"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#1

Post by Socio »

Image


'UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja'



Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshojë vetveten e jo më të bëjë ndryshime në shoqëri

Shoqëria shqiptare në Maqedoni si asnjëherë më parë sot ka nevojë për ndryshime rrënjësore të gjendjes së saj të mjerueshme në të gjitha fushat e jetës.

Nuk mjafton vetëm të konstatojmë se jemi keq, të zbulojmë shkaktarët e kësaj të keqeje dhe të flasim e të ankohemi vazhdimisht kundër tyre, por edhe të veprojmë vendosmërisht dhe bashkërisht kundër atyre që asaj ia kanë sjellë këtë fatkeqësi, qoftë ai shteti, Qeveria dhe partitë e saj politike.

Që nga koha e dështimit të luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur e të fabrikuar të vitit 2001, çdo gjë shqiptare ra nën kontrollin dhe mëshirën e shtetit maqedonas. Edhe Universiteti i Tetovës ra në duart e politikës ditore maqedonase. Të gjithë shqiptarët në Maqedoni filluan të trajtoheshin pothuajse si robër lufte. Shoqëria shqiptare ndryshoi negativisht në dëm të zhvillimit të saj nacional. Hakmarrja dhe urrejtja kundër atyre që rrokën armët për t’ua prishur shtetin u bë shumë e madhe, patologjike.

Aksionit nacionalist qeveritar për pastrime etnike dhe shtrembërime faktesh historike, gjeografike e kulturore të baballarëve tanë në këto troje shqiptarët nuk janë në gjendje t’i përgjigjen me të njëjtën masë reaksioni.

Çdo gjë maqedonase, qoftë edhe fiktive, hyjnizohet, kurse çdo gjë shqiptare përdhoset dhe shkatërrohet në mënyrën më barbare dhe vandale, qofshin ato edhe gjërat e shenjta të popullit dhe të drejtat universale të tij, siç është gjuha, shkolla dhe kultura.

Gjuha maqedonase për ta është e shenjtë, kurse shqipja është pagane; populli shqiptar është primitiv, kurse ai maqedonas modern; ata janë të zgjedhur nga zoti të na sundojnë, kurse ne t’i zbatojmë urdhërat e tyre; ata janë këtu autoktonë, kurse ne ardhacakë dhe si të tillë duhet të largohemi nga viset tona mijëvjeçare; ata janë shumicë, kurse ne pakicë, edhe pse në realitet jemi më shumë se ata.

Shteti mbeti njënacional që njeh vetëm një komb, një gjuhë dhe një fe, atë maqedonase. Kushtetuta dhe ligjet e tij unitariste vazhdojnë t’i diskriminojnë shqiptarët dhe të pengojnë zhvillimin e tyre normal në të gjitha sferat e jetës. Shqiptarët kanë statusin e pakicës qytetare inferiore dhe si të tillë shfrytëzohen si skllevër modernë, nënçmohen, shtypen, ndiqen e burgosen në mënyrë institucionale nga Qeveria, policia dhe gjyqësia.

Vazhdojnë në mënyrë sistematike të shkilen të drejtat natyrore të shqiptarëve, siç janë e drejta e ekzistencës dhe liria e lëvizjes dhe e veprimit demokratik, e mendimit dhe e fjalës së lirë, e shtypit dhe e informacionit.

Vazhdon eksodi, shpërngulja masive e shqiptarëve, dikur për Turqi, sot për Perëndim për një jetë më të mirë, të lirë dhe të sigurt.

Partitë pushtetare maqedonase, si pozita, ashtu edhe opozita, bëjnë gara patriotike mes vete se cila prej tyre do t’i dëmtojë më shumë shqiptarët, do t’i pakësojë e do t’i dëbojë nga Maqedonia dhe si e tillë ajo do t’i fitojë edhe zgjedhjet lokale e parlamentare. Këto qëllime armiqësore kundër shqiptarëve ato i realizojnë me anë projektesh të tyre shoviniste kundrejt të tjerëve.

Plani qeveritar “Maqedonia 2014” për malokët shqiptarë parasheh vetëm dy rezervate – Tetovën dhe Gostivarin. Gjithçka tjetër në Mqedoni, si Shkupi dhe vendet e tjera, duhet jo vetëm të duken, por edhe të gjallërojnë si qytete të krishtera ortodokse.

Sipas planit të shtetit për asimilimin e popujve të tjerë në maqedonas dhe për t’i dhënë vendit një kuptim të këtillë, qoftë edhe të rrejshëm para botës, ata zbatojnë parollën dhe ligjin se kush është me fe ortodokse ose flet në ndonjë dialekt sllav, ai është drejtpërdrejt edhe maqedonas, pavarësisht se kombëtarisht ai është shqiptar, rom, aromun, torbesh, serb, bullgar e të tjerë.

Shqiptarëve u mungon virtyti më i lartë i një shoqërie njerëzore, organizimi. Shoqëria shqiptare vuan nga padrejtësitë e shumta e të ndryshme që e rrethojnë, është e frikësuar, e pasivizuar dhe indiferente për t’i luftuar ato, ajo ka humbur besimin në organet e pushtetit, madje jo vetëm te autoritetet maqedonase, por edhe tek ato shqiptare. Ligji nuk është funksional për shqiptarët, edhe nëse fuqizohet në ndonjë rast, ai nuk zbatohet, nuk i mbron ata.

Shqiptarët s’kanë parti të mirëfillta politike, ato që asistojnë në pushtet janë me Qeverinë maqedonase që i paguan dhe u jep benefite të shumta, kurse me elektoratin dhe popullin e vet që u ka dhënë votën e mandatin asgjë nuk i lidh, përveç gjuhës shqipe. Ato kanë fjalë, por s’kanë vepra; flasin bukur, por punojnë keq; kanë premtime, por s’kanë realizime; zhvillojnë debate, por pa rezultate; kanë lëvdata, por s’kanë guxim për veprim dhe sakrificë fizike dhe financiare në mbrojtje të interesave të popullit dhe mbi çdo gjë e kanë ngritur interesin personal dhe fronin funksional.

Me marrëveshje asnjë problem i shqiptarëve nuk zgjidhet, sepse atyre u mungon besimi i palës maqedonase dhe vendosmëria e partive që flasin shqip që zbatimin e këtyre marrëveshjeve ta kushtëzojnë qoftë edhe me pjesëmarrjen e tyre në Qeveri.

Shembull konkret është edhe Marrëveshja e Ohrit, e cila përveç paqes kapituluese, shqiptarëve nuk u solli asgjë tjetër.

Ato, përveç popullit, nuk i frikësohen askujt tjetër, kurse me shtetin janë shokë besnikë dhe miq tradicionalë. Ato kur vijnë në pushtet dhe vishen me imunitet e privatizojnë dhe partizojnë shoqërinë shqiptare, historinë, institucionet, shkollat, universitetitn, gjyqet, ligjin, policinë dhe çdo gjë tjetër që paraqet ndonjë interes politik a financiar për to, duke fituar bindjen e gabueshme se elektorati i tyre dhe populli duhet të punojnë për partinë, në vend se kjo të veprojë për mirëqenien e tij.

Si shoqëria shqiptare, ashtu edhe Universitetit i Tetovës vazhdimisht janë të politizuar dhe të kontrolluar nga Qeveria maqedonase dhe partitë e saj politike.

Qe nga viti 2004 UT-ja po funksionon si një institucion politik qeveritar dhe si seli partiake, dhe kjo e ka dobësuar shumë këtë universitet dhe ka penguar zhvillimin e tij, duke mbetur shumë prapa në krahasim me universitetet e tjera të vendit që kanë ecur shumë përpara.

Pra, një universitet thellësisht i politizuar, i centralizuar dhe i korruptuar nga Qeveria dhe partitë e saj, siç është UT-ja, ku cenohet autonomia dhe shkilen egërsisht liritë dhe vlerat akademike, ku partia sipas interesit politik pranon dhe prodhon kuadro shumë të dobëta pa kurrfarë kriteresh profesionale-shkencore, ku sundojnë injorantët politikë dhe fetarë pa kurrfarë kualifikimesh profesionale-shkencore, nuk ka mundësi ta ndryshojë as vetveten e jo më të bëjë ndryshime në statusin diskriminues të shqiptarëve në Maqedoni.

Universitetit i Tetovës po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja, edhe ai u dorëzua dhe sot po vazhdon të shpërndahet e të shuhet nga e njëjta politikë ditore, dhe si po duket gjithë ato sakrifica, ajo punë e madhe, ai gjak dhe ata lot po na shkojnë kot, universiteti shqip po na rrëshqet ndër këmbët tona dhe nuk po e shohim, meqë nuk po bëjmë asnjë përpjekje kolektive që ta mbrojmë këtë interes tonin të përbashkët kombëtar.




Prof. Dr Fadil Sulejmani, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshim apolitik në UT



Burimi: http://tribunashqiptare.com/komente/?p=1109
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#2

Post by Socio »

Image


Le të fokusohemi në shkaqet e rrethanave që sollën te lëvizjet e armatosura, e jo në efektet e tyre!

Shqiptarët janë rrënjët e Maqedonisë
Shqiptarët janë trashëgimtarë historikë dhe gjeografikë nga të parët e tyre të lashtë në Maqedoni, ku e kanë djepin dhe varret e baballarëve të vet dhe brez pas brezi ata kanë punuar, kanë luftuar dhe kanë vdekur për këtë atdhe, ndaj dhe kërkojnë të jenë edhe ata zot të këtij vendi dhe jo të trajtohen e të shfrytëzohen si të huaj, të diskriminuar e të zhvlerësuar.
Shqiptarët janë banorët më antikë, më autoktonë, më maqedonas dhe më evropianë se çdo popull tjetër në Maqedoni, ku ata i kanë lëshuar këtu shumë thellë rrënjët e tyre që nga krijimi i botës.
Gjurmët e tyre etnike i ndeshim sot çdokund në historinë dhe gjeografinë e Maqedonisë, në gjuhë, në etnokulturë, në onomastikë dhe gjithkund tjetër në arkeologji. Pra, të parët e Maqedonisë janë shqiptarët maqedonas, e jo sllavët e vetëquajtur maqedonas, që si pushtues ia vodhën asaj emrin dhe gjeografinë, kurse tash duan t’ia uzurpojnë edhe historinë, dhe kështu të vishen me një identitet të rrejshëm si maqedonas antikë, duke ua marrë nëntë popujve të tjerë të drejtën trashëgimore të këtij vendi.

Projekti i destabilizimit të Maqedonisë janë Kushtetuta dhe ligjet e saj diskriminuese.
Më vitin 1945 mbi trojet shqiptare u themelua shteti artificial i sllavëve maqedonas, i cili filloi ta pengojë zhvillimin e gjithanshëm kombëtar të shqiptarëve me anë të kushtetutave dhe ligjeve të tij diskriminuese, si në sistemin politik totalitar, ashtu edhe në atë pluralist demokratik, që si rrjedhojë sollën destabilizimin permanent të vendit dhe paraqitjen e lëvizjeve të armatosura nën emblemën e UÇK-së në vitet 2001 dhe 2010.
Maqedonia gjithnjë ka qenë e destabilizuar, në këtë vend asnjëherë s’ka pasur qetësi dhe siguri, si para luftës së dështuar të vitit 2001, ashtu edhe gjatë kësaj lufte dhe pas saj. Vazhdimisht situata ka qenë e tendosur, marrëdhëniet ndëretnike kanë qenë të acaruara, diskriminimi dhe shtypja kanë qenë të hapura ndaj shqiptarëve. Nuk ka pasur kurrë një gjendje stabile në Maqedoni që tash ajo të destabilizohet.
Andaj, UÇK-ja nuk është shkaktare e destabilizimit të Maqedonisë, përkundrazi, gjendja jostabile e prodhoi këtë lëvizje të armatosur, si efekt të saj, kurse shkaku është vetë shteti diskriminues maqedonas.
Shfaqja dhe rishfaqja e UÇK-së në Maqedoni është një dëshmi për gjendjen shumë të keqe të shqiptarëve në këtë vend dhe një transparencë e afirmimit të diskriminimit dhe të dhunës shtetërore që ushtrohet vazhdimisht mbi ta. Thjesht, ajo është një xixë që i dha kontakt motorit të durimit që të ndizet e ta alarmojë botën që të ndërmarrë diçka në mbrojtje të shqiptarëve nga represaljet, burgosjet e vrasjet në veçanti dhe përmirësimin e pozitës së tyre të rëndë shoqërore në përgjithësi.
Për këtë është përgjegjës jo vetëm faktori politik qeveritar maqedonas, por edhe ai ndërkombëtar evropian dhe amerikan si monitorues të situatës në Maqedoni dhe si nënshkrues të Marrëveshjes së Ohrit. Në këto situata ku sundon dhuna dhe terrori shtetëror ata nuk mund të rrinë indiferentë dhe t’ia mbajnë anën vetëm shtetit dhe politikës së tij diskriminuese ndaj shqiptarëve.
Ne nuk mund të presim më shumë prej faktorit ndërkombëtar nga ajo se sa do ta aktualizojmë dhe do ta bëjmë problem çështjen tonë nacionale në Maqedoni, sa do ta ngrenë zërin e arsyes përfaqësuesit tanë zyrtarë këtu në mbrojtjen dhe fitoren e kauzës sonë etnike. Nëse ne nuk i dalim zot vetvetes, përkatësisht popullit dhe vendit tonë, dhe nuk jemi këmbëngulës për vetëvendosje dhe këtë të drejtë natyrore nuk e internacionalizojmë, të huajt asnjëherë nuk do ta kthejnë kokën nga ne.
Derisa partitë e rrejshme shqiptare në pushtet nuk do t’i përkrahin njerëzit e vet, nuk do të na përkrahin as të huajt. Kur përkrahja jonë do të jetë unike dhe masive ndaj interesit tonë të përbashkët kombëtar, atëherë do të ndryshojë edhe përkrahja e të huajve ndaj nesh.
Faktori politik shqiptar në Ballkan e më gjerë duhet të luajë një rol pozitiv në ndryshimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni, t’ia mbajë anën popullit dhe jo liderëve të tij të dështuar politikë, të cilët, saherë që u lëkundet karriga e u prishet tymi i duhanit, vrapojnë në Shqipëri e Kosovë që të kërkojnë ndihmë e shpëtim, jo për popull, por për vete se si të dalin nga situatat e vështira që më shumë i kanë krijuar vetë ata me paaftësitë dhe lakmitë e tyre për interes e pushtet, duke lënë popullin në hendek.
Ky diskriminim shtetëror e ka mbushur kupën e shqiptarëve, të cilët sot i kanë çuar duart lart dhe kanë humbur çdo shpresë se një ditë do të bëhet mirë edhe për ta, se do të përmirësohet edhe gjendja e tyre e rëndë nacionale dhe sociale, dhe nga kjo gjendje e vështirë dhe e papërmbajtur ekzistencialisht dhe vazhdimisht e shkelur politikisht dhe juridikisht u lind organizata e armatosur e UÇK-së.
Prandaj, është absurde që dikush të thotë sot se duhet ta ruajmë artificialisht stabilitetin e Maqedonisë, kur atë s’e kemi pasur kurrë.
Stabiliteti i një vendi me një shoqëri multietnike, siç është Maqedonia, nuk mund të ndërtohet nga një shtet shovinist, siç është shteti njënacional, njëgjuhësor dhe njëkonfesional maqedonas, i cili me kushtetuta dhe ligje diskriminuese, mohon ekzistencën e popujve të tjerë, gjuhët, historitë, fetë dhe identitetet e tyre, pengon zhvillimin nacional dhe synon asimilimin e tyre në mënyrë sistematike që një ditë këtu të frymojnë vetëm maqedonasit sllavë.
Në Maqedoni jetojnë dhjetë popuj, etnitete, gjuhë dhe kultura të ndryshme: shqiptarë, maqedonas, romë, vëllehë, turq, torbeshë, boshnjakë, serbë, bullgarë, yrikë e të tjerë, nëntë prej të cilëve i janë nënshtruar një politike dhe sistemi të egër diskriminues të këtij shteti që i trajton si minoritete dhe nuk garanton as të drejtat më elementare për një jetë dhe jetesë normale.
Në kohën e sotme të kibernetikës dhe të kompjuterikës dhe në kontinentin e Evropës me një zhvillim aq të madh shkencor, teknik, kulturor dhe demokratik, shteti i vogël hegjemonist dhe unitarist i sllavëve maqedonas nuk mund të funksionojë dhe as të ekzistojë me një dominim absolut mbi shtatë popuj të tjerë jo sllavë në Maqedoni dhe me një ideologji shoviniste të asimilimit të tyre në ortodoksë sllavomaqedonas ose të pakësimit të tyre me anë mjetesh dhe metodash të ndryshme raciste të shfarrosjes ose të dëbimit nga ky vend.
Shqiptarët janë kafshata më e madhe e shtetit racist maqedonas që i ka mbetur në fyt dhe nuk po mund, as ta përbijë, as ta vjellë, dhe kjo po e pengon që t’i gëlltitë pas saj edhe popujt e tjerë.
Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë realisht mbi 40% të numrit të përgjithshëm të banorëve të saj prej dy milionësh. Pra, ata janë më shumë sesa maqedonasit sllavë dhe çka sheh rreth e rrotull në këtë vend me ndërtesa e institucione të ndryshme shtetërore e shoqërore janë ngritur me mundin dhe paratë e shqiptarëve, të cilët po e ushqejnë dhe po e mbajnë gjallë këtë shtet bastard, pa të cilët ai qysh moti do të kishte vdekur.
Prandaj, shqiptarët në mënyrë të veçantë janë të diskriminuar, të shtypur dhe të rrezikuar nga ky shtet dhe ndaj të cilëve ai ka një qëndrim shumë armiqësor dhe kundër tyre vazhdimisht mbjell urrejtje te masa popullore maqedonase.
Shqiptarët asnjë faj nuk kanë pse lindin e shtohen, pse kërkojnë të arsimohen, të profesionalizohen, të punësohen e të përfaqësohen në mënyrë të barabartë me maqedonasit në institucionet e sistemit publik me punë, me gjuhë, me etnokulturë, me histori, me shkencë si popull i veçantë dhe autokton në vendin e vet, e jo si pakicë e huaj aty.
Ata asnjë të keqe nuk u bëjnë maqedonasve, po qe se më tej nuk pranojnë të sundohen e të shfrytëzohen nga ta, të jenë skllevër modernë të tyre. Përkundrazi, shqiptarët qe shtatëdhjetë vjet rresht po u shërbejnë në mënyrë besnike maqedonasve, po punojnë dhe po paguajnë për ta, po i dëgjojnë dhe po i durojnë me të gjitha të zezat që po ua bëjnë, dhe për këtë vetë maqedonasit janë fajtorë, mbajnë përgjegjësi morale dhe juridike, duhet t’u japin llogari shqiptarëve për të gjitha të këqijat e dëmet që u kanë bërë dhe për këtë duhet të përgjigjen para drejtësisë ndërkombëtare, e cila nëse nuk do t’i dënojë, të paktën të mos pengojë të drejtën natyrore të shqiptarëve që të çlirohen prej tyre dhe të jetojnë të lirë e të pavarur nga ta.
Prandaj, maqedonasit nuk duhet edhe më tej t’i drejtojnë ushtat dhe shigjetat kundër shqiptarëve, t’i mbajnë vazhdimisht në tehun e shpatës dhe tytën e pushkës, të mbështetur përherë për muri.
Shqiptarët sot nuk kanë ku të shkojnë, Turqia nuk i do, Shqipëria s’i pranon, Kosova s’ka vend për vete, Evropa s’u jep azil ekonomik, jeta skllavërore në atdheun e tyre antik të Maqedonisë është bërë e padurueshme, terr e ferr, racizmi, pansllavizmi e ortodoksizmi i kanë ngulfatur fare dhe s’u ka mbetur shteg tjetër përveç malit që të thithin atje pak ajër të lire për t’u kthyer pastaj në qytet më të kthjellët, më dinamikë e më aktivë.
Nga dëshpërimi dhe pakënaqësia e madhe e popullit ndaj padrejtësive të shumta që i bëhen dhe i shtyrë nga rreziku për vetëmbrojtje të qenies së vet fizike e të identitetit të tij kombëtar ky grup i armatosur i UÇK-së sado i vogël të duket në fillim, ai do të rritet shumë dhe konflikti apo lufta e tyre do të përfshijë më shumë territore e do të ketë përmasa shumë më të mëdha kombëtare sesa ato të vitit 2001.
Faktori politik shqiptar qeveritar për ta ruajtur pushtetin e vet fiktiv, komoditetin dhe interesin materialist edhe në këto situata tragjike për popullin tonë, ai, për fat të keq, bashkëpunon me faktorin politik maqedonas për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve e vendimeve kundër çdo shqiptari apo grupi shqiptarësh që përpiqen në mënyrën e vet ta japin kontributin e tyre me fjalë apo me armë për fitoren e kauzës kombëtare dhe zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të çështjes shqiptare në Maqedoni.
Përfaqësuesit politikë shqiptarë në pushtet, si gjithmonë, edhe kësaj radhe na prezentojnë dhe reprezentojnë shumë keq para botës se kinëse shqiptarët jetojnë shumë mirë në Maqedoni dhe se çdo gjë është në rregull me ta dhe në pajtim me të gjitha normat humane, demokratike dhe juridike.
Sipas këtyre politikanëve shteti maqedonas dhe populli shqiptar na qenkan shumë të mirë, e dashkan fort njëri-tjetrin dhe nuk paskan mes vete asnjë problem, por ata që e prishin këtë harmoni mes tyre na qenkan disa nacionalistë, ekstremistë dhe separatistë shqiptarë që saherë po bëjnë probleme, po i kapin edhe armët dhe po e çrregullojnë situatën; populli është në anën e shtetit dhe nuk i përkrah këta njerëz të këqij që prishin rendin dhe qetësinë e tij për interesa të veta.
Ata po sillen madje në atë mënyrë komode sikur në Maqedoni të jetë çdo gjë normale, sikur nuk po ndodh asgjë e veçantë, se kjo çka po dëgjojmë, shohim e lexojmë nuk është kurrgjë, se edhe kjo situatë pak e trazuar si ato të mëparshmet do të kalojë, do të qetësohet dhe se njerëzit do të bien prapë në gjumin letargjik, se harresa sërish do t’i fshijë këto ëndrra të tyre të trishtuara dhe këta pushtetarë do të vazhdojnë si gjithnjë jetën e tyre pa brenga e telashe hipur mbi shpatullat e popullit.
Këta politikanë të rrejshëm, hipokritë e manipulantë kurrë nuk ditën dhe nuk patën guxim, zemër e mend që opinionit botëror t’ia thonë të vërtetën se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar me ligj në të gjitha sferat e jetës së tyre vetëm pse nuk janë sllavë, se maqedonasit janë të privilegjuar e të favorizuar në zhvillimin e tyre shoqëror, se shqiptarët janë çuar në këmbë që ta luftojnë statusin e tyre diskriminues, ligjet e padrejta, gjenocidin shtetëror dhe ta ndryshojnë gjendjen e tyre të rëndë shoqërore.
Pra, duhet ta paraqesin në mënyrë të qartë realitetin se këta njerëz të UÇK-së askush nuk i ka detyruar dhe nuk i ka organizuar me forcë që t’i marrin armët për ndonjë interes të huaj apo të futen në një luftë për jetë a vdekje për ndonjë interes të vetin personal, familjar apo farefisnor.
Por, ata vetvetiu dhe në mënyrë spontane kanë dalë në shesh me emblemën ushtarake të UÇK-së të shtyrë nga një interes i përbashkët kombëtar që t’i dalin zot popullit të vet për të dalë nga vuajtjet dhe pakënaqësitë e një jete të vështirë okupuese, nga një situatë e rëndë skllavërie.
Ky është synimi kryesor i tyre që të bëjnë ndryshime në shoqërinë shqiptare nga një gjendje e keqe në një gjendje të mirë e meritore, ta luftojnë robërinë dhe ta shporrin sundimin e huaj si burim i ngulfatjes së shqiptarëve prej shumë vjetësh. UÇK-ja është aty, ku ishte edhe më parë, sot ka dalë me një komunikatë, nesër sigurisht me një mision.
Pse i frikësohemi të vërtetës dhe nuk e shohim në mënyrë objektive gjendjen e rëndë etnike dhe sociale të shqiptarëve në Maqedoni. Pse nuk merremi me shkakun që ka sjellë si pasojë radikalizimin e situatës deri në atë masë sa të vijmë te konflikti dhe lufta. Nuk bën apriori t’i shajmë këta djelmosha, t’i akuzojmë, t’i injorojmë e t’i shpallim “armiq” të popullit, duke i krahasuar madje edhe me kriminelë serbë. Edhe këta njerëz që kanë kapur pushkët janë si ne, të përbërë prej mishi e gjaku, kanë familje, fëmijë dhe as ata nuk e duan dhunën e luftën, por një gjë e tillë atyre u është imponuar.
Politikanët dhe partitë qeveritare maqedonase që flasin shqip për të jetuar vetë mirë e më mirë në vendet e tyre aty ku janë në Qeveri, Parlament e gjetiu në pushtet kanë pranuar që deri në vdekje të mbeten vazalë të shtetit të huaj e fanariotë të popullit të vet. Saherë që shqiptarët protestojnë kundër padrejtësive dhe ngrenë zërin për liri e pavarësi, ata distancohen prej tyre, i frikësojnë dhe i kërcënojnë që të rrinë urtë e qetë, të mos ngrenë krye, të heshtin e të jenë të dëgjueshëm, të mos bien pre e provokimeve të “armikut”, të vazhdojnë bashkëjetesën dhe kërkesat e tyre për të mbetur gjallë t’ua drejtojnë institucioneve shtetërore antishqiptare që të shqyrtohen brenda kornizave të ligjeve diskriminuese, sepse në të kundërtën do ta pësojnë keq e më keq.
Këta shërbëtorë besnikë të Qeverisë maqedonase bashkë me padronin e vet për ta sunduar e shfrytëzuar më lehtë, më shumë e më gjatë shoqërinë shqiptare, duan që atë ta zhveshin nga çdo aktivitet revolucionar në vetëmbrojtje, ta mbajnë edhe më tej në një gjendje amorfe, të ngrirë, të droguar, të hipnotizuar e konfuze, duke mbjellë vazhdimisht tek ajo frikën e skllavit që ta humbë guximin e besimin në vetvete dhe të pranojë imponimin e mendimeve të tyre se nuk është keq edhe në këto kushte të rënda të jetës në robëri.
Deklaratat politike të krerëve partiakë qeveritarë maqedonas-shqiptarë përkitazi me destabilizimin e përhershëm të vendit, me krizat e vazhdueshme politike, situatat përherë të trazuara dhe përgjithësisht me lëvizjet e armatosura të UÇK-së janë dezinformata policore që rrejnë publikun me qëllim që ta ruajnë pushtetin e vet dhe paqen në mënyrë artificiale, duke shtrembëruar faktet dhe realitetin objektiv për gjendjen shumë të rëndë të shqiptarëve aty dhe për kërkesat e tyre për liri dhe pavarësi nacionale.

1.Bashkëjetesa kurrë nuk ka funksionuar midis shqiptarësh e maqedonasish dhe asnjëherë s’ka pasur harmoni midis tyre, me që ka munguar vazhdimisht toleranca dhe respekti ndëretnik i njërës pale superiore ndaj tjetrës inferiore.
Kjo fjalë për publikun tonë ka qenë gjithmonë e pakuptimtë dhe në rrethanat e stome kur shqiptarët ekzekutohen nga policia rrugëve në mënyrë spektakulare ta thërrasësh popullin për bashkëjetesë është njësoj absurde, e rrejshme dhe cinike si parrollat komuniste Vëllazërim-bashkim dhe Një për të gjithë, të gjithë për një!
Absolutisht është e pamundshme jo bashkëjetesa, por as krahjetesa mes këtyre dy popujve. Me kohën kanë ndryshuar edhe shqiptarët, të cilët sot po e shohin dhe po e kuptojnë më mirë gjendjen e tyre të keqe dhe mundësinë për ta ndryshuar atë në të mirën e vet.

2.Liderët partiakë, sidomos të partive në pushtet, nuk mjafton vetëm të distancohen nga këto lëvizje të armatosura të shqiptarëve, duke dashur kështu ta mbrojnë veten dhe partinë e tyre se janë të pafajshëm dhe nuk janë të përzier në këto ngjarje që atyre u kanë sjellë kokëçarje dhe shtrëngim zemre.
Përveç këtyre deklaratave politike, ata nuk thonë asgjë më tepër për këto lëvizje ushtarake. Nuk ballafaqohen me realitetin dhe nuk japin kurrfarë arsyetimi për paraqitjen e këtyre personave me armë në dorë, kush janë ata, çka kërkojnë, cili është motivi, nevoja dhe misioni i tyre?

3.Shpallja e dikujt si komandant i përjetshëm i UÇK-së është tallja më e madhe që mund t’i bëjë viktimës së vet një ekzkekutor.
UÇK-ja nuk i përket asnjë individi dhe grupi individësh, aq më pak atyre njerëzve të pandërgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm që u vunë në krye të saj dhe e dëmtuan aq shumë saqë e shkatërruan krejtësisht. Kjo organizatë e armatosur është një lëvizje revolucionare kombëtare që ka dalë nga gjiri i një populli të përvuajtur historikisht, i takon këtij populli dhe i shërben vetëm atij. Çdo organizatë e këtillë që del prej një populli të shtypur nuk shuhet kurrë, ideja e saj jeton gjithmonë, ndaj dhe ajo u rishfaq përsëri dhe ekziston.
Deklarata e çmendur e kreut partiak vazal në pushtet se lufta paska mbaruar e komandanti i saj qenka ende gjallë ka për qëllim të shkaktojë konfuzion në popull që të mos përkrahet, por të injorohet e të sulmohet UÇK-ja dhe këta njerëz të pushtetit fiktiv të mos shihen si fajtorë kryesorë për dështimin e luftës më 2001 dhe për gjendjen e rëndë të shqiptarëve që e kanë shkaktuar për dhjetë vjet me radhë dhe si rrjedhojë e kësaj bëri që të dëgjohet përsëri zëri i saj i lirisë.
Këtë e dëshmon dhe e demanton më së miri edhe fakti se UÇK-në më së keqi e pritën partitë e koalicionit qeveritar të bllokut maqedonas-shqiptar dhe vetë këta njerëz që dje e çarmatosën dhe e nënshkruan MO sot po e dënojnë dhe po e luftojnë atë.

4.Shtabi ushtarak ishte ai që mori vendim për dorëzimin e armëve dhe njohu Marrëveshjen e Ohrit.
Nuk mund të jetë e vërtetë se më vitin 2001 UÇK-ja vullnetarisht i dorëzoi armët dhe e pranoi MO, kur dihet se udhëheqësia, shtabi i tyre ushtarak, është ai që merr vendime. Ushtarët nuk e përkrahën masivisht këtë aksion të kapitulimit, por vetëm një pjesë e vogël e tyre që shkonte pas liderëve ushtarakë. Kështu UÇK-ja u shpërbë, por ideja e saj mbeti, nuk u shua.

5. Rishfaqja publike e UÇK-së s’ka të bëjë me mungesën e rregullimit të statusit të saj, por me zgjidhjen e problemit diskriminues të popullit që e lindi dhe nevojën që ai ka për të.
Është e vërtetë se UÇK-ja më 2001 u mashtrua nga premtimet e kota të autoriteteve të saj se shqiptarët në Maqedoni do të jetojnë në liri, paqe e demokraci, se ajo e kreu me sukses misionin e vet patriotik, dhe se tash duhej të shpërbëhej.
Mirëpo, shumë shpejt u pa se meritat e saj dhe të popullit që e përkrahu atë u shpërblyen me urrejtje, përbuzje, hakmarrje, dhunë, vrasje e burgosje nga faktori politik maqedonas-shqiptar në pushtet. UÇK-ja u anashkalua dhe vlerat e saj nuk u trajtuan në mënyrë të barabartë me ato të armiqve të saj. Nuk pati kurrfarë dëmshpërblimi për të, as financiar, as material, as moral!
Ligjet diskriminuese maqedonase nuk e rregulluan statusin e ushtarëve të UÇK-së, të familjarëve të tyre dhe të invalidëve të luftës.
Por, kjo nuk është arsyeja e riaktivizimit të saj. Përkeqësimi i vazhdueshëm i jetës së shqiptarëve nën thundrën e huaj e motivoi atë të riorganizohet e t’i dëgjohet jehona përsëri. Kjo është e vërteta, kurse deklaratat politike të armiqve të UÇK-së se gjoja ajo këtë e bën nga dëshpërimi i mungesës së një ligji që do ta favorizonte e do t’i sillte benefite edhe asaj, janë spekulime të pabaza që nuk vlen të komentohen e t’u jepet përgjigje.

6. Lëvizja e armatosur nën emblemën e UÇK-së nuk është organizatë ekstremiste dhe as kriminele dhe pjesëtarët e saj nuk janë armiq të popullit.
Asnjë lëvizje dhe organizatë që del nga një situatë e rëndë e popullit nuk mund të jetë ekstremiste, kriminele dhe armike e tij. Ajo themelohet me një mision dhe program të caktuar, ka një emër, një simbol, një shkas, një ideal dhe një cak, të bëjë kthesa dhe ndryshime në përmirësimin e statusit të një populli të shkelur.
Prandaj, as UÇK-ja, që është ngritur si feniksi nga populli për ta ndryshuar mirësisht pozitën e tij inferiore, nuk mund të jetë lëvizje ekstremiste, dorë e armikut dhe e krimit.
Deri më tash bota nuk njeh ndonjë organizatë që të çohet prej qejfit, t’i kapë armët e të luftojë për interesa personale a grupore. Po të ishte ashtu, atëherë ajo organizatë do të merrej me veprimtari të tjera, do të plaçkiste ose të themi, do të formonte ndonjë parti e do të merrte pjesë në zgjedhje për t’u pasuruar ndryshe. Por, kjo doli spontanisht si efekt i gjendjes së rëndë të shqiptarëve në Maqedoni dhe pati një konflikt me forcat policore speciale maqedonase pa ndonjë aktivitet kriminel. Andaj, nuk mund të themi se ajo na qenka organizatë kriminele, sepse ajo nuk ka bërë kurrfarë krimesh. Ne vetëm ballafaqohemi me ligje antikombëtare, që veprojnë kundër zhvillimit të popullit tonë dhe kjo lëvizje doli në dritë prej këtij populli dhe u vu në mbrojtje të tij për t’i luftuar këto ligje të padrejta dhe diskriminuese që të mos bëhen normalitet i realitetit tonë të përditshëm.

7. Në botë kohët dhe njerëzit ndryshojnë, por luftërat asnjëherë nuk perëndojnë. Aty ku ka njerëz, ka dhe do të ketë edhe luftëra
Luftërat gjithmonë e kanë përcjellë njerëzimin dhe ato asnjëherë nuk marrin fund. Historia na tregon se saherë në botë kur dhe ku ka pasur robëri, ka pasur edhe pakënaqësi dhe padrejtësi të mëdha te populli i nënshtruar nga sundimi i huaj, ka pasur aksione dhe si kundër përgjigje edhe reaksione.
Individi për nga vetë natyra e tij është i prirur që të mos i durojë padrejtësitë dhe të reagojë ndaj çdo të keqeje. Deklaratat e çuditshme të disa politikanëve tanë se jetuakan në kohë të paqes dhe luftërat na paskan përfunduar nuk përkon me realitetitn botëror dhe nuk i kontribuojnë paqes stabile, si dhe zgjidhjes së drejtë të problemeve ndëretnike, ngase kërkojnë padrejtësisht që një popull ta durojë tjetrin që të jetojë në kurriz të tij, që është absurde për kohën e sotme të mrekullive shkencore e teknike.

8. Marrëveshja e Ohrit mbushi dhjetë vjet dhe nuk e zgjidhi problemin nacional të shqiptarëve në Maqedoni dhe mund të kalojnë edhe njëqind vjet të tjera dhe prapë ky problem nuk do të zgjidhet, sepse objektivi i saj nuk është liria dhe pavarësia e shqiptarëve, por të drejtat universale ose barazimi i të drejtave të tyre me maqedonasit.
Kësaj marrëveshjeje i mungon edhe besimi tek ata që duhet ta zbatojnë atë që t’i bëjë të barabartë shqiptarët me maqedonasit, tek ata që kanë shkruar libra diskriminues dhe armiqësorë kundër çdo gjëje shqiptare, dhe kjo e bën këtë dokument artificial dhe të pamundshëm realizimin e qëllimit të tij inferior për palën shqiptare.
Deklaratat politike të disa politikanëve shqiptarë e maqedonas në pushtet për angazhim të mëtejshëm në zbatimin e MO kanë për qëllim ta pasivizojnë popullin dhe ta qetësojnë situatën me mashtrime të kota se tash gjoja do ta zbatojnë këtë marrëveshje dhe se shqiptarët do të jetojnë më mirë se më parë. Por, e vërteta është ajo se MO përkundër dëshirave të dikujt për ta mbajtur gjallë me deklarata partiake kurrë nuk do të gjejë terren për zbatimin e saj praktik, do të vazhdojë të mbetet vetëm në letër, të flitet vazhdimisht për të, të zvarritet pa kufi derisa një ditë do ta shohin edhe të verbëtit se ajo është e vdekur dhe nuk mund të ringjallet vetëm me lutjet e njërës palë ndaj tjetrës.
Kushtet e MO i diktuan ata që e fituan luftën, jo ata që e dorëzuan dhe e humbën, dhe ata që e patën dje, do ta kenë edhe nesër në dorë këtë marrëveshje. Pa e prishur deri në themel shtëpinë e vjetër, kurrë s’mund ta ndërtosh të renë.
Shqiptarëve dhe maqedonasve u duhet sa më shpejt dhe pa hamendje një marrëveshje e re, e cila do ta parashohë thelbin e problemit që i dallon maqedonasit prej shqiptarëve e që është liria dhe pavarësia, të cilat i kanë të parët, por u mungojnë të dytëve. Pra, paradoksi i problemit të shqiptarëve janë vetë maqedonasit që vazhdojnë t’i mbajnë robër bashkëqytetarët e vet shqiptarë me synim të përjetshëm që është absolutisht e papranueshme për botën e sotme moderne evropiane që pretendon liri dhe demokraci për të gjithë popujt e rruzullit tokësor. Derisa shqiptarët nuk do të fitojnë liri dhe pavarësi në atdheun e vet, kurrë s’do të ketë siguri, paqe dhe stabilitet në Maqedoni.
Marrëveshje e re midis këtyre dy popujve shumicë në Maqedoni mund të bëhet para ose pas këtij konflikti apo lufte të mundshme dhe shumë më të madhe se ajo e vitit 2001 mes shqiptarësh dhe maqedonasish sllavë që do të parashihte vetëvendosjen etnike dhe administrative të shqiptarëve me një republikë më vete ose në kuadër të një sistemi federativ me dy republika, njëra shqiptare dhe tjetra maqedonase sllave, njësoj si në Belgjikë, në Zvicër ose në ish-Jugosllavi. Pra, ka modele dhe për këtë duhet të ketë edhe vullnet politik nga ana e shtetit maqedonas.
Procesi i vazhdueshëm i shtypjes dhe i diskriminimit të madh etnik dhe social mbi shqiptarët përkeqësoi tej mase jetën e tyre dhe bëri që ata ta humbin plotësisht besimin te Qeveria dhe te partitë e saj të gjuhës maqedonase dhe shqipe.
Populli shqiptar mbeti vazhdimisht pezull, as në tokë, as në qiell, i pambrojtur etnikisht nga padrejtësitë e shumta e të ndryshme dhe i shfrytëzuar ekonomikisht deri në palcë nga regjimi shovinist maqedonas.
Nga kjo situatë e rëndë e një jete të vështirë që përjetonte me dekada populli shqiptar, kohët e fundit lindën njësoj si UÇK-ja edhe shumë organizata të tjera joqeveritare, të sektorit civil, shoqata dhe lëvizje për barazinë e femrës shqiptare, Këshilli i pavarur për depolitizimin e UT-së dhe të institucioneve të tjera me të vetmin qëllim që t’i ndihmojnë popullit të vet për ta nxjerrë nga kriza nacionale e sociale ku e kishin plandosur qeveritë dhe partitë politike maqedonase.
Mirëpo, duke parë se organizatat e ndryshme civile nuk po arrijnë sukses të duhurqë me mjete demokratike e metoda paqësore, me protesta të qeta, me kërkesa e ankesa drejtuar edhe faktorit ndërkombëtar të ndikojnë në përmirësimin e gjendjes së keqe të shqiptarëve, atëhere dolën në shesh edhe organizata të armatosura nën simbolin e UÇK-së që synojnë në mënyrë radikale ta ndryshojnë situatën e rëndë e të pashpresë të popullit të vet në Maqedoni për ta nxjerrë nga errësira shekullore në dritën e diturisë e të lirisë.
Kukullat politike shqiptare të shtetit dhe të pushtetit maqedonas i shohin si rivale të tyre edhe organizatat civile dhe ato ushtarake të UÇK-së se mund të reformohen në parti politike dhe t’ua marrin popullin dhe se kështu u del nga dora edhe pushteti, meqë janë në Qeveri dhe në pushtet falë votës dhe besimit të popullit, kurse shteti maqedonas ekziston falë shqiptarëve, pa të cilët kurrë nuk mund të ekzistojë kjo Maqedoni, e jo më të funksionojë si shtet. Pikërisht, kjo është arsyeja kryesore pse njerëzit e interesave politike, karrieriste e materialiste të shtetit maqedonas duan me çdo kusht e çmim ta qetësojnë situatën, t’i zbutin shqiptarët si gjithmonë me premtime të kota, me mashtrime e rrena, dhe nevojat e tyre të vërteta nacionale t’i mbulojnë me kërkesa të rrejshme për të drejta universale, të cilat kurrë nuk mund ta zgjidhin problemin e tyre kombëtar në Maqedoni.
Partitë politike të ashtuquajtura shqiptare në pozitë dhe opozitë, brenda dhe jashtë pushtetit, Parlamentit dhe Qeverisë maqedonase, asnjëherë nuk mund ta zgjidhin problemin e shqiptarëve në Maqedoni për një jetë të lirë e të pavarur nacionale, sepse ky nuk është qëllimi dhe funksionimi i tyre. Ato veprojnë dhe janë themeluar që të veprojnë në kuadër të ligjeve dhe programeve diskriminuese ndaj shqiptarëve. Këto ligje janë të instaluara prej kohësh në të gjitha institucionet e sistemit shtetëror maqedonas që ta bëjnë të pamundshme funksionimin e një jete normale të shqiptarëve në Maqedoni, prosperitetin dhe zhvillimin e tyre kombëtar.
Këto parti të ashtuquajtura shqiptare vetëm e komplikojnë, e pengojnë dhe e bllokojnë procesin e kauzës sonë kombëtare në rrugën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi në Maqedoni.
E vërteta sado e hidhur të jetë për dikë, megjithatë ajo duhet të thuhet.
Shqiptarët në Maqedoni kërkojnë liri dhe pavarësi. Ata nuk duan që edhe më tej të bëjnë jetë skllavërore e të poshtruar. Prandaj, kërkojnë arsyeshmëri dhe mirëkuptim nga faktori ndërkombëtar dhe ai maqedonas, kurse nga faktori politik shqiptar në Maqedoni, në Shqipëri dhe në Kosovë presin përkrahje, të paktën morale.
Liria e shqiptarëve në Maqedoni me një republikë më vete apo me federalizim është fare natyrore, kur kemi parasysh se shqiptarët janë populli më i madh këtu dhe s’kanë asgjë të përbashkët me maqedonasit, si dhe është plotësisht e arsyeshme, kur dihet se si qeveritë maqedonase për 70 vjet me radhë i përjashtuan shqiptarët nga të gjitha të drejtat e tyre nacionale dhe ushtruan mbi ta në kontinuitet terror e gjenocid shtetëror të paparë.
Maqedonia duhet të jetë një vend demokratik, ku do të jetojnë të lirë jo vetëm maqedonasit, por edhe shqiptarët dhe të gjithë popujt e tjerë.

Prof. Dr. Fadil Sulejmani



Burimi: 'Kosovasot'
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#3

Post by Socio »

Ardhmeria shqiptare e femijeve tane ne Maqedoni eshte ne rrezik ... Duhet ta bejme parliamentin tone



Emision nga TVALB ... shikoni:


http://tv-alb.com/?p=video&e=2&vidId=6
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#4

Post by Socio »

'Vetëregjistrimi i shqiptarëve është imperativ i kohës'
Është imperativ i kohës që shqiptarët ta regjistrojnë vetveten dhe të dalin me rezultatet e veta pavarësisht nga shteti.


Shoqëria shqiptare në Maqedoni duhet të jetë aktive, pak më nacionaliste dhe të veprojë në mbrojtje të interesave të saj kombëtare. Ajo duhet të reagojë publikisht, qoftë edhe në formë demonstratash, dhe të mos pranojë edhe më tej ligjet diskriminuese kundër saj, siç është edhe ligji i regjistrimit të banorëve, i cili edhe kësaj radhe është përgatitur për t’i lënë jashtë numërimit me mijëra shqiptarë.

Shteti sllavomaqedonas vazhdimisht e ka fshehur realitetin e numrit të shqiptarëve në Maqedoni, duke e regjistruar pjesën më të madhe të tyre si turq me qëllim që t’i deportojë më lehtë për Turqi ose i ka lënë pa regjistruar ata shqiptarë me punë të përkohshme në botën e jashtme, si dhe me mjete e mënyra të tjera manipulimi.

Përkitazi me këtë, është me interes të theksohet shovinizmi i këtij shteti ndaj nesh, se si, në një anë, para botës ai ankohej se shqiptarët po lindin dhe po shtohen shumë, dhe kjo rritje e numrit të tyre gjoja po kërcënonte dhe rrezikonte sllavomaqedonasit, kurse, më anë tjetër, në të gjitha regjistrimet e banorëve, prej të parit e deri te ky i fundit, numri i shqiptarëve mbetej i njëjtë, brenda një shifre prej treqind deri në katërqind mijë sish, dmth. aq sa për t’u arsyetuar e për të na sunduar para botës si “pakicë”.

Po të ishte kështu se ne po shtoheshim aq shumë, atëherë prej vitit 1945 e deri sot më 2010 ne shqiptarët maqedonas duhej të ishim disa milionë. Por, kjo ishte vetëm një propagandë antishqiptare para botës për t’i arsyetuar ky shtet racist të gjitha veprimet që ndërmori dhe po ndërmerr për të penguar lindjet e shqiptarëve me anë mjetesh, metodash e ligjesh çnjerëzore, si dhe për t’i favorizuar lindjet e sllavëve maqedonas në mënyrën më humane.

Nënat shqiptare ishin dhe janë të përjashtuara nga ligji për marrjen e shtesave fëmijërore, kurse ato sllavemaqedonase e gëzojnë këtë të drejtë. Të rinjtë dhe të rejat shqiptare në emër të ligjit diskriminues për planifikimin e familjes nuk kishin të drejtë të martohen, të venë kurorë, pa e ndjekur kursin shtetëror që vlente vetëm për shqiptarët e që kishte për qëllim pengimin e shtimit të tyre, duke i mësuar dhe edukuar femrat dhe meshkujt shqiptarë të mos lindin, sepse fëmijët janë fukarallëk dhe sjellin varfëri në shtëpi dhe në shoqërinë shqiptare skamnore e të papunë, ndonëse fjala e urtë popullore thotë se fëmijët janë dashuria dhe pasuria më e madhe e prindërve, përkatësisht e mbarë shoqërisë.

Pra, a mund t’i besojnë shqiptarët edhe më tej këtij shteti shovinist që në mënyrë makiaveliste dhe sistematike dëshiron edhe fizikisht t’ua shkulë rrënjët në këtë vend të tyre të lashtë?!

Prandaj, para një rreziku të këtillë ekzistencial, shqiptarët duhet t’i dalin zot vetvetes dhe ta marrin fatin e vet në duart e veta dhe të bëjnë kthesë historike për shpëtimin e tyre, duke filluar me regjistrimin e vetvetes dhe të mos presin si dhentë e çobanit t’i numërojnë të tjerët dhe t’i qesin për qëllimet e tyre në një numër si dhe sa duan ata.

Është imperativ i kohës që shqiptarët ta regjistrojnë vetveten dhe të dalin me rezultatet e veta pavarësisht nga shteti.



'Regjistrimi i popullatës në Maqedoni nuk është real'


Regjistrimi i banorëve në Maqedoni asnjëherë s’ka qenë dhe nuk do të jetë real, për arsye të ndërhyrjes politike edhe këtu me qëllim të keq të shtetit që shqiptarët t’i nxjerrë më pak, kurse sllavomaqedonasit më shumë sesa janë në të vërtetë. Te sllavët ai është fiktiv, duke e zmadhuar numrin e tyre qoftë edhe me të vdekur.

Madje, ata e rritin sasinë e tyre numerike, edhe në mënyrë artificiale, duke i regjistruar si sllavomaqedonas një numër të madh ortodoksësh nga radhët e shqiptarëve, të romëve, të vllehëve, të serbëve, të bullgarëve e të tjerëve, si dhe me myslimanë të elementit gjuhësor sllav, siç janë torbeshët dhe boshnjakët, të cilët ata i quajnë si “myslimanë maqedonas”, dmth. si sllavë të këtillë.

Po kështu edhe regjistrimi i shqiptarëve është i manipuluar, i falsifikuar dhe si i tillë rezultati është i rrejshëm. Shteti sllavomaqedonas nuk i regjistron me qindra mijëra shqiptarë që janë në kurbet jashtë vendlindjeve të tyre, si dhe ata që nuk u ka dhënë shtetësi, me qëllim politik që ta zvogëlojë numrin e tyre.



'Regjistrimi ka mungesë transparence dhe monitorimi'


Deklaratat e disa politikanëve në pushtet se do të ketë kontroll dhe komisione përkatëse me përfaqësim të duhur politik dhe etnik, qoftë edhe nga faktori ndërkombëtar, nuk janë aspak të besueshme, meqë është e pamundshme që të huajt ta mbikëqyrin çdo vend dhe çdo rast, kurse shqiptarët anashkalohen. Por këto janë vetëm mashtrime e manipulime me popullsinë shqiptare që ajo ta pranojë regjistrimin.

Falsifikimet më të mëdha bëhen në entet e përpunimit të rezultateve ku ata njerëz aty, që bëjnë numërimin e banorëve, janë etnikisht të pastër, krejt sllavomaqedonas pa asnjë shqiptar. Këtu është fundi i regjistrimit, ku shteti sipas llogarive të veta politike sllavomaqedonasit i nxjerr përgjysmë më shumë, kurse shqiptarët përgjysmë më pak që ta arsyetojë para botës dominimin e sllavëve si “shumicë” mbi shqiptarët si “pakicë”, siç po na trajtojnë politikisht para botës me anë të këtyre evidencave të rrejshme.


'Shqiptarët nuk janë pakicë në Maqedoni'


Shqiptarët nuk janë pakicë në vendin e tyre në Maqedoni. Përkundrazi, ata janë shumicë aty. Kjo e vërtetë do të shihej qartë po të kishim një regjistrim korrekt dhe objektiv të banorëve. Kjo ka rëndësi jetike për fatin e shqiptarëve maqedonas, për të ndryshuar pozitën e tyre inferiore dhe diskriminuese në atdheun e vet autokton.

Prandaj, ne duhet të bëjmë çmos që të gjejmë mënyra dhe mekanizma që vetë ta organizojmë regjistrimin e popullit tonë dhe të dalim me rezultatet tona se sa jemi në të vërtetë, secili prej nesh mund ta regjistrojë lagjen, katundin dhe qytetin e vet, dhe kështu do ta rrëzonim megalomaninë e sllavëve maqedonas, privilegjet, legjitimitetin dhe dominimin e tyre mbi ne dhe të tjerët, dhe me këtë punë të madhe do t’i jepnim popullit tonë kurajo dhe guxim, do t’ia rritnim dinjitetin dhe krenarinë, duke e ngritur nga një gjendje skllavërore në një pozitë meritore kombëtare në vendin e vet.

Ne nuk duhet të heshtim dhe kështu ta pranojmë vetë statusin e pakicës. Realisht sot në Maqedoni ka afër një milion shqiptarë dhe përnga përkatësia fetare aty jetojnë mbi 60 % myslimanë, prej të cilëve pjesa më e madhe janë shqiptarë.

Ky fakt dëshmon se në vendin dhe shtetin e Maqedonisë mbizotërojnë shqiptarët kombëtarisht dhe myslimanët fetarisht.

Prof. Fadil Sulejmani
Tetovë , më 27.X.2010
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#5

Post by Arbëri »

Rreth flamurit në Sllupçan

Lideri i Bashkimit Demokratik Kombëtar (BDK), Hysni Shaqiri, i ka ftuar të gjithë liderët e partive politike shqiptare që festën e 28 nëntorit ta shënojnë bashkërisht në Sllupçan të Karadakut. “Në vitin 2001 drejtë Karadakut ishte përqendruar vëmendja e gjithë shqiptarëve, prandaj le të jetë festa e flamurit ajo që na bashkon të gjithëve, pikërisht në rajonin që simbolizon heroizmin dhe sakrificën e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha Shaqiri. Sipas tij në këtë takim do të diskutonin edhe dy çështje shumë të rëndësishme siç janë regjistrimi i popullsisë, i paraparë për vitin 2011 dhe proceset integruese të vendit në BE dhe NATO. “Për sa u përket proceseve, të gjithë shqiptarët janë përcaktuar për integrim në strukturat euroatlantike, ndërsa pas dështimeve të njëpasnjëshme, e sidomos pas dështimit që edhe në Samitin e Lisbonës Maqedonia të bëhet pjesë e NATO-s, ne si subjekte shqiptare duhet të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët edhe rreth kësaj çështjeje”, tha Shaqiri. BDK i ka bërë disa apele partitive shqiptare që të ndërtojnë qëndrim të përbashkët rreth çështjeve të lartpërmendura, për çka është pritur iniciativë nga subjektet tjera. Deri më tani thirrjen e BDK-së nuk e ka dëgjuar asnjë parti shqiptare.
http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/6664.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#6

Post by Arbëri »

Ahmeti: Dëshironin konflikt dhe vëllavrasje mes shqiptarëve

Image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në një intervistë për Zërin e Amerikës komenton dosjet e fundit të cilat synojnë të rëndojnë personalitetin dhe veprimtarinë e tij. Ai i quan këto pamflete që kanë për qëllim nxitjen e konfliktit dhe vëllavrasjes ndër vetë shqiptarët. Zoti Ahmeti flet edhe për koalicionin qeveritar, për arritjet dhe probleme të tjera në vend.

Zëri i Amerikës: Një ndër çështjet më aktuale është ajo e dosjeve, një ndër to ka të bëjë me ju. Personi i cili dyshohet se i ka falsifikuar ato tash gjendet në paraburgim. A ndjeni lehtësim pas fillimit të shthurrjes së lëmshit?
Ali Ahmeti: Mendoj se kjo situatë ka qenë një turp jo vetëm për të apostrofuarit, jo vetëm për njerëzit për të cilët shpërbndaheshin pamflete denigruese, poshtëruese që njeriu me ndërgjegje njerëzore nuk i bën këto veprime për të arritur ndonjë qëllim. Është më se e vërtetë që shpirtërisht sigurisht që na ka munduar dhe na ka vrarë, sepse asnjëherë nuk më ka shkuar mendja në jetën time se ka njerëz të cilët mund të fabrikojnë, të falsifikojnë dhe të bëjnë gjëra të ulëta vetëm e vetëm për të arritur një qëllim politik. Aty fyhej e poshtërohej një rezistencë, një organizim i të gjithë shqiptarëve. Unë kam kërkuar që të veprojnë institucionet për këtë çështje; unë kam alarmuar komunitetin ndërkombëtar, sepse unë nuk kam dashur që këto çështje të zgjidhen në vetëgjygjësi, nuk kam dashur që të rebelohen njerëzit, nuk kam dashur vëllavrasje; dikush mund ta ketë dhe qëllimin aty që shqiptarët t’i fusë në një konflikt ndërshqiptar. Ne duhet të luftojmë me programe dhe me koncepte. U bëj apel të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë që të mos bien pre e provokimeve të ulëta. Do të kërkoja na Z. Meduh Thaçi që të tërhiqet nga poashtërimet. Le të përballemi me koncepte njerëzore, programe politike për t’i çuar proceset përpara. Të instalojmë vlera edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme.

Zëri i Amerikës: Megjithatë po vazhdon dalja në publik e faqeve apo dosjeve të tjera që pretendojnë të dëshmojnë ndërlikimin tuaj . Avokati i Hisen Musliut thotë se pranimi i fajit para organeve hetuese, para policisë nuk është relevant në Maqedoni. Si e komentoni?
Ali Ahmeti: Nuk mendoj se mbi autorin, fabrikuesin të jetë ushtruar ndonjë mënyrë e dhunshme, ndërsa është çështje e avokatit se ai atë punë e ka. Unë nuk jamë pejsë e procesit hetimor por sigurisht që organet pa patur argumente të qëndrueshme... unë aq sa pashë në televizion kishte faktura në emër të Bozhidar Spasiçit të dërguara nga Hisen Musliu. Z. Musliu duhet të shpjegojë për ato para të dhëna Bozhidar Spasiçit (ish-funksionar i UDB-së), ç‘farë veprime ka kryer Spasiçi... Pastaj çdo pamflet që shpërndahej nëpër mediume, paraprakisht paralajmërohej nga ana e strukturave politike në vend që të prisni një lajm shumë interesant do të jetë në këtë e këtë orë dhe gjithandej. Ne nuk vijmë nga sallonet. Ne vijmë nga një jetë shumë e rëndë, me nga 20, 30 vjet veprimtari e sakrifica.

Zëri i Amerikës: Pse mendoni se këto dosje dolën pikërisht tash në këtë periudhë?
Ali Ahmeti: Unë nuk e di qëllimin e porositësit dhe mendoj që kjo punë nuk është aq e lehtë dhe nuk mund të jetë vetëm një Hisen Musliu; mund të jenë ekipe të tëra që kanë punuar në këtë drejtim, pastak ka mentorë, ka porositës dhe ka strategji që të arrihet një qëllim.

Zëri i Amerikës: A mendoni se në të ardhmen mund të paraqiten dosje të këtilla?
Ali Ahmeti: Po ta them të vërtetën pres që të më akuzojnë dhe të shpërndajnë ndonjë pamflet që të kem qenë nxitës i luftës midis Koreve dhe në moshën time rreth tre vjeçe të më shpallin si një nga organizatorët e atentatit kundër Xhon Kenedit!

Zëri i Amerikës: Zoti Ahmeti, sa jeni të kënaqur me koalicionin qeveritar; ka zëra se hamendeni të dilni nga qeveria?
Ali Ahmeti: Ne jemi përpjekur që me dinjitet ta përfaqësojmë konceptin, politikën, përcaktimet e BDI-së. Është më se e vërtetë se Maqedonia ballafaqohet me një problem jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe që kërkon zgjidhje. Unë jam në kontakt të përhershëm me SHBA-në, me BE-në dhe Naton dhe kam kërkuar që të na ndohmojnë siç na kanë ndihmuar në këto dhjetë vite për zhvillimin e proceseve në Maqedoni, për të ecur përpara. Dhe nëqoftëse ne vonohemi në aspektin e anëtarësimit në Nato, sigurisht që nuk është mirë për mirëqenien e vendit, as për paqen dhe sigurinë brenda rajonit të Ballkanit perëndimor. Unë nuk mendoj se me veprime të shpejtuara, tërheqja e BDI-së nga koalicioni qeveritar nuk mendoj se do të arrinte zgjidhje.

Zëri i Amerikës: Në opinion është krijuar përshtypja se kryeministri Gruevski po injoron proceset integruese në përpjekje të mbrojtjes së emrit të vendit. A keni mosmarrëv eshje në këtë drejtim brenda koalicionit qeveritar?
Ali Ahmeti: Unë asnjëherë nuk kam hasur ndonjë rezervë tek Nikolla Gruevski. Tash bëhen dy vjet që ne jemi së bashku në koalicion, në bashkëqeverisje dhe kemi marrëveshje të nënshkruar me atë për sa i përket integrimit të Maqedonisë në Nato e në BE, për jetësimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Zëri i Amerikës: Si iu përgjigjeni kritikëve të cilët thonë se BDI-ja ka mbetur nën hijen e VMRO-DPMNE-së?
Ali Ahmeti: Është e vërtetë se ka një fushatë qoftë dhe në media, apo grupe e grupacione të caktuaras për përfitime të tyre të ngushta që bënë një propagandë të tillë se gjoja BDI është inferior, se ka mbetur nën hijen e Nikolla Gruevskit, etj. Të gjitha arritjet që janë bërë nuk janë për BDI-në, por janë për kombin shqiptar në Maqedoni, sepse muzeu i Manastirit dhe muzeu i Lirisë në Shkup, hapja e fakultetit në Kumanovë, sheshi Skënderbeu dhe realizime të tjera janë nder dhe krenari për të gjithë shqiptarët dhe këto do t’u mbeten trashëgimi dhe pasuri të gjithë shqiptarëve dhe jo BDI-së.

Zëri i Amerikës: Çka po ndodh me decentralizimin në Kërçovë, A do të respektohet marrëveshja për bashkimin e qytetit me komunat e Zajazit dhe Osllomesë për të krijuar shumicën e parashikuar shqiptare në këtë qytet?
Ali Ahmeti: Unë kam biseduar me të gjitha autoritetet vendore që veprojnë në Kërçovë, autoritete politike dhe me çërgjegjësi brenda komunitetit shqiptar që veprojnë atje. Në zgjedhjet e kaluara ishte shumë vështirë që ne të garojmë për shkak se nuk ishim të sigurt se do të mund të siguronim ndonjë fitore në Kërçovë për arësye se një pjesë e elektoratit shqiptar është e shpërndarë nëpër Evropë dhe Amerikë. Kështu që duhet një përgatitje dhe organizim shumë më i mirë.

Zëri i Amerikës: Çka mendoni për zgjedhjet e parakohshme; Partia juaj ka qëndruar e heshtur në lidhje me kërkesat për zgjedhje të parakohshme parlamentare?
Ali Ahmeti: Sigurisht që BDI ka qëndruar mënjanë sepse nuk beson realisht në kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Duket si shaka kërkesa e opozitës për zgjedhje të parakohshme kur ajo është shumë e dobët. Në qoftë se për interesa partia, ne na përgjigjet të organizojmë zgjedhje të parakohshme, sepse mendoj që shqiptarët kanë besim tek ne dhe përsëri do të votojnë Bashkimin Demokratik për Integrim. Mirëpo ne nuk e shikojmë interesin e ngushtë partiak, por shohim interesat më madhore për vendin. Të gjindet një zgjidhje për emrin, të anëtarësohemi në Nato dhe BE dhe të shkohet pastaj në zgjedhje të rregullta.

Zëri i Amerikës: Në lidhje me regjistrimin e popullsisë që pritet të mbahet në muajin prill, sa do të ketë qasje faktori shqiptar në vëzhgimin apo kontrollin e procesit. Dhe a ka një marrëveshje midis jush dhe VMRO-së në lidhje me regjistrimin?
Ali Ahmeti: Ligji për regjistrimin është po ai që i miratua për regjistrimin e vitit 2002. Unë jam takuar me Nikolla Gruevskin për çështjen e ligjit por nuk di për ç‘farë marrëveshje bëhet fjalë. Kemi kërkuar vëzhgues ndërkombëtarë siç është Eurostat dhe nuk mendoj që ne të hedhim dyshime, dilema e të flasim në mënyrë hipotetike për numrin e shqiptarëve e të prejudikojmë përqindjen. Nuk bën që t’i japim ngjyrim ndëretnik dhe këto çështje të ndikojnë për largimin e dy komunikteteve më të mëdha në Maqedoni.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Problemet e shoqerise shqiptare ne Maqedoni

#7

Post by Socio »

Duke jetuar me armikun - 'Manastiri, nje shekull me pas' !


One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”