"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Salih Zyba, aktivist i Vetevendosjes, i lenduar pas nderhyrjes se fundit te dhunshme te policise:
Aktivistet e tjere te lenduar:
KMDLNJ konstaton se gjatë intervenimit është përdorur sasi e madhe e gazit lotsjellës që dëshmon se edhe pas 2 orë e 30 minuta pas intervenimit në selinë e Lëvizjes “Vetëvendosje” kishte kundërmim të rëndë të gazit lotsjellës. Po ashtu bëhet e ditur se dyert ishin të demoluara ashtu edhe dritaret dhe orenditë brenda selisë.
Gjatë këtij intervenimi policia ka përdorur dhunë fizike me ç’rast – siç thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së, janë lënduar rëndë: Salih Zyba, Frashër Krasniqi, Nderim Matoshi, Florian Molliqaj dhe Faton Zeka.
Albin Kurti, siç theksohet në komunikatë, e ka të çarë ballin pasi policia e ka përplasur për dritare. Të arrestuarit, gjithnjë sipas KMDLNJ-së, janë rrahur edhe në vetura të policisë, si dhe në sallën e Qendrës për Ndalim.
Monitorues të KMDLNJ-së në sallë kanë vërejtur fasha me gjak shiringa dhe njolla të gjakut, që – siç thuhet më tej në komunikatë - është dëshmi se të arrestuarit e kanë pësuar nga dhuna e policisë.
Madje, siç thuhet më tej, gjatë intervistimit të dy aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje” një polic i Njësive Speciale i është kërcënuar Florian Molliqaj se përsëri do ta rrah. Këtë e ka bërë në prani të KMDLNJ-së, mirëpo në kërkesën e KMDLNJ-së nuk ka dashur të identifikohet, ndërsa theksohet se nuk pa pasur shenjë identifikimi.
“Pas monitorimit të Qendrës për Ndalim, Repartit për Emergjencë, selisë së Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, bisedës me zyrtarë të policisë dhe me aktivistë të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ nuk mund të kontestohet fakti se intervenimi i Policisë ka qenë shumë i dhunshëm dhe KMDLNJ këtë intervenim e konsideron si intervenimin më të dhunshëm kundër aktivistëve të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.
KMDLNJ kërkon që të zhvillohen hetimet dhe përgjegjësit për këtë dhunë të mos mbesin të pandëshkuar. KMDLNJ do të kërkojë raport të ekspertit mjekoligjor për lëndimet e shkaktuara ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe nëse ka lëndime të tilla edhe për policët e lënduar, thuhet në komunikatë
Telegrafi.com
Last edited by qiellikaltër on Sun Jun 13, 2010 5:34 pm, edited 1 time in total.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Eh shqiptar...shqiptar...Jemi kthyer vegla ne duar te te huajit,vrasim,presim,kercenojme e dhunojme njeri-tjetrin.Deri kur do vazhdoje kjo kasapane mes nesh?
Albin Kurti shpallet fajtor dhe dënohet me 9 muaj burg!
Nuk e kuptoj si vjen gjykata ne kete vendim kaq te menjehereshem, me kujton gjyqet me dyer te mbyllura te komunizmit. Turp te kene keta langaraqet qe qeverisin! Me sa di une edhe Thacin e burgosi atehere Berisha me gjithe Adem Jashrain. Tani po kthehen po bejne te njeten gje. Siduket kur i hyp kalit persembrapthi te gjitheve u iken truri!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Prishtinë, lirohet lideri i lëvizjes "Vetëvendosja"
PRISHTINE- Lirohet Albin Kurti, ndersa ka marrë fund procesi kundër tij. Gjykata e EULEX sapo ka njoftuar vendimin kundër kreut të lëvizjes “Vetevendosja” Albin Kurti.
Siç njoftojnë mediat kosovare, pas seancës maratonë prej 10 orësh, Albin Kurti është dënuar me 9 muaj heqje lirie, pasi u shpall fajtor vetëm për njerën prej akuzave nga tre që ishin paraqitur në fillim.
Por, meqënëse Kurti ka qëndruar në paraburgim për 11 muaj, dënimi prej 9 muajsh konvertohet në llogari të periudhës së paraburgimit.
Kjo do të thotë se Kurti do të lirohet dhe me këtë vendim merr fund procesi i stërzgjatur ndaj tij.
Procesi nisi sot në orën 10 paradite, për të përfunduar rreth orës 18.00. Kurti u gjykua pa praninë e avokatit të tij mbrojtës ndërsa ndryshe nga seancat e tjera, kur nuk i është mundësuar të lexojë fjalimin tij, në seancën e sotme, trupi gjykues i lejoi të flasë.
Seanca në ngarkim të Kurtit u zhvillua sot në Prishtinë ndërsa ishte parashikuar të mbahej me 21 qershor.
Një ditë më parë drejtues të "Vetëvendosjes" patën paralajmëruar demonstratë në ditën e gjykimit të Albin Kurtit, por me lajmërimin e trupit gjykues për zhvillimin e procesit gjatë ditës së sotme duket se edhe planet e "Vetëvendosja" ndryshuan.
Kreu i lëvizjes “Vetëvendosja” Albin Kurti u arrestua me dhunë paraditen e 12 qershorit në zyrat e lëvizjes.
(e.n/BalkanWeb)
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
kerkohet nje strategji e paster kombetare ne kete drejtim.
Policia edhe shteti nuk kishin asnje arsye te nderhynin kaq dhunshem mbi Albin Kurtin
Roli i tije eshte nje role i domosdoshem edhe sigurisht qe eshte rruga se si munde ti pergjigjet sote kushe fanatizmit serbe.Ky ze duhet te ekzistoj ne arenen kombetare shqiptare si nje ze qe shpreh deshiren e popullit per vetevendosje,ndersa nga ana tjeter politika duhet ti lozin me me force veglat e saja politike ne arenen nderkombetare per "deshiren e popullit shqiptar"....te fituarit nga ky debat jane shqiptaret edhe vetem shqiptaret.
Mendoj se eshte me vlera te lexohet fjalimi i sotem i A.Kurtit i mbajtur para gjykates se padrejte te Euleksit:
Arsyet për mosparaqitje
Unë nuk u paraqita në seancën e parë gjyqësore sepse unë nuk e njoh EULEX-in, dhe ngaqë ky rast është i motivuar politikisht. Rifillimi i rastit vetëm konfirmon që EULEX-i është pushtet jodemokratik dhe se ky është një trup gjyqësor i padrejtë. Unë do të pranoja ftesën prej një gjykate të përbërë prej vendasve të mi në një Kosovë të lirë nga sundimi ndërkombëtar, të qeverisur nga populli bazuar në parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, por unë do ta kufizoj komunikimin tim me këtë gjykatë të EULEX-it vetëm deri në masën që e mendoj të nevojshme për të përfaqësuar Lëvizjen VETËVENDOSJE!. EULEX-i nuk ka drejtë të ngrejë padi kundër meje ose të më gjykojë, a as të sundojë mbi Kosovën: ju nuk e njihni pavarësinë tonë dhe ju keni imunitet nga ligjet që ju aplikoni mbi ne. Unë dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojmë të mos ju njohim, dhe në mënyrë jo të dhunshme të kundërshtojmë sundimin e imponuar ndërkombëtar në Kosovë, duke përfshirë edhe EULEX-in dhe instrumentet e tij, si kjo gjykatë. Sistemi gjyqësor që kjo gjykatë përfaqëson nuk ka pavarësi, llogaridhënie dhe transparencë. Parim themelor i sovranitetit është që vullneti i popullit i jep ligjit legjitimitetin: fuqitë e EULEX-it, dhe kompetencat e kësaj gjykate, janë të padrejta, arbitrare dhe të paligjshme.
Mua nuk mund të më ofrohet një gjykim i drejtë brenda këtij sistemi. Veprimtaria ime është në kundërshti të drejtpërdrejtë me interesat e EULEX-it për të siguruar pushtetin e vet. EULEX-i nuk është një mision teknik ose administrativ, por një aktor politik me qëllime politike, dhe me interesa të qarta në këtë rast. EULEX-i dëshiron të mbytë mospajtimin kundër pranisë së tij në Kosovë. Fokusi kryesor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është kundërshtimi i UNMIK-ut, ZCN-së e i pushtetit jodemokratik, të papërgjegjshëm dhe të padrejtë të EULEX-it, dhe kërkimi i vetëvendosjes. Ne nuk jemi kundër një pranie ndërkombëtare në Kosovë që do të na ofronte këshilla dhe ndihmë – por ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar. EULEX-i shpenzon më shumë se një milion euro çdo ditë, por këto para nuk shkojnë në zhvillimin e Kosovës, për të përmirësuar shëndetin tonë a sistemet tona të arsimit, infrastrukturën ose në ndërtimin e një sistemi gjyqësor të drejtë. Këto para përfundojnë në xhepat e vetë zyrtarëve të EULEX-it, për të na kontrolluar me polici, për të siguruar stabilitetin, çka për Kosovën do të thotë vetëm ngecje dhe padrejtësi të vazhdueshme. Shuma e vogël e parave të EULEX-it që përfundon te populli ynë u sjell përfitime vetëm atyre që janë tashmë të privilegjuar, si pronarëve të restoranteve dhe klasës sonë të mesme të lartë të arsimuar që flet anglisht, të cilët EULEX-i i ka përfituar me paga që nuk u lejojnë atyre të punojnë në mënyrë të pavarur në dobi të Kosovës. Populli i Kosovës ka jetuar tepër gjatë nën shtypje dhe nën sundim të huaj. Ne duam liri, jo shtypje më të sofistikuar. Ne duam drejtësi dhe vetëvendosje, e jo një tjetër pushtet që shtyp të drejtat tona. Akuzat kundër meje kanë të bëjnë me një demonstratë jo të dhunshme për vetëvendosje dhe për t’i dhënë fund sundimit ndërkombëtar. Demonstratat nuk janë të gabuara. Demonstratat janë një e drejtë. Kur nuk ka demokraci, demonstratat janë demokracia e vetme. Kur ka demokraci, demonstratat janë shenjë e vitalitetit të asaj demokracie. Janë demonstratat ato që tregojnë kur sistemi është shumë i ngushtë për vullnetin e popullit. Përveç kësaj, kur demokracia përfaqësuese dështon ose pamundësohet, atëherë demokracia direkte nuk është vetëm një e drejtë, por një detyrë.
Vërejtjet ndaj panelit
Unë jam kundër këtij trupi gjyqësor, sepse duke e marrë përsipër këtë rast secili prej jush keni treguar miratimin tuaj dhe bashkëpjesëmarrjen tuaj në shkeljet e mëparshme etike dhe të të drejtave të njeriut në rastin kundër meje. Duke e rifilluar këtë rast ju e mbështetni padinë politike kundër meje që është absurde nga ana ligjore, dhe synimet politike të këtij procesi. Ju tregoni sheshit se EULEX-i ka qëllim të njëjtë për rastin si UNMIK-u: mbytjen e zërave kundërshtues, kriminalizimin e rezistencës politike paqësore dhe izolimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, opozitën e vetme, jo të dhunshme ndaj EULEX-it në Kosovë. EULEX-it nuk është duke kryesuar rastin në mënyrë neutrale ose të pavarur, por është i njëanshëm, me paragjykime dhe me konflikt të qartë interesash. Një moment kur EULEX-i i ka bërë pikëpamjet e veta të qarta për Lëvizjen VETËVENDOSJE! ishte gjatë vjeshtës, kur kishte tentuar të penalizonte aktet tona të mosbindjes civile dhe kur, sipas raportimeve, ishte përpjekur të shpallte Lëvizjen VETËVENDOSJE! si organizatë të paligjshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! është një organizatë politike jo e dhunshme dhe vullnetare, por EULEX-i, ZCN, ose UNMIK-u nuk na konsiderojnë pjesë të shoqërisë civile, a si shoqatë politike. Në sytë tuaj ne ndodhemi brenda kategorisë së sigurisë, e cila ka të bëjë me pushtetin tuaj dhe me ata që mund ta sfidojnë rendin ekzistues. Kosova nuk ka pasur asnjë referendum për EULEX-in a ZCN-në, ashtu si nuk kemi pasur referendum për privatizimin neoliberal a për decentralizimin në baza etnike. Me këtë rast EULEX-i dhe UNMIK-u duan ta bindin popullin se nuk ka alternativa ndaj realitetit ekzistues. Se populli, e jo sistemi, duhet të ndryshojë që të përmirësohet gjendja. Por sistemet dhe regjimet ndërrohen, vijnë dhe shkojnë, shfaqen dhe zhduken. Populli mbetet. Populli do të thotë rezistencë.
Më 10 shkurt Lëvizja VETËVENDOSJE! demonstroi kundër Planit të Ahtisaarit, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën dhe për vetëvendosje. Zbatimi i Planit të Ahtisaarit do të çojë në ndarjen e brendshme të Kosovës, duke qenë se një prej komponentëve bazë të planit është një decentralizim që u mundëson komunave serbe të Kosovës të kenë autonomi të madhe, lidhje të fuqishme horizontale dhe marrëdhënie të drejtpërdrejta me Serbinë. Kjo do të pengojë bashkëpunimin me Prishtinën dhe do t’i shkëputë këto komuna nga pjesa tjetër e Kosovës. Plani i Ahtisarit do t’i bëjë realitet synimet ekspansioniste të Serbisë duke i legjitimuar strukturat paralele kriminale të Serbisë në Kosovë dhe do të çojë në krijimin e kufijve të rinj në vija etnike. Por njësitë monoetnike që Serbia synon t’i krijojë janë të pamundshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! beson se Plani i Ahtisarit do të çojë në luftë, dhe konsiderojmë se është përgjegjësi jona për ta parandaluar këtë. Më 10 shkurt ne demonstruam në mënyrë paqësore kundër planit të Ahtisarit si materializim i procesit që e shtyn Kosovën drejt një lufte të re. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kategorikisht kundër negociatave, as kategorikisht kundër decentralizimit, dhe as kategorikisht kundër çdo pranie ndërkombëtare. Por ne jemi fuqimisht kundër negociatave me Serbinë për vendin tonë. Ne jemi kundër decentralizimit në bazë etnike, dhe decentralizimit para sovranitetit, sepse kjo do ta bënte të pamundur sovranitetin dhe unitetin territorial të Kosovës. Ne jemi kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, edhe pse ne besojmë se Kosova mund të përfitojë nga ndihma dhe këshillat ndërkombëtare. Plani i Ahtisaarit, edhe dy vjet pas Shpalljes së Pavarësisë, na ka lënë pa ushtri dhe pa Trashëgiminë Kulturore Ortodokse, e cila i është dhuruar Serbisë. Duke na e shpërfillur të kaluarën dhe duke na lënë të pafuqishëm në të tashmen Plani i Ahtisarit na privon nga ardhmëria. Të demonstrosh do të thotë të shfaqesh. UNMIK-u ka dashur të fshehë popullin pasi kishte mohuar vullnetin e tij. Ndërsa EULEX-i vazhdon të njëjtin avaz.
Më 10 shkurt ne demonstruam, gjithashtu, kundër sundimit ndërkombëtar mbi Kosovën, i cili sot përbëhet nga UNMIK-u, ZCN-ja dhe EULEX-i. Zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë nuk përballen me pasojat e vendimeve ose veprimeve të tyre. Ata nuk kanë asnjë përgjegjësi ndaj popullsisë vendase, shpeshherë nuk kanë as kontakt me të. Pas dhjetë vjetësh të sundimit ndërkombëtar Kosova vuan nga moszhvillimi i madh, dhe mungesa e lirisë. Njerëzit nuk kanë liri për të vendosur për veten e tyre dhe të ardhmen e tyre, s’kanë liri për t’u zhvilluar. Kjo liri ka një emër: vetëvendosje. Vetëvendosja është liri kolektive, dhe thelbësore për lirinë individuale. Vetëvendosja është zhdëmtim themelor për shekuj të padrejtësisë dhe bazë kryesore e dezintegrimit të vazhdueshëm të Jugosllavisë. Vetëvendosja do të thotë restaurim i dinjitetit dhe kompensim moral për humbjet dhe vuajtjet e së kaluarës; ajo do të thotë realizim i vullnetit politik për popullin e Kosovës; ajo do të thotë fund për ndërhyrjet keqdashëse të Serbisë; ajo do të thotë mundësi për përparim. Duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, vetëvendosja do të mundësojë integrimin e njerëzve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe religjionin. Sunduesit ndërkombëtarë të Kosovës deri më tani e kanë penguar një integrim të tillë. EULEX-i, UNMIK-u dhe ZCN-ja janë të interesuar për ruajtjen e dallimeve ndërmjet popujve karshi unitetit të tyre: multietnicitetin - shumë etni të izoluara nga njëri-tjetri përmes tolerancës, dhe jo të bashkuar nëpërmjet solidaritetit - karshi unitetit të misionit të tyre për stabilitet. Që nga viti 1999 qasja e tyre ka qenë fund e krye etnike: Në vend që t’i shihni njerëzit në Kosovë si qenie njerëzore, qytetarë, punonjës, ose studentë, ju gjithmonë na shihni si shqiptarë, serbë, romë, turq dhe si grupe të tjera etnike. Sundimtarët ndërkombëtarë të Kosovës gjithmonë fillojnë me dallimet tona, me atë që na ndan, dhe jo me atë që është e përbashkët, me atë që është universale – me dëshirën tonë për liri, dinjitet, paqe, punë, arsim cilësor, mbrojtje shëndetësore, siguri shoqërore.
Ky rast është inicuar nga UNMIK-u për t'i ikur përgjegjësisë për krimet e veta, dhe ky panel e mbështet këtë objektiv duke e rifilluar rastin bazuar në padinë politike të UNMIK-ut. Më 10 shkurt 2007 policia e UNMIK-ut shtypi me dhunë të drejtën tonë për tubim paqësor dhe mospajtim duke e vendosur një kordon të paligjshëm në mes të itinerarit të paralajmëruar të demonstratës, dhe duke e sulmuar demonstratën me gaz lotsjellës dhe plumba vdekjeprurës që vranë dy protestues paqësorë, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, dhe plagosën mbi 80 të tjerë. UNMIK-u dhe EULEX-i tani duan ta paraqitin brutalitetin e policisë ndërkombëtare si reagim ndaj veprimeve tona, dhe të shmangin përgjegjësinë penale. Derisa unë jam i vetmi që ndiqem penalisht, dhe që portretizohem si burim i dhunës, as UNMIK-u e as EULEX-i nuk kanë ndërmarrë masa për të ndjekur penalisht njësinë rumune të policisë që ishte përgjegjëse për vrasjet atë ditë. Edhe para rifillimit të këtij rasti kundër meje, EULEX-i ka bashkëpunuar me UNMIK-un në sabotimin e drejtësisë për 10 shkurtin: në pranverë të 2009-ës EULEX-i ndihmoi në eliminimin e mjetit të vetëm juridik në dispozicion të familjeve të të vrarëve dhe të plagosurve rëndë më 10 shkurt duke deklaruar se nuk mund të garantojë siguri për dëgjimin publik në rastin te Paneli Këshillues për të Drejtat e Njeriut. Serbia është sillur në të njëjtën mënyrë ndaj demonstratave: pjesëmarrësit i arrestonte dhe i dënonte, ndërsa policët që i vrisnin të pafajshmit liheshin të paprekur.
Unë e kundërshtoj këtë panel, gjithashtu, sepse duke e rifilluar këtë rast ju keni shpërfillur njëmbëdhjetë muajt e mi të kaluar në paraburgim për këtë rast politik; ju keni shpërfillur shpjegimin tim të mëparshëm pse kjo padi është ligjërisht absurde dhe politike, dhe keni shpërfillur dëshminë e dëshmitarit kryesor të akuzës që kishte konfirmuar se demonstrata më 10 shkurt ka qenë e qetë dhe se unë nuk e kam inkurajuar dhunën. Në vend që ta merrni këtë në konsideratë, që paralelisht me të gjitha shkeljet në rast do të kishte qenë më shumë se e mjaftueshme për ta mbyllur atë, ju e keni rifilluar sikur nuk ka ndodhur asgjë. Sikur ta kishit hasur këtë rast në vendet tuaja ju do të kishit qenë të indinjuar me mungesën e drejtësisë. Rifillimi i tij këtu tregon se ju nuk mendoni se Kosova meriton drejtësi. Veprimtaria ime ka për synim drejtësinë, barazinë dhe vetëvendosjen. Duke e rifilluar këtë rast EULEX-i e demaskon përbuzjen e tij për parimet e objektivitetit, të drejtave dhe dinjitetit, në kundërshtim me atë çfarë BE-ja pohon se përfaqëson. Me rifillimin dhe ndjekjen e këtij rasti politik EULEX-i është duke e penguar drejtësinë.
Albin Kurti
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
pikerisht qielli..albin kurti eshte i domosdoshem per tu lozur politika ashtu sikurse duhet te lozet.
mjafton qe politika kosovare te dije ta shfrytezoj kete ze.....rruga tjeter eshte tju japim nje raste serbeve edhe rusve te fillojn nje lufte te re me shqiptaret.
Një ditë pasi u lirua por si fajtor, Albin Kurti e rrëfen gjyqin si një farsë.
Ai e quan të pashembullt dhunën që u ushtrua mbi atë gjatë arrestimit duke akuzuar se për ta arrestuar u dërguan forca speciale për të mos e kursyer dhunën. Drejtuesi i lëvizjes Vetvendosje flet për të ardhmen politike.
“Verdikti i djeshëm ishte i padrejtë”, thotë fillimisht Kurti në lidhje me vendimin e gjykatës në dëm të tij. Më tej ai rrëfen momentet e dhunës: “Ne po kremtonim 5 vjetorin e lëvizjs tonë dhe prita që të më arrestonin kur të dilja nga zyra. E dija se gjasat që të shpëtoja kësaj radhe ishin të vogla. Këtu bëhej fjalë për policë të përzgjedhur sepse e kanë ditur se nuk do hezitonin me dhunën kundër nesh. Unë jam rrahur në selinë e Vetvendosjes ku kanë hyrë në zyrë 7-8 policë që më goditën me shkelma dhe më kapën për koke duke më shtyrë nga dritarja”.
Në vijim të intervistës për Top Channel, Kurti shtoi se nuk është ende i sigurt për impaktin që do ketë ky moment në cështjen e ligjit të zgjedhjeve. “Unë nuk e kam parë ende ligjin e zgjedhjeve por do shikojme të gjitha modalitetet e mundshme ta kalojmë këtë pengesë”, theksoi Kurti.
Kreu i Vetvendosje ka theksuar gjithashtu se mjeteve për luftimin e planit Ahtisari do t’i bashkangjiten edhe mjetet institucionale. “Plani Ahtisari po bëhët përherë e më i keq. Duam t’i ndryshojmë karakterin shtetit. Duhet të negociojmë me Shqipërinë për t’iu bashkuar asaj dhe jo me Serbinë për të ndarë shtetin”, përfundoi Kurti.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Unitet (PDU), së bashku me shumë bashkëpunëtorë të tyre vizituan sot Lëvizjen VETËVENDOSJE! në selinë e saj qendrore në Prishtinë.
Në një takim të përzemërt dhe vëllazëror u diskutua për hallet e shqiptarëve gjithandej kufijve të imponuar që dhunshëm i ndajnë ata si dhe për format e bashkëpunimit në të ardhmen. Ky është takimi i dytë që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, Albin Kurti dhe Liburn Aliu, patën me Shpëtim Idrizin, kryetarin e PDU-së.
Shpëtim Idrizi tregoi për pikëpamjet dhe aktivitetet e PDU-së, për qëndrimet e saj se çështja çame është çështje jo vetëm e të drejtëve të njeriut, e të drejtave mbi pronat, dhe e lirisë së lëvizjes por edhe e gjenocidit të kryer ndaj një popullsie autoktone. Idrizi shtoi që kjo parti nuk kufizohet vetëm rreth çështjes së çamëve dhe Çamërisë por të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë. Së bashku me Dashamir Tahirin ai shprehu admirimin për punën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe tha që mund të konsiderojmë se ata të dy do të jenë edhe zëri i VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Shqipërisë.
Albin Kurti dhe Liburn Aliu vlerësuan lart punën e PDU-së dhe shoqatave të ndryshme në Shqipëri që kanë bërë për vetëdijësimin dhe emancipimin e shqiptarëve për çështjen e çamëve në këto vitet e fundit.
PDU dhe VETËVENDOSJE! konstatuan që duhet të bashkëpunojmë si subjekte që të bashkohemi si komb. Vullneti i qytetarëve shqiptarë dhe interesi i tyre ekonomik e i sigurisë gjithsesi është për bashkim.
Komiteti për Politikë
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Prishtinë, 17 qershor 2010
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Me ne fund, nje force politike shqiptare del dhe flet hapur per projekte mbarekombetare dhe per bashkimin ne nje shtet te vetem te shqiptareve.
"Lideri i lëvizjes “Vetëvendosja”, Albin Kurti në një intervistë për radion “Evropa e Lirë” pohon se “sovraniteti nënkupton të drejtën e Kosovës për kontrollin e resurseve natyrore dhe të kapaciteteve ekonomike, nënkupton të drejtën e Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë, nënkupton të drejtën e Kosovës për ushtri, nënkupton mospasjen e strukturave paralele të Serbisë dhe integritetin territorial”.
Albin Kurti flet edhe për ambiciet e tij politike duke deklaruar se “vendosëm të marrim pjesë në zgjedhje, meqenëse është urgjente që gjatë këtyre dy viteve pavarësisë t'ia shtojmë sovranitetin”, ndërsa shprehu bindjen se nuk do të ketë pengesa të cilat do të jenë vendimtare dhe të cilat do t’ua pamundësojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje .
Sipas tij, qytetarët kanë nevojë për një tjetër lloj shteti të Kosovës, për shtet të Kosovës, që është në shërbim të qytetarëve. Duke folur për veriun e vendit dhe duke theksuar masat që duhet ndërmarrë, Kurti tha se është problem i trefishtë: politik, i sigurisë dhe ekonomik.
(m.a/BalkanWeb)"
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Aksioni kundër statutit të ri komunal që e ndan Gjilanin
Sot aktivistët e VETËVENDOSJE!-s bllokuan me trupat e tyre hyrjet e Kuvendit komunal të Gjilanit. Bllokimi u bë për ta penguar miratimin e statutit të ri komunal i cili e legalizon ndarjen e Gjilanit. Sipas këtij statuti rreth 30% e territorit të Gjilanit u jepet komunave të reja serbe të krijuara sipas Planit të Ahtisaarit. Sot deputetët e këtij Kuvendi pritej që në orën 12:00 ta mbanin mbledhjen për miratimin e këtij dokumenti të ri antishqiptar. Ndarja e Gjilanit dhe zvogëlimi i komunës po bëhet nga një grusht njerëzish të shitur dhe pa u pyetur populli i kësaj komune.
Kur erdhën deputetët komunalë në orën 12:00 e gjetën objektin e komunës të bllokuar nga aktivistët e VETËVENDOSJE!-s. Por së shpejti erdhi njësia e zagarëve të politikës – njësia speciale e policisë, të cilët nëpërmjet disa ndërhyrjeve të dhunshme ua hapën rrugën deputetëve dhe Qemajl Mustafës, shumë prej të cilëve zgërdhiheshin deri sa policia speciale kryente dhunën e porositur politikisht.
Policia arrestoi disa aktivistë të VETËVENDOSJE!-s. Ne deri tash kemi siguruar emrat e 15 prej tyre, por të arrestuar ka më shumë. Ata janë: Liburn Aliu, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Arianit Sadiku, Luan Aliu, Dardan Prebreza, Arsim Maqastena, Albion Rexhepi, Avni Selimi, Fatmir Haziri, Gurec Jashari, Minator Hajrullahu, Arben Ibrahimi, Bislim Lakna, dhe Zenun Selimi. Kurse policia po e vazhdon arrestimin e aktivistëve edhe në këto momente siç iu ndodhi Luan Aliut e Erzen Vraniqit.
Kuvendi Komunal sot e ka votuar vetëm nismën për ndryshimin e statutit të Gjilanit, e jo siç ishte planifikuar, ndryshimin e statutit dhe të kufijve komunal. Ndërkohë që mbledhja që ishte paraparë të mbahej më 10 shtator është shtyrë për afat të pacaktuar. Kjo është edhe një dëshmi se rezistenca e aktivizimi qytetar gjithnjë sjell rezultate.
VETËVENDOSJE!-a kërkon nga deputetët e Kuvendit Komunal të Gjilanit që të mos e pranojnë ndarjen e Gjilanit, dhe që me vendimet e tyre të mos i shërbejnë interesave territoriale dhe ekspansioniste të Serbisë. Po ashtu nga policët e Kosovës kërkojmë që të mos bëhen vegël e politikës antishqiptare, por t’i mbrojnë interesa e tyre komunale, shtetërore dhe kombëtare.
Lëvizja VETËVENDOSJE!
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman
Zyrtarë nga Policia Rajonale e Gjilanit, kanë bërë të ditur se aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, të arrestuar pas protestës të së premtes, me rastin e bllokimit të hyrjes së Kuvendit Komunal të Gjilanit, janë liruar.
Ata janë intervistuar dhe më pas prokurori komunal kishte urdhëruar që rasti të procedohet në Gjykatën Komunale në procedurë të rregull, ndërsa të dyshimtit të lirohen.
Siç ka raportuar më heret Portali Koha.Net, duke u mbështetur në burime policore, pas acarimit të situatës para hyrjes së Asamblesë Komunale në
Gjilan, Policia e Gjilanit ka ndërhyrë për të zhbllokuar hyrjen, para së cilës po prisnin kryetari i Komunës dhe kryesuesi komunal, Qemajl Mustafa e Izmi Zeka dhe këshilltarët komunal, me ç`rast ka arrestuar disa aktivistë të "Vetëvendosjes".
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se policia ka arrestuar 21 persona, të cilët tashmë janë liruar. Hashani ka thënë se janë lënduar 2 policë dhe një aktivistë i „Vetëvendosjes“.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Decentralizimi për serbët në Kosovë i mirëmban negociatat e Kosovës me Serbinë përmes së cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda të njëjtit kuadër ku riprodhohen ndërsjelltazi. Prandaj që të dyja këto e mbijetuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Më 29 prill të vitit 2004, Kuvendi i Republikës së Serbisë e kishte pranuar planin e Qeverisë së Serbisë për zgjidhjen politike të situatës në Kosovë. Ky plan parashihte regjionalizimin e Kosovës dhe organizimin e autonomisë territoriale për serbët. Policia, mbrojtja civile, gjyqësia, arsimi, shëndetësia dhe politika sociale, kultura dhe mediat, privatizimi dhe marrëdhëniet juridike pronësore për patundshmëritë, regjistrat publikë dhe rregullimi i procesit zgjedhor, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit, programet zhvillimore dhe buxheti, vetëqeverisja lokale dhe udhëheqja me pronën publike, që të gjitha këto serbët e Kosovës do t’i kishin veçmas. Autonomia e këtillë do t’i përfshinte komunat, pjesët e komunave dhe vendbanimet në të cilat serbët para zhvendosjes më 1999 ishin shumicë.
Gazeta e përditshme e Beogradit Danas më 30 nëntor 2005 shkruante që “Në planin e Qeverisë së Serbisë, pas aprovimit të tij në Kuvendin e Republikës kah fundi i prillit të vitit të kaluar, UNMIK-u dhe qeveria kosovare janë përgjigjur me Kornizën për vetëqeverisje lokale, duke u udhëhequr me parimin që reforma e vetëqeverisjes lokale e përmban dëshirën për përmirësimin e sigurisë dhe kushteve të jetesës për të gjitha bashkësitë në Kosovë.” Njëmend, në mbledhjen e mbajtur më 23 korrik 2004, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për aprovimin e Projekt-Kornizës për reformimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë. Atëbotë, Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, iu pat përgjigjur pozitivisht kërkesës së përbashkët të Jakup Krasniqit, ministër i atëhershëm i shërbimeve publike, dhe Petr Ivantsov, Drejtor në Zyren e Çështjeve Politike të UNMIK-ut, për ta miratuar Dokumentin Kornizë për reformën e Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, dokument ky që përbëhet nga 18 faqe dhe dy shtojca në tri faqe. Kështu Qeveria e Kosovës po i përgjigjigjej pozitivisht kërkesës së Serbisë. Decentralizimi, një projekt që nisi në Beograd, u bë edhe projekt i institucioneve të Kosovës. Punën e Qeverisë së Bajram Rexhepit me ministrin Jakup Krasniqi, e vazhduan mandej Qeveritë e Ramush Haradinajt, Bajram Kosumit dhe Agim Çekut me ministrin Lutfi Haziri kurse tash ajo e Hashim Thaçit me ministrin Sadri Ferati. Që të gjithë këta njerëz kanë përgjegjësi politike dhe historike për këtë kontribut të tyre në legalizimin e ndarjes së brendshme të Kosovës.
Nuk ka zyrtar të lartë të Serbisë që nuk ka publikuar një plan të vetin për ndarjen e brendshme të Kosovës. Mbase vetëm pasi të kenë pasur ndonjë plan të atillë politikanët e Serbisë arrijnë të bëhen zyrtarë të lartë të shtetit. Jo vetëm akademikët si Dobrica Qosiq, Aleksandar Despiq dhe Branislav Krstiq, por edhe politikanët që u bënë kryeministra e presidentë, si Zoran Gjingjiq, Boris Tadiq, Vojislav Koshtunica, pastaj Mirolub Labus e Nebojsha Çoviq, e deri te ambsadori aktual i Serbisë në Francë, Dushan Batakoviq, pra secili nga këta, kishin punim të vetin të elaboruar se si do të duhej të ndahej Kosova përbrenda. Ndryshonin ngapak vetëm hartat e tyre dhe emërtimet bazë të cilat kishin të njëjtin kuptim: Gjingjiq fliste për federalizimin e Kosovës, Tadiq për entitetin serb në Kosovë, kurse Batakoviq për kantonizimin e Kosovës. Ky i fundit, i cili para se të bëhej ambasador ka qenë këshilltar politik i Boris Tadiqit, për gazetën ditore të Beogradit Veçernje Novosti, më 16 maj 2005, pat deklaruar: “atë që unë më herët [në vitin 1998] e pata quajtur kantonizim, sot është, në rrethana të ndryshuara dhe me ca modifikime, modeli i decentralizimit”.
Në negociatat e Vjenës të mbajtura në vitet 2006 dhe 2007 Serbia i pat fituar gjithsej 10+1 komuna me shumicë serbe nga 19 sosh sa i pat kërkuar, por edhe mundësinë për komuna të tjera shtesë në vendbanimet me më shumë se 5.000 banorë ku së paku 75% janë serbë. Nuk është e rastësishme që komuna e Burimit është shënjestra e Serbisë sa i përket kthimit të serbëve në Kosovë. Në Burim, më kollaj se askund tjetër, ata do të mund ta shndërronin Osojanin në komunë nëpërmjet kthimit të serbëve.
Serbia është vendi i origjinës së projektit të decentralizimit në Kosovë. Ky projekt s’ka të bëjë me integrimin e serbëve në Kosovë. Përkundrazi. Decentralizimi për serbët në Kosovë i mirëmban negociatat e Kosovës me Serbinë përmes së cilave thellohet decentralizimi. Negociatat dhe decentralizimi ndodhen brenda të njëjtit kuadër ku riprodhohen ndërsjelltazi. Prandaj që të dyja këto e mbijetuan shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!