Velesi, sikurse Ohri, Manastiri e Prilepi ndan te njejtin fat te dhimbshem: c'prej 2001'es e tutje etnocidi dhe aperteidi i komanduar nga politika bullgaroide e serboide e FYROM-it eshte bere norme. Fatkeqesisht, politikanet e pandershem shqiptar te atjeshem vazhdojne te bejne sehir ose te llomiten njeri me tjetrin per disa karrika dhe dollare me shume. Nderkohe, nje nder qytetet historike shqiptare ne Maqedoni, Velesi (Bylazora e vjeter - kryeqendra e fisit te peoneve) eshte duke u zbarzur dalengadale prej elementit shqiptar.Maqedoni:Terror ndaj një familje shqiptare në Veles
“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti.Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska nuk din gjë për rastin, por thotë se bëhet fjalë për rast individual, për të cilin do të merren masa.
Familja e Musli Ahmetit nga Velesi është ndër të paktat familje që jetojnë në këtë qytet dhe që për çdo ditë janë nën kërcënime për të bërë jetën normale si qytetarë të këtij vendi.Pas shumë peripecive dhe akteve të terrorit që ka mbijetuar kjo familje nga ana e huliganëve dhe bashkëqytetarëve të tyre irredentistë, ata më në fund flasin duke ngritur zërin kundër ushtrimit të terrorit dhe rrezikimit të jetës pranë pragut të tyre të shtëpisë.“Ikni nga ky vend dhe shkoni në Shqipëri. Na sulmojnë shtëpinë me mjete të ndryshme, kur në një rast kanë lënduar rëndë vajzën time. Policia injoron ankesat tona”, është ky rrëfimi i kryefamiljarit Musli Ahmeti nga Velesi, i cili nga viti 2007 nga Jabollçishta kishte vendosur të bëjë jetë qyteti. Pas shumë paraqitjeve në stacionin policor në Veles,ndërhyrja dhe reagimi i organeve policore ka qenë injorues dhe i shurdhër. Duke qenë të vetëdijshëm për tendencën e tillë të veprimit të organeve përgjegjëse, familja detyrohet që të shpalosë rastin pranë politikës, edhe ate duke informuar partitë politike shqiptare.Siç njofton agjencia e lajmeve INA, presionet e shtuara ndaj kësaj familje më në fund kanë mbërritur edhe në institucionet shtetërore, me ç`rast deputetja e DR-së, Flora Kadriu kërkoi nga ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska që të ndërmerren masa urgjente për të ndërprerë terrorin ndaj kësaj familje.“Familja Ahmeti nuk gjen rehati në shtëpinë e tyre, pasi persona të ndryshëm e sulmojnë shtëpinë e tyre, duke mos kursyer edhe njerëz me mjete të ndryshme, duke i kërcënuar që të lëshojnë këtë vend se vendi i tyre është Shqipëria. I thonë se nuk kanë pse të rrinë aty. Ata edhe pse kanë lajmëruar rastin në polici, gjithnjë janë injoruar dhe nuk janë marrë masa”, ka theksuar për agjencinë e lajmeve INA deputetja Kadriu. Ajo ka theksuar se do të ngelet deri në fund për të parë se cila do të jetë përgjigja e MPB-së.“I kam shtruar pyetje institucioneve shtetërore, se cilat do të jenë mekanizmat për mbrojtjen e kësaj familje.Ky rast tanimë ka marrë dimensione politike.Besoj se do të ketë ndonjë përgjigje dhe zgjidhje”, ka theksuar deputetja Kadriu. Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska ka theksuar se MPB do të shfrytëzojë të gjitha mjetet dhe mekanizmat për këtë rast. “Ky është një rast i veçantë dhe se do të shfrytëzohen të gjitha mjetet dhe mekanizmat për të reaguar për këtë situatë. Bëhet fjalë për një rast individual apo një familje”, ka theksuar ministrja Jankullovska.Në komunën e Velesit jetojnë mbi 2.300 shqiptarë sipas statistikave zyrtare, edhe pse banorët lokal theksojnë shifra më të larta. Popullsia shqiptare kryesisht jeton në fshatrat përreth ndërsa në brendi të qytetit jetojnë vetëm rreth 20 familje./ina/
http://www.albanord.com/2010/03/maqedon ... -veles.htm

Imperiativi i vetem shpetimtar qe e diktojne rrethanat e renduara eshte krjimi i nje komune shqiptare ne Veles me c'rast do te permblidhte fshatrat shqiptare te kesaj treve ne nje njesi te vetem komunale.
Vellezer e motra te ArberiaOnline eshte koha tani me shume se kurre qe njohurite tona dhe perkushtimin tone ta veme ne sherbim te mbrojtjes se ketyre viseve shqiptare dhe emancipimit te mbare shqiptareve per kete plage qe e rendon qenien tone kombetare.