"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

Flisni për politikën shqiptare, ndikimi i saj në jetën tuaj, mund të diskutoni për partitë politike shqiptare dhe frymën e to lerances ne politikën shqiptare.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#16

Post by Adriana »

Kisha nje korrigjim per zotin Rama, jo NISIM po RIFILLOJME, se nga 28 qershori deri me tani nuk ka bere gje tjeter vetem riffilim protestash!


Arbëri wrote:Rama: Kemi video te dyte skandali, 21 janar nisim protestat

Kryesocialisti Edi Rama gjate mbledhjes se Asambles Kombetare te Partise Socialiste deklaroi se opozita disponon nje video te dyte, sic e quajti ai skandali i rradhes i qeverise. Rama gjate fjales se tij, u shpreh se kjo video do te behet publike dhe ne te behet fjale per nje mbledhje qeverie ne te cilen flitet per shifrat e kriminalitetit.

“Do te nxjerrim nje skandal te dyte, qe lidhet me shifrat e kriminalitetit ne vend. Gjithashtu disponojme dokumente te cilat tregojne te verteten skandaloze te permbytjeve ne Shkoder” tha Rama.

Kreu i PS, ka pyetur kryeministrin nese familjaret e tij kane perfituar te ardhura nga miqesite e tij me sekseret e njohur ne media.

Rama ka ftuar qytetaret qe te behen pjese e protestave te opozites me date 21 janar, per te refuzuar korrupsionin qeverises dhe per te hapur nje kapitull te ri.
http://www.albeu.com/shqiperi/rama:-kem ... tat/28226/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#17

Post by erix77 »

nuk eshte puna se ata jane me te mire apo me te keqinj se keta (te gjith e dime se nuk kane ndonje ndryshim) por me te vertete kishte ardhur koha qe nje nga liderat kryesore te vendit te paguante per korrupsionin galopant ne vend.Kjo video eshte e rendesishme jo sepse demaskoi Meten por sepse krijoi nje precedent te paimagjinuar me pare, me ne fund nje koke drejtuese po paguan per korrupsionin,tani do jete e rendesishme qe drejtesia te veproje e pavarur dhe shpejt pa zvarritje.

P.S.ajo qe eshte me te vertete e frikshme ishte se Meta mendonte tia hidhte pa u lagur fare edhe nga nje skandal i tille,vetebesimi i tij tek pushteti qe ka eshte me te vertete shqetesues per demokracine ne Shqiperi.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Phoenix
Supreme Member
Supreme Member
Posts: 476
Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
Gender: Male

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#18

Post by Phoenix »

Arbëri wrote:Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare
Veprim që duhet vlerësuar. Gjerat futen në rrjedhën e zyrave të drejtësisë dhe nuk lënë shkas për "vetgjyqësi" nëpërmjet veprimeve të dhunshme dhe protestave. Tani mbetet të shohim fillimin dhe si do të shkojnë hetimet.

1. Per te virtytshmin eshte shperblim i paket te jete zot i botes; per veskeqin eshte denim i paket t'i merret jeta.(Unë jam kundra dënimit me vdekje-Phoenix)

2. I nderuar nder te nderuar eshte ai qe fati e permbys tek s'ka faj, dhe i poshter nder te poshter eshte ai qe fati e ngre lart kur s'e meriton.

3. Gjithcka qe mund ta beni me te mire, mos e beni me te keq.

4. Cka mundni ta fitoni duke ju lutur tjetrit, mos ja zhvatni duke e kercenuar.

5. Cka mund ta ndreqesh pa rene ne sy, mos e deno faqeza te gjitheve.

6. Prindi qe le pas nje bir te urte por te varfer, mendon se i ka lene shume, ndersa ai qe le te pasur por te marre mendon se i ka lene kurrgje.

7. Vlen me shume nje ndihme e vogel ne kohen e duhur, se nje ndihmese e madhe qe arrin vone.

8. Njeriu qe eshte bere tiran i madh per hir te fuqise, meriton te kthehet ne skllav per hir te se drejtes.

9. Nuk mjafton te jesh i mire, por duhet te mos lesh shteg per t'u mbajtur si i keq.

10. Njeriu duhet me mendoje ndersa rron ne kete jete, qe lumturine ta kqyre sikur e ka marre hua, kurse mbrapshtine si prone te veten te natyrshme.

Adriana wrote: Do ishte me mire te linim ata qe i kane mbushur xhepat dhe kasafortat mire e mire, se po te vendosim ata qe kan 4-8 vjet qe po prisin qe te zen karrigen e hajdutit do na boshatisin akoma me shume[/b][/i] ;)
Prandaj u flitka se do të vijë përsëri Nano në pushtet apo kanë ndërmend ta bëjnë president, sepse në 2005-n kështu i kishte xhepat bashkë dhe me disa të tjerë!!! Paskam bërë gabim shumë që paskam votuar kundra këtij njeriu në atë kohë. Qënkam fajtor.

-Unë dua t'i shoh shqiptarët të jetojnë si europianë të vërtetë. Ata që nuk mund të arrijnë dot Evropën, le t'ia sjellim Evropën në Shqipëri.
P.sh në Evropë ka shumë emra qytetesh që mbarojnë me emrin "Burg", si Hamburg etj. Në duhet të ndërtojmë qytete sipas standarteve europiane apo ti përshtasim ato që kemi. Pastaj ata që nuk e arrijnë dot Europën do të jetojnë në qytetet shqiptare si RrogozhinaBurg, LezhaBurg, PeqiniBurg, KosovaBurg, TiranaBurg etj. Hyrja në këto "qytete" të jetë e lirë dhe ligjore dhe jo si na e ka bërë Eu me qytetet e saja, që na ka detyruar të ikim atje në shumicë si klandestinë.
Kësaj i them demokraci unë!

p.s Më falni për qëndrimin tim dhe mënyrën e të menduarit që mund të bjerë ndesh me ndokënd,"fatkeqësisht" jam edukuar në Shqipëri nga një prind që më thoshte që mos të pranoja gjërat që mund të më jepnin të tjerë, sepse kështu atë e largonin nga puna e shtetit!
qiellikaltër
Honored Member
Honored Member
Posts: 358
Joined: Sat Jul 18, 2009 6:22 pm
Gender: Female
Location: Shqipëri

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#19

Post by qiellikaltër »

Arbëri wrote:Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare
Kur po i merr dhe te korruptuarit e tjere me vete, shpresoj t'ia hane koken njeri-tjetrit.
"Du t'jem zot, n'timen tok,
dje dhe sot, sot e neser."
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#20

Post by Adriana »

Phoenix wrote:Veprim që duhet vlerësuar. Gjerat futen në rrjedhën e zyrave të drejtësisë dhe nuk lënë shkas për "vetgjyqësi" nëpërmjet veprimeve të dhunshme dhe protestave. Tani mbetet të shohim fillimin dhe si do të shkojnë hetimet.


Po sikur dhe kjo vet-doreheqja e Metes ta ket bishtin mbrapa?!
Une me doreheqjen e Metes nuk kuptoj ''drejtesi'' po me shume korrupsion, se te con te mendosh qe Meta eshte i shitur per kete plan 'Prifti-Rama'

HETIMET?! C'far hetimesh?! Perrallat dhe mashtrimet e tyre?! Ne nuk denuam 'diktatoret' e 45 viteve me rralle, mos do thuash qe i futem ne burge?! Po ate burg do e deshironja dhe une ( me mishra te pjekur e koka qingji ).

Te besojme hetimet mbi politikanet do te thote TE GENJEJME VETVETEN
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#21

Post by Adriana »

Në Shqipëri presidenti Bamir Topi dekretoi sot ndryshimet e reja në qeveri që pasuan dorëheqjen e zëvendës kryeministrit dhe ministrit të Ekonomisë Ilir Meta.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#22

Post by Adriana »

Adriana wrote:
Arbëri wrote:Meta jep dorëheqjen nga postet qeveritare

Ilir Meta ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të ekonomisë tregëtisë dhe energjitikës. Në një konferencë për shtyp ku lajmëroi edhe dorëheqjen e tij nga postet qeveritare, Meta theksoi se ky vendim është i parevokueshëm pasi do të paraqitet si qytetarë i lirë para drejtësisë.

“Dhashë dorëheqjen pasi nuk nuk mund të konsiderojë se lënia e imunitetit është i mjaftueshëm për t`u përballur me drejtësinë por është shumë e rëndësishme lënia e detyrave qeveritare për të shkuar në prokurori si qytetarë i lirë” theksoi Meta.

Ai theksoi se përpara dy orësh ka njoftuar edhe kryeministrin Berisha për dorëheqjen e tij duke paraqitur edhe arsyet e largimit të tij nga detyrat qeveritare.

Doreheqja vjen dy dite pas skandalit te dale ne nje emision iinvestigativ ne Top Channel.
http://www.albeu.com/shqiperi/meta-jep- ... are/28228/
-hahaha- -hahaha- ja te presim se kush do ta ket rradhen pas tij, ose me mire cfar teme tjeter do ngrej 'ps', vetem nje gje eshte e sigurt qe cdo teme tjeter qe te ngrej 'ps' perseri me 'V' do filloj :oops:

V-otat
V-ideo

Nuk me vjen keq as me Meten as per Ramen, po per popullin qe mendon qe me nje video arriten te zhdukin korrupsionin, kur dhe nje shef plerash ka ne dore te bej pazarlleqe, jo me ata ( si nga pd, ps,) jane vete zot e vet shkop. Do ishte me mire te linim ata qe i kane mbushur xhepat dhe kasafortat mire e mire, se po te vendosim ata qe kan 4-8 vjet qe po prisin qe te zen karrigen e hajdutit do na boshatisin akoma me shume ;)


Ja dhe nje teme te re:

V-rasjet ( e 21 Janarit)

Te mjere Ata thuaj qe na lane, se ketyre as qe nuk i shkon me ndermend jeta e Tyre.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#23

Post by Sally »

Dritan Prifti fshehu pjesën e përgjimit ku mori 70 mijë euro rryshfet

TIRANE – Lajmifundit – Ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti ka fshehur pjesën e video-përgjimit në
të cilën ishte regjistruar duke marrë një shumë rryshfeti prej 70 mijë euro.
Lajmi është bërë i ditur nga prokuroria e Përgjithshme. Sipas saj, pas ekspertizës që i është bërë materialeve të dorëzurara nga Dritan Prifti, përfshi edhe kompiuterin e tij Lap Top, është arritur të zbulohet pjesa e regjistrimit në të cilën Prifti kishte regjiszruar veten duke marrë 70 mijë euro rryshfet.
Nuk është e qartë nëse Ilir Meta ka qenë i pranishëm në këto regjistrime të cilat nuk janë bërë publike por që zotërohen nga prokuroria.
Për këtë shkak, organi i akuzës ka kërkuar që parlamenti ti heqë imunitetin Dritan Priftit me akuzën e korrupsionit aktiv.



http://www.lajmifundit.com/lajmet/faqja ... o-rryshfet

Prokuroria: Meta korrupsion pasiv, Prifti korrupsion aktiv! .

TIRANE – Lajmifundit – Ditën e djeshme, prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetëve Dritan Prifti dhe Ilir Meta.
Prokuroria ka kërkuar autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë për të vazhduar më tej procedimin penal ndaj Metës e Priftit, në lidhje me regjistrimin e bisedës së zhvilluar më 1 mars 2010 në zyrën ne Ministrit të Ekonomisë.
Në këtë bisedë, flitet për tendera të Albpetrol, për konçesionin e një hidrocentrali si dhe për emërime në administratë.
Në kërkesën e prokurorisë, thuhet se Ilir Meta duhet të hetohet më tej për akuzën e korrupsionit pasiv, ndrësa Dritan Prifti duhet të hetohet për akuzën e korrupsionit aktiv.


http://www.lajmifundit.com/lajmet/polit ... sion-aktiv
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#24

Post by Adriana »



Video përgjimi Meta-Prifti nuk është orgjinale dhe autentike, ndërsa nuk mund të konfirmohet nëse personat në video janë ish-kryeministri Ilir Meta dhe ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti. Ky është konkluzioni i 3 ekspertëve shqiptarë për këtë video të shumëdiskutuar dhe debatuar. Tre ekspertëve shqiptarë: Ardian Pollo, Artur Rrahmani dhe Ermal Beqiri, në seancën e mbajtur sot në Gjykatën e Lartë kanë theksuar se në Orën-Video që ishte objekt ekspertimi me një vendim të ndërmjetëm të Kolegjit Penal nuk u gjet asnjë gjurmë e regjistrimit të videos Meta-Prifti.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#25

Post by Adriana »

“Video-përgjimi dhe 21 janari, komplot i titullarëve të institucioneve kushtetuese dhe i lidershipit të opozitës”


Kryetari i LSI-së Ilir Meta bën skanerin e vitit 2011

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta analizon zhvillimet politike përgjatë vitit 2011-të, duke u ndalur kryesisht te ngjarjet e 21 janarit, video – përgjimi, zgjedhjet e 8 majit si dhe procesi i integrimit të vendit në BE. Në një intervistë televizive për emisionin “Fakt” në UTV, Ilir Meta theksoi se video-përgjimi që u përdor kundër tij, ishte një pretekst për të nxitur dhunë dhe për të cenuar rendin demokratik dhe shtetin ligjor.
Sipas tij, edhe pa videon e manipuluar nga opozita, “lidershipi i PS ishte i vendosur të tentonte të përmbyste rendin kushtetues dhe të merrte pushtetin me dhunë, pasi humbi zgjedhjet në 2009-ën. 21 janari nuk ka lidhje me asnjë lloj videoje. Aq më tepër me një video-montazh të organizuar nga opozita. Aq më tepër kur dihet se pavarësisht që kishte të bënte me një video-montazh, kriminal që ka rezultuar nga të gjitha ekspertizat. Përsëri duke pasur informacionet e mia nga burime, pra se kjo do të përdorej si një pretekst për të nxitur dhunë, unë dhashë dorëheqjen nga postet qeveritare. Njëkohësisht kërkova vet që të hetohej kjo çështje i bindur se kisha të bëja me një montazh por edhe për të respektuar çdo ndjeshmëri që ishte krijuar për shkak të manipulimit të opinionit publik. Ky është një shkak shumë i rëndësishëm, ashtu sikurse kishte të bënte edhe morali im për të shkuar para drejtësisë jo si Zëvendëskryeministër por si qytetar i thjeshtë. Njëkohësisht nuk kishte asnjë arsye për të organizuar një sulm të dhunshëm ndaj institucioneve në kushtet kur këtë çështje e nisi për ta hetuar vetë Prokuroria. 21 janari ka lidhje edhe më një çështje tjetër, me atë që ndodhi një vit më parë që ishte liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët shqiptarë. Kjo pasi për fat të keq lidershipi i PS-së për më shumë se 1 vit u përpoq ta bllokonte këtë proces përmes një konflikti të jashtëzakonshëm të provokuar pa asnjë arsye, pasi u bënë edhe greva në bulevard, pasi mbetën pa alternativë për të goditur qeverinë dhe për ta përmbysur atë, krijuan inskenimin e dhunshëm të 21 janarit dhe për këtë përgjegjësia është e atyre që i bënë këto veprime dhe këto manipulime. Por asnjë objektiv ato nuk arritën. Qeveria nuk u përmbys. Rendi kushtetues nuk u përmbys pavarësisht se u cenua. Bashkia e Tiranës nuk u fitua dhe njëkohësisht ajo që u quajt partia ‘ndjesë pastë’ doli shumë më e fortë nga zgjedhjet e 8 majit duke marrë 120 mijë vota. Për sa i përket 21 janarit dhe ju mos harroni që, 21 janarin, i pari që e ka paralajmëruar publikisht që do të shkonte drejt dhunës e drejt konfliktit, kam qenë unë dhe jo vetëm kaq, por tre ditë përpara se të ndodhte 21 janari Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, i ka dërguar informacion zyrtar, me shkrim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke i përshkruar pak a shumë për ato informacione që ne i kishim dhe që rezultuan për fat të keq shumë të sakta për atë që do të ndodhte. Për fat të keq janë vrarë 4 qytetarë, të cilët nuk jetojnë më, ndaj dhe unë kërkoj me forcë që të zbardhet 21 janari. Përveç arsyes morale, arsye tjetër ishte se kishe informacione sekrete nga burime që ju informuan juve se do të përdorej dhunë dhe ju e dhatë dorëheqjen edhe për këtë arsye. Gjithashtu ne kemi ditur se çfarë do të ndodhte në 21 janar, Ne situatën e kemi pasur nën kontroll dhe vazhdojmë ta kemi nën kontroll sa i përket informacioneve”, u shpreh Meta.
Ai deklaroi se 21 janari do ishte shmangur, nëse segmente të caktuara të shtetit (institucionet Kushtetuese) do kishin funksionuar në përputhje me ligjin.
Sipas tij, këto institucione jo vetëm që nuk funksionuan, por ushtruan funksionimin e tyre në drejtim të kundërt.
“Duket qartë që segmente të caktuara të shtetit, jo vetëm që nuk kanë funksionuar, por kanë funksionuar në drejtim të kundërt. Është e qartë, të gjithë i kanë parë pamjet, socialistët e vërtetë ishin të vendosur nga Galeria e Arteve e këtij, pasi socialistët e vërtetë nuk janë njerëz të dhunshëm, por në krye të turmës kanë qenë kontingjente kryesisht kriminale. E kam thënë dhe atëherë dhe e them dhe tani me shumë qetësi dhe me shumë bindje. Kuptohet që ai tension i imponuar për orë të tëra synonte një produkt, për fat të keq me pasoja për jetën e qytetarëve, sepse një protestë zhvillohet dhe secili më pas vazhdon punën e tij. Elementë me armë, me mjete të forta nuk duhet të kishin hyrë në Tiranë duke qenë se paralajmërime të tilla ishin bërë më parë. Unë nuk dua të hyj në kompetencat e hetimit të çështjes”, tha ai.
Meta iu referua dhe rolit të organit të akuzës në çështjen e video-përgjimit me Dritan Priftin, teksa deklaroi se Prokuroria është bërë palë me manipulatorët e opozitës, duke shkelë në mënyrë flagrante ligjin.
“Problemi i madh është implikimi total i Prokurorisë së Përgjithshme në këtë çështje e cila në mënyrë të qëllimshme jo vetëm ka manipuluar procesin, jo vetëm ka mashtruar Parlamentin, sikurse ka rezultuar edhe nga procesi gjyqësor, jo vetëm është përpjekur të zvarrisë në mënyrë të qëllimshme këtë proces vetëm për arsye politike, por njëkohësisht prokuroria e Përgjithshme, ka shkelur dhe vazhdon të shkelë çdo ditë në mënyrë të hapur ligjin, jo thjesht duke u bërë pjesë e një loje politike, por edhe shumë më tepër sesa kaq”, theksoi ai, duke përmendur dhe një tjetër element që fakton kapjen politike të Prokurorisë, në dënimin e paprecedentë për vrasje, me vetëm dy vite burg.
“Jo vetëm për këtë çështje por edhe për të tjera rezultojnë deri në fyt, jo vetëm të implikuar politikisht por edhe në afera që nuk mbyllen dot. Ç’është ky institucion që i thotë Ministrit të Drejtësisë që nuk do ndërhyrje kur nuk respekton ligjin dhe dënon një njeri për vrasje me vetëm 2 vite. Çështje ky institucion që mund të bëjë ç’të dojë në këtë vend dhe që bën vetëm loja politike dhe korruptive. Nuk dua të bëhem pjesë e këtyre spekulimeve por ky është një komplot shumë më i gjerë se sa thjesht disa prokurorë apo ndonjë tjetër. Është e qartë që prokuroria vetëm një institucion i ligjshëm nuk është, ashtu siç jam i bindur që ka edhe prokurorë që janë edhe më të zhgënjyer por edhe shumë të tjerë pasi mendojnë që ata nuk e kanë këtë përgjegjësi, mendojnë që prokuroria duhet të jetë e pavarur dhe të respektojë ligjin”.

Ndërkaq, Meta iu referua dhe bashkëqeverisjes me Partinë Demokratike, duke deklaruar se koalicioni është i qëndrueshëm dhe funksional, në përmbushjen e objektivit madhor, “integrimin e Shqipërisë në BE”.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#26

Post by Adriana »

-waiting- keta kan lene politiken dhe kane filluar te behen kameramane :lol:


Meta: Kemi video për Ramën


TIRANË- Kreu i LSI-së, Ilir Meta në reagim të protestës së bërë nga FRESSH për ‘vdekjen e drejtësisë’ ka deklaruar se avokati Spartak Braho, prokuror i përhershëm, edhe pse jo në detyrë ka dicka që mund t’i shërbejë drejtësisë dhe Ramës, për të parë se kush ndërhyn në gjykata për të mbuluar cështjet e korrupsionit.
“Unë video origjinale unë nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho ka dicka e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel, por ai si prokuror i përhershëm, që ska nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon zonjën Rama ta ndihmojë në këtë drejtim”- tha Meta.
Meta e ka ftuar Ramën në një takim para syve të gjithë shqiptarëve, duke kërkuar ndihmën e Filip Cakulit në emisionin ‘Fiks Fare’ për të bërë ballafaqimet që sipas Rama i ka aq merak.
“E ftoj që duke nisur nga sot nëse Filip Cakuli na bën ndonjë favor e kur të dëshirojë me Doktorin e Sajmirin të dalë para shqiptarëve e ai të ketë orë për të dhënë prova, fakte, video, audio për kapjen që mund t’i jetë bërë gjykatës nga qeveria apo kryeministri. Unë e siguroj atë dhe ju se do ta dëgjoj me respekt dhe vëmendje duke besuar se vërtet është i shqetësuar për këtë që po ndodh. Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio, meqë Edi na futi video-politikën, për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Kjo bëhet në emër të transparencës”- tha ai.
Te rinjte e FRESSH protestuan me nje arkivol ne supe ku shkruhej ‘Drejtesia ka vdekur’, ne reagim te vendimit te Gjykates se Larte qe e shpalli Meten te pafajshem.
Kete proteste Meta e ka quajtur te papranueshme, duke ironizuar me Ramen. “Sa per biznesin e funeraleve mendoj që nuk është njerëzore të ecim në këtë drejtim. Para se të vazhdojë me këtë biznes do ishte mirë që miku ynë i dashur Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat në 11 vjet në krye të bashkisë së Tiranës”- tha Meta.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Korrupsioni politik shqiptar, nje çeshtje serioze!

#27

Post by Adriana »

Video e Dritan Priftit ne Opinion



Video ku ish-ministri Dritan Prifti ka regjistruar vartesin e tij zv/ministrin duke ndar nje shume diku rreth 70 mije euro.
Video u be publike ne telvizionin Klan ne emision Opinion, poseduesi i videos eshte Spartak Braho, avokati i Ilir Metes ne ceshtjen e quajtur video Meta-Prifti qe u gjykua se fundmi nga gjykata e larte duke e shpallur te pafajshem.Ilir Meten.
Spartak Braho ka deklaruar se ka rreth 187 ore video te regjistruara nga ish-ministri Prifti i cili vazhdon te jete dhe deputet i parlamentit Shqiptar i ardhur nga zgjedhjet e 2009 si deputet i LSI (Levizjes Socialiste per Integrim).
Spartak Braho ka lene per te kuptuar se ne arshiven e videove gjenden rreth 200 persona, ku perfshihen, biznesmen, kryetar partie, (le per te kuptuar se eshte Edi Rama), deputet ne spekter te gjere politik, gazetar me floke dhe pa floke (le per te kuptuar qe aty eshte dhe Mero Baze, kreredaktori i gazetes Tema) gjithashtu ai deklaroi se keto video do ti dergoj te organi i akuzes, pra ne prokurori.
Gjithashtu ai deklaroi se ne videot qe ai dispononte kishte video ku Dritan Prifit u bente shantazh prokuroreve dhe gjykatesve. Gjithashtu ne nje video e cila mendohet se eshte regjistruar ne nje vizite ne Gjermani ka per protagoniste Tom Doshin, Gramoz Rucin, Edi Ramen dhe sigurisht ai protagonisti kryesor i te gjite ngjarjeve.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Politikë shqiptare”