanxhakut

109. Mytesafiri ndihmoet nga një këshill që quhet këshilli i sanxhakut dhe që është nën kryesinë e tij.

110. Ky këshilli përbëhet: 1) nga anëtarë të caktuar me ligj (sekretari i përgjithshëm, kryellogaritari, drejtori i arsimit publik, drejtori i punimeve botore, drejtori i bujqësisë dhe i tregëtisë) dhe 2) nga anëtarë të zgjedhur (një për çdo kaza, duke përfshirë edhe kazanë qëndrore).

111. Zgjedhjet janë indirekte dhe bëhen sipas shembullit të zgjedhjeve të anëtarëve të Asamblesë Kombëtare.

112. Funksionet e anëtarëve të zgjedhur zgjasin tre vjet. Këta mund të rizgjidhen.

113. Këshilli mblidhet tre muaj çdo vit në kryeqendrën e sanxhakut. Në rast nevoje, mytesafiri mund të zgjasë sesionin edhe për një muaj tjetër.

114. Anëtarët e zgjedhur marrin një shpërblim prej dyqint frangash në muaj gjatë kohës së sesionit.

115. Vendimet merren me shumicë votash. Kur votat ndahen barabar, vendos vota e kryetarit.

116. Mytesafiri nuk mund të shtyjë zbatimin e një vendimi të marrë me shumicë votash, veçse nën përgjegjësinë e tij personale dhe me kusht që ai të vërë menjëherë në dijeni ministrinë kompetente.

117. Çështjet që i përkasin vetëm e vetëm këshillit të sanxhakut të mbledhur në sesionin plenar, janë:

· hartimi i buxhetit të sanxhakut;

· kontrolli i administrimit të financave;

· rishikimi i caktimit dhe i vjeljes së taksave dhe të takimeve;

· hapja dhe funksionimi i institucioneve shkollore, përmirësimet që duhen bërë në to;

· Studimi i projekteve, i planeve dhe i preventivave të punëve botore që duhen zbatuar brënda kufijve të sanxhakut dhe që duhet t’ i parashtrohen qeverisë qendrore për miratim;

· Shërbimet e qarkullimit e të transportit;

· Përmirësimi i bujqësisë dhe i blegtorisë;

· Prerja e drurëve në pyjet që u përkasin komuneve (baltaliqet e vjetra).

· Ripyllëzimi i vendit.

· Votimi për qindarkat që mund t’ u shtohen taksave dhe tatimeve me kusht që të merret pëlqimi i qeverisë.

· Ngritja dhe mirëmbajtja e spitaleve dhe e institucioneve bamirëse.

· Vendosja e stabilimenteve industriale e të tjerë.

· Shfrytëzimi i madameve.

118. Të gjitha çështjet e tjera mund të trajtohen e të vendosen nga mytesafiri së bashku me anëtarët e përhershëm të këshillit.

Kazatë

119. Kazaja administrohet nga një kajmekam. Në rast mungese ai ia lë drejtimin e punëve njerit prej anëtarëve të këshillit të tij, në radhë të parë më të vjetrit në moshë ndërmjet anëtarëve të caktuar në bazë ligji. Në rast pushimi të zakonshëm i takon mytesafirit të zgjedhë zëvëndësin e tij.

120. Kajmekami ngarkohet me ruajtjen e rendit publik e të qetësisë. Për këtë qëllim ai ka nën urdhrat e tij policinë dhe xhandarmërinë. Në qoftë se forcat që ndodhen në kaza janë të pamjaftueshme, ai mund t’ i kërkojë, po qe nevoja, përforcime mytesafirit.

121. Financat e kazasë i besohen një llogaritari. Kajmekami është përgjegjës për financat e kazasë me të njëjtat kushte sikurse mytesafiri në sanxhak.

122. Njësoj si mytesafiri, kajmekami nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet gjyqësore.

123. Kajmekami vendos për çështjet që vijojnë:

lëshimi i pasaportave;

lëshimi i lejeve për gjueti dhe për mbajtjen e armëve;

legalizimi i nënshkrimeve të autoriteteve të kazasë;

autorizimi i vënies në qarkullim i shërbimeve publike të transportit;

autorizimi i vendshitjeve të pijeve pas mendimit të favorshëm të bashkisë;

Këshilli kazasë

124. Kajmekami ndihmohet nga një këshilli që quhet këshilli i kazasë.

dhe që është nën kryesinë e tij.

125. Këshilli përbëhet: 1) nga anëtarë të caktuar në bazë ligji (sekretari, llogaritari, drejtori i tatimeve mbi tokat) dhe 2) nga katër anëtarëqë zgjidhen, me shumicen absolute të votueve të pranishëm, prej këshillave komunale që mblidhen në kryeqendrën e kazasë me thirrje të kajmekamit.

126. Funksionet e anëtarëve të zgjedhur zgjasin tre vjet. Këta mund të rizgjidhen.

127. Këshilli funksionon gjithë vitin. Ai mblidhet të paktën një herë në javë.

128. Anëtarët e zgjedhur nuk marrin as rrogë as shpërblim.

129. Vendimet merren me shumicën e votive. Kur votat ndahen barabar, vendos vota e kryetarit.

130. Kajmekami nuk mund të shtyjë zbatimin e një vendimi të marrë me shumicë votash, veçse nën përgjegjësinë e tij personale dhe me kusht që ai të vërë menjëherë në dijeni mytesafirin prej të cilit varet.

131. Çështjet që i përkasin vetëm këshillit të kazasë jane

homologimi (miratimi) i tarifave për të drejtën e vendit në pazaret, në panairet dhe në tregjet;

homologimi i tarifave të taksave të peshimit, të vëllimit dhe të matjes;

autorizimi i aksioneve për asgjësimin e kafshëve të dëmshme në pyjet e komunave;

kontrolli i buxhetit dhe i llogarive të institucioneve bamirëse dhe i administrimit të pasurive të tyre;

autorizimi i pranimit të dhuratave dhe legeve për komunet dhe institucionet bamirëse;

Nahijet

132. Nahija përbëhet nga një grup fshatrash të lidhura gjeografikisht dhe ekonomikisht, me një popullsi globale prej 4000 – 7000 frymësh.

133. Çdo nahije administrohet nga një mudir, që ndihmohet prej një këshilli komunal.

134. Këshilli komunal përbëhet nga sekretari i nahijes dhe nga katër anëtarë të zgjedhur.

Zgjedhjet bëhen me shumicën e votave nga muharët e fshatrave që përbëjnë nahijen, të mbledhur në kryeqendrën e nahijes nën kryesinë e muhtarit të kryeqendrës.

135. Mudiri ka si detyra:

botimin dhe zbatimin e ligjeve, të dekreteve, të vendimeve dhe të urdhëresave të qeverisë;

regjistrimin e popullsisë;

kontrollin e vjeljes së taksave dhe të tatimeve.

136. Këshilli vendos për çështjet që vijojnë:

çështje të higjenës publike;

rrugët e komunikacionit midis fshatrave;

mirëmbajtja e çezmave, e puseve, e cisternave, e ujësjellësve.

përmirësimi i vijave të ujit;

ujitja e tokave të punuara, kanalet vaditëse, digat;

përmirësimi i bujqësisë dhe i blegtorisë;

kullotat komunale.

137. Hollësitë e kompetencave të mësipërme si dhe të gjitha kompetencat e tjera të mytesafirëve, të kajmekamëve, të mudirëve dhe të këshillave pranë tyre; do të përcaktohen me rregullore të posaçme. Derisa të hartohen këto rregullore, administrata lokale do të vazhdojë të funksionojë si në të kaluarën.

138. Për sa u përket çështjeve që kanë të bëjnë me të drejtën për t’ u zgjedhur, ligjet ekzistuese do të mbahen përkohësisht në fuqi, derisa të dalë një ligj i ri.

Bashkitë

139. Në kryeqendrat e sanxhaqeve e të kazave do të ketë një bashki, sikurse edhe në çdo qytet, me një popullsi prej më tepër se 2500 frymësh.

140. Ligjet që rregullojnë funksionimin e bashkive do të mbeten në fuqi derisa të dalë një ligj i ri.
Kapitulli VII

Financat
141. Administrata e financave dhe degët që varen prej saj do të organizohen sipas rregulloreve të posaçme. Ndërkohë, organizimi i mëparshëm i financave do të vazhdojë të jetë në fuqi, me ndryshime, të një rëndësie të dorës së dytë, që mund t’ i bëhen me dekret princor.

142. Asnjë ngarkim fiskal, veç atyre që ekzistojnë; nuk mund të vihet pa ligj.

143. Asnjë shpenzim nuk mund të bëhet po qe se ai nuk është parashikuar nga buxheti. Në rast nevoje të ngutshme, princi pasi merr edhe mendimin e Këshillit të Ministrave, mund të nxjerrë një dekret shpenzimi të jashtëzakonshëm, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare që mund të lidhen eventualisht. Në sesionin e parë të Asamblesë Kombëtare ky shpenzim duhet t’ i parashtrohet Asamblesë për konfirmim.
Kapitulli VIII

Punët botore
144. Departamenti i punëve botore do të ketë veç drejtorit të përgjithshëm, një arkitekt, një inxhinier urash e rrugësh dhe një ekspert për punimet e kanalizimit e të tharjes. Këta nënpunës, të cilëve ministria mund t’ u shtojë çdo specialist tjetër që do ta gjykojë të nevojshëm, do të formojë këshillin e përhershëm të seksionit.

145. Punimet me dobi publike mund të kryhen drejtpërdrejt nga qeveria ose mund t’ u jepen koncesion sipërmarrjeve private.

146. Projektet e rrugëve, që duhet të ndërtohen nga qeveria, përpilohen nga departamenti i mësipërm; ato të rrugëve krahinore nga këshillat e sanxhaqeve dhe ato të udhëve që lidhin fshatrat nga këshillat e komunave. Në të dyja rastet e fundit projektet e përpiluara në këtë mënyrë duhet t’ i dërgohen për miratim departamentit të punëve botore, i cili do të mbikqyrë zbatimin.

147. Shpenzimet e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare dhe krahinore hyjnë në buxhetin e shtetit. Ato të udhëve të fshatrave janë në ngarkim të komunave, të cilat mund të autorizohen nga këshillat e sanxhaqeve që të vendosin taksa kalimi mund të mbahen vetëm për aq kohë sa do ta gjykojë të nevojshme këshilli.

148. Mbikqyrja e ndërtimit si dhe e shërbimit të hekurudhave që do të ndërtohen në Shqipëri qoftë nga shteti vetë apo nga shoqëri koncesionare, është në kompetencën e departamentit të punëve botore, i cili,në rast nevoje, mund të marrë si bashkëpunëtorë inxhinierë specialistë.

Kapitulli IX

Forcat e armatsura

149. Forca e armatosur përbëhet prej xhandarmërisë dhe prej milicisë.

A) Xhandarmëria

150. Meqënëse organizimin e xhandarmërisë Fuqitë e Mëdha ia kanë besuar Misionit Holandez, ky i fundit do të hartojë rregulloren përkatëse. Kjo rregullore do të hyjë në fuqi vetëm pasi të miratohet nga prince.

B) Milicia

151. Milicia është një forcë ushtarake vendase territoriale dhe sedentare. Ajo zë vend zakonisht në qendrat e saj dhe nuk mund të mobilizohet tërësisht ose pjesërisht veçse me dekret të princit.

152. Milicia ka për detyrë në kohë të mbështetë eventualisht veprimet e xhandarmërisë për ruajtjen e rendit publik brënda vendit.

153. Çdo banor vendas i principatës është i detyruar të kryejë personalisht shërbimin ushtarak në radhët e milicise dhe të rezervës së saj.

154. Zëvëndësimet nuk lejohen.

155. Përjashtohen përgjithnjë nga shërbimi vetëm ata që janë fizikisht të paaftë.

156. Formimi dhe organizimi i milicisë do të jetë objekt i një ligji të veçantë.

157. Në rast se organizimi i milicisë shtron nevojën e përdorimit të oficerëve të huaj, kufizimi i parashikuar nga Konferenca e Londrës përsa i përket përdorimit të oficerëve pë organizimin e xhandarmërisë, vlen edhe për milicinë; përjashtim mund të bëhet vetëm në marrëveshje midis qeverisë princore dhe Fuqive të Mëdha.

158. Në rast nevoje, princi, me dekret të posaçëm, mund të rekuizojë kafshët e barrës dhe mjetet e transportit si dhe ushqimet, brënda kufijve dhe me kushtet e përcaktuara në të njëjtin dekret.
Kapitulli X

Drejtësia
159. Autoritetet gjyqësore janë: 1) këshilli i pleqve; 2) gjykatësit paqtues; 3) gjykatat e shkallës së parë; 4) gjykatat e apelit.

160. Këshilli i pleqve ndodhet në çdo fshat, formohet sipas ligjit. Ai është kompetent pë rastet që rrjedhin nga dëmet që bëhen në fshat të cilat shkaktojnë një gjobitje prej dhjetë deri në njëqint franga.

161. Gjykatësit e paqit do të emërohen me dekret princor. Ata do të vendosen në vendet që do të caktohen me dekret ministror; Ata janë kompetentë të gjykojnë në fushën civile, pa apel, grindjet për shumat prej 100 deri 500 franga; në fushën penale, ata shqyrtojnë shkeljet e dënueshme me burgim njëzet e katër orësh deri në një javë, pa apel dhe prej një jave deri në tre muaj, me apel.

162. Gjykatat e shkallës së parë do të ngrihen në çdo sanxhak si dhe ato kaza ku do të shihet nevoja. Ato do të përbëhen nga një kryetar, dy ndihmësgjyqtarë, një prokuror, një gjyqtar hetues, dy sekretarë dhe dy ftues.

163. Në fushën civile këto gjykata do të kenë kompetencë të gjykojnë, pa apel, të gjitha çështjet që kapin vlerën prej më se 500 frangash deri në 1000 frangash dhe me apel të gjitha çështjet e tjera. Pë çështjet tregtare, këto gjykata do të shndërrohen, sikur se nën regjimin otoman, në gjykata tregtie. Në fushën penale, ato do të gjykojnë të gjitha krimet dhe kundravajtjet. Veç asaj, ato do të gjykojnë në shkallë të dytë çështjet që vijnë nga gjykatësit e paqit.

Do të ketë tri gjykata apeli, selitë e të cilave do të caktohen nga qeveria. Ato do të përbëhen nga një kryetar, katër këshilltarë, një prokuror, një zëvëndësprokuror, dy kancelarë, një sekretar dhe dy ftues.

Ato janë kompetentë të gjykojnë në shkallë të dytë të gjitha çështjet civile e penale të gjykuara nga gjykatat e instancës së parë.

165. Gjyqtarët janë të palëvizshëm. Kushtet që duhet të plotësojnë gjyqtarët e të gjitha kategorive lidhur me emërimin, me gradimin e tyre do të trajtohen në një ligj të posaçëm.

166. Veç kompetencave që parashikohen nga ky statut, gjykatësit e paqit, gjykatat e instancës së parë dhe gjykatat e apelit mund të kenë edhe detyra të tjera që mund t’ u ngarkohen nga ligje të ndryshme.

167. Një ligj i veçantë do të përcaktojë krijimin dhe detyrat e noterisë.

168. Ngritja e një gjykate më të lartë se gjykata e apelit si dhe e çdo gjykate tjetër të posaçme lihet në gjykimin e princit dhe të qeverisë së tij.

169. Prokurori dhe zëvëndësi i tij e zhvillojnë veprimtarinë publike në të gjithë sferën e juridiksionit të gjykatës. Ata kujdesen për ruajtjen e rendit në gjykatat dhe për zbatimin e vendimeve që janë dhënë. Mbikqyrja e policisë gjyqësore u takon atyre.

Në fushën civile prokurori vepron sa herë që këtë e kërkojnë interesat e ligjit. Ai merr pjesë në seancat dhe jep konkluzionet e tij.

Prerogativat e konsullatave ë fushën gjyqësore ruhen ashtu siç rrjedhin nga kapitulacionet.
Kapitulli XI

Kultet
170. Të gjitha komunitetet fetare shqiptare ekzistuese njihen (nga shteti). Ky parim zbatohet edhe për sektet e ndryshme myslimane. Asnjë pengesë nuk duhet të nxirret për organizimin

hierarkik të komuniteteve të ndryshme e as për marrëdhëniet që këto mund të kenë në çështje të dogmës fetare, me kryetarët e tyre shpirtërorë më të lartë.

171. Komunitetet fetare në Shqipëri do të ruajnë pasuritë e tyre.

172. Komunitetet do të vazhdojnë të marrin, nën mbrojtjen e autoriteteve, të ardhurat e konsakruara nga zakoni.

173. Përjashtohen nga taksat godinat që shërbejnë për kultet, për arsimin publik dhe për veprat bamirëse.

174. Në rast se formohen komunitete fetare të reja të kulteve të ndryshme, shteti rezervon të drejtën t’ i njohë dhe të përcaktojë të drejtat e tyre.

175. Klerikët dhe paria e të gjitha komuniteteve fetare të njohura prej shtetit do të marrin investiturën nga lartësia e tij princi.

176. Rregullimi i marrëdhënieve midis kishave ekzistuese në Shqipëri dhe kryetarëve të tyre shpirtërorë më të lartë do të jetë objekti i marrëveshjeve të posaçme që do të lidhen midis qeverisë shqiptare dhe këtyre krerëve.

177. Shteti duhet të marrë masa pë mbajtjen e të gjitha kulteve të njohura si dhe të klerit duke caktuar për këtë qëllim shumën që do të gjykojë të nevojshme në buxhetin e përgjithshëm shtetëror; do të ketë parasysh edhe pasuritë e patundshme që kanë aktualisht këto kulte.
Kapitulli XII

Arsimi publik
178. Mbajtja e shkollave të shtetit dhe e shkollave të komuniteteve shqiptare është në ngarkim të shtetit. Një ligj i posaçëm do të rregullojë funksionimin e këtyre shkollave.

179. Në shkollat vendase mësimi në gjuhën shqipe është i detyrueshëm. Por mësimi fetar mund të bëhet vetëm në gjuhën e kultit.

180. Mësuesit e gjuhëve të huaja mund të jenë shtetas të huaj. Të gjithë të tjerët duhet të jenë shtetas shqiptarë, me përjashtim të rasteve, kur ka një autorizim të posaçëm të qeverisë.

181. Ngritja dhe funksionimi i shkollave teologjike, te mjeshtërive dhe të zanateve të arteve të bukura, si dhe i çdo arsimi teknik do të rregullohen me ligje të posaçme.

182. Qeveria mbikqyr funksionimin e të gjitha institucioneve shkollore dhe respektimin e ligjeve përkatëse.
Kapitulli XIII

Prona tokësore
183. Në Shqipëri pronat e patundshme ndahen në prona private, në prona publike dhe në pasuri të dhuruara.

184. Pronat private janë ato që u përkasin një ose më shumë personave si dhe personave juridikë. Çdo zotërim duhet të provohet me dokumente zyrtare ose me çdo mjet tjetër të parshikuar nga ligji otoman mbi tokat.

185. Pronat publike ose shtetërore janë dy llojesh; ato për të cilat shteti e ka mbajtur vetë të drejtën e shfrytëzimit dhe ato për të cilat shteti u ka dhënë të drejtën mbi të ardhurat e komunave të ndryshme (si p.sh. baltatik ose e drejta e prerjes së drurëve, merà ose e drejta e kullotjes).

186. Pasuritë “e dhuruara” ose vakëfet janë ato që u janë lënë trashëgim institucioneve fetare ose shkollore, fondacioneve bamirëse.

187. Me daljen e Shqipërisë si një shtet i pavarur e sovran, të gjitha tokat mirie kthehen në toka mulk, dmth në pronë private të plotë e të lirë.

188. Trashëgimi i të gjitha pronave të patundshme do të bëhet sipas dispozitave të ligjit lidhur me (tokat) mirie.

189. Leget e tokave të punueshme, të pyjeve, të kullotave, të livadheve, të vreshtave, të perimoreve në favor të institucioneve fetare ose shkollore, të organizatave mëshiruese dhe bamirëse myslimane (vakëfe) janë të ndaluara. Leget në favor të personave juridikë, që u nënshtrohen ligjeve civile të vendit, janë të lira.

190. Të ardhurat e pasurive të kushtuara (vakëfeve) mund të sekuestrohen për borxhe, juridikisht të konstatuara, të institucioneve ose të komuniteteve, të cilave këto pasuri u përkasin. Për të siguruar të drejtat e tyre, kreditorët e këtyre komuniteteve ose institucioneve mund të kërkojnë nga gjykata civile vënien nën sekuestër të këtyre pasurive.

191. Çdo pronar, toka e të cilit është e ngarkuar me servitute të vendosua ligjërisht, për t’ u liruar duhet t’ i drejtohet gjykatës kompetente, e cila vendos për lirimin dhe, po qe rasti, cakton edhe shumën, si dhe mënyrën e pagimit. Në qoftë se nga ky servitut përfiton një komunë që nuk ka arkë komunale të organizuar, shpërblimi i caktuar derdhet në Bankën Kombëtare, e cila u paguan kamatat vjetore personave që kanë të drejtë. Kapitali nuk mund të preket e të përdoret veçse me autorizim të posaçëm të qeverisë.

192. Hipotekimi i pronave tokësore është i lejuar. Një ligj i veçantë do të rregullojë hollësirat dhe kushtet.

193. Neni 33 parashikon dhe rregullon kushtet dhe rastet e shpronësimit.

194. Qeveria duhet të hartojë sa më shpejt dy projektligje, njërin për krijimin e një kadastre të pronave tokësore që ndodhen brënda kufijve të principatës, tjetrin për ndryshimin e organizimit të vakëfeve.
Kapitulli XIV

Bujqësia, tregëtia, industria
195. Departamenti i bujqësisë, i tregëtisë dhe i industrisë ndahen në dy seksione: a) bujqësia, b)tregëtia, industria, lundrimi; që do të kenë secili nga një shef seksioni në krye.

a) Bujqësia

196. Seksioni i bujqësisë do të përfshijë, veç shefit të tij, një inxhinier agronom, një inspektor të përgjithshëm të pyjeve dhe një drejtor të kadastrës. Këta nënpunës përbëjnë bashkërisht këshillin e përhershëm të seksionit.

197. Seksioni i bujqësisë ka për detyrë të studiojë masat që mund të mbrojnë, të nxisin dhe të zhvillojnë bujqësinë në të gjitha degët e saj, pyllëzimin e vendit dhe përmirësimin e racës së kafshëve shtëpiake. Ai duhet të kujdest për krijimin e fermave model dhe të qëndrave të ndërzimit.

198. Derisa departamenti i bujqësisë të ketë përpunuar dispozitat përkatëse, ligjet dhe rregulloret që janë tani në fuqi në Perandorinë Osmane lidhur me zbulimin, dhënien në koncesion dhe shfrytëzimin e minierave, do të vazhdojnë të mbahen në fuqi në Shqipëri. Të drejtat e koncesioneve dhe lejet e kërkimeve që janë dhënë në përputhje me ligjet ekzistuese, gjatë regjimit të mëparshëm, duhet të respektohen e të mabhen nga shteti i ri.

199. Edhe ligjet e urdhëresat osmane që kanë të bëjnë me pyjet do të qëndrojnë gjithashtu në fuqi deri në një urdhër të dytë. Inspektori i përgjithshëm i pyjeve ngarkohet me zbatimin e tyre.

b) Tregtia, industria, lundrimi.

200. Ushtrimi i veprimtarive në fushën e tregtisë, të industrisë si dhe ushtrimi i zejeve janë të lirë.

201. Për hapjen e fabrikave dhe të uzinave duhet marrë më parë leja e autoriteteve kompetente, sipas rregulloreve që do të nxjerrë për këtë qëllim seksioni i tregëtisë.

202. Shteti nuk mund të vendosë monopole, të cilat mund të cënonin detyrimet ekzistuese.

203. Me autorizimin e ministrit kompetent do të krijohen dhoma tregtie e industrie. Çdo tregtar që paguan taksën e fitimit mund të regjistrohet si anëtar i dhomës së tregtisë. Kjo e fundit do të zgjedhë një komitet administrues, i cili nga ana e tij, do të zgjedhë një kryetar.

204. Dhomat e tregtisë të krijuara në këtë mënyrë, do të përfaqësojnë interesat e tregtarëve dhe do të shtrohet çështja e hartimit të projektligjeve lidhur me tregtinë dhe me industrinë si dhe në çdo rast tjetër që mund të prekë intersat e tregtisë.

205. Lundrimi në portet dhe në ujrat territoriale shqiptare është i lirë për anijet e të gjitha shtetësive në përputhje me traktatet dhe marrëveshjet ekzistuese.

206. Çdo anije e flotës tregtare shqiptare duhet të shënohet në regjistrat që duhet të mbahen në portet e caktuara nga qeveria shqiptare.

207. Dispozita të posaçme që duhet të nxirren nga ministria, do të rregullojne çështjet e matjes së kapacitetit të anijeve, të kualifikimit të kapitenëve, timonierëve dhe të makinistëve si dhe të shërbimit të porteve.

208. Qeveria shqiptare do të caktojë, po të gjykojë të udhës, një flamur të veçantë për flotën tregtare.
Kapitulli XV

Posta, telegrafi, telefoni
209. Departamenti i postës dhe i telegrafit ndahet në dy seksione: a) posta, b) telegrafi dhe telefoni, që do të kenë secili një shef seksioni në krye.

210. Për sa i përket administrimit të postës dhe të telegrafit në të gjitha pjesët e principatës ai do të jetë në duart e qeverisë shqiptare, por se kjo do të respektojë të drejtat e fituara qysh më parë. Për sa i përket shërbimit telefonik, qeveria, po të shohë të voliyshme, mund t’ ia japë si koncesion industrisë private.
Kapitulli XVI

Marrëdhëniet e jashtme
211. Kryetari I këshillit të Ministrave, në cilësinë e tij si Ministër i Punëve të Jashtme, shërben si ndërmjetës midis sovranit dhe përfaqësuesve të huaj të akredituar pranë tij; ai merr masat e nevojshme për të siguruar agremanin për ministrat (fuqiplotë) si dhe për t’ u lëshuar ekzekuaturat konsujve të vendeve të huaja.

Ai i paraqet sovranit për miratim emrat e përfaqësuesve diplomatikë e konsullorë që janë për t’ u emëruar për jashtë shtetit.

212. Nënpunësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme mund të vihen në dispozicion pa gjykim dhe pa dhënë arësyet e një mase të tillë.
Kapitulli XVII

Konfliktet administrative
213. Për konfliktet administrative do të krijohen gjykata të posaçme. Ata do të shqyrtojnë ankesat e personave qoftë fizikë apo juridikë kundër veprimeve dhe mosveprimeve të organeve administrative për të vënë në vend një të drejtë të fituar.

Veç asaj, një ligj i veçantë do të përmbajë çështjet që do t’ u jepen për shqyrtim këtyre gjykatave. Po ky ligj do të rregullojë procedurën dhe do të caktojë afatet e apelimit.

214. Një gjykatë e instancës së parë do të ngrihet në kryeqëndrën e çdo sanxhaku. Kryatari i saj do të zgjdhet nga princi midis gjyqtarëve të gjykatave të zakonshme të instancës së parë të sanxhakut. Sa për dy anëtarët e tjerë, njeri do të jetë gjykatësi i paqit i kryeqendres dhe tjetri sekretari i përgjithshëm i sanxhakut ose çdo nënpunës tjetër i deleguar nga mytesafiri.

215. Një gjykatë apeli do të ngrihet në selinë e qeverisë. Ajo do të përbëhet nga një kryetar i zgjedhur nga princi midis anëtarëve të apelit dhe nga katë gjyqtarë, dy prej të cilëve do të caktohen nga ministri i Drejtësisë midis gjyqtarëve të zakonshëm të vendit dhe dy të tjerët: njeri nga ministri i Brendshëm dhe tjetri nga ai i Financave, midis këshilltarëve të dikastereve të tyre. Në rast se dalin pengesa për anëtarët, duhet të caktohen zëvendës.

216. Seancat e gjykatave të lartpërmëndura do të jenë publike.[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

SHTATUTI I SHTETIT SHQIPTAR 1922

#2

Post by Phoenix »

SHTATUTI I SHTETIT SHQIPTAR
[quoteem]
I. – Dispozita të pergjithëshme
1. Shteti shqiptar qeveriset prej nji qeverije monarhike kushtetore. Vendin e Mbretit e zen përkohsisht Këshilli i Naltë me të drejtat e detyrat e caktueme taksativisht në ketë Shtatut.
2. Pushteti legjislativ ushtrohet prej Pleqsis e Këshillit të Naltë.
3. Pushteti përmbarues i përket vetëm Këshillit të Naltë, i cili e ushtron me anën e kabinetit.
4. Pushteti gjyqsuer ushtrohet prej gjykatavet dhe vendimet e tyre jipen nd’emën të Shtetit.
5. Ndërpretimi autentik i ligjvet i përket pushtetit legjislativ.
6. Asnji organizim nd’asnji degë t’administratës së Shtetit nuk mund të bahet as të ndryshohet veçse me ligjë.
Asnji Zyrë ase nepunsi nuk mund të krijohet veçse me ligjë.
Qarkëshkrimet administrative, gjyqsore, ushtrijake dhe të ç’do degë tjetër si edhe ndrrimet e qendravet të tyne rregullohen vetëm me ligjë.
7. Shërbimi ushtrijak asht i detyrshëm për të gjithë nenshtetasit shqiptarë si mbas ligjës, pëveç përjashtimevet të caktueme prej saj.
8. Asnji e drejtë, ç’do fare qi të jetë dhe kujdo qi t’i përkasë, nuk mund të krijohet ase të shuhet veçse me ligjë.
9. Të gjithë bashkajapin, në përpjesë të pasunis së vet, për nevosa finanziare të Shtetit,
Asnji pagë ase taksë nuk mund të vehet as të mblidhet veçse me ligjë.
10. Asnji privilegj nuk mund t’i bahet kuj për sa u përket pagavet e taksavet. Ç’do shkarkim a lehtësim do të rrjedhë prej nji ligje.
11. Asnji shpenzim nuk mund të bahet pa nji ligjë auktorizuese.
12. Asnji rrogë, shpërblim a pensjon, mbi kurriz të thesarit botuer, nuk mund t’i lidhet a t’i jipet kuj veçse mbas ligjës.
13. Asnji send prej pasunis së patundëshme të Shtetit nuk mund të jetërtohet ase të pajtohet për nji kohë ma të gjatë se tri vjet veçse me nji ligjë.
14. Të gjithë, pa ndryshim klase, feje e nenshtetsije, janë të barasuem përpara ligjës dhe gëzojnë baras të drejtat qivile, përveç përjashtimevet të caktueme prej saj.
15. Të gjithë nenshtetasit gëzojnë baras të drejtat politike dhe pranohen në të gjitha nëpunsit qivile e ushtrijake, përveç përjashtimevet të caktueme prej ligjës.
16. Lirija personale asht e garantueme.
Askush nuk mund t’arreshtohet as të dërgohet në gjyq veçse në rasat e parapame prej ligjës dhe në formën e caktueme prej saj.
17. Banimi asht i padhunueshëm.
Asnji e hyme pa hir nuk mund të bahet veç kur dhe si urdhnon ligja.
18. Lirija e fjalës dhe e shtypit asht e garantueme.
Nji ligjë e posaçme ka për të parapamun mbi shpërdorimet e saj.
19. E drejta e zotnis pa përjashtim, asht e padhunueshme, veçse kur interesi botte ligjorisht i vërtetuem e kërkon dhe kundrejt nji damshpërblimi t’arsyeshëm, si mbas ligjës.
20. Detyra botore asht e garantueme.
Ç’do detyrë e Shtetit kundrejt kreditorvet të vet asht e padhunueshme.
21. Asnji hua nuk mund të kontraktohet pë dobi të Shtetit pa nji ligjë auktorizuese.
22. E drejta e shoqnimit pa qëllim kundër ligjës dhe e drejta e mbledhjes paqsisht e pa armë janë të garantueme, në konformitet me ligjët.
23. Fshehtësija postare asht e padhunshme.
Kurrë dhe nd’asnji mënyrë nuk mund të hapen letrat veçse në rasat dhe mënyrat e caktueme prej ligjës.
24. Shteti shqiptar as njeh as ndan tituj fisnikije.
25. Flamuri komtar asht i kuq me shipe të zezë dykrenshe në mes.
26. Gjuha shqipe asht gjuha zyrtare e Shtetit.
27. Shteti s’ka fé zyrtare.
Të gjitha fét janë të nderueme dhe lirija e ushtrimit dhe e praktikimit të jashtëm të tyne asht e shigurueme.
Ndryshimi i fés nuk formon ndalim ase pazotsi juridike për pasjen ase ushtrimin e të drejtavet qivile e politike.
II. Këshilli i Naltë
28. Këshilli i Naltë asht trup kolegjuer prej katër vetësh të zgjedhun prej Pleqsis për dy vjet me shumicë absolute votash.
29. Askush s’mund të zgjidhet si mis i Këshillit të Naltë pa qenë nenshtetas shqiptar qyshë prej ditës 7 Mars 1914, pa pasë mbushun moshën tridhjetepesë vjetsh, pa gëzuem të drejtat qivile e politike dhe pa pasun të gjitha cilsit e tjera të lypuna prej ligjës.
30. Misët e Këshillit të Naltë, nji mbas nji dhe pas radhës alfabetike t’emnavet të tyne, bahen kryetarë të tij; sicili qendron gjashtë muej në Kryesi.
31. Kryetari mbledh e kryeson Këshillin e Naltë. Kur mungon kryetari vendin e tij e zen ai prej misvet qi ka për të qenë kryetar për s’afërmi.
32. Këshilli I Naltë nuk mund të bisedojë pa qenë pranë tre prej misvet të tij dhe nuk mund të vendojë pa shumicën e votavet.
33. Kërkesat misvet për lejpushime i drejtohen Këshillit të Naltë me anën e kryetarit të tij, dhe Këshilli vendon pranimin a mospranimin e tyne.
Dorheqiet i drejtohen Pleqsis, e cila vendon pranimin a mospranimin e tyne.
Nuk mund të mungojë ma tepër se nji mis ndë nji kohë e sipër.
34. Në rast vdeke, sëmundjeje të pashërueshme qi ndalon veprimin ase dorheqjeje të njenit a ma shum miseve të Këshillit të Naltë, Pleqsija, në mënyrën e caktueme nd’art. 28, zgjedh tjetër ase të tjerë në vendin e tij ase të tyne.
Në rasë pushimi të Pleqsis, Këshilli i Naltë mbledh këtë me të shpejtë për me zgjëdhun misët qi mungojnë. Deri sa të zgjidhen këta, të drejtat e Këshillit të Naltë i ushtrojnë misët ase misi i mbetun, dhe në qoftë se s’ka mbetun asnji, i ushtron Kryeministri.
35. Periudha dy vjetshe fillon për ç’do mis prej ditës së zgjedhjes së tij.
36. Asnji s’mund të zgjidhet si mis i Këshillit të Naltë dy herë me radhë.
37. Misët e Këshillit të Naltë, pa hymun në detyrë, betohen përpara Pleqsis mbas kësaj formulle:
“ Betohem nd’emën të Perëndis e mbi nderin t’em se kam për të qenë ruejtës besnik i mëvetesis e i tansis toksore të Shqipnis si edhe i Shtatutit e i ligjvet të Shtetit”
38. Pleqsija merr masat që ma parë e sa asht hapun për zgjedhjen e betimin e misit ase të misvet peridha e të cilvet do të mbarojë në kohën e pushimit të saj.
39. Miset e Këshillit të Naltë marrin sicili nji shpërblim të përmuejshëm prej 1000 fr. Ar; këjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligjë.
40. Këshill i Naltë asht i papërgjegjshëm, veçse për tradhëti të naltë dhe për aktet e tij qi nuk kanë kundërfirmën e Ministrit ase të ministërvet kompetenta.
41. Misët e Këshillit të Naltë gëzojnë imunitetin pleqsuer.
42. Pleqsija nuk mund të rrëzojë misët e Këshillit të Naltë; po padija e Pleqsis për aktet e tyne qi bijnë nden art. 40 siell vetiu rrëximin e tyne.
43. Këshilli i Naltë asht kreu ma i naltë i Shtetit; ka komandën e përgjithëshme të fuqivet t’armatisuna; emnon gjith nëpunsit e naltë të Shtetit; ban dekretet e rregulloret e nevojshme për përmbarimin e ligjvet, po dekretet e rregullaret qi janë në kundërshtim me ligjët, qi u pezullojnë veprimin ase urdhnojnë mosveprimin e tyne janë të paligjëshme dhe mbeten pa efekt. Ban traktetet dhe marrveshtjet gjithfarësh, po këto nuk kanë efekt pa u pëlqyem prej Pleqsis. Veçse në rasë mbrojtjeje, nuk mund të shpallë luftë pa lejen e Pleqsis.
44. Këshilli i Naltë sanksionon dhe shpallë ligjët.
Nji ligjë të pëlqyeme nji herë prej Pleqsis, Këshilli i Naltë mund t’i a kthejë mbrapa bashkë me vërejtjet e shkaket justifikative të këthimit mbrenda nd’atë sesjon.
45. Me paralajmim dy javësh, Këshilli i Naltë mund të zgjatë dhe të ndërpushojë sesjonet e Pleqsis, po jo ma tepër se nji muej dhe jo ma shum se nji herë për ç’do sesjon.
Këshilli i Naltë mund të thërresë Pleqsin në mbledhje të jashtëzakonshme.
46. Propozimi i ligjëvet i përket Këshillit të naltë dhe Pleqsis; po propozimi i ligjvet, qi sjellin me vete shtesa ase barrë financjare, i përket vetëm Këshillit të Naltë.
47. Asnji akt i Këshillit të Naltë nuk ka vleftë pa kundërfirmën e Ministrit ase Ministravet kompetentë.
48. Në rasë nevoje e ngustije të dukshme dhe në kohën e pushimit të Pleqsis, Këshilli i Naltë, nën përgjigjsin e kabinetit politike civile a penale, ban dekrete-ligjë dhe i ven në zbatim; po detyrohet t’i a paraqesë Pleqsis në sesjonin e afërm, brenda në dhjetë ditë pas hapjes, për pëlqim, pse ndryshe, pushojnë vetiu së pasuni fuqi.
49. Këshilli i Naltë zgjedh kryeministrin dhe emnon këtë e ministrant e zgjedhun prej tij; po këta duhet të paraqiten përpara Pleqsis jo ma vonë se tri dit mbas datës s’emnimit tue shpallun programën e tyne për të marrë vote besimi, për ndryshe, quhen sikur të kenë marrë votë mosbesimi.
50. Dorheqja e kabinetit shkaktohet prej mungesës së besimit nga ana e Pleqsis dhe i paraqitet Këshillit të Naltë.
51. Në kohën e pushimit të Pleqsis, Këshilli i Naltë po t’a shohë të nevojshme zbret kabinetin dhe emnon nji tjetër. Dekretet e emnimit të Ministrave të rij dhe të pushimit të ministrave të përparshëm kundërfirmohen prej kryeministrit të ri. Në këtë rasë Këshilli i Naltë detyrohet të mbledhë Pleqsin mbrenda në dy javë dhe kabineti i ri do të paraqitet, mbrenda në tri dit prej çeljes së saj, për efektet e shenjueme nd’art. 47.
52. Në qoftë se kabinetet e emnuem nuk marrin, për tri herë me radhë, votë besimi prej Pleqsis, atëherë Këshilli i Naltë mbledh Kuvendin komtar, i cili gjykon mbi konfliktin dhe vendon rrëximin e Këshillit të Naltë apo të përndamunit e Pleqsis.
III. Kabineti
53. Ministër mund t’emnohet kushdo qi ka cilsit e lypuna prej ligjës për t’u zgjedhun deputet.
Nuk mund t’emnohen ministra gjinijt e misvet të Këshillit të Naltë dei në gradë të dytë, dhe dy gjinij, deri në gradë të tretë, në gjith atë kabinet.
Të huejt e natyralixuem nënshtetas shqiptarë nuk mund t’emnohen ministra,
54. Ministrat hyjnë lirisht në Pleqsi dhe ndigjohen kurdoherë që kërkojnë fjalën, po votojnë vetëm ata qi janë edhe deputetën.
55. Kabineti asht I përgjigjshëm politikisht përpara Pleqsis, solidarisht për politikën e përgjithëshme të tij dhe ç’do minister veçanërisht veprat e veta.
56. Askurrë urdhni I Këshillit të Naltë nuk mund të lirojë ministrant prej përgjigjsis së tyne.
57. Ministrant gëzojnë immunitetin pleqsuer.
58. Aktet e kabinetit si edhe aktet e veçanta të ministravet, qi janë në kundërshtim me këtë Statut, me ligjët e me dekretet, janë pa fuqi.
IV. Pleqsija
59. Përfaqsija komtare përmblidhet ndë nji Pleqsi të përbamun prej peputetnish të zgjedhun me za t’unjishëm si mbas ligjës.
60. Deputetnit zgjidhen për katër vjet; barra e tyne mbaron vetëm në mbarim të këtij afati.
61. Askush nuk mund të pranohet për deputet pa qenë nënshtetas shqiptar, pa pasë mbushun moshën 25 vjetsh, pa gëzuem të drejtat qivile e politike dhe pa pasun të gjitha cilsit e tjera të lypuna prej ligjës.
62. Cilsija e deputetit asht e papajtueshme me ç’do zyrë tjetër të Shtetit përveç përjashtimevet të caktueme prej ligjës.
63. Deputeti nuk përfaqson vetëm qarkun qi e ka zgjedhun, por edhe komin përgjithësisht.
64. Deputetit nuk mund t’I jipet asnji barrë urdhënore prej zgjedhësvet të vet.
65. Deputetenvet nuk mund t’u kërkohen shpjegime për mendimet e shfaquna e për votat e dhanuna në Pleqsi.
66. Në kohë të sesjonit, deputetnit nuk mund të burgosen për detyrë as nuk mund të ndiqen as t’arrestohen për çashtje penale pa lejen e Pleqsis, përveçse n’u kapshin në faj e sipër.
Në këtë rasë auktoritetet gjyqsore janë të detyrueme me lajmuem me të shpejtë parin e Pleqsis me anën e Ministerit të Drejtësis.
67. Pleqsija ka të drejtë me dekretuem lirimin e nji misi të vet për gjithë kohën e sesjonit në qoftë se ka qenë zanë në periudhë të pushimevet.
68. Deputetnit kanë të drejtë me marrë nji herë në mot shpenzimet e ligjëshme t’udhtimit, të vojtun e t’ardhun, ndërmjet të qarkut të vet e të kryeqytetit; ashtu edhe nji shpërblim prej 5000 fr. Ar në vjetë. Këjo shumë mund të ndryshohet herë mbas herë me ligjë.
69. Mënyra e ushtrimit të zyravet të Pleqsis caktohet në rregulloren e mbrendëshme të saj.
70. Parija e Pleqsis zgjidhet prej’saj dhe në gji të saj ndë nisje të ç’do sesjoni, për gjith vijimin e saj e deri në fillim të tjetrit.
Zgjedhja e paris dhe emnimi I nënpunësvet të Pleqsis bahen si mbas rregullores së mbrendëshme.
71. Pleqsija shqyrton fuqit e cilsit ligjote të misvet të vet, dhe gjykon e vendon mbi to mbas parashkresavet të rregullores së mbrendëshme.
72. Ç’do mis I Pleqsis asht I detyruem me bamun dy bé: njënën, përpara se të shqyrtohen fuqit e cilsit e tija, dhe tjetrën përpara se të nisë zyrën e tij si deputet.
Beja e parë asht këjo: “ Betohem nd’emën të Perëndis e mbi nderin t’em se kam për të kryem detyrën e shqyrtimit me ndërgjegje e asnjansi të plotë.,,
Beja e dytë do të bahet me këto fjalë: “ Betohem nd’emën të Perëndis e mbi nderin t’em se kam për t’I ndejun besnik atdheut e për t’u dalun zot Shtatutit e ligjvet të Shtetit e se kam për të kryem detyrën t’eme me ndërgjegje të plotë për të mirën e përgjithëshme pa u penguem aspak prej interesash të veçanta a krahine.,,
73. Deputeti i zgjedhun rishtas qi, pa shkake të justifikueshme të vërtetueme siç duhet, nuk paraqitet, deri më dy muej, përpara Pleqsis për të bamun bén e detyrshme, quhet i ranë nga Zyra e tij.
Gjykimi mbi pranueshmin a mos të shkakevet justifikative i përket Pleqsis.
74. Deputeti, qi për gjashtë muej rrjesht mungon prej mbledhjevet të Pleqsis, quhet vetiu i rrëzuem.
Asnji shkak s’mund të merret para sysh për justifikim të kësaj mungese.
75. Kur, për ç’do arsye qi të jetë, mbetet zbrazët vendi i nji deputeti, mbrenda tre muejsh prej ditës së zbrazjes, duhet zgjedhun nji tjetër në vend të tij.
76. Pleqsija mblidhet gjashtë muej në vjetë në sesjon të zakonshëm tue nisun të parën ditë të hanë të Tetorit.
Në këta gjashtë muej nuk do të njehen pushimet e vogla qi Pleqsija mund të marrë vetë e qi nuk do të jenë ma tepër se tri për ç’do sesjon as nuk do të zgjaten ma shum se dy javë për ç’do herë.
77. Në sesjon të jashtëzakonshëm bisedohen vetëm ato sende qi e kanë shkaktuem, të cilat do të caktohen në programin e pregatitun prej Qeverris.
Këshilli i Naltë ka të drejtë me e mbyllun ketë sesjon kurdo qi t’a shohë me arsye, po, gjithmonë, ma parë se të nisë sesjoni i zakonshëm.
78. Në të hapun të sesjonit të zakonshëm, Këshilli i Naltë me nji ligjëratë ase lajmesë parashtron gjendjen e përgjithëshme të vendit e masat e gjykueme të nevojshme për me u marrë atë mot prej pushtetit përmbarues, dhe Pleqsija i ban nji përgjigje sa ma të shpejtë.
79. Pleqsija nuk mund të bisedojë e të vendojë pa qenë pranë nji ma shum se gjysma e të gjithë misvet të saj qkanë kaluem ndepër formalitetet e artikujvet 69 e 70.
Nuk njehen në numër të përgjithëshëm ata qi mungojnë me leje.
80. Deputetnit qi mungojnë në mbledhjet ndëshkohen me nji gjobë prej 10 fr. ar për ç’do herë dhe me botimin e emnavet të tyne në gazetën zyrtare.
Përrjashtohen deputetnit e dërguem në misi me urdhën të Pleqsis si edhe ata qi kanë marrë leje apo qi mungojnë për shkake të justifikueshme.
Numri i lejevet nuk mund të kapërcejë, për nji here, të gjashtën e të gjithë deputetënvet.
81. Përveç vendimevet qi i përkasin zgjedhjes së personavet, të gjitha vendimet e tjera jipen me shumicën absolute të votavet t’atyne qi gjinden pranë.
82. Votimi në mbledhjet e Pleqsis bahet tue ngritun dorën përpjetë, me thirrje emnore ase me za të fshehtë si mbas rasavet të caktueme në rregulloren e mbrendëshme.
83. Votimi I ligjvet bahet nji herë parimisht e dy herë artikull për artikull në tri mbledhje të ndryshme.
84. Mbledhjet e Pleqsis bahen botnisht. Përveç gjindës s’armvet, kushdo tjetër mundet me marrë pjesë në to në konformitet me rregulloren.
Bisedimet botohen rregullisht në vëllime të posaçme,
85. Pleqsija mund të bisedojë edhe në komitet të fshehtë në qoftë se kërkohet prej ministravet ase prej shumicës mbassi të ketë lanë dhomën bota e huej.
86. Pleqsija asht e padhunueshme. Asnji zyrtar a fuqi armësh, përveç trupit policuer të veçantë, nuk mund të vehet mbrenda dhomës ase te portat e ndertesës ku mblidhet Pleqsija pa vendim e kërkim të saj.
87. Ç’do akt me fuqi ligjore do të shpallet me gazetën zyrtare, e cila u dërgohet gratis të gjitha bashkivet të Shqipnis.
Shpallja do të bahet të shumën dy javë mbas vertetimit dhe akti hynë në fuqi e zbatim nji muej mbas shpallje.
Aktet me fuqi ligjore do t’inserohen në mbështjelljen zyrtare të ligjvet e të Sekretevet.
88. Parija e Pleqsis asnt e detyrueme me i këthyem pushtetin përmbarues ç’do projekt të paraqitun prej tij e të prapsun prej Pleqsis me gjithë arsyet e mospëlqimit.
89. Asnji project ligje, qi s’pëlqehet prej Pleqsis, nuk mund të paraqitet për bisedim nji herë të dytë gjith nd’atë sesjon.
90. Për gjith vjet pushteti përmbarues do t’i paraqesë Pleqsis, për shqyrtim e pëlqim, logarit e motit të kaluem si edhe bugjetin e përgjithëshëm të shpenzimevet të Shtetit bashkë me parashtresën e mënyravet e të mjetevet mbas të cilavet do t’u bajë ball atyne shpenzimeve.
Të gjitha t’ardhunat e shpenzimet e Shtetit do të futen në bugjet e në logarit.
Bugjeti do të paraqitet gjithmonë katër muej përpara vjetit financjar qi nisë të parën e Marsit, dhe logarit të shumën tetë muej mbassi të jetë mbyllun vjeti bugjetuer të cilit i përgjigjen.
Mënyra e hartimit të bugjetit rregullohet me ligjë.
91. Kur bugjeti i ri nuk arrin me marrë formën ligjore definitive deri në fillim të vjetit financjar për të cilin asht pregatitun, pushteti përmbarues ven në zbatim ate ma të përparshëm për aqë kohë sa do të vonojë pëlqimi e votimi i të riut.
Në ketë rasë secilës degë t’administratës Pleqsija i hapë nji kredit të përmuejshëm jo ma të madh se e dymbëdhjeta pjesë e shpenzimevet të zakonshme qi i përkasin mbas bugjetit të vjetër.
92. Ç’do ligjë, qi ngarkon nenshtetasit me paga e taksa e nuk përmendet në bugjet të përvjetshëm të Shtetit, quhet si e ngritme e pa fuqi ligjore.
93. Shpenzimet për nevoja të jashtëzakonshme, qi nuk parashihen në bugjet, do të t’i paraqiten Pleqsis përpara se të bahen në qoftë se sesjoni i përvjetshëm asht haptë; për ndryshe bahen me dekret-ligjë si mbas parashkresavet t’art. 46.
94. Bashkë me projektin e bugjetit të përgjithëshëm ç’do vjet do t’i paraqitet Pleqsis edhe projekti i sasis s’ushtris qi do të mbahet më kambë.
95. Pleqsija ka të drejtë të thërrasë përpara saj cilindo nga ministrant për me e pyetun mbi ç’do çashtje qi i përket degës së tij.
Mënyra e thirrjes dhe e shfaqjes së ministravet caktohet në rregulloren e mbrendëshme.
96. Pleqsija kontrollon qeverrin.
Për mbrojtjen e interesevet të përgjithëshme, pleqsija detyrohet, në ç’do rasë të veçantë të formojë prej giut të vet komisi hetimesh për të studjuem çashtjet e faktet qi lidhen me to.
Komisit hetuese kanë të drejtë me kërkuem shpjegime, me gojë e me shkrim, si prej auktoritetevet bototre ashtu edhe prej privatvet. Mund të këqyrin edhe të gjtiha aktet zyrtare qi t’u duken të nevojshme.
97. Pleqsija paditë ministrant e i dërgon përpara Gjykatës së Naltë të Shtetit e cila formohet e gjykon si mbas ligjvet të posaçme.
98. Pleqsija nuk mund të pranojë deputetsi as të ndëgjojë të tjerë përveç misvet të vet dhe ministravet ase zevendësvet të këtyre me përjashtimin e rasës së parapame nd’art 76.
99. Ç’do ligjë ase dekret-ligjë në kundërshtim me shkronjën dhe shpirtin e këtij Statuti, asht antikushtetuer e I pa fuqi.
100.Të ruejtunit e këtij Shtatuti lihet n’atdhesin e Shqiptarvet.
Të gjithë zyrtarët e nëpunsit e Shtetit janë të përgjigjshëm për veprat e tyne kundër këtij Statutit dhe dënohen mbas ligjvet në fuqi për sa këto parashohin e për shpërdorim detyre për sa këto nuk parashohin.
Urdhëni I të parvet të tyne nuk I liron prej kësaj përgjigjsije.
101.Ky Shtatut asht ligja themelore e Shtetit Shqiptar dei sa nji Kuvend kushtetues të mos ketë vendosun Shtatutin definitive.
Përveç rasës së vendimit të Pleqsis për zgjedhjen e thirrjen e Kuvendit kushtetues, ky Shtatut nuk mund të ndryshohet as të shtohet veçse me dy të tretat e votavet të gjithë misvet të Pleksis.

Shtypshkronja “Nikai,Tiranë 1922[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

#3

Post by Phoenix »

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)
(Tirane, Shtypshkronja “Nikaj,,, 1925)
Kombi Shqiptar i lirë dhe indipendent, kryenaltë për kohën e tij të kalueme dhe plot besim për kohën e ardhëshme, në Kuvendin Kushtetues vendon këtë Statut.
[quoteem]
Kaptinë I.
FORMIM I SHTETIT

Pjesa A.
Dispozita të Përgjithshme
Art. 1. Shqipnija asht Republikë Parlamentare e Kryesueme prej nji Kryetari. Sovraniteti buron prej popullit.
Art. 2. Republika Shqiptare, asht indipendente, e pa-ndame, tanësija tokësore e sajë e padhunueshme edhe toka e sajë e pajetërtueshme.
Art. 3. Flamuri Kombtar, asht i kuq me shqipe të zezë dy krenshe në mes.
Art. 4. Shqipja asht gjuha zyrtare.
Art. 5. Republika Shqiptare s’ka fé zyrtare.
Të gjitha fét e besimet janë të nderueme dhe lirija e ushtrimit dhe e praktikimit të jashtëm të tyne asht e sigurueme.
Feja nuk mund të formojë pengime juridike me as-nji mënyrë.
Fét e besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike.
Art. 6. Tirana asht Kryeqyteti i Shqipnis.
Art. 7. Pushteti legjislativ ushtrohet prej Senatit e Dhomës së deputetve si mbas këtij Statuti.
Art. 8. Pushteti përmbarues i përket vetëm Kryetarit të Republikës, i cili e ushtron me anën e Ministravet.
Art. 9. Pushteti gjyqsuer ushtrohet prej gjykatavet dhe vendimet e tyne epen n’emën të Republikës Shqiptare.
Pjesa B.
Pushteti legjislativ
DHOMA E DEPUTETVET
Art. 10. Përfaqësija Kombtare përmblidhet në dy trupa; prej Dhomës së Deputetve, e përbame prej deputetësh të zgjedhun nga populli dhe prej Senatit, i përbamë prej Senatorve, të zgjedhun si mbas ligjës së posaçme.
Art. 11. Deputetët zgjidhen për 4 (katër) vjet dhe për ç’do 15.000 frymë nji.
Art. 12. As kush nuk mund të pranohet për deputet pa qenë shtetas Shqiptar, pa pasë mbushun moshën 30 vjetshe, pa gëzuem të drejtat civile e politike dhe pa pasun të gjitha cilësit e tjera të lypuna prej ligjës.
Art. 13. Cilësija e deputetit asht e pa-pajtueshme me ç’do nëpunësi të Shtetit me rrogë ose me nëpunësi komunale, ose me shërbimin aktiv fetar.
Art. 14. Deputeti nuk përfaqëson vetëm qarkun qi e ka zgjedhun, por kombin përgjithësisht.
Art. 15. Deputetit nuk mund t’i epet as nji porosi urdhënore prej zgjedhësvet të vet.
Art. 16. Deputetët kanë të drejtë me marrë nji shpërblim prej 5000 fr. Ari në vjetë.
Këjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligjë.
Art. 17. Mënyra e ushtrimit të zyravet të Dhomës së deputetve, caktohet në rregullorën e mbrendëshme të saj.
Art. 18. Parija e Dhomës së deputetve zgjidhet prej saj, dhe në gji të saj, në nisje të ç’do sesioni, për gjith vijimin e tij deri në fillim të tjetrit. Zgjedhja e paris dhe emnimi i nëpunësve të Dhomës së Deputetve, bahen mbas rregullores së mbrendëshme të saj.
Art. 19. Dhoma e deputetve shqyrton fuqit e cilësit e saj ligjore të misvet të vet, dhe gjykon e vendon mbi ta mbas parashkresavet të rregullores së mbrendëshme të saj.
Art. 20. Ç’do Mis i Dhomës së deputetve, asht i detyruem ma bamun dy bé; njanën përpara se të shqyrtohen fuqit e cilësit e tija, dhe tjetrën përpara se të nisë detyrën e tij si Deputet.
Beja e parë asht këjo: “Betohem n’emën të Perendis e mbi nderin t’em se kam për të kryem detyrën e shqyrtimit me ndërgjegje e asnjianësi të plotë.
Beja e dytë do të bahet me këto fjalë: “Betohem n’emën të Perendis e mbi nderin t’em se kam për të ruejtun besnikrisht mëvetësin e tanësin toksore të Shqipnis, se kam për t’i ndejun besnik Atdheut e Republikës dhe për t’u dalun zot Statutit e ligjëvet të Shtetit, e se kam për të kryem detyrën t’eme me ndërgjegje të plotë për të mirën e përgjithëshme pa u-penguem as pak prej interesash të veçanta a krahine.
Art. 21. Deputeti i zgjedhun rishtas qi, pa shkake të justifikueshme të vërtetueme siç duhet, nuk paraqitet deri në dy muej përpara Dhomës së deputetve për të bamë ben e detyrshme, quhet i ramë nga deputetsija.
Gjykimi mbi pranueshmin a mos të shkakevet justifikative, i përket Dhomës së deputetve.
Art. 22. Deputeti qi për dy muej rrjesht mungon prej mbëledhjevet pa auktorizimin e Dhomës së deputetve, quhet vetiu i rrëxuem nga deputetsija.
Art. 23. Kur, për ç’do arsye qi të jetë, mbetet zbrazët vendi i nji deputeti, mbrenda dy muejsh prej ditës së zbrazjes, por jo ma parë se nji muej, duhet zgjedhun nji tjetër në vend të tij.
Art. 24. Dhoma e deputetve, mblidhet vetiu dy herë në vjetë në dy sesjone të rregullshme të tremuejshëm.
I pari sesjon fillon me 15 Shtatuer e mbaron me 15 Dhetuer, dhe i dyti fillon me 1 Mars dhe mbaron me 31 Maj të ç’do viti.
Art. 25. Deputetvet nuk mund t’u kërkohen përgjegjësi për mendimet e shfaquna e për votat e dhanuna në Dhomën e deputetve.
Art. 26. Në kohë të sesjonit, deputetët nuk mund të gjinden të burgosun për borxh.
Gjith ashtu, në kohë të sesjonit, nuk mund të ndiqen as t’arestohen për çashtje penale, pa lejen e vendimin e Dhomës, veç se n’u kapshin në faj e sipër për krim. Në këtë rasë auktoritetet gjyqsore janë të detyruem me lajmue Dhomën e deputetve, mbenda 24 orësh me anë të Ministris së Drejtësis.
Për delikte e krime politike, deputetët gjykohen dhe dënohen kurdoherë, do-me-thanë mbrenda e jasht sesjonit, prej Gjyqit të naltë me auktorizimin e Dhomës si mbas ligie së posaçme.
Art. 27. Dhoma e deputetve, ka të drejtë me dekretue lirimin e nji misi të vet për gjith kohën e sesjonit, në qoftë se ka qenë zanë në periudhë të pushimevet, me përjashtimin e atyne qi janë zanë për krime.
Art. 28. Në sesjon të jashtzakonshëm bisedohen vetëm ata sende qi e kanë shkaktuem, të cilat do të caktohen në programën e pregatitun prej Qeveris.
Kryetari i Republikës ka të drejtë me e mbyllun këtë sesjon kur do qi t’a shohë me arsye, por gjithmonë ma parë se të nisë sesjoni i zakonshëm.
Art. 29. Në të hapun të sesjonit të parë të zakonshëm, Kryetari i Republikës me nji ligjiratë ase lajmesë, parashtron gjendjen e përgjithshme të vendit e masat e gjykueme të nevojshme për me u-marrë atë mot prej Pushtetit përmbarues, dhe Dhoma i ban nji përgjegje sa ma të shpejtë.
Art. 30. Dhoma e deputetve nuk mund të bisedojë e të vendojë pa qenë pranë nji ma shum se gjysma e të gjithë misvet të saj qi kanë kaluem ndëpër formalitetet e artikujvet 19 e 20.
Nuk njehen në numër të përgjithshëm ata qi mungojnë me leje.
Art. 31. Të gjitha vendimet votohen me shumicë absolute të deputetvet qi gjinden pranë.
Zgjedhjet qi i përkasin personave, në qoftë se nuk votohen për herën e parë me shumicë absolute, herën e dytë votohen me shumicën relative të deputetve të mbledhun.
Art. 32. Votimi i ligjevet bahet nji here parimisht e dy herë artikull për artikull në tri dit të ndryshme.
Votimet për kodet e paraqitun prej Qeveris e të pregatituna prej nji komisije të posaçëme të krijueme me ligjë, bahen toksisht (en bloc) në tri mbledhje në ditë të ndryshme, për veç ligjëvet, qi Dhoma me vendim i quen të ngutshme, të cilat votohen mbas rregullores së mbrendëshme.
Art. 33. Mbledhjet e Dhomës së deputetve, bahen botnisht. Për veç gjindjes s’armëvet kushdo tjetër mundet me marrë pjesë në to në konformitet me rregulloren. Bisedimet e Dhomës botohen në vëllime të posaçme.
Art. 34. Dhoma e deputetve, mund të bisedoj edhe në mbledhje të fshehtë në qoftë se kërkohet prej ministërvet ase prej pes deputetvet e në qoftë se pranohet prej shumicës, mbassi të kenë lanë Dhomën të gjithë ata qi s’janë deputetë.
Art. 35. Dhoma e deputetve asht e pa dhunueshme. Asnji zyrtar a fuqi armësh, për veç trupit
policuer me shenjë te veçantë, nuk mund të vehet mbrenda Dhomës ase te porta e ndërtesës ku mblidhen deputetët pa vendim e kërkim të Dhomës.
Art. 36. Ç’do akt me fuqi ligjore do të spalle në gazetën zyrtare, e cila u dërgohet të gjitha Bashkive të Shqipnis.
Shpallja do të bahet të shumtën dy javë mbas votimit dhe akti hyn në fuqi e zbatim nji muej mbas shpalljes, përveç atyne ligjëvet qi caktojnë nji afat të ndryshëm për të hyemit e tyne në fuqi.
Aktet me fuqi ligjore do t’i inserohen në mbështjelljen zyrtare të ligjëvet e të dekretevet.
Art. 37. Parija e Dhomës asht e detyrueme mbrenda në sesjon me i këthyem Pushtetit përmbarues ç’do projekt të paraqitun prej tij e të refuzuem prej Dhomës me gjithë arse e mos pëlqimit.
Art. 38. Asnji projekt-ligjë qi s’pëlqehet prej Dhomës së deputetve, nuk mund të paraqitet për bipedi nji herë të dytë po n’atë sesjon.
Art. 39. Për gjith vjetë, Pushteti përmbarues do t’i paraqesë Dhomës së deputetve për shqyrtim e pëlqim Bugjetin e përgjithëshëm t’ardhunavet e të prishunavet të Shtetit, bashkë me parashtresën e mënyravet e të mjetevet mbas të clave do t’u bajë ballë atyne shpenzimevet.
Të gjitha t’ardhunat e shpenzimet e Shtetit, do të futen në Bugjet.
Bugjeti do të paraqitet gjithmonë në hapjen e sesjonit vjeshtuer, i cili s’mund të mbyllet pa u votue Bugjeti.
Mënyra e hartimit të Bugjetit, bahet me ligjë. Bugjeti votohet kaptinë për kaptinë, dy herë në dy ditë të ndryshme.
Pushteti përmbarues, në mbarim të vitit financjar dhe mbrenda në sesjonin e dytë të vitit financjar tjetër, do t’i paraqesë Dhomës së Deputetve për shqyrtim e pëlqim Bugjetin konsomtif të motit të kaluem, i cili votohet nji herë përgjithësisht.
Art. 40. Kur, për ç’do arsye qi të jetë nuk arrijnë me marrë formën ligjore definitive Bugjeti i ri deri në fillim të vjetit financjar për të cilin asht pregatitun, Pushteti Përmbarues ven në zbatim atë ma të përparshmin për aq kohë sa do të vonojë pëlqimi e votimi i të riut.
Në rasë qi Dhoma asht çelun, at’herë këjo i hap nji kredit të përmuejshëm se cilës degë t’administratës, por ky kredit nuk mund kapërcejë nji të dymbëdhjetën pjesë të shpenzimevet të zakonshme qi i përkasin mbas bugjetit të vjetër.
Art. 41. Pushteti përmbarues nën përgjegjësin e tij civile, detyrohet të shenjojë në bugjetin e përvitshëm të Shtetit ç’do ligjë qi ngarkon shtetasit me paga e taksa.
Ligjet qi nuk shenjohen në Bugjet, quhen si të ngrituna e të pa fuqi ligjore.
Art. 42. Kur nji kredit i dhanun në bugjet nuk mjafton për atë shërbim, Pushteti Përmbarues me nji dekret ligjë mbrenda në motin financjar, kërkon prej Dhomës shtimin e atij krediti deri sa t’arrijë, dhe, kur shfaqen shpenzime për nevoja të pa-parapame në Bugjet, Pushteti Përmbarues përsëri mund të kërkojë prej Dhomës nji shtesë krediti, gjithnji në themel të nji project-ligjës së posaçme.
Ligjët për kredite suplementare ashtu dhe të jashtzakonshme, votohen si ligjët e zakonshme.
Në rasa lufte, kryengritjeje, e kalamiteti public kur Dhoma e deputetve gjindet në pushim, Qeverija mundet me dekret-ligjë të krijojë nji kredit të jashtzakonshëm nen-përgjegjësin e saj.
Këjo dekret-ligjë i duhet paraqitun Dhomës në sesjonin e afërm.
Art. 43. Dhoma e deputetve ka të drejtë të thërrasë përpara saj cilindo nga Ministrat për me e pyetun mbi ç’do çashtje qi i përket degës së tij.
Mënyra e thirrjes dhe e shfaqjes së Ministravet, caktohet në rregulloren e mbrendëshme.
Art. 44. Dhoma e deputetve kontrollon Qeverin.
Për mbrojtjen e interesave të përgjithëshme, Dhoma detyrohet, në ç’do rasë të veçantë, të formojë prej guini të vet Komisi hetimesh për të studjuem çashtjet e faktet qi lidhen me to. Komisit hetuese kanë të drejtë me kërkuem shpjegime me gojë e me shkrim, si prej auktoritetevet botore ashtu edhe prej privatve. Mund të këqyrin edhe të gjitha aktet zyrtare qi t’u duken të nevojshme.
Art. 45. Dhoma e deputetve akuzon Ministrat e i dërgon përpara Gjyqit të Naltë të Shtetit në bazë të ligjës së veçantë.
Art. 46. Dhoma e deputetve nuk mund të pranojë deputetsi as të ndigjojë të tjerë për veç ministërvet ase zavendësvet të këtyne me përjashtimin e rasës së parame në Art. 29.
Art. 47. Në mbarim të periudhës ase në rasë të shpërndarjes së Dhomës së deputetve, Pushteti përmbarues detyrohet mbrenda në dy javë prej ditës së shpërndarjes së saj, të dekretojë zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat duhen bamë, jo ma vonë se dy muej e gjymës dhe jo ma parë se nji muej prej datës së dekretit.
Në qoftë, se për shkake të pa prituna, periudha e Dhomës së deputetve, merr fund, ma tepër se nji muej përpara kohës së caktueme në Statut, Dhoma e re mblidhet vetiu pesmbëdhet dit pas zgjedhjeve. Në qoftë se në kohën mbas mbarimit të periudhës parlamentare dhe pa u bamë zgjedhjet e reja, Pushteti përmbarues gjindet i shtërnguem me shpallë luftë ase me dhanë dorëhekjen Kryetari i Republikës, me dekret të këtij të fundit ase të zavëndësit të këtij, thëritet Dhoma e vjetër për aprovimin e dekret-ligjes për luftë ase për pranimin e dorëhekjes, të Kryetarit të ri si mbas këtij Statuti.
Art. 48. Trupi Ministruer, e Ministrat votë besimin e marrin vetëm prej Dhomës së deputetvet.
B. II.
Senati
Art. 49. Senati përbahet prej 18. Vetësh të zgjedhun, dy të tretat prej popullit si mbas ligjes së posaçme dhe nji e treta prej kryetarit të Republikës.
Kryetari i Senatit zgjidhet nga Kryetari i Republikës midis 18. Senatorvet.
Kur për ç’do arsye qi të jetë mbetet zbrazët vendi i ndonji Senatori nga dy të tretat përpara se të zbatohet ligja e posaçme mbi zgjedhjen e Senatorvet, mblidhen së bashku Senati e Dhoma e Deputetvet dhe me shumicë votash zgjedhin Senatorin a Senatorët qi mungojnë.
Senatorët zgjidhen për gjasht vjet.
Sa për këtë herë dy të tretat e Senatorvet zgjidhen prej Kuvendit Kushtetues.
Art. 50. Senatorët detyrohen të betohen në Dhomën e tyne në mënyrën e caktueme n’art. 20. Për deputetët.
Art. 51. Në rasë të mbledhjes së përbashkët të Senatit e të Dhomës së deputetvet, Kryesin e mbledhjes e mbanë Kryetari i Senatit dhe veprohet mbas rregullores së Dhomës së Deputetvet.
Art. 52. As kush nuk mund të zgjidhet për senator pa pasë mbushun moshën 40. vjetshe, dhe pa pasun, për veç cilësive të caktueme në art 12. Për deputetët, njanën nga cilësit e posht-shenjueme:
A. Dipllomë të ndo nji shkollës së naltë.
B. Ish minister apo ish Deputet.
C. Zyrtar i naltë civil a ushtrijak, qi me prova të kjarta të ketë treguem atdhetarizëm, zotsi të plotë e bindësi në ligjët.
D. Tregtar a industrijal i madh qi të ketë treguem zotsi të plotë e të jetë i njoftun në fushën ekonomike.
Art. 53. Ç’do projektligje e pranueme prej Dhomës së Deputetvet para se t’i parashtrohet Kryetarit të Republikës për Aprovim, do të shkojë në Senat për shqyrtim e votim.
Art. 54. Ç’do projektligje e pranueme prej Dhomës së deputetvet, vehet në bisedim prej Senatit mbrenda nji mueji prej ditës së paraqitjes të projektit, kur sesjoni asht i çelun; për kundrazi quhet i pranuem dhe i parashtrohet Kryetarit të Republikës.
Kur për ç’do arsye qi të jetë, nji pjesë apo të gjithë senatorët, nuk marrin pjesë në mbledhje të përbashkët mbrenda nji mueji prej ditës së caktueme atëherë Dhoma e deputetvet mblidhet bashkë me senatorët qi mund të ndodhen, dhe në mos u ndodhët as nji, mblidhet vetëm Dhoma e Deputëvet, dhe procedojnë së bashku apo vetëm Dhoma në veprën qi ka shkaktue mbledhjen e përbashkët.
Art. 55. Ç’do projekligje e refuzueme nji herë prej Senatit nuk mund të paraqitet përsëri po n’atë sesjon.
Art. 56. Në qoftë se Dhoma e deputetvet, hasë në kundreshtime me Senatin mbi ndonji vendim apo ligjë, dhe Dhoma insiston në mendici e vet, Kryetari i Republikës ka të drejtë, me pëlqimin e Senatit të shpërndajë Dhomën e deputetvet.
Në qoftë se edhe Dhoma e re insiston në mendici e Dhomës së parë, at herë vendimi Dhomës së re, asht i premë.
Art. 57. Në rasë trathëtije të naltë, atentate tundra sigurimit të Shtetit dhe akuzime Ministrash prej Dhomës së deputetvet, me decreti e Kryetarit të Republikës, ngrifet Gjyqi i Naltë.
Në këtë rasë, Gjyqi i Naltë, përbahet prej pes senatorvet e prej dy kryetarvet të Gjyqit të Diktimit. Detyrat e Prokurorit i ban nji Komisi Parlamentare prej katër deputetvet bashkë me Kryeprokurorin e Diktimit. Ne këtë rasë, këta pes Senatora, dalin nga trupi politik dhe bahen trup gjykues.
Art. 58. Senatorët, gëzojnë të gjitha të drejtat e caktueme për deputetët të shenjueme në këtë Statut.
Art. 59. Senati mblidhet po n’ato sesjone qi mblidhet Dhoma e deputetvet.
As njana Dhomë nuk mund të hapet pa qenë e mbledhun dhe tjetra.
Art. 60. Senatorët kanë të drejtë me marrë nji shpërblim prej 6000 dhe Kryetari i tyne prej 10.800 fr. Ari në vjetë.
Këjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligjë.
Art. 61. Parija e Senatit përveç Kryetarit, zgjidhet në mënyrën e caktueme 18 të Statutit për parin e Dhomës së deputetvet.
Art. 62. Senati me rregulloren e mbrendëshme të tij cakton mënyrën mbas së cilës ai do të kryej detyrat e veta, në konformitet me këtë Statut.
Art. 63. Senatori i zgjedhun risata si prej popullit ashtu dhe prej Kryetarit të Republikës, qi pa shkaqe të justifikueshme si ç’duhet, nuk paraqitet deri në dy muej përpara Senatit për të bamë benë e detyrshme, quhet i ramë nga Senatorija.
Gjykimi mbi pranueshmin a mos të shkaqevet jistifikative, i përket Senatit.
Art. 64. Senatori qi për dy muej rrjesht mungon prej mbledhjevet pa autorizimin e Senatit, quhet vetiu i rrëxuem nga Senatorija.
Art. 65. Cilsija e Senatorit asht e pa pajtueme me ç’do nëpunësi komunale, ase me shërbimin aktiv fetar.
Art. 66. Mbledhjet e Senatit bahen në mënyrën e caktueme për deputetët në këtë Statut.
Art. 67. Senati shqyrton fuqit e cilsit ligjore të misvet të vet, dhe gjykon e vendon mbi ta mbas parashkresavet të rregullores së mbrendëshme të tij.
Art. 68. Senati deri sa të bajë rregulloren e vet, vepron mbas rregullores së mbrendëshme të Dhomës së deputetvet.
Pjesa C.
Pushteti Përmbarues
KRYESIJA E REPUBLIKËS
Art. 69. Kryetari i Republikës zgjidhet prej mbledhjes së përbashkët të Senatit e të Dhomës së deputetvet për shtat vjet, me shumicë absolute votash, dhe në qoftë se për dy herë rrjesht nuk zgjidhet me shumicë absolute, herën e tretë zgjidhet me shumicë relative votash. Sa për këtë here, zgjidhet prej Kuvendit Kushtetues.
Art. 70. As kush nuk mund të zgjidhet Kryetar i Republikës pa qenë Shqiptar me racë e me gjuhë, pa qenë shtetas Shqiptar, pa gëzuem të drejtat civile e politike, dhe pa pasun të gjitha cilësit e tjera të lypuna për deputetët.
Art. 71. Periudha shtat vjetshe fillon qysh prej ditës së zgjedhjes. Nji muej para mbarimit të kësaj periudhe, bahet zgjedhja e ré.
Art. 72. Kryetari i Republikës pa hymun në detyrë, betohet përpara Senatit e Dhomës së deputetvet mbas kësaj formule: Betohem n’emën të Perendis e mbi nderin t’em se kam për të qen38 ruejtës besnik i mëvetësis e i tansis toksore të Shqipnis, i Republikës, si edhe i Statutit e i ligjëvet të Shtetit.
Art. 73. Kryetari i Republikës ka të drejtë me marrë nji shpërblim prej 10 000 fr. Ari në muej.
Këjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligjë.
Shpenzimet e shtëpis zyrtare të Kryetarit të Republikës, rregullohen me ligjë të veçantë.
Art. 74. Kryetari i Republikës asht i papërgjegjëshëm, veçse për trathëti të naltë dhe për aktet e tij qi nuk kanë kundërfirmën e Ministrit ase të Ministravet competent.
Art. 75. Kryetari i Republikës, asht kreu ma i naltë i Shtetit, ka Komandën e Përgjithshme të fuqive t’armatisuna, emnon e ç’emnon Ministrat e zgjedhun prej tij, nëpunësit e naltë të Shtetit dhe gjith oficerët e fuqive t’armatisuna, asht drejtuesi i politikës së Shtetit edhe ka të drejtë me bamë tractate e marreveshtje gjith-farësh me Shtetet e huej me pelqimin e dy Dhomave, dhe me pranue e akreditue trupa diplomatike.
Kryetari i Republikës nuk ka të drejtë me shpallë luftë e me bamë paqë pa pëlqimin e Senatit e të Dhomës së deputetve, veçse ne rasë mprotjeje.
Art. 76. Kryetari i Republikës urdhënon shpalljen e zbatimin e projekt-ligjeve të votueme prej dy Dhomave. Ka edhe të drejtën e veto-s.
Art. 77. Në qoftë se trupat Ministruer me ndryshime nuk marrin për dy herë rrjesht votëbesimin e Dhomës së deputetvet, Kryetari i Republikës ka të drejtë të shpërndaj Dhomën; por në qoftë se edhe Dhoma e ré nuk i ep votbësimin, atë herë rrëxohet trupi Ministruer.
Deri sa të marri fund konflikti, qindrojnë në fuqi Ministrat e fundit qi nuk muerrën votëbesimin e Dhomës së deputetvet të shpërndame.
Art. 78. Kryetari i Republikës ka të drejtën e faljes (grace).
Propozim i ligjes për amnisti i përket vetëm pushtetit përmbarues.
Art. 79. Kryetari i Republikës mund të thërrasë dy Dhomat në mbledhje të jashtzakonshme.
Art. 80. Propozimi i ligjevet i përket pushtetit përmbarues dhe Senatit e Dhomës së deputetvet, por, propozimi ligjeve qi sjellin me vete shtesa ase barrë financjare, i përket vetëm pushtetit përmbarues.
Art. 81. As nji akt i Kryetarit të Republikës nuk ka vleftë pa kundërfirmën e Ministrit ase Ministravet Kompetentë.
Art. 82. Në kohë kryengritjeje, luftë të mbrendëshme ase të jashtme, mobilizimi të përgjithshëm, ase kalamiteti publik, Kryesija e Republikës nen përgjegjesin e trupit Ministruer, shpallë shtetin e rrethimit, dhe ven në zbatim ligjen relative në gjithë token e Shtetit ase në ndonji copë të sajë; në qoftë se Dhomat janë të mbledhuna, duhet marrë auktorizimi, dhe në qoftë se Dhomat nuk ndodhen të mbledhuna, Pushteti përmbarues e ven në zbatim, por dekreti i shpalljes së shtetrrethimit i duhet paraqitun Dhomavet në fillim të sesjonit t’afërmë.
Dekreti i shpalljes së shtet rrethimit i paraqitet Dhomës së deputetvet mbas mbledhjes së saj për aprovim ase refuzim, e cila mbrenda 30. (tridhjet) ditve prej dates së paraqitjes të këtij dekreti, ep vendimin e refuzimit, ase t’aprovimit të tij.
Nji ligjë e posaçme ka me rregullue pezullimin e nenevet të Statutit relative me lirin përsonale, të drejtën e mbledhjevet, të drejtën e shoqnimit, padhunueshmin e banimit, lirin e fjalës e të shtypit dhe fshehtësin e letravet.
Këjo ligje mund të vehet në zbatim e tanë, ase pjesësisht.
Në rasë qi s’ka Dhomë deputetësh, thërritet Dhoma e përparshme vetëm për qellimet e sipër tregueme, dhe këta Deputetë, sa për këtë detyrë, gëzojnë gjithë imunitetet e deputetit.
Art. 83. Kryetari i Republikës kryeson Ministrat e emnuem prej tij; por këta duhet të paraqiten përpara Dhomës së deputetvet jo ma vonë se 5 dit mbas ditës s’emnimit tue shpallun programën e tyne për të marrë votëbesimin, për ndryshe, quhen si kur kanë marrë votë mos besimi.
Art. 84. Në rasë vdekje, sëmundjeje të pa-shërueshme qi ndalon veprimin, dorëheqje të Kryetarit të Republikës, në qoftë se trupat legjislative ndodhen të mbledhuna at ças zgjedhin Kryetarin e ri të Republikës, dhe në mos qofshin të mbledhuna, Kryetari i Senatit vetiu zavendëson kryesin e Republikës dhe m’at ças mblidhen vetiu dy Dhomat legjislative për të zgjedhun Kryetarin e ri të Republikës.
Për veç rasave të sipërpërmendura, në mungesë të Kryetarit të Republikës, zavendëson Kryetari i Senatit, dhe në mungesë të këtij të fundit, Kryetari i Dhomës së deputetvet.
Ministrat
Art. 85. Ministër mund t’emnohet kushdo qi ka cilësit e lypuna prej ligjës për t’u zgjedhun deputet.
Nuk mund t’emnohen minister gjinit prej gjaku të Kryetarit dhe të Kryetarit të Senatit deri në gradë të dytë; gjithashtu dy gjini prej gjaku deri në gradë të tretë gjith n’atë trup Ministruer.
Të huejt prej race, qi naturalizohen shtetas shqiptar, nuk mund t’emnohen Ministër.
Art. 86. Ministrant hyjnë lirisht në Senat e në Dhomën e deputetvet dhe ndigjohen kurdoherë qi kërkojnë fjalën, por votojnë nër Dhomat e tyne, vetëm ata qi janë Senatora dhe deputetë.
Art. 87. Ministrant, pa hymë në detyrë betohen përpara Kryetarit të Republikës.
Art. 88. Kur trupat legjislative ndodhen në pushim, Qeverija ka të drejt38 me bamë dekret ligjë; por këto do t’i parashtrohen pushtetit legjislatif në fillim të sesjonit t’afërmë për shqyrtim e pranim.
Në qoftë se nuk paraqiten ose nuk pranohen, quhen vetiu të rrëxueme.
Art. 89. Ministrant janë të përgjegjëshëm politikisht përpara Dhomës së deputetvet, solidarisht për politikën e përgjithëshme të tyne dhe ç’do Ministër veçanërisht për veprat e veta.
Art. 90. Askurr urdhëni i kryetarit të Republikës nuk mund të lirojë ministrant prej përgjegjësis së tyne.
Art. 91. Ministrant gëzojnë imunitetin parlamentar.
Art. 92. Në ç’do shfaqje të Ministravet, Ministri i Drejtësis mbanë vendin Kryesor.
Këshilli kontrollues i Financavet
Art. 93. Financat e Shtetit kontrollohen prej këshillit kontrollues të financavet.
Art. 94. Organizimi i këtij Këshilli, mënyra e ushtrimit të Zyravet të tij dhe cilësit e misëvet qi e përbajnë, caktohen në ligjen e posaçme.
Art. 95. Të drejtat e këtij këshillit janë kontrolli parashikues (preventive) e ndeshkuese (represiv) i llogarive të gjithë administratës së Shtetit edhe ato qi caktohen në ligjën e posaçme.
Art. 96. Kryetari dhe anëtarët e këtij Këshilli emnohen prej Kryetarit të Republikës dhe nëpunsit tjerë, si mbas ligjës.
Art. 97. Patundëshmija e këshillit kontrollues të financavet, sigurohet në mënyrën e caktueme në këtë Statut për misët e Gjyqit të Diktimit, me ndryshimin qi asht vetëm për pes vjet çë prej ditës s’emnimit të së cilit prej tyne.
Pjesa D.
Pushteti gjyqsuer
Art. 98. Gjykatat janë indipendente. Në të dhanunit e gjykimevet të veta, nuk dipendojnë prej as nji tjetër auktoriteti veç se prej atij të ligjes.
As nji pushtet i shtetit, as legjislativ, as përmbarues, nuk mund të trazohet në punët gjyqsore.
Art. 99. As njeri nuk mund të thëritet as të gjykohet prej nji tjetër gjykate veçse prej asaj, të cilës i përket ligjorisht. Me as nji mënyrë nuk mund të formohen gjykata të jashtzakonshme për gjykime mbi rasa të veçanta.
Art. 100. Bisedimet përpara gjykatavet, bahen botnisht veçse n’ato rasa kur gjyqtarët e shohin me udhë qi të mbajnë dyrët të mbylluna n’interesë të qetsis botore e të moralit.
Gjyqtarët vendojnë e votojnë fshehtas, por gjykimet e dhanuna shqiptohen me za të naltë e botnisht.
Ç’do gjykim duhet të përmbajë arsyet nji nga nji dhe artikujt e ligjes ku mbështetet.
Art. 101. Ç’do njiri i pandehun me krim, duhet të ketë nji mbrojtës çë prej ditës qi vehet nen akuzim. Në qoftë se ai nuk kujdeset për të marrë mbrojtës, atëherë gjykata i a emnon vetiut.
Art. 102. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët emnohen me dekret të Kryetarit të Republikës mbas propozimit të Ministris së Drejtësis në bazë të zgjedhjes së bamun prej nji komisije të posaçme. Këjo komisi do të ketë për Kryetar Ministrin e Dretësis e për misa sekretarin e përgjithshëm të Ministris së Drejtësis, Kryetarët dhe Kryeprokurorin e Diktimit.
Cilësit e gjyqtarvet e të prokurorvet, do të caktohen me ligjë.
Art. 103. Gjyqtarvet e prokurorvet u sigurohet patundëshmija prej zyrës së tyne.
Nji gjyqtar, për as nji arsye nuk mund të pushohet nga puna kundër dëshirës së tij veçse në bazë të nji gjykimi të dhanun prej nji gjykate kompetente apo të nji gjykimi të Gjykatës së Diktimit për faje dishiplinore.
Nji gjyqtar nuk mund të thëritet në gjyq për akte qi i përkasin zyrës së tij pa vendimin e gjykatës së Diktimit. Vendimi i auktoritetit competent për të futunit nen akuzim të nji gjyqtari, sjellë me vete pezullimin e tij nga puna në rasat e parapame prej ligjës. Nji gjyqtar nuk mund të shpërngulet veçse në qoftë se dëfton ma parë me shkrim se e pëlqen vendin e ri.
Nji gjyqtar nuk mund të vehet në pensjon kundër pëlqimit të tij veçse kur të ketë mbushen vjetët e sherbimit, apo të ketë kaptuem moshën e caktueme prej ligjes, ase kur sëmundje fizike a mendore e bajnë të pa zotin për shërbim. Në këtë rasën e mbrame të vomit e tij në pensjon, do të bahet në bazë të nji vendimi të dhanun nga gjykata e Diktimit.
Mënyra për të futunit nen akuzim e për gjykimin për faje dishiplinore të misvet të gjykatës së Diktimit, do të rregullohet me nji ligjë të posaçme.
Art. 104. Gjyqtarët n’as nji mënyrë nuk mund të vehen në dispozitshmi.
Art. 105. Nji gjyqtar nuk mund të pranojë as nji tjetër nepunsi n’administratën botore, as me rrogë as pa rrogë.
Art. 106. Gjyqtarët janë rreptësisht të ndaluem të merren me politikë. Për ndryshe pushohen nga puna.
Art. 107. Vetëm gjyqtarët qi kanë cilësit e parapame prej ligjës qo do të bahet, gëzojnë të drejtat e caktueme në këtë kaptinë mbas tri vjetësh sherbimi.
Kaptinë II.
Dispozita të ndryshme
Art. 108. Shteti Shqiptar as njeh as ndanë tituj fisnikije.
Art. 109. Ndërpretimi autentik i ligjevet, i përket pushtetit legjislativ.
Art. 110. Asnji organizim Shteti nuk mund të bahet as të ndryshohet veçse me ligjë.
Asnji nëpunsi nuk mund të krijohet veçse me ligjë.
Qarshkrimet administrative,gjyqsore,ushtrijake dhe të ç’do dege tjetër, si dhe ndrrimet e qendravet të tyne, rregullohen vetëm me ligjë.
Art. 111. Shërbimi ushtrijak, asht i detyrshëm për të gjithë shtetasit shqiptar si mbas ligjës, për veç përjashtimevet të caktueme prej saj.
Art. 112. Asnji e drejtë, ç’farë do qi të jetë dhe kujdo qi t’i përkasë, nuk mund të krijohet as të shuhet veçse me ligje.
Art. 113. Të gjithë bashkajapin në përpjesë të pasunis së vet për nevojat financjare të Shtetit. Asnji pagë ase taksë nuk mund të vehet as të mblidhet veç se me ligjë; vetëm kur impozohet ase shtohet taksë doganore e cila mund të mblidhet prej ditës së paraqitjes para dhomës së deputetvet të projektit relative, i cili duhet të votohet mbrenda në sesjonin, në të cilin u-paraqit.
Art. 114. Asnji privilegjë nuk mund t’i bahet kuj përsa u-përket pagave e taksavet.
Ç’do shkarkim a lehtësim do të rrjedhë prej nji ligje.
Art. 115. Asnji shpenzim nuk mund të bahet pa nji ligjë autorizuese.
Art. 116. Asnji rrogë, shpërblim a pensjon mbi kurriz të thesarit botuer nuk mund t’i lidhet a t’i epet kuj, veçse mbas ligjës.
Art. 117. Asnji send prej pasunis së patundëshme të Shtetit nuk mund të jetërtohet ase të pajtohet për nji kohë ma të gjatë se njëzet vjet, veçse me nji ligjë.
Art. 118. Asnji hua nuk mund të kontraktohet për dobi të Shtetit, pa nji ligje autorizuese.
Art. 119. Borxhet e Shtetit janë të garantueme.
Ç’do borxhë e Shtetit kundrejt kreditorvet të vet, asht e padhunueshme.
Art. 120. Shteti njeh persona morale të krijueme mbas ligjës.
Art. 121. Asnji fuqi e armatisun e huej nuk mund të shkelë në tokën shqiptare, veçse me ligjë të posaçme.
Art. 122. Nëpunës disponibile janë të ndaluem për të gjitha degat e Administratës veçse n’ushtri dhe në ministri të Punve të Jashtme.
Art. 123. Gjendja juridike e nëpunësvet të Shtetit, rregullohet vetëm me ligjë.
Kaptinë III.
Të drejtat e qytetasvet
Art. 124. Të gjithë pa ndryshim shtetsije, janë të barasuem përpara ligjës dhe gëzojnë baras të drejtat civile; por mbi tokat ryrale në Shqipni me ç’do titull kanë të drejtë pronësije vetëm shtetasit dhe personat morale Shqiptare. Të huejët kanë vetëm të drejtën e shitjes të tokavet ryrale dhe të drejtën e pronësis vetëm mbi ato toka ryrale të nevojshme për ngrefjen e fabrikavet dhe rregullimin e komunikacionit.
Art. 125. Të gjithë shtetasit gëzojnë baras të drejtat politike dhe pranohen në të gjitha nëpunsit civile e ushtrijake, përveç përjashtimevet të caktueme prej ligjës.
Art. 126. Lirija personale asht e garantueme. Askush nuk mund të ndiqet, t’arrestohet, të burrose, të dërgohet në gjyq ose në ç’do mënyrë të pengohet nga lirija veçse në rasat e parapame prej ligjës dhe në formën e caktueme prej saj.
Art. 127. Banimi asht i padhunueshëm.
Asnji e hyme pahirë nuk mund të bahet veç kur dhe si urdhënon ligja.
Art. 128. Lirija e fjalës dhe e shtypit asht e garantueme. Censura preventive asht e ndalueme.
Konfiskimi i shtypshkrimevet rregullohet me ligjë.
Vetëm shtetas shqiptarë mund të nxjerrin gazeta si mbas ligjës së posaçme.
Art. 129. E drejta e pronësis, pa përjashtim, asht e padhunëshme, veçse kur interesi botuer ligjorisht i vërtetuem e kërkon dhe kundrejt nji damshpërblimi t’arsyeshëm si mbas ligjës, të paguem në dorë (peshin).
Art. 130. Toka asht pronë e thjeshtë (mylq), por dispozitat ligjore deri tash në fuqi mbi tokat, janë në veprim deri sa të ndrrohen me ligjë të posaçme.
Pasunija minerare asht e ndame në dy klasë; Miniere e Gurore; të parat janë pronë e Shtetit dhe të dytat pronë e zotnuesvet të sipërfaqes së tokës.
Shfrytzimi i tyne bahet si mbas ligjës për-përkatëse.
Art. 131. E drejta e shoqnimit dhe e drejta e mbledhjes paqësisht dhe pa armë, janë të garantueme, në konformitet me ligjët.
Shoqënit kurr nuk mund të përndahen për kundravajtje në ligjët, veçse me vendim gjygji.
Vetëm në mbledhjet botore mund të ndodhet policija.
Vetëm mbledhjet përjashta në vend të hapun mund të ndalohen, në qoftë se prej mbledhjes lind rreziku i prishjes së qetsis botore.
Art. 132. Fshetësija postare asht e padhunueshme dhe rregullohet me ligjë.
Art. 133. Vetëm shtetas shqiptar pranohen si zyrtarë e nëpunës të Shtetit, për veç përjashtimevet të caktueme me ligjë të posaçme.
Art. 134. Ligjët penale s’mund të kenë fuqi prapa-vepruese në sfavor të të pandehunit.
Art. 135. Ç’do mandim trupi (torture) asht krejt e ndalueme.
Art. 136. As nji shtetas shqiptar nuk mund të ekspulsohet t’internohet ase të shkufizohet veç se me ligjë.
Art. 137. Konfiskimi asht i ndaluem dhe s’mund të bahet veçse mbas ligjës me vendim gjykate.
Art. 138. Sicili ose shum së bashku kanë të drejtë, tue rruejtun ligjët e Shtetit, t’u drejtohen me shkresë ose me gojë auktoritetevet kompetente, të cilët detyrohen të veprojnë shpejt dhe t’i përgjigjen me shkresë atij qi u-drejtohet.
Art. 139. Mbassi lirija e njeriut asht e shenjtë, në Shqipni as blehet as shitet njeri; ç’do njeri i blemë ase skllav, por sa të shkelë në token Shqiptare, asht i lirë.
Kaptinë IV.
Dispozita të mbrame
Art. 140. Ç’do ligjë ase dekretligjë në kundërshtim me shkrojën dhe me shpirtin e këtij Statuti, asht antikushtetore dhe e pa fuqishme.
Art. 141. Dy trupat legjislativ mbi proponimin e Kryetarit të Republikës, ase të Misëvet qi i përbajnë, kanë të drejtë se cili trup ndër mbledhje të tyne të veçanta të marrin vendime me dy të tretat për ndrrimin e urdhënimet të Statutit, tue deklaruem nevojën e ndrrimit.
Dy trupat legjislativ mbassi të kenë marrë së cili veçanërisht këtë vendim, mblidhen së bashku dhe procedojnë në ndrrime.
Vendimet mbi ndrrime t’urdhënimevet Statutore, merren me dy të treat votash të gjithë Misëvet qi përbajnë mbledhjen e përbashkët.
Gjith në këtë mënyrë bahet edhe interpretimi autentik i Statutit.
Forma Republikane e Shtetit nuk mund të ndrrohet me as nji mënyrë.
Art. 142. Ky Statut hyn në fuqi prej ditës së shpalljes.
Vërtetohet njisija me origjinalin
Kryetari i Kuvendit Kushtetues
ESHREF FRASHERI
[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare (1928)

#4

Post by Phoenix »

Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare (1928)
(Tirane 1 Dhjetor 1928)
Kombi Shqiptar, i lirë e kryelartë, me plot shpresa lumturie për kohën e ardhme, me dëshirë të patundshme e plot gjallëri për forcipi e përjetshëm të bashkimit kombëtar dhe për sigurmin e zhvillimit paqësor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektuar traditat historike të kombit, të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme, në Kuvendin e dytë Kushtetues, më datë 1 dhjetor 1928, vendos dhe decreto këtë Statut.
[quoteem]
Titulli I
Dispozita të përgjithshme
Art. 1. Shqipëria është Mbretëri (Royaume) demokratike, parlamentare dhe e trashëgueshme.
Art. 2. Shqipëria është e pavarur dhe e pandashme; tërësia tokësore e saj është e padhunueshme dhe toka e saj e patjetërsueshme.
Art. 3. Flamuri Shqiptar është i kuq, në mes me shqipe të zezë dykrerëshe.
Art. 4. Gjuha zyrtare e Shtetit është shqipja.
Art. 5. Shteti Shqiptar nuk ka fe zyrtare. Të gjitha fetë e besimet janë të nderuara dhe liria e ushtrimit dhe o praktikimit të jashtëm të tyre është e siguruar.
Feja nuk mund të formojë pengesa juridike në asnjë mënyë.
Fetë dhe besimet kurrsesi nuk mund të përdoren për qëllime politike.
Art. 6. Kryeqyteti i Shqipërisë është Tirana.
Titulli II
Pushtetet Shtetërore
Art. 7. Të gjitha pushtetet shtetërore burojnë nga Kombi, dhe ushtrohen sipas parimeve e rregullave që caktohen në këtë Statut.
Art. 8. Pushteti legjislativ ushtrohet kolektivisht prej Mbretit dhe Parlamentit i cili përbëhet prej një Dhome.
Art. 9. Iniciativa e ligjeve i përket Mbretit dhe Parlamentit. Por propozimi i ligjeve që sjellin shtesa shpenzimesh financiare, i përket Mbretit.
Art. 10. Interpretimi i saktë i ligjeve i përket Pushtetit Legjislativ.
Art. 11. Ç’do ligj për të qenë i zbatueshëm duhet të jetë i votuar prej Parlamentit dhe i miratuar (sanctionner) prej Mbretit.
Art. 12. Asnjë ligj nuk mund t’i paraqitet Mbretit për miratim (sanction), para se të jetë i votuar rregullisht prej Parlamentit. Ligjet nuk mund të shfuqizohen (abroger), të ndryshohen (modifier), të pezullohen (suspender), veçse me një ligj tjetër.
Art. 13. Pushteti Përmbarues i përket Mbretit, i cili e ushtron sipas dispozitave të caktuara në këtë Statut.
Art. 14. Pushteti Gjyqësor ushtrohet prej gjykatave dhe vendimet e tyre, të bazuara në ligj, jepen dhe zbatohen në emër të Mbretit.


Art. 15. Parlamenti përbëhet prej Deputetësh të zgjedhur nga populli sipas ligjit.
Art. 16. Për çdo 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) njerëz, dhe për çdo grupim që kalon 7.500 (shtatëmijë e pesëqind) njerëz zgjidhet një Deputet.
Art. 17. Parlamenti zgjidhet për një periudhë katërvjeçare.
Art. 18. Deputeti përfaqëson Kombin përgjithësisht dhe jo vetëm krahinën që e ka zgjedhur.
Art. 19. Cilësitë e zgjedhësve caktohen me ligjin e zgjedhjeve.
Art. 20. Për t’u zgjedhur deputet, duhet të ketë këto cilësi:
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë mbushur moshën 30 vjeç;
c) Të gëzojë të drejtat civile e politike;
d) Të mos ketë kufizimet që caktohen në ligjin e zgjedhjevet.
Art. 21. Cilësia e deputati është e papajtueshme me çdo nëpunësi të Shtetit me rrogë, përveç Ministrisë; gjithashtu cilësia e deputati është e papajtueshme me nëpunësi komunale ose me shërbim aktic fetar.
Deputeti nuk mund të marrë pjesë në mbledhjet e Parlamentit me rroba fetare.
Deputeti nuk mund të marrë në pajtim pasuri të paluajtshme të Shtetit dhe të marrë përsipër provizione ushtarake ose punë botore. Gjithashtu, deputeti nuk mund të marrë në pajtim taksa Shteti.
Art. 22. Deputetit nuk mund t’i jepet asnjë porosi urdhërore prej zgjedhësve të vet.
Art. 23. Deputetët kanë të drejtë të marrin një shpërblim prej Fr.ari 8400 (tetëmijë e katërqind) në vit; kjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligj.
Art. 24. Deputetëve nuk mund t’u kërkohet përgjegjësi për mendimet e shfaqura dhe për votat e dhëna në Parlament.
Art. 25. Në kohën e sesionit, deputetët nuk mund të gjenden të burgosur për borxh; edhe në qofshin, me hapjen e sesionit, lirohen menjëherë.
Art. 26. Deputetët, për sa kohë vazhdon periudha parlamentare, nuk mund të ndiqen ose të arrestohen për çështje penale (komunale ose politike) pa lejen e Parlamentit, veçse kur kapen në ngjarje të dukshme; në këtë rast, autoritetet gjyqësore janë të detyruara të lajmërojnë Parlamentin brenda 24 orëve nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë.
Art. 27. Vendimet penale që jepen kundër një deputeti, nuk zbatohen derisa vazhdon sesioni parlamentar; kjo kohë nuk llogaritet në parashkrim.
Art. 28. Përveç rasteve të jashtëzakonshme të caktuara në këtë Statut, Parlamenti mblidhet vetiu çdo vit në një sesion pesëmuajsh të rregullt, i cili fillon më 15 Tetor dhe mbaron më 15 Mars; por nuk mund të mbyllet pa votuar buxhetin e Shtetit.
Sesionet mbyllen me dekret mbretëror.
Art. 29. Parlamenti shqyrton kompetencat e cilësitë ligjore të deputetëve dhe gjykon e vendos mbi ta sipas dispozitave të rregullores së brendshme.
Vendimet mbi anullimin e një zgjedhjeje për shkak të mungesës së cilësive të caktuara me ligj, merren me dy të tretat e votive të mbledhjes përkatëse.
Art. 30. Deputetët para se të fillojnë detyrën betohen në këtë mënyrë: “betohem botërisht, në emër të Perëndisë, që, si deputet i Shqipërisë do të jem besnik i Statutit, do të punoj me nder e me ndërgjegje për të mirën e Atdheut”.
Art. 31. Deputeti që pa lejen e Parlamentit mungon në mbledhje dy muaj rradhazi, quhet menjëherë i rrëzuar nga deputetësia.
Art. 32. Në fillim të çdo Legjislature, si edhe në hapjen e çdo sesioni të zakonshëm, Parlamenti zgjedh nga gjiri i tij Kryetarin, Nënkryetarin dhe Anëtarët e Kryesisë, sipas dispozitave të rregullores së brendshme.
Art. 33. Administrimi i Zyrave të Parlamentit ushtrohet sipas rregullores së brendshme të tij. Buxheti i Parlamentit hartohet prej Kryesisë dhe votohet prej mbledhjes rregullisht.
Art. 34. Kur për çdo arsye të mundshme, mbetet i lirë vendi i një deputeti, Brenda dy muajsh prej ditës së lirimit të vendit, por jo më parë se një muaj, duhet zgjedhur një tjetër në vendin e lire.
Art. 35. Në mbarim të periudhës, ose në rast të shpërndarjes së Parlamentit, Pushteti Përmbarues detyrohet Brenda dy javësh prej ditës së shpërndarjes së tij të dekretojë zgjedhjet e reja, të cilat duhen zhvilluar jo më vonë se dy muaj e gjysmë e jo më parë se një muaj prej dates së dekretit.
Art. 36. Parlamenti i rizgjedhur mblidhet menjëherë dhjet ditë pas zgjedhjeve. Kur kjo mbledhje takon Brenda kohës së sesionit të zakonshëm, vazhdon deri në mbarim të këtij; por kur takon jashtë sesionit të zakonshëm, kjo mbledhje quhet special dhe diskuton vetëm mbi shqyrtimin, legalizimin e kompetencave të pjesëtarëve të vet, e pasi zgjedh Kryesinë dhe diskuton mbi votëbesimin e Qeverisë, ndërpret punimet deri në fillim të sesionit të ardhshëm.
Kur zgjedhjet e reja qëllojnë jo më larg se një muaj para kohës së fillimit të sesionit të zakonshëm, Parlamenti i ri, mblidhet ditën e caktuar për hapjen e sesionit.
Art. 37. Parlamenti mblidhet edhe në sesione të jashtëzakonshme, kur kërkohet prej Mbretit. Në këto sesione diskutohen vetëm ato çështje që janë caktuar prej Pushtetit Përmbarues në dekretin e mbledhjes.
Art. 38. Mbledhjet dhe diskutimet e Parlamentit mbahen botësisht e në përputhje me rregulloren e brendshme.
Diskutimet botohen pikërisht në volume të posaçme.
Art. 39. Parlamenti mund të diskutojë edhe në mbledhje me dyer të mbyllura, në qoftë se kërkohet prej ministrave; gjithashtu edhe kur kërkohet prej pesë deputetëve dhe pranohet prej shumicës në një mbledhje të fshehtë. Në këto mbledhje, salla e Parlamentit boshatiset prej të gjithë atyre që nuk janë deputetë.
Art. 40. Parlamenti nuk mund të diskutojë e të vendosë pa qenë të pranishëm më shumë se gjysma e pjesëtarëve të tij.
Art. 41. Të gjitha vendimet votohen me shumicë absolute të deputetëve që gjenden të pranishëm, përveç rasteve që në Statut uurdhërohet ndryshe. Në barazim të votave fiton ana e Kryetarit.
Votimet që bëhen për zgjedhje personash, në qoftë se herën e parë nuk përfundojnë me shumicën absolute të deputetëve të mbledhur, herën e dytë bëhen me shumicë relative.
Art. 42. Votimi i ligjeve bëhet një herë parimisht e dy herë nen për nen në tre ditë të ndryshme. Kodet e paraqitura prej Qeverisë dhe të përgatitura prej një Komisioni të posaçëm, të krijuar me ligj, pasi të pranohen në parim, votohen bashkërisht (en bloc) në dy mbledhje në ditë të ndryshme; kur Parlamenti sheh të arsyeshme nevojën e modifikimit, ia referon Komisionit të posaçëm me anë të Qeverisë.
Ligjet, që me vendim të Parlamentit quhen të ngutshme, votohen sipas rregullores së brendshme.
Art. 43. Parlamenti është i padhunueshëm; asnjë forcë e armatosur nuk mund të rrijë përreth ose Brenda Parlamentit pa kërkesën dhe vendimin e tij, përveç rojes që është nën urdhrin ekskluziv të Kryesisë së Parlamentit.
Art. 44.Çdo ligj i votuar prej Parlamentit i paraqitet Pushtetit Përmbarues për miratim e për shpallje.
Shpallja do të bëhet të shumtën dy javë pas miratimit; ligjet hyjnë në fuqi një muaj pas shpalljes, përveç rasteve, kur ligjet caktojnë një afat të ndryshëm për hyrjen e tyre në fuqi.
Art. 45. Çdo projektligj që refuzohet prej Parlamentit, kur është i propozuar prej Pushtetit Përmbarues, i kthehet këtij të fundit duke i shpjeguar edhe arsyet e mosmiratimit.
Art. 46. Projektligjet që s’miratohen prej Parlamentit nuk mund të paraqiten për diskutim herën e dytë po në atë sesion.
Art. 47. Parlamenti kontrollon Qeverinë. Pyetja, interpelanca, anketa janë ndër kompetencat dhe të drejtat e Parlamentit; mënyra e zbatimit të tyre caktohet me rregulloren e brendshsme.
Art. 48. Për tradhëti të lartë, si edhe për krime të parashikuara në ligjin e posaçëm mbi përgjegjësinë e Ministrave, Parlamenti akuzon ministrat dhe me 3/5 (tre të pestat) e votave të numrit të përgjithshëm, i dërgon përpara Gjyqit të Lartë të Shtetit.
Art. 49. Askush nuk mund të marrë fjalën në mbledhjet e Parlamentit përveç deputetëve dhe Ministrave.
Kapitulli II
Pushteti Përmbarues
Pjesa A
MBRETI
Art. 50. Mbreti i shqiptarëve është LartMadhëria e tij ZOGU I, nga familja e famshme shqiptare Zogu.
Art. 51. Trashëgimi i Fronit Mbretëror i përket djalit më të madh të Mbretit, dhe trashëgimia vazhdon brez pas brezi në vijë direkte, mashkull pas mashkullit.
Art. 52. Kur trashëgimtari vdes ose rumbe të drejtat e trashëgimtarisë, froni trashëgohet prej djalit më të madh të Tij.
Në rast se trashëgimtari vdes ose rumbe të drejtat e trashëgimtarisë pa pasur djalë, trashëgimi i shkon vëllait që vjen pas Tij.
Art. 53. Në rast se nuk ekziston trashëgues për Fronin Mbretëror, sipas dispozitave të neneve 51 e 52, Mbreti zgjedh prej meshkujve të fisit të vet trashëgimtarin e Fronit me miratimin e Parlamentit.
Kur Mbreti nuk e përdor këtë të drejtë dhe trashëgimtaria mbetet vakant, atëherë Parlamenti zgjedh vetë trashëgimtarin e Fronit, prej meshkujve të fisit të Mbretit.
Në rast se nuk ekziston prej këtij fisi, ose personat që ndodhen, me një vendim të posaçëm të Parlamentit të marrë me dy të tretat e votave të numrit të përgjithshëm, nuk shihen të aftë për trashëgimi, atëherë Parlamenti zgjedh trashëgimtarin nga meshkujt e gjinisë prej barkut të bijave ose motrave të Mbretit, por kurdoherë me origjinë shqiptare.
Në rast se mbetet froni vakant pa u zgjedhur trashëgimtari, deri në zgjidhjen e çështjes, kompetencat mbretërore ushtrohen prej Këshillit të Ministrave.
Art. 54. Mbreti është madhor kur të ketë mbushur 18 vjeç.
Art. 55. Mbreti fillon ushtrimin e Pushtetit mbretëror pasi betohet në mënyrën e treguar në art. 56 para Parlamentit.
Art. 56. Mbreti para parlamentit betohet si vijon: “Unë (…….), Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para zotit Fuqimadh, se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do t’i përmbahem Statutit e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit.
Perëndia më ndihmoftë”.
Vetëm këtë herë, Mbreti i I-rë, LartMadhëria e Tij ZOGU I, betohet para Asamblesë Kushtetuese.
Art. 57. Në rastin e vdekjes ose dorëheqjes (abdication) të Mbretit, Parlamenti mblidhet menjëherë brenda dhjetë ditëve për të dëgjuar betimin e Mbretit të Rio se të Regjencës; kur Parlamenti ndodhet i shpërndarë dhe Parlamenti i ri nuk është zgjedhur, mblidhet i vjetri për të kryer këtë detyrë.
Derisa të bëhet betimi i Mbretit të Rio se i Regjencës, Pushteti Konstitucional Mbretëror, në emër të popullit shqiptar, ushtrohet prej Këshillit të Ministrave nën përgjegjësinë e tij.
Art. 58. Kur konstatohet prej Parlamentit, bankarisht me Qeverinë, se Mbreti gjendet në pamundësi për të kryer detyrën, ose vdes Mbreti e duke qenë se trashëgimtari është i mitur, Pushteti Mbretëror ushtrohet prej Regjencës në emër të Mbretit.
Në rast të paraparë në këtë artikull, tutoria i përket Regjencës.
Art. 59. Ushtrimi i Regjencës i përket trashëgimtarit të fronit kur ky është madhor.
Në rast se trashëgimtari i fronit, për shkaqet e parashqyrtuara në art. 58, nuk mund të ushtrojë detyrën e Regjencës, kjo e fundit formose në këtë mënyrë:
a) Prej Mbretëreshës (kur Mbreti është në pamundësi), ose prej Nënës Mbretëreshë (kur Mbreti është i mitur);
b) Prej kryetarit të Parlamentit;
c) Prej Kryeministrit;
ç) Prej Kryetarit të Këshillit të Shtetit.
Art. 60. Kur nuk ka Mbretëreshë dhe Nënë Mbretëreshë, Këshilli i Regjencës formohet vetëm prej tre anëtarëve të tjerë që përmenden në art. 59 të këtij Statuti.
Art. 61. Kur Këshilli i regjencës ndodhet i formuar, sipas artikullit 59, me katër anëtarë dhe mungon ose ndodhet i penguar përkohësisht njëri prej tyre, tre të tjerët; dhe kur është i formuar me tre, dy të tjerët ushtrojnë punët shtetërore.
Art. 62. Regjentët nuk mund të fillojnë detyrën pa bërë betimin e duhur para Parlamentit; betimi i këtyre do të përmbajë besnikërinë kundrejt Mbretit, Statutit dhe ligjeve të Shtetit.
Art. 63. Kur Mbreti vdes pa lënë trashëgimtar, por Mbretëresha në minute e vdekjes së Tij është shtatëzënë, e cila konstatohet me raportin e tre mjekëve të autorizuar prej Këshillit të Ministrave, formohet Këshilli i Regjencës përkohësisht, i cili ushtron Pushtetin Mbretëror deri në lindjen e foshnjës.
Art. 64. Në rast se vdes trashegimtari i Fronit, pa lënë djalë, por në minute e vdekjes e shoqja është shtatzënë, gjë që konstatohet nga formalitetet zyrtare, të përshkruara në art. 63, për deklarimin e trashëgimtarit pritet lindja e foshnjës.
Art. 65. Mbreti banon kurdoherë në Shqipëri; kur përkohësisht del jashtë Shqipërisë, trashëgimtari i Fronit ushtron Pushtetin Mbretëror. Në qoftë se trashëgimtari nuk është madhor ose gjendet në pamundësi për të ushtruar pushtetin, Këshilli i Ministrave, nën përgjegjësinë e vet ushtron pushtetin në fjalë. Mbreti nuk mund të qëndrojë jashtë Shqipërisë më tepër se tre muaj.
Ushtrimi i pushtetit Mbretëror në raste të tilla, si nga ana e trashëgimtarit ashtu edhe nga Këshilli i Ministrave, do të kryhet sipas porosive urdhërore të Mbretit, të dhëna Brenda kufijve të Statutit.
Art. 66. Dispozitat e artikullit 65 mund të zbatohen edhe në rast se Mbreti ndodhet i sëmurë, por jo në shkallën e pamundësisë së përhershme.
Art. 67. Kur Këshilli i ministrave ushtron Pushtetin Mbretëror, ai nuk ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin.
Art. 68. Ushtrimi i Pushtetit Mbretëror nga ana e Këshillit të Ministrave, në çdo rast, nuk mund të vazhdojë më tepër se tre muaj; në mbarim të kësaj kohe formohet Këshilli i Regjencës.
Art. 69. Regjentët, në ushtrimin e veprimeve të këtij Këshilli, janë të papërgjegjshëm.
Art. 70. Froni Mbretëror i Shqipërisë nuk mund të bashkohet me fronin e një Mbretërie tjetër.
Art. 71. Mbreti është kreu më i lartë i Shtetit; ai zotëron gjithë kompetencat dhe të drejtat e Fronit, të dhëna në këtë Statut, të cilat i ushtron me anën e Ministrave, sipas dispozitave të këtij Statuti.
Ai është komandanti më i lartë i forcave tokësore, detare dhe ajrore të Shtetit, të cilat i ushtron drejtpërdrejt sipas dispozitave të posaçme të titullit V të këtij Statuti.
Art. 72. Mbreti është i pacënueshëm dhe i papërgjegjshëm. Ministrant e tij janë përgjegjës.
Art. 73. Përveç akteve që i përkasin Komandës së Lartë, çdo akt tjetër i Mbretit, për të qenë i vlefshëm dhe i zbatueshëm duhet të ketë bashkangjitur firmën e Kryeministrit dhe të Ministrit kompetent.
Art. 74. Mbreti sanksionon (sanctioner), urdhëron shpalljen dhe nxjerrjen (promulguer) e ligjeve të votuara prej Parlamentit.
Mbreti mund të refuzojë miratimin (sancion); Ai mund të kërkojë edhe një diskutim të dytë mbi ligjet e paraqitura duke shënuar shkaqet e mosmiratimit.
Në qoftë se Mbreti, brenda tre muajve, që prej datës së paraqitjes, nuk prononcohet dhe nuk përdor të drejtat e mësipërme, ligie e paraqitura për miratim quhen të refuzuar.
Art. 75. Mbreti emëron dhe çemëron Kryeministrin dhe ministrat e zgjedhur prej këtij.
Art. 76. Mbreti ka të drejtë të akuzojë Ministrat dhe t’i dërgojë në Gjyqin e Lartë.
Art. 77. Mbreti, në çdo rast që e sheh të nevojshme, ka të drejtë të mbledhë Këshillin e Ministrave, i cili diskuton dhe vendos nën kryesinë e Tij.
Art. 78. Mbreti ka të drejtë të dekretojë rregullore që shpjegojnë mënyrën e zbatimit të ligjeve; këto rregullore nuk mund të përmbajnë dispozita të reja që nuk i përfshin ligji.
Art. 79. Mbreti ka të drejtën e faljes (grace). Ai ka të drejtë të lehtësojë (reduire) dhe të ndryshojë (commuer) dënimet definitive të dhëna prej gjyqeve.
Ai ka të drejtë të urdhërojë pezullimin e ndjekjeve ligjore vetëm ndër faje politike.
Mbreti nuk mund të falë Ministrat e dënuar për faje që rrjedhin nga detyra, pa marrë miratimin e Parlamentit.
Amnistia bëhet vetëm me miratimin e Parlamentit; kjo nuk cënon të drejtat private.
Art. 80. Mbreti emëron dhe çemëron nëpunësat e Shtetit dhe jep grada ushtarake, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Art. 81. Mbreti përfaqëson Shtetin Shqiptar brenda e jashtë; Ai pranon dhe akrediton trupa diplomatikë.
Art. 82. Mbreti shpall luftë në rast mbrojtjeje; shpallja e luftës jashtë kushtit të mbrojtjes dhe lidhja e paqes bëhen pas miratimit të Parlamentit.
Art. 83. Mbreti lidh traktate miqësie, aleance e të tjera dhe për këto e vë në dijeni Parlamentin, në një kohë për sa e lejon interesi i lartë i Shtetit.
Traktatet tregtare dhe ato traktate të tjera që mund të ngarkojnë Shtetin ose personalisht shtetasit shqiptarë me taksa të reja, nuk kanë vlerë dhe efekt pa u miratuar edhe prej Parlamentit.
Art. 84. Dispozitat e fshehta të traktateve, në asnjë mënyrë, nuk mund t’i anullojnë dispozitat e hapura të çdo traktati.
Art. 85. Vetëm Mbreti ka të drejtë të akordojë dekorime dhe të shtypë monedhë sipas ligjeve.
Art. 86. Dekorimet që u akordohen shtetasve shqiptarë nga të huajt, nuk mund të pranohen as nuk mund të mbahen, veçse me lejen e posaçme të Mbretit.
Art. 87. Shpërblim paguhet vetëm: për Mbretin, Nënën e Mbretit, Trashëgimtarin e Fronit, djemtë e mitur dhe vajzat e pamartuara ose të veja të Mbretit të vdekur, ashtu edhe për Regjentët në kohën kur funksionojnë.
Shpërblimi i Mbretit është 500.000 (pesëqindmijë) franga ari në vit; kjo shumë mund të ndryshohet herë pas here me ligj.
Sasia e shpërblimit të të tjerëve caktohet me ligj.
Art. 88. Personeli i Oborrit Mbretëror dhe detyrat e tyre caktohen me ligj të posaçëm. Emërimi dhe çemërimi i tyre i përket drejtpërdrejt Mbretit.
Art. 89. Martesa e Mbretit dhe e Trashëgimtarit lidhen vetëm me pëlqimin e Parlamentit.
Art. 90. Kur Trashëgimtari i Fronit martohet pa lejen e Parlamentit, ai dhe djemtë që lindin prej kësaj martese, humbasin të drejtat e trashëgimisë.
Gjithashtu, kur Trashëgimtari është i pazoti ose ka sjellje të papajtueshme me cilësinë e detyrës së tij të lartë, Parlamenti në marrëveshje me Mbretin mund të vendosë, me dy të tretat e votave të mbledhjes, rrëzimin e tij nga trashëgimia.
Art. 91. Në hapjen e sesionit Parlamentar të zakonshëm dhe në fillim të çdo legislature, Mbreti me një ligjëratë të Fronit, personalisht, ose me një mesazh të cilin e lexon Kryeministri, shpjegon gjendjen e përgjithshme të vendit dhe masat që shihen të nevojshme për t’u marrë atë vit.
Parlamenti i jep një përgjigje sa më shpejt.
Ligjërata e Fronit ose mesazhi duhet të jetë i nënshkruar prej Kabinetit.
Art. 92. Mbreti mund të urdhërojë hapjen e sesionit të zakonshëm edhe para kohës së caktuar në këtë Statut;
por kjo thirrje nuk mund të bëhet më shumë se një muaj para kohës së caktuar.
Gjithashtu mund të urdhërojë edhe hapjen e sesioneve të jashtëzakonshme, të cilat duhet të mbyllen para se të fillojnë sesionet e zakonshme.
Art. 93. Mbreti mbyll sesionet me dekretin e Tij, i cili lexohet në Parlament nga ana e Qeverisë. Ky dekret duhet të jetë i nënshkruar prej Kabinetit.
Art. 94. Mbreti ka të drejtë të shtyjë fillimin e sesionit, të pezullojë mbledhjen brenda në një sesion dhe të zgjasë vijimin e sesionit.
Kjo e drejtë nuk mund të përdoret dy herë rradhzai brenda në një sesion dhe koha e shtyrjes, pezullimit dhe e zgjatjes nuk mund të jetë më shumë se një muaj. Dekretet përkatës do të jenë të nënshkruar prej Kabinetit.
Art. 95. Mbreti, kur e sheh të nevojshme, ka të drejtë të shpërndajë Parlamentin. Në këtë rast veprohet sipas artikujve 35, 36 të këtij Statuti. Dekreti i shpë-rndarjes duhet të jetë nënshkruar prej Kabinetit.
Art. 96. Kur Parlamenti nuk ndodhet i mbledhur dhe shfaqen nevoja tepër urgjente të justifikuara, Mbreti nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave ka të drejtë të hartojë dekretligje, të cilat në hapjen e sesionit më të afërt, brenda 15 ditëve, duhet t’i paraqiten Parlamentit, bashkë me raportin justifikues, për diskutim e shqyrtim.
Në qoftë se nuk paraqiten brenda kësaj kohe ose nuk miratore nga parlamenti, quhen menjëherë të rrëzuara. Me dekretligj nuk mund të shfuqizohen dhe të modifikohen kodet.
Art. 97. Në rast lufte ose ndonjë situate luftësjellëse, në kohë kryengritjeje dhe mobilizimi të përgjithshëm ose fatkeqësie, Mbreti, nën përgjegjësinë e Kabinetit, ka të drejtë të shpallë shtetrrethimin pjesërisht ose të përgjithshëm.
Dekreti i shtetrrethimit, brenda 24 orëve, i paraqitet Parlamentit për miratim.
Në qoftë se parlamenti ndodhet në pushim dekreti i shtetrrethimit, do t’i paraqitet Parlamentit në sesionin më të afërt dhe jo më vonë se tre ditë pas ditës së hapjes. Parlamenti diskuton dhe vendos brenda një jave.
Shtetrrethimi përkohësisht kufizon dhe pezzullo lirinë personale, padhunueshmërinë e banesës, të drejtën e shoqatës dhe të mbledhjeve, lirinë e shtypit dhe fshehtësinë e letrave e lirinë e fjalës.
Një ligj i posaçëm do të rregullojë mënyrën e kufizimit dhe të ndalimit të të drejtave të mësipërme dhe do të caktojë, bashkë me zonën e shtetrrethimit edhe mënyrën e zbatimit të dispozitave që do të aplikohen brenda zonës së shtetrrethimit.
Art. 98. Mbreti mban titullin “Lartmadhëria e Tij” (Sa Majeste), Trashëgimtari “Princi i Shqiptarëve” Lartësia e Tij (Son Altesse), Nënë Mbretëreshë dhe Mbretëresha “Lartmadhëria e Saj”; Vëllezërit nga Ati dhe djemtë e Mbretit “Princ”, Motrat nga Ati dhe Bijat e Tij “Princeshë”; këta dy titujt e fundit nuk trashëgohen dhe në rast nevoje mund të hiqen me dekret Mbretëror.
Përveç këtyre, as mund të akordohen, as mund të mbahen nga shqiptarët tituj fisnikërie në Shqipëri.
Pjesa B
MINISTRAT
Art. 99. Në krye të shërbimeve shtetërore, i varur (soumis) drejtpërdrejt nga Mbreti, funksionon Këshilli i Ministrave, i cili përbëhet prej Kryeministrit dhe Ministrave.
Art. 100. Këshilli i Ministrave kryesohet prej Kryeministrit. Ministrat administrojnë shërbimet e ndryshme shtetërore sipas titullit që ata mbajnë.
Art. 101. Askush nuk mund të emërohet Ministër pa qenë nga raca e gjaku shqiptar dhe që nuk di gjuhën shqipe.
Të huajt prej origjine, me nënshtetësi shqiptare shqiptarë, nuk mund të emërohen Ministra.
Gjithashtu, nuk mund të emërohen Ministra edhe ata që s’kanë cilësitë e kërkuara prej ligjit për t’u zgjedhur deputet.
Art. 102. Asnjë nga pjesëtarët e familjes Mbretërore nuk mund të emërohet Ministër.
Art. 103. Nuk mund të emërohen Ministra në një Kabinet, të afërmit prej gjaku deri në brezni të tretë.
Art. 104. Ministrat, pa e marrë ende detyrën betohen përpara Mbretit. Ky betim do të përmbajë besnikërinë kundrejt Mbretit dhe Statutit e ligjeve të Shtetit.
Art. 105. Ministrant emërojnë dhe çemërojnë nëpunësit që kanë vartës, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Art. 106. Ministritë krijohen me ligj.
Art. 107. Ministrant hyjnë lirisht në Parlament dhe dëgjohen çdo herë që kërkojnë fjalën, por votojnë vetëm ata që janë edhe deputetë.
Art. 108. Urdhri i Mbretit asnjëherë nuk mund t’i shkarkojë Ministrat prej përgjegjësisë së tyre.
Art. 109. Kabineti është përgjegjës në mënyrë solidare kundrejt Mbretit dhe Parlamentit për çështjet që i përkasin politikës së përgjithshme të Shtetit; dhe veçanërisht çdo Ministër është përgjegjës për veprimet që i përfshin kompetenca e tij.
Art. 110. Ministrant nuk mund të akuzohen për fajet e parashqyrtuara në ligjin e posaçëm, pas katër vjetëve të largimit të tyre nga detyra.
Art. 111. Ministrant quhen të rrëzuar, kur vendoset dërgimi i tyre në Gjyqin e Lartë.
Art. 112. Kabineti duhet të paraqitet para Parlamentit për të marrë votëbesimin Brenda një jave prej ditës së emërimit; përndryshe, konsiderohet sikur ka marrë votëmosbesimin. Në qoftë se Parlamenti nuk ndodhet i mbledhur, marrja e votëbesimit, bëhet në mbledhjen më të afërt të tij.
Këtë herë votëbesimin e merr prej Asamblesë Kushtetuese.
Art. 113. Kabineti që nuk merr votëbesimin prej Parlamentit detyrohet t’i paraqesë Mbretit dorëheqjen.
Art. 114. Në rast se Kryeministri jep dorëheqjen ose i hiqet mandate, Kabineti i kryesuar prej tij quhet i rrëzuar menjëherë.
Art. 115. Ministrant gëzojnë imunitetin parlame-ntar.
Art. 116. Kabineti mund t’i tërheqë projektet e paraqitura prej tij dhe që janë të pavotuara përfundimisht prej Parlamentit.
Art. 117. Projektligjet e propozuara prej Pushtetit Përmbarues i paraqiten Pushtetit Legjislativ me anën e Kryeministrisë, pasi të jenë miratuar prej Këshillit të Ministrave.
Kapitulli III
Pushteti Gjyqësor
PJESA A
GJYQET
Art. 118. Organizimi, të drejtat dhe kompetencat e gjyqeve, caktohen me ligj.
Gjyqtarët, në dhënien e vendimeve, janë të pavarur dhe udhëhiqen vetëm prej ligjit e ndërgjegjes së tyre; askush nuk mund të ndërhyjë dhe të ndikojë në dhënien e vendimeve gjyqësore.
Art. 119. Vendimet e gjyqeve nuk mund të ndryshihen dhe ekzekutimi i tyre nuk mund të ndalohet ose të pezullohet prej asnjë pushteti tjetër, qoftë Legjislativ ose Përmbarues, veç në raste të parashikuara prej këtij Statuti.
Art. 120. Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shtetit janë të paprekshëm në mënyrën e caktuar në ligjin organik; cilësitë e gjyqtarëve, të prokurorëve të Shtetit dhe mënyra e emërimit, transferimit, pushimit, gradimit, çgradimit, pezullimit dhe e pensionimit, ashtu si edhe vlefta e rrogave dhe e shpërblimeve të tyre, caktohen me ligjin organic të drejtësisë.
Kjo dispozitë zbatohet një vit pas hyrjes në fuqi të këtij Statuti.
Art. 121. Gjyqtarët, veç të drejtave dhe detyrave të caktuara me ligj, janë të ndaluar rreptësisht të marrin përsipër nëpunësi dhe detyra të tjera publike ose private.
Art. 122. Çdo person ka të drejtë të mbrojë të drejtat e veta me mënyrat e pranueshme prej ligjit.
Art. 123. Gjyqet mund të zhvillohen me dyer të hapura përveç rasteve të veçanta kur ligjet e shohin të arsyeshme të jenë me dyer të mbyllura në interesin e rendit public dhe të qetësisë publike.
Art. 124. Gjyqtarët, diskutimet dhe votimet i bëjnë fshehtas, por vendimet e dhëna i shpallin (prononcer) botërisht sipas ligjit.
Art. 125. Vendimet e gjyqit duhet të përmbajnë arsyet ligjore dhe nenet e ligjeve në të cilat mbështeten.
Art. 126. Në snjë mënyrë nuk mund të formohen gjykata të jashtëzakonshme. Vetëm për faje politike, kur shihet nevoja, mundet të formohet një gjykatë e posaçme me ligj të veçantë dhe për një kohë të caktuar.
Art. 127. Asnjë gjyq, nuk mund të refuzojë shqyrtimin e çështjeve që janë në kompetencën dhe detyrën e tij.
Kur gjyqi konsideron se ndonjë çështje është jashtë kompetencës dhe detyrës së vet, ai refuzon shqyrtimin e saj me vendim të rregullt.
Art. 128. Gjykimi i të pandehurit përpara gjykatave, për një krim që sjell ndëshkim kundër lirisë personale, maksimumi i të cilit nuk i kalon tre vjet, nuk mund të bëhet veçse me asistencën e një avokati mbrojtës, të ezgjedhur prej të pandehurit vetë. Në rast se i pandehuri nuk emëron avokat mbrojtës atë e emëron gjykata sipas ligjit. Marrja në pyetje e të pandehurit në raste të tilla në gjykatat hetuese, mund të bëhet në praninë e avokatit mbrojtës, të emëruar prej të pandehurit.
Art. 129. Të gjithë gjyqtarët e prokurorët e Shtetit, të zgjedhur dhe të propozuar sipas ligjit të posaçëm emërohen me dekret të Mbretit.
Art. 130. Shqipëria ka një Gjyq Diktimi, i cili ndahet në degë sipas ligjit të posaçëm. Qendra e gjyqit të Diktimit, është në Kryeqytet.
Art. 131. Mënyra e marrjes së masave kundra gjyqtarëve dhe prokurorëve caktohet me ligj të posaçëm.
Art. 132. Kryetarët, anëtarët, ndihmës-anëtarët e Diktimit dhe kryeprokurori i Shtetit, për fajet e rrjedhura nga detyra ose në detyrë e sipër, gjykohen në Gjyqin e Lartë të Shtetit.
Hetimet e para bëhen prej Ministrisë kompetente dhe vendimi i dërgimit në gjyq, jepet prej Parlamentit.
Art. 133. Gjyqtarët, duke përjashtuar ata të Diktimit dhe prokurorët e Shtetit, për fajet e rrjedhura nga detyra ose në detyrë e sipër, gjykohen në Gjykatën e Diktimit, sipas ligjit dhe pasi të jenë kryer formalitet akuzuese sipas ligjit të posaçëm.
Art. 134. Vendimet mbi dërgimin në gjyq të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Shtetit, sjellin menjëherë pezullimin nga detyra.
PJESA B
GJYQI I LARTË I SHTETIT
Art. 135. Për të gjykuar Ministrat dhe kryetarët, anëtarët, ndihmësanëtarët e Diktimit, të Këshillit të Shtetit, të Këshillit Kontrollues si edhe Kryeprokurorin e Shtetit, për fajet e kryera gjatë detyrës ose në detyrë e sipër, formose Gjyqi i Lartë i Shtetit.
Art. 136. Gjyqi i Lartë i Shtetit, formohet me dekret Mbretëror, kur të shihet nevoja.
Art. 137. Gjyqi i Lartë i Shtetit përbëhet prej Kryetarit të Diktimit të Degës Penale, i cili edhe e kryeson, prej katër anëtarëve të Diktimit dhe katër anëtarëve të Këshillit të Shtetit, të cilët zgjidhen me short midis tyre në një mbledhje të veçantë.
Art. 138. Detyra e prokurorisë kryhet prej Kryeprokurorit të Shtetit.
Art. 139. Vendimet e këtij Gjyqi merren me dy të tretat e votive dhe janë të forms së prerë.
Art. 140. Gjyqi i Lartë gjykon e vendos sipas ligjeve në fuqi të Shtetit.
Titulli III
Financat e Shtetit

Kapitulli I
FINANCAT
Art. 141. Taksa është një detyrim i popullit për t’i bërë ballë shpenzimeve të përgjithshme të Shtetit.
Art. 142. Asnjë taksë, e çdo lloji qoftë, nuk mund të caktohet dhe të mblidhet veçse me ligj.
Vetëm kur është e detyrueshme apo rritet taksa doganore, kjo praktikohet prej ditës së paraqitjes para Parlamentit të projektligjit relative në zarf të mbyllur, i cila duhet të votohet Brenda 15 ditëve. Kur taksa doganore zbritet, ligji relative hyn në fuqi, dy muaj pas shpalljes së tij.
Art. 143. Ligji nuk mund të krijojë taksa veçse në favor të Shtetit, të Prefekturave (province), të Komunave, të Bashkive dhe të Institucioneve Publike.
Taksat në favor të Prefekturave (province) e të Komunave krijohen pasi të merret pëlqimi i këshillave të vendit.
Art. 144. Nuk mund të krijohen privilegje mbi taksat. Asnjë shkarkim nga detyrimet (exemption), modifikim apo abrogim takes nuk mund të bëhet veçse me ligj.
Nuk mund të krijohen monopole veçse me ligj dhe ekskluzivisht në favor të Shtetit dhe të Bashkive.
Art. 145. Asnjë fond për pensione ose shpërblime (gratification) nuk mund t’i ngarkohet Shtetit veçse me ligj.
Art. 146. Pushteti Përmbarues, Brenda muajit Janar të çdo viti i paraqet Parlamentit buxhetin parashikues, i cili votohet kapitull për kapitull dy herë në dy ditë të ndryshme; në këtë buxhet përfshihen të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet e Shtetit bashkë me ligjet relative, mbi të cilat bazohen të ardhurat.
Pas mbarimit të vitit financiar dhe Brenda muajit Gusht, Ministria e Financave është e detyruar t’i referojë Buxhetin e Konsumit të vitit të kaluar Këshillit Kontrollues, i cili pasi e shqyrton i paraqet Parlamentit Brenda muajit Nëntor, raportin relative me gjithë vrojtimet e duhura. Në të njëjtën kohë, Buxheti i Konsumit i shqyrtuar kësisoj, bashkë me raportin shqyrtues të Këshillit Kontrollues, i paraqitet Kryeministrisë, e cila ia parashtron Parlamentit për aprovim.
Buxheti i Konsumit, votohet një herë përgjithësisht.
Art. 147. Në rast se Buxheti preventive nuk votohet deri më 31 Mars, Pushteti Përmbarues është i autorizuar të vërë në ekzekutim buxhetin e vitit të kaluar për aq kohë sa do të vonohet votimi i buxhetit të paraqitur.
Art. 148. Kur një kredi e shënuar në buxhet nuk mjafton për shërbimin që është caktuar ose kur shfaqen nevoja për shpenzime për shërbime të paparashqyrtuara në buxhet, Pushteti Përmbarues me një projektligj kërkon prej Parlamentit shtimin ose dhënien e asaj kredie;
Pushteti Përmbarues detyrohet të tregojë mënyrën e përballimit të këtyre shpenzimeve.
Art. 149. Asnjë hua nuk mund të kontraktohet në dobi të Shtetit pa ligj autorizues.
Art. 150. Asnjë objekt prej pasurisë së patundshme të Shtetit nuk mund tjetërsohet, si edhe nuk mund të shfrytëzohet për një kohë më shumë se njëzet vjet, veçse me miratimin e Parlamentit.
Art. 151. Pasuria minerale është e ndarë në dy grupe: Miniera e Gurore; të parat janë prona të Shtetit dhe të dytat janë prona të zotëruesve të sipërfaqes së tokës. Shfrytëzimi i tyre bëhet sipas ligjit relativ.
Art. 152. Ujërat, burimet minerale rregullohen me ligj të posaçëm; të drejtat e fituara mbi to janë të respektuara.
Kapitulli III
KËSHILLI KONTROLLUES
Art. 153. Financat e Shtetit kontrollohen prej Këshillit Kontrollues, i cili në ushtrimin e detyrës është i pavarur.
Art. 154. Këshilli Kontrollues përbëhet prej një Kryetari dhe dy anëtarëve; organizimi, mënyra e ushtrimit të kompetencave të tij dhe cilësitë e atyre që e përbëjnë caktohen në ligjin e posaçëm.
Art. 155. Kontrollimi preventive si edhe kontrollimi konsumtiv i gjithë të ardhurave dhe harxhimeve të Shtetit bëhen prej Këshillit Kontrollues.
Çdo vit, Këshilli Kontrollues i paraqet Parlamentit një raport të përgjithshëm që përmban llogaritë e buxhetit të vitit të kaluar dhe shënon çrregullimet që mund të kenë ndodhur në administratat e ndryshme të Shtetit në zbatimin e buxhetit.
Art. 156. Këshilli Kontrollues, në çdo tre muaj, me një raport të veçantë i parashtron Mbretit gjendjen financiare të Shtetit, përmes Kryeministrisë.
Art. 157. Kryetari dhe anëtarët e këtij Këshilli emërohen prej Mbretit midis kandidatëve dyfish, të zgjedhur prej Komisionit të Posaçëm, i përbërë prej Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit dhe Ministrit të Financave. Nëpunësit e tjerë të këtij Këshilli emërohen sipas ligjit.
Art. 158. Kryetari dhe anëtarët e Këshillit Kontrollues, për faje gjatë detyrës ose në detyrë e sipër, akuzohen dhe dërgohen në Gjyqin e Lartë, me vendimin e Parlamentit.
Art. 159. Anëtarët e Këshillit Kontrollues para se të fillojnë detyrë bëjnë betimin e duhur para Mbretit. Këta emërohen për një periudhë shtatëvjeçare, e cila fillon për çdo anëtar që prej dates së dekretit. Imunitetit i tyre brensa kësaj kohe është i siguruar, përveç rasteve të parashikuara në ligjin e pensionit dhe kur vendoset prej Parlamentit pushimi ose dërgimi i tyre në Gjyqin e Lartë.
Titulli IV
Këshilli I Shtetit
Art. 160. Për të ushtruar detyrat e caktuara në këtë Statut, si edhe në ligjet e posaçme, do të formohet një Këshill Shteti.
Art. 161. Trupi i Këshillit të Shtetit përbëhet prej dhjetë anëtarësh dhe dy ndihmësanëtarë.
Art. 162. Anëtarët dhe ndihmës anëtarët e këtij Këshilli të Shtetit emërohen prej Mbretit ndërmjet kandidatëve dyfish të zgjedhur prej Komisionit të Posaçëm, i përbërë prej Kryeministrit, Kryetarit të Parlamentit dhe të Ministrit të Drejtësisë. Nëpunësit e tjerë emërohen sipas ligjit.
Art. 163. Kryetari i Këshillit të Shtetit emërohet nga Mbreti, midis anëtarëve të këtij Këshilli. Gjithashtu Kryetari i këtij Këshilli, drejtpërdrejt, mund të shkarkohet nga detyra e Kryesisë prej Mbretit.
Art. 164. Mënyra e ushtrimit të kompetencave të Këshillit të Shtetit bëhet sipas ligjit të posaçëm.
Art. 165. Kryetari, anëtarët dhe ndihmësanëtarët e Këshillit të Shtetit, për fajet gjatë detyrës ose në detyrë e sipër, akuzohen dhe dërgohen në Gjyqin e Lartë me vendimin e Parlamentit.
Art. 166. Anëtarët dhe ndihmësanëtarët e këtij Këshilli zgjidhen për shtatë vjet, dhe kjo kohë fillon që prej dates së dekretit; këta betohen përpara Mbretit para se të fillojnë detyrën. Imuniteti i këtyre Brenda kësaj kohe është i siguruar, veç rasteve të parashikuara në ligjin e pensionit, dhe kur vendoset prej Parlamentit pushimi ose dërgimi i tyre në Gjyqin e Lartë.
Art. 167. Anëtarët dhe ndihmësanëtarët e Këshillit të Shtetit, përveç cilësive të kërkuara me ligj, duhet të jenë persona të pajisur me diplomë universiteti e të shquar në dije e zotësi.
Art. 168. Detyrat e Këshillit të Shtetit janë:
a) të përgatitë kodet;
b) të përgatitë e të shqyrtojë çdo projektligj e rregullore të referuar;
c) të shqyrtojë dhe të japë mendimin e vet mbi konvencionet e konçensionet;
ç) të përmbajë detyrat e ngarkuara me ligjin e posaçëm dhe me ligjet e ndryshme të Shtetit.
Titulli V
Forcat e Mbrojtjes Kombëtare
Art. 169. Forcat e armatosura të Shtetit, nën urdhërin absolute të Pushtetit Përmbarues, kanë për detyrë mbrojtjen e nderit, të pavarësisë e tërësisë tokësore të Atdheut, dhe të interesave të larta material e morale të Shtetit.
Art. 170. Forcat e Armatosura janë:
a) Ushtria kombëtare (gjithë forcat tokësore, detare, ajrore.)
b) Policia.
Pjesa A
USHTRIA KOMBËTARE
Art. 171. Shërbimi ushtarak është i detyrueshëm për të gjithë shtetasit shqiptarë, përveç përjashtimeve të përcaktuara me ligj.
Art. 172. Organizimi i pjesëve të ndryshme të ushtrisë rregullohet me ligj, por mënyra e aplikimit të tij dhe formimi i njësive bëhet me urdhrin Mbretëror.
Art. 173. Efektivat e forcave të armatosura caktohen çdo vit, në buxhetin e Shtetit.
Art. 174. Intendencat e Forcave të Armatosura drejtohen dhe organizohen prej Komandave të përgjithshme përkatëse. Komandat në fjalë, autorizohen të disponojnë buxhetet e tyre, por kurdoherë nën kontrollin efektiv të Ministrisë së Financave.
Art. 175. Gjykatat ushtarake në çëshjte penale veprojnë sipas ligjeve dhe provedurës së posaçme. Rregulloret që i përkasin disiplinës ushtarake dhe ndëshkimeve disiplinore në dekretohen (edicter) me urdhrin Mbretëror.
Art. 176. Të gjitha Forcat e Armatosura të Shtetit formojnë një trup dhe janë nën komandën e urdhrin absolute të Mbretit.
Art. 177. Mbreti, në kohë lufte mund t’ia ngarkojë një oficeri me gradë të lartë komandën efektive të operacioneve. Kur Mbreti merr përsipër vetë komandën e përgjithshme efektive, është drejtpërdrejt përgjegjës para Kombit për çka i përket zbatimit të operacioneve.
Art. 178. Mbreti urdhëron thirrjen nën armë të rekrutëve dhe në raste të caktuara me ligj ose në raste të jashtëzakonshme, të rezervistave; vetëm Ai rregullon dhe urshëron mënyrën e ndarjes së forcave ndër vende të ndryshme; forcat nuk mund të lëvizin pa urdhrin e Tij, të komunikuar me anë të Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.
Art. 179. Mbreti, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, pa ndërmjetësi, i jep urdhra Komandës së Mbrojtjes Kombëtare.
Art. 180. Për veprime ilegale është përgjegjës para ligjit Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare.
Komanda e Mbrojtjes Kombëtare përfaqësohet përpara Pushtetit Legjislativ me ndërmjetësinë e Kryeministrit.
Art. 181. Gjithë trupat ushtarakë absolutisht janë të detyruar t’u binden urdhrave të Mbretit. Ky detyrim përmendet në betimin që bëhet përpara Flamurit Kombëtar.
Art. 182. Emërimi i oficerëve nëpër trupa, që prej Komandantit të kompanisë e lart bëhet prej Mbretit. Këta oficerë përsërisin besnikërinë dhe bindjen e tyre kundrejt Mbretit, duke u betuar përpara Flamurit Kombëtar.
Art. 183. Grada ushtarake fitohet ose humbet sipas dispozitave të ligjeve në fuqi, si dhe me dekret Mbretëror.
Pensionet ushtarake rregullohen me ligj.
Art. 184. Komandanti i Mbrojtjes Kombëtare dhe Kryetari i Shtabit Madhor janë këshilltarë të natyrshëm të Mbretit në çështjet ushtarake, të cilat vendosen vetëm prej Mbretit.
Mbreti në raste të rëndësishme mund të formojë një Këshill Ushtarak.
Art. 185. Të huajt nuk mund të merren në shërbimin ushtarak, përveçse si organizatorë me kontatë, e cila nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se pesë vjet.
Art. 186. Çdo faj i kryer (commis) në kohë paqeje prej civilëve, së bashku me ushtarakë, gjykohet prej gjykatave të zakonshme; ndërsa në kohë lufte, prej gjykatave ushtarake.
Art. 187. Asnjë forcë e armatosur e huaj nuk mund të vijë në tokën shqiptare dhe asnjë forcë e armatosura shqiptare nuk mund të dërgohet jashtë Shqipërisë, përveçse në rastet e vendosura prej Parlamentit.
Art. 188. Pjesëtarët aktivë të forcave të armatosura gëzojnë të gjitha të drejtat qytetare, përveç përjashtimeve të caktuara me ligj.
PJESA B
POLICIA
Art. 189. Organizimi dhe numri i Policisë caktohet me ligj të posaçëm.
Art. 190. Policia e Shtetit, në pikëpamje ushtarake lidhet me Komandën Supreme, në mënyrën e caktuar me dispozitat relative të pjesës A, të këtij titulli; dhe në pikëpamje të detyrës është nën urdhrin e Ministrisë së P. të Brendshme; ajo vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Titulli VI

TË DREJTAT E QYTETARËVE

Art. 191. Çdo Shqiptar lind dhe rron i lirë.
Në Shqipëri as blihet as shitet njeri; çdo njeri i blerë ose skllav, posa të shkelë token shqipëtare është i lire.
Art. 192. Liria është ndër të drejtave e natyrshme për çdo njeri dhe kufizohet me kufirin e lirisë të së tjerëve.
Ky kufi caktohet vetëm me anë të ligjeve.
Art. 193. Liria personale është e garantuar. Askush nuk mund të ndiqet, të arrestohet, të burgoset veçse në rastet e parashikuara prej ligjit dhe në formën e caktuar prej tij.
Art. 194. Të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit dhe pa përjashtim janë të detyruar të respektojnë ligje.
Art. 195. Të gjith Shtetasit gëzojnënë mënyrë të barabartë të drjtat politike e civile, dhe pranohen në të gjitha nëpunësitë civile e ushtarake, përveç përjashtimet të caktuara prej ligjit.
Art. 196. Banesa është e padhunueshme. Asnjë hyrje me forcë në banesë nuk mun d të bëhet, veç kur dhe si e urdhëron ligji.
Art. 197. Liria e fjalës dhe e shtypit është e garantuar. Çensura parandaluese nuk mund të vihet, përveç në kohë lufte, mobilizimi dhe në raste të jashtëzakonshme të tjera të parashikuara prej ligjit.
Kushtet mbi rregullimin e shtypit, konfiskimi i shtypshkrimeve dhe ndjekjet ligjore mbi gabimet e shtypit caktohen me ligj.
Vetëm shtetasit shqiptarë mund të nxjerrin gazeta në Shqipëri.
Art. 198. E drejta e pronësisë, për çfarëdolloj pasurie që të jetë, është e padhunueshme; pa të qenit e vërtetuar rregullisht nevoja e interesit botëror dhe pa mospagesën e vlerës së arsyeshme, sipas ligjit të posaçëm nuk mund të shpronësohet pasuria e askujt.
Art. 199. E drejta e formimit të shoqatave (associations) dhe e drejta e tubimit paqësisht dhe pa armë janë të garantuara në përputhje me ligjet.
Shoqatat kurrë nuk mund të përndahen për kudravajtje ligjore, veçse me vendim gjyqi.
Në mbledhjet publike mund të ndodhen organet e policisë.
Tubimet që organizohen përjashta në vende të hapura, mund të ndalohen në qoftë se prej grumbullimit lind rreziku i prishjes së qetësisë publike.
Art. 200. Shtetasit shqiptarë, Brenda kufirit të ligjeve kanë të drejtë të formojnë shoqëri (societies); përdorimi i kësaj të drejte nuk i nën shtrohet asnjë masë parashikuese.
Art. 201. Fshehtësia e latrave dhe e korrespondences telegrafike dhe telefonike është e padhunueshme, përveçse në rast lufte, mobilizimi, kryengritjeje, dhe në hetime mbi krime të rënda.
Ligji relativ cakton përgjegjësi mbi ata që cënojnë fshehtësinë e letrave dhe të korrespondencës telegrafike dhe telefonike.
Art. 202. Udhëtimi nuk munt pengohet në asnjë mënyrë, përveç në raste të parashikuara me ligj.
Art. 203. Liria e mendimit dhe e ndërgjegjes ështëe garantuar. Shfaqja e mendimeve në mënyra të ndryshme, duhet të jetë në përputhje me ligjin.
Art. 204. Vetëm shtetasit shqiptarë pranohen si nëpunës të Shtetit; të merren në shërbim vetëm si specialistë me kontratë, e cila nuk mund të lidhet për një kohë më të gjatë se pesë vjet.
Art. 205. Çdo mundim trupi (torturë) është krejt i ndaluar.
Art. 206. Arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiparë është i detyruar dhe në shkollat e Shtetit jepet falas.
Art. 207. Në përputhje me ligjet dhe Brenda parimeve të programit të pranuar prej Shtetit për shkollat e veta dhe kurdoherë nën kontrollin efektiv të Qeverisë, vetëm shtetasit shqiptarë mund të hapin shkolla të ndryshme private.
Të huajt, në përputhjeme ligjet, mund të lejohen vetëm për shkolla teknike e bujqësore me programe teorike dhe praktike.
Gjithasht mund të happen shkolla fetare me lejen e Ministrisë kompetente e conform ligjeve; numri i nevojshëm nxënësve të këtyre shkollave caktohen prej Ministrisë përkatëse me vendimin e Këshillit Ministror.
Art. 208. Konfiskimi është i ndaluar dhe s’mund të bëhet veçse sipas ligjit me vendim gjyqi.
Art. 209. Angaria është e ndaluar. Shteti në kohë lufte ka të drejtë të bëjë rekuizime dhe me një ligj të posaçëm të emetojë hua të brendshme dhe të detyrueshme.
Art. 210. Asnjë shtetas nuk mund të nxirret jashtë Shtetit.
Asnjë shtetas nuk mund të internohet Brenda Shtetit dhe as detyrohet t’i caktohet një vendbanim i detyrueshëm përveç rasteve të parashikuara me ligj.
Art. 211. Ekstradimi i shtetasve është krejt i ndaluar.
Art. 212. Secili ose shumë së bashku, gjithashtu edhe personat moralë kanë të drejtë t’u drejtohen me shkrim ose mungojë autoriteteve kompetente dhe Parlamentit për të drejtat private dhe botërore.
Kërkesave që bëhen për çështje private, autoritetet janë të detyruar t’u përgjigjen me shkrim sa më shpejt.
Art. 213. Askush nuk mund të thirret, as të gjykohet prej një gjykate tjetër, veçse prej asaj që është kompetente me ligj.
Titulli VII
DISPOZITA TË NDRYSHME
Art. 214. Një shtetas shqiptar nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe shtetas i një Shteti të huaj.
Shtetësia shqiptare fitohet, mbahet (conserver) dhe humbet sipas dispozitave të caktuara në Kodin Civil.
Art. 215. Të gjithë të huajt, që ndodhen në Shqipëri gëzojnë mbrojtjen e akorduar personave dhe pasurive, përveç përjashtimeve të caktuara me ligj.
Të huajt, në asnjë rast, nuk kanë të drejtë pronësie në Shqipëri mbi tokat rurale me çdo titull qoftë;
Gjithashtu të huajt nuk kanë të drejtë pasurie të patundshme në vendet që janë afër kufijve të Shtetit ose në tokat bregdetare të cilat caktohen me Dekret Mbretëror dhe vendimin e Këshillit të Ministrave. Kjo dispozitë nuk cënon të drejtat e parafituara.
Të huajt kanë vetëm të drejtën e vlerës duke shitur tokat në fjalë dhe të drejtën e pronësisë vetëm mbi ato toka rurale që janë të nevojshme për ngritjen e fabrikave dhe për rregullimin e komunikacionit.
Art. 216. Asnjë organizim Shteti nuk mund të bëhet dhe të ndryshohet, veçse me ligj. Asnjë nëpunësi nuk mund të krijohet veçse me ligj.
Qarkshkrimet administrative, gjyqësore, ushtarake dhe të çdo dege tjetër, si edhe ndërrimet e qendrave të tyre, rregullohen vetëm me ligj.
Art. 217. Asnjë denim nuk mund të jepet dhe të zbatohet, veçse në bazë të ligjit.
Art. 218. Ligjet nuk mund të kenë fuqi prapavepruese, përveç atyre që lehtësojnë dënimet penale.
Art. 219. Shteti njeh personat moralë të krijuar sipas ligjit.
Art. 220. Cilësitë, të drejtat, detyrat, rrogat, pensionet, shpërblimet dhe mënyra e emërimit dhe e çemërimit, gradimit, çgradimit dhe marrja në gjyq për shkak detyre e nëpunësve, caktohen me ligj të posaçëm.
Art. 211. Nëpunës të disponueshëm mbahen në ushtri, dhe kjo në degët e ndryshme të administrates kur parashikohet në ligjin e buxhetit.
Art. 222. Toka është pronë e thjeshtë (mulq) dhe për të zbatohen dispozitat e Kodit Civil.
Derisa të hyjë në fuqi Kodi Civil, mbi tokat, zbatohen dispozitat ligjore të deritanishme.
Art. 223. Ky Statut nuk mund të pezullohet as përgjithësisht as pjesërisht.
Asnjë ligj ose rregullore nuk mund të formulohet kundër shkronjave dhe thelbit të këtij Statuti.
Titulli VIII
RISHIKIMI I STATUTIT
Art. 224. Propozimet për interpretim autentik, modifikim, shtesë dhe rishikim (përgjithësisht ose pjesërisht) në Statut, nuk mund të bëhen veçse prej Mbretit ose prej Parlamentit.
Propozimet kësisoj, përveç rishikimit të përgjithshëm, duhet të përmbajnë qartë të gjitha pikat e Statutit për të cilat kërkohet interpretim, modifikim, shtesë ose rishikim pjesërisht.
Vetëm për artikujt 1,2,6,50,51,52,70, të këtij Statuti, nuk mund të propozohet dhe të pranohet rishikim.
Art. 225. Propozimet e përmendura në artikullin 224, kur bëhen prej Parlamentit, duhet të jenë të nënshkruara të paktën nga një e treat e atyre që e përbëjnë Dhomën.
Art. 226. Propozimet e përmendura në artikullin 224, në parim votohen me dy të tretat e votive të mbledhjes; për votimet e dyta bëhen me tre të katërtat e anëtarëve të përgjithshëm që e përbëjnë Parlamentin.
Art. 227. Kur përveç artikujve 1,2,6,50,51,52,70, bëhen propozime mbi nevojën e rishikimit të përgjithshëm të Statutit, ose mbi modifikimin e dispozitave të artikujve 8 e 53, dhe në qoftë se këto propozime pranohen në parim me tre të katërtat e votive të anëtarëve që e përbëjnë Dhomën, atëherë Parlamenti quhet vetvetiu i shpërndarë dhe zhvillohen zgjedhje të reja sipas artikullit 35 të këtij Statuti për një Asamble rishikimi, e cila përbëhet prej dyfishit numrit të anëtarëve të Parlamentit të shpërndarë. Asambleja e Rishikimit mblidhet dhjetë ditë pas mbarimit të zgjedhjeve dhe diskuton vetëm mbi çështjet e pranuara në parim prej Parlamentit të shpërndarë. Me mbarimin e kësaj detyre, Asambleja e rishikimit shpërndahet menjëherë dhe organizohen zgjedhje për Parlamentin.
Art. 228. Interpretimet autentike, modifikimet, shtesat që votohen prej Parlamentit, sipas artikullit 226, hyjnë në fuqi pasi të miratohen (sanction) nga Mbreti.
Në rast mosmiratimi, brënda 15 ditëve prej dates së paraqitjes, mbreti ia kthen Parlamentit duke shënuar arësyet e mosmiratimit; Parlamenti rishtazi merr çështjen në diskutim dhe, në qoftë se insiston në vendimin e pare, quhet vetvetiu i shpërndarë. Vendimi i Parlamentit të ri është përfundimtar dhe promulgohet prej Mbretit.
Art. 229. Vendimet e Asamblesë së rishikimit, janë të formës së prerë dhe shpalljen prej Mbretit, brenda 15 ditëve që prej ditës së paraqitjes.
Titulli IX
DISPOZITA TRANZITORE
Art. 230. Asambleja Kushtetuese, me mbarimin e votimit përfundimtar të këtij Statuti, do të vijojë si Parlament, deri në mbarimin e periudhës katërvjeçare, e cila fillon që prej datës 16 gusht 1928.
Art. 231. Në ligie e rregulloret e Shtetit, kudo që përdoret fjala “Republikë” zëvendësohet me fjalën “mbretëri”, dhe kudo që përmendet fjala “Presidenti i Republikës” zëvendësohet me fjalën “Mbret”.
Titulli X
DISPOZITA TË FUNDIT
Art. 232. Dispozitat e ligjeve që vijnë në kundërshtim me dispozitat e këtij Statuti, janë të pafuqishme.
Art. 233. Të gjithë dispozitat statutore të mëparshme shfuqizohen.
Art. 234. Ky Statut hyn në fuqi që ditën e shpalljes.
FUND
Vërtetohet njësia me origjinalin.
Kryetari i Asamblesë Kushtetuese
Pandeli Evangjeli, d.v.
[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

KUSHTETUTA E REPUBLIKES POPULLORE TE SHQIPERISE 1946

#5

Post by Phoenix »

KUSHTETUTA E REPUBLIKES POPULLORE TE SHQIPERISE
(Tirane 5 Korrik 1950)
[quoteem]
PJESA E PARË
PARIMET THEMELORE
KAPITULLI I.
Republika Popullore e Shqipërisë
Neni 1
Shqipëria është një republikë popullore.
Neni 2
Rpublika Popullore e Shqipërisë është shtet i puntorëve dhe fshatarëve punonjës.
Neni 3
Baza politike e Republikës Popullore të Shqipërisë janë këshillat popullore që lindën gjatë luftës nacional-çlirimtare kundër fashizmit dhe reaksionit dhe u forcuan me fitoren historike të kësaj lufte dhe gjatë ndërtimit të bazave të socializmit.
Neni 4
I gjithë pushteti në Republikën Popullore të Shqipërisë u përket punonjësve të qytetit dhe të fshatit, të përfaqësuar nga këshillat popullore.
Neni 5
Të gjitha organet përfaqësojnë të pushtetit shtetëror zgjidhen prej shtetasve me zgjedhje të lira, dhe me votim të përgjithëshëm, të barabartë, direkt dhe të fshehtë.
Në të gjitha organet e pushtetit shtetëror përfaqësonjësit e popullit janë përgjegjës përpara zgjedhësve të tyre.
Zgjedhësit kanë të drejtë të revokojnë në çdo kohë përfaqësonjësit e tyre. Normat për ushtrimin e kësaj të drejte do të caktohen me ligjë të veçantë.
Neni 6
Të gjitha organet e pushtetit shtetëror ushtrojnë funksionet e tyre në bazë të Kushtetutës, të ligjeve dhe të dispozitave të përgjithëshme të dhëna prej organeve të larta të pushtetit shtetëror.
KAPITULLI II.
Rendi Shoqëror dhe Ekonomik
Neni 7
Në Republikën Popullore të Shqipërisë mjetet e prodhimit përbëhen prej pasurisë së përbashkët të popullit që gjëndet në duart e shtetit, prej pasursië së organizatave kooperativiste popullore dhe prej pasurisë së personave privatë, fizikë ose moralë.
Janë pasuri e përbashkët e popullit të gjitha minierat dhe pasuritë e tjera të nëntokës, ujrat, burimet natyrale, pyjet dhe kullotat, mjetet e komunikacionit ajror, hekurudhor e detar, postat, telegrafet. Telefonet, radiostacionet dhe bankat.
Tregëtia e jashtme është nën kontrollin e shtetit. Shteti gjithashtu rregullon dhe kontrollon gjithë tregëtinë e brëndëshme të vëndit.
Neni 8
Për të mbrojtur interesat jetësore të popullit dhe për të ngritur shkallën e mirëqënies së tij si dhe për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë e të gjitha fuqitë ekonomike, shteti drejton jetën dhe zhvillimin ekonomik në bazë të një plani ekonomik shtetëror dhe në sektorin kooperativist, ay ushtron një kontroll të përgjithëshëm mbi sektorin privat të ekonomisë.
Për realizimin e planit ekonomik të përgjithëshëm, shteti pështetet në bashkimet professionale të puntorëve dhe të nëpunësve, në kooperativat e fshatarëve si dhe në të tjera organizzata të masave punonjëse.
Neni 9
Drejtimi i pasurisë shtetërore rregullohet me ligjë.
Pasuria shtetërore gëzon përkrahje të veçantë nga shteti.
Neni 10
Shteti kujdeset veçanërisht për lëvizjen kooperativiste të popullit, e përkrah këtë dhe e favorizon.
Neni 11
Garantohen pronësia private dhe iniziativa private në ekonomi. Garantohet e drejta e trashëgimit të pasurisë private. Asnjeri nuk munt të përdorë të drejtën e pronësisë private në dëm të kolektivitetit.
Pronësia private munt të kufizohet e të shpronësohet kur e lyp interesi i përgjithëshëm dhe në bazë të një ligje.
Me ligjë do të caktohet në ç’rast dhe sa do të shpërblehet pronari.
Po me ato kushte munt të shtetëzohen disa degë t’ekonomisë ose sipërmarrje kur e do interesi I përgjithëshëm.
Ndalohen monopolet, trustet, kartelet, etj. të krijuara me qëllim që të diktojnë çmimet e të monopolizojnë tregjet në dëm të ekonomisë nacionale.
Neni 12
Toka u takon atyre që e punojnë. Caktohet me ligjë, kur një institut ose një person që nuk e punon tokën munt të mbetet zot i kësaj toke e në ç’masë.
Tokat e mbëdha për asnjë arësye nuk munt të jenë në duart e privatëvet.
Me ligjë caktohet maksimumi i sipërfaqes së tokës që munt të jetë pronë private.
Shteti përkrah zhvillimin socialist të bujqësisë duke organizuar ndërmarrje bujqësore shtetërore, stacione maqinash dhe traktorësh dhe duke ndihmuar kooperativat bujqësore dhe forma të tjera bashkimi të fshatarëve punonjës të krijuara me baza vullnetare.
Shteti mbron dhe përkrah veçanërisht fshatarët fshatarët e varfër dhe fshatarët e mesmë me politikën e tij ekonomike, me kredi dhe me sistemin e tatimeve.
Neni 13
Puna është baza e rendit shoqëror të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Puna për çdo shtetas të aftë për punë është detyrë dhe nder sipas parimit: “kush nuk punon, nuk ha”.
Në Republikën Popullore të Shqipërisë zbatohet parimi socialist: “Nga sejcili sipas aftësive, sejcilit sipas punës së tij”.
KAPITULLI III
Të Drejtat dhe Detyrat e Shtetasve
Neni 14
Të gjithë shtetasit janë njësoj përpara ligjës. Ata kanë për detyrë të konformohen me Kushtetutën dhe me ligiet.
Nuk njihet asnjë privilegj për shkak origjine, pozite, pasurie ose shkallë culture.
Neni 15
Të gjithë shtetasit janë të barabartë pa ndryshim kombësie, race ose feje. Ç’do akt që sjell privilegje, ne favor të shtetasve ose që kufizon të drejtat e tyre pë shkak ndryshimi në kombësi, racë ose fe, është kundra Kushtetutës dhe sjell me vehte dënime të parashikuara me ligjë. Është kundra Kushtetutës dhe dënohet me ligjë çdo provokim për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve.
Neni 16
Të gjithë shtetasit pa ndryshim seksi, kombësie, race, besimi, shkallë culture ose banimi dhe që kanë mbushur 18 vjeç, kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjitha organaet e pushtetit shtetëror.
Këto të drejta I kanë dhe shtetasit që shërbejnë në ushtëri.
E drejta e votimit është e përgjithëshme, e barabartë, direkte dhe e fshehtë.
Nuk kanë të drejtën e votimit personat që përjashtohen në bazë të ligjës.
Neni 17
Gruaja është njësoj me burrin në çdo fushë të jetës private, politike dhe shoqërore.
Gruaja ka të drejtë të shpërblehet njësoj me burrin për një punë të barabartë. Ajo ka po atë të drejtë dhe në sigurimet shoqërore.
Shteti mpron veçanërisht interesat e nënës dhe të fëmijës duke siguruar të drejtën për një pushim të paguarshëm përpara dhe pas linde dhe duke krijuar shtëpira për gra që lindin dhe shtëpira për rritjen dhe strehimin e fëmijëve.
Neni 18
Të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit.
Kisha është e ndarë nga shteti.
Komunitetet fetare janë të lira në çështjet e tyre të besimit si edhe në ushtrimin dhe praktikimin e jashtëm të tyre.
Ndalohet që Kisha dhe Feja të shpërdoren për qëllime politike.
Gjithashtu ndalohen organizatat politike me bazë fetare.
Shteti munt të ndihmojë materjalisht komunitetet fetare.
Neni 19
Martesa dhe familja janë nënë mbrojtjen e shtetit. Shteti cakton me ligjë konditat juridike të martesës dhe të familjes.
Martesa legjitime nuk munt të lidhet veçse përpara organeve kompetente të shtetit. Pas celebrimit të martesës legjitime shtetasit munt të bëjnë edhe martesë fetare sipas rregullave të besimit të tyre.
Për të gjitha çështjet në lidhje me martesën janë kompetente vetëm gjykatat e shtetit.
Prindërit kanë kundrejt fëmijve të lindur jashtë martesës po ato detyrime dhe detyra që kanë adhe kundrejt fëmijve të lindur me martesë. Fëmijët e lindur jashtë martesës kanë po ato të drejta që kanë dhe fëmijët e lindur me martesë.
Neni 20
Të gjithë shtetasve u garantohet liria e fjalës, e shtypit, e organizimit, e mbledhjes, e grumbullimit dhe e manifestimit publik.
Neni 21
Për të zhvilluar inisiativën e masave punonjëse në fushën e organizimit dhe aktivitetin e tyre politik, shteti u siguron shtetasve të drejtën që të bashkohen në organizzata shoqërore: Fronti Demokratik, bashkimet professionale, kooperativat, organizatat e Rinisë dhe të Gruas, organizatat sportive dhe të mbrojtjes, shoqatat kulturale, teknike dhe shkencore; shtetasit më aktivë dhe më të ndërgjegjshëm të klasës puntore dhe të masave të tjera punonjëse bashkohen në Partinë e Punës së Shqipërisë, pararoja e organizuar e klasës puntore dhe e gjithë masave punonjëse në luftën e tyre për ndërtimin e bazave të socializmit të punonjësve, si shoqërore ashtu dhe shtetërore.
Neni 22
Për të gjithë shtetasit garanrohet inviolabiliteti i personës. Asnjeri nuk munt të arestohet për një kohë më tepër se tri ditë pa vendim të gjykatës ose pa pëlqimin e prokurorit publik.
Asnjeri nuk munt të dënohet për një faj pa vendim të gjykatës competente në konformitet me ligjën që cakton kompetencën gjyqësore dhe fajin.
Dënimet nuk munt të caktohen dhe të jepen veçse në bazë të ligjës.
Asnjeri nuk munt të dënohet pa u dëgjuar dhe pa u thirrur që të mbrohet sipas përshkrimeve të ligjës, përveç se kur vërtetohet ligjërisht mungesa e tij.
Organet e administratës së shtetit, brënda kufive të caktuara prej ligjës, munt të japin dënime edhe me burgosje për faje të vogla të së drejtës komune.
Asnjë shtetas nuk munt të nxirret jashtë shtetit ose të internohet brënda shtetit, veçse në raste të parashikuara me ligjë.
Republika Popullore e Shqipërisë mbron shtetasit shqiptarë që ndodhen jashtë shtetit.
Neni 23
Banesa nuk munt të dhunohet.
Asnjeri nuk munt të hyjë në shtëpi dhe të bëjë një përkuizim kundër vullnetit të zotit të shtëpisë.
Veçse kur ka në dorë një urdhër të dhënë në bazë të ligjës.
Përkuizimi nuk munt të bëhet veçse kur ndodhen ata dy dëshmonjës. Edhe i zoti i shtëpisë ka të drejtë të ndodhet.
Neni 24
Fshehtësia e letrave dhe e mjeteve të tjera të korespondencës nuk munt të cënohet, përveç rasteve të hetimeve kriminale, të mobilizimit ose të gjëndjes së luftës.
Neni 25
Shteti u garanton shtetasve të drejtën e punës me një shpërblim sipas sasisë dhe cilësisë së punës që japin.
Shteti u siguron shtetasve të drejtën e pushimit me kufizimin e orëve të punës, me dhënien e një pushimi të përvitëshëm të paguar dhe me krijimin e sanatoriumeve, shtëpive pushimi, klubeve, etj.
Gjithashtu shteti, me anë të sigurimeve shoqërore, u siguron shtetasve mjetet materjale për jetesë në pleqëri dhe në rast sëmundje dhe humbje të aftësive për punë.
Neni 26
Të gjithë shtetasit kanë, në kondita të caktuara prej ligjës të drejtë njësoj të pranohen në nëpunësitë e shtetit.
Shtetasit e ngarkuar me funksione publike ose të zgjedhur në një shërbim publik, kanë për detyrë të kryejnë me ndërgjegje misionin e tyre.
Neni 27
Shteti ka për detyrë t’u sigurojë invalidëve të luftës një jetë të mirë dhe t’i bejë të aftë për punë me shpenzimet e tij. Shteti kujdeset veçanërisht për fëmijët të rënë në fushën e luftës dhe për viktimat e tjera të luftës.
Neni 28
Shteti kujdeset për shëndetin e popullit duke organizuar dhe kontrolluar shërbimin e shëndetësisë, spitalet dhe sanatoriumet.
Neni 29
Shteti kujdeset për edukimin fizik të popullit, sidomos të të rinjve, me qëllim që të përmirësohet shëndeti dhe të shtohet fuqia e popullit për punë dhe për mbrojtjen e shtetit.
Neni 30
Garantohet liria e punës shkencore dhe artistike. Shteti përkrah shkencën dhe artin me qëllim që të zhvillohet kultura e popullit dhe mirëqënia e tij.
Të drejtat e auktorit mbrohen me ligjë.
Neni 31
Me qëllim që të ngrihet shkalla e kulturës së përgjithëshme të popullit, shteti u siguron të gjitha shtresave të popullit mundësitë për të ndjekur shkollat dhe institutet e tjera kulturale.
Shteti kujdeset veçanërisht për edukimin e të rinjve.
Fëmijët në moshë të vogël janë nënë mbrojtjen e ligjës.
Shkollat varen prej shtetit. Nuk munt të happen shkolla private veçse me ligjë. Veprimtaria e tyre është nënë kontrollin e shtetit.
Arësimi fillor ësht I detyruarshëm dhe jepet falas.
Shkolla ësht e ndarë nga Kisha.
Neni 32
Shtetasit kanë të drejtë t’u parashtrojnë kërkesa dhe ankime organeve të pushtetit shtetëror.
Shtetasit kanë të drejtë të ankohen kundra të gjitha vendimeve të kundraligjëshme ose të parregullta të dhëna prej organeve të administratës së shtetit si dhe atëherë kur nëpunësit veprojnë keq.
Neni 33
Çdo shtetas ka të drejtë të ankohet në gjykatat competente kundër nëpunësve për padrejtësi të bëra në ushtrimin e detyrës.
Neni 34
Në konditat e caktuara me ligjë shtetasit kanë të drejtë të kërkojnë prej shtetit ose nëpunësve të tij një shpërblim për dëmin që kanë pësuar nga fakti i kryerjes së një shërbimi në kundërshtim me ligjën ose në mënyrë të parregulltë.
Neni 35
Çdo shtetas detyrohet të ruajë dhe të forcojë pasurinë shoqërore (shtetërore dhe kooperativiste), bazë e shënjtë dhe e paprekëshme e demokracisë popullore, burim i fuqisë së Atdheut, i mirëqënies dhe i kulturës së të gjithë punonjësve.
Ata që prekin pasurinë shoqërore janë armiq të popullit.
Neni 36
Mbrojtja e Atdheut është detyra më e lartë dhe nderi më i math për çdo shtetas.
Tradhëtia kundrejt popullit është i detyruarshëm për të gjithë shtetasit.
Neni 37
Të gjithë shtetasit janë të detyruar të paguajnë tatim në proporcion me mundësitë ekonomike të tyre.
Tatimet e shtetit dhe përjashtimi nga të paguarit e tatimeve caktohen me ligjë.
Neni 38
Shtetasit nuk munt të përdorin të drejtat që u jep kjo Kushtetutë për të ndruar rendin konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë me qëllime antidemokratike.
Çdo vepër në këtë drejtim konsiderohet tundra ligjës dhe sjell me vete dënime të parashikuara me ligjë.
Neni 39
Pakicat nacionale kanë në Republikën Popullore të Shqipërisë të gjitha të drejtat, mbrojtjen e zhvillimit kultural të tyre dhe përdorjen e lirë të gjuhës së tyre.
Neni 40
Republika Popullore e Shqipërisë u jep të drejtë strehimi në tokën e saj shtetasve të huaj të ndjekur për shkak të aktivitetit të tyre në favor të demokracisë, të luftës nacional-çlirimtare, të të drejtave të popullit punëtor ose në favor të lirisë së punës shkencore dhe kulturale.
PJESA E DYTË
ORGANIZIMI I SHTETIT
KAPITULLI I.
Organet e Larta të Pushtetit Shtetëror
a)KUVËNDI POPULLOR
Neni 41
Kuvëndi Popullor ësht organi më i lartë i pushtetit shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërosë.
Neni 42
Kuvëndi Popullor mban sovranitetin e kombit dhe të shtetit dhe ushtron të gjitha të drejtat sovrane në bazë të Kushtetutës me përjashtim t’atyre të drejtave që vetë Kushtetuta i ka lënë në kompetencë të Presidiumit të Kuvëndit Popullor ose të Qeverisë.
Neni 43
Pushteti legjislativ ushtrohet vetëm prej Kuvëndit Popullor.
Inisiativa legjislative u përket Presidiumit të Kuvëndit Popullor, Qeverisë dhe deputetëve.
Neni 44
Kuvëndi Popullor zgjidhet prej të gjithë shtetasve në zona elektorale në proporcion të një deputeti për çdo 10.000 banorë.
Neni 45
Kuvëndi Popullor zgjidhet për katër vjet.
Neni 46
Kuvëndi Popullor zgjedh një kryetar, një nënkryetar dhe një sekretar. Kryetari drejton mbledhjet në bazë të rregullores.
Neni 47
Kuvëndi Popullor thirret me dekret të Presidiumit të tij në sesione të zakonëshme dy herë në vit. Munt të thirret dhe në sesione të jashtëzakonëshme me vendim të Presidiumit të Kuvëndit Popullor ose mbi kërkimin e një të trete të deputetëve.
Neni 48
Kuvëndi Popullor harton rregulloren e tij.
Neni 49
Asnjë project ligjë nuk munt të marrë fuqinë e ligjës në qoftë se nuk votohet prej shumicës relative të deputetëve në një mbledhje të Kuvëndit Popullor ku marrin pjesë shumica e anëtarëve të tij.
Neni 50
Ligjet hyjnë në fuqi 15 ditë pas shpalljes në “Gazetën Zyrtare”, përveç kur në ligjë urdhërohet ndryshe.
Neni 51
Kuvëndi Popullor zgjedh komisione të veçanta me mission të caktuar.
Kuvëndi Popullor në mbledhjen e parë të tij zgjedh një komision për vërtetimin e mandateve të deputetëve.
Me propozimin e këtij komisioni Kuvëndi Popullor vërteton se anulon mandatet e deputetëve.
Neni 52
Kuvëndi Popullor munt të bëjë anketa mbi çështje me rëndësi të përgjithëshme me anë të një komisioni ankete.
Të gjitha organet e shtetit janë të detyruara t’u përgjigjen kërkesave të komisionit në lidhje me konstatimin e fakteve dhe mbledhjen e provave.
Neni 53
Deputetët në Kuvendin Popullor gëzojnë imunitetin parlamentar.
Nuk munt të arestohen as të ndiqen penalisht pa pëlqimin e Kuvendit Popullor ose të Presidiumit të tij përveç rastit të deliktit flagrant.
Neni 54
Në rast lufte ose në raste analoge të jashtëzakonëshme Kuvendi Popullor munt të zgjatë legjislaturën e tij përtej afatit normal gjersa të vazhdojë gjëndja e jashtëzakonëshme.
Kuvëndi popullor munt të vendosë shpërndarjen e tij përpara mbarimit të afatit për të cilin është zgjedhur.
Neni 55
Zgjedhjet për një Kuvënd Popullor munt të bëhen ndryshime ose shtesa në Kushtetutë.
Projektet për ndryshime ose shtesa në Kushtetutën munt të paraqiten prej Presidiumit të Kuvëndit Popullor.
Neni 56
Vetëm me vendim të Kuvëndit Popullor munt të bëhen ndryshime ose shtesa në Kushtetutë.
Projektet për ndryshime ose shtesa në Kushtetutën munt të paraqiten prej Presidiumit të Kuvëndit Popullor, prej Qeverisë ose prej dy të pestave të deputetëve.
Projektet pë ndryshime ose shtesa në Kushtetutën pranohen me një shumicë dy të tretash të të gjithë deputetëve të kuvendit Popullor.
b)PRESIDIUMI I KUVËNDIT POPULLOR
Neni 57
Kuvëndi Popullor zgjedh Presidiumin e tij që përbëhet prej një kryetari, tre nënkryetarëve, një sekretari dhe dhjetë anëtarëve.
Neni 58
Presidiumi i Kuvëndit Popullor ka këto detyra:
1) Thërret sesionet e Kuvendit Popullor;
2) Cakton zgjedhjet për Kuvendin Popullor;
3) Vendos mbi pajtushmërinë (konformitetin) e ligjeve me Kushtetutën me kusht që ky vendim të aprovohet më pas nga Kuvëndi Popullor;
4) Bën interpretime të ligjeve;
5) Promulgon ligiet e votuara;
6) Nxjerr dekrete. Kur dekretet përmbajnë rregulla juridike, duhet t’i paraqiten për aprovim Kuvëndit Popullor në sesionin e ardhëshëm;
7) Ushtron të drejtën e fjalës në konformimet me urdhërimet e ligjës;
8) Jep dekorata dhe tituj nderi me propozimit e Kryetarit të Qeverisë;
9) Ratifikon dhe denoncon traktatet ndërkombëtare përveç rastit kur e gjykon me udhë ratifikimi ose denoncimi të bëhet prej Kuvendit Popullor;
10) Emëron dhe heq me propozimin e Qeverisë të dërguarit e jashtëzakonëshëm dhe ministrat fuqiplotë;
11) Pranon letrat kredenciale dhe letrat e thirrjes së përfaqësonjësve diplomatik të shteteve të huaj;
12) Në mes të dy sesioneve të Kuvendit Popullor shpall mobilizimin e përgjithëshëm dhe gjëndjen e luftës në rast të një agresioni t’armatosur tundra Republikës Popullore të Shqipërisë ose kur kjo ësht e nevojshme për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare të mbrojtjes reciproke tundra një agresioni;
13) Me propozimin e Kryetarit të Qeverisë emëron dhe pushon ministra në mes të dy sesioneve të Kuvëndit Popullor;
14) Me propozimin e Kryetarit të Qeverisë krijon Komisione në gjirin e Qeverisë dhe emëron kryetarët e tyre;
15) Me propozimin e Qeverisë cakton sipërmarrjet me rëndësi të përgjithëshme për shtetin që duhet të jenë nënë drejtimin direkt të një ministrie ose të një komisioni qeveritar;
16) Në bazë të vendimeve të Kuvëndit Popullor ose me propozimin e Qeverisë shpall referendume popullore mbi çështje të ndryshme.
Dekretet e Presidiumit të Kuvëndit Popullor nënshkruen prej kryetarit dhe sekretarit.
Neni 59
Presidiumi i Kuvëndit Popullor ësht përgjegjës për veprimtarinë e tij përpara Kuvëndit Popullor.
Ky munt t’a revokojë Presidiumin e tij, të zgjedhë një tjetër, të revokojë anëtarët dhe t’i zëvëndësojë edhe përpara mbarimit t’afatit për të cilin janë zgjedhur.
Neni 60
Në rast shpërndarjeje të Kuvëndit Popullor, Presidiumi mbetet në fuqi gjersa të zgjidhet Presidiumi i ri i Kuvëndit Popullor.
Presidiumi thërret Kuvëndin Popullor të zgjedhur jo më von se një muaj prej zgjedhjes së tij.
KAPITULLI II
Organet e Administratës së Shtetit
Neni 61
Qeveria ësht organi eksekutiv dhe urdhërdhënës më i lartë i Republikës popullore të Shqipërisë.
Qeveria emërohet dhe hiqet prej Kuvëndit popullor.
Qeveria është përgjegjëse përpara Kuvëndit Popullor dhe duhet të japë llogari për veprimtarinë e saj. Në mes të dy sesioneve të Kuvëndit Popullor, ajo është përgjegjëse përpara Presidiumit të Kuvëndit, të cilit duhet t’i japë llogari për veprimtarinë e saj.
Neni 62
Qeveria vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve.
Qeveria nzjerr vendime dhe urdhëresa në bazë të ligjeve dhe për zbatimin e ligjeve në fuqi dhe kontrollon zbatimin e tyre.
Vendimet dhe urdhëresat e qeverisë nënshkruhen nga kryetari i Qeverisë dhe shpallen në Gazetën Zyrtare.
Neni 63
Qeveria drejton dhe bashkërëndon punët e ministrive, të komisioneve dhe të shërbimeve të institutive të tjera që ndodhen nënë kontrollin direkt të saj.
Qeveria harton planin ekonomik të përgjithëshëm të shtetit dhe buxhetin e përgjithëshëm të shtetit të cilët ja parashtron Kuvëndit Popullor për pranim dhe kontrollon zbatimin e tyre; drejton sistemin e kreditit dhe sistemin monetar; merr të gjitha masat e nevojshme për sigurimin dhe mbrojtjen e rendit konstitucional dhe të drejtave të shtetasve; drejton organizimin e përgjithëshëm të ushtërisë; mban lidhje me shtetet e huaj; kujdeset për zbatimin e traktateve dhe për detyrimet ndërkombëtare; i parashtron Kuvëndit Popullor projektet e ligjëve të hartuara prej saj dhe prej ministrave të ndryshmë; cakton organizimin e brëndëshëm të ministrive dhe të institutive të varura prej saj; krijon komisione dhe institute për zbatimin e masave ekonomike, kulturale dhe të mbrojtjes kombëtare.
Neni 64
Qeveria përbëhet prej kryetarit, nënkryetarëve, ministrave dhe kryetarit të Komisionit të Planit.
Anëtarët e qeverisë betohen përpara Presidiumit të Kuvëndit Popullor.
Neni 65
Kryetari i qeverisë përfaqëson qeverinë, kryeson mbledhjet dhe drejton punët e qeverisë.
Neni 66
Anëtarët e qeverisë ndodhen në krye të dikastereve të ndryshme t’administratës së shtetit.
Qeveria munt të ketë dhe ministra pa portofol.
Neni 67
Anëtarët e qeverisë janë përgjegjës penalisht për shkeljen e Kushtetutës dhe të ligjeve në lidhje me ushtrimin e funksioneve të tyre.
Ata janë përgjegjës edhe për dëmet që munt t’i shkaktojnë shtetit me veprimtarinë e tyre të tundra-ligjëshme.
Me ligjë të veçantë do të vihen me hollësi normat mbi përgjegjësinë e anëtarëve të qeverisë.
Neni 68
Ministrat, brënda kufive të kompetencës së ministrive të tyre, japin urdhëra dhe udhëzime në bazë të ligjeve dhe për zbatimin e ligjeve në fuqi, të vendimeve dhe urdhëresave të qeverisë dhe kontrollojnë zbatimin e tyre.
Urdhërat dhe udhëzimet e ministrave spalle në Gazetën Zyrtare.
Neni 69
Ministritë e Republikës Popullore të Shqipërisë janë:
1) Ministria e Punëve të Jashtme;
2) Ministria e Punëve të Brëndëshme;
3) Ministria e Mbrojtjes Popullore;
4) Ministria e Drejtësisë;
5) Ministria e Financavet;
6) Ministria e Arësimit;
7) Ministria e Kontrollit;
8) Ministria e Industrisë;
9) Ministria e Minierave;
10) Ministria e Tregëtisë;
11) Ministria e Tregëtisë së Jashtme;
12) Ministria e Komunikacioneve;
13) Ministria e Ndërtimit;
14) Ministria e Bujqësisë;
15) Ministria e Pyjeve;
16) Ministria e Shëndetësisë;
17) Ministria e Grumbullimit.
Vetëm me ligjë munt të krijohen ministri të tjera ose të suprimohen ato që janë.
Neni 70
Qeveria munt të ngarkojë me vendim një këshill ministerial më të ngushtë që të merret me disa çështje në lidhje me ekonominë dhe me mbrojtjen kombëtare.
Vendimi mbi krijimin e këshillit ministerial të ngushtë do caktojë përbërjen dhe kompetencën e tij.
KAPITULLI III
Organet e Pushtetit Shtetëror të Njësive Administrative Lokale
Neni 71
Organet e pushtetit shtetëror në fshatrat, lokalitetet, qytetet dhe rrethet janë këshillat popullore;
Këshillat popullore të fshatrave, lokaliteteve, qyteteve dhe rretheve zgjidhen nga shtetasit për 3 vjet.
Ndarja administrative në fshatra, lokalitete, qytete dhe rrethe munt të ndryshohet me ligjë.
Neni 72
Këshillat popullore drejtojnë punët e organeve t’administratës që varen prej tyre, janë të ngarkuara me çështje ekonomike dhe kulturale brë nda kufive të kompetencës së tyre, sigurojnë rendin public, kontrollojnë zbatimin e ligjeve, ruajnë të drejtat e shtetasve dhe hartojnë buxhetet locale.
Neni 73
Këshillat popullore, brënda kufive të kompetencës të tyre, nxjerrin vendime dhe urdhëresa në pajtushmëri me Kushtetutën, me ligie dhe me dispozitat e përgjithëshme të organeve më të larta të pushtetit shtetëror.
Neni 74
Në ushtrimin e funksioneve të tyre të përgjithëshme dhe lokale këshillat popullore duhet të bashkëpunojnë me popullin dhe me organizatat e masave punonjëse të popullit dhe të inspirohen nga iniziativa e tyre.
Neni 75
Organet ekzekutive dhe urdhërdhënëse të këshillave popullore janë komitetet ekzekutive që zgjidhen nga këshillat popullore.
Përbërja dhe funksionimi i komiteteve ekzekutive të këshillave popullore caktohen me ligjë.
Organet ekzekutive dhe urdhërdhënëse në njësitë administrative të vogëla munt të përbëhen nga kryetari dhe sekretari i këshillit popullor.
Neni 76
Këshillat popullore lokale thërrasin në afatet e caktuara prej ligjës mbledhjet e zgjedhësve përpara të cilëve japin llogari për punën e tyre.
Neni 77
Komitetet ekzekutive të këshillave popullore varen si nga këshillat popullore që i kanë zgjedhur ashtu dhe nga organet ekzekutive dhe urdhërdhënëse të organeve më të larta të pushtetit shtetëror.
Neni 78
Për të drejtuar degët e ndryshme të administratës këshillat popullore munt të krijojnë zyra ose seksione. Veprimtaria e këtyre zyrave ose seksioneve drejtohet nga këshilli popullor dhe njëkohësisht nga zyrat ose seksionet respektive të këshillave popullore më të larta dhe nga ministria competente.
KAPITULLI IV
Gjykatat dhe Prokuroria
a)GJYKATAT
Neni 79
Drejtësia në Republikën Popullore të Shqipërisë jepet nga Gjykata e Lartë e Republikës Popullore të Shqipërisë, nga gjykatat popullore dhe nga gjykatat ushtarake.
Me ligjë munt të krijohen dhe gjykata speciale për kategori të caktuara çështjesh.
Neni 80
Gjykatat janë të pavarura në ushtrimin e funksioneve të tyre. Gjykatat janë të ndara nga administrata në të gjitha gradat. Vendimet e tyre nuk munt të ndryshohen veçse prej gjykatës competente më të lartë.
Gjykatat më të larta kanë të drejtë të kontrollojnë brënda kufive të ligjës gjykatat më të unjta.
Ministri i Drejtësisë drejton dhe kontrollon punën e administratës gjyqësore dhe kujdest për organizimin dhe funksionimin e mirë të gjyqeve.
Neni 81
Gjykatat gjykojnë në bazë të ligjës dhe vendimet i japin në emër të popullit.
Neni 82
Gjykatat rregullisht gjykojnë në seancë publike.
Të pandehurit i sigurohet e drejta e mbrojtjes.
Neni 83
Gjykatat gjykojnë me pjesmarrjen e jurisë (ndihmës gjyqtarëve) përveç rasteve të parashikuara posaçërisht nga ligja.
Neni 84
Në të gjitha gjykatat përdoret gjuha shqipe.
Shtetasit që nuk dijnë shqip munt të përdorin gjuhën e tyre dhe të flasin me anë të një përkthenjësi.
Neni 85
Gjykatat zgjidhen nga populli dhe gjyqtarët e zgjedhur munt të revokohen.
Gjykata e Lartë zgjidhet nga Kuvëndi Popullor për katër vjet.
Mënyra e zgjedhjes së gjyqtarëve të tjerë caktohet me ligjë.
Neni 86
Gjykata e Lartë ësht organi më i lartë i drejtësisë në Republikën Popullore të Shqipërisë.
Rastet kur Gjykata e Lartë do të gjykojë në gradë të parë ose të dytë do të caktohen me ligjë.
Neni 87
Gjykata e Lartë vendos në janë ose jo të ligjëshme vendimet e formës së prerë për të gjitha gjykatat e Republikës.
b)PROKURORIA
Neni 88
Prokuroria është një organ i Kuvëndit Popullor që ka për mision të kontrollojë zbatimin e përpiktë të ligjës prej ministrave dhe organeve të tjera administrative si dhe prej nëpunësve publikë dhe prej gjithë shtetasve.
Neni 89
Prokurori i Përgjithëshëm i Reèublikës Popullore të Shqipërisë dhe ndihmësit e tij emërohen prej Kuvëndit popullor.
Prokurorët publikë emërohen prej Prokurorit të Përgjithëshëm.
Neni 90
Të gjithë prokurorët publikë janë të pavarur kundrejt të gjitha organeve lokale dhe varen vetëm prej Prokurorit të Përgjithëshëm nga i cili marrin urdhëra dhe instrukcione.
KAPITULLI V
Lidhjet në mes të Organeve të Pushtetit
Shtetëror dhe të Administratës
Shtetërore
Neni 91
Presidiumi i Kuvëndit Popullor munt të anullojë vendimet dhe urdhëresat e Qeverisë kur janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligie.
Qeveria munt të anullojë urdhërat dhe udhëzimet e ministrave kur janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligie si dhe me vendimet dhe urdhëresat e Qeverisë.
Neni 92
Presidiumi i Kuvëndit Popullor dhe këshillat popullore më të larta munt të anullojnë çdo akt të kundraligjshëm ose të parregullt të këshillave popullore më të unjta.
Qeveria dhe ministrat munt të anullojnë çdo akt të kundraligjshëm ose të parregullt të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore. Komitetet ekzekutive të këshillave popullore më të lartakanë po këtë të drejtë kundrejt komiteteve ekzekutive më të unjta.
Këshillat popullore munt të anullojnë çdo akt të kundraligjshëm ose të parregullt të komiteteve ekzekutive të tyre.
Qeveria dhe komitetet ekzekutive të këshillave popullore më të larta munt të pezullojnë ekzekutimin e çdo akti të kundraligjshëm ose të parregullt të këshillave popullore më të unjta dhe t’u propozojnë këshillave popullore të tyre ose Presidiumit të Kuvëndit Popullor që t’i anullojnë këto akte.
Neni 93
Presidiumi i Kuvëndit Popullor dhe këshillat popullore më të larta të shpërndajnë këshillat popullore më të unjta dhe të caktojnë zgjedhjet për një këshill popullor të ri. Gjithashtu ato munt të pushojnë komitetet ekzekutive të këshillave popullore më të unjta dhe të urdhërojnë zgjedhjet për një komitet ekzekutiv të ri.
KAPITULLI VI
Ushtëria Popullore
Neni 94
Ushtëria Popullore është fuqia e armatosur e Republikës Popullore të Shqipërisë. Detyra e saj është të sigurojë dhe të mbrojë indipendencën e shtetit dhe lirinë e popullit.
Ajo ruan që të mos cënohen kufitë e shtetit dhe shërben për mbajtjen e paqes dhe të sigurisë.
Neni 95
Komandanti Suprem i forcave t’armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë emërohet prej Kuvëndit Popullor.
Komandanti Suprem drejton të gjitha forcat e armatosura të Republikës Popullore të Shqipërisë.
PJESA E TRETË
STEMA, FLAMURI,
KRYEQYTETI
Neni 96
Stema e shtetit të Republikës Popullore të Shqipërisë përfaqëson një fushë të pështjellur me dy tufa kallinj gruri. Tufat me kallinj gruri janë lidhur në funt me kordhela ku është shkruar data 24 Maj 1944. Në mes të majrave të kallinjve ka një yll të kuq me pesë çipa. Në mes të fushës ka një shqiponjë të zezë me dy krerë.
Neni 97
Flamuri i shtetit të Republikës Popullore të Shqipërisë përfaqëson një fushë të kuqe me në mes një shqiponjë me dy krerë. Mbi shqiponjën ka një yll të kuq me pesë çipa, qëndisur rreth e rrotull me ar.
Raporti në mes të gjerësisë dhe të gjatësisë së flamurit është një me një e dyzet.
Neni 98
Kryeqyteti i Republikës Popullore të Shqipërisë është Tirana.
Tiranë, më 4 Korrik 1950.
PRESIDIUMI I KUVËNDIT POPULLOR
Në mbështetje të Nenit 47 të ligjës me datë 4-7-1950 mbi disa ndryshime dhe shtesa në Kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë të aprovuar nga Kuvëndi Popullor në mbledhjen e tij me datë 4 Korrik 1950.
SHPALL
Tekstin e Kushtetutës së Republikës Popullore të Shqipërisë me përmbajtjen e sipërme.
Tiranë, më 5 Korrik 1950

PRESIDIUMI I KUVËNDIT POPULLOR TË
REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË
Dr. Omer Nishani d. v.
Bedri Spahiu d. v.
Myslim Peza d. v.
Prof. Aleksandër Xhuvani d. v.
Sami Baholli d. v.
Liri Belishova d. v.
Qirjako Harito d. v.
Gj. M. Haxhi Lleshi d. v.
Gjovalin Lluka d. v.
Piro Peristeri d.
N/Kol. Beqir Ndou d. v.
Kol. Sali Ormeni d. v.
Nexhmije Hoxha d. v.
Gogo Nushi d. v.
Major Et’hem Bajrami d. v.[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Kushtetuta e republikës popullore socialiste e shqipërisë 19

#6

Post by Phoenix »

Kushtetuta e republikës popullore socialiste e shqipërisë
(Ligj Nr.5506, datë 28.12.1976)
Hyrje
Populli shqiptarë e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë. Në përleshje me armiqtë e jashtëm e të brendshëm ai mbrojti qënjen si popull e si komb, luftoi për lirinë e pavarsinë kombëtare, për tokën dhe gjuhën amtare, për bukën dhe drejtësinë shoqërore. Pas shekujsh robërie ai arriti një fitore të madhe me krijimin e shtetit të pavarur kombëtar shqiptar në 28 Nëntor 1912.
Lëvizja kombëtare, demokratike dhe revolucionare mori një vrull e përmbajtje të re me triumfin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit dhe me përhpjen e ideve komuniste, që shënuan një kthesë vendimtare edhe për fatet e popullit shqiptar.
Në gjendjen e rëndë të pushtetit fashist e nazist, i tradhtuar nga kalasat sunduese, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Shqipërisë (sot Partia e Punës) , u ngrit në këmbë dhe, i bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, me armë në dorë u hodh në luftën më të madhe të historisë së tij për çlirimin kombëtar dhe shoqëror. Në zjarin e luftës për liri, mbi gërmadhat e pushtetit të vjetër lindi shteti i ri shqiptar i demokracisë popullore, si formë e diktaturës së proletariatit.
Më 29 Nëntor 1944 Shqipëria fitoi pavarsinë e vërtetë dhe populli shqiptar mori në dorë fatet e tij. Triumfoi revoluzioni popullor dhe u hap një epokë e re, epoka e socializmit.
Në kushtet e pushtetit popullor, nën udhëheqjen e Partisë së klasës punëtore, u realizuan shndërrime të mëdha ekonomike-shoqërore, që u përvijuan në Kushtetutën e parë të shtetit socialist shqiptar. Iu dha fund sundimit të kapitalit të huaj dhe grabitjes së pasurive të vendit. Kapitalistët e çifligarët u shpronësuan dhe mjetet kryesore të prodhimit kaluan në duart e popullit. U hap rruga për industrializimin socialist të vendit Reforma Agrare ia dha tokën atij që e punon dhe e kolektivizimi i bujqësisë e futi fshatin në rrugën e socializimit.
Vendin e pronës private dhe të ekonomisë shumëformëshe e zuri prona shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe sitemin i vetëm i ekonomisë socialiste në qytetet e në fshat. U likiduan klasat shfrytëzuese dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut. Gjithë zhvillimi shoqëror bëhet në mënyrë të vetëdijshme, me plan dhe në interes të popullit.
Në shqipërinë socialiste klasa punëtor është klasa udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë. Marrëdhënie të reja ndihme reciproke dhe bashkëpunimi janë vendosur midis dy klasave mike të shoqërisë sonë, klasës punëtore dhe fashatarësisë koperativiste, si edhe shtresës së inteligjencies popullore. Puna e lirë e njerzve të lirë është bërë faktori vendimtar i lulëzimit të atdheut socialist, i ngritjes së mirëqënjes së përgjithshme dhe të gjithsejcilit. Shqipëria e kapërceu prapambetjen shekullore dhe është shëndruar me një vend me industri e bujqësi të përparuar.
U çliruan forcat e gjalla të popullit dhe shpërthyen enegjitë e tij krijuese të pashtershme. Gruaja shqiptare në procesin e pandërprerë të revulucionit fitoi barazinë në të gjitha fushat, u bë një forcë e madhe shoqërore dhe shkon drejt emancipimit të saj të plotë. Arsimi e kultura janë bërë pronë e masave të gjera të popullit dhe shkenca e dituria janë vënë në shërbim të shoqërisë. U shembën bazat e obskurantizmit fetar. Figura morale e njeriut punonjës, ndërgjegjja dhe botëkuptimi i tij formohen në bazë të ideologjisë proletare, e cila është ideologjia sunduese.
Socializmi e tregoi gjithë epërsinë e tij mbi rendin e vjetër shfrytëzues.
Shqipëria ka hyrë në etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste. Shndërrimet e mëdha historike kanë krijuar kushte të reja për zhvillimin e vazhdueshëm të revolucionit socialist.
Zhvillimi i luftës së kalasave në dobi të socializmit, forcimi i vazhdueshëm i shtetit të diktaturës së proletariatit dhe thellimi i demokracisë socialiste, zhvillimi i forcave prodhuese dhe përsosja e marrëdhënieve socialiste në prodhim, ngritja e pandërprerë e mirëqenies së masave punonjëse, ngushtimi gradual i dallimeve midis industrisë e bujqësisë, qytetit e fshatit, punës mendore e punës fizike, afrimimi i personalietit të njeriut brenda kolektivitetit socialist, zotërimi i teknikës dhe shkencës së kohës, revolucionarizimi i vazhdueshëm i gjithë jetës së vendit janë rrugët e gjera nëpër të cilat forcohet dhe ecën përpara shoqëria socialiste.
Populli shqiptar është i vendosur të mbrojë nga çdo armik pavarësinë kombëtare, pushtetin popullor dhe fitoret e veta socialiste. Shqipëria socialiste është gjithnjë një faktor aktiv në luftën për çlirimin kombëtar e shqëror, për paqen, lirinë dhe të drejtën e të gjithë popujve kundër imperalizmit, reaksionit dhe revizionizmit . Në politikën e saj të jashme ajo udhëhiqet nga idealet e mëdha të socializmit e të komunizmit dhe lufton për ngadhënjimin e tyre kudo në botë.
Populli shqiptar ka gjetur dhe gjen frymëzim të vazhdueshëm në doktrinën e madhe të marksizëm-leninizmit, nën flamurin e së cilës, i bashkuar rreth Partisë së Punës dhe nën udhëheqjen e saj, ai çon përpara ndërtimin e shoqërisë socialiste për të kaluar pastaj gradualisht në shoqërinë komuniste.
[quoteem]
Pjesa e parë
Kreu I
Rendi shoqëror
A. Rendi Politik
Neni 1
Shqipëria është Republikë Popullore Socialiste.
Neni 2
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është shtet i diktaturës së poletariatit, që shpreh e mbron interesat e të gjithë punonjësve.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë mbështetet në unitetin e popullit rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe ka në themel aleancën e klasës puntore me fshatarësinë kooperativiste nën udhëheqjen e klasës punëtore.
Neni 3
Partia e Punës e Shqipërisë, pararoja e klasës punëtore, është forca e vetme politike udhëheqëse e shtetit dhe e shoqërisë.
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ideologjia sunduese është marksizëm-leninizmi. Në bazë të parimeve të tij zhvillohet gjithë rendi shoqëror socialist.
Neni 4
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë zhvillon pa ndërprerë revolicionin duke iu përmbajtur luftës së klasave dhe ka për qëllim të sigurojë fitoren përfundimtare të rrugës socialiste mbi rrugën kapitaliste, të arrijë ndërtimin e plotë të socializmit e të komunizimit.
Neni 5
I gjithë pushteti shtetëror në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë buron nga populli punonjës dhe i përket atij.
Klasa punëtore, fshatarësia kooperativiste dhe punonjësit e tjerë e ushtrojnë pushtetin nëpërmjet organeve përfaqësuese si edhe drejtpërdrejti.
Organet përfaqësuese janë Kuvendi Popullor dhe Këshillat Popullore.
Askush tjetër, veç organeve të përcaktuara shprehimisht në këtë Kushtetutë, nuk mund të ushtrojë në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë sovranietin e popullit dhe çdo atribut të tij.
Neni 6
Organet përfaqësuese drejtojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e të gjitha organeve të tjera shtetërore, të cilat përgjigjen përpara tyre dhe u japin llogari.
Neni 7
Organet përfaqësuese e organet e tjera të shtetit në gjithë punën e tyre mbështeten në iniciativën krijuese të masave punonjëse, i tërheqin ato në qeverisjen e vendit dhe japin llogari përpara tyre.
Neni 8
Organet përfaqësuese zgjidhen nga populli me votim të përgjithshëm, të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë.
Zgjedhësit kanë të drejtë të heqin në çdo kohë përfaqësuesin e tyre, kur ky ka humbur besimin politik, kur nuk plotëson detyrat e ngarkuara ose kur vepron në kundërshtim me ligjet.
Organizimi dhe mënyra e zhvillimit të zgjedhjeve rregullohen me ligj.
Neni 9
Nëpunësit i shërbejnë popullit dhe japin llogari përpara tij, marrin pjesë edhe në punën e drejtpërdrejtë në prodhim dhe shpërblehen në raport të drejtë me punëtorët e me kooperativiste, që të mos krijohet lirimi i ndonjë shtrese të privilegjuar. Raportet e shpërblimit caktohen me ligj.
Neni 10
Klasa punëtore, si klasa udhëheqëse e shoqërisë, fashatarësia kooperativiste si edhe punonjësit e tjerë, nën udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë, ushtrojnë kontroll të drejtëpërdrejtë dhe të organizuara mbi veprimtarinë e organeve shtetërore, të organizatave ekonomike e shoqërore dhe të punonjësve të tyre për mbrojtjen e fitoreve të revolucionit dhe për forcimin e rendit socialist.
Neni 11
Organizimi i shtetit dhe veprimtaria shtetërore, gjithë jeta politike dhe ekonomike në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë bazohen në parimin e centralizimit demokratik dhe zhvillohen sipas tij, duke u kombinuar drejtimi i centralizuar me inicativën krijuese të organeve lokale dhe të masave punonjëse në luftë kundër burokratizmit e liberalizimit.
Neni 12
Zbatimi i përpiktë dhe i njëllojtë i Kushtetutës dhe i ligjeve, që shprehin vullnetin e klasës punëtore të masave të tjera punonjëse, është i detyrueshëm në gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore, të organizatave ekonomike shoqërore si edhe të nëpunësve.
Neni 13
Shteti mbështetet në organizatat shoqërore, bashkëpunon me to dhe krijon kushtet për zhvillimin veprimtarisë së tyre.
Organizatat shoqërore bashkojnë masa dhe shtresa të gjera të popullit, i tërhiqen ato në mënyrë të organizuar në qeverisje e vendit, në ndërtimin socialist dhe në mbrojtjen e atdhehut, punojnë për edukimin komunist të tyre dhe kujdesen për zgjedhjen e problemeve të tyre të veçanta.
Neni 14
Në ndërtimin e socializmit Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë mbështetet kryesisht në forcat e veta.
Neni 15
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë në marrëdhëniet e jashtme udhëhiqet nga parimet e maksizëm-leninizmit dhe të internacionalizimit proletar, ndjek politikën e miqësisë të bashkimit dhe të ndihmës reciproke me shtetet socialiste, përkrah lëvizjen revolucionare të klasës punëtore dhe luftën e popujve për liri, pavarësi, përparim shoqëror e socializëm dhe mbështetet në solidaritetin e tyre.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë është për paqen dhe fqinjësinë e mirë, për marrëdhënien me të gjitha shtetet mbi bazën e barazisë, të respektimit të sovranitetit, të mos ndërhyrjes në punët e brendshme dhe të dobisë reciproke.
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë kundërshton çdo formë të agresionit, të shrytëzimit kolonial, të tutelës, të diktatit dhe të hegjemonisë, të shtypjes kombëtare e të dallimit racor. Ajo i përmbahet parimit të vetëvendosjes së popujve, të ushtrimit të sovranitetit të plotë kombëtar dhe të barazisë së të gjitha vendeve në marrëdhëniet ndërkombëtare.
B. Rendi ekonomik
Neni 16
Ekonomia e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë është ekonomi socialiste, që mbështetet në pronën socialiste mbi mjetet e prodhimit.
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk ka klasa shfrytëzuese, janë zhdukur dhe ndalohen prona private e shfrytëzimi i njeriut prej njeriut.
Neni 17
Prona socialiste është baza e paprekshme e rendit socialist, burimi i mirëqenies së popullit dhe i fuqisë së atdheut; ajo ka mbrojtje të veçantë nga shteti.
Prona socialiste përbëhet nga prona shtetërore dhe nga prona kooperativiste në bujqësi.
Neni 18
Prona shtetërore i përket gjithë popullit dhe është forma më e lartë e pronës socialiste.
Janë pronë vetëm e shtetit: toka dhe pasuritë e nëntokës, minierat, pyjet, kullota, ujërat, burimet natyrore të enegjisë, uzinat, fabrikat, stacionet e makinave dhe të traktorëve, bankat, rrugët e komunikacionit dhe mjetet e transportit hekurudhor, ujor e ajror, postat, telegrafet, telefonat, stacionet e radios dhe të televizionit, kinematografia.
Pronë e shtetit është edhe çdo pasuri tjetër që krijohet në sektorin shtetëror ose që shteti fiton sipas ligjit.
Neni 19
Toka u jepet në përdorim shoqëror ndërmarrjeve dhe institucioneve shtetërore, kooperativat bujqësore dhe organizatave shoqërore, si dhe në përdorim vetjak shtetasve. Toka jepet në përdorim pa shpërblim.
Toka bujqësore mund të përdoret për qëllime të tjera vetëm me pëlqimin e organeve shtetërore përkatëse.
Neni 20
Mbrojtja e tokës, e pasurive të natyrës, e ujërave dhe e ajrit nga prishja dhe ndotja është detyrë e shtetit, e organizatave ekonomike e shoqërore dhe e të gjithë shtetasve.
Neni 21
Prona kooperativiste i përket grupit të punonjësve të fashtit, të bashkuar vullnetarisht në kooperativën bujqësore për rritjen e prodhimit dhe të mirëqënies, për ndërtimin e socializmit në fashat dhe në gjithë vendin.
Janë pronë e kooperativës bujqësore: ndërtesa, makineri, pajisje, mjete transporti, vegla dhe mjete pune, kafshë të punës e të prodhimit, kultura drufrutore, produkte bujqësore e blektorale si edhe mjete të tjera të nevojshme për veprimtarinë e saj.
Neni 22
Shteti përkrah zhvillimin dhe fuqizimin e kooperativave bujqësore, shëndrimin e tyre në ekonomi moderne të prodhimit të madh socialist.
Në kushtet e caktuara, shteti përkra ngritjen e zhvillimin e kooperativave të tipit të lartë, në të cilat ai merr pjesë drejtpërdrejt me investime, sidomos në mjetet kryesore të prodhimit.
Kalimi i pronës kooperativiste në pronë të të gjithë popullit bëhet në përputhje me kushtet objektive, sipas vullnetit të lirë të kooperativistëve dhe me pëlqimin e shtetit.
Shteti punon për ngushtimin e dallimeve midis fshatit e qytetit.
Neni 23
Prona vetjake e shtetasve njihet e mbrohet nga shteti.
Janë pronë vetjake: të ardhurat nga puna dhe nga burime të tjera të ligjshme, shtëpia e banimit dhe sende të tjera që shërbejnë për plotësimin e nevojave materiale e kulturore vetjake e familjare.
Pronë vetjake janë edhe objektet që i përkasin familjes kooperativiste në bazë të statutit të kooperativës bujqësore.
Prona vetjake nuk mund të përdoren në dëm të interesit shoqëror.
Neni 24
Objektet e veçanta të paluajtshme të pronës kooperativiste e vetjake mund të kalojnë në pronë shtetërore, kur e kërkon interesi i përgjithshëm. Kriteret e kalimit dhe mënyra e shpërblimit caktohen me ligj.
Neni 25
Shteti organizon, drejton e zhvillon tërë jetën ekonomike e shoqërore me plan unik e të përgjithshëm, me qëllim që të plotësohen nevojat materiale e kulturore gjithnjë në ritje të shoqërisë, të forcohet pavarsia dhe mbrojtja e vendit, duke rritur e përsosur pareshtur prodhimin socialist mbi bazën e teknikës së përparuar.
Neni 26
Për administrimin e mjeteve që janë pronë e të gjithë popullit, shtetit krijon ndërmarrje, të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre duke u udhëhequr nga interesat e përgjithshme të shoqërisë, që shprehen në planin e shtetit.
Mënyra e krijimit të ndërmarrjeve dhe parimet e verprimtarisë së tyre caktohen me ligj.
Neni 27
Tregtia e jashtme është monopol i shtetit.
Tregtia e brendshme ushtrohet kryesisht nga shteti, i cili ka nën kontroll çdo veprimtari në këtë fushë.
Çmimet e shitjes së produkteve të ndërmarrjeve si edhe çmimet e blerjes së produkteve bujqësore e blegtorale nga shteti caktohen prej tij.
Neni 28
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ndalohet dhënja e koncesioneve, krijimi i shoqërive dhe institucioneve të tjera ekonomike e financiare e të huaja ose të përbashkëta me monopolet dhe me shtetet kapitaliste, borgjeze e revizioniste, si edhe marrja e kredive prej tyre.
Neni 29
Gjithë jeta ekonomike-shoqërore e vendit ka në themel punën. Puna është burim kryesor i sigurimit të mjeteve të jetesës për çdo shtetas.
Shteti punon për ngushtimin e dallimeve midis punës mendore e punës fizike, midis punës në industri e punës në bujqësi.
Shteti kujdeset dhe merr masa për mbrojtjen në punë dhe për kualifikimin e punonjësve.
Neni 30
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë zbatohet parimi socialist “Nga secili sipas aftësive , secilit sipas punës”.
Për punë të barabartë garantohet pagë e barabartë.
Në nxitjen e punës për rezultatate sa më të mëdha kombinohet drejt përdorimi i stimujve materialë me ata moralë, duke u dhënë përparësi stimujve moralë.
Fondi shoqëror i konsumit për plotësimin e nevojave të përbashkëta të shtetasve rritet vazhdimisht në përputhje me mundësitë që krijon zhvillimi i ekonomisë së vendit.
Shteti ushtron kontroll mbi masën e punës e të konsumit.
Neni 31
Shtetasit nuk paguajnë asnjë lloj tatimi dhe takse.
C. Arsimi, shkenca, kultura
Neni 32
Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike e kulturore për edukimin komunist të punonnjësve, për formimin e njeriut të ri.
Shteti kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithanshëm të brezit të ri në frymën e socializmit e të komunizmit.
Neni 33
Arsimi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas; ai ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe kombinon mësimin me punën prodhuese dhe me edukimin fizik e ushtarak.
Arsimi ndjek traditat më të mira të shkollës shqipe kombëtare e laike.
Neni 34
Shteti organizon e drejton zhvillimin e shkencës e të teknikës në lidhje të ngushtë me jetën e me prodhimin, në shërbim të përparimit të shoqërisë e të mbrojtjes së atdheut.
Shteti përkrah përhapjen e dijeve shkencor në masa dhe tërheqjen e gjerë të tyre në veprimtarinë kërkimore-shkencore.
Neni 35
Shteti mbron trashëgimin kulturor të popullit dhe kujdeset për zhvillimin e gjithanshëm të kulturës kombëtare socialiste.
Shteti përkrah zhvillimit e letësisë dhe të artit të relizimit socialist, që u përmbahen idealeve të socializmit e të komunizmit dhe përshkohen nga fryma kombëtare e popullore.
Neni 36
Shteti punon për zhvillimin e kulturës fizike dhe të sporteve mbi bazën e lëvizjes masive për forcimin e shëndetit të popullit, sidomos të brezit të ri, për kalitjen e tyre për punë e mbrojtje.
Neni 37
Shteti nuk njeh asnjë fe dhe përkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botkuptimin materialist shkencor.
Kreu II
Të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve
Neni 38
Shtetas të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë janë ata që kanë shtetësi shqiptare në bazë të ligjit.
Neni 39
Të drejtat dhe detyrat e shtetasve ndërtohen mbi bazë e pajtimit të interesave të individit dhe shoqërisë socialiste, duke i dhënë përparësi interesit të përgjithshëm.
Të drejtat e shtetasve janë të pandara nga plotësimi detyrave të tyre dhe nuk mund të ushtrohen në kundërshtim me rendin socialist.
Zgjerimi dhe thellimi i mëtejshëm i të drejtave të shtetasve lidhen ngushtë me zhvillimin socialist të vendit.
Neni 40
Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit.
Nuk njihet asnjë kufizim ose privilegj në të drejtat dhe detyrat e shtetasve për arsye seksi, race, kombësie, arsimi, pozite shoqërore a gjendjeje materiale.
Neni 41
Gruaja, çliruar nga shtypja politike dhe nga shfrytëzimi ekonomik, si forcë e madhe e revolucionit, merr pjesë aktivisht në ndërtimin socialist të vendit dhe në mbrojtjen e atdheut.
Gruaja gëzon të drejta të barabarta me burrin në punë, në shpërblim, në pushim, në sigurimin shoqëror, në arsim, në tërë veprimtarinë shoqërore-politike dhe në familje.
Neni 42
Pakicave kombëtare u sigurohet mbrojtja e zhvillimi i kulturës dhe i traditave popullore, përdorimi i gjuhës amtare dhe mësimi i saj në shkollë, zhvillimi i barabartë në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Çdo privilegj a pabarazi kombëtare dhe çdo verpim që shkel të drejtat e pakicave kombëtare është antikushtetues dhe dënohet sipas ligjit.
Neni 43
Shtetasit që mbushin moshën 18 vjeç kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në të gjithë organet e pushtetit shtetëror.
Nga e drejta e zgjedhjes përjashtohen vetëm persona të cilët u është hequr kjo e drejtë me vendim të gjykatës, si edhe të paaftët mendërisht, të cilësuar si të tillë nga gjykata.
Neni 44
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë shtetasit kanë të drejtë për punë, e cila garantohet nga shteti.
Puna është detyrë dhe nder për çdo shtetas të aftë për punë.
Shtetasit kanë të drejtë të zgjedhin e të ushtrojnë profesionin e tyre sipas aftësisë e prirjeve personale dhe në pajtim me nevojat e shoqërisë.
Neni 45
Shtetasit gëzojnë të drejtën e pushimit pas punës. Koha e punës ditore e javore si edhe pushimi vjetor i paguar rregullohen me ligj.
Në shërbim të punonjësve krijohen shtëpi pushimi, shtëpi kulture dhe qendra të tjera të këtij lloji.
Neni 46
Punonjësve të qytetit e të fashatit u sigurohen mjetet e nevojshme materiale për jetesë në pleqëri, në rast sëmundjeje ose humbjeje të aftësisë për punë.
Shteti merr nën kujdes të veçantë invalidët e Luftës Nacionalçlirimtare, ata të luftës për mbrojtjen e atdheut e invalidët e punës dhe krijon kushtet për riaftësimin e tyre.
Fëmijët e mitur të të rënëve për mbrojtjen e vendit dhe për ndërtimin socialist janë në kujdesin e shtetit.
Neni 47
Shteti u suguron shtetasve falas shërbimin e nevojshëm mjekësor dhe mjekimin në qendrat shëndetësore të vendit.
Neni 48
Nëna dhe fëmija gëzojnë kujdes e mbrojtje të veçantë.
Nëna ka të drejtën e pushimit të paguar para e pas lindjes.
Shteti hap shtëpi lindjeje dhe çerdhe e kopshte për fëmijë.
Neni 49
Martesa dhe familja janë nën kujdesin e mbrojtjen e shtetit dhe të shoqërisë.
Martesa lidhet përpara organeve shtetërore kompetente.
Prindët përgjigjen për mirërritjen dhe për edukimin komunist të fëmijëve.
Fëmijët kanë për detyrë të kujdesen për prindët e paaftë dhe pa mjete të mjaftueshme jetese.
Fëmijët e lindur jashtë martese kanë po atë të drejta e detyra si edhe fëmijët e lindur me martesë.
Fëmijët e mbetur pa prindër dhe pa përkrahje rriten dhe edukohen nga shteti.
Neni 50
Shtetasit kanë të drejtën e pronës vetijake.
E drejta e trshëgimisë rregullohet me ligj.
Neni 51
Shteti garanton lirinë e punës shkencore dhe të krijimtarisë letrare e artistike.
Të drejtat e autorit mbrohen me ligj.
Neni 52
Shtetasit kanë të drejtë për arsim.
Arsimi tetëvjeçar është i përgjithshëm dhe i detyrueshëm.
Shteti synon ngritjen e shkallës së arsimit të detyrueshëm për të gjithë.
Neni 53
Shtetasit gëzojnë lirinë e fjalës, të shtypit, të organizimit, të grumbullimit, të mbledhjes dhe të manifestimit publik.
Shteti garanton realizimin e këtyre lirive, krijon kushte për to dhe vë në dispozicion mejetet e nevojshme materiale.
Neni 54
Shtetasve u sigurohet e drejta e bashkimit në organizata të ndryshme që verpojnë në fushën politike, ekonomike, kulturore, si edhe në çdo fushë tjetër të jetës së vendit.
Neni 55
Ndalohet krijimi i çfardo organizate me karakter fashist, antidemokratik, fetar dhe antisocialist.
Ndalohet verpimtaria dhe propaganda fashiste, antidemokratike, luftënxitëse, si edhe nxitja e urrejtjes kombëtare e racore.
Neni 56
Shteti garanton paprekshmërinë e personit
Asnjeri nuk mund të arrestohet pa vendim të gjykatës ose pa miratim të prokurorit. Në raste të veçanta, të parashikuara me ligj, organet kompetente mund të ndalojnë një person jo më shumë se tri ditë.
Asnjeri nuk mund të dënohet penalisht pa vendim të gjykatës dhe për një vepër që nuk parashikohet nga ligji si krim.
Asnjeri nuk mund të dënohet pa qenë i pranishëm në gjyq, përveçse kur vërtetohet ligjërisht mungesa e tij.
Asnjeri nuk mund të internohet ose të dëbohet, veçse në raste të veçanta të parashikuara me ligj.
Neni 57
Banesa nuk mund të dhunohet. Pa pëlqimin e personit përkatës nuk lejohet të hyjë në banesësn e tij asnjë njeri tjetër veç përfaqësuesve të organeve shtetërore kompetente dhe në kushtet e caktuara me ligj.
Neni 58
Fshehtësia e korrespondencës dhe e mjeteve të tjera të komunikimit nuk mund të cënohet, veçse në rastet e hetimit të një krimi, të gjendjes së jashtëzakonshme ose të luftës.
Neni 59
Shtetasit kanë të drejtë të bëjnë kërkesa, ankesa, vërejtje dhe propozime në organet kompetente për çështje personale, shoqërore dhe shtetërore.
Shtetasit, sipas kushteve të caktuara me ligj, kanë të drejtë të kërkojnë zhdëmtim nga shteti ose nga nënpunësit e tij për dëmet që u shkaktohen nga veprimet e paligjshme të organeve shtetërore dhe të nëpunësve gjatë ushtrimit të detyrës.
Neni 60
Shtetasit janë të detyruar të respektojnë dhe të zbatojnë Kushtetutën dhe ligjet e tjera.
Ruajtja e forcimi i rendit socialistsi si edhe zbatimi i rregullave të bashkëjetesës socialiste janë detyrë e të gjithë shtetasve.
Neni 61
Shtetasit kanë për detyrë të ruajnë dhe të forcojnë pronën socialiste.
Cënimi i pronës socialiste përbën krim të rëndë.
Neni 62
Mbrojtja e atdheut socialist është detyra më e lartë dhe nderi më i madh për të gjithë shtetasit.
Tradhtia ndaj atdheut është krimi më i rëndë.
Neni 63
Shërbimi ushtarak dhe përgatitja e vazhdueshme për mbrojtjen e atdheut socialist janë detyrë e të gjithë shtetasve.
Neni 64
Shtetasit shqiptar jashtë vendit gëzojnë kujdesin dhe mbrojtjen e shtetit.
Neni 65
Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë u jepet e drejta e strehimit shtetasve të huaj që ndiqen për shkak të veprimtarisë së tyre në dobi të revolucionit e të socializmit, të demokracisë e të çlirimit kombëtar si edhe të përparimit të shkencës e të kulturës.
Pjesa e dytë
Kreu I
Organet e larta të pushtetit shtetëror
A. Kuvendi Popullor
Neni 66
Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror, mbrojtësi i sovranitetit të popullit e të shtetit dhe i vetmi organ ligjvënës.
Neni 67
Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore:
Përcakton, në përputhje me vijën e përgjithshme dhe direktivat e Partisë së Punës të Shqipërisë, drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit;
Miraton e ndryshon Kushtetutën dhe ligjet vendos mbi pajtushmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bënë interpretimin e tyre;
Miraton planin për zhvillimin ekonomik e kulturor të vendit dhe buxhetin e shtetit;
Shpall mobilizimin e pjesshëm të përgjithshëm, gjendjen e jashtëzakonshme si edhe gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës Popullore Socilaiste të Shqipërisë ose kur kjo është e nevojshme për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare;
Ratifikon dhe denoncon traktatet ndërkombëtare të një rëndësie të posaçme.
Jep amnistinë;
Vendos për referendumet popullore;
Zgjedh, emëron dhe shkarkon Presidiumin e Kuvendit Popullor, Këshillin e Ministrave, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij; këto organe përgjigjen përpara Kuvendi Popullor dhe i japin atij llogari;
Cakton strukturën administrative-tokësore;
Vendos krijimin ose prishjen e ministrive.
Neni 68
Kuvendi Popullor përbëhet nga 250 deputetë, që zgjidhen në zona zgjedhjeje me numër të barabartë banorësh.
Kuvendi Popullor zgjidhet për një kohë prej katër vjetësh.
Kuvendi Popullor thirret në sesionin e parë jo më vonë se dy muaj nga dita e zgjedhjes.
Zgjedhjet e Kuvendi Popullor bëhen jo më vonë se tre muaj nga dita e mbarimit të mandatit të tij.
Në rast lufte ose në raste të tjera të jashtëzakonshme, Kuvendi Popullor mund ta zgjatë verpimtarinë e vet përtej afatit të caktuar, gjersa të vazhdoi gjendja e jashtëzakonshme.
Në raste të veçanta, Kuvendi Popullor mund të vendosë shpërndarjen e vet para mbarimit të afatitit për të cilin është zgjedhur.
Neni 69
Kuvendi Popullor zgjedh kryesinë e vet.
Veprimtaria e Kuvendit Popullor zhvillohet sipas rregullores së miratuar prej tij.
Neni 70
Kuvendi Popullor mblidhet në sesione të zakonshme dy herë në vit me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Kuvendi Popullor mund të thirret në sesion të jashtëzakoshëm me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor ose me kërkesën e një të tretës së deputetëve.
Mbledhjet e Kuvendi Popullor happen kur është e pranishme shumica e deputetëve.
Neni 71
Kuvendi Popullor zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme dhe të përkohshme.
Kuvendi Popullor në sesionin e parë zgjedh një komision për shqyrtimin e mandateve të deputetëve. Me propozimin e këtij komisioni Kuvendi Popullor vërteton ose anullon manadatet e deputetëve.
Komisionet e përhershme kanë për detyrë të shqyrtojnë projektligjet e dekretet e Presidiumit të Kuvendit Popullor me karakter normativ, të ndjekin e të kontrollojnë veprimtarinë e organeve shtetërore sipas sektorëve përkatës dhe t’i parashtrojnë probleme Kuvendit Popullor ose Presidiumit të Kuvendi Popullor. Komisionet e përkohshme krijohen për çështje të caktuara.
Neni 72
Deputeti i Kuvendit Popullor ka për detyrë t’u shërbejnë me ndërgjegje e besnikëri interesave të popullit, çështjes së atdheut dhe të socializmit, të mbajë lidhje të ngushta me zgjedhësit e të japë llogari përpara tyre.
Deputeti i Kuvendit Popullor ka të drejtë të kërkojë shpejgime nga të gjitha organet shtetërore dhe të ndërhyjë pranë tyre për zbatimin e përpiktë të Kushtetutës dhe të ligjeve.
Organet shtetërore janë të detyruara të shqyrtojnë kërkesat dhe propozimet e deputetëve dhe t’u japin përgjigje brenda rregullave të caktuara.
Neni 73
Deputeti i Kuvendi Popullor gëzon imunitet.
Deputeti nuk mund të ndalohet, të arrestohet ose të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit Popullor ose të Presidiumit të Kuvendit Popullor, me përjashtim të rasteve kur kryen një krim të dukshëm e të rëndë.
Neni 74
Iniciativa ligjëvënëse u përket Presidiumit të Kuvendit Popullor, këshillit të Ministrave dhe deputetëve.
Ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit Popullor quhen të miratuara, kur ka votuar për to shumica e deputetëve të pranishëm.
Ligjet shpallen jo më vonë se 15 ditë pas miratimit dhe hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në Gazetën Zyrtare, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga ato vetë.
B. Presidiumi i Kuvendit Popullor
Neni 75
Presidiumi i Kuvendit Popullor është organ i lartë i pushtetit shtetëror, me veprimtari të përherëshme.
Presidiumi i Kuvendit Popullor përbëhet nga kryetari, 3 nënkryetarë, sekretari dhe 10 anëtarë.
Neni 76
Presidiumi i Kuvendit Popullor zgjidhet nga Gjiri i Kuvendit Popullor në sesionin e parë dhe vazhdon veprimtarinë e tij deri në zgjedhjen e Presidiumit të ri. Presidiumi I Kuvendit Popullor vendos me shumicë votash, kur është e pranishme shumica e tij.
Neni 77
Presidiumi i Kuvendit Popullor ka në mënyrë të përhershme këto kompetenca kryesore:
thërret sesionet e Kuvendit Popullor;
cakton datën e zgjedhjeve të Kuvendit Popullor dhe të këshillave popullore;
jep dekorata dhe tituj nderi;
jep ose heq shtetësinë shqiptare dhe pranon lënien e saj;
ushtron të drejtën e faljes;
bën ndarjen e njësive administrative-tokësore;
lidh traktete ndërkombëtare, ratifikon dhe denoncon ato që nuk i shqyrton vet Kuvendi Popullor;
me propozimin e Këshillit të Ministrave, emëron dhe shkarkon përfaqësuesit diplomatikë;
parnon letra kredenciale dhe letrat e thirjes së përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të huaja;
shpall ligjet dhe referendumet e vendosura nga Kuvendi Popullor.
Neni 78
Presidiumi i Kuvendit Popullor, midis sesioneve të Kuvendit Popullor, ushtron këto kompetenca:
kontrollon zbatimin e ligjeve e të vendimeve të Kuvendit Popullor;
kontrollon dhe thërret në raport Këshillin e Ministrave, Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe çdo organ tjetë shtetëror;
emëron dhe shkarkon zëvendëskryetarë të Këshillit të Ministrave ose ministra të veçantë me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, emëron ose shkarkon anëtarë të veçantë ose zëvendëskryetarët e Gjykatës së Lartë dhe zëvendësprokurorët e përgjithshëm; dekretet për emërimin ose shkarkimin e tyre i kalojnë në çdo rast për miratim Kuvendit Popullor.
Nxjerr dekrete dhe vendime; dekretet me karakter normativ i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor në sesionin e tij të ardhshëm;
Bën interpretime të ligjeve dhe ia paraqet për miratim Kuvendit Popullor në sesionin e tij të ardhshëm:
Shpall, kur është e pamundur të mblidhet Kuvendi Popullor, mobilizimin e pjesshëm e të përgjithshëm, gjendjen e jashtëzakonshme si edhe gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë ose kur kjo është e nevojshme për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga traktate ndërkombëtare. Në kohë lufte, në rast se mbledhja e Kuvendit Popullor është e pamundur, Presidiumi i Kuvendit Popullor ushtron të gjitha kompetencat e Kuvendit Popullor, me përjashtim të ndryshimeve në Kushtetutë.
Neni 79
Presidiumi i Kuvendit Popullor drejton dhe kontrollon veprimtarinë e këshillave popullore.
Presidiumi i Kuvendit Popullor mund të shpërndajë këshilla popullore, të caktojë komitetet ekzekutive përkatëse të përkohshme dhe të vendosë për zgjedhjen e një këshilli popullor të ri.
Presidiumi i Kuvendit Popullor shfuqizon aktet e paligjshme ose të parregullta të Këshillit të Ministrave, të këshillave popullore dhe të komiteteve ekzekutive.
Kreu II
Oraganet e larta të administratës shtetërore
Neni 80
Këshilli i Ministrave është organi më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës.
Këshilli i Ministrave emërohet në sesionin e parë të Kuvendit Popullor.
Në përbërjen e Këshillit të Ministrave hyjnë: kryetari, zëvendëskryetari dhe ministrat.
Anëtarët e Këshillit të Ministrave caktohen, si rregull, nga radhët e deputetëve të Kuvendit Popullor.
Këshilli i Ministrave vendos me shumicë votash, kur është e pranishme shumica e tij.
Neni 81
Këshilli i Ministrave ka këto kompetenca kryesore:
Drejtor veprimtarinë për realizimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të shtetit;
Nxjerr vendime, urdhëresa e udhëzime në bazë të Kushtetutës e të ligjeve dhe për zbatimin e tyre;
Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive, të organeve të tjera qendrore të administratës shtetërore, të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore dhe cakton organizimin e tyre të brendshëm;
Harton projektplanin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të vendit, projektbuxhetin e shtetit, organizon e kontrollon zbatimin e planit dhe të buxhetit, drejton dhe organizon financat e shtetit dhe sistemin monetar e të kreditit;
Drejton veprimtarinë për plotësimin e detyrave në fushën e mbrojtjes së vendit, në përputhje me vendimet e Këshillit të Mbrojtjes;
Merr masat për sigurimin, ruajtjen dhe forcimin e rendit juridik socialist dhe të të drejtave të shtetasve;
Lidh marrëveshje ndërkombëtare, miraton dhe denoncon ato që nuk i nënshtrohen ratifikimit.
Neni 82
Këshilli i Ministrave shfuqizon aktet e paligjshme ose të parregullta të ministrave dhe organeve të tjera qendrore të administratës shtetërore, si edhe të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore.
Këshilli i Ministrave pezullon zbatimin e vendimeve të paligjshme ose të parregullta të këshillave popullore dhe ia parashtron çështjen e shfuqizimit të tyre këshillit popullor më të lartë ose Presidiumit të Kuvendit Popullor.
Neni 83
Kryetari dhe zëvendëskryetarët e Këshillit të Ministrave përbëjnë Kryesinë e Këshillit të Ministrave.
Kryesia e Këshillit të Ministrave ndjek, kontrollon dhe merr vendim për zbatimin e detyrave të caktuara nga Këshilli i Ministrave.
Kryetari i Këshillit të Ministrave përfaqëson Këshillin e Ministrave, kryeson mbledhjet dhe drejton veprimtarinë e tij.
Neni 84
Ministritë janë organe qendrore të adminsistratës shtetërore, të specializuara për degë të caktuara veprimtarie, që drejtohen nga anëtarë të Këshillit të Ministrave.
Neni 85
Ministrat përgjigjen për veprimtarinë e ministrive përkatëse dhe për atë të Këshillit të Ministrave, drejtojnë e kontrollojnë organet, ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat ekonomike të sektorit të tyre.
Ministrat, për çështjet që janë në kompetencën e tyre, nxjerrin urdhra, rregullore e udhëzime në bazë të ligjeve dhe të urdhëresave e të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe për zbatimin e tyre.
Neni 86
Ministrat shfuqizojnë urdhrat e udhëzimet e paligjshshme ose të parregullta të organeve, të ndërmarrjeve e të institucioneve që varen prej tyre dhe pezullojnë zbatimin e vendimeve të paligjshme ose të parregullta të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore, që kanë të bëjnë me sferën përkatëse të veprimtarisë, duke ia prashtruar çështjen e shfuqizimit të tyre këshillit të Ministrave.
Kreu III
Mbrojtja e vendit dhe forcat e armatosura
Neni 87
Shteti ruan fitoret e revolucionit popullor dhe të ndërtimit socialist, mbron lirinë, pavarsinë kombëtare dhe tërësinë territoriale të vendit.
Territori i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë është i patjetërsueshëm dhe kufijtë e saj janë të paprekshëm.
Neni 88
Mbrojtja e atdheut dhe e fitoreve të socializmit sigurohet nga populli i armatosur i organizuar në Forcat e Armatosura, që përbëhen nga Ushtria Popullore, nga forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga forcat vullnetare të vetëmbrojtjes popullore.
Ushtria Popullore, si forca kryesore për mbrojtjen e atdheut, është ushtri e popullit dhe i shërben popullit.
Forcat e Armatosura udhëhiqen nga Partia e Punës e Shqipërisë.
Neni 89
Për drejtimin, organizimin e mobilizimin e të gjitha forcave dhe të burimeve të vendit për mbrojtjen e atdheut krijohet Këshilli i Mbrojtjes.
Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Mbrojtjes.
Përbërja e Këshillit të Mbrojtjes caktohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Mbrojtjes.
Neni 90
Askujt nuk i njihet e drejta të nënshkruajë ose të pranojë në emër të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë kapitullimin ose pushtimin e vendit. Çdo akt i tillë është tradhti ndaj atdheut.
Neni 91
Në territorin e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë nuk lejohet vendosja e bazave dhe e forcave ushtarake të huaja.
Kreu IV
Organet lokale të pushtetit dhe të administratës shtetërore
Neni 92
Këshillat popullore janë organe të pushtetit shtetëror, që realizojnë qeverisjen në njësitë administrative-tokësore përkatëse me pjesëmarrjen e gjerë të masave punonjëse.
Këshillat popullore drejtojnë gjithë jetën shoqërore në fushën politike, ekonomike, social-kulturore, të mbrojtjes së vendit dhe të ruajtjes së rendit juridik socialist, duke pajtuar interesat lokale me interesat e përgjithshme shtetërore.
Këshillat popullore zgjidhen për një kohë prej tre vjetësh.
Neni 93
Këshilli popullor miraton planin dhe buxhetin, zgjedh nga gjiri i tij e shkarkon komitetin ekzekutiv dhe komisionet e këshillit; emëron dhe shkarkon përgjegjësit e seksioneve të komitetit ekzekutiv; drejton dhe kontrollon veprimtarinë e këshillave popullore më të ulëta; nxjerr urdhëresa dhe vendime brenda kompetencave të tij.
Neni 94
Mbledhjet e këshillit popullor hapen kur është e pranishme shumica e anëtarëve.
Këshilli popullor vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.
Neni 95
Këshilli popullor më i lartë mund të shpërndajë këshillin popullor më të ulët, cakton komitetin ekzekutiv të përkohshëm dhe vendos zgjedhjet për këshillin popullor të ri.
Këshilli popullor më i lartë mund të shkarkojë komitetin ekzekutiv të këshillit popullor më të ulët dhe të urdhërojë zgjedhjen e tij të re.
Këshilli popullor shfuqizon aktet e paligjshme ose të parregullta të komitetit ekzekutiv të vet, të këshillit popullor më të ulët dhe të komitetit ekzekutiv përkatës.
Neni 96
Anëtarët e këshillit popullor kanë për detyrë t’i shërbejnë popullit me ndërgjegje e besnikëri, të mbajnë lidhje të ngushta me zgjedhësit dhe të japin llogari përpara tyre; ata kanë të drejtë të kontrollojnë organet shtetërore, ndërmarrjet, institucionet e kooperativat bujqësore dhe të kërkojnë prej tyre zbatimin e përpiktë të ligjshmërisë socialiste.
Organet përkatëse shtetërore janë të detyruara t’i shqyrtojnë vërejtjet e anëtarëve të këshillave popullore dhe të marrin masat e nevojshme.
Anëtarët e këshillit popullor gëzojnë imunitet brenda njësisë administrative-tokësore të këshillit popullor. Ata nuk mund të ndalohen, të arrestohen ose të ndiqen penalisht pa pëlqimin e këshillit popullor ose të komitetit ekzekutiv, me përjashtim të rasteve kur kryejnë një krim të dukshëm e të rëndë.
Neni 97
Komiteti ekzekutiv është organ ekzekutiv dhe urdhërdhënës i këshillit popullor.
Komiteti ekzekutiv vazhdon veprimtarinë e vet dhe pas mbarimit të mandatit të këshillit popullor që e ka zgjedhur, deri në mbledhjen e parë të këshillit popullor të ri.
Neni 98
Komiteti ekzekutiv, midis sesioneve të këshillit popullor, ushtron të drejtat dhe detyrat e këshillit popullor, me përjashtim të atyre që me ligj i janë lënë në kompetencë vetëm këshillit popullor.
Komiteti ekzekutiv i jep llogari këshillit popullor për veprimtarinë e tij, i paraqet për miratim vendimet e tij më të rëndësishme dhe i raporton mbi zbatimin e vendimeve të këshillit popullor.
Neni 99
Komiteti ekzekutiv është në varësi të këshillit popullor që e ka zgjedhur dhe të organit ekzekutiv urdhërdhënës më të lartë.
Komiteti ekzekutiv i këshillit popullor më të lartë shfuqizon aktet e paligjshme ose të parregullta të komitetit ekzekutiv më të ulët dhe pezullon ato të këshillit popullor më të ulët duke ia parashtruar çështjen e shfuqizimit të tyre këshillit popullor kompetent.
Neni 100
Organet e specializuara që krijohen pranë komiteteve ekzekutive janë në varësi të këshillit popullor, të komitetit ekzekutiv të tij dhe të organeve më të larta të administratës shtetërore, japin llogari para tyre si edhe para masave punonjëse.
Kreu V
Gjykatat popullore
Neni 101
Gjykatat popullore janë organet që realizojnë dhënien e drejtësisë.
Gjykatat popullore mbrojnë rendin juridik socialist, luftojnë për parandalimin e krimeve, edukojnë masat punonjëse me frymën e respektimit e të zbatimit të ligjshmërisë socialiste, duke u mbështetur në pjesëmarrjen aktive të tyre.
Në krye të organeve gjyqësore qendron Gjykata e Lartë, e cila drejton dhe kontrollon veprimtarinë e gjykatave.
Gjykata e Lartë zgjidhet në sesionin e parë të Kuvendit Popullor. Gjykatat e tjera popullore zgjidhen nga populli, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj.
Organizimi gjyqësor dhe procedura e gjykimit caktohen me ligj.
Neni 102
Gjykatat gjykojnë çështjet penale e civile, si edhe çështje të tjera që me ligj janë lënë në kompetencën e tyre,.
Gjykimi bëhet me pjesëmarrjen e ndihmësgjyqtarëve dhe me dyer të hapura, me përjashtim të rasteve kur ligj është caktuar ndryshe.
Gjatë gjykimit përdoret gjuha shqipe. Personat që nuk dinë shqip, mund të përdorin gjuhën e tyre dhe të flasin me ndihmën e një përkthyesi.
I pandehuri gëzon të drejtën e mbrojtjes.
Neni 103
Gjykata në gjykimin e çështjes është e pavarur, vendos vetëm në bazë të ligjit dhe vendimin e jep në emër të popullit.
Vendimi i gjykatës mund të prishet ose të ndryshohet vetëmm nga gjykata kompetente.
Kreu VI
Prokuroria
Neni 104
Prokuroria ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të ligjeve nga ministritë dhe nga organet e tjera qendrore e lokale, nga gjykatat, organet e hetimit, ndërmarrjet, institucionet, organizatat, nëpunësit dhe shtetasit.
Prokuroria ka të drejtën e protestës kundër çdo akti të paligjshëm dhe të kërkojë nga organet përkatëse shfuqizimin ose ndryshimin e tij. Kërkesa e prokurorit duhet të shqyrtohet brenda afatit të caktuar me ligj, ndryshe pezullohet zbatimi i aktit.
Neni 105
Prokurori i Përgjithshëm parashtron në Kuvendin Popullor dhe në Presidiumin e Kuvendit Popullor rastet kur ligjet dhe dekretet nuk pajtohen me Kushtetutën, si dhe në Këshillin e Ministrave rastet kur vendimet e urdhëresat e tij nuk pajtohen me ligjet.
Neni 106
Prokurori i Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij emërohen në sesionin e parë të Kuvendit Popullor.
Prokurorët emnërohen nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Pjesa e tretë
Kreu I
Stema, flamuri, kryeqyteti
Neni 107
ìStema e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë paraqet një shqiponjë të zezë dykrenore, të rrethuar nga dy tufa kallinjsh gruri, që kanë në majë një yll të kuq, me pesë cepa dhe që janë lidhur në fund me kordele të kuqe, ku shkruhet data 24 maj 1944.
Neni 108
Flamuri shtetëror i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes, mbi të cilën është një yll i kuq me pesë cepa, qëndisur rreth e rrotull në ngjyrë ari. Raporti në mes gjerësisë dhe gjatësisë së flamurit është një me një e dyzet.
Neni 109
Kryeqyteti i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë është Tirana.
Kreu II
Dispozita të fundit
Neni 110
Kushtetuta është ligj themelor i shtetit.
Gjithë veprimtaria për krijimin e normave juridike zhvillohet duke u mbështetur te Kushtetuta dhe në pajtim të plotë me të.
Neni 111
Projektet për ndryshime në Kushtetutë mund të paraqiten prej Presidiumit të Kuvendit Popullor, prej Këshillit të Ministrave ose prej dy të pestave të deputetëve.
Miratimi i Kushtetutës dhe ndryshimet në të bëhen nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretave të të gjithë deputetëve.
Neni 112
Kjo Kushtetutë hyn në fuqi menjëherë
Sekretari i presidiumit të kuvendit popullor të republikës popullore të shqipërisë
Telo Mezini
Kryetri i presidiumit të kuvendit popullor të republikës popullore të shqipërisë
Haxhi Lleshi

Dekret Nr.5493, datë 25.11.1976
Mbi caktimin e ditës së zgjedhjeve të Këshillave popullore dhe të gjykatave të rretheve
Në mbështetje të neneve 23 dhe 43 të dekretit nr.4243, datë 13.3.1967 “Mbi zgjedhjet e këshillave popullore dhe gjykatave popullore”,
Presidiumi i Kuvendit Popullor
i Republikës Popullore të Shqipërisë
Vendosi:
1.Zgjedhjet e përgjithshme të këshillave popullore të të gjitha shkallëve dhe të gjykatave të rretheve do të zhvillohen më 3 prill 1977, ditën e diel.
2.Këshillat popullore dhe gjykatat e rretheve që janë sot në fuqi do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në zgjedhjet e reja.
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË
SEKRETARI KRYETARI
TELO MEZINI HAXHI LLESHI
[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE 1991

#7

Post by Phoenix »

PËR DISPOZITAT KRYESORE KUSHTETUESE
(Ligji Nr. 7491, datë 29.4.1991)
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
[quoteem]
Neni 1

Shqipëria është republikë parlamentare. Sovraniteti kombëtar buron nga populli dhe i përket atij.
Neni 2

Republika e Shqipërisë është shtet juridik dhe demokratik.
Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, zhvillimi i lirë i personalitetit të tij si dhe rendi kushtetues, barazia para ligjit, drejtësia shoqërore e përkrahja shoqërore dhe pluralizmi janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë e mbrojë ato.
Neni 3

Parimi themelor i organizimit shtetëror është ndarja e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe atij gjyqësor.
Populli e ushtron pushtetin nëpërmjet organeve përfaqësuese të tij si dhe me referendum.
Organet përfaqësuese zgjidhen me votim të lirë, të përgjithshëm të barabartë, të drejtpërdrejtë dhe të fshehtë.
Veprimtaria shtetërore ushtrohet vetëm nga organet e shtetit të njohura me ligj.
Neni 4

Republika e Shqipërisë njeh dhe garanton të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të pakicave kombëtare, të pranuara në dokumentat ndërkombëtare.
Neni 5

Pushteti ligjvënës i takon Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë.
Kryetari i Shtetit është Presidenti i Republikës i zgjedhur nga Kuvendi Popullor.
Të drejtat dhe detyrat e Presidentit përcaktohen me këtë ligj.
Organi më i lartë i pushtetit ekzekutiv është Këshilli i Ministrave.
Të drejtat dhe detyrat e Këshillit të Ministrave përcaktohen me këtë ligj.
Pushtetin gjyqësor e ushtrojnë gjykatat që janë të pavarura dhe udhëhiqen vetëm nga ligji.
Neni 6

Pluralizimi politik është një nga kushtet themelore të demokracisë në shtetin shqiptar.
Partitë politike dhe organizatat e tjera, krijohen dhe ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me ligjin. Ato janë krejtësisht të ndara nga shteti.
Ndalohet veprimtaria e partive politike në repartet dhe institucionet ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë diplomatike jashtë shtetit, në prokuroritë, hetuesitë, gjykatat etj. Mënyra e departizimit dhe e depolitizimit të organeve bëhet me ligj.
Neni 7

Republika e Shqipërisë është shtet laik.
Shteti respekton lirinë e besimit fetar dhe krijon kushte për ushtrimin e tij.
Neni 8

Legjislacioni i Republikës së Shqipërisë merr parasysh, njeh dhe respekton parimet dhe normat përgjithësisht të pranuara, të së drejtës ndërkombëtare.
Zbatimi i përpiktë dhe i njëllojtë i normave juridike është i detyrueshëm për të gjitha organet shtetërore, partitë politike, organizatat e tjera, për nëpunësit, si dhe për personat e tjerë fizikë e juridikë.
Të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit.
Neni 9

Republika e Shqipërisë në marrëdhëniet me jashtë mbron pavarësinë dhe interesat kombëtare, ndjek politikën e bashkëpunimit e të fqinjësisë së mirë, të paqes e të sigurimit ndërkombëtar.
Republika e Shqipërisë kujdeset për njohjen dhe respektimin e të drejtave kombëtare e demokratike të popullsisë shqiptare që jeton jashtë kufijve shtetërorë të Republikës.
Neni 10

Ekonomia e vendit bazohet në shumëllojshmërinë e pronave, iniciativën e lirë të të gjitha subjekteve ekonomike në rolin rregullues të shtetit.
Iniciativa ekonomike e personave juridikë dhe fizikë nuk mund të zhvillohet në kundërshtim me interesin shoqëror dhe nuk duhet të cënojë sigurinë, lirinë dhe dinjitetin e njeriut.
Neni 11

Subjekte të së drejtës së pronësisë janë shteti, personat juridikë dhe fizikë.
Të gjitha llojet e pronësisë gëzojnë mbrojtje të barabartë me ligj.
Pasuritë që përbëjnë objekte të pronës shtetërore përcaktohen me ligj.
Neni 12

Personi juridik e fizik i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë në kushtet e parashikuara dhe të garantuara me ligj.
Personit të huaj fizik e juridik i garantohet e drejta të kryejë veprimtari ekonomike të pavarur, të investojë brenda vendit, të formojë ndërmarrje të përbashkëta ose të vetën në kushtet e përcaktuara me ligj. I garantohet, gjithashtu, e drejta e riatdhesimit të fitimeve.
Neni 13

Personat juridikë dhe fizikë kanë për detyrë të kontribuojnë në përballimin e shpenzimeve të shtetit në raport me të ardhurat e tyre.
Asnjë taksë apo tatim nuk mund të vendoset veçse me ligj.
Neni 14

Sindikatat e njohura me ligj janë persona juridikë dhe mund të lidhin kontrata pune kolektive me subjektet publike ose private. Mënyra e lidhjes së kontratave përcaktohet me ligj.
KREU II
ORGANET E LARTA TË PUSHTETIT SHTETËROR
A. Kuvendi Popullor
Neni 15
Kuvendi Popullor është organi më i lartë i pushtetit shtetëror dhe i vetmi organ ligjvënës.
Kuvendi Popullor ushtron sovranitetin në emër të popullit e të shtetit, në format dhe caqet e parashikuara në këtë ligj.
Neni 16

Kuvendi Popullor ka këto kompetenca kryesore:
1. Përcakton drejtimet kryesore të politikës së brendshme e të jashtme të shtetit.
2. Miraton e ndryshon Kushtetutën dhe ligjet, vendos përfundimisht mbi pajtueshmërinë e ligjeve me Kushtetutën dhe bën interpretimin e tyre.
3. Miraton projektprogramet ekonomike dhe sociale të zhvillimit të vendit dhe treguesit sintetikë, si dhe buxhetin e shtetit.
4. Vendos për mobilizimin e pjesshëm e të përgjithshëm, për gjendjen e jashtëzakonshme, si edhe për gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë ose, kur kjo është e nevojshme, për të përmbushur detyrime që rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare.
5. Ratifikon dhe denoncon:
Traktatet me karakter politik;
Traktatet ose marrëveshjet me karakter ushtarak;
Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Republikës së Shqipërisë;
Traktatet ose marrëveshjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrat themelore të shtetasve;
Traktatet që kanë si rrjedhim detyrime financiare për shtetin;
Traktatet ose marrëveshjet që kanë si rrjedhim ndryshime në legjislacion;
Traktatet ose marrëveshjet e tjera në të cilat parashikohet që ratifikimi ose denoncimi i tyre të bëhet nga Kuvendi Popullor.
6. Jep amnistinë.
7. Vendos për referendumet popullore.
8. Zgjedh dhe shkarkon Presidentin e Republikës së Shqipërisë.
9. Zgjedh, emëron dhe shkarkon Gjykatën e Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm dhe zëvendësit e tij.
10. Kontrollon veprimtarinë e Këshillit të Ministrave dhe të Prokurorisë së Përgjithshme.
11. Kontrollon veprimtarinë e RTSH, të ATSH dhe të mjeteve të tjera zyrtare të informacionit publik, të cilat varen prej tij. Statusi i këtyre organeve caktohet me ligj.
12. Cakton strukturën administrativo-tokësore të vendit.
13. Vendos krijimin ose prishjen e ministrive dhe të organeve të tjera të njësuara me to.
Neni 17

Kuvendi Popullor përbëhet nga 250 deputetë.
Kuvendi Popullor zgjidhet për një kohë prej katër vjetësh.
Kuvendi Popullor thirret në sesionin e parë jo më vonë se dy muaj nga dita e zgjedhjes.
Zgjedhjet e Kuvendit Popullor bëhen jo më vonë se tre muaj nga dita e mbarimit të mandatit të tij.
Në raste lufte ose gjendjeje të jashtëzakonshme Kuvendi Popullor mund ta zgjatë veprimtarinë e vet përtej afatit të caktuar, derisa të vazhdojë lufta ose gjendja e jashtëzakonshme.
Neni 18

Kuvendi Popullor zgjedh Kryesinë e vet, e cila përbëhet nga kryetari dhe dy zëvendëskryetarët.
Veprimtaria e Kuvendit Popullor dhe e Kryesisë së tij zhvillohen sipas rregullores së miratuar prej tij.
Neni 19

Kuvendi Popullor mblidhet në sesione jo më pak se katër herë në vit.
Sesionet e Kuvendit Popullor thirren me vendim të Kryesisë së tij. Kryesia thërret sesionin e Kuvendit Popullor edhe kur kjo kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Këshilli i Ministrave ose nga një e katërta e deputetëve.
Mbledhjet e Kuvendit Popullor hapen kur është e pranishme shumica e deputetëve.
Mbledhjet e Kuvendit Popullor bëhen të hapura, me përjashtim të rasteve të veçanta kur Kuvendi Popullor vendos ndryshe.
Neni 20

Kuvendi Popullor zgjedh nga gjiri i tij komisione të përhershme dhe të përkohshme.
Kuvendi Popullor në sesionin e tij të parë zgjedh një komision për shqyrtimin e mandatave të deputetëve. Me propozimin e këtij komisioni Kuvendi Popullor vërteton ose anulon mandatat e deputetëve.
Komisionet e përhershme kanë për detyrë të shqyrtojnë projektligjet dhe dekretet normative të Presidentit të Republikës, të ndjekin e të kontrollojnë veprimtarinë e ministrive e të organeve të tjera shtetërore sipas sektorëve përkatës dhe t’i parashtrojnë probleme Kuvendit Popullor ose Këshillit të Ministrave. Komisionet e përkohshme krijohen për çështje të caktuara.
Neni 21

Deputeti i Kuvendit Popullor në veprimtarinë e tij ka për detyrë t’u shërbejë me ndërgjegje popullit dhe atdheut. Të drejtat dhe detyrat e deputetit caktohen me ligj.
Neni 22

Deputeti i Kuvendit Popullor gëzon imunitet.
Deputeti nuk mund të pengohet në ushtrimin e detyrave të tij, si dhe në sigurimin e të dhënave që nuk përbëjnë sekret shtetëror.
Deputeti nuk mund të kontrollohet, të ndalohet, të arrestohet ose të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit Popullor. Deputeti mund të ndalohet pa pëlqimin e Kuvendit Popullor, vetëm në rastet kur kryen një krim të dukshëm e të rëndë.
Deputeti nuk ka përgjegjësi ligjore për veprimet që kryen e qëndrimet që mban gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet ose për votën e dhënë.
Neni 23

Iniciativa ligjvënëse u përket Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, çdo deputeti, si dhe një grupi prej 20 000 shtetasish me të drejtë vote.
Ligjet dhe aktet e tjera të Kuvendit Popullor, përveç atyre kushtetues, quhen të miratuara, kur ka votuar për to shumica e deputetëve të pranishëm, por jo më pak se 1/3 e deputetëve.
Ligjet shpallen jo më vonë se 15 ditë pas miratimit dhe hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit të tyre në Gazetën Zyrtare, duke përjashtuar rastet kur parashikohet ndryshe nga vetë ligjet si dhe rastet e ligjeve organike.
B. Presidenti i Republikës së Shqipërisë
Neni 24

Presidenti i Republikës së Shqipërisë është kryetari i shtetit dhe përfaqëson mbarë unitetin e popullit.
Neni 25

Presidenti i Republikës së Shqipërisë zgjidhet nga Kuvendi Popullor ndërmjet jo më pak se dy kandidatëve për pesë vjet, me votim të fshehtë, dhe me një shumicë prej dy të tretash të votave të të gjithë deputetëve. Në rast se në votimin e parë nuk sigurohet shumica e kërkuar, bëhet një votim i dytë në të cilin Presidenti i Republikës zgjidhet me shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve.
Kandidati për President i propozohet Kuvendit Popullor nga një grup deputetësh prej jo më pak se 30 vetash.
Në rast se për funksionin e Presidentit të Republikës janë më shumë se dy kandidatë, në votimin e dytë kanë të drejtë të paraqiten dy kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të votave në votimin e parë. Quhet i zgjedhur kandidati që fiton shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve.
Neni 26

President i Republikës mund të zgjidhet çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 40 vjeç dhe që plotëson kushtet për t’u zgjedhur deputet.
Presidenti i Republikës pasi zgjidhet nga Kuvendi Popullor, bën betimin para tij.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet jo më vonë se 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të Presidentit të mëparshëm.
I njëjti person nuk mund të zgjidhet President i Republikës më shumë se dy herë radhazi.
Në rast se Presidenti i Republikës zgjidhet nga radhët e deputetëve, ai heq dorë nga mandati i deputetit.
Funksioni i Presidentit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër, veç atyre të parashikuara me këtë ligj.
Neni 27

Presidenti i Republikës shkarkohet ose lirohet përpara mbarimit të mandatit të tij, vetëm kur:
a) ka kryer krimin e tradhtisë ndaj Atdheut ose ka shkelur këtë ligj;
b) gjendja shëndetësore e tij nuk lejon përmbushjen e detyrave;
c) ka dhënë dorëheqjen me vullnetin e tij të lirë.
Neni 28

Presidenti i Republikës ka këto kompetenca kryesore:
1. Siguron respektimin e këtij ligji, të ligjeve të tjera dhe të të drejtave e lirive të shtetasve.
2. Thërret sesionin e parë të legjislaturës së re të Kuvendit Popullor.
3. Cakton datën e zgjedhjeve të Kuvendit Popullor dhe të organeve lokale të pushtetit.
4. Shpall ligjet dhe referendumet e vendosura nga Kuvendi Popullor.
5. Ka të drejtë, brenda 15 ditëve nga miratimi i ligjit prej Kuvendit Popullor, t’ia kthejë këtij për rishqyrtim vetëm një herë.
6. Emëron Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe pranon dorëheqjen e tij.
7. Midis dy sesioneve të Kuvendit Popullor, me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, emëron, shkarkon ose liron anëtarë të veçantë të Qeverisë. Këtë dekret Presidenti i Republikës ia paraqet për miratim Kuvendit Popullor në mbledhjen e tij më të afërt.
8. Emëron dhe shkarkon, me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore.
9. Mund, pasi merr mendimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe të Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, të shpërndajë Kuvendin Popullor përpara mbarimit të afatit të legjislaturës, kur përbërja e tij nuk lejon ushtrimin e funksioneve të vetë Kuvendit dhe e bën të pamundshme qeverisjen e vendit. Në këtë rast, zgjedhjet e Kuvendit Popullor ribëhen jo më vonë se 45 ditë nga dita e shpërndarjes.
Këtë kompetencë Presidenti nuk mund ta ushtrojë në periudhën 6 muajt e fundit të mandatit të tij.
10. Lidh traktate ndërkombëtare, ratifikon dhe denoncon ato që nuk i shqyrton vetë Kuvendi Popullor.
11. Emëron dhe shkarkon përfaqësuesit diplomatikë me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave.
12. Pranon letrat kredenciale dhe letrat e thirrjes së përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të huaja.
13. Miraton kërkesat për dhënien ose lënien e shtetësisë shqiptare.
14. Ushtron të drejtën e faljes.
15. Jep dekorata dhe tituj nderi.
16. Jep të drejtën e strehimit politik.
17. Shpall, kur është e pamundur të mblidhet Kuvendi Popullor, mobilizimin e pjesshëm dhe të përgjithshëm, si edhe gjendjen e jashtëzakonshme. Në këto raste, shpallja i paraqitet për miratim Kuvendit Popullor brenda pesë ditëve.
18. Shpall, kur është e pamundur të mblidhet Kuvendi Popullor, gjendjen e luftës në rast agresioni të armatosur kundër Republikës së Shqipërisë.
19. Nxjerr dekrete me karakter individual dhe vendime; në raste të ngutshme nxjerr edhe dekrete me karakter normativ, të cilat i paraqiten për miratim Kuvendit Popullor në sesionin më të afërt.
Neni 29

Aktet që nxjerr Presidenti i Republikës për ushtrimin e kompetencave të parashikuara në pikat 10, 11 dhe 19 të nenit 28 të këtij ligji, marrin fuqi juridike mbasi kundërfirmohen, sipas rastit, nga Kryetari i Këshillit të Ministrave ose nga ministri përkatës apo nga personat e tyre të njësuar me to.
Neni 30

Kur vendi i Presidentit të Republikës mbetet vakant për çfarëdo arsye, kompetencat e tij i ushtron përkohësisht Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, me përjashtim të atyre të parashikuara në pikat 5, 6, 7, 9 dhe 19-të të nenit 28 të këtij ligji.
Zgjedhja e Presidentit të Republikës bëhet jo më vonë se 15 ditë nga dita kur vendi i Presidentit ka mbetur vakant.
Neni 31

Presidenti i Republikës nuk përgjigjet për aktet e kryera gjatë ushtrimit të funksionit të tij, me përjashtim të rasteve të tradhtisë ndaj atdheut ose të shkeljes të këtij ligji.
Në raste të tilla, çështja e përgjegjësisë mund të shtrohet në Kuvendin Popullor me kërkesën e jo më pak se një të katërtës së deputetëve. Vendimi përkatës merret me votim të fshehtë me një shumicë prej dy të tretash të deputetëve.
Neni 32

Presidenti i Republikës së Shqipërisë është Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes.
Këshilli i Mbrojtjes krijohet për drejtimin, organizimin e mobilizimin e të gjitha forcave dhe të burimeve të vendit për mbrojtjen e Atdheut.
Përbërja e Këshillit të Mbrojtjes caktohet nga Kuvendi Popullor me propozimin e Kryetarit të Këshillit të Mbrojtjes.
KREU III
ORGANET E LARTA TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE
Neni 33

Këshilli i Ministrave është organi më i lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës.
Këshilli i Ministrave emërohet në sesionin e parë të Kuvendit Popullor.
Presidenti i Republikës emëron Kryetarin e Këshillit të Ministrave dhe me propozimin e këtij edhe ministrat.
Përbërja e Qeverisë dhe programi i saj miratohen nga Kuvendi Popullor me shumicë votash, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes.
Në rast se nuk merr votëbesimin, Kryetari i Këshillit të Ministrave i paraqet menjëherë dorëheqjen Presidentit të Republikës, i cili cakton Kryetarin e ri të Këshillit të Ministrave.
Para marrjes së funksioneve, Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministrat i betohen Presidentit të Republikës.
Neni 34

Deputetët kanë të drejtë të paraqesin në çdo kohë një mocion mosbesimi ndaj Këshillit të Ministrave ose anëtarëve të veçantë të tij. Mocioni i mosbesimit duhet të nënshkruhet nga të paktën një e dhjeta e deputetëve dhe nuk mund të shqyrtohet nga Kuvendi Popullor pa kaluar tri ditë nga paraqitja e tij.
Mosmiratimi nga Kuvendi Popullor i një propozimi të paraqitur nga Qeveria nuk sjell si pasojë dorëheqjen e detyrueshme të Qeverisë.
Neni 35

Në përbërjen e Këshillit të Ministrave hyjnë: Kryetari, zëvendëskryetarët, ministrat dhe persona të tjera të përcaktuar me ligj.
Në përbërjen e Këshillit të Ministrave mund të jetë çdo shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Republikën e Shqipërisë dhe që gëzon të drejtën e zgjedhjes.
Anëtari i Këshillit të Ministrave nuk duhet të ketë, përveç mandatit të deputetit, asnjë funksion tjetër shtetëror e profesional dhe as të marrë pjesë në organizma drejtues të organizatave ekonomike e tregtare.
Anëtari i Këshillit të Ministrave mund ta lërë postin e tij vakant edhe kur nuk siguron votëbesimin ose kur jep dorëheqjen.
Këshilli i Ministrave është organ kolegjial. Vendimet merren kur miratohen nga shumica absolute e anëtarëve të tij.
Ministrat përgjigjen kolegjialisht për aktet e Këshillit të Ministrave dhe individualisht për aktet e dikastereve të tyre.
Përbërja, atributet dhe organizimi i Këshillit të Ministrave rregullohen me ligj.
Neni 36

Këshilli i Ministrave ka këto kompetenca kryesore:
1. Drejton veprimtarinë për realizimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të shtetit.
2. Nxjerr vendime, urdhëresa e udhëzime në bazë të Kushtetutës e të ligjeve dhe për zbatimin e tyre; ato nënshkruhen nga Kryetari i Këshillit të Ministrave dhe, kur kanë karakter normativ, botohen në Gazetën Zyrtare, me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara me ligj.
3. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive e të organeve të tjera qendrore të administratës shtetërore.
Koordinon dhe mbikqyr veprimtarinë e organeve lokale të administratës duke siguruar zbatimin e detyrueshëm e të njëjtë të ligjeve e të akteve të Qeverisë.
4. Drejton veprimtarinë për plotësimin e detyrave në fushën e mbrojtjes së vendit, në përputhje me vendimet e Këshillit të Mbrojtjes.
5. Merr masat për sigurimin, ruajtjen dhe forcimin e rendit juridik dhe të të drejtave të shtetasve.
6. Lidh marrëveshje ndërkombëtare, miraton dhe denoncon ato që nuk i nënshtrohen ratifikimit.
7. Harton programet ekonomike e sociale të zhvillimit të vendit dhe treguesit ekonomikë sintetikë, buxhetin e shtetit, ndjek e kontrollon zbatimin e tyre, bashkërendon, disiplinon dhe kontrollon financat e shtetit dhe sistemin monetar e të kreditit.
8. Bën ndarjen ose bashkimin e njësive administrativo-tokësore.
9. Merr masa për të siguruar ruajtjen e mbrojtjen e mjedisit, kushtet e përshtatshme të punës dhe mbrojtjen e zhvillimin e shëndetit të shtetasve.
Neni 37
Këshilli i Ministrave shfuqizon aktet e paligjshme të ministrave dhe të organeve të tjera qendrore të administratës shtetërore.
Neni 38

Kryetari dhe zëvendëskryetarët e Këshillit të Ministrave përbëjnë Kryesinë e Këshillit të Ministrave.
Me vendim të Këshillit të Ministrave, Kryesia mund të ngarkohet për shqyrtimin dhe zgjidhjen e çështjeve të ndryshme që janë në kompetencën e tij.
Kryetari i Këshillit të Ministrave përfaqëson Këshillin e Ministrave, kryeson mbledhjet e tij, drejton veprimtarinë e tij të përgjithshme dhe përgjigjet për të, siguron unitetin e drejtimit politik dhe administrativ të Qeverisë, duke bashkërenduar punët e ministrive dhe të institucioneve të tjera qendrore.
Neni 39

Ministrat dhe personat e tjerë të barazuar me ta, drejtojnë ministritë dhe institucionet qendrore në degë të caktuara veprimtarie.
Ministrat përgjigjen për veprimtarinë e ministrive përkatëse.
Ministrat, për çështjet që janë në kompetencën e tyre, nxjerrin urdhra, rregullore e udhëzime në bazë të ligjeve dhe të urdhëresave e të vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe për zbatimin e tyre. Aktet e ministrave me karakter normativ botohen në Gazetën Zyrtare, me përjashtim të rasteve të veçanta të parashikuara me ligj.
Neni 40

Ministrat shfuqizojnë urdhrat e udhëzimet e paligjshme të organeve, të ndërmarrjeve e të institucioneve që varen prej tyre.
Neni 41

Anëtarët e Këshillit të Ministrave përgjigjen penalisht për shkeljen e këtij ligji si dhe të ligjeve të tjera në lidhje me ushtrimin e funksioneve të tyre. Ndjekja penale bëhet me miratim të Kuvendit Popullor.
KREU IV
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 42

Krijimi, organizimi dhe veprimtaria e organeve lokale të pushtetit, të administratës, të gjykatës dhe të prokurorisë bëhen sipas rregullave të caktuara me dispozitat ligjore ekzistuese, me përjashtim të atyre që vijnë në kundërshtim me këtë ligj.
Hetuesia varet administrativisht nga ministri i Drejtësisë.
Neni 43

Projektet për ndryshimet në këtë ligj mund të paraqiten prej Presidentit të Republikës së Shqipërisë, prej Këshillit të Ministrave ose prej një të katërtës së deputetëve.
Miratimi i ndryshimeve bëhet nga Kuvendi Popullor me një shumicë prej dy të tretash të të gjithë deputetëve.
Neni 44

Dispozitat e këtij ligji veprojnë deri në miratimin e Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, projekti i së cilës do të hartohet nga Komisioni i Posaçëm i ngarkuar nga Kuvendi Popullor.
Përbërja e komisionit dhe afati i paraqitjes së projektit të Kushtetutës caktohen me vendim të veçantë të Kuvendit Popullor.
Neni 45

Kushtetuta e RPSSH, e miratuar më 28.12.1976, si dhe ndryshimet e mëvonshme të saj, shfuqizohen.
Neni 46

Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
PËR KUVENDIN POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË



KRYETARI I KRYESISË

Kastriot Islami


ZV/KRYETARI I KRYESISË

ZV/KRYETARI I KRYESISË

Lush Përpali

Aleksandër Meksi
[/color][/quoteem]
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË 1998

#8

Post by Phoenix »

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SE SHQIPËRISË

Aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 21 tetor 1998

Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”