Je i mirepritur Lynkest.Lynkest wrote: Tash te kuptovafaleminderit shum
Per kete problem do te jap nje pergjigje shume te qarte.Para disa kohe rash ne konflikt me nje antar tjeter ne nje forum tjeter reth gjuhes shqipe edhe ai tha keshtu:
I've read that Albanian is deficient in indo-european roots (similarly to Greek) how could we connect this with Balkans being the secondary homeland of Indo-European languages and that proto Celtic could have arose somewhere in the Balkans.
Cka do te thot kjo Albanian is deficient in Indo European Roots.
Linguistet dhe filologet evropiane, duke pare ngjashmerine e fjaleve ne gjuhe te ndryshme, erdhen natyrshem ne perfundimin, qe te gjitha gjuhet duhet te kene nje burim te perbashket. Meqe ishte e pamundur, te gjurmohej ky burim, per mungese totale provash dhe informacioni, ata vendosen qe ta rindertonin ate duke u nisur nga gjuhet aktuale. Per kete u shfrytezua leksiku aktual i gjuheve moderne dhe duke ndertuar nje teori per tranzicionin nga nje gjuhe e vetme ne gjuhet e shumta te sotme, u kalua ne rindertimin empirik te nje gjuhe imagjinare qe ju dha emri : Gjuha Proto-Indo-Evropiane, nje gjuhe qe sipas tyre duhet te kete egzistuar ne te kaluaren.
Duke u nisur vetem nga fjalori i gjuheve qe ishin me te forta dhe me te perhapura, gjuhetaret rindertuan me qindra dhe mijera fjale te PIE-se.
Psh ngjashmeria e fjales angleze heart me fjalen greke kardhia, i shtyti keta shkollare, te rindertonin fjalen PIE *kerd. Kjo u be krejtesisht ne menyre empirike dhe shpeshhere metodologjia e perdorur ne nje rast nuk i ngjan rastit tjeter. Kjo eshte njera nga arsyet, pse teoria tashme e gjithepranuar e gjuheve IE, ka nje besushmeri minimale per opinionin tim. Nje arsye tjeter, eshte se gjate rindertimit, u perdoren jo te gjitha gjuhet e Europes, por ato kombet e te cileve kishin hegjemoni si psh anglishtja, frengjishtja gjermanishtja etj plus gjuhet e kultures dhe liturgjike si greqishtja, latinishtja, sanskritishtja etj. Gjuhet e tjera te "vogla" dhe te "parendesishme", si shqipja u lane menjane per arsye mese te dyshimta, qe shkojne nga injoranca e gjuhetareve per keto gjuhe deri tek qellimet politike dhe hegjemoniste. Kjo ishte arsyeja, qe solli kontributin e vogel te shqipes, ne rindertimin e setit te leksikut te gjuhes PIE, prandaj miku yne grek e quan shqipen: deficente ne IE roots(megjithese une dyshoj shume, nese ai e kupton ate qe thote).
Nderkohe erdhi nje moment, qe prezenca e shqiptareve dhe gjuhes se tyre nuk mund te injorohej dhe kur ky moment erdhi, per ironi te krijuesve te teorise se gjuheve IE, u vu re qe ne me te shumten e rasteve fjalen shqip qe duhet te kishin rrjedhur prej gjuhes fantazme PIE, nuk kishin aspak rrenje te ngjashme me rrenjet PIE tashme te rindertuara duke shfrytezuar gjuhet e tjera. Psh fjala YLL, as ngjasonte fare, ne rrenje dhe ne grafike, me rrenjen PIE *ster, prej nga ajo gjasme duhet te kishte rrjedhur. Per keto fjale, filologet u detyruan te thoshin, qe ndoshta, keto fjale shqipja i kishte te rrjedhura nga nje gjuhe para-PIE. Por ne te njejten kohe, ngjashmeria e disa fjaleve te tjera, si psh fjales peshk me fish(anglisht), pisces(lat) apo fisc(anglo-sakson), qe kishin cuar ne rindertimin e rrenjes-fjale *pisk, ua lehtesoi punen gjuhetareve(sidomos te atyre qe u rreshtuan kunder shqiptareve gjate historise), te shpallnin qe shqipja, i kishte keto fjale huazime, pa dhene asnje arsye per kete, kurse ca te tjereve per te hedhur hipotezen, qe shqipja ishte thjesht nje gjuhe IE dhe per kete arsye, bartete fjale me te njejten prejardhje me gjuhet e tjera. Ajo qe linguistet nuk kthejne pergjigje, eshte: A jane gjuhet europiane zhvillime te natyrshme te nje gjuhe natyrore, apo jane zhvillime spontane te gjuheve sacra/liturgjike/culture? Une them, se ato jane zhvillime te keture te fundit. Perjashtim ben vetem shqipja dhe ndoshta baskishtja, e ndonje gjuhe tjeter, qe jane neperkembur ashtu si popujt qe i flasin, ne menyren me te eger, e kjo vetem per arsyen, sepse po te thuhej e verteta, do te duhej te ndryshohej komplet historia. Paturpesia eshte aq e madhe, sa ata qe krijuan teorine e gjuheve IE, fajesojne shqipen qe gjasme nuk paska kontibuar ne rindertimin e rrenjeve PIE, a thua se eshte faji i shqipes. Ata "harrojne"" ose bejne sikur harrojne, qe gjuha PIE dhe rrenjet e saj, jane nje krijim artificial, empirik dhe mbi bazen e gjuheve qe ju interesonte atyre, ose qe njihnin ata. Sido qe te jete, gjuha shqipe, nuk mund te quhet deficente per ate funksion, kete epitet mund ta gezojne ata linguiste, qe krijuan teorine po te tille te gjuheve IE.






