"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
Une mendoje se puna, studimi juaj ka rendesi dhe mendoje se faqja sikur ajo tek Bashkimikombetar monitorizohet si nga miqte dhe armiqte.
Flamuri shqiptare tashme behet bardhe e blu me vendim qeverie(yatgat e makinave), pra ngjyrat e flamurit grek.
Shqiponja ne kryeminsitri ka marre formen e nje zogu serb.
O zoti Kola shumë zhurmë bën ky traktori yt! Se mos, në vend të makinës mbjellëse, keni mbërthyer topin! Ju mendoni se po mbillni farë, por në fakt jeni duke minuar gjithë arën. Madje duke rrezikuar që kur të zbrisni nga traktori të ndeshni në një nga ato!
Pastaj ju këtu jeni duke folur sikur jeni duke pilotuar një dron apo satelit. Gjithë këto lajme që na sollët, aq sa s'po dimë kujt ti besojmë më. Të parave apo të fundit?! Gjithë ato gjëra që nuk i dinim. Unë psh nuk i dija se nuk kisha mësuar ende me lexuar shqip kur 1 lekshat botonin këto gjëra! Tani unë nuk përjashtoj mundësinë që traktori të jetë full-optional, made in RPSSH, duke pasë në vetvete dhe pjesën e kundërzbulimit nga SS(h). Prandaj di kaq shumë lajme të rëndësishme, por më thënë të drejtën janë një çikë të ndryshkura!!! Jo vetëm kaq, por duket se edhe pjesët e traktorit të jenë prodhuar nga jashtë dhe në RPSSH të jetë bërë vetëm mbërthimi!
Sa për ato targat mos u mërzitni se është vetëm efekti Doppler. Kur afrohet një send ndriçues, në sytë e vëzhguesit ai duket se ka një ngjyrë blu. E kundërta, kur largohet merr ngjyrë të kuqe! Nuk ke çi bën, ngjyrat dhe rregullat i ka vendosë natyra. Madje dhe zogjtë. Ta dinin zogjtë se ju i keni cilësuar serb, kushedi se ku do të ishin ankuar. Ndoshta do kishin ardhë ato shoqatat ndërkombëtare për mbrojtjen e shpendëve të lirë, si në rastin e burgosjes së ujkut në Mat. Shkoi dhe policia jonë me çliruar ujkun që hodhi poshtë atë thënien se njeriu është ujk për njeriun. Veçse ai ujku u bë mik i ngushtë me gomarin. Doli se ujqërit e vërtetë na paskëshin qenë atë që thonin këto filozofira!
Kështu njeriu për njeriun nuk është ujk, por është ujk ai që thotë filozofinë!
Juve e keni ne terezi sic kam theksuar me pare, sepse mbroni interesa greke ne temat qe une kam postuar. Juve refuzoni te denoni faljen e teritorit shqiptar, faljen e kishes shqiptare ortodokse, faljen e eshtrave ne Permet....
Ju lutem mos beni teater ne se nuk keni per te shkrojtur pe temen ju lutem mos e devijoni me sulme personale ndaj meje.
Ti Petrit Kola, merresh vetem me politike, ne nuk merremi me te. Ke nje kontribut zero ne temat historike, merresh direkt dhe indirekt, vetem me nje parti politike dhe drejtuesit e saj dhe pervec pozimit si atdhetar i madh, nuk ke shkruar asnje rresht, ne dobi te vlerave kulturore dhe historike te kombit tone. Nese ke marre per detyre, te na shperqendrosh ne prej punes sone, atehere dhe ne kemi instrumentat tane. Nese do te besh debat beje, jo propagande dhe mallkime. Pjesetaret e stafit te forumit tone, jane njerez te mencur dhe atdhetare, ata pak merren me ceshtje partishe dhe i bashkon vetem deshira, per te evidentuar vlerat tona kombetare. Ky eshte dhe misioni i forumit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Juve keni te drejte per punen e studimeve tuaja, cka forumi duket si Institut i vertet albanologjik.
Po ashtu qe une merrem me politik juve keni te drejte.
Une Leter hapur drejtuar Ina Rames,
Friday, November 30, 2007
Enderuara Ina Rama!
Mora vesh se te bene Prokurore te Pergjithshme dhe thashe te te shkruaja nja dy gisht leter. Do te thuash ti se cili jam une qe katranos te bardhen me te zeze? Petrit Kola me quajne. Zetorist ne kohe paqe dhe mbushes topi ne kohe lufte jam. Vendbanimi im eshte ne autobuz, si ne kohe paqe dhe ne kohe lufte. Do ti me e forta...? Me autobuzin tim te ngjyrosur ne te verdhe sic bejne amerikanet me autobuzat e shkollave, vajta ne Dardani ne kohen e luftes dhe ne linjen e zjarrit topat e tankut serb qe leviznin me naften e furnizuar nga Sali Berisha nuk me goditen dot. He ke pare ti moj? Me autobus te verdhe te vesh ne lufte dhe te vish prej andej pa asnje xham te ciflosur? Cudi e..., per mua te pakten?
Cudi me e madhe nga ato qe kam bere une ne luften e Dardanise me autobuzin tim te verdhe duken pretendimet e tua se do na i rregullosh Shqiperine dhe do na i besh fringo fare. Te them te drejten mua nuk mu mbush mendja ndaj vendosa te zhgaravite kete leter. Po mire moj Ina Rama, juve jeni e zgjedhura e atyre njerezve qe jo vetem kane vendosur te shkaterrojne shtetin shqiptar por edhe te zhdukin shqiptaret si komb. Ti si thua moj Ina ata te vune ty ne krye per ti rene atyre kokes apo per ti sherbyer atyre dhe padronave te tyre? He si thua, sikur nuk vene ato deklaratat e tua se jeni e pavarur dhe pallavra te tjera...? Nejse, mua nuk ma mbush dote mendjen. Po ajo puna e te shtririt ne darke civiliste dhe ne mengjez kur u cove nga gjumi u deklarove penaliste, si qendron? A nuk eshte ky muhabet mungese sinqeriteti? Si thua ti, a na jepni juve ndonje shance qe t'ju besojme?
Shikome punen dhe jo gunen do te thuash ti Ina.
Ne rregull moj Ina, e pranoje teoremen tuaj te punes dhe te gunes...
Ndiq penalisht Fatos Nanon, ndiq penalisht kriminelat qe bene pazar me eshtrat e civileve ne Permet dhe une do ti marre mbrapsht te gjitha dyshimet e mija.
Sinqerisht,
Petrit Kola
Ne keto momente duke dale nga autobuzi im i verdhe.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
James Pettifer është një akademik, studiues dhe autor i njohur britanik, i cili ka botuar disa libra historikë dhe guida turistike për Ballkanin. Ndër botimet e tij është edhe Guida Blu për Shqipërinë dhe Kosovën. Në këtë guidë shumë të pasur turistike studiuesi bën një prezantim të zgjeruar të disa zonave të rëndësishme arkeologjike dhe historike të vendit e gërshetuar kjo me eksperiencën personale të autorit në udhëtimet e tij në Shqipëri.
Shqetësimi për një prej këtyre zonave shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë e bëjnë autorin që t'u bashkohet zërave për të ndërgjegjësuar lidhur me rrezikun nga shkatërrimet që vijnë krah modernizimit të infrastrukturës së vendit.
Irena Luto bisedoi me James Pettifer në Londër dhe fillimisht e pyeti përse e kishte ndalur ai punën për edicionin e ri të Guidës turistike për Shqipërinë?
Pettifer: Po është e vërtetë, është një protestë e vogël dhe shpresoj që të jetë një gjë e përkohshme.
Unë e fillova librin 20 vjet më parë, kur nuk kishte fare Blu Guide për Shqipërinë as në gjuhën frënge as në atë angleze.
Unë doja t'u përcillja njerëzve gjërat e mrekullueshme në historinë shqiptare, ndërtesat e atjeshme, monumentet.
Tre dedicionet e mëparshme të kësaj guide bëjnë një punë të mirë. Për edicionin e fundit isha shumë krenar, sepse përmbante edhe një pjesë për Kosovën, që nuk ishte bërë më parë.
Ne shpresonim që të bënim një edicion komplet të ri.
Aktulisht ekziston në treg një edicion i përpunuar, por kemi nevojë për një version të ri, sepse ai i fundit u botua 10 vjet më parë.
Panoramat e shoqërive si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë nuk janë të aktulizuara.
Unë pësova një zhgënjim. Në muajin prill të këtij viti, shkova në Shqipëri me rastin e një konference.
Pas asaj bashkë me një koleg vendosa të shkoj për të pushuar për disa ditë.
Unë nuk kisha qënë në Butrint prej një kohe të gjatë dhe doja të shihja se çfarë bëhej atje.
Butrinti, vendi arkeologjik ishte mirë, por zona përreth tij më shokoi. U tmerrova.
Unë nuk mendoj se mund t'u rekomandosh vizitorëve të huaj që ta vizitojnë zonën.
Vendet si Ksamili për shembull, që kur e pashë për herë të parë ishte kaq i bukur, tani dukej si një kantier i stërmadh ndërtimi.
Atje nuk po mbillen fidan të rinj. Në disa vende, deti është i pisët. Parku kombëtar përreth Butrintit mendoj se është i kërcënuar nga ndërtimet dhe e gjithë situata e përgjithshme po shkon tatëpjetë.
Prandaj unë e kam ndalur punën për librin tim në shenjë proteste që shpresoj se do të sjellë një rezultat.
BBC: Po disa do të thoshin se ndërtimet në zonën përreth Butrintit janë pjesë e zhvillimeve të infrastrukturës dhe zgjerimit të zonave urbane që po përjeton i gjithë vendi?
Pettifer: Unë nuk jam kundër zhvillimit, në mënyrë të veçantë nëse ky zhvillim do të sjellë më shumë njerëz për pushime e që do të vizitojnë vendet të bukura dhe do ta shijojnë Shqipërinë.
Ne kemi nevojë për zhvillim, por zhvillimi është si një treg.
Qeveria duhet ta kuptojë që çdo treg ka nevojë për rregullatorë, që aplikohen në SHBA, në Evropë e kudo.
Atje nuk ka rregullatorë, apo të paktën nuk shoh që të ketë.
Dhe nëse ka, ashkush nuk po nxit respektimin e tyre.
Në mënyrë të veçantë, përsa i takon çështjeve të mjedisit, si mbjellje fidanësh, furnizim me ujë, kanalizimi të ujrave të ndotur etj.
Duket si dritëshkurtësi nga ana e autoriteteve, sepse turistët nuk do të vijnë, derisa këto gjëra të rregullohen.
BBC: Përkundrazi, qeveria thotë se gjithnjë e më shumë turistë po e vizitojnë vendin, sidomos Jugun e Shqipërisë
Pettifer: Unë mendoj se po shkojnë shumë njerëz dhe kjo është gjë e mirë, por për një ditë duke kaluar nga Korfuzi, por kjo gjithmonë është bërë prej vitesh.
Turistët e huaj shpesh nuk qëndrojnë, ndonjëherë qëndrojnë, por për një kohë shumë të shkurtër.
Ata nuk shpenzojnë shumë para dhe nuk u sjellin fitime vendasve, përveç atyre që i sjellin me barka apo që u sigurojnë ushqimin.
Ne duam që njerëzit të qëndrojnë për ca kohë dhe të mësojnë më shumë për vendin dhe të kalojnë pushime të mira.
Ata kanë nevojë për akomodim dhe ambjent të pastërt dhe ky është problemi për momentin.
BBC: Në një artikull tuajin jo thoni se duket sikur njerëzit që punojnë në këtë projekte zhvillimi në jug të vendit, nuk janë shqiptarë. A i qëndroni kësaj deklarate?
Pettifer: Unë mendoj se ka probleme. Nuk ka shumë probleme me investimet italiane.
Gjërat që kam parë në Vlorë, për shembull, kanë qënë të mira.
Isha në një hotel të vjetër që ka qënë një vend i keq, tani ishte kthyer në një ndërtesë shumë të bukur.
Ishte restauruar aq bukur sa mund të mendoje se ishe në Romë apo Venecie.
Unë nuk dua të tingëlloj politik, por mendoj se ka një problem me influencën greke.
Atje (në jug) janë hedhur para greke dhe interesat janë kryesisht afatshkurtra dhe nuk mendoj se janë të interesuar për të mirat e përgjithshme të asaj pjese të Shqipërisë.
Monumentet e mëdha arkeologjike si në Apolloni, Butrint etj kanë filluar të kthehen në ishuj.
Për momumentet vetë ka përkujdejse shumë të mirë, ata po bëhen punë interesante arkeologjike dhe gjithmonë ka zhvillime pozitive në përgjithësi, por mjedisi përreth tyre po përkeqësohet shpejt dhe kjo po ndodh pa qënë nevoja.
Atje pashë se po ndërtohej një rrugë e madhe nga Konispoli që kalon përmes një zonë shumë të bukur e të virgjër.
Ndoshta ka nevojë për rrugë, unë e kuptoj këtë, por nuk ke nevojë për shkatërrim të të gjithë zonës, nga një rrugë që i përngjan një autostrade të tipit perëndimor.
BBC: Ju keni thënë se ajo që po ndodh me Shqipërinë është e ngjashme me atë që ka ndodhur me disa pjesë të Spanjës në vitet 60, 70. Dikush mund të thotë se nëse funksionoi për Spanjën, mund të funksionojë edhe për Shqipërinë?
Pettifer: Në Shqipëri nuk është kudo njësoj.
Ka edhe vende të tjera që po bëjnë përparime të mira. Në disa raste janë vende të vogla që e filluan shumë keq.
Për shembull Shëngjini 20 vjet më pak ishte një vend i tmerrshëm.
Njerëzit ishin shumë të varfër, bagëtitë kullotnin në rrugë, ishte shumë pis, kishte ndotje të madhe.
Plazhet ishin të mbuluara me plehra e makina të vjetra. Unë isha në Shëngjin kohët e fundit dhe qëndrova atje për disa netë dhe më pëlqeu shumë.
Atje ka restorante të mira, hotele të arsyeshme. Ka nevojë për më shumë për të pastruar mjedisin, por besoj se është bërë shumë punë.
Pra është e mundur që të bëhen gjëra të mira dhe nuk është nevoja të bëhet si me Ksamilin.
Durrësi po përmirësohet, po jo me shpejtësinë e duhur.
Disa pjesë të plazhit po pastrohen, po shkatërrohen disa ndërtime pa leje, pra po krijohet një lloj plani për të ardhmen.
Pra këtu nuk shtrohet çështja për të ndalur ndërtimet, por për të ndërtuar mirë, me qëllim që ato të sjellin vizitorët e duhur, kjo gjë do të sjellë më shumë para në vend dhe për rrjedhojë do të ketë më shumë vende pune.
BBC: Sa ka të bëjë ajo që po ndodh me zhvillimin në Shqipëri me mentalitetin vendas, apo është thjesht menaxhim i keq që prej fillimit?
Pettifer: Unë mendoj se për arsye se shumë njerëz që janë në drejtimin e vendit u rritën në një shoqëri që ishte shumë diktatoriale dhe me shumë rregulla, ata kuptohet që nuk duan ta kenë tani këtë, dhe kanë shkuar shumë në ekstremin tjetër dhe janë kundër rregullave, veçanërisht ato të planifikimit.
Ata i bëjnë keq vetes, sepse ka ndodhur me Spanjën, njerëzit filluan të mos shkonin atje.
Nëse njerëzit nuk duan të shkojnë me pushime në kantiere ndërtimi, ata nuk do të shkojnë.
BBC: Qeveri në të kaluarën dhe në të tashmen e kanë thënë se Turizmi do të jetë industria kryesore e vendit. A mendoni se Shqipëria është duke ia qëlluar këtij synimi në një periudhë afatgjatë?
Pettifer: Unë mendoj se duhet të ketë një plan dhe ky plan duhet të theksoj gjërat më të mira, si vendet më të bukura arkeologjike, malet e mrekullueshme.
Ato që po bëhen në Theth, për shembull, janë shumë të mira.
Thethi është ruajtur me ato traditat e veta, paratë janë investuar siç duhet. Njerëzit mund të shkojnë edhe ta vizitojnë. Rrugët janë më të mira.
Jo gjithçka është perfekte atje, por është një mënyrë për të treguar se si të shkosh në drejtimin e duhur dhe në mënyrë të veçantë se si të mos humbasësh traditat sociale shqiptare dhe kjo është shumë e rëndësishme.
Ajo që më shqetëson për zonën në Jug është një atmosferë boshe.
Nuk ka respekt për të shkuarën, nuk ka respekt për traditën apo mënyrën shqiptare të jetesës, është një garë për të fituar para sa më shpejt që siç e thashë do të jetë për të keq. Kjo nuk do të funksionojë.
Përveç faktit që nuk ka moral, pas ca kohe nuk do të funksionojë më.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Ministri i Jashtem, Edmond Haxhinasto, siç raporton gazeta Start, ka punuar në pozicione të ndryshme në administratën e lartë shtetërore, midis të cilave: shef i Marrëdhënieve me Jashtë më Parlamentin shqiptar, drejtues i departamentit të Koordinimit në Kryeministri, këshilltar diplomatik i Kryeministrit, i ngarkuar me Punë i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Beograd ,shef Kabineti në Ministrinë e Jashtme, dhe së fundmi, zëvendësministër i Punëve Publike dhe Transporteve.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Ne foton e takimit sekret ne Trieste, Profeti Petrit Kola idendifikoi tre personat me pardesy te bardhe, Berishen, Nanon, Meksin. Kushe eshte personi i katert? Kush eshte pardesya ngjyre bezhe? C’fare mbane ai ne dore?
Pardesya ngjyre bezhe, imagjinon Profeti Petrit Kola eshte Mentor Coku, shefi i Berishes, Nanos, Meksit. Mentor Coku ishte shefi i zbulimit jashte Shqiperise, ai ishte njeriu me i besuar i Enver Hoxhes jashte shtetit. Vendbanimi i tij ka qene Italia. Ai ka shkuar atje pas skandalit qe ai beri se bashku me Enver Hoxhen ne Belgjike qysh ne kohen e mbretit Zog. Mentor Coku kur ishte sekretar ambasade i Mbreterise Zogolliane ne Belgjike paraqiti Enver Hoxhen si djalin e Mbretit Zog ne ceremonine e marteses qe princi belg beri ate kohe. Kjo gje u mor vesh si nga mbreti Zog edhe nga belget dhe zoti Mentor Coku ja mbathi per ne Itali qe te shpetonte. Zoti mentor Coku si shef i zbulimit te Enver Hoxhes, jashte shtetit kryente edhe pagesat e agjentave qe punonin per rregjimin e Enver Hoxhes. Ai po ashtu urdheronte ekzekutimet e te rrezikshmeve. Per hire te se vertetes duhet thene se Sigurimi i Enver Hoxhes ishte shume i sukseshem. Si ka mundesi qe Abaz Ermenjit (Kryetarit te Ballit) nuk ju be asnje atentat ndoshta ai e kishte shtepine perball ambasades shqiptare ne Paris munde te shpjegohet me 800 dollareshin mujor qe ai merte nga zoti Mentor Coku per sherbimet e kryera. Po ashtu 800 dollar ne muaj nga Shqiperia merte edhe sekretari i Ballit, zoti Andoni i cili punonte edhe per grekun.
Pra ky eshte personi ne fotografi me pardesy bezhe qe mban ne dore nje gje te zeze qe ngjason me nje cader te zakonshme por nuk eshte nje e tille… Ishte Mentor Coku bosi atij takimi ne Trieste midis Berishes, Nanos, Meksit ndaj ndaj ngjarjet qe rodhen moren drejtimin qe moren. Demokracia shqiptare eshte nje farse e kulluar. Ajo u themelua ne Trieste…
Imagjinata e Profetit Petrit Kola shpreson ti ket dhene pergjigje pyetjeve te shqiptareve.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
Jo Petrit, Demokracia shqiptare nuk eshte nje farse, R.Alia me te tijte, u munduan ta shnderrojne ne nje farse, duke emeruar ne krye te partive te sapokrijuara, elemente qe ai i perzgjodhi me kujdes. Por mesa duket dhe F.Nano dhe S.Berisha i treguan R.Alise, qe qe te dy vlenin me shume, sesa marioneta te bindura te tij. Megjithate dhe sikur ata te jene ashtu sic thua ti, demokracia shqiptare nuk perfaqsohet vetem nga dy lidera, bile as nga dy parti. Per te, aspiruan dhe aspirojne njerezit me te mire te ketij kombi, idealistet dhe te pakorruptuarit, qe nuk jane te inkuadruar qofte dhe ne nje rast te vetem ne partine tende PS, sepse nuk mund te jesh per demokraci dhe te duash partine qe varrosi demokracine. Une, nuk e di se sa elemente brenda PD-se, jane te futur aty nga ish-sigurimi, por une kam bindjen e thelle, qe ate vend do e bej rinia dhe njerezit patriote, qe nuk e shohin zgjidhjen tek partite, por tek ringjallja e vlerave te nje populli te tere.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Zeus, Nuk po ju kuptoj,
Perse thoni se PS-ja eshte timja?
Sa per ringjalljen e vlerave jam shume dakort.
Sunday, March 15, 2009 Mjere shqiptaret...
Ne kete pak rreshta desha te falenderoja gazeten “Sot” e cila botoi nje foto te Berishes dhe Rames me dicituren e vertet “Një vit më parë. Një rrahje shpatullash për 26 të vrarë. “
Qysh prej vitit 1992 kam deklaruar se Ramiz Alia eshte Sali Berisha, e Berisha eshte Ramiz Alia. Fatos Nano eshte Sali Berisha, e Sali Berisha eshte Fatos Nano. Fatos Nano eshte Skender Gjinushi e Skender Gjinushi eshte Fatos Nano. Skender Gjunushi eshte Nertitan Ceka, e Neritan Ceka eshte Skender Gjinushi. Nertitan Ceka eshte Sabri Godo e Sabri Godo eshte Neritan Ceka… Prej kohesh kam thene se Sali Berisha eshte Edi Rama, e Edi Rama eshte Sali Berisha, sepse PD-ja eshte PPSH-ja, e PPSH-ja eshte PD-ja. PD-ja eshte PS-ja, e PS-ja, e PD-ja. PS-ja eshte PR-ja, e PR-ja eshte PS-ja e keshtu me radhe vazhdon vargu i partive te krijuara nga Ramiz Alia, Sigurimi i Shtetit, UDB-ja, Asfalia…dhe shefat e vertet te Shqiperise jane e ishin Janullatosi e Milloshevici sepse Janullatosi eshte Berisha, e Berisha eshte Janullatosi. Janullatosi eshte Milloshevici, e Milloshevici eshte Janullatosi, Milloshevici eshte Rugova, e Rrugova eshte Milloshevici. Rrugova eshte Sejdiu, e Sejdiu eshte Rrugova… e keshtu me radhe.
…
Mjere ne shqiptaret qe presim nga antishqiptaret.
You do not have the required permissions to view the files attached to this post.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
petritkola wrote:Zeus, Nuk po ju kuptoj,
Perse thoni se PS-ja eshte timja?
Sepse, pas diskretitimit total dhe te pariparueshem, qe pesoi PS(ish-PPSH), ajo dhe makina propagandistike, veglat e saj zhurmemedha, si ti, moren per detyre qe te vinin shenjen e barazimit midis vete asaj dhe cdo formacioni politik apo individi, qe do i bente rezistence ose do i behej pengese, objektivave te reja politike dhe ekonomike te PPSH-se. Edhe sikur gjithe kreret e PD-se te jene vendosur prej R.Alise, qenja e PD-se ne pushtet, i prish planet ish komunisteve dhe brezit te ri te nomenklatures. Kjo per arsyen se PD-ja eshte dicka me shume se kupola drejtuese e saj. Nga ana tjeter, mbajtja e vendit ne nje tension politik te vazhdueshem, duke armiqsuar shqiptaret me njeri-tjetrin, ishte OBJEKTIVI MADHOR i ish PPSH-se ne kohen kur u detyrua te pranonte pluralizmin. Ketij objektivi, i sherbejne dhe sulmet e tua, qe ne thelb godasin vetem njerin krah politik, SEPSE KRAHU TJETER POLITIK NUK KA CTE HUMBI ME NE SYTE E SHQIPTAREVE, ata jane tashme te diskretituar, dhe barazimi yt qe i quan dy gjysma te te njejtes se keqe, synon pikerisht diskretitimin e asaj pale, qe sulmohet egersisht nga pala 'already' e diskretituar. Prandaj te them, qe ti je vetem nje sherbetor i njeres pale dhe do te mbetesh i tille, per sa kohe qe ndjek keto menyra te djallezuara propagande, te gatuara kushedi se ku.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Sekretet e NATO-s
Shqipëria ia ka dhënë
qeverisë serbe
Zyrtarë të lartë shqiptarë kanë vënë në dispozicion të Serbisë, informacione të klasifikuara të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist, Ilir Gjoni, dje në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare.Reagon ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa
KOMENTO (8)
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
petritkola wrote:Sekretet e NATO-s
Shqipëria ia ka dhënë
qeverisë serbe
Zyrtarë të lartë shqiptarë kanë vënë në dispozicion të Serbisë, informacione të klasifikuara të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist, Ilir Gjoni, dje në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare.Reagon ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa
KOMENTO (8)
Kush e ka dhene alarmin, Ilir Xhelil Gjoni?
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
Mbledhja e NATO për Kosovën “rrodhi” në duart e serbëve
Tedi Blushi
Zyrtarë të lartë shqiptarë kanë vënë në dispozicion të Serbisë, informacione të klasifikuara të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist, Ilir Gjoni, i cili pretendoi dje se citon një shqetësim të drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri. “Unë nuk mund të rri dot indiferent ndaj atij informacioni që u bë publik në këtë sallë nga drejtori i SHISH-it. Unë nuk mund të ri indiferent dhe nuk e quaj justifikim padijen e ndonjë kolegu sa i përket problemeve që i kanë lindur NATO-s me rrjedhjen e informacionit. I referohem konkretisht diskutimeve që janë bërë në NATO në Këshillin Ushtarak për sa i përket ‘Marrëveshjes së Kumanovës’. Bisedat e bëra në këtë forum të lartë të NATO-s kanë rrjedhur dhe dokumenti ka kaluar në duart e autoriteteve serbe, të cilat e kanë përdorur për qëllimet e tyre”, u shpreh Gjoni në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare. Mbledhja e Komitetit Ushtarak të NATO-s, së cilës i referohet deputeti socialist është zhvilluar në datën 17 qershor 2010. Kryefjala e diskutimeve të këtij forumi të lartë të Aleancës, ku përfaqësohet edhe Shqipëria, ka qenë pakti i 9 qershorit 1999 që mundësoi tërheqjen e trupave serbe nga Kosova apo siç njihet ndryshe si “Marrëveshja e Kumanovës”, në bazë të së cilës KFOR-i u mandatua për të qenë garant suprem i paqes dhe i sigurisë në Kosovë. Pikërisht në këtë mbledhje NATO-ja refuzoi propozimin e Beogradit zyrtar që të zhvleftësohej Marrëveshja Teknike-Ushtarake e Kumanovës. Informacionet sekrete të diskutuara në këtë takim të Komitetit Ushtarak të Aleancës janë vënë në dispozicion të Serbisë sipas deputetit të PS-së, Ilir Gjoni. Ndaj dhe për këtë arsye ai kërkoi llogari nga autoritetet qeveritare dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar nëse janë në dijeni të mënyrës sesi të dhënat “Top Secret” të NATO-s ranë në duart e Serbisë. “Përfitoj nga rasti që t’i kërkoj kryetarit (Leonard Demi) që në emër të komisionit t’iu kërkojë strukturave tona që merren me ruajtjen e informacionit nëse në muajin qershor apo korrik ka pasur një rrjedhje informacioni në strukturat e NATO-s ku jemi përfaqësuar edhe ne. Nëse ai është bërë problem, nëse ky informacion ka rënë në duart e serbëve”, - është shprehur Gjoni.
Traktorist ne kohe paqe, mbushes topi ne kohe lufte.
petritkola wrote:Sekretet e NATO-s
Shqipëria ia ka dhënë
qeverisë serbe
Zyrtarë të lartë shqiptarë kanë vënë në dispozicion të Serbisë, informacione të klasifikuara të Komitetit Ushtarak të NATO-s. Sinjalin e alarmit e jep deputeti socialist, Ilir Gjoni, dje në mbledhjen e radhës së komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare.Reagon ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa
KOMENTO (8)
Kush jane ato qe i vertetojne keto lajme? Nga i more ti Petritkola keto lajme qe vin dhe mbush forumin tone me to?
Dihet gjithmone, po pate mundesi tju pergjigjesh ketyre pyetjeve
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!