"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

Këtu mund të flisni mbi historinë tonë duke sjellë fakte historike për ndriçimin e asaj pjese të historisë mbi të cilen ka rënë harresa e kohës dhe e njerëzve.

Moderators: Arbëri, Strokulli

Post Reply
User avatar
Zeus10
Grand Fighter Member
Grand Fighter Member
Posts: 4227
Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
Gender: Male
Location: CANADA
Contact:

A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#1

Post by Zeus10 »

Kjo pyetje, me ka munduar per nje kohe te gjate. Ky personazh, u shpall tradhetar nga Enver Hoxha, dhe ju thur lavdi nje atentati te kryer nga vrasesi Avni Rustemi ne menyre te pabese, vrases qe per cudi nuk u denua nga shteti filoserb i Frances, megjithe krimin e kryer diten per diell, por ai u la i lire, ndoshta per te marre pjesen e mbetur te parave te premtuara per te bere krimin e tij. Kush e urrente Esat Pashen ne fakt per vdekje? Pasi te ndiqni videon e meposhtme, te pergatitur bazuar mbi gjurmimin e materialeve dhe dokumentave origjinale te asaj kohe, mund te kuptoni se propaganda e bere nga E.Hoxha, sherbetor i serbeve, qe Avni Rustemi e vrau Esat Pashen i shtyre thjeshte nga ndjenja patriotike, eshte aq naive aq dhe e shemtuar e qesharake.

MBROJTJA E SHKODRES



Mendimi juaj eshte shume i vlefshem, sepse nese eshte vertete qe eshte perbaltur kjo figure, ne duhet tja heqim balten atij dhe tja hedhim tradhetarit te vertete E.Hoxhes.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#2

Post by Trojan »

Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#3

Post by Socio »

Faleminderit Trojan !
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
elikranon
Honored Member
Honored Member
Posts: 373
Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
Gender: Male

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#4

Post by elikranon »

Duke rikujtuar historine shqiptare qe mesohej gjer me 1990, me ben shume pershtypje qe shume personazhe te rendesishme te historise shqiptare "paraqiteshin" ne skene papritur, si "απο μηχανης θεου", si mesia.
Keshtu papritur dilte ne skene Ismail Qemali me 1912, nuk mesonim asgje per kete figure, per jeten e tij para 1912, po ashtu edhe pas 1914.
Po keshtu edhe per jeten e Esat pashes ekzistonte nje erresire. Mesonim qe u vra per tradhti, por cila ishte tradhtia e tij nuk e morra vesh kurre (pervec asaj thenies se pergjithshme se "bente pazare ne kurriz te atdheut").
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#5

Post by ALBPelasgian »

Une nuk mendoj se trajtimi i Esad Pashes deri me tani te jete bere ne saje te ndonje falsifikimi, hakmarrje apo mistifikimi. Me kete s'dua te them se historiografia shqiptare (ne pergjithesi) s'ka bere vleresime te gabuara, mirepo ne rastin ne fjale, ka qene objektive.

P.sh ne Beograd sot e kesaj dite gjendet nje lagje qe mban emrin e Esadit:
Esad-pašina ulica (Esad Pasha street) is named after this Albanian in sign of gratitude, after he helped the Serbian army during its flight through Albania in the first world war.
Official Serbia simultaneously helped a number of other small tribal chiefs who resisted Ismail Qemali's government, directing them towards cooperation with Essad Pasha.[1] Serbian Prime Minister Nikola Pasic ordered that his followers be aided with money and arms.[1]

[...]Though his rule was not stable because of the First World War. In the end of 1914, Essad secretly agreed with the Greek government to support the annexation of the southern provinces, known to Greeks as Northern Epirus, to the Kingdom of Greece.[3]

George B. Leon. Greece and the First World War: from neutrality to intervention, 1917-1918. East European Monographs, 1990, ISBN 9780880331814, p. 358: "In return, Essad reconfirmed a promise he had made in the fall of 1914 to support Greece's annexation of North Epirus. However, while he was willing to come to a secret agreement with the Greek government on this question, he indicated that in order to be able to counterbalance the weight of the common adversary, that "is Italy, and to stabilize his influence in Albania he could not recognize publicly Greece's claim."
Ketu qenka poashtu nje artikull i gjate ne lidhje me relacionet e Easadit me qeverine e Pashiqit:
http://balkania.tripod.com/resources/hi ... art2e.html

Nderkaq sa i perket Avniut une s'mendoj qe atentatin ta kete bere pabesisht per shkak se ai sikunder edhe nje numer i konsiderueshem figurash te tjera kombetare e paten denoncuar publikisht Esadin per tradheti. Vete fakti qe kur u gjykua Avniu nga organet e drejtesise franceze, mberrin me qindra letra e peticione prej shqiptareve te te gjitha aneve flet se Avniu beri nje akt, qe ne kontekstin aktual, u vleresua lart prej shqiptareve.
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#6

Post by erix77 »

Figura me e mire per te simbolizuar tradhtine dhe shitjen e atdheut per interesa personale,Esati plere ishte dhe e gjeti ate qe kerkoi,po te ishte per te sdo kishte sot Shqiperi.
Avniut i lumte dora se ja numeroi ne mes te Parisit ,dhente zoti te ngrihet nga varri se sot jane shtuar ca si shume Esatet.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#7

Post by Socio »

Natyrisht ...

Mua nuk me hyn ne koke se si mundet nje SHQIPTAR, ta quaj heroin e kombit, Avni Rustemin, 'kriminel' e vepren e tij te shejte 'krim te bere per para' !!!

Esat Pashe Toptanin nuk e shpalli Enver Hoxha tradhtar, por e tere historiografia shqiptare e shekullit 20 e edhe 21.
Nuk ka, po e perseris, nuk ka tradhtar qe i ka bere me shume dem Shqiperise dhe shqiptareve sesa Esat Pashe Toptani.
Ta quash kete njeri ''atdhetar'' eshte njesoj sikur ti quash; Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prishtinen Ismajl Qemajlin e patriote te tjere ''tradhtare'', sepse kunder te gjitheve ky luftoi, natyrisht i ndihmuar nga Serbia e Greqia.
Kur miqte e popullit tone Austro-hungarezet tentuan ta zhdukin Serbine nga faqja e dheut, ai u hapi rrugen e shpetimit atyre neper malet tona !!
Dhe kur keta shkije sulmoheshin pa reshtur nga patriotet tane, e edhe vdisnin si mijte e ngrire nga te ftohtit neper malet tona te bekuara, ai i ndihmonte ata dhe bashke me ta i luftonte trimat e maleve !
Esat pashe Toptani shpetoi me dhjetra mijera ushtare kriminel Serb, gjate ikjes se tyre, po e perseris, me dhjetra mijera kriminel qe vetem nje vit me pare u kishin therrur shqiptareve edhe foshnjet ne djep.

'Bjeshket e nemura' do te ishin dhjete fish me te bekuara per ne po te mos kishte ekzistuar Esat Pashe Toptani.

Sa per Shkodren me lart, ai, vete ua dorzoi Malazezeve ate, edhe kur Evropa kategorikisht ishte kunder ketij dorezimi.
Kushdo qe ka bere videon me larte e ka anashkaluar marveshjen te tij me Malazezet.

Per ta shpalosur gjithe veprimtarine e tij antikombetare ketu, do te duhen referate te tera.

Megjithate, une dua te jap nje keshille; nese ndonje SHQIPTAR, deshiron te mundohet te hjek 'balte' nga fytyra e tij tradhtare, le te filloj se pari me udhetimin, me lopate ne dore, drejt Frances, dhe te germoj ketu; ne varrezat ushtarake Serbe ne Paris, sepse balte tjeter nuk e mban ate.


Image

Photo: Serbian military cemetery, Thiais, Paris, France where Esat Pas Toptani was buried with military honours
One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#8

Post by Mallakastrioti »

Te kemi kujdes lidhur disa figurave te errta si Esat Toptani te kerkojme rishikimin apo rihabilitimin e veprimtarise se tij, pasi ka edhe literature te huaj qe konfirmojne tradhtine qe i beri Kombit Shqiptar.

Avni Rustema i duhen jo vetem sot shqiptarise por perhere!
Image
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#9

Post by Phoenix »

[quoteem]Kryengritja e Filatit, Esat Toptani përgjakës atdhetarësh
Ibrahim D. Hoxha


Rrëzimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit nga qeveria osmane pashmangshmërisht shtoi dhe fuqizoi ndjesitë për pavarësi kombëtare. Qëndrimin drejt atij synimi e ngacmonin nga dita në ditë veprimet “ku rafsha, mos u vrafsha” të zyrtarëve të papërgjegjshëm osmanë në vilajete, mytesarrëfllëke e kajmekamllëke. Grabitëritë e tyre po e lakuriqëzonin dhe e rripnin gjindjen aq keqas, sa në shtypin e kohës botoheshin shpesh e më shpesh shkrime të tillë: “Varfëria sa vete po shtohet, pagesat po rëndohen. Kam parë shumë fshatra ku njerëzia të këput shpirtin”. Ç’ishte edhe më keqja, të ardhurat shtetërore nuk përdoreshin për përmirësimin e vendit, po për mirakandjen e zyrtarëve dhe, kur nuk u mjaftonin, zhvatnin të tjera si “shtesë”. Krahas zhvatjeve shtetërore mbi kurrizin e popullatës rëndonin edhe grabitjet e njërit e të tjetrit zyrtar, të cilët kusaritë e tyre i arrinin nëpërmjet shpërdorimit të fuqisë zyrtare që zotëronin. Në vitet 1897-1902 kreu i rrjepësve të popullatës në vilajetin e Janinës ishte bërë kolonel Esad Toptani. Në çdo qendër rrethi (kajmekamllëk) rrethkomandantë xhandarmërie kishte vendosur gjakpirësit e vet. Kështu, përshembull, në Prévez, ai kishte vendosur grekun me origjinë nga Kreta, të islamizuar me emrin Mehmet-Ali bej Krìt; në Filat toger (mulazim-i evel) Sami Beun nga Berati etj. Ky-si dhe M-A b. Kriti në rrethet e Prévezës dhe të Margëllëçit- në Filat dhe rrethin e tij kishte vendosur thuajse haptazi drapërin. Kush nuk mbushte xhepat e tij dhe të Esat Toptanit shpejt u linte lamtumirën familjes e vendit dhe dërgohej për t’u rropatur e dergjur prej Anadolli e deri në Jemen. Kjo situatë gjithkujt ia kishte prurë shpirtin në majë të hundës, aq sa mjaftonte vetëm një shkëndijë e papërfillshme që të ndizte një flakë përvëluese, gjë e cila edhe ndodhi. Më 12 mars 1902 toger Sami Beu…thërriti në rrethkomandë Husni Hoxhën nga fshati Ninàt, njërin prej atdhetarëve më të njohur në rrethin e Filatit, kushëri i hoxhë Hasan-Tahsinit. Nën padijen se kishte strehuar atdhetarë kaçakë (firàrë), si kusht lëshimi, i kërkoi një sasi florinjsh. Kur e pa që s’vilte dot gjë, e qëlloi me pëllëmbë, po Husniu, si guximtar i njohur që ishte, ia ktheu po me pëllëmbë. Xhandarët e kapën dhe e mbyllën në të ndarën e paraburgosjes. Në paraditen e së nesërmes, –e enjte,13.3.1902, ditë pazari, - kur tregu po mbushej me fqinjarë të ardhur nga fshatrat përreth qytetit, s’dihet sesi apo se kush bëri të njohur ngjarjen e një dite më parë, e cila mbahej në fshehtësi të madhe. Fjala “mori dheun” si flaka në mbarë Pazarin, sepse Husni Hoxha nderohej nga shumëkush prej të aty-ndodhurit, disa nga të cilët miq “për kokë”. Selfo Mahmut Sejkua dhe Musa Hamit Demi nga Filati, anëtarë të kryesisë së ish-shoqërisë së më pastajme “Vëllezëria” në atë qytet: i pari me detyrë arkëtar dhe i dyti sekretar, më patën treguar: “Me qëllim që të shmangej gjakderdhja, atdhetarët, krerë të qytetit dhe ata të ardhur nga fshatrat tek kajmekami (nënprefekti) dërguan myftiun Mehmet ef. Nurrçen nga Spatari. Sami Beu kundërshtoi prerazi lëshimin e të burgosurit, kurse kajmekami heshti. Myftiu u kthye e u tha dërguesve se me Sami Beun s’ishte e mundur të flitej, “andaj bëni si t’ua marrë mëndja”. Me të dëgjuar këto fjalë, Muharrem Rushit Mustafài lëshoi kushtrimin dhe urdhëroi menjëherë rrethimin e nënprefekturës dhe të rrethkomandës së xhandarmërisë, të dyja në të njëjtin grup ndërtesash. Prijësit e grupeve sulmuese, Abedin sheh Hamit Kapetani nga Spatari dhe Jasin Murat Bejkua nga Koska, të shoqëruar nga afër prej “të krisurve” Fetah Meleq Sinani prej Koske dhe Murat Saqe Kapetani nga Spàtari, brenda pak minutash u lëshuan para portave të ndërtesave. J. M. Bejkua ngriti mauzerrin dhe e shkrehu mbi fletën e hyrjes kryesore, pas së cilës kishin ngritur vende luftimi disa xhandarë. Breshëritë e plumbave të palëve të përleshjes s’kishin të mbaruar. Pas 3-4 orësh Sami Beu urdhëroi çeljen e portave dhe nëpër to xhandarët dhe nëpunësit e armatosur tok me Sami Beun iu turrën rrëmbimthi rrethuesve, po të grirë nga breshëritë e pushkëve, vrapuan të ktheheshin nxitimthi pas hyrjeve nga ishin vërsulur. Mirëpo, rrethuesit iu qepën vetëtimthi këmba-këmbës dhe në disa prej hyrjeve arritën të futeshin brenda ndërtesave. Abedin Kapetani u gjend ballë përballë me Sami Beun. Sa të hapje e të mbyllje syrin, shkrehu 10-shen dhe e përplasi për tokë. Mirëpo, xhandarët e pranishëm e grinë me plumba dhe e lanë pa frymë. Kat pas kati e kthinë pas kthine kryengritësit pushtuan tërë ndërtesat. Xhandarët dhe nëpunësit që arritën t’i shpëtonin vdekjes, avulluan nëpër një shteg të fshehtë; ndër ta edhe kajmekàmi. Sami Beu, i mbetur gjysmë i vdekur, i cili u shpëtua nga myftiu. Kryengritësve që qitën kamën për t’i prerë kryet, u tha: “Ki vdiqi tani; di herë shpirti nuk isht xhaìs të mîrret, se isht gjunàh tek Allahu, xheleshânehù!“. Kryengritësit, duke besuar se ai kishte vdekur, e lanë dhe vazhduan luftimet. Pushteti në Filat dhe fshatrat e rrethit të tij u morën në dorë nga kryengritësit e drejtuar nga Muharrem Rushiti. Mjerisht, si për shkak se kryengritja shpërtheu befasisht, e pa organizuar, ashtu edhe për shkak se ende nuk ishin pjekur kushtet për një kryengritje të përgjithshme, vala e saj nuk mundi të shtrihej as në Çamërinë e tërë. Kështu, iu dha kohë dhe mundësi pushtetarëve që brenda disa ditëve ta shtypnin me zjarr e hekur revoltën. Për shtypjen e kryengritjes dhe rivendosjen e organeve të pushtetit osman, Valiu i Janinës, –gjenerali Çerkez Osman Pashài, - dërgoi një njësi ushtarake këmbësorësh dhe kalorësish, të drejtuar nga oficeri i xhandarmërisë së allajit (regjimentit) të Janinës, Ali bej Krìti. Duke sjellë ndërmend atë ngjarje, Musa H. Demi më ka treguar: “Bimbash (kryemìjës, major) Ali bej Kriti, me qëllim që të tmerronte popullatën, kalorësit i lëshoi nëpër treg në pikë të vrapit. I kam akoma në si shkëndëlidhat që dilë nga pehtónjtë mbi kalldrëm”. Ku me lajka e ku me gënjeshtra, e ku me ndjekje e kërcënime, brenda disa ditëve ai mundi të kapte tërë udhëheqësit, përfshi edhe kryesorin: Muharrem Rushìtin. Të lidhur me litarë pas kuajve, ata i shpuri në Janinë dhe i mbylli nëpër birucat e kalasë. Gjykata i dënoi me nga disa vjet burg secilin. Muharrem Rushitin me 101. Pas disa kohësh, njëri prej tabureve të shërbimit të detyruar prej çamërish dhe disa lebër nga Lazaràti, Muharremin dhe 5-6 nga të dënuarit më rëndë mundën t’i qitnin forcërisht prej burgut.

Ngjarjen e sapopërshkruar, Petrovìçi, përfaqësues i qeverisë Austro-Hungareze në Janinë, me tejshkrimin datë 16. 3.1902, ia bënte të ditur Ministrisë së Punëve të Jashtme në Vjenë, kont Goluhóvskit. Ai vërente se kryengritja në Filat shpërtheu sepse komandanti i xhandarmërisë arrestoi një nga “parësia:, Husni Hoxhën, ngaqë pushtetarëve nuk u dorëzoi dy firarë, të cilët disa kohë më parë ishin lëshuar me dorëzaninë e tij e që tani gjendeshin ende firarë. “Meqë në Filat –vijonte ai, - Husni Hoxha nderohet shumë, arrestimi i tij bëri bujë dhe shkaktoi zemërim të madh në qytetin që banohet thuajse tërësisht prej shqiptarësh çamë muhamedanë...”. Më tej, tregon se si u zhvillua kryengritja, numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, shtypjen e kryengritjes si dhe shkaktarët e saj: “Unë e përsëris, se fajtorët kryesorë për ngjarjet e përgjakshme të këtyre ditëve në Filat janë valiu dhe komandanti i xhandarmërisë, Esad pasha Toptani“. Ky përndjekës atdhetarësh, –thekson Petrovìçi, - falë “lidhjeve të forta” që ka me Pallatin e Sulltanit, vepron në kokë të vet, pa pyetur fare valiun.
Kryengritja e 28.2 - 13.3.1902 në Filat çeli shtegun për kryengritjet e mëpastajme në krejt jugun shqiptar, të cilat përfunduan me ngritjen e flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

Autori i shkrimit është historian dhe studiues i folklorit[/quoteem]
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#10

Post by Mallakastrioti »

Me shume nderime eshte pritur ne Selanik ne 1916 nga greko-francezet, Pashai qe luftoi per te tjere perveç popullit qe e lindi:

Image
User avatar
IllyriankinG
Regular Member
Regular Member
Posts: 65
Joined: Sun Sep 20, 2009 8:54 pm
Gender: Male
Location: Arbëri

Re: A ka qene tradhetar Esat Pashe Toptani?

#11

Post by IllyriankinG »

"...nuk ke punë, dhe luan derën" thotë populli.
Historia dhe historianët nuk bëhen duke luajtur me baltë, hiq këtej e ngjit andej.
Merruni me ndonjë histori më interesante, se kjo e Esatit Qën Toptanit është e shtrydhur si histori, dhe nuk prodhon më sadisfaksion.
Post Reply

Return to “Historia e Shqiperise”