"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Dëbimi i romëve

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Dëbimi i romëve

#1

Post by Sally »

Sarkozy fajëson romët për kriminalitet të organizuar

Qysh në vitin 2009 Franca ka dëbuar rreth 10 mijë romë për në Rumani dhe Bullgari. këtë vit presidenti Sarkozy fajësoi romët për kriminalitetin e organizuar dhe arsyetoi kështu vendimin e tij për dëbimin e tyre në vendet prej nga kanë ardhur.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sindikata dhe opozita franceze e kanë kritikuar ashpër dëbimin e romëve. Edhe atë Arturi, një klerik i njohur katolik nga qyteti verior francez Lille kritikoi hapur politikën e qeverisë. Përveç kësaj ai ka refuzuar pranimin e një dekoratë të cilin deshi t'ia ndaj atij ministri i Brendshëm Brice Hortefeux.



Anglisht: http://www.euronews.net/2010/08/26/fran ... oma-talks/

Italisht: http://it.euronews.net/2010/08/25/rom-e ... a-diritti/
Last edited by Sally on Thu Aug 26, 2010 7:27 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#2

Post by Sally »

Papa Benedikti i përfshirë në debat

Në debat është përfshirë edhe Papa Benedikti i XVI-të. Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot në rezidencën verore Castel Gandolfo, Benedikti me kënaqësi ndalet edhe në çështjet aktuale politike. Në raste të tilla ai flet italisht ose anglisht. Por të dielën (22.8.) ai me qëllim zgjodhi gjuhën frenge. "Teksti i liturgjisë na kujton kërkesën për njohjen e të gjithë njerëzve. Kjo është një thirrrje për njohjen e ndryshimeve legjitime dhe bashkimin e të gjithë njerëzve dhe gjuhëve."

Në Francë, atje ku është zbuluar diplomacia u bë menjëherë e qartë se Papa i referohej dëbimit të romëve, natyrisht pa u përmendur drejtpërdrejt.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#3

Post by Sally »

Dëbimet nuk zgjidhin problemet

Drejtori për çështje të migracionit pranë Konferencës së Ipeshkve, Giancarlo Perego paralajmëroi për diskriminim të të prekurve. Qeveria italiane nuk mund të vendosë me kokën e saj për politikën e BE-së, ka thënë Perego në "Radio Vatikan". Ai paralajmëroi se një dëbim padallim i romëve nuk do t'i zgjidhë problemet e vërteta. Fatkeqësisht Franca ka ndjekur rrugën e Italisë, e cila nuk është treguar e suksesshme, sqaroi Perego.


Politika e zbrazjes së dhunshme të kampeve ilegale dhe dëbimet kanë shkaktuar krijimin e ngulimeve të reja ilegale dhe ka shkatërruar integrimin shkollor të fëmijëve. Perego kujtoi se 80 për qind e romëve që jetojnë në Itali posedojnë edhe nënshtetësinë e atjeshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#4

Post by Sally »

Dëbimi i romëve - Mollë sherri mes Italisë dhe Vatikanit



Ministri i Brendshëm i Italisë Roberto Maroni përkrah dëbimin e romëve nga Franca dhe Italia. Klerikët kritikojnë ashpër dëbimin e tyre. Në debat është kyçur edhe Papa Benedikti i XVI-të.

Në Romë kanë plasur zënkat ndërmjet Vatikanit dhe qeverisë italiane lidhur me trajtimin e romëve nga Rumania dhe Bullgaria. Ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni ka kërkuar në një intervistë dhënë gazetës së përditshme "Corriere della Serra" (21.08.2010) që të mund të dëbohen edhe ata qytetarë të Bashkimit Evropian, të cilët nuk arrijnë të dëshmojnë se janë në gjendje të mbulojnë vetë shpenzimet e jetesës dhe strehimit. Ai do ta hapë këtë temë në mbledhjen e ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së më 6 shtator në Paris.


Maroni me lëvdata për dëbimin e romëve nga Franca

Politikani nga radhët e partisë armiqësore ndaj të huajve Lega Nord kishte lavdëruar më parë dëbimin e romëve nga Franca për në Rumani i cili kishte filluar më 19 gusht. Ai theksoi se Italia ka vite që përdor këtë "metodë të kthimit vullnetar dhe të mbështetur". Deri në fund të gushtit Franca planifikon dëbimin e rreth 700 romëve.
Last edited by Sally on Thu Aug 26, 2010 6:48 am, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#5

Post by Sally »

Kisha kundër dëbimit të romëve nga Franca



Dëbimi masiv i romëve nga Franca ka shkaktuar reagimin edhe të kishës. Pas kërkesës së Papa Benediktit XVI për më shumë tolerancë, gatishmëri për bisedime. Kritika të ashpra kundër presidentit Sarkozy.

Besimtarët nuk u besonin veshëve të tyre kur menjëherë pas një meshe në sheshin e Kishës, prifti i tyre mbajti një lutje tjetër para kamerave televizive. „Sinqerisht, dhe për këtë kërkoj falje, lutem që zoti Sarkozy të përjetojë një infarkt në zemër", tha ai.


Prifti pendohet për fjalët e rënda

Fotografitë e 71 vjeçarit Arthur Hervet, me flokë të thinjura dhe sy të kaltër si qielli, sot mund të shihen në të gjitha gazetat. Për lutjen e tij për infarktin e presidentit ai ka kërkuar ndërkohë falje me fjalët: "Kam menduar që Zoti duhet t'ia zbusë zemrën Sarkozy-s". Kjo sepse për një prift që punon në Lille ku ka probleme të shumta sociale dhe i cili kujdeset për minoritetet, dëbimi masiv i romëve paraqet një problem shumë serioz.



Sarkozy i harron premtimet dhënë papës!

„Kur një vend ka probleme, duhet gjetur edhe përgjegjësi. Prandaj, qeveria tha: romët janë fajtorë. Fronti i djathtë ekstrem po feston, ndërsa romët kanë përjetuar një fat të keq", pohon ai.

Pakënaqësitë e kishës janë edhe më të mëdha, sepse pikërisht Sarkozy, si presidenti i parë i Republikës së pestë, ka paralajmëruar më shumë mirëkuptim për kishën. „Laicizmi pozitiv, laicizmi i hapur, për ne nënkupton thirrje për dialog, tolerancë dhe respekt", tha Sarkozy para dy vitesh, me rastin e vizitës së Papa Benediktit XVI në Paris. Papa nuk i ka harruar këto fjalë. Në rastet e ngjashme ai flet italisht apo anglisht, por kësaj radhe foli në frëngjisht.


„Teksti i liturgjisë na kujton kërkesën për njohjen e të gjithë njerëzve. Kjo është një thirrrje për njohjen e ndryshimeve legjitime dhe bashkimin e të gjithë njerëzve dhe gjuhëve", theksoi papa.

Ministri e kupton mesazhin


Në Francë, ku është zbuluar diplomacia, ishte menjëherë e qartë që papa foli për dëbimin e romëve. Ministri i Brendshëm Brice Hortefeux i ka kuptuar seriozisht paralajmërimet e Vatikanit, sepse votat e të krishterëve janë për konservatorët të rëndësishme. Ai tha se do të takohet me kardinalin francez André Vingt-Trois, për t'ia shpjeguar politikën e dëbimeve. Kardinali e ka pranuar këtë takim, por ministri shfrytëzoi këtë rast për të sulmuar të tjerët. „Jam pak i befasuar nga egoizmi i pashembullt dhe fjalët e mëdha. Po proteston një pjesë e vogël e Parisit, e cila nuk ka ofruar asgjë për sistemimin e romëve në fqinjësinë e vet", u shpreh ministri.

Debimi i romëve mund të kushtojë humbjen e zgjedhjeve

Por nëse me të vërtetë është fjala për një grup të vogël njerëzish, të cilëve po u jepet hapësirë tepër e madhe në media, ende nuk është e qartë. Gazeta „Libération" ka botuar një sondazh në të cilin thuhet se 55 për qind e francezëve janë të mendimit që në zgjedhjet e vitit 2012 duhet të fitojë një socialist. Me këtë Sarkozy do të futej në harresë.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#6

Post by Sally »

Franca do të dëbojë romë të tjerë


Qeveria franceze paralajmëroi në fund të korrikut se do të veprojë me vendosmëri kundër kampeve ilegale rome. Brenda dy javësh janë zbrazur 40 kampe të romëve në Francë.



Krejt çfarë kishin pranë shpirtit ata e kanë paketuar në çanta, qese dhe karrocat e pazarit. Banorët e kampit të romëve në Choisy-le-Roi në jug të Parisit qëndrojnë ulur në trotuar. Deri tani ata jetonin nën urat e autostradave, në autoshtëpitë e rimorikuara dhe në çadra përgjatë autostradës A86. Edhe pse nuk ishte vend i përshtatshëm për banim prapëseprapë ishte shtëpia e tyre. Tani ata nuk e dinë se nga t'ia mbajnë. Ata nuk kanë alternativë tjetër .

"Gjendja e tyre do të përkeqësohet edhe më shumë. Tani ne kemi këtu në rrugë 50 njerëz me fëmijë të vegjël, nje pjesë e tyre janë të sëmurë. Kushtet higjienike do të përkeqësohen edhe më shumë për shkak se prefektura ka paralajmëruar se nuk do të përkudjeset për strehimin e këtyre njerëzve."

....thotë Michel Fèvre nga Shoqata e Romëve të Evropës.

Në gjendje të ngjashme si romët në Choisy-le-Roi ndodhen aktualisht shumë të tjerë në Francë.

Qeveria iu ka shpallur atyre luftë. Veprimet kundër romëve janë pjesë e ofensivës së re për sigurinë e brendshme të presidentit Sarkozy. Njëra pas tjetërës do të zbrazen të gjitha kampet e romëve. Në Francë ekzistojnë rreth 600 lagje të tilla. Presidenti francez ka paralamëruar se deri në fund të tetorit do të zbrazë gjysmën e tyre. Ministri i Brendshëm Hortefeux bëri ndërkohë bilancin e parë.

"Në dy javët e fundit ne kemi mbyllur më shumë se 40 kampe të romëve. Kjo është një shenjë se në çfarë mase të madhe do të bëhet edhe dëbimi. Bëhet fjalë për rreth 700 persona."

Dëbime për romët që kanë kryer akte penale


Pjesëtarët e komunitetit rom, të cilët e kanë mashtruar shtetin francez apo kanë bërë vepra penale do të dëbohen për në vendlindjet e tyre në Rumani dhe Bullgari. Më së voni në fund të gushtit, avioni i parë me të dëbuarit në bord do të niset nga Franca në drejtim të këtyre vendeve. Ata të cilët do të mbeten në Francë do të jenë të detyruar që të gjejnë një vendstrehim tjetër. Ndoshta deri sa të dëbohen sërish. Për Michel Fèvre ky është një stigmatizim i qëllimshëm i një pjese të popullatës.

"Kjo politikë nuk është e pranueshme. Ministri i Brendshëm Hortefeux ka vënë në shënjestër romët duke i lidhur ata gjithnjë me çështjen e kriminalitetit. Por duke i dëbuar këta njerëz ai nuk do të zgjidhë problemin e vërtetë."

Për 15.000 romët në Francë fillon një kohë e pasigurtë. Shumë prej kampeve janë ngritur pa lejen e shtetit francez. Dhe ndërkohë edhe një pjesë e opozitës franceze mbështet mbylljen e kampeve rome. Këtë ata e bëjnë sepse e dinë që mbylljen e këtyre kampeve e mbështet shumica e francezëve.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#7

Post by Sally »

Strategjia per Integrimin në Kosovë të romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve per vitin 2009-2015


Projekte per te zbutur gjendjen aktuale te ketyre komuniteteve


Pjesetaret e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptas ne Kosove perballen me veshtiresi te ndryshme, si p.sh. edukimi, problemi i banimit, qasja ne sherbimet publike si dhe punesimi. Per te zbutur gjendjen aktuale te ketyre komuniteteve, Qeveria e Kosoves ne bashkepunim me Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim si dhe Fondacionin Kosovar per Shoqeri te Hapur, tashme ka hartuar Strategjine per Integrimin Romeve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve per vitin 2009-2015.



Në rast se përdorni Windows, keni mundësi të dëgjoni materialin ne MP3-sh direkt sapo të klikoni maus.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#8

Post by Sally »

A ka kushte për kthimin e romëve në Kosovë?


Eurodeputetja gjermane, Barbara Lochbihler, po viziton Kosovën për të parë se a ka atje kushte për kthimin e romëve nga Gjermania. Në bisedë me DW ajo thotë se personalisht është kundër kthimit të romëve në Kosovë.



Eurodeputeja gjermane Barbara Lochbihler, e cila angazhohet për të drejtat e pakicave, thotë se ka ardhur në Kosovë që të bisedojë me autoritetet e Prishtinës se sa Kosova është e përgatitur që të presë kthimin e familjeve rome nga Gjermania në Kosovë. Kosova dhe Gjermania tashmë kanë finalizuar marrëveshjen për riatdhesim dhe kjo marrëveshje përfshin edhe kthimin nga Gjermania në Kosovë të pakicave rome, ashkalinjve dhe egjiptasve. Barbara Lochbihler në një intervistë për programin tonë thotë se ajo përsonalishtë është kundër kthimit të këtyre familjeve në Kosovë.



"Pikpamja ime është se ata nuk duhet të kthehen në Kosovë, sepse shumë nga ata sidomos fëmijët, shkojnë në shkollë kanë një mbështetje bazë, prindërit e tyre po ashtu ka vite që jetojnë në Gjermani dhe kjo është e mjaftueshme të thuhet se pse ata nuk duhet të kthehen në Kosovë. Natyrisht nëse këta njerëz dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre për arsye të ndryshme, atëherë mund ta bëjnë këtë, por nëse ata i detyron që të kthehen pa dëshirën e tyre, atëherë mendoj se kjo është një politikë e gabuar,” - thotë se Barbara Lochbihler.


Ajo thotë se është e lehtë që marrëveshja për riatdhesim të hidhet në letër, mirëpo thelbi është se si do të implementohet ajo. Autoritetet e Prishtinës megjithëse kanë nënshkruar marrëveshje për riatdhesim me shumë shtete evropiane, janë shprehur disa herë se në Kosovë nuk ka kushte të mjaftueshme për akomodimin e të kthyerve për faktin që shtëpitë e tyre u shkatërruan gjatë luftës së fundit. Eurodeputeja gjermane, Barbara Lochbihler, thotë se kthimi i familjeve rome nga Gjermania do ta përkeqësojë gjendjen e këtyre familjeve.

"E drejta për të pasur shtëpi, që do të thotë se fëmijët kanë nevojë për shtëpi të ngrohtë, ku ka ujë dhe hapësirë të mjaftueshme ku fëmijët dhe prindërit e tyre mund të bëjnë një jetë të mirë. Kjo është e drejtë njerëzore. Mirëpo, kur e shihni se në Kosovë akoma ekzistojnë kampe me romë kjo është e papranueshme. A do të thotë se duhen krijuar kampe të tjera që rrezikojnë jetën e romëve,” - shprehet Barbara Lochbihler.




Në veri të Mitrovicës ekziston që nga përfundimi i luftës kampi me dhjetra familje rome brenda hapësirave të kompleksit industrial Trepça. Shumë organizata ndërkombëtare kanë konstatuar se në hapësirat e kampit ka sasi të tepruar plumbi dhe sipas tyre kjo rrezikon prej vitesh jetën e banorëve romë të kampit në veri të Mitrovicës.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#9

Post by Sally »

Diskriminimi i sintëve dhe romëve në disa vende të BE-së


Në shumë shtete të BE-së sintit dhe romët diskriminohen. Në Hungari shumë herë romët janë sulmuar në 18 muajt e fundit. Shumë nga këto sulme nuk janë sqaruar deri më sot. Edhe në Rumani ka sulme.

Sâncraieni, një fshat në lindje të Transilvanisë, zonë ku jetojnë kryesisht pakicat hungareze. Në fillim të korrikut këtu pati një rast që i ngjan një procesi linçues. Fillimisht pati një përleshje mes një hungarezi dhe një romi dhe ky i fundit e plagosi lehtë hungarezin me thikë. Si përfundim iu nxeh gjaku tërë popullatës. Qindra banorë të fshatit dogjën një plevicë në zonën e banuar me romë. Vetëm një ndërhyrje e shpejtë dhe masive e policisë mundi të mënjanojë një ngjarje të rëndë. Që nga ajo kohë policët patrullojnë 24 orë pa ndërprerje fshatin. Situata është e tensionuar. Kryetari Bashkisë Ernö Székely reagon ndërkohë i inatosur ndaj pyetjeve të gazetarëve: "Unë nuk do të them më asgjë! I gjithë shtypi rumun dhe ai i huaj pretendon se ne kemi përzënë romët dhe ku ta di unë çfarë tjetër. Nuk ka pasur asnjë konflikt etnik, asnjë njeri nuk është rrahur ose përzënë. Ne duam të jetojmë si deri më tani dhe unë shpresoj që të jetë kështu!"


Romët "duhet të sillen në mënyrë të civilizuar"

Aq sa kryebasahkiaku mundohet ta zvogëlojë ngjarjen, po aq i paqartë është dimensioni etnik i konfliktit. Katër ditë pas ngjarjes kryetari i bashkisë dhe i vetë-emëruari si udhëheqës i romëve në fshat János Gráncsa nënshkruan një një të ashtuquajtur "Pakt për bashkëjetesë paqësore". Në bazë të tij romët nuk lejohen më të mbajnë kuaj nëse ata nuk kanë tokë në pronësi, sepse përndryshe ata vjedhin tagji. Në pikën 10 thuhet se romët duhet "të sillen në mënyrë të civilizuar".

Fshati Sancraieni nuk është rasti i vetëm i një ngjarjeje të tillë në Rumani. Një muaj më parë banorë të një fshati tjetër nga zona i kishin vënë zjarrin një shtëpie të një familjeje rome dhe kishin dëbuar përkohësisht shumë familje. Një valë sulmesh agresive kundër grupimit popullor ka pasur së fundmi në fillim të viteve 90-të. Në atë kohë në disa raste pati sulme linçuese dhe konflikte të llojit të progromës. Por nga mesi i viteve 90-të si rezultat i presionit nga jashtë ndërhyri policia dhe zyrtarët duke mos e lejuar vazhdimin e dhunës.

Gjendja aspak më e mirë në Hungari, Çeki, Sllovaki dhe Bullgari

Mbetet për të pritur nëse rastet e fundit do të çojnë në një valë të dhumshme sulmesh si atëhere. Rumania nuk është e vetme me dhumën ndaj romëve. Në Hungari, në një fshat në lindje të vendit u vra natën e së hënës (3.8.2009) një burrë 45-vjeçar kurse vajza e tij 13-vjeçare u plagos rëndë. Kjo është vrasja e katërt në vazhdim brenda këtij viti. Policia dyshon si vrasës një grup terrorist të ekstremit të djathtë. Edhe në Çeki, Sllovaki dhe Bullgari po shtohen sulmet zjarrvënëse kundër romëve.



Në krahasim me këtë ngjarjet si ato të Sâncraieni duken si jo të dëmshme. I ri është fakti që me anë të marrëveshjeve me shkrim shfuqizohen të drejtat themelore të një grupi qytetarësh dhe zyrtarët nuk bëjnë asgjë kundër kësaj. Pyetje për kryebashkiakun e Sâncraieni-t: Çfarë është "sjellje e civilizuar" dhe kush i përcakton kriteret? Përgjigje nga Ernö Székely: "Gjithkush e di se çfarë është e civilizuar. Njeriu nuk bën skandale, nuk rrihet dhe kështu me rradhë."

Kryebashkiaku ndrëpret bisedën

Do të donim t´i bënim më shumë pyetje kryetarit të bashkisë. Por atij i kujtohet se nuk donte të jepte më intervista dhe kështu e ndërpret bisedën. Ndërkaq i përgjigjet pyetjeve i vetë-emëruari si udhëheqësi i romëve të fshatit János Gráncsa: Pse ka nënshkruar ai një marrëveshje të tillë, që është në kundërshtim me kushtetutën? János Gráncsa e minimizon, ai do paqen. Romët e familjes së autorit të krimit me thikë por edhe të tjerë nuk kanë qenë të rregullt, ka pasur vjedhje të vogla tagjije. Fshati pret që ne Romët të jemi të sjellshëm, thotë János Gráncsa më tej, këtë ai ia ka premtuar popullit dhe tani populli është qetësuar.

Nuk ka shumë kuptim të diskutosh me János Gráncsa për të drejtat themelore dhe qytetare të njeriut, pasi të menduarit e tij është feudal. Ai është një njeri trupvogël, miqësor, që qesh shumë dhe nga sytë e tij rrezaton një frikë e thellë. Që frika e tij ka një bazë këtë e mësojmë më vonë në klubin e fshatit. Aty është ulur Ferenc Bors, një veteriner. Ai shprehet me një urrejtje të madhe kundër romëve duke i cilësuar si kriminelë dhe që nxisin urrjetjen popullore.

"Cigan mund të mos jetë në mëngjez, dhe në drekë por ai është sidoqoftë cigan në mbrëmje. Ata e kanë këtë në gjak, është thjesht një problem gjenetik", thotë ai.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#10

Post by Sally »

BE dhe romët - Intervistë me zëdhënësin e Komisionit Evropian Michele Cercone



Si shkas për të marrë informacione për këtë temë shërbyen tensionet e fundit në Francë me romët dhe planet e qeverisë franceze për të dëbuar një pjesë të romëve të përfshirë në trazira.


"Në radhë të parë, angazhimi ynë është që të sigurojmë aplikimin e plotë të legjislacionit antidiskriminim të BE, për të cilin kanë rënë dakord shtetet anëtare dhe Parlamenti Evropian."



"Ekzistojnë instrumenta të BE, të cilat mund të përdoren për integrimin e romëve. Do t'ju jap disa shembuj: fondet strukturore, por edhe Fondi Social Evropian, i cili është përdorur gjerësisht. Gjithashtu, në njëfarë mase, edhe Fondi Evropian Bujqësor për Zhvillimin Rural është përdorur nga disa shtete anëtare, për t'i integruar më tej romaët. Dhe që prej majit të vitit 2010 ka pasur disa ndryshime në rregullat për të përdorur para nga Fondi Evropian Rajonal i Zhvillimit, në mënyrë që të lehtësohet kërkesa për mjete të BE, për të ndihmuar grupe minoritare si romët. Kjo veçanërisht ka të bëjë me faktin e ndërtimit të shtëpive. Kështu, për ta përmbledhur pak, më duhet të them se tashmë ekziston një përpjekje e gjerë e organizuar nga Komisioni Evropian dhe nga Bashkimi Evropian, në mënyrë që ta thjeshtojmë, sa të jetë e mundur më shumë integrimin e romëve."

Pyetjes nëse e drejta e lëvizjes së lirë brenda BE vlen edhe për romët, megjithë përpjekjeve të disa qeverive për ta kufizuar këtë të drejtë, Michele Cercone i përgjigjet:

"Liria e lëvizjes dhe banimit është shumë, shumë e gjerë dhe mbulon shumë aspekte. Ka kufij dhe kufizime që mund të aplikohen prej shteteve anëtare mbi bazën e rregullave shumë strikte. Në këtë kuadër, zhvendosja ose dëbimi është një masë që është konsideruar me të vërtetë si masë ekstreme. Konkretisht, kjo do të thotë që një qytetar evropian mund të dëbohet ose zhvendoset mbi bazën e politikave me publikun, sigurisë publike dhe shëndetit publik. Çdo rast duhet të vlerësohet nga shtetet anëtare në mënyrë të veçuar. Kjo në thelb do të thotë se nuk mund të bëhet dëbimi i një tipi qytetarësh evropianë..."

"Të gjithë qytetarët evropianë që janë dëbuar kanë të drejtën të apelojnë në gjykatat nacionale të shteteve anëtare të prekura, dhe ata mund të kërkojnë pezullimin e dëbimit derisa të ketë përfunduar procedura e apelit. Kështu, masat e përkujdesjes janë shumë, shumë strikte dhe qytetarët evropianë gëzojnë të drejtën e plotë të lëvizin dhe të qendrojnë në një shtet tjetër anëtar me përjashtime spefifike, që duhet të vlerësohen për çdo rast në mënyrë të veçuar."
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#11

Post by Sally »





Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dëbimi i romëve

#12

Post by erix77 »

Pse e bejne kaq tragjike?
ata persona qe jane larguar e bene kete vullnetarisht pasi moren 300 euro per njeri dhe duke konsideruar numrin e femijeve qe kane familjet rome cdo familje ka marre nje goxha shume por ajo qe eshte dhe me e rendesishme keta njerez mund te kthehen perseri ne France apo ne ndonje vend tjeter te EU.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#13

Post by Sally »

erix77 wrote:Pse e bejne kaq tragjike?
ata persona qe jane larguar e bene kete vullnetarisht pasi moren 300 euro per njeri dhe duke konsideruar numrin e femijeve qe kane familjet rome cdo familje ka marre nje goxha shume por ajo qe eshte dhe me e rendesishme keta njerez mund te kthehen perseri ne France apo ne ndonje vend tjeter te EU.


Ketu nuk behet fjlae as per 300 euro, as per mundesin e rikthimit ne france apo ndonje vend tjeter.
Nuk eshte ky sistemi per te ndihmuar varferin, se i gjithe aji popull qe emigron qeshtja kryesore eshte VARFERIA, dhe varferia nuk zgjidhet duke paguar cdo person te familjes nga 300 euro dhe duke i debuar!
Kjo gje nuk ishte e papritur per politikanet europian qe romet do benin veprime te tilla, le ta mendonin me pare se tu hapnin dyert, tani per tani nje gje eshte e vertet dhe e sakte qe:
"Askush nuk ka të drejte, te pengoje një qytetar evropian, te udhetoje brenda Evropes".
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Dëbimi i romëve

#14

Post by erix77 »

por askush nuk po i pengon te rikthehen perseri ne France,ata mund te shkojne perseri kur te duan,problemi eshte se ata nuk duan te integrohen ne vendet ku shkojne dhe jetojne sic kane jetuar ne rumani neper kampe me kushte te keqija sepse atyre ashtu ju pelqen te jetojne ne grupe te medha prej disa familjesh.Eshte e tmerrshe qe ata te jetojne neper kampe ku mungojne kushtet elementare te higjienes,franca ka bere shume mire qe po i mbyll kampet ku higjiena nuk ekziston.Ne itali ka pas rome qe jetonin ne kampe me kushte te mjerueshme nderkohe qe ata posedonin nje apo me shume banesa apo deri edhe tek makinat luksoze.Une e kuptoj qe ata jane nje objekt mjaft i ndjeshem per shoqatat e mbrojtjes se te drejtave te njeriut por ne rastin konkret gjithcka eshte fryre artificialisht nderkohe qe ata rome jane larguar me deshiren e tyre sepse perfituan ekonomikisht.Ata njerez shkuan ne France dhe perfituan 300 euro kur u larguan nderkohe qe ne te tjeret jo vetem qe nuk marrim ndonje euro por as nuk mund te shkojme dot ne France,a mund te me thuash dot tani se kush po diskriminohet?
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Dëbimi i romëve

#15

Post by Sally »

Perseri nuk me kuptove, jam plotesisht dakord me:
...problemi eshte se ata nuk duan te integrohen ne vendet ku shkojne dhe jetojne sic kane jetuar ne rumani neper kampe me kushte te keqija sepse atyre ashtu ju pelqen te jetojne ne grupe te medha prej disa familjesh.


Po nuk eshte vetem ky shkaku qe Franca dhe Italiani moren vendim te till, dicka me tej luhet ne politiken e tyre!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”