"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Moderator: Mallakastrioti
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Me 13 Shtator 2010 u shkrua ne ndertesen e re te Qeverise parulla
"JO NEGOCIATA VETVENDOSJE!"
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
30.09.2010
Intervista e Albin Kurtit në "Jeta në Kosovë" në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare si dhe me strukturimin e brendshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

U themelua Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Malishevë
02 TETOR 2010 - 09:24
02 TETOR 2010 - 09:24
Mbledhjen e hapi Albin Kurti i cili u fokusua në situatën politike, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në vend, si dhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai foli për sfidat e mëdha që e presin Lëvizjen VETËVENDOSJE! në përfaqësimin dhe mbrojtjen e vullnetit dhe interesit të popullit dhe të vendit.
Pas tij fjalën e mori Dardan Molliqaj, udhëheqës i Sekretariatit për Qendra dhe Rrjet, i cili foli gjerë e gjatë për formimin e këshillave komunal në kuadër të strukturimit të përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, rolin dhe detyrat që e presin secilin këshill në formimin e pikave të Lëvizjes në lagje dhe fshatra të komunës, ku mund të aderojnë të gjithë përkrahësit e lëvizjes, në mënyrë që e gjithë kjo energji përkrahjeje të shëndrrohet në fuqi politike për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Në fund të mbledhjes u publikuan edhe emrat e anëtarëve të këshillit.
Ata janë:
1. Agron Zogaj – Arsimtar i Politeknikës, Prodhues i mobiljeve
2. Avdullah Morina – Ekonomist
3. Bajram Berisha – Ekonomist i Diplomuar
4. Bedri Krasniqi – Arsimtar
5. Bekim Gashi – Absolvent i Fakultetit Juridik UP, shoqëri civile
6. Elez Krasniqi – Profesor në Fakultetin e Shkencave Mate.-Natyrore në UP
7. Elez Berisha – Student i Fakultetit Ekonomik UP, ish –ushtar I UÇK-së
8. Gani Krasniqi – Veprimtar
9. Jeton Morina – Student i Fakultetit të Mjekësisë në UP, viti V
10. Mifail Krasniqi – Arsimtar, Fakulteti Filozofik dega e Pedagogjisë
11. Osman Ramaj – Ekonomist i Diplomuar, Ndërmarrës
12. Safet Mazreku – Ingjinier i Bujqësisë
13. Sylejman Gashi – Ekonomist
http://vetevendosje.org/?cid=1,2,1994&author=0
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
“Vetëvendosja” e përgatitur për zgjedhje

(Foto: Jetmir Idrizi)
Nga Express më 10 tetor 2010 në ora 15:48
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se “Vetëvendosja” ende nuk është regjistruar në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike pranë KQZ-së, porse një gjë të tillë do ta bëjë shumë shpejt dhe do të jetë e gatshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të dielën në Prishtinë është themeluar Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” edhe për komunën e Prishtinës. Me këtë rast, kreu i kësaj lëvizjeje Albin Kurti ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat “Vetëvendosje” do të marrë pjesë për herë të parë.
“Në zgjedhjet e parakohshme ne do të jemi plotësisht të përgatitur dhe të gatshëm që të marrim pjesë. Deri më tani nuk jemi regjistruar, por të gjitha çështjet procedurale të domosdoshme për pjesëmarrje tonë në zgjedhjet e ardhshme, ne do t’i kryejmë së shpejti dhe me kohë. Sa i përket çështjes së kandidimit tim ka një kundërthënie midis Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit mbi zgjedhje dhe ka mendime të ndryshme lidhur me këtë nga e ekspertëve juridik, prandaj nuk ka një qëndrim të qartë as nga ana e organeve përkatëse lidhur me mundësinë e këtij kandidimi”, ka thënë Kurti, duke porositur që nuk është mirë të paragjykohet se cili do të jetë rezultati final i kësaj.
Ndonëse data e saktë e zgjedhjeve ende nuk është caktuar, drejtues të “Vetëvendosjes” theksuan se janë duke finalizuar programin politik dhe ekonomik, në të cilat janë të paraqitura të gjitha bindjet dhe orientimet e tyre themelore për çështjet politike, ekonomike dhe shoqërore.
“Koncepti i “Vetëvendosjes” është shumë solid. Ai nënkupton që Kosova duhet të jetë një shtet sovran, demokratik dhe ekonomik edhe në realitet e jo vetëm në letër dhe programi ynë konsiston edhe më bërjen e Kosovës një shtet normal”, ka thënë Kurti.
Në zgjedhjet e kaluara pragu zgjedhor për të hyrë në Parlament ka qenë pesë për qind, gjë e cila nuk pritet të ndryshojë as sa i përket zgjedhjeve të parakohshme. Por, Kurti ka thënë se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë nga ana e Lëvizjes “Vetëvendosjes”.
Ai gjithashtu ka theksuar se “Vetëvendosje” nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në koalicion parazgjedhor me partitë që kanë programe të ngjashme.
“Në parim, ne jemi të hapur ndaj të gjithë individëve dhe subjekteve të cilat kanë përputhje programatike dhe ideo-politike me Lëvizjen Vetëvendosje si dhe me ata që hasim në mirëkuptim nëpërmjet besimit të ndërsjellët. Ky është qëndrimi jonë parimor dhe këtij qëndrimi i përmbahemi gjithmonë por nuk mund të them se ka mishërim konkret të këtij qëndrimi tash për tash “, ka thënë Kurti.
Këshilli për Zhvillimin e Qendrës së Lëvizjes “Vetëvendosje” në komunën e Prishtinës i ka 39 anëtarë. Deri më tani “Vetëvendosje” ka formuar 15 këshille të tilla në tërë Kosovën.
Në qershor të këtij viti “Vetëvendosje” pat marrë vendim të hyjë në skenën politike të vendit dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare. /kosovapress/

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
-
- Member
- Posts: 24
- Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
- Gender: Male
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Interesant !!! Ec e merri vesh keta politikan mor vlla. Njehere peshtyejne dhe pastaj e lepijne.Patush wrote: Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se “Vetëvendosja” ende nuk është regjistruar në Zyrën për Regjistrimin e Partive Politike pranë KQZ-së, porse një gjë të tillë do ta bëjë shumë shpejt dhe do të jetë e gatshme për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Me këtë rast, kreu i kësaj lëvizjeje Albin Kurti ka folur rreth përgatitjeve që po bëhen për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në të cilat “Vetëvendosje” do të marrë pjesë për herë të parë.
“Në zgjedhjet e parakohshme ne do të jemi plotësisht të përgatitur dhe të gatshëm që të marrim pjesë. Deri më tani nuk jemi regjistruar, por të gjitha çështjet procedurale të domosdoshme për pjesëmarrje tonë në zgjedhjet e ardhshme, ne do t’i kryejmë së shpejti dhe me kohë. Sa i përket çështjes së kandidimit tim ka një kundërthënie midis Kodit Penal të Kosovës dhe Ligjit mbi zgjedhje dhe ka mendime të ndryshme lidhur me këtë nga e ekspertëve juridik, prandaj nuk ka një qëndrim të qartë as nga ana e organeve përkatëse lidhur me mundësinë e këtij kandidimi”, ka thënë Kurti, duke porositur që nuk është mirë të paragjykohet se cili do të jetë rezultati final i kësaj.
Tragji-Komedi e vertete. Se ku dreq e gjejne kete far krenarie se 'po konkurojne ne zgjedhje' dhe se "ceshtjet procedurale" do ti kryejne me "kohe". Shihni edhe sa korrekt jane bere; EULEXI-i na ka thene ta plotesojme formularin ne 12 pa nje cerek, ne do ta plotesojme ate ne 11 e gjysme - thone keta trimat tane.Prej vitit 1999 në Kosovë janë organizuar gjithsej 4 procese 'zgjedhore', dy prej të cilave kanë qenë edhe të ashtuquajturat ‚zgjedhje të përgjithshme', ku janë votuar deputetët e kuvendit.
Dalja e votuesve në zgjedhje e ka përcjellë trendin e rënies së vazhdueshme - nga mbi 80% të votuesve të regjistruar në zgjedhjet e para lokale të mbajtura në vitin 2000, deri në 49% në zgjedhjet e fundit të përgjithshme të mbajtura në vitin 2004. Kjo paraqet vetëm njërën anë të problemit, atë më të voglën.
Ana më e madhe e problemit - ajo që e përjashton zgjedhjen nga realiteti politik në Kosovë - është zanafilla dhe baza juridike e institucioneve në Kosovë. Kjo është Korniza Kushtetuese e cila është njëra prej rregulloreve të UNMIK-ut (2001/9), dhe rrjedhojë e Rezolutës 1244.
Rezoluta 1244 është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së ku zëri i qytetarëve të Kosovës nuk është përfillur fare. Si e tillë ajo ua imponon qytetarëve të Kosovës një status të padëshiruar, e jo një të tillë që ne do ta zgjedhnim.
Rezoluta 1244 është niveli i parë i largimit të pushtetit nga populli i Kosovës, për shkak se ajo e ngurtëson vullnetin e popullit të Kosovës në të kundërtën e tij – nga vullneti për shtet me sovranitet të plotë në territor me autonomi substanciale të integruar në Serbi. 1244-shi e instalon UNMIK-un në Kosovë si pushtet absolut jodemokratik.
UNMIK-u, si strukturë pushteti e imponuar nga jashtë e jo e zgjedhur nga populli, vazhdon ta mbajë pushtetin mbi të gjitha sferat shoqërore në Kosovë (politikë, ekonomi, ushtri, arsim, shëndetësi, etj.).
Kështu UNMIK-u paraqet nivelin e dytë të largimit të pushtetit nga populli i Kosovës, meqenëse e anulon edhe vetë autonominë substanciale, duke e marrë pushtetin në duart e veta, dhe kështu duke mos ia lejuar popullit të territorit autonom ta kenë një qeverisje të veten.
UNMIK-u pastaj i krijon IPVQ-të për vetëm një qëllim - krijimin e iluzionit të vetëqeverisjes dhe lirisë, për ta maskuar kështu pushtetin që ai e mbanë. Janë pikërisht këto institucione për të cilat qytetarët e Kosovës ftohen të dalin në zgjedhje.
Por zgjedhja fundamentale në Kosovë do të ishte përcaktimi i bazës shoqëroro-juridike të organizimit të shtetit (që do të përcaktohej me kushtetutë). Më pastaj, mbi këtë bazë do të ndërtoheshin institucionet që do ta reflektonin vullnetin e popullit të Kosovës.
Dhe vetëm pastaj do të kishim zgjedhje të vërteta, parti të vërteta politike, që do të paraqitnin alternativa të vërteta politike. Të tilla çfarë janë, IPVQ-të paraqesin vullnetin e popullit të Kosovës të kthyer kokëposhtë - prej shtetit sovran të qeverisur nga përfaqësues të popullit në territor autonom të qeverisur nga jashtë.
Politika e modernitetit në thelb të së cilës qëndron shteti kombëtar i qytetarëve sovran, që qeveriset nga parlamentet demokratike, është kthyer me kokë teposhtë në Kosovë, pra është shndërruar në territor josovran, që udhëhiqet nga struktura jodemokratike të emëruara nga lartë.
Këtë nuk e kemi zgjedhur ne, për shkak se asnjë popull nuk e zgjedh me vetëdëshirë përjashtimin e tij nga qeverisja e vendit ku jeton. Kjo bëhet përmes imponimit me dhunë.
http://www.vetevendosje.org/?cid=1,16
Trimat tane te pas-luftes na thane qe s'marrin pjese ne zgjedhje sepse Kosova s'ka "baze te sajen shoqeroro-juridike". E tash baze shoqeroro-juridike e Kosoves asht Paketa e Ahtisaarit. Dmth kta trimat tane qe i ka leshuar marmelata para kohe, ne nje menyre ose tjeter e pranojn Pakon e Ahtisaarit, e cila eshte kunder shtetit dhe pamvarsise se Kosoves.
Tani trimat tane "po i mbrehin shpatat" dhe po e vezhgojne situaten...per t'u futur ne zgjedhje brenda sistemit nderkombetar. E dikur kane thene:
E tash o trimat e nanes, edhe ju hyte ne ato iluzione, u pacte nana uraten!UNMIK-u pastaj i krijon IPVQ-të për vetëm një qëllim - krijimin e iluzionit të vetëqeverisjes dhe lirisë, për ta maskuar kështu pushtetin që ai e mbanë
Atehere o trima te pasluftes thoshit se s'hyni kurre ne sistemin nderkombetar se:
Te keqen nana, po pse tash e zgjodhet me vete-deshire perjashtimin nga qeverisja te vendit ku jetoni? Kjo nuk u be me imponim me dhune...por edhe me keq...me deshiren tuaj te semure dhe pak te cuditshme.Këtë nuk e kemi zgjedhur ne për shkak se asnjë popull nuk e zgjedh me vetëdëshirë përjashtimin e tij nga qeverisja e vendit ku jeton. Kjo bëhet përmes imponimit me dhunë
Bir, Selman i nanes, s'di c'te vajtoj me pare !!!!

-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Megjithate une mendoj se sikur Vetevendosja te arrije te hyje ne kuvendin e Kosoves, qofte edhe ne opozite, ajo do beje ndryshime te medha per te frenuar proceset kryekeput antishqiptare dhe per te nxitur nje zhvillim normal te Kosoves.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Une e mbeshtes mendimin tend.qiellikaltër wrote:Megjithate une mendoj se sikur Vetevendosja te arrije te hyje ne kuvendin e Kosoves, qofte edhe ne opozite, ajo do beje ndryshime te medha per te frenuar proceset kryekeput antishqiptare dhe per te nxitur nje zhvillim normal te Kosoves.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Member
- Posts: 24
- Joined: Tue Aug 18, 2009 7:11 pm
- Gender: Male
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Kjo s'asht llotari, t'lutna shume!qiellikaltër wrote:Megjithate une mendoj se sikur Vetevendosja te arrije te hyje ne kuvendin e Kosoves, qofte edhe ne opozite, ajo do beje ndryshime te medha per te frenuar proceset kryekeput antishqiptare dhe per te nxitur nje zhvillim normal te Kosoves.
Hyrja ne Kuvend nenkupton pranim te te gjitha rregullave (te shkrueme e te pashkrueme) te diktume prej nderkombetareve. Sa kohe qe s'kan kjen brenda per brenda sistemit, ata kane mujt me kundershtu gjithcka per vete faktin qe s'i kan pranue rregullat e lojes. E tash ato rregulla jane pranue, keshtu qe "timoni" i makines se tyre drejtohet prej dikujt tjeter. Mos te ngjaje kjo me filma aksion ose thriller, por ky asht vete realiteti qe asht provue edhe prej disa te tjereve me trima e me skiftere sesa keta trimat e pasluftes.
Hesap i thjeshte, i/e nderuar: SI DO ARSYETOHEN ATA PARA POPULLIT QE E KANE STERNGOPUR ME DEMAGOGJI TE ULTE?
ATA JANE DYZYUE NE DY COPE:
1) NJERA COPE ASHT E SHKUARA E TYRE (PARAGRAFE TE CILIT I POSTOVA ME LART QE TREGOJNE RETORIKEN E DIKURSHME)
2) COPA TJETER ESHTE KONTRADIKTA E TYRE; LEPIRJA E ASAJ QE E KANE PSHTYE.
TMERR!
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Mos i paragjyko ata te lutem. Une shpresoj qe ata do jene me mire se aktualet, qe nuk levizin dot nga firmat qe kane dhene.ALTIN wrote:Kjo s'asht llotari, t'lutna shume!qiellikaltër wrote:Megjithate une mendoj se sikur Vetevendosja te arrije te hyje ne kuvendin e Kosoves, qofte edhe ne opozite, ajo do beje ndryshime te medha per te frenuar proceset kryekeput antishqiptare dhe per te nxitur nje zhvillim normal te Kosoves.
Hyrja ne Kuvend nenkupton pranim te te gjitha rregullave (te shkrueme e te pashkrueme) te diktume prej nderkombetareve. Sa kohe qe s'kan kjen brenda per brenda sistemit, ata kane mujt me kundershtu gjithcka per vete faktin qe s'i kan pranue rregullat e lojes. E tash ato rregulla jane pranue, keshtu qe "timoni" i makines se tyre drejtohet prej dikujt tjeter. Mos te ngjaje kjo me filma aksion ose thriller, por ky asht vete realiteti qe asht provue edhe prej disa te tjereve me trima e me skiftere sesa keta trimat e pasluftes.
Hesap i thjeshte, i/e nderuar: SI DO ARSYETOHEN ATA PARA POPULLIT QE E KANE STERNGOPUR ME DEMAGOGJI TE ULTE?
ATA JANE DYZYUE NE DY COPE:
1) NJERA COPE ASHT E SHKUARA E TYRE (PARAGRAFE TE CILIT I POSTOVA ME LART QE TREGOJNE RETORIKEN E DIKURSHME)
2) COPA TJETER ESHTE KONTRADIKTA E TYRE; LEPIRJA E ASAJ QE E KANE PSHTYE.
TMERR!
Drejtuesit e vetvendosjes do i zgjedhe populli, si shprese per dale nga kornizat e "miqve" perendimore.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Fakti eshte se levizja nuk ja ka arritur te zgjoje dhe te organizoje shumicen e popullit ne vavor te agjendes se tyre. Deri me tani ato thjeshte kane drejtuar gishtin ne aktet antiShqiptare dhe Kombetare por pa ndonje efekt, kjo per shkak te shume arsyeve si shthurja shoqerore organizative si dhe mendje shperlarja e popullit nga mediat.
Me nje fjale ato ne qeveri perseritnin thanjen "Qente le te lehin karvani te ece perpara".
Ligjet hiqen dhe vehen, mjafton te jete vullneti i popullit dhe i atyre qe zgjithen nga populli, prandaj pjesemarrja e levizjes ne politike mendoj dhe shpresoj te mos jem gabim se ka me ndikue nt'mire te Shqiptareve.
Gjithsesi ngjyrat e kesaj levzjeje do te shihen shume shpejt sidomos po qe se fitojne vende ne pozita qeveritare.
Me nje fjale ato ne qeveri perseritnin thanjen "Qente le te lehin karvani te ece perpara".
Ligjet hiqen dhe vehen, mjafton te jete vullneti i popullit dhe i atyre qe zgjithen nga populli, prandaj pjesemarrja e levizjes ne politike mendoj dhe shpresoj te mos jem gabim se ka me ndikue nt'mire te Shqiptareve.
Gjithsesi ngjyrat e kesaj levzjeje do te shihen shume shpejt sidomos po qe se fitojne vende ne pozita qeveritare.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Altin nuk mudnesh me ba kurrgja ne menyre paqesore kur nuk e ke perkrahjen dhe mbeshtetjen e shumicesh se popullit.
Po ashtu nuk mundesh me ba kurrgja me ane te forces po per ta njajtat arsye si dhe te tjerave.
Prandaj fushe beteja sot ashte ne Parlament, kjofte Shqiperi, Kosove apo tjeter kund. Sa ma shume ushtar ne kete fush beteje qe duan te punojne ne te mire te popullit aq ma mire dhe aq ma shume shanc ka fitorja.
Nji gja ma ka interresu gjithmone per kyt levizje, ku i marrin financimet? Pergjigjia e kesaj pyetje do te tregoje agjenden e kesaj organizate.
Po ashtu nuk mundesh me ba kurrgja me ane te forces po per ta njajtat arsye si dhe te tjerave.
Prandaj fushe beteja sot ashte ne Parlament, kjofte Shqiperi, Kosove apo tjeter kund. Sa ma shume ushtar ne kete fush beteje qe duan te punojne ne te mire te popullit aq ma mire dhe aq ma shume shanc ka fitorja.
Nji gja ma ka interresu gjithmone per kyt levizje, ku i marrin financimet? Pergjigjia e kesaj pyetje do te tregoje agjenden e kesaj organizate.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Albin Kurti ne emisionin "Oksigjen"
Disa pikepamje interesante te A.Kurtit mbi popullin shqiptar, lidhjen e ekonomise me shendetesine, arsimin dhe rritjen e mireqenies se popullit etj.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Anetaret paguajne nje kuote anetaresimi. Pranojne gjithashtu ndihma po per shuma te kufizuara parash. Por me sa di une, forma kryesore e ndihmes deri me tash ka qene ndihma me materiale fotokopjuese, ndihma per t'ju leshuar ambiente me qera te ulet ose pa qera fare etjPatush wrote:Nji gja ma ka interresu gjithmone per kyt levizje, ku i marrin financimet? Pergjigjia e kesaj pyetje do te tregoje agjenden e kesaj organizate.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Albin Kurti nis fushatën
"Adem Demaçi, nuk është anëtar i lëvizjes 'Vetëvendosje' prandaj respekti ndaj figurës së tij nuk do të thotë pajtim në çdo pikëpamje". Në këtë mënyrë iu përgjigj lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti pyetjes së një studenti kosovar nëse ai është pjesë e pushtetit aktual sikurse Adem Demaçi i cili është përkrahës i politikës që ndjek kryeministri Hashim Thaçi.
"Adem Demaçi, nuk është anëtar i lëvizjes 'Vetëvendosje' prandaj respekti ndaj figurës së tij nuk do të thotë pajtim në çdo pikëpamje". Në këtë mënyrë iu përgjigj lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti pyetjes së një studenti kosovar nëse ai është pjesë e pushtetit aktual sikurse Adem Demaçi i cili është përkrahës i politikës që ndjek kryeministri Hashim Thaçi.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
-
- Honored Member
- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: GJITHCKA MBI LEVIZJEN VETEVENDOSJE!
Pergjigja nga Vetevendosja:ALTIN wrote: Trimat tane te pas-luftes na thane qe s'marrin pjese ne zgjedhje sepse Kosova s'ka "baze te sajen shoqeroro-juridike". E tash baze shoqeroro-juridike e Kosoves asht Paketa e Ahtisaarit. Dmth kta trimat tane qe i ka leshuar marmelata para kohe, ne nje menyre ose tjeter e pranojn Pakon e Ahtisaarit, e cila eshte kunder shtetit dhe pamvarsise se Kosoves.
Tani trimat tane "po i mbrehin shpatat" dhe po e vezhgojne situaten...per t'u futur ne zgjedhje brenda sistemit nderkombetar. E dikur kane thene:
E tash o trimat e nanes, edhe ju hyte ne ato iluzione, u pacte nana uraten!UNMIK-u pastaj i krijon IPVQ-të për vetëm një qëllim - krijimin e iluzionit të vetëqeverisjes dhe lirisë, për ta maskuar kështu pushtetin që ai e mbanë
Atehere o trima te pasluftes thoshit se s'hyni kurre ne sistemin nderkombetar se:
Te keqen nana, po pse tash e zgjodhet me vete-deshire perjashtimin nga qeverisja te vendit ku jetoni? Kjo nuk u be me imponim me dhune...por edhe me keq...me deshiren tuaj te semure dhe pak te cuditshme.Këtë nuk e kemi zgjedhur ne për shkak se asnjë popull nuk e zgjedh me vetëdëshirë përjashtimin e tij nga qeverisja e vendit ku jeton. Kjo bëhet përmes imponimit me dhunë
Bir, Selman i nanes, s'di c'te vajtoj me pare !!!!
http://vetevendosje.org/repository/docs ... je_267.pdfNuk ka ndryshuar koncepti, por është plotësuar strategjia karshi rrethanave të reja. Thirrja për bojkot të zgjedhjeve në të kaluarën nuk ka qenë thirrje për bojkot të zgjedhjeve si të tilla, por ka qenë thirrje për bojkot të atyre zgjedhjeve në atë kohë. Zgjedhjet në të kaluarën kishin për qëllim legjitmimin e proceseve që ishin në kundërshtim me aspiratat dhe pritjet e popullit të Kosovës. Sot këto procese i kanë uzurpuar institucionet. Përderisa më parë synonim që t’i ndalnim ato, sot duhet t’i nxjerrim këto procese jashtë institucioneve.
Këto janë rrethanat e ndryshuara për të cilat flasim, që na e kanë ndikuar vendimin për të marrë pjesë në zgjedhje.
Kur ne thirrnim bojkot të zgjedhjeve, pjesëmarrja në to ka rënë deri në 37%, duke i bërë institucionet jolegjitime.
Mirëpo përkundër kësaj, meqenëse në Kosovë nuk ka demokraci,
krerët politikë vazhduan me zbatimin e Planit të Ahtisaarit. Ngadalësimi nuk e ndali Planin e Ahtisaarit nga hyrja në institucione. Prandaj duhet nxjerrur atë Plan jashtë institucioneve.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."