elikranon wrote:
Zeus
kam lexuar librin e F. Lyman "Ali pasha sic e kam njohur". Aty pershkruan viziten e tij ne Janine. Pershkruan Greket, Turqit, Shqiptaret. Pershkrimi i tij per shqiptaret nuk eshte nga ato pershkrime qe ju pelqejne..
Po ti mos u druaj or djale, sille pershkrimin pastaj le te na behet ne zemra cope.
Po nejse, pse ta solla kete shembull. Aty flet dhe per gjuhen e shqiptareve qe nuk eshte e shkruar dhe nuk kane qofte edhe nje alfabet.
Me te vertete? Kjo gjuha e shkruar ketu nuk na qenka shqip?
Pastaj alfabeti poshte tij me forma shume arkaike, a nuk eshte perdorur per te shkruar shqipen. Ndoshta F. Lyman duhet te shfletonte pak me shume.
Dhe thote pikerisht "shqiptaret te tkurrur midis dy kombeve te medhenj, Greket e Turqit....". Dmth ajo qe shkruan ti "dimensioni i tyre etnik(i grekeve) ishte shume minor para atij te shqiptareve" eshte nje fjale ere.
A mjafton subjektiviteti i nje autori te vetem dhe interpretimi yt tendencioz dhe djallezoro-naiv per te fshehur ate te vertete te madhe, qe une te pasqyrova me siper? Them se jo, silli citimet nga F. Lyman dhe diskutojme, per cdo citim te tij qe pohohet se Greket ishin etni sic jane sot , une do te gjej dy te tjera qe provojne te kunderten.
Te pika tjeter: Na flet per ca greqishtfoles te cilet megjithese njerez te nje klase te larte shoqerore cuditerisht sipas teje nuk i takonin asnje kombi ose nuk e dinin cilit komb i takonin. Dmth na i paraqet si "αδεσποτα σκυλια" (qen rrugesh).
Asnjehere une nuk thashe qe ata ishin qen rrugesh(υδως κίων- ne ""greqishten" e vjeter ), por thashe ata qe meqenese ne ate kohe, ata ishin vetem nje komunitet fetar dhe nje rrjet nepenesish dhe tregetaresh, dhe meqe kombet nuk ishin te grumbulluar ne njesi shteterore, te ashtequajturit "greke" bartnin vetem nje emertim konvencional.
Dhe keta "qen rrugesh" i con dhe sa me larg te pjesa aziatike, megjithese po te besh nje investigim te vogel do mesosh qe Janina p.sh. ishte qyteti i shkollave greke, bile dhe kur u be shtet Greqia vazhdonte te ishte qyteti i shkronjave greke, duke lene pas qytetet e shtetit grek. Dhe cuditerisht te keto shkolla greke u arsimuan pothuajse tere Rilindasit shqiptar (vellezerit Frasheri, akoma dhe Gjergj Fishta), aty morren ate bagazh te nevojshem per te bere cfare bene me vone. Dhe duke vazhduar arsyetimin tim, keta "qen rrugesh" megjithese nuk kishin ndergjegje kombetare sipas teje, ishin te paret qe bene shtet-komb, duke lene pas shqiptaret qe ishin me lart sipas teje nga dimensioni etnik, por edhe kombet e tjere ballkanik
Janina, ishte nje qytet ku jane grumbulluar vale te ndryshme "grekesh", te ardhur prej Bizantit ne periudha te ndryshme.Popullsia e qyteteteve te Mesjetes nuk perfaqsone karrakterin real etnik te nje vendi, sepse ajo eshte nje amalgame etnish dhe kolonesh te perkohshem, kryesisht prej sundimtareve multinacionale. Karrakterin etnik te nje vendi, e perfaqson popullsia rurale, qe per rastin e Greqise qe mori kete emer prej asaj te vjetres, ishte e populluar plotesisht prej shqiptareve, ne krahinat historike qe e ben ate te famshme. Greket mungonin teresisht ne to, duke u shfaqur vetem ne qytete.