"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Njeriu me i kerkuar ne Shqiperi, Dritan Dajti ka vrare gjate nje rrethimit rreth ores 14: 20 minuta ne plazhin e Durresit gjashte personi, gjate nje aksioni policor per arrestimin e tij ne afersi te plazhit "Iliria" ne Durres.
Dritan Dajti strehohej ne afersi te ketij plazhi se bashku me nje prej miqte e tij me te ngushte.
Mbi Dritan Dajtin rendojne nje mori akuzash, vrasje dhe rrembime.
Ai ishte arratisur disa vjet me pare nga gjykata e Tiranes. Burime te pakonfirmuara nga polica thane se gjate thirrjes per t'u dorezuar Dajti ka qelluar me arme skuadren e policise duke shkaktuar vdekjen policeve dhe civileve, si dhe plagosjen e disa te tjereve.
Gjate shkembimit te zjarrit mbeti i plagosur rende edhe personi qe e shoqeronte Dajtin, ndersa ky i fundit ndersa e ka pare veten pa mundesi shpetimi eshte dorezuar.
Forca te shumta policore si edhe ato RENEA jane nisur me urgjence drejt vendit te ngjarjes. Edhe drejtori i Pergjithshem Ahmet Prenci ndodhet ne vendin e ngjarjes duke marre drejtimin e hetimeve policore.
Paska marre ne qafe gjithe ata njerez. Apo s'eshte edhe periudhe plazhi e vendi eshte i mbushur plot me njerez.
Ta mbajne lidhur mire tani, se njehere arriti te arratisej pas gjyqit ne Tirane para ca vjetesh.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Krerë të shtetit e politikës homazhe për 4 policet e vrare. Sot Zi Kombetare
Vazhdojne homazhet ne nderim te 4 policeve te vrare dje gjate nje shkembimi armesh me nje te shumekerkuar. Ne nderim te vepres dhe jetes se tyre qe u flijua para kohe dita e sotme eshte shpallur Dite Zie Kombetare, kurse policet, Deshmore te Kombit.
POLICET E VRARE
FOTO NGA VENDI I NGJARJES
TIRANE-
Krerë të shtetit e politikës nderojnë policët
Ora 12:35-Krerë të shtetit, Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani e përfaqësues të tjerë të qeverisë, politikës kanë kryer homazhe në nderim të 4 policëve të vrarë para pak castesh në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Ata kanë takuar familjarët e të rënëve dhe kanë lënë shënimet përkatëse në librin e kujtimeve.
Homazhe për 4 policet e vrare. Sot Zi Kombetare
Ora 11:00-Qindra persona, shumica efektivë policie, familjarë e përfaqësues të shtetit e politikës i janë drejtuar dyerve të Pallatit të Kongreseve për ti dhënë lamtumirën e fundit miqve të tyre që humbën jetën gjatë tentativës për arrestimin e një të shumëkërkuari. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari, Kastriot Feska, efektivët e martuar dhe më fëmijë “ranë në krye të detyrës në një operacion që ndërmorën për të kapur kriminelin më të kërkuar dhe më të rrezikshëm të analeve të krimit shqiptar, Dritan Dajtin dhe bandën e tij”.
Qeveria i shpalli ata dje dëshmorë të Atdheut dhe sot në kujtim të veprimtarisë, kujtimit të veprës, trimërisë, heroizmit dhe sakrificës së tyre sublime dita e sotme u shpall në ditë zie. Flamujt kombëtarë në të gjitha institucionet shtetërore janë ulur në gjysmë shtize”. Sot në orën 12:00, në nderim të katër dëshmorëve të Atdheut u ndërpre çdo veprimtari dhe u mbajt 1 minutë heshtje.
(d.b/BalkanWeb)
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Policët, pa jelekë antiplumb. Shkuan për verifikime dhe jo për ta arrestuar
Kritika të ashpra për operacionin. Zyrtarët justifikohen
Ngjarja e rëndë edhe mund të ishte shmangur nëse punonjësit e policisë të sektorit të operacioneve speciale do të ishin të veshur me jelekë antiplumb. Ky është konkluzioni i hetimeve paraprake, që po bëhen nga një grup ekspertësh dhe prokurorësh. Sipas të dhënave të para hetimore, katër ofi cerët e policisë, që mbetën të vrarë, i kanë marrë plumbat në trup dhe në afërsi të gjoksit. Ndërsa Dritan Dajti i ka marrë plumbat në krah dhe në shpatull. Sipas të dhënave nga policia lokale, por edhe Drejtoria e
Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në këtë operacion morën pjesë 13 oficerë policie nga sektori i
operacioneve speciale dhe drejtoheshin nga shefi i tyre, Fatos Xhani, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ata kishin marrë informacion se Dritan Dajti ndodhej në një banesë në plazh dhe ishin nisur për të verifikuar. Dje, ata nuk e kanë pritur që do të përballen me të, e për më tepër se do ta njihnin. Por, njohja ka qenë fatale, pasi siç kanë qenë duke pritur ardhjen e tij, kanë rrethuar makinën, ndërkohë që nuk kanë pasur të veshur jelekë antiplumb.
Kjo u ka sjellë vdekjen e menjëhershme, pasi edhe mund të kishin shpëtuar. Grupi hetimor po heton edhe lëvizjen taktike që ata kanë bërë në ato çaste. Veç kësaj, policia tha se oficerët specialë kanë tentuar që të shpëtojnë jetën e të pranishmëve në vendin e ngjarjes dhe kjo është një tjetër arsye që ka
çuar në këtë tragjedi të rëndë. Ndërsa për plumbat që kanë kapur oficerët e policisë, grupi hetimor bëri të ditur se janë qëlluar nga dy armë, që mendohet se njëra ishte automatik "Tomson" dhe një pistoletë 15-she. Ndërkaq, nga hetimet rezulton se operacioni është ndërmarrë në një zonë të rrethuar nga
qytetarët, që ka rritur edhe më shumë rrezikshmërinë e tij, por duket se kjo ka ardhur, pasi Dajti i ka njohur oficerët e policisë dhe mendohet se ai ka qëlluar i pari në drejtim të tyre, duke sjellë ngjarjen e rëndë.
Në Durrës, dje, menjëherë pas ngjarjes së rëndë ka mbërritur ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, zëvendësministri Gent Strazimiri, kreu i policisë, Ahmet Prençi, si dhe shumë drejtues të policisë dhe prokurorisë. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Durrësit është bërë analiza e kësaj situate, janë
ndarë detyrat përkatëse, si dhe ka nisur puna për zbardhjen e plotë të saj. Ndërkaq, në orët e pasdites,
katër ambulanca kanë mbërritur në spitalin e Durrësit duke marrë katër efektivët e vrarë te policisë, të cilët janë transportuar drejt Tiranës. Ata janë shoqëruar me një autokolonë të gjatë policie deri në morgun e Tiranës, ku janë kryer ekspertizat përfundimtare dhe më pas ata u janë dorëzuar familjarëve.
Sot do të kryhen homazhe në nderim të tyre në Pallatin e Kongreseve. Deri në atë orë, spitali i Durrësit ishte kthyer në një vajtore për familjet e katër policëve, të cilët nuk kanë mundur të përmbahen nga dhimbja e madhe që i kishte pushtuar. Në dhimbjen e tyre janë bashkuar edhe shumë kolegë dhe punonjës të policisë, të cilët nuk janë ndarë një moment nga spitali, sikur nuk donin ende të besonin që miqtë e tyre të mirë ishin ndarë nga jeta.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Dajti në spitalin e burgut në gjendje kritike, burgu nën masa të rrepta
(Dërguar më: 08/08/09) Nga Besian Ajazi
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesdrekën e së premtes në Durrës, dy prej autorëve janë shoqëruar në spitalin e burgut në Tiranë. Dritan Dajti dhe Erges Xhaxhi ndodhen ne spitalin e burgut nën masa të rrepta sigurie. Dajti po kurohet për tre plagët e marra dhe është në rrezik për jetën
Perse e kurojne kete qenie qe nuk meriton te quhet njeri, perse duhet rikthyer ne jete nje specie e tille?. Pasi vrau kater police a e meriton ai te jetoje me?
i nderuari kryeminister,eshte ai i cili e drejton shtetin shqiptare...edhe sidomos nga momenti qe ka manin e "njeshit"."figures".
Zotit kryminister i takon pjese e majme nga tragjedia e Durrsit sepse jane disa ane ligjore te cilat kerkojn vullnet politik me shume se vullnet ligjor..domethen..masakra munde te ishte devijuar ne se policia do kishte vepruar ne menyre te specializuar...jo vetem qe nuk veproj,por mori me qafe edhe qytetare te pafajshem.
KU SHKONI MORE COBENJ DHISH...KU SHKONI?SI VENI TE ARRESTONI NJE KRIMINEL PA PASUR NJE PLANE..PA PASUR TE DHENA NE SE ISHTE I ARMATOSUR APO JO.NE SE E DINIT QE ISHTE I ARMATOSUR ,ATEHER TE ARRESTOHET E TE MOS DALE ME NGA BURGU AI QE DHA URDHRIN PER ARRESTIMIN E KRIMINELIT TE RREZIKSHEM NE ZONEN E BANUAR ..SEPSE AI VURI NE RREZIK PUBLIKUN SHQIPTARE.
POLICIA SHQIPTARE...POLICI HAJDUTASH PULASH EDHE POLICI GANGISTERRE E CILA MERR SHEMBULL NGA GANGISTERRAT E PARLAMENTIT SHQIPTARE.
Zoti Sal...nena-babai-motra-vellai-grate e femijet e policave te vrare,duan njeriun e tyre mbase edhe jo mburrjen tuaj politike me berjen e tyre heronj.Pyete njeher Lirin e femijet e tu..se sa do ju interesonte dekorata para qenies suaj ne jete...behuni me realist--harrojini triket politike me dekorata fletrrufe e fletlavderimi.....arrestoje urdher dhensin e aksionit...shkarkoje ministrin edhe drejtorin e policis ..ata jane krimenelet e vertet..ata i vrane policat edhe terrorizuan popullin.....kjo eshte detyra juaj.
Dajti në spitalin e burgut në gjendje kritike, burgu nën masa të rrepta
(Dërguar më: 08/08/09) Nga Besian Ajazi
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesdrekën e së premtes në Durrës, dy prej autorëve janë shoqëruar në spitalin e burgut në Tiranë. Dritan Dajti dhe Erges Xhaxhi ndodhen ne spitalin e burgut nën masa të rrepta sigurie. Dajti po kurohet për tre plagët e marra dhe është në rrezik për jetën
Perse e kurojne kete qenie qe nuk meriton te quhet njeri, perse duhet rikthyer ne jete nje specie e tille?. Pasi vrau kater police a e meriton ai te jetoje me?
Ky eshte nje problem qe munde ta zgjidhe drejtesia shqiptare edhe askush tjeter.Askush nuk e di te verteten pa u dhene vendimi i gjykates.duhet te kemi besim tek drejtesia..edhe nuk duhet te marrim armet ne dore para se te degjohet vendimi drejtesis.
Ju duhet ta dini shume mire se ne se kontrollon nje lloj trafiku edhe nuk ke xhaxha -baba ne parlament...ateher je kriminel.
ne se vjedh miliarda..behesh minister.
ne se hedh ne ere Gerdecin..prap behesh minister
ndaj me mire te mos ta diskutojm kete ceshtje pa u dhene vendimi i gjykates se pakorruptuar?
ai i gjyejti duaret me gjake....titulli i kriminelit..eshte shume i pakte per te...te tjerat lere ti zgjidhin drejtesia.
Eshte per te ardhur keq qe polic te ketij rangu te larte te ishin kaq transparente tek ky kriminel, pa pasur te dhena ekzakte se kush ishin policet, mbasi ishi civila dhe pa arme ne duar. Keto punera jane shume te thella, megjithate po e leme ketu se do na akuzojne ne per ndonje gje, po ja leme kohes te shikojme, jo se edhe koha tek ne nxjerr ndonje gje ne drite!
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Mediat e majta, himnizojne krimin, njëlloj siç vepruan me Jaho Salihin
Një tjetër provë për meskinitetin dhe përdorimin e medias për interesa politike e private ishte ngjarja tragjike e ditës së premte që përfundoi me vdekjen e 4 efektivave të uniformave blu në Durrës në përpjekjen e tyre të admirueshme për të mposhtur krimin. Menjëherë sapo u bë i ditur lajmi se ishin dëgjuar të shtëna afër pistës “Iliria” në Durrës, disa media shqiptare, të njohura tashmë për lidhjet e tyre konjukturale me agjenci sekrete a policore, këtu dhe jashtë, u vunë në pararojën e analizës mbi ngjarjen e dhimbshme. Fatkeqësisht edhe kësaj here ato nuk arritën të shkëputen nga disa stereotipe negative për ndërtimin e një imazhi pozitiv për kriminelin nëpërmjet gjoja analizës. Në konceptimin qesharak të ofruar për opinionin, mediat e majta kryesisht, i mëshuan profilit njerëzor të kriminelit duke dashur të përcojnë sinjalin e një lidhjeje gati normale të kriminelit me publikun dhe në lehtësinë me të cilën arrihet ndjesia e pafajshmërisë për veprime kriminale që rrjedhin sipas këtyre pseudoanalizave, për shkak të gabimeve rastësore apo gati pa të keqe të kriminelit. Krimineli Dritan Dajti u paraqit si edhe në raste të tjera (kujtojmë se po këto media ngrinin lart një imazh simpatik edhe për Jaho Salihin) si një personazh që nuk e meritonte fatin e vet, madje hera-herës u la të kuptohej se shteti mund të kishte arritur ndonjë kompromis me të, duke i lypur kriminelit vetëm pendesë e asgjë tjetër. Mediat e majta gati në sinkron nxituan të paraqesin Dritan Dajtin si një kriminel shqiptar të racës së zbutur dhe shumë më pak të rrezikshëm se fjala vjen nga tufa e kriminelëve të tjerë të asgjësuar nga policia shqiptare. Gati-gati Dritan Dajti na u paraqit si një personazh që kishte evoluar qysh nga arratisja e tij në gjykatë në vitin 2003, madje kjo arratisje ishte bërë sipas analizave mediatike të majta se ai ishte i bindur se nuk mund të gjykohej drejt dhe se i kishin ngarkuar kot mbi kurriz të paktën një vrasje. Ndaj edhe armiqësimi i policisë dhe i publikut me të nuk duhet të kishte ndodhur. Pra mediat shqiptare të anësuara majtas dhe të lidhura me interesa dhe afera ekonomike dhe pse jo edhe kriminale nuk e panë asnjëherë dhe në asnjë rast Dritan Dajtin si kriminelin që merr peng, terrorizon, vret biznesmenë, njerëz që nuk i ka qejf apo që duhet të hiqen qafe sipas rastit dhe pagesave përkatëse. Duke qenë se këto lloj mediash e dinë se publiku i tyre është i prirur për t’u përgjigjur pozitivisht në ngacmimet dhe reflektimet antiBerishë e antiqeveri, përpiqen të injektojnë brenda tyre analizën ideologjike pa kritikë për kriminelin dhe me plot vërejtje për shtetin.
E thënë me pak fjalë kriminelët si Dritan Dajti janë të butë, njerëz që përndryshe janë të respektuar e me pozicion të pranueshëm shoqëror, që bien në grackën e krimit si pa dashje ose nga mëndjelehtësia apo pasioni, dhe madje as nuk e ndërtojnë mirë krimin. Sipas këtyre mediave krimineli Dajti dhe të tjerë vrasin se janë të papjekur, se janë mësuar të luajnë, se duan lirinë, madje edhe vrasjet e tyre kanë kuptim pasi bëhen kundër atyre njerëzve që sipas këtyre analizave jetojnë duke grabitur shoqërinë tonë et,etj. Ky lloj pasqyrimi përpiqet të përcojë idenë se, gati-gati as të vjen dot keq për viktimat e këtyre lloj kriminelëve. Interesante është se Dritan Dajti në analizat mediatike të shtypit të majtë u trajtua në njëfarë mënyre si një kriminel që ishte oksidental e që, thuajse ishte aty gjithë kohën si pjesë e botës jokriminale. Madje personazhi Dajti u paraqit si një kriminel kompleks e disaplanësh, që u detyrua thjesht të përdorë forcën kur shoqëria dhe shteti nuk e lejuan që të kthehej në celësin e hapjes së dyerve që ai i kishte rezervuar vetes në botën e krimit.
Me këto gjoja analiza, mediat e majta shqiptare shpresojnë që audienca e tyre të identifikohet pse jo me këto grupe kriminale që shteti po u bie në qafë kot ashtu sic u ra në qafë kot edhe votuesve të majtë apo siç po i bie në qafë kot Edi Ramës si humbës të zgjedhjeve apo gjithfarë marrëzish të tjera si këto. Sipas pseudoanalizës të bërë gjatë këtyre ditëve në shtypin dhe mediat e majta, Dritan Dajti ishte thjesht një njeri që duhet të ndjesh keqardhje për daljen e rastësishme e relative nga tufa njerëzore së cilës i takojnë në mënyrë të qëndrueshme e absolute. Pra krimineli Dajti në këtë rast hidhet në treg nga protektorët e tij mediatikë i mbrojtur, si njeri i gjallë me mish e kockë me sy të shndritshëm e plot jetë, por që e kanë vënë përfund instinktet për të cilat ai nuk ka faj. Ngrtija e kultit të kriminelit nga mediat e majta shqiptare ka për bazë filozofinë që sa më i fuqishëm apo i egër fizikisht e në sjellje është personazhi i krimit në përballje me shtetin, aq më njerëzor e më rezistent ndaj, arsyetimit, kuptimit të krimit dhe pendimit për të, bëhet ai. Dhe sigurisht tentativa kundrejt opinionit publik është që ai të eksitohet sa më shumë me vrasjet e këtyre kriminelëve. Por ka edhe një element tjetër që është paraqitja e këtyre njerëzve të hurit e të litarit si njerëz simpatikë në kuptimin e tipareve të tyre në mënyrë që publiku të ndihet mirëkuptues apo njësues me këtë prototip njerëzor ose jonjerëzor. Rasti i Dritan Dajtit në këndvështrimin mediatik të “Neës 24”, “Top Medias”, “Gazetës Shqiptare” e shumë e shumë të tjerave është ai i një personazhi që nuk kuptohet nga një shoqëri mizerabël e që nuk i ka lejuar atij zhvillimin normal të dimensionit njerëzor.
Në fakt të nisesh nga këto lloj analizash të njerëzve të djallëzuar e me instinkte deri edhe kafshërore që u pasqyruan në ekranet televizive dhe faqet e medieve të majta do të thotë të biesh pre e farës së keqe të shqiptarëve. Një arsye e fortë që askush të mos besojë apo të niset nga gjoja analizat e ditëve të fundit apo që do të pasojnë në ditët në vazhdim është prirja gjenetike e së mirës për të triumfuar mbi të keqen. Në fund të fundit edhe seleksionimi natyror i specieve të mira e të këqia e ka një kuptim. Kuptimin e ndërhyrjes në proces të qenieve më të larta biologjikisht se këta lloj analistësh e pseudo gazetarësh të kalcifikuar me të keqen. Ata janë si një specie shtazarake që e ardhmja u ka paracaktuar vetëm shuarjen dhe zhdukjen e plotë. Na duhet sot më shumë se kurrë rindërtimi i imazhit të shtetit dhe policisë, luftës kundër krimit dhe pa kompromis kundër gjithë negativiteteve që rrezikojnë stabilitetin njerëzor dhe shoqëror. Na duhet sot rindërtimi i imazhit të marrdhënies së favorshme publike dhe rindërtimi i besimit mes shtetit dhe qytetarit. Nuk mund të ketë histori reale për anët e mira të kriminelëve në Shqipëri. Histori të tilla bëhen vetëm për filma që mund t’i konsumojnë jo shqiptarët.
Agron Zeneli, nënkomisar i policise se Korcës ky ishte identiteti i rremë që përdorte Dritan Dajti për të shëtitur lirisht. Pervec dokumentave falso iu kapën telefonë celularë të shtrenjë, karta telefoni greke, 2 radio policie, dhe patentë italiane me identitetin e rreme. ZBARDHET SKEMA E KRIMIT Version multimedial i ketij lajmi
TIRANE-I shumë kërkuari Dritan Dajti pak para arrestimit ka bredhur lirisht në Shqipëri duke u identifikuar si polic. Shtypi shqiptar ditën e sotme i nben jehonë dokumentave që iu gjetën me vete Dritan Dajtit, pak para se të masakronte 4 efektivë policie gjatë aksionit për kapjen e tij.
Një cantë e vogël në formë jastëku u ka tërhequr vëmendjen efektivëve në vendngjarje që kanë zbuluar në të 3 dokumenta relativisht të reja që e identifikonin Dajtin si polic të një grade të lartë. As më shumë e as më pak, por nënkomisar Agron Zeneli i policisë së Korcës.
Njëra pas tjetrës, duke i nxjerrë me duar të veshura me dorashka, për të mos prishur gjurmët, një nga hetuesit, kishte vënë në tavolinë tri dokumente identifikimi policie, që të tria me fotografinë e Dritan Dajtit, pozuar paksa në profil dhe me emrin e Agron Zenelit sipër. Grada e nënkomisarit, që nuk mbahet rëndom nga një polic i thjeshtë e bën edhe më interesant faktin, pasi Dajti dyshohet kështu se u ka shpëtuar shumë kolegëve duke treguar dokumentat që kishte me vete.
Dokumentet ishin të njëjta me ato që ka përdorur policia shqiptare për identifikim përgjatë 18-19 viteve postdiktaturë. Gjithsesi, hetimi ende nuk ka përcaktuar autenticitetin e këtyre dokumenteve të identifikimit që Dritan Dajti kishte me vete. Ato shkruajnë se janë lëshuar një komisariati i policisë së një qyteti të Shqipërisë së Mesme - jo nga Durrësi - por është ende herët të përcaktohet nëse janë kopje të falsifikuara me një precizion të lartë, apo origjinale. Në rast se janë origjinale, nuk është çudi që vetëm ky detaj të bëjë sjellë të tjera arrestime tek për njerëzit që kanë mundësuar pajisjen e të shumëkërkuarit me këto dokumente. Shtypi dëshmon se janë sekuestruar nëntë aparate celulare relativisht të shtrenjta si dhe një numër disafish më i lartë kartash telefonike. Shumica e tyre ishin përdorur, por kishte edhe të papërdorura dhe në këtë shumës hetuesit kishin renditur në procesverbal edhe karta të telefonive celulare të shteteve fqinje, ku më shumë binin në sy ato greke. Në fund fare, nga një xhep të çantës, hetuesit kishin nxjerrë edhe 6,500 euro, që duket Dajti i mbante me vete, si lekë xhepi.
Ngjarja e rëndë ku mbetën të vdekur 4 policë policie, një “ushtar” i Dritan Dajtit nuk është kaluar në qetësi nga banorët e plazhit, të cilët dëshmojnë se makina Tuareg e dajtit kishte mbi një javë që parkohej pranë zonës së pistës “Iliria” në plazhin e Durrësit.
(d.b/BalkanWeb)
Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit
Klodiana Lala
Familja e të shumëkërkuarit Dritan Dajti sfidon shtetin. Hasan Dajti, babai i njeriut që shkaktoi masakrën njerëzore dy ditë më parë në Durrës, akuzon policinë për krimin e rëndë. “Policët s’i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit”, - shprehet Hasan Dajti. Është thinjur i tëri dhe në sy i dallohet dhimbja, lodhja dhe trishtimi. Ka kaluar një natë të tërë përpara hetuesve në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe vetëm pak minuta më parë kishte mbërritur në shtëpinë e tij, që ndodhet në lagjen “Brrakë”. “Më vonë do flas. Do nxjerr në dritë dosje dhe do dalë e vërteta në shesh. Shkuan të arrestojnë të shumëkërkuarin disa civilë, që i vunë armën në kokë. Me një makinë pa targa. Përse?”, - thotë më tej Dajti në një intervistë të shkurtër për “Gazeta Shqiptare”. Teksa ai flet, bashkëshortja e Dritanit, vëllai i këtij të fundit, Sokoli dhe e ëma Afërdita, miratojnë në heshtje fjalët e kryefamiljarit…
Çfarë mund të na thoni për ngjarjen?
Policët nuk i vrau Dritani, por korrupsioni i shtetit. I vrau Dhori Sollaku. Shikoni dosjen. Nuk ka prova, as shkencore, as dëshmi që ta implikojnë Dritanin në vrasjen e policëve.
Pra, ju implikoni shtetin në këtë ngjarje?
Si ka mundësi që shkojnë civilë dhe jo me uniformë policie dhe me makinë pa targa, për të arrestuar Dritan Dajtin, që gjoja qenka i rrezikshëm. Ndërsa shtëpinë time e ruajnë forca speciale të veshur me antiplumb? Si mund të shkojnë civilë t’i drejtojnë pistoletën një njeriu? Patjetër, që kushdo të jetë do reagojë.
Akuzat tuaja ndaj policisë janë të rënda. Si i vërtetoni?
Unë e kam mësuar ngjarjen si gjithë të tjerët, nga media. Mua më morën në drejtorinë e policisë për të më marrë në pyetje. Shtëpia ime vëzhgohej me specialë. Por, unë kam fakte. Kam dosje që vërtetojnë këto që po them. Dritan Dajtin nuk shkuan për ta arrestuar, por për ta vrarë, për interesa të caktuara.
Keni frikë nga ndonjë hakmarrje?
Nuk kemi frikë nga hakmarrja. Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit
Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.
Eh, ne fakt si vrau Dajti, kembezen e shkrehu korrupsioni:
Si ka mundësi që shkojnë civilë dhe jo me uniformë policie dhe me makinë pa targa, për të arrestuar Dritan Dajtin, që gjoja qenka i rrezikshëm
Sepse, ti i ati i kriminelit, duhet ta dish, qe per persona kriminele si yt bir, shteti dergon polica pa uniforme me automjete civile, ne menyre qe te shmanget pikasja e tyre prej krimineleve si yt bir. Po te ishte nisur shteti per ta vrare ai nuk do te ishte gjalle tashme, bile nuk do te kishte kohe dhe te reagonte, por shteti dergoi njerezit e tij per ta arrestuar, kurse yt bir i vrau.
Flet babai i Dajtit: Policet s’i vrau im bir, por korrupsioni i shtetit
Dritan Dajti nuk i ka vrarë policët. Na vjen keq për policët e vrarë, por nuk është djali im ai që i vrau, por vetë shteti, korrupsioni shtetëror, paaftësia e drejtuesve të policisë.
Eh, ne fakt si vrau Dajti, kembezen e shkrehu korrupsioni:
Te gjithe ne si individuale japim kontributin tone ne jeten e perditshme te shoqerise ku jetojme. Jo vetem ne Shqiperi por kudo ndodhin keto gjera, puna eshte sepse ne shtetin tone jane kaq te molepsur keta qe jane me emra te kerkuar me qeverite, saqe nuk mund ti mohosh dot qe jane te kompromentuar me korrupsionin i cili ndodh ne permasa te medhaja ne vendin tone.
Korrupsion quhet qe ky njeri kishte me teper se 6-7 vjet qe verdallisej, dhe qe kishte edhe dokumenta policie si edhe uniforma te cilat i perdorte. Nga e dinte ky person qe keta oficera te trainuar te shtetit dhe civila kishin vajtur per kete, kur ata as nuk kishin mundur te benin asnje tentative akoma kur sic thuhet u qellluan?! Kjo mesa shof ka pasur sinjalizime nga vete ranget e larta te policise qe e kane njohur dhe e kane perdorur kete njeri per shume gjera te tyre. Nuk duhet te jemi navie ne keto gjera kaq elementare. Nuk e bej kete analizim vetem per qeverine aktuale por per te gjitha qe kane kaluar deri tani, qe eshte gjendja ketu ku jemi.
"I never gave anybody hell! I just told the truth and they thought it was hell."~Harry S. Truman