alfeko sukaraku wrote: patjeter qe nuk e behet vone se cilen ideologji mbrone, me behet vone te mbroj shqiperin e kombin.ideologjit per mua jane bordellologji..
une rroj ne greqi,edhe nuk te lejoj te shprehesh me kete menyre per ekzistencen time ketu....biles ti nuk ke vend ne kete forum me keto ide te rrezikshme antishqiptare
Doja te sillja nje citim nga nje debat i z. Kolec Traboini mbi kete teme te ketyre diteve qe kaluan!
Socializmi europian per mua ka ne thelbin e vet humanizmin. Shqetesimin qytetar. Ndihmen per shtresat e popullsise qe vuajne, cfare nuk e kane ne asnje rast partite radikale te djathta qe punojne me se shumti per te lehtesuar kapitalin dhe kapitalistet e medhej. Une nuk mund te jem kurrsesi me nje formacion politik i cili mbas per shqiptaret taksen 20 % ne te gjithe llojet e prodhimeve duke perfshire edhe ato te konsumit, madje absurde te taksohesh me 20 % per ushqimet. Jo i dashur mik. Ky nuk eshte ai sistem qe me duhet mua. Dua t'ju kujtoj se Amerika eshte vendi i kapitaleve te medha. I mbrojtjes se ketyre kapitaleve sic beri Obama duke u dhene shuma kolosale bankave qe po falimentonin. Po a e di cfare beri nje firme e madhe bankare? Te gjithe parate qe mori si ndihme ua shperndau nenpunesve te vet si shperblim. Dhe rezultati dihet. U mor senati amerikan me kete. por ama me Amerike kurrkush nuk paguan takse per ushqimet qe blen. Ushqimet ne Amerike nuk jane te taksuara ani pse mireqenja eshte ku Shqiperia e ku Amerika. Ne Shqiperi njerezit per te i ikin pagesave me cek, por punojne me para ne dore. Ky shtet e pushtet qe kemi ne ne Shqiperi eshte mizor.Eshte anitihuman. Jam i bindur per kete. Dhe mendoj se ne keto kushte eshte e domosdoshme te ndryshoje dicka. Mund qe Socialistet i kane ato qe thua por nuk mendoj se do te jete me keq se eshte sot. Nuk merrem me emra te pervecem por dua te theksoj se emra si Ledi Shamku, Olta Xhacka, Rudina Seseri e te tjere nuk me kujtojne asgje nga e kaluara qe une e kam perjetuar. Kane fryme te re. Dhe as qe mund te krahasohen me ca te korruptuar si Genc Ruli i arrave, apo Lulzim Basha i aferave te Kalimashit.
Vec kesaj ajo cfare vleresoj tek Socialistet e frymes se re eshte se ka afro 20 dite greve e protesta dhe nuk eshte keputur as nje gjeth rreth e perqark Kryeministrise ku ne vitin 1998 Saliu me mitingashet e vet sulmuan me tanke...Jane dy pamje te ndryshme e kjo mua me jep shprese se forcat politike gjithnje e me shume po ecin drejt nje politike te qytetruar. Por mjerisht klani politik ne pushtet nuk leshon pe, madje po refuzon edhe sugjerimet e Amerikes dhe Europianeve, dhe kaloresi yne i Fytyres se Vrerosur ne keto 20 vjet nuk e ndalon revanin e vet ogurzi qe solli 97, por ky ogur i zi rente ne koken e tij e jo te popullit shqiptar. Jam i bindur per keto qe them. Rrofte Populli! Poshte maskarejt qe ja hipin atij ne zverk dhe nuk ja zbresin pa e kthyer kete popull e kete vend ne germadhe! E bejne kete se edhe vete jane pjelle germadhash dhe kane per ideal te fshehte sisteme e figura diktatoresh.
Keto bindje me jane ngulitur nga menyra se si e keqperdorin pushtetin ata qe sot e kane. Te jesh i qete se nuk mund te isha me pak i ashper nese kete praktike do te ndiqnin forcat e tjera politike. Por gjendja sot keshtu eshte, e une per kete gjendje prononcohem.