Kurti: Angazhohem për bashkimin Kosovë-Shqipëri
PRISHTINE- Kthimi i Lëvizjes "Vetëvendosje" në parti politike dhe regjistrimi i saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit ka ngjallur interesimin e shtypit gjerman. Gazetari i Norbert Mappes-Niedieck e ka bërë një intervistë me Albin Kurtin, është botuar në numrin e sotëm të gazetës gjermane Maerkishe Allgemaine.
Në këtë intervistë, Kurti fillimisht shpjegon se Lëvizja "Vetëvendosje" nuk është kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë ashtu siç thuhet, por kundër karakterit të saj. Kurti thotë se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të vendosë për fatin e Kosovës. “Nuk është e drejtë që zyrtarë ndërkombëtarë që nuk kanë legjitimitet demokratik të kenë fjalën e fundit për fatin e Kosovës, por këtë duhet ta bëjnë njerëzit që kanë mandatin e popullit”.
Sipas Kurtit, bashkësia ndërkombëtare nuk është në Kosovë të ndihmojë zhvillimin ekonomik të saj por të ruajë stabilitetin. Sa i përket EULEX-it, lideri i Vetëvendosjes thotë se këtij misioni nuk i bëhet vonë për drejtësinë në Kosovë, për të cilën trumbeton se ka ardhur. “Ata po hezitojnë t'i shkojnë deri në fund luftës kundër korrupsionit. Bashkimi Evropian në Kosovë duhet të dërgojë ekspertë kundër korrupsionit në Kosovë dhe ekspertë që do të ndihmojnë zhvillimin e bujqësisë dhe ekonomisë”.
Në këtë intervistë, Albin Kurti shprehet publikisht se angazhohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. "Shqiptarët në Ballkan janë një komb i vetëm, kufiri i ngritur midis Kosovës dhe Shqipërisë është kufi i padrejtë i ngritur me dhunë”. Sipas Kurtit, nëse do të organizohet një referendum në Shqipëri dhe Kosovë shumica e popullit do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndalesa për t’u bashkuar me Shqipërinë, e cila është në Kushtetutën e Kosovës është një kufizim për sovranitetin e saj. Kjo ka ndodhur për arsye se Kushtetuta e Kosovës nuk është shkruar nga shqiptarët. E drejta për t’u bashkuar me një shtet tjetër është e drejtë sovrane e një vendi”.
Sipas Kurtit, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të forconte edhe ekonomikisht shtetin e përbashkët shqiptar, ndërsa do të ulte edhe apetitet e Serbisë përballë një Shqipërie të bashkuar.
(m.a/rtk/BalkanWeb)
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
- Arbëri
- Universe Member

- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Shqipëria e madhe, natyrale apo reale?
Tregu mediatik i brendshëm dhe i jashtëm në diskursin e debatit politik, intelektual dhe religjioz ka lançuar prej dekadash mjaft cilësorë të Shqipërisë së ardhshme. Vihej re se vendimet e fuqive të mëdha të fillimit të shekullit XX duheshin korrigjuar, ndaj dhe pas rrëzimit të diktaturës komuniste janë shpeshtuar përdorimet e tilla, herë më konotacion frikësues (Shqipëria e madhe), herë me prapavijë demagogjike (Shqipëria natyrale), herë tjetër me sinqeritet të ndikuar nga folklori (Shqipëria etnike) dhe thuajse asnjëherë me emrin e vërtetë: Shqipëria reale. Shqipërinë e madhe e kanë iniciuar si përdorim shprehës kryesisht armiqtë e Shqipërisë, më së shumti serbët, me qëllim që ta trembin Perëndimin demokratik nga “nacionalshovinizmi” i shqiptarëve. Ky cilësor i territorit të Shqipërisë është pranuar gjithashtu nga disa personalitete, organizata qeveritare e joqeveritare, të cilat nuk kanë gjë të përbashkët me serbët, aq më pak me armiqësinë e tyre antishqiptare.Para pak ditësh termi “Shqipëria e madhe” ishte përdorur nga instituti “Gallup” gjatë publikimit të një anketimi në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Nuk dua të besoj se “Gallup” ka dashur të japë një realitet inekzistent kur për herë të parë ka shpallur rezultatet e një anketimi ndër shqiptarët për bashkimin e tyre në një shtet të vetëm.Ndërkohë nocioni “Shqipëria natyrale” është shpikje e ideologëve enveristë, me një suport të dukshëm demagogjie për të qëndruar në krye të “nismave madhore” në Shqipëri e ndër shqiptarët. Kjo shpikje është e motivuar që të mos humbasë proteksionin ideologjik bolshevik në territoret e banuara me shqiptarë. Ky term të kujton artikujt e “Zërit të popullit” të prillit të vitit 1981, në të cilët përveç retorikës ideologjike, të demaskuar atëherë në një letër të Jusuf Gërvallës drejtuar diktatorit Hoxha, nuk gjeje asgjë tjetër. Adaptimi i atyre artikujve ideologjikë përdoret aktualisht si “dëshmi e argumentit” të “nacionalizmit enverist”.Termat e shumëpërdorur “Shqipëria e madhe” dhe “Shqipëria natyrale” janë nocione ireale, për shkak se definojnë si shtet-komb të shqiptarëve, njësi gjeografike të banuara nga shqiptarët në kohët e kaluara, ndërkohë që parimi i vetëvendosjes vlen si e drejtë e aktualitetit demografik dhe jo e zhvillimeve historike. Si të tilla, këto nocione shfaqen të paargumentuara dhe metafizike. Ato nuk u japin përgjigje enigmave të tilla, si: çfarë është e mundur të arrihet në riskicimin e hartës së Shqipërisë? Çfarë mund dhe duhet të shpresojnë shqiptarët në këtë aspekt? Cili është pozicioni që kanë e mund të kenë ata në të ardhmen? Si dhe me çmjete do të realizohen këto dy nocione, të cilat propagandohen edhe si projekte të ideatorëve të tyre? Të dyja nocionet e lartpërmendura serviren si teorema të matematikës apo të fizikës, pa vënë në veprim logjikën, abstraksionin, analizën, sintezën dhe elemente të tjera të perceptimit të reales në formimin e shtetit-komb.Natyrisht që termi “Shqipëri e madhe” nuk ka të njëjtin përkufizim si dhe termi “Shqipëri natyrale”, ato ndryshojnë si koncepte dhe për nga qëllimi i përdorimit të tyre mediatik. Por asnjëri prej tyre nuk është i definuar e, si i tillë, ose është utopik, ose mbetet për tu vlerësuar si një term etno-propagandistik. Ajo që mbetet ka të bëjë së paku me interpretimin e gabuar se “nacionalizmi shqiptar është njësoj i rrezikshëm si dhe nacionalizmi serb”, për pasojë, me të njëjtat mjete me të cilat është luftuar dhe kufizuar nacionalizmi serb duhet të luftohet e të kufizohet edhe nacionalizmi shqiptar. Dhe mjete të tilla tashmë janë të njohura, ato kanë të bëjnë me sulmet ajrore të NATO-s kundër Serbisë. Shqipëria e madhe dhe Shqipëria natyrale i shërbejnë, ndoshta pa u rekorduar me njëra-tjetrën në forma të ndryshme të njëjtës strategji, linçimit të së drejtës së shqiptarëve për të pasur një shtet real, shtetin e shqiptarëve në territoret që banohen po prej shqiptarëve. Në rrethanat e sotme të zhvillimeve ndërkombëtare, të cilat kanë kondicionuar dhe kondicionojnë zgjidhjen e çështjes shqiptare në Ballkan, realizmi është shumë herë më dobiprurës sesa projektet iluzioniste që ushqejnë optimizëm të pabazuar.Nëse do të analizonim me korrektësi zhvillimet historike te Shqiptarët jo vetëm në Kosovë, si dhe historinë e konfliktit shqiptaro-serb, atëherë do të zbulonim se ka ekzistuar Shqipëria e madhe, madje e kufizuar me Triesten, me Danubin dhe me Selanikun. Por a mund të formohet një shtet shqiptar në kufijtë e Ilirisë?! Kjo është e pamundur jo thjesht për shkak të pamundësisë së shqiptarëve, por dhe për shkak të logjikës së ndryshimeve që kanë ndodhur në këta dy mijëvjeçarë. Shqipëria mbetet tashmë ajo që është: thjesht si Shqipëri reale, e cila ka të drejtën e vet të vetëvendosjes në ato territore ku është shumicë dhe që përbëjnë një vijimësi të zgjatimit etnik të shqiptarëve. Sado që të ushqehet urrejtja dhe hasmëria kundër Serbisë, jo për shkak të ekzistencës së saj, por për shkak të krimeve të shumta kundër nesh, asnjë shqiptar nuk ka ndjesinë e logjikës së zhdukjes së saj nga harta e rajonit, ndjesi të cilën fatkeqësisht e kanë një numër i madh serbësh për Kosovën. Nocionet e tjera, që përdoren si spekulim sofist e madje mashtrues e qëllimkeq, nuk japin definicione të legjitimitetit, çka do të thotë se nuk janë sintezë e logjikës nga pikëpamja praktike dhe e së drejtës nga pikëpamja juridike. Për pasojë, ato lënë pas vetëm iluzionin, nuk kanë vlefshmëri e ndërkohë bëhen pengesë e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Shumë ekspertë euroamerikanë janë të mendimit se konflikti në Kosovë është konflikt i çështjes shqiptare të pazgjidhur. Dhe nëse e pranojmë këtë përfundim logjik të studimit të historisë së shekullit XX, atëherë del vetiu se shqiptarët kanë të drejtë të orientohen në zgjidhjen e këtij problemi. Zgjidhja natyrisht që përfundon me krijimin e shtetit-komb, pra të bashkimit të territoreve shqiptare vijuese të banuara po nga shqiptarët në një shtet të vetëm.Instituti “Gallup” ka shpallur për herë të parë rezultatet e sondazhit të zhvilluar në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoni në përgjigje të pyetjes: “A do ta mbështetni personalisht idenë e Shqipërisë së madhe?” Pyetja që shtron “Gallup” është provokative dhe anketuesit nuk kanë pasur mundësi të perceptojnë saktësisht se çfarë përmban ajo. Shqipëria e madhe, ose Shqipëria natyrale si nocione nuk janë të perceptueshme nga shumica dërmuese e shqiptarëve. Ato vetëm se sjellin në memorien e shqiptarëve zhvillimet historike, baticat dhe zbaticat demografike, luftërat dhe betejat për ekzistencë, por nuk japin një skicide reale për atë që mund të arrihet. Shqiptarët nuk e kanë të qartë çfarë përmbajnë këto dy nocione, sa justifikohen nga e drejta ndërkombëtare dhe e drejta morale e juridike qytetare. Dhe duket se këto nocione paraqiten ashtu shabllon, duke i trajtuar me të njëjtën masë gjykimi e perceptimi të gjitha çështjet e shumta dhe problematikat tona nacionale. Vihet në të njëjtën peshore të së drejtës edhe problemi i Kosovës, edhe ai i Maqedonisë, edhe problemi shqiptarëve në Mal të Zi e në Jug të Serbisë si dhe çështja më e ndjeshme e kohës së sotme: e drejta e shqiptarëve të Çamërisë. Por asnjë prej këtyre çështjeve nuk ngjan me njëra-tjetrën. Janë krejt të ndryshme problematikat në Kosovë e në Çamëri, ose në Kosovë dhe në Maqedoni, për të mos folur për shqiptarët në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës. Njerëzit janë të prirur të bëjnë lidhjen e çdo gjëje përmes kuptimit të ngjarjeve dhe fenomeneve si dhe perceptimit real të tyre. Procesi i shtyrë tashmë në hullinë e zgjidhjes të çështjes shqiptare ka nevojë për këtë lidhje, që çon në perceptimin real të problematikës shqiptare në rajonin e Europës Juglindore. Nocioni “Shqipëri e madhe” dhe nocioni tjetër “Shqipëri natyrale” e përjashtojnë mundësinë e perceptimit të atyre specifikave që ekzistojnë në pjesët e ndryshme të territoreve shqiptare në rajonin tonë. Ato nuk japin përgjigje për ato pikëpyetje që shtruam në fillim të këtij shkrimi: si mund të realizohet një Shqipëri natyrale ose e madhe, për të cilën bën fjalë sondazhi i Institutit “Gallup”. Përgjigjja që i është dhënë pyetjes së këtij instituti nuk paraqet realitetin e frymës që ekziston mes shqiptarëve, ndonëse rezultatet janë impresionuese. Sondazhi i realizuar si pjesë e projektit “Balkan Monitor” ka treguar se mbi 62 për qind e të anketuarve në Shqipëri, 81 për qind në Kosovë dhe 51.9 për qind e të anketuarve në Maqedoni mbështesin formimin e “Shqipërisë së madhe”! Surpriza e këtij sondazhi ishte Maqedonia, ku janë pyetur nëpërmjet sondazhit rreth 1000 persona, prej të cilëve 66 për qind ishin maqedonas dhe 25.7 për qind shqiptarë. Por idenë e bashkimit të trojeve shqiptare me Shqipërinë e kanë përkrahur 51.9 për qind e të intervistuarve, çka do të thotë se një pjesë e mirë e maqedonasve janë shprehur pro kësaj ideje. Në repertorin mediatik brenda dhe jashtë vendit ky rezultat është paraqitur si një fitore, ndërkohë që brenda tij qëndron obstruksioni dhe provokacioni. Nëse pyetja do të ishte e qartë dhe e drejtpërdrejtë, p.sh: “A jeni për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën”, atëherë sondazhi do të perceptohej realisht dhe përgjigjja nuk do të ishte e motivuar thjesht nga emocioni nacional, çka vihet re në përgjigjen ndaj asaj pyetjeje provokative që është shtruar. Provokacioni i pyetjes ka motivuar edhe shumë nga qytetarët me origjinë maqedonase që të shprehen pro një Shqipërie të madhe. Në Beograd ky nocion përdoret rëndomë si dordolec për të trembur sorrat e Europës nga gogoli shqiptar. Instituti “Gallup” ka bërë të njëjtin rit në sondazhin e tij. Për këtë arsye shumë prej të anketuarve kanë refuzuar të përgjigjen realisht. Ndërkohë që diçka abstrakte është vështirë të gjejë përgjigje në një anketim, çka e ka realizuar instituti “Gallup”. Nëse pyetja do të ishte shtruar në mënyrë realiste për ndërtimin e një shteti-komb, pra të një Shqipërie reale, atëherë ka shumë mundësi që më shumë anketues të përgjigjeshin pozitivisht për krijimin e një Shqipërie reale, përtej kufijve të kësaj Shqipërie, së cilës jemi mësuar ti japim cilësorin “londineze”. Çështja shqiptare nuk mund të zgjidhet me projekte fantazmë të ndonjë “Shqipërie të madhe”, ose ndonjë “Shqipërie natyrale”, e orientuar thjesht nga emocionet nacionaliste dhe keqpërdorimi i tyre. Çdo gjë, çdo ngjarje e fenomen, në rastin konkret riformulimi i kufijve dhe hartës politike të Europës Juglindore, zhvillohet në një hapësirë të caktuar. Asgjë nuk mund të vegjetojë jashtë konceptit të hapësirës, ndonëse koncepti filozofik i kohës mund të vlerësohet si atraktiv për ti dhënë fund zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb. Por asnjë prej hartuesve dhe predikuesve të kësaj harte të re nuk ka dhënë definicione të qarta se si do mundësohet kjo, deri ku shkojnë kufijtë e kësaj Shqipërie. Te shumë njerëz tingëllon e logjikshme teza e Shqipërisë së madhe ose Shqipërisë natyrale, siç tingëllon e logjikshme, p.sh., teza e njohur në gjeometri, sipas së cilës vija e drejtë midis dy pikave është më e shkurtra. Por ashtu siç nuk kemi në këtë përkufizim matematik një perceptim të faktit se sa mund të jetë kjo vijë e drejtë, pra çfarë përmasash mund të ketë ajo, nuk mund të ketë askush perceptim të tillë në përgjigje e pyetjes: sa e madhe është Shqipëria, nëse i referohemi një kënge popullore që është përhapur tashmë gjerësisht te fansat shqiptarë?Në konceptin tim realizimi i Kosovës së pavarur është hapi kryesor i zhvillimeve të reale integruese midis Shqipërisë dhe Kosovës, zhvillme që logjikshëm do të çojnë domosdo në bashkimin e të dy shteteve shqiptare. Në rreth tre vjet të pavarësisë procesi i integrimit të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit ka ecur mjaft mirë, ndonëse jo me ritmet që do të dëshironin shqiptarët. Mund të hamendësohet se instituti “Gallup” dhe institucione të tjera prestigjioze ndërkombëtare kanë zhvilluar edhe në vitet e kaluara sondazhe për të marrë opinionin e shqiptarëve për ndërtimin e shtetit-komb të tyre, ndaj bën përshtypje publikimi i raportit të këtij viti. A mund të jetë ky një sinjal se dikush në kancelaritë e Perëndimit po sendërtohet një projekt i bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm? Pa spekuluar me dëshirat e pamatura, besoj se së paku kjo skemë në rastin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është reale dhe e logjikshme. Ajo plotëson të gjithë parametrat e nevojshëm për një operacion të tillë, pasi kemi të bëjmë me një hapësirë me kufij të qartë dhe me një vullnet politik dhe qytetar të pranueshëm e madje të shumëpritur. Shqiptarët në Kosovë si dhe shqiptarët në Shqipëri në shumicë dërmuese e pranojnë bashkëjetesën në një shtet të vetëm. Edhe skeptikët nuk janë kundërshtarë ekstremistë të idesë së bashkimit. Në të drejtën ndërkombëtare ka shumë rëndësi ndjesia e grupimeve njerëzore. Shqiptarët ndihen të bashkuar në të gjitha aspektet. Ata janë të ndarë vetëm nga fakti se drejtohen nga dy administrata të ndryshme shtetërore. Pra, ndarja e tyre është thjesht skematike dhe e imponuar nga rrethana politike të caktuara. Kjo është njëra anë. Pjesa tjetër e procesit ka të bëjë me faktorin ndërkombëtar, i cili në rastin e shqiptarëve merr rëndësi vendimtare për shkak të rolit të tij determinues në çlirimin e Kosovës. Mes faktorëve ndërkombëtarë faktori amerikan është më i rëndësishmi dhe më i avancuari. Jo pak politologë dhe ekspertë të çështjeve të marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë vlerësuar rolin amerikan në krizën e Kosovës si rol të dominuar nga interesat e SHBA-ve. Ndërkohë besohet se interesi amerikan në Kosovë është interes i stabilitetit rajonal dhe europian, është interesi i forcimit të paqes në këtë zonë historikisht të konfliktuar, është interesi i integrimeve të mëdha në epokën e globalizimit si dhe interesi i aplikimit të vlerave demokratike, të cilat janë promovuar më së pari në Amerikë. Nëse i pranojmë këta faktorë pa mëdyshje, atëherë mund të pranojmë edhe mundësinë e përpunimit të idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si premisë për një stabilitet më të qenësishëm në Europën Juglindore. Përvoja ballkanike ka dëshmuar se krahas principeve të vlerave demokratike një element thelbësor që imponon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal e më gjerë janë gjithashtu ekuilibrat midis kombeve. Ndaj bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është shprehje logjike e së drejtës nga pikëpamja e vlerave dhe e krijimit të ekuilibrave të paqes e stabilitetit nga pikëpamja gjeostrategjike. Sinjalin për këtë e ka dhënë para pak ditësh ambasadori amerikan Uilliam Volker në një televizion të Tiranës. Ai është shprehur hapur se mbështet bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Dhe sintetizimi i këtij opsioni nuk vjen aspak si një shprehje e rastit. Konflikti i stërzgjatur pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë (1999) ka dëshmuar se Serbia nuk është e interesuar për zgjidhje, por për destabilitet. Ndërkaq qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës me ndihmën e ndërkombëtarëve ka një kosto, përveçse zgjatja e konfliktit mban peng integrimet europiane të rajonit e për pasojë mban të ndezur vatrën e zjarrit me emrin “Ballkan”. Me qëllim që ky konflikt të marrë fund, ka vend të shkohet drejt idesë se zgjidhja duhet të jetë radikale, pa faza të ndërmjetme. Përpjekja për të krijuar një shtet të konsoliduar në Kosovë ndoshta po shihet në shumë qarqe evropiane si përpjekje e dështuar. Fakti që as vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk ka ndezur dritën jeshile për ta njohur shtetin e Kosovës, e shtyn më tej faktorin amerikan dhe atë evropian për krijimin e një shteti të vetëm shqiptar në kufijtë e asaj që ne e quajmë “Shqipëri londineze” plus territorin e shtetit të ri të Kosovës.
Ndërkohë këto sinjale i kanë paralajmëruar udhëheqësit politikë në Beograd dhe në Prishtinë. Presidenti serb Boris Tadiç ka përsëritur kohët e fundit se është i angazhuar për të arritur një “kompromis historik për të zgjidhur konfliktin midis serbëve dhe shqiptarëve”. Ndërsa para pak ditësh zv.kryeministri në largim i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka përmendur të njëjtën kërkesë si dhe presidenti i Serbisë. Pasi ka folur dhe “është betuar” se bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë do të jenë për çështje teknike, ai është shprehur njëkohësisht se përmes këtyre bisedimeve është rasti që të zgjidhet përfundimisht konflikti historik shqiptaro-serb. Fakti që të dyja palët kanë shtruar alternativën e bisedimeve për një zgjidhje të tillë, do të thotë se në takimet e paralajmëruara do të jenë në tavolinë çështjet më të ndjeshme politike, të cilat janë trashëguar nga historia. Nëse do të arrihet ky objektiv, të cilin e pranojnë të dyja palët në konflikt, atëherë do të bisedohet për të precizuar të gjitha detajet e një marrëveshjeje historike. Por në këtë rast Shqipëria nuk mund të jetë indiferente dhe të bëjë asnjanësin, as të veprojë në prapaskenë. Ajo ka të drejtën të kërkojë të jetë palë në bisedime njësoj si dhe Kosova. Nëse në këto bisedime serbët e Kosovës bëhen palë me delegacionin e Beogradit, atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtën legjitime të bëhen palë me delegacionin shqiptar të Prishtinës e të Tiranës. Zgjidhja e konfliktit shqiptaro-serb nuk mund të bëhet me pjesëmarrje të pjesshme të shqiptarëve dhe gjithëpërfaqësuese të serbëve. Kjo do të ishte ana formale e asaj që do të kërkohet. Por në thelbin e zgjidhjes qëndron vetë nyja e konfliktit: përcaktimi i hapësirës që do ti nënshtrohet zgjidhjes si dhe përcaktimi i kohës. Hapësira presupozon kufijtë, koha presupozon shpejtësinë e veprimit dhe implementimit të një marrëveshjeje të mundshme. Siç shihet, pala serbe mund të përkrahë opsionin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nëse pala shqiptare do të bëjë koncesionin e së ashtuquajturit “korrigjimi i kufijve”, pra nëse ajo do të jetë dakord me kërkesën serbe të shkëputjes së Veriut të Kosovës dhe bashkëngjitjen territorit të Serbisë. Po nëse bëhet fjalë për bashkimin e Shqipërisë e të Kosovës, atëherë pala kosovare nuk ka të drejtën legjitime të pranimit të kushtit serb për lëshime territoresh. Kur Boris Tadiç shprehet vazhdimisht se “duhet një zgjidhje e tillë që shqiptarët të mos i fitojnë të gjitha e ndërkohë serbët ti humbin të gjitha”, ka parasysh përfitimet territoriale në shtetin e Kosovës e para së gjithash përfitimin e territorit të Veriut të saj, ku shumica e popullsisë është serbe. Kërkesa e shqiptarëve për ti bashkuar territoret shqiptare ku shumicë janë shqiptarët do të shkaktonte një ngërç real te pala jonë për ta kundërshtuar kërkesën e qeverisë së Beogradit. Pra, praktikisht dhe realisht lëshimet në Veriun e Mitrovicës do të bëheshin më të pranueshme nëse do të funksiononte ideja fikse e të ashtuquajturës “Shqipëria e madhe” ose “Shqipëria natyrale”. Ambicien që Serbia të përvetësojë Veriun e Kosovës e ka shprehur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit ambasadori rus në OKB Çurkin. Kjo bën me dije se edhe Rusia sponsorizon një aksion të tillë të copëtimit të territorit të Kosovës, natyrisht në këmbim të votës së saj për ta njohur një Shqipëri me kufij më të gjerë sesa ato të sotmit. Ndërkaq tabuja e ndryshimit të kufijve nuk do të shërbente si argument, për shkak se bashkimi do të finalizohej përmes një referendumi në Shqipëri e në Kosovë, referendum që llogaritet të jetë absolut pro një shteti të përbashkët. Pas kësaj do të lindin probleme të tjera, si të formës së regjimit: presidencial apo parlamentar. Si do të ndërtohej bashkëjetesa në një shtet federal apo unilateral etj. Por ato do të konsiderohen thjesht probleme brendashqiptare.Dhe duke analizuar të gjithë këta faktorë, mund të shkohet drejt sintezës sipas së cilës bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të jetë hapi i parë i krijimit të shtetit-komb shqiptar ose të Shqipërisë reale. Askush nuk mund ta parashikojë saktë se si mund të shkojnë bisedimet për të arritur një marrëveshje të tillë, e cila ende mbetet një mundësi, sido që një mundësi e shtuar në rrethanat e reja të zhvillimeve ndërkombëtare e rajonale. Ndërkaq një mundësi të tillë e favorizon investimi gjigant që qeveria shqiptare ka bërë për ndërtimin e autostradës së Kombit, projektet për ndërtimin e hekurudhës që lidh dy vendet tona, vënia në shërbim të shtetit të Kosovës të portit të Shëngjinit e deri te propozimi për të krijuar një ligë të përbashkët në futboll. Shpenzimet miliardëshe për të ndërtuar infrastrukturën midis dy vendeve, madje në një kohë rekord, çojnë në abstraksionin e pranueshëm se ndodhemi para një evenimenti të rëndësishëm nacional: bashkimit të Kosovës dhe të Shqipërisë në një shtet të përbashkët. Ky bashkim nuk ka të bëjë me asnjë projekt antishqiptar të Shqipërisë së madhe, as nuk besoj të jetë definicion i shpikjes së Shqipërisë natyrale. Projekti i bashkimit të Kosovës dhe të Shqipërisë londineze do të realizonte në thelbin e vet Shqipërinë reale, madje ende të paplotësuar. Ndaj një Shqipëri reale do të ishte e mangët vetëm me Shqipërinë dhe Kosovën. Logjikisht në të duhet të bëjnë pjesë edhe trevat shqiptare në Maqedoni. Por kjo do të presupozonte shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë. Mirëpo shqiptarët nuk janë të interesuar që të shkatërrohet Maqedonia. Interesi i tyre nacional është forcimi i këtij shteti dhe njëkohësisht forcimi i rolit të faktorit shqiptar në këtë vend. Ky proces nuk është në interesin e shqiptarëve, edhe nëse shumë prej maqedonasve do ta donin ndarjen e vendit dhe shkatërrimin e shtetit të tyre, pasi ata nuk ndihen maqedonas. Pjesa më e madhe e maqedonasve që kanë votuar të ashtuquajturën “Shqipëri e madhe” gjatë sondazhit të “Gallupit” kanë mbajtur qëndrim të tillë ngaqë nuk e duan shtetin e Maqedonisë. Dhe nuk e duan këtë shtet sepse ndihen bullgarë, serbë, grekë a diçka tjetër. Fatkeqësisht, lobe të tilla probullgare ose proserbe ka me shumicë në parlamentin dhe qeverinë e këtij vendi dhe këto lobe duan me çdo kusht të realizojnë interesat joshtetërore që ata përfaqësojnë. Pra, maqedonasit janë shprehur për krijimin e Shqipërisë së madhe, sepse ata llogaritin që me realizimin e këtij projekti, më shumë utopik sesa realist, të krijojnë kushtet për copëtimin e Maqedonisë. Sipas tyre, më vonë do të jetë më e vështirë të krijohej një mundësi e tillë, pasi vendi nuk mund të shtyhet në pafundësi pa u integruar në NATO dhe në BE. Nëse Maqedonia integrohet në këto organizma, atëherë kufizohen mundësitë e shkatërrimit të saj si shtet në vijat etnike të paramenduara prej atyre që e dëshirojnë këtë shkatërrim. Për shqiptarët mbetet obligim ruajtja e shtetit maqedon dhe rritja e rolit të tyre në forcimin e aftësive shtetformuese. Çdo iniciativë që do të shkonte në kundërshtim të funksionit shtetbërës do të ishte një akt në disharmoni me interesat rajonale dhe perëndimore, interesa të cilat përputhen me perspektivën e shqiptarëve në Maqedoni. Prandaj hartuesit e propaganduesit e asaj që quhet “Shqipëri e madhe” ose “Shqipëri natyrale” nuk mund të konsiderohen koherentë dhe as dobiprurës në çështjet e interesave nacionale të shqiptarëve. Nocionet e mësipërme vetëm se e komplikojnë situatën e shqiptarëve dhe e rrudhin rolin e tyre në hapësirën e kufijve të shtetit të Maqedonisë. Nëse Maqedonia do të integrohej në strukturat euroatlantike, atëherë shqiptarët në këtë vend mund të bëjnë presion demokratik që ky vend të lidhej me Shqipërinë dhe Kosovën në formën e një konfederate, duke evituar çdo mundësi të copëtimit të saj në favor të shteteve që e kufizojnë atë nga Jugu, Veriu e Lindja. Me të njëjtën skemë mund të zgjidhej edhe çështja e shqiptarëve në Mal të Zi. Por kjo nuk do të vlente për shqiptarët e Çamërisë. Askush në Shqipëri, as vetë çamët, nuk besojnë se territoret shqiptare në Greqi do të bëhen pjesë e asaj që antishqiptarët e quajnë “Shqipëri e madhe”, ndërsa demagogët e quajnë “Shqipëri natyrale”. Realistët duhet të kenë guximin që ta pohojnë këtë realitet. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta dhe të vrarë e masakruar prej forcave të sigurisë shtetërore të Greqisë, është çështje që do të meritojë vëmendje në planin juridik dhe moral. Juridikisht çamët që jetojnë në Shqipëri dhe në Turqi do të kenë të drejtën të trashëgojnë pasuritë, të cilat ua ka grabitur shteti grek. Forca e vendimit juridik do ta ketë për obligim që të dënojë autorët e krimeve shkatërruese e asgjësuese kundër shqiptarëve në Çamëri e njëkohësisht tu njohë të drejtën viktimave si dhe pasardhësve të tyre që të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara si dhe të gëzojnë trashëgiminë pasurore në vendlindjen e paraardhësve të tyre. Ky proces nuk duron patetizma dhe sofizma që luhen përmes asaj që propagandohen si “Shqipëri e madhe” ose “Shqipëri natyrale”. Nëse do të duhej një angazhim serioz për zgjidhjen e çështjes çame, ajo lidhet me rrugë gjyqësore, të cilat kanë për funksion rikthimin e së drejtës së viktimave, në këtë rast të shqiptarëve, si dhe dënimin e fajtorëve, në këtë rast të qeverisë greke. Me liberalizimin e vizave krijohen kushte të reja favorizuese për shqiptarët e Çamërisë, pasi ata tashmë kanë mundësi të grumbullojnë më shumë dokumente për të provuar në gjykatë vlefshmërinë e pasurisë së grabitur. Por, edhe nëse presupozojmë rikthimin e së drejtës së shqiptarëve për tu rikthyer në trojet, shtëpitë dhe pronat e tyre në Çamëri, nuk është e sigurt se sa do të jetë numri i të kthyerve. Ata do të ndeshen me praktikat e njohura të shtetit grek për tua mohuar shtetësinë. Do të ketë tentativa të tjera për të penguar popullimin e Çamërisë me shqiptarë dhe për të ruajtur strukturën e popullsisë greke në ato territore e kështu me radhë. Shqipëria nuk ka ndër mend dhe nuk do të mundet asnjëherë që ti shpallë luftë Greqisë për shkak të Çamërisë ose për shkak të ndonjë konflikti tjetër, sepse të këto vende tashmë janë anëtare të Aleancës Atlantike, faktor ky parandalues i çdo konflikti midis dy vendeve anëtare të NATO-s. Nëse nuk do të ishin anëtare të bllokut ushtarak perëndimor, Greqia dhe Turqia do të kishin hyrë në konflikt të armatosur së paku dy-tri herë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Por anëtarësia e dy vendeve në NATO ka shmangur konfliktet e armatosura midis tyre. Kështu do të ndodhë me Shqipërinë, edhe nëse ajo do të jetë një ditë aq e fuqishme sa ta marrë në sy forcën ushtarake të shtetit grek. Por me anëtarësimin në NATO e në BE Shqipërisë i rriten shanset për të kërkuar dhe realizuar zgjidhjet juridike, duke i mbështetur ato me suport politik. Një analizë e logjikshme dhe e ftohtë çon në përfundimin se Shqipëria e madhe ose Shqipëria natyrale, e pretenduar për shkak të denigrimit të çështjes shqiptare ose për shkak të ndikimeve ideologjike majtiste, do të konstruktohej pa Çamërinë, çka do të konceptohej më saktë si Shqipëria reale e mundshme. Këmbëngulja që shqiptarët e Çamërisë të rikthehen në trojet e veta etnike dhe realizimi i objektivit të rikthimit të pronave të patundshme dhe dëmshpërblimeve për këta mijëra shqiptarë të ndëshkuar padrejtësisht është dhe mbetet maksimumi i arritjes sa i përket zgjidhjes së problemit çam. Arritja e këtij objektivi mbetet më së shumti si rikthim i drejtësisë në vendin e vet e mund të vlerësohet si rikthim i dinjitetit njerëzor e nacional të shqiptarëve në Greqi. Ndërkohë kjo krijon kushtet e ekuilibrit të pozitave midis dy vendeve sa i përket minoriteteve. Shqipëria e madhe ose Shqipëria natyrale nuk presupozon një Shqipëri pa Çamërinë. Ndërkohë që Shqipëria reale më e mundshme mbetet ajo pjesë e konstruktuar e Shqipërisë në kufijtë e një shteti shqiptar me territor 25 për qind më të madh se të Shqipërisë së sotme, duke u bashkuar me Kosovën Në një të ardhme të largët mund të llogaritet që kësaj pjese t shtohen dhe territoret shqiptare në Maqedoni, nëse Maqedonia nuk bëhet pjesë e një konfederate me Shqipërinë. Më së shumti, nëse shkohet deri te shkembimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, mund të llogaritet që në këtë shtet real shqiptar të përfshihet dhe një pjesë e Luginës së Preshevës.

Lajmi Shqip
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
http://www.lajmishqip.com/?p=15211
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Tre gjera do vecoja nga ky shkrim:
Une jam dakort qe mbase Maqedonia nuk eshte ne interesin tone te shperbehet Maqedonia shpejt e shpejt, megjithate nuk mendoj se mund te konsiderohet nje presion i shqiptareve per te arritur konfederate me IRFM apo Malin e Zi.
Pas kesaj, ceshtja duhet pare ne terren, se si do shfaqen perpjestimi i popullsise e si do jete ndjeshmeria e tyre per bashkim me Shqiperine.
Me duket cudi qe nje dashamires i zgjidhjes se ceshtjes shqiptare, te shprehet me keto argumenta per Levizjen e Shqiperise Natyrale. Mendoj qe Shqiperia Natyrale ka te beje pikerisht me te drejten e vetevendosjes te popullsise aktuale dhe jo me c'ka qene nje here e nje kohe.Adriana wrote:...nocioni “Shqipëria natyrale” është shpikje e ideologëve enveristë, me një suport të dukshëm demagogjie për të qëndruar në krye të “nismave madhore” në Shqipëri e ndër shqiptarët. Kjo shpikje është e motivuar që të mos humbasë proteksionin ideologjik bolshevik në territoret e banuara me shqiptarë. Ky term të kujton artikujt e “Zërit të popullit” të prillit të vitit 1981, në të cilët përveç retorikës ideologjike, të demaskuar atëherë në një letër të Jusuf Gërvallës drejtuar diktatorit Hoxha, nuk gjeje asgjë tjetër. Adaptimi i atyre artikujve ideologjikë përdoret aktualisht si “dëshmi e argumentit” të “nacionalizmit enverist”.Termat e shumëpërdorur “Shqipëria e madhe” dhe “Shqipëria natyrale” janë nocione ireale, për shkak se definojnë si shtet-komb të shqiptarëve, njësi gjeografike të banuara nga shqiptarët në kohët e kaluara, ndërkohë që parimi i vetëvendosjes vlen si e drejtë e aktualitetit demografik dhe jo e zhvillimeve historike.
Mirëpo shqiptarët nuk janë të interesuar që të shkatërrohet Maqedonia. Interesi i tyre nacional është forcimi i këtij shteti dhe njëkohësisht forcimi i rolit të faktorit shqiptar në këtë vend. Ky proces nuk është në interesin e shqiptarëve, edhe nëse shumë prej maqedonasve do ta donin ndarjen e vendit dhe shkatërrimin e shtetit të tyre, pasi ata nuk ndihen maqedonas...Nëse Maqedonia do të integrohej në strukturat euroatlantike, atëherë shqiptarët në këtë vend mund të bëjnë presion demokratik që ky vend të lidhej me Shqipërinë dhe Kosovën në formën e një konfederate, duke evituar çdo mundësi të copëtimit të saj në favor të shteteve që e kufizojnë atë nga Jugu, Veriu e Lindja. Me të njëjtën skemë mund të zgjidhej edhe çështja e shqiptarëve në Mal të Zi.
Une jam dakort qe mbase Maqedonia nuk eshte ne interesin tone te shperbehet Maqedonia shpejt e shpejt, megjithate nuk mendoj se mund te konsiderohet nje presion i shqiptareve per te arritur konfederate me IRFM apo Malin e Zi.
Ceshtja came mendoj se duhet te filloje me planin moral dhe juridik, po zgjidhjen nuk e shikoj te proceset gjyqesore individuale per secilin cam vec e vec, sesa mendoj se kjo ceshtje duhet te zgjidhet ne grup, sepse edhe genocidin ne grup e pesuan. Mendoj se menjehere duhet t'ju njihet edhe e drejta e minoritetit dhe jo te lihet kjo ne dore te Greqise, sepse ajo s'ka per ta bere kurre, sic nuk njeh asnje minoritet sot e kesaj dite.Askush në Shqipëri, as vetë çamët, nuk besojnë se territoret shqiptare në Greqi do të bëhen pjesë e asaj që antishqiptarët e quajnë “Shqipëri e madhe”, ndërsa demagogët e quajnë “Shqipëri natyrale”. Realistët duhet të kenë guximin që ta pohojnë këtë realitet. Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, të shpërngulur me dhunë nga trojet e veta dhe të vrarë e masakruar prej forcave të sigurisë shtetërore të Greqisë, është çështje që do të meritojë vëmendje në planin juridik dhe moral. Juridikisht çamët që jetojnë në Shqipëri dhe në Turqi do të kenë të drejtën të trashëgojnë pasuritë, të cilat ua ka grabitur shteti grek. Forca e vendimit juridik do ta ketë për obligim që të dënojë autorët e krimeve shkatërruese e asgjësuese kundër shqiptarëve në Çamëri e njëkohësisht tu njohë të drejtën viktimave si dhe pasardhësve të tyre që të dëmshpërblehen për dëmet e shkaktuara si dhe të gëzojnë trashëgiminë pasurore në vendlindjen e paraardhësve të tyre. Ky proces nuk duron patetizma dhe sofizma që luhen përmes asaj që propagandohen si “Shqipëri e madhe” ose “Shqipëri natyrale”. Nëse do të duhej një angazhim serioz për zgjidhjen e çështjes çame, ajo lidhet me rrugë gjyqësore, të cilat kanë për funksion rikthimin e së drejtës së viktimave, në këtë rast të shqiptarëve, si dhe dënimin e fajtorëve, në këtë rast të qeverisë greke. Me liberalizimin e vizave krijohen kushte të reja favorizuese për shqiptarët e Çamërisë, pasi ata tashmë kanë mundësi të grumbullojnë më shumë dokumente për të provuar në gjykatë vlefshmërinë e pasurisë së grabitur. Por, edhe nëse presupozojmë rikthimin e së drejtës së shqiptarëve për tu rikthyer në trojet, shtëpitë dhe pronat e tyre në Çamëri, nuk është e sigurt se sa do të jetë numri i të kthyerve. Ata do të ndeshen me praktikat e njohura të shtetit grek për tua mohuar shtetësinë. Do të ketë tentativa të tjera për të penguar popullimin e Çamërisë me shqiptarë dhe për të ruajtur strukturën e popullsisë greke në ato territore e kështu me radhë. Shqipëria nuk ka ndër mend dhe nuk do të mundet asnjëherë që ti shpallë luftë Greqisë për shkak të Çamërisë ose për shkak të ndonjë konflikti tjetër, sepse të këto vende tashmë janë anëtare të Aleancës Atlantike, faktor ky parandalues i çdo konflikti midis dy vendeve anëtare të NATO-s. Nëse nuk do të ishin anëtare të bllokut ushtarak perëndimor, Greqia dhe Turqia do të kishin hyrë në konflikt të armatosur së paku dy-tri herë gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar. Por anëtarësia e dy vendeve në NATO ka shmangur konfliktet e armatosura midis tyre. Kështu do të ndodhë me Shqipërinë, edhe nëse ajo do të jetë një ditë aq e fuqishme sa ta marrë në sy forcën ushtarake të shtetit grek. Por me anëtarësimin në NATO e në BE Shqipërisë i rriten shanset për të kërkuar dhe realizuar zgjidhjet juridike, duke i mbështetur ato me suport politik. Një analizë e logjikshme dhe e ftohtë çon në përfundimin se Shqipëria e madhe ose Shqipëria natyrale, e pretenduar për shkak të denigrimit të çështjes shqiptare ose për shkak të ndikimeve ideologjike majtiste, do të konstruktohej pa Çamërinë, çka do të konceptohej më saktë si Shqipëria reale e mundshme. Këmbëngulja që shqiptarët e Çamërisë të rikthehen në trojet e veta etnike dhe realizimi i objektivit të rikthimit të pronave të patundshme dhe dëmshpërblimeve për këta mijëra shqiptarë të ndëshkuar padrejtësisht është dhe mbetet maksimumi i arritjes sa i përket zgjidhjes së problemit çam. Arritja e këtij objektivi mbetet më së shumti si rikthim i drejtësisë në vendin e vet e mund të vlerësohet si rikthim i dinjitetit njerëzor e nacional të shqiptarëve në Greqi. Ndërkohë kjo krijon kushtet e ekuilibrit të pozitave midis dy vendeve sa i përket minoriteteve. Shqipëria e madhe ose Shqipëria natyrale nuk presupozon një Shqipëri pa Çamërinë.
Pas kesaj, ceshtja duhet pare ne terren, se si do shfaqen perpjestimi i popullsise e si do jete ndjeshmeria e tyre per bashkim me Shqiperine.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
-
qiellikaltër
- Honored Member

- Posts: 358
- Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
- Gender: Female
- Location: Shqipëri
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
Projekti I bashkimit te shqiptareve po pranohet nga shoqëria
Artikull i botuar ne gazeten gjermane Nurberger Nachrichten, date 30 nentor
Prishtinë- para më se130 vjetëve u bë formulimi i kësaj ideje. Atëherë u morrën me të vetëm fantasistat politikë. Ndërsa tani, përsëri po bëhet aktuale ideja për formimin e një Shqipërie të madhe në Ballkan
Festën kombëtare të Republikës së Shqipërise në fundjavën e kaluar e festuan edhe bashkëatdhetarët jashtë kufijve. Në Sërbinë jugore nëpër ndërtesat shoqërore u ngrit flamuri kombëtar me ngjyrë kuq si gjaku dhe me shqiponjë të zezë, po ashtu në Kosovë dhe në Maqedoni.
Së fundi u bashkuan për here të parë shqipëtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit, në mënyrë që të miratojnë manifestin e krijimit të një shteti të madh Shqipëtar. “mundi është i kotë, ideja e parealizueshme”, mohonte në Beograd gazeta “Ekonomeast”. Por, kjo nuk është aq e sigurt, edhe pse deri me tani asnjë politikan i lartë Shqiptar nuk ka potencuar një gjë të tillë.
Shumica jane dakord
Megjithatë,në Kosovë më se 80 përqind të perafërsisht 2 milionë banorëve kanë shprehur këtë dëshire. Në Maqedoninë fqinje, ku shqiptarët përbëjnë afro 30 5 të 2 milion banorëve ishin hiq më pak se 52 % për. Udhëheqësit politik të rreth 100 000 shqiptarve në serbi të jugut janë po ashtu për, si dhe Lëvizja Vetëvendosje e udhëheqësit të studentëve Albin Kurtit. Ajo merr pjesë për here të parë në zgjedhjet e dhjetorit, e cila sipas pyetësorëve mund të arrij mjaft.
Në Tiranë filozofi dhe politologu Koço Danaj si “Babai” i ri i këtij projekti i terheq pothuaj të gjitha fijet. 59 vjeçari duket i palodhur në përhapjen e kësaj ideje ndër gjithë popullin shqipëtarë të të gjitha vendeve.
Padi kundër konferencës se Londres
Si hap të parë në Janar do të ngrihet padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Haagës, në institucionin më të lartë të drejtësisë së UN-it, kundër të ashtuquajturës Konferencë e Londrës e itit 1913.
Atëkohë u shkëput Shqipëria nga perandoria osmane si substancë e vogël. Vendbanimet më të rëndësishme mbetën në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi.
“Shqiptarët e mëdhenj” në gjuhen e tyre për simpatizantë përdorin dy taktika. “Ne jemi levizje shoqërore” thot “Vetëvendosja”- me kryetar Kurtin. Ai përdor ekonomine e pashpresë në të gjitha vendet e ballkanit me rekorde në papunshmëri, me ngrirje ekonomike dhe emergjencë shoqërore, që më se shumti kanë rezutuar në pakënaqësi te të rinjtë. Krahas kësaj denoncohen edhe diskriminimet e dyshimta të shqiptarëve në Serbi, Mal të zi dhe Maqedoni.
6 milion shqiptarë në ballkan.
Sipas burimeve të ndryshme në ballkan jetojnë deri në 6 milion shqiptarë. Këtu përfshihen edhe ca qindramijëra shqiptarë që përfshinë shoqeri imigrantesh ~ue Gjermani, Austri dhe Zvicërr. Po të jetojnë të gjithë këta në një shtet të vetëm, do ti afroheshin e edhe tejkalonin kombin serb i cili është tani për tani më i fuqishmi në ballkanin përëndimor.
Sepse në Serbi popullata shkon në zvoglim, shkaku i migrimit të madh dhe rënies së numrit të lindjeve, përderisa në Vendbanimet shqiptare eshte duke eksploduar.
“Natyrale”në vend të “e Madhe”
Politikanët serbë denoncojnë “provokimin marramendës” të shqiptarëve dhe kërkojnë burgimin e tyre. Po ata janë pjesërisht të gatshëm për dyndje. “Më burgosni, por Serbia e jugut deri me 2015 do të bëhet pjesë e “Shqipërisë Natyrale”, i tha, para disa ditësh, udhëheqësi i shqiptarëve, Orhan Rexhepi gazettes Beogradase “Press”.
Dhe pasi që fjala “Shqipëri e Madhe” do të mund të frigonte dikë, përkrahësit e saj e shëndrruan në termin “Shqipëri Natyrale”. Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të shihet për herë të parë, nëse ky plan do të shtrohet dhe pranohet edhe nga shtresa me te gjëra të votuesve.
Das Großprojekt Albanien wird salonfähig Die Republik feiert seinen Nationalfeiertag über die Grenzen hinaus — Einheit am Balkan?
PRISTINA - Vor gut 130 Jahren wurde die Idee erstmals formuliert. Seitdem hatten sich nur politische Fantasten mit ihr befasst. Jetzt wird die Idee zur Schaffung eines Großalbaniens auf dem Balkan wieder aktuell. Die Grenzen im Kosovo verwischen; das Projekt "Großalbanien" wird salonfähig.
Den Nationalfeiertag der Republik Albanien am vergangenen Wochenende feierten auch die Landsleute außerhalb der Grenzen. In Südserbien wurden auf öffentlichen Gebäuden ebenso die blutroten Nationalfahnen mit den schwarzen Adlern gehisst wie im Kosovo oder in Mazedonien.
Kürzlich kamen in Tirana erstmals Albaner aus allen Balkanländern zusammen, um ein Manifest zur Schaffung eines großalbanischen Staates zu verabschieden. „Die Mühe ist umsonst, die Idee ist nicht durchführbar“, winkte in Belgrad die Zeitung „Ekonomeast“ ab. Doch so sicher ist das nicht, auch wenn bisher kein einziger albanischer Spitzenpolitiker sich diesem Anliegen verschrieben hat.
Allerorts Mehrheiten
Immerhin hatten sich im Kosovo 80 Prozent der knapp zwei Millionen Bewohner für ein Großalbanien ausgesprochen. Im benachbarten Mazedonien, wo die Albaner knapp 30 Prozent der zwei Millionen Bürger stellen, waren es immerhin 52 Prozent. Die führenden Politiker der etwa 100 000 Albaner in Südserbien stehen ebenso hinter diesem Plan wie die Bewegung „Vetevendosje“ (Selbstbestimmung) des Studentenführers Albin Kurti. Sie nimmt in diesem Dezember erstmals an Parlamentswahlen teil und könnte nach Umfragen prächtig abschneiden.
In Tirana zieht der Philosoph und Politologe Koco Danaj als neuer „Vater“ dieses Projekts die Fäden. Der 59-Jährige wird nicht müde, in allen Ländern mit albanischer Bevölkerung die Werbetrommel zu rühren.
Klage gegen Konferenz vor 100 Jahren
Als erster Schritt soll im Januar beim Internationalen Gerichtshof (IGH) in Den Haag, der höchsten UN-Justizinstanz, eine Klage gegen die sogenannte Londoner Konferenz im Jahr 1913 eingereicht werden.
Damals war Albanien als „kleine Lösung“ aus dem Osmanischen Reich herausgelöst worden. Wichtige Siedlungsgebiete blieben jedoch in Serbien, Mazedonien, Montenegro und Griechenland.
Die „Großalbaner“ verfolgen auf der Jagd nach Sympathisanten zwei Taktiken. „Wir sind eine soziale Bewegung“, sagt „Vetevendosje“-Chef Kurti. Er setzt auf die wirtschaftliche Hoffnungslosigkeit in fast allen Balkanländern mit Rekorden bei Arbeitslosigkeit, wirtschaftlichem Stillstand oder sozialer Not, die besonders bei den jungen Menschen Protestpotenzial aufgebaut haben. Daneben werden angebliche Diskriminierungen der Albaner in Serbien, Montenegro und Mazedonien angeprangert.
Sechs Millionen Albaner am Balkan
Nach unterschiedlichen Angaben leben auf dem Balkan bis zu sechs Millionen Albaner. Hinzu kommt eine mehrere Hunderttausend Menschen umfassende Emigrantengemeinde vor allem in Deutschland, Österreich und der Schweiz. Sollten diese Menschen alle in einem Staat leben, würden sie auf dem Westbalkan die Serben als bisher klar stärkste Nation mit sieben Millionen Menschen kurz über lang ablösen.
Denn in Serbien geht die Bevölkerung wegen Abwanderung und wenig Geburten dramatisch zurück, während sie in den albanischen Siedlungsgebieten regelrecht explodiert.
„Natürlich“ statt „Groß“
Serbische Politiker prangern die „unfassbare Provokation“ der Albaner an und fordern deren Verhaftung. Doch die sind teilweise kampfbereit. „Verhaftet mich, aber Südserbien wird bis 2015 Teil eines Großalbaniens sein“, sagte der Albanerführer Orhan Redzepi vor einigen Tagen der Belgrader Zeitung „Press“.
Und weil das Wort „Großalbanien“ manche Menschen verschrecken könnte, haben es seine Befürworter durch den Begriff „Natürliches Albanien“ ersetzt. Bei der Parlamentswahl im Kosovo wird sich erstmals zeigen, ob das Vorhaben auch bei breiteren Wählerschichten salonfähig ist.

Debat mbi bashkimin e shqiptareve:
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
dje dhe sot, sot e neser."
- arianmarku
- Regular Member

- Posts: 67
- Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
- Gender: Male
- Location: Finland
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
LB: Haxhinasto dha deklaratë të papërgjegjshme
Shpërndaje20 Postuar: 20:01 / 18.03.2011 Komente: 22
Lëvizja për Bashkim (LB) ka kritikuar deklaratën e bërë nga zëvendësministri, njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, lidhur me bashkimin kombëtar.
“Që në fillim të vizitës së tij ai na e bëri me dije se ka ardhur këtu për të na e përsëritur deklaratën e papërgjegjshme të tij të cilën ai e bëri para disa ditësh në Tiranë, se ‘bashkimi kombëtar i popullit shqiptar, apo lëvizja e kufijve na qenka e dëmshme si ide për shqiptarët dhe si veprim për rajonin’”!
“Zotëri Haxhinasto para se të shpalos pikëpamjet e tij apo të partisë së cilës i takon duhet ta dijë se flet edhe si zëvendësministër republike dhe si ministër shteti dhe se kushtetuta e shtetit të cilit ai përfaqëson e shprehë qartazi aspiratën e popullit shqiptar për bashkim kombëtar”, thuhet në deklaratën e LB-së.
“Deklarata të tilla të papërgjegjshme nuk i kanë hije një burrështetasi e aq më pak një diplomati karriere! Megjithatë, populli shqiptar do ta ndjekë rrugën e filluar të bashkimit kombëtar pavarësisht deklaratave të tilla”. /Telegrafi/

- rrëqebull
- Grand Star Member

- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: BASHKIMI I SHQIPTARËVE NË NJË SHTET ËSHTË I PANDALSHËM
1 KOMB!
1 SHQIPËRI!
1 Pasaportë!

1 SHQIPËRI!
1 Pasaportë!