"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
GJND-Gjyqi i Hages
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Gazeta Gjermane , Pavarësia e Kosovës e ligjshme
Unabhängigkeit des Kosovo für rechtens erklärt
Nach Ansicht des Internationalen Gerichtshof verstieß die Unabhängigkeitserklärung des Kosovo im Jahr 2008 nicht gegen das Völkerrecht.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Arbëri wrote:GJND-Gjyqi i Hages
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.
Gazeta Gjermane , Pavarësia e Kosovës e ligjshme
Unabhängigkeit des Kosovo für rechtens erklärt
Nach Ansicht des Internationalen Gerichtshof verstieß die Unabhängigkeitserklärung des Kosovo im Jahr 2008 nicht gegen das Völkerrecht.
Nje lajm pa tjeter i gezueshem per shqiptaret anembane.Faktori shqiptar po merr drejtimin e duhur ne Ballkan dhe ne duhet te dime ,qe ererat qe po ndihmojne anijen tone te stervuajtur ti dim ti perdorim per Kombin dhe Shqiptarine!
Edhe njehere pershendetje nga zemra vellezerve te mi Dardane,prej vellaut tuaj nga Mallakastra!
Presidenca, qeveria, partitë politike dhe shoqatat e luftës kanë thënë se besojnë që edhe kësaj radhe, zoti Haradinaj do të dëshmojë në Hagë pafajësinë e tij.
Gjykata urdhëroi ndalimin e zotit Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj pasi trupi gjykues vendosi rigjykimin e pjesshëm të tyre nën akuzat për krime lufte, megjithëse në vitin 2008 dy nga të akuzuarit ishin shpallur të pafajshëm.
Reagimi i Qeverisë
Kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shprehur keqardhje për vendimin e së mërkurës të Tribunalit dhe ka thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku zoti Haradinaj ishte një nga figurat kryesore, ka qenë e drejtë dhe e pastër.
“Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për këtë vendim të gjykatës, mirëpo është e bindur se zoti Haradinaj do të dëshmojë pafajësinë e tij në rigjykimin e pjesshëm, ashtu si në rastin e gjykimit të tij në këtë gjykatë, e cila e kishte shpallur i pafajshëm”.
“Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka zhvilluar luftë të drejtë për liri dhe demokraci, për mbrojtjen e vlerave të qytetërimit dhe ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare të luftës”, thuhet në reagimin e kryeministrit Thaçi.
Zyra e Presidentit
Edhe në presidencën e Kosovës thonë se nuk kanë pritur që Haga do ta kthejë në rigjykim liderin e opozitës, Ramush Haradinaj.
“Presidenti Sejdiu ashtu si edhe të gjithë përfaqësuesit e institucioneve janë të prirur të besojnë në profesionalizmin e kësaj gjykate dhe në verdiktin final që ne shpresojmë të jetë në favor të zotit Haradinaj”, tha Xhavit Beqiri, zëdhënës i presidentit.
Reagimi i AAK-së
Partia e zotit Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka vlerësuar vendimin për rigjykimin e tij si një lajm të keq për AAK-në, qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Nënkryetari i partisë, Blerim Shala vlerësoi se ndalimi në Hagë i Haradinajt do të dëmtojë proceset politike në vend.
“Si AAK, jemi të bindur që proceset politike në Kosovë, veçmas ato që do të pasojnë në vijim të shpalljes që qëndrimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, këtë të enjte, me 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht” tha zoti Shala, i bindur që pafajësia e Haradinajt do të dëshmohet së shpejti.
“Si AAK, jemi të sigurt që si herën e parë, ashtu edhe tani, në rigjykimin e pjesshëm që do të pasojë, shpresojmë, sa më parë që është e mundur, se Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK-së, do të shpallet plotësisht i pafajshëm”, theksoi ai.
Veteranët e UÇK-së
Ndërkohë veteranët e luftës së UÇK-së në zonën e Dukagjinit prej nga vjen zoti Haradinaj, kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës ta tërheqë vendimin e saj.
Në reagimin e tyre ata tërheqin vërejtjen se mbajtja në paraburgim e ish kryeministrit të Kosovës “do të destabilizonte Kosovën dhe rajonin”.
Veteranët e luftës vlerësojnë se vendimi për rigjykimin e pjesshëm të zotit Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, vetëm një ditë para vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë, është i motivuar politikisht.
Analistët ndërkaq thonë se mbajtja në Hagë e liderit opozitar të Kosovës, Ramush Haradinaj, do ta dobësojë opozitën dhe do të jetë në dëm të skenës politike.
Rihapjen e procesit gjyqësor ndaj zotit Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tij e kanë përshëndetur autoritetet në Beograd, të cilat thonë se besojnë që Gjykata e Hagës tani do të ketë mundësi "t’i korrigjojë mangësitë që e përcollën këtë gjykim" për shkak të, siç thuhet, frikës së dëshmitarëve për të dëshmuar.
Reagimi i Shqipërisë
Në një reagim të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë shprehet bindja se ish-kryeministri Haradinaj edhe kësaj here do të argumentojë pafajësinë e tij.
"Ministria e Punëve të Jashtme beson se z. Haradinaj, një nga ish-komandantët kryesorë të UÇK-së, dhe ish-Kryeministër i Kosovës, siç u ballafaqua me dinjitet më parë, do të dijë të argumentojë dhe mbrojë pafajësinë e tij edhe këtë radhë.
Ministria e Punëve të Jashtme është gjithashtu e bindur se populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, ashtu si dhe më parë, do të tregojnë maturi dhe qetësi, duke i përballuar me dinjitet këto momente të rëndësishme që po kalon Kosova," - thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë.
[b]Reagimi i Serbisë
Kryeministri i Serbisë, Mirko Cvetkoviç, tha se mund të kenë dalë në dritë prova të reja kundër zotit Haradinaj.
"Unë kam patur përshtypjen se lirimi i tij pas procesit të parë nuk ishte se u provua pafajësia e tij, por se nuk kishte prova të mjaftueshme. Supozoj se kanë dalë prova të reja, por unë nuk i di hollësitë dhe nuk dëshiroj të bëj ndonjë koment për to", tha kryeministri serb.
Ministri Rasim Ljajiç, i cili kryeson Këshillin Kombëtar serb për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, e përshëndeti vendimin për rigjykimin e çështjes së ngritur ndaj zotit Haradinaj.
"Ne besojmë se vendimi i Dhomës së Apelit është i drejtë, duke patur parasysh se në procesin e parë kishte disa mangësi. Shumë dështimtarë, një pjesë e të cilëve kishin frikë apo disa të tjerë u likuiduan fizikisht, nuk mundën të dëshmonin para gjykatës. Ka shumë rëndësi që në këtë rigjykim të paraqiten të gjitha provat dhe të dalin të gjithë dëshmitarët për të zbuluar të vërtetën dhe për të vënë në vend drejtësinë", tha ministri serb Rasim Ljajiç.
Gjykata e Hagës ende nuk ka dhënë ndonjë datë për rigjykimin e Ramush Haradinajt.[/b]
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Kryeprokurori i Kosovës ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepi.
Që në orën 6 të mëngjesit, Policia e Kosovës që është pjesë e njësisë (Task Force) kundër korrupsionit, ka bastisur shtatë lokacione, duke përfshirë edhe banesat e të katër të dyshuarve, në mesin e të cilëve edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Në një komunikatë të Eulex-it, thuhet se këto bastisje janë të lidhura me një hetim financiar për korrupsion, ku dyshohet për keqpërdorime, marrje të rryshfetit, shmangie të tatimit dhe pastrim parash.
Policia ka bastisur edhe ambjentet e Bankës Qendrore, për siç thuhet mbledhje të provave materiale.
Njësitë e policisë së Eulex-it, gjatë disa javëve të fundit kanë kryer operacione të ndërlikuara kontrolli edhe në Ministrinë e Transportit, në Parlamentin e Kosovës, në Post-Telekomin e Kosovës dhe në disa institucione shtetërore dhe publike.
Prokuroria e Eulex-it ka paralajmëruar ditë më parë se do të ketë arrestime të figurave të njohura nën dyshimin për korrupsion.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Mitrovicë, 7 shtator 2010 (23.10)
Është vrarë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në “Kodrën e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës, Hakif Mehmeti, i njohur me emrin Kika. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.40, ndërkohë që ai është transferuar në spitalin që ndodhet në veri, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Shkaqet e vrasjes nuk dihen, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili për Kosovapress tha se është në pyetje një vrasje me armë zjarri, ku viktima është një shqiptar i lagjes “Kodra e Minatorëve”.
“Njësitë rajonale të Policisë së Kosovës janë duke mbledhur informacionet fillestare rreth rastit, ndërkohë që kryesit dhe motivi i këtij akti kriminal janë për momentin të panjohur”, ka thënë Hoti. http://www.rtv21.tv/home1/index.php?sec ... ewsid=8823
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Po se këta të tjerët lan nam , qe edhe gjuhen shqipe nuk din ta flasin mirë e mos të flasim për gjuhët e huaja
Thaqi flet me shumë me duar se sa me gojë .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Nofka e tij gjate lufte se "madhe" qe beri ishte "gjarperi".
Nuk jamë i sigurtë por kam dëgjuar që ska shkrep asnjë plumb ai ne luftën e Kosovës ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Kur u vra Adem Jashari, ceta e Taqit ishte shume prane por nuk ndihmoi.
Taqi se bashku me Krasniqin banonin ne vilen 4 dhe tek Rogner ne Tirane, kane bere lufte te madhe per te realizuar planin B te Serbise, pavarsine e Kushtezuar. Edhe Besnik Mustafaj me Berishen qene ne valle per kete pavarsi. Ju kujtohet?
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
petritkola wrote:Kur u vra Adem Jashari, ceta e Taqit ishte shume prane por nuk ndihmoi.
Taqi se bashku me Krasniqin banonin ne vilen 4 dhe tek Rogner ne Tirane, kane bere lufte te madhe per te realizuar planin B te Serbise, pavarsine e Kushtezuar.
Ashtu kam dëgjuar edhe une ..
Pse pra jeni me aq këmbëngulje kundër Rugovës ?
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman