"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Në SHBA morëm mbështetje për cështjen Came

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Në SHBA morëm mbështetje për cështjen Came

#1

Post by Arbëri »

TIRANË- Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim (PDI), Tahir Muhedini pas një vizite të zhvilluar së fundi në SHBA, tha sot se "mori mbështetjen e politikbërësve amerikanë për inicimin e një rezolute në Kongresin amerikan për çështjen çame".

Gjatë një konference për shtyp, kryetari i PDI-së tha se në takimet me zyrtarët amerikanë, delegacioni i PDI-së duke shprehur besimin tek SHBA si përkrahësi më i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut, prezantoi një dosje informative mbi genocidin e ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare çame bashkë me një tablo të situatës aktuale.
"Kjo çështje u prezantua si një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut nga ana e qeverisë greke, të djeshme dhe të sotme. Politikbërësit amerikanë e pritën me interes këtë çështje, duke shprehur keqardhjen për këtë plagë të pambyllur të historisë. Pas bisedave, disa prej kongresmenëve morën përsipër që shumë shpejt për këtë çështje të merret në pyetje ambasadori i Greqisë në SHBA dhe kjo t'i transmetohet dhe ambasadorit amerikan në Greqi. Disa prej kongresmenëve konfirmuan vullnetin pozitiv për të inicuar një rezolutë për këtë çështje në Kongresin amerikan", bëri të ditur kreu i PDI-së.
Gjithashtu, Muhedini tha se disa nga zyrtarët amerikanë u angazhuan që vitin tjetër, t'a fusin Shqipërinë në axhendën e një vizite në rajon, me qëllim vendosjen e kontakteve direkte me komunitetin çam dhe njohjen e thelluar me problemin e tyre.
Vizita e delegacionit të PDI-së në SHBA është në vazhdën e lëvizjeve të vazhdueshme që kjo parti po bën për ndërkombëtarizimin e çështjes çame.

Çështja çame dhe përgjithësisht çështja e minoritetit shqiptar në Greqi lindi me vendimin e Konferencës së Londrës më 1913, e cila e shkëputi këtë trevë shqiptare duke ia aneksuar atë Greqisë. Që nga kjo kohë fillon një presion i vazhdueshëm, një politikë sistematike e shtetit grek dhe e forcave të ndryshme ultranacionaliste për shkombëtarizimin e kësaj treve, përmes grabitjes së tokës, përjashtimit të popullsisë nga pjesëmarrja në administratën shtetërore, ndalimi i dhunshëm i arsimit në gjuhën amtare, vrasjet, burgimet, dënimi me dhunë e deri në masakrat e përgjakshme.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”