"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

HIDROCENTRALI I ZHURIT = NJE PLAN I VJETER I SERBISE

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

HIDROCENTRALI I ZHURIT = NJE PLAN I VJETER I SERBISE

#1

Post by ALBPelasgian »

Qeveria antishqiptare e Kosoves, e cila deri me tash e ka privatizuar tere pasurine e vendit ne duart e profitereve te huaj (te cilet tere fitimin lehtesisht e nxjerrin nga Kosova), ka bere te ditur se eshte konsistente rreth ndertimit te hidrocentralit te Zhurit. Mirepo ndertimi i ketij hidrocentrali ne kete pozite do te ishte jashtezakonisht i demshem per tere rrethin e Kukesit, sepse do ta privonte ate prej rrjedhave te disa lumenjeve aq jetik per kete zone te varfer.
Qeveria e Kosoves do te duhej qe te bente cmos qe Shqiperia dhe Kosova te kishin nje zhvillim te barabarte qe do te conte ne bashkimin sa me te ngushte te shqiptareve, e jo "zhvillimeve" diferenciale qe jane te prirura me e hasmu kombin shqiptar.
Një projekt i menduar që më 1969, sipas mentalitetit të ish-Jugosllavisë, pa pyetur për fqinjët, vë në rrezik zonën e Kukësit. HEC-i i Zhurit në Kosovë do të marrë ujërat e lumenjve të Borjes, Orgjostit dhe Çajës, duke rrënuar fshatrat, bizneset dhe mjedisin në zonën e Kukësit.

Vendosmëria e Kosovës për të bërë veprën hidroenergjetike, mirëkuptimi i qeverisë "Berisha", shkelja e të drejtës ndërkombëtare dhe mendimi i specialistëve për ndikimet e rënda në fshatrat e Shqipërisë.

Një projekt hidrocentrali, që do të nisë së shpejti, i menduar që në kohën e ish-Jugosllavisë dhe i projektuar që të mos pyesë se çfarë pasojash krijon në vendet fqinje, prej dy vitesh, larg publicitetit, ka vënë përballë autoritetet dhe specialistët e energjetikës të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Idea e ndërtimit të HEC të Zhurit në Kosovë, duke shfrytëzuar ujërat e lumenjve të Dragashit, por duke devijuar ujërat e tre lumenjve që hyjnë në Shqipërisë, përkatësisht në pjesën verilindore të saj, do të ketë pasoja të rënda ekonomike, financiare dhe mjedisore për mijëra banorë dhe bizneset e kësaj zone në Shqipëri.

Debati për projektin nuk është vetëm në rangun e specialistëve, të cilët kërkojnë një rishikim të projektit të hartuar nga një shoqëri kroate. Në distancë qeveritë e të dyja vendeve janë përplasur, për ndërtimin, por edhe për pasojat që do të ketë.

Ndërsa ministrja aktuale e Industrisë dhe Minierave të Kosovës është shprehur e vendosur për ndërtimin e veprës së madhe energjetike, edhe pa marrë parasysh vendimin apo qëndrimin e Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, gjatë një mbledhjeje të KRRTRSH-së, një muaj më parë, ku u miratua vendimi i ngritjes së pesë HEC-eve të reja në zonën që do të preket, e ka përmenduar si problem ndërtimin e HEC të Zhurit, duke theksuar se do të merret parasysh edhe interesi kombëtar, por edhe se do të shihet se cili është projekti më parësor, ai i pesë HEC-eve të vogla në Kukës, apo ai I HEC-it të Zhurit në Kosovë.

Por nëse do të ndërtohet, duke devijuar ujërat e tre lumenjve që aktualisht vijnë në Shqipëri, Zhuri do të jetë një vepër fatale për një zonë të gjerë, ku banojnë mijëra banorë që i shfrytëzojnë ujërat e lumenjve për vaditje dhe aktivitete të tjera, ku janë përqëndruar biznese, madje ku qeveria e Shqipërisë ka dhënë për shfrytëzim disa HEC-e të cilët sot janë në punë dhe çojnë energji në rrjet. Por ndikim të pakthyeshëm do të ketë edhe mjedisi.


Projekti

HEC-i i Zhurit do të ketë të mira për Kosovën, por të këqija për Shqipërinë. Në një analizë rreth projekt-idesë për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit në Kosovë, të kryer 2 vite më parë nga inxhinierët Islam Zhupa dhe Nexhat Maliqi, vepra hidrike do të jetë një nismë shumë e vlefshme për Kosovën.

Por ajo duhet bërë, duke mos shkaktuar probleme në Shqipëri, nga devijimi i ujërave të lumenjve. Sipas specialistëve të fushës së energjetikës, idea e ndërtimit të sistemit hidroenergjitik të Zhurit daton para vitit 1969. Asokohe Bordi Energjitik i Serbise vendosi rritjen e fuqise totale te vendosur te hidrocentraleve nga 136 MË ne 293 MË dhe uljen e oreve mesatare vjetore te punes nga 4000 ne 2000 ore.

Ne vitin 1970 duke vleresuar nevojen per vaditje u perjashtua perdorimi i ujit te lumit te Lumbardhes se Prizrenit. Studimi i fisibilitetiit i prezantuar ne vitin 2001 prezanton edhe nje here te dy variantet e konceptuara hershem.

Per realizimin e sistemit hidroenergjitik te Zhurit do te ndertohen vepra ne 3-4 lumenj, tre prita per devijimin e rrjedhjeve ne lumenjte fqinje, dy tunele kryesore per grumbullimin e rrjedhjeve me gjatesi te pergjithshme prej rreth 8-9 km te gjate etj.

Te gjitha keto vepra do te grumbullojne ujrat ne nje rezervuar ne luginen e Plaves. Aty
do te ndertohet nje dige me lartesi rreth 60-80 m per grumbullimin e ujërave dhe kalimin e tyre ne nje lugine tjeter ate te fushes se Lepushes me anen e nje tuneli me gjatesi rreth 800-900 metra linear.

Prej rerezervuarit te Lepushes, i cili do te jete plotesisht rregullues, uji do te dergohet ne hidrocentrale. Ne zgjidhjen e propozuar, sistemi hidroenergjitik i Zhurit, parashikon ndertimin e dy hidrocentrale; Hidrocentrali Zhur I dhe Hidrocentrali Zhur II.

Sipas inxhinierëve, duke qenë një projekt i hartuar në institucionet e ish-Jugosllavisë, janë shfrytëzuar të gjitha rrjedhjet ujore të lumenjeve të zonës duke mos marrë parasysh ndikimet negative në ambientin rrethues.

Lumenjtë në rrjedhjen e tyre historike rrezikojne të thahen dhe të prishet i gjithë ekosistemi i tyre. Elementi më negativ i studimit të bërë nga kompania kroate është moskonsiderimi i ujërave ndërkombëtare dhe ndikimi në vendet fqinje nga devijimi i rrjedhjes së lumenjeve nga rrjedhat historike. Përgjithësisht brigjet e burimeve ujore jane faktore të popullimit dhe të zhvillimit ekonomik.

Trajtimi i burimeve ujore, pasuri e dy apo më shumë vendeve, bëhet kundrejt konventave ndërkombëtare që rregullojne marrëdhëniet mes shteteve që posedojnë të njëjtat burime ujore, konventa që duhet të kihen parasysh dhe të respektohen. Lumenjtë, uji i të cilëve parashikohet të përdoret në sistemin energjitik të Zhurit rrjedhin nga territori i Republikës e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë, lumi i Borjes, i Orgjostit dhe lumi i Çajës.

Në studim është rekomanduar vetem vleresimi i ndikimit të ndërtimit të sistemit hidroenergjitik të Zhurit në hidrocentralin e Fierzës. Konstatohet, që duke qenë përbërës të pellgut ujëmbledhës së hidrocentralit të Fierzës, edhe pas devijimit të rrjedhës së lumenjve që do jenë pjesë e skemës së sistemit hidroenergjitik të Zhurit, ujrat e tyre do të derdhen në Drinin e Bardhë pra në pellgun ujëmbledhës të hidrocentralit të Fierzës.

Rrjedhimisht ndërtimi i sistemit energjitik të Zhurit nuk do të ketë ndikime në parametrat energjitike të hidrocentralit të Fierzës apo në faktoret e sigurisë së tij.

Në të kundërt studimi nuk konsideron ndikimin e devijimit të rrjedhave historike të lumenjeve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër inxhinierët vënë në dukje se në tre lumenjtë e përmendur janë projektuar, marrë me koncesion apo janë në proces ndërtimi i rreth 11 hidrocentrale me fuqi të vendosur totale rreth 100 megavat, të cilat do të falimentojnë nëse devijohet uji i lumenjve.

************************************

Rrëfimi i anëtarit të komisionit teknik: Marrëvjeshja mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë u bë në 1976

Zhuri do të thajë lumenjtë dhe do të shkatërrojë fshatrat në Kukës

Ndërtimi i HEC-it të Zhurit do të ketë pasoja direkte në zonën e Kukësit. Pasojat do të jenë tharja e lumenjve që hyjnë në Shqipëri nga Kosova, duke dhënë më pas ndikime të rënda në jetën e banorëve, bizneseve, por edhe të mjedisit. Lumi i Orgjostit, që buron nga malet e Sharrit, ka rrjedhur në shekuj në këtë zonë duke u shërbyer banorëve për vaditje, por dhe duke ndikuar pozitivisht në mjedisin e kësaj zone të varfër.

Por në bazë të një marrëveshjeje të firmosur nga qeveria komuniste në vitin 1976 për ndërtimin e HEC-it të Fierzës, bëhet fjalë që me ndërtimin e HEC-it të Zhurit do të devijohet lumi që buron nga mallet e Sharrit në Kosovë dhe në fshatin Orçushë të Dragashit del në Shqipëri në fshatin Orgjost duke gjarpëruar nëpër këto fshatra dhe duke u derdhur në liqenin e Fierzës në fshatin Pobreg në afërsi të Kukësit.

Fshatrat Zapod dhe Orgjost ku i lag lumi që mendohet të devijohet nga ndërtimi i HEC-it të Zhurit dhe për pasojë të thahet janë identifikuar si fshatrat më të varfëra të qarkut të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë.

Fshati Zapod tashmë ka vetëm 270 banorë, ndërkohë që fshati Orgjost ka 1050 banorë. Të ardhurat e vetme të këtyre banorëve janë kultivimi i bimës së patates dhe blegtoria.

Por tharja e lumit do të shkaktojë një katastrofë mjedisore, ndërkohë do të ndikojë edhe në blegtori ku uji i këtij lumi ka shërbyer për blegtorinë, por edhe për vaditjen e livadheve. Devijimi që do të çojë në tharjen e lumit do të bëjë të domosdoshme shpërnguljen e këtyre banorëve, krahas katastrofës mjedisore që do të shkaktojë në zonë.

Pakti

Midis Shqipërisë komuniste dhe ish- Jugosllavisë së Titos, në vitin 1976 është nënshkruar marrëveshja teknike lidhur me ndertimin e HEC-it të Fierzës i cili pas ndertimit në vitin 1980 permbyti qindra hektarë me tokë të fshatrave Vermicë, Shkozë, Dobrush, Vlashnjë, Kobaj dhe Gjonaj të Prizrenit në territorin e Kosovës.

Sipas Galip Hodës nga Prizreni, njërit prej anëtarëve të asaj kohe të komisionit teknik të palës jugosllave, në bazë të marrëveshjes së vitit 1976, Shqipëria nuk ka paguar asnjë dëmshpërblim për tokat e përmbytura në Kosovë.

Këto dëmshpërlime janë përballuar nga shteti jugosllav i asaj kohe, me kusht ndërtimin e HEC-it të Zhurit ku Shqipëria do të pranonte kushtin për pakësimin e ujërave në lumin Luma që buron nga malet e Sharrit pas ndërtimit të HEC-it të Zhurit.

Specialistë të mjedisit kanë bërë të ditur se nga ndertimi i HEC-it të Zhurit do të pakësohen prurjet në lumenjtë që burojnë nga bjeshkët e Sharrit dhe kalojnë në territorin e Shqipërisë në zonë Borje-Glloboçicë dhe Orqushë-Orgjost duke u derdhur në liqenin e Fierzës në fshatin Pobreg në afërsi të qytetit të Kukesit.

Prurjet në kaskadën e hidrocentralit të Zhurit do te jenë nga lumenjtë e përenjtë që burojnë nga malet e Sharrit dhe që përshkojnë zonat e Opojës dhe Gorës në komunën e Dragashit.

Ndërtimi i digës së këtij hidrocentrali do të pakësojë në një farë mënyrë edhe prurjet në lumin Drini i Bardhë, një ndër furnizuesit kryesorë të Liqenit të Fierzës, ashtu siç ndodh me hidrocentralin e Spilesë në Dibër të Madhe të Maqedonisë, ku gjatë periudhës së verës bllokohen portat e këtij hidrocentrali duke pakësuar në maksimum prurjet e Drinit të Zi dhe shkelur njëherësh marrëveshjet dypalëshe për ujërat.

************************************

Debatet në distancë:

Kosova e vendosur për HEC-in, ministrja Pula: Nuk tërhiqemi

Në studimin e Fizibilitetit të HEC Zhur, financuar nga Banka Botërore thuhet tekstualisht se: "Uji për prodhimin e energjisë në HC Zhur shfrytëzohet nga kanalet ujore të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

Në pajtim me Konventën Espoo, ministria kompetente e Republikës së Kosovës ka njoftuar ministrinë kompetente të Republikës së Shqipërisë mbi Projektin e planifikuar të HC Zhur. Shkresa e njoftimit nënvizon nevojën për përcaktimin e rrjedhës së pranueshme mjedisore (RrPM) në derdhjet e poshtme nga pranimi i ujit.

Kontakti është themeluar ndërmjet autoriteteve relevante të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me çështjet tejkufitare. Bashkëpunimi në lidhje me këtë është në vazhdim e sipër". Duke prezantuar projektin e hidrocentralit në 3 qershor 2009, ministrja e Industrisë dhe Minierave, Justina Shiroka- Pula ishte shprehur se projekti është me rëndësi jetike për Kosovën.

Qeveria e Republikës së Kosovës, Banka Botërore dhe kompania kroate "Elektroprojekt" nga Kroacia, prezantuan edhe studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hidrocentralit në Zhur të Prizrenit, me vlerë rreth 300 milionë euro dhe prodhim rreth 400 GËh në vit.

Një vit më pas në 16 korrik 2010 ministrja e Energjisë dhe e Minierave, Justina Shiroka-Pula, ka theksuar se projekti i hidrocentralit "Zhur" është në proces dhe se Qeveria e Kosovës është e vendosur ta çojë këtë projekt deri në fund. "Procedurat që janë paraparë për këtë projekt janë duke vazhduar.

Ne e kemi hapur shpalljen e shprehjes së interesit dhe e kemi prezantuar dy herë në qeveri dhe nuk e kemi pasur asnjë dyshim që ky projekt të fillojë", ka thënë ministrja Pula.

Ajo ka thënë se është formuar grupi ndërshtetëror për të diskutuar rreth çështjes së ujërave. "Pas studimit që është duke bërë ky grup, çështja e marrëveshjes kalon në nivel të diskutimit në mes të dy kryeministrave", ka thënë ajo. "Ata i kanë dhënë disa koncesione pavarësisht asaj se ka ekzistuar një marrëveshje me ish-Jugosllavinë, ndërkohë që kanë qenë në dijeni për projektin Zhur", ka thënë ministrja Shiroka-Pula.

Reagimi i ministres kosovare vinte pas deklarimeve të kryeministrit Berisha në mbledhjen e KRRTRSH-së në 6 korrik 2010, se: "Ka përrenj që vijnë nga Kosova në territorin e Shqipërisë.

Ka një problem me HEC-in e Zhurit, sepse pala kosovare do ndërtojë këtë hidrocentral dhe një grup specialistësh të të dyja qeverive do fillojë të bëjë studimin. Natyrisht, rregullat ndërkombëtare do të respektohen për ndarjen e ujërave ndërkufitare, por për bazë do të merret interesi kombëtar".

Por edhe në një vizitë mbështetjeje që ministrja Pula kishte bërë në 14 janar 2010 në Tiranë, pas përmbytjeve masive në ultësirën e Shkodrës, kishte shprehur vendosmërinë e qeverisë së Prishtinës për ta realizuar projektin e kushtueshëm.

Ministri I METE-s, Dritan Prifti, kishte deklaruar se: "Kemi diskutuar për një projekt shumë të rëndësishëm të qeverisë së Kosovës për hidrocentralin e ri të Zhurit dhe për mundësitë se si ne mund ta mbështesim këtë projekt, por pa dëmtuar disa pjesë të investimeve që bëhen në zonën shqiptare të kufirit", ndërsa homologia nga Kosova ishte përgjigjur: "Sikurse tha edhe ministrit Prifti, kemi folur për projektin e Zhurit, që për Kosovën është shumë i rëndësishëm e që parashikohet jo vetëm në strategjitë e kaluara, por edhe në planet e ardhshme".

Ndërkohë që pala e Kosovës i ka zhvendosur punët në terren, duke shpronësuar pronat e rreth 200 familjeve që do të përmbyten nga baseni i Zhurit.



Burimi Informativ: Shekulli
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: HIDROCENTRALI I ZHURIT = NJE PLAN I VJETER I SERBISE

#2

Post by petritkola »

Kjo eshte me se normale duke ditur se kush e ka zpatuar qeverine e Dardanise.

Wednesday, April 16, 2008
Ushtari i panjohur

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi

Jam nje shqiptar qe perpiqem te kontriboje ne perparimin e ceshtes tone , ashtu thjesht si shumica qe punojne, djersiten, vriten, gjymtohen per te miren e Atdheut, pa u vene re nga fanfarat e shtypit dhe televizionit. Jam nje prej shumices,per te cilet ngrihet nje monument i perbashket ku shkruhet; "Ushtarit te panjohur qe sakrifikoi jeten per te miren e Atdheut." Une qellova te jem nje shqiptar prej Shqiperise londineze, por nuk ka rendesi sepse si Kosova dhe Shqiperia londineze jane Shqiperi.

Te nderuar, Thaci, Rexhepi, Sejdiu!

Shqetesimi im eshte moskujdesja dhe denigrimi i simboleve tona kombetare. Simbole per te cilat punojme dhe luftojme pasi duam te mbesim dhe vdesim si shqiptar dhe te bashkuar.

Natyrisht juve nuk munde te jeni pergjegjes per likujdimin e zotit Ukshin Hoti, pasi ne librin e tij "Filozofia e zgjidhjes se ceshtjes shqiptare" qe u ndalua te qarkullonte ne Shqiperi nga ish presidenti zoti Sali Berisha, atje kuptohet qarte qe LDK-ja e zotit Ibrahim Rugova eshte pergjegjse per persekutimin e tij. Pasiviteti i Qeverise se Kosoves per zbardhjen e fatit te zotit Uksin Hoti eshte shume deshperues. Zoti Ukshin Hoti nuk eshte thjeshte nje viktim qe ashtu si gjithe viktimat e tjera kerkohet nje varrim dinjitoz, por ai tashme eshte nje simbol kombetar dhe perpjekjet e Qeverise se Kosoves duhet te jene me te medha per ti dhene pergjigje shqiptareve se c'fare u be me simbolin e tyre. Zoti Ukshin Hoti nuk i takon me as vetes se tij dhe as familjes, ai nuk i takon as vetem Kosoves por gjithe trojeve shqiptare, sikurse edhe Aristidh Kola.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Pritja qe ju be Ramush Haradinajt nga populli ne Kosove eshte domethenese dhe shpresedhenese dhe askush nuk ju akuzon se ishit juve qe e cuat me pa te drejte (sic u provua) ne gjyqin e Hges, por pasiviteti i Qeverise se Kosoves per ti ardhe ne ndihme dhe hedhur drite mbi pafajsine, mbi kete simbol te sakrifices dhe rezisteneces shqiptare kundra serbeve eshte i pashpjegueshem.

Te nderuar Thaci, Sejdiu, Rexhepi!

Eshte e drejta juaj si e drejte e cdo shqiptari kudo qe ndodhet qe te kerkoni pse-ne e ndryshimit te stemes (shqiponjes) se Kryeministris se Shqiperise londoineze. Ashtu sic eshte e drejta e cdo shqiptari te pyes se si ka mundesi qe juve tre veta vendoset per simbolet shteterore te shqiptareve, ku nuk bie aspak ere shqiptarizem. Perdorimi dinak diten e persekutimit te flamurit shqiptar te nje simboli tjeter ( Adem Jasharit) eshte nje mekat kombetar. Juve ate dite genjyet edhe te gjallit edhe te vdekurit. Juve ate dite i thate Baces Adem se ajo pune u kry. C'ka nuk eshte e vertet sepse pothuaj asgje nuk eshte kry, por ndoshta ja ka nise me u kry.

Ngjarjet e diteve te fundit ne zonat me popullate me te madhe serbe po qesin genjeshtren ne drite. Atje UMNIK do te lejoje te mbahen zgjedhje serbe cka hedhe drite dhe tregon kembet e shkrurtra te pavarsise se genjeshter te trumbetur nga ju.

Juve na keni borxh te verteten.

Sinqerisht,

Ushtari i panjohur
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
petritkola
Poster Grande Member
Poster Grande Member
Posts: 243
Joined: Mon Aug 23, 2010 9:30 pm
Gender: Male

Re: HIDROCENTRALI I ZHURIT = NJE PLAN I VJETER I SERBISE

#3

Post by petritkola »

Thaci (Taqi)= Berisha, fjale dhe thika pas shpine.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”