"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Maqedonia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#76

Post by Arbëri »

MPB: Musliu pranoi se dosjet i mori nga PDSH



I motivuar nga borxhi që ka ndjer ndaj PDSH-së dhe nga premtimet e marra për vendosjen e tij në pozita të larta në rast të kthimit të PDSH-së në pushtet, Hisen Musliu pranon gjatë marrjes në pyetje në polici, se dosjet e publikuara së fundi mbi zyrtarët e BDI-së si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, janë nxjerrë nga ai, pasi i janë dhënë nga kryesia e PDSH-së. Hisen Mylsiu nga Tetova, ish zyrtar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë, siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme, ka pranuar falsifikimin e dosjeve.
“Musliu është vëzhguar nga policia ndërsa arrestimi i mbrëmshëm është kryer me urdhër të gjykatësit. Në marrjen në pyetje në polici, i arrestuari ka pranuar se materialet i posedonte që përpara se të publikoheshin, dhe ato i ishin dhënë nga kryesia e PDSH-së. Në mesin e dëshmive të gjetura në shtëpinë e Musliut janë edhe fletëpagesat me të cilat vërtetohen transaksionet e kryera ndaj Bozhidar Spasiqit, ish zyrtarë i lartë i UDB-së”.
Ky është qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Ndërkaq, arrestimi i Hisen Musliut është komentuar edhe nga partitë politike shqiptare në vend. Nga PDSH, aksionin e mbrëmshëm të policisë, e quajtën ‘akt barbar’.
“Eureka, shpëtoi edhe një herë Ali Ahmeti. Disa struktura të policisë, me hapin e sotëm i dhanë mbrojtje maksimale të përkëdhelurit të tyre Ali Ahmetit. Sipas MPB-së, gjoja është zbuluar falsifikatori më i madh jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon, por sipas informatave nga familja e Hisen Musliut, ai nuk di të punojë as me kompjuter. Personi i lartpërmendur nuk është as anëtar i PDSH-së e jo më ndonjë këshilltar... prandaj aksionin e sotëm të MPB-së e cilësojmë si grackë kundër PDSH-së. Shqiptarët janë të bindur tashmë se MPB-ja do ua thurë fatin e tyre politik.”
Ndërkohë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi ka mohuar zërat se ish punonjësi i shërbimit sekret, Hisen Musliu është arrestuar me kërkesë të BDI-së. Ademi tha se përgjigjja duhet kërkuar nga MPB-ja dhe organet gjyqësore.
"Për këtë pyetje, ju do të duhet të kontaktoni institucionet kompetente. Lidhur me këtë ne kemi qëndrimin tonë të qartë dhe disa herë e kemi theksuar në opinion që prej fillimit kemi kërkuar që kjo ngjarje të ndriçohet dhe kjo ngjarje të ndiqet nga institucionet shtetërore, prandaj do të ju kisha apeluar që këtë pyetje ta drejtoni tek MPB-ja dhe organet e drejtësisë", tha Ademi.
Ndërkohë, Musliu para plot 1 muaji u akuzua për fabrikim të dosjeve nga deputeti i BDI-së Talat Xhaferi. Ndaj kësaj akuze, Hisen Musliu reagoi me padi penale ndaj Xhaferit.
"Në çfarë detyre ai u kyç në UÇK. Tre muaj para se të kyçet në UÇK, me cilën funksion aktual të shërbimit sekret ushtarak të ARM-së i kaloi bashkarisë, çfarë detyra mori ai që të kyçet në UÇK dhe ne UÇK ai u kyç me dy emblema. Një emblemë para pjesëtarëve udhëheqësish së UÇK-së e kishte emblemën e UÇK-së kurse përbrenda e kishte yllin të ish Armatës së Maqedonisë, Jugosllavisë dhe si më vonë po ky Talat Xhaferi u bo komandant i brigadës 116 që përfshinte Gostivarin dhe rrethinë", pati deklaruar Hisen Musliu, ish punonjës policie.
Ndërkohë, edhe Komisioni për Verifikimin e Fakteve kohë më parë doli me qëndrimin se dosjet e publikuara, nuk janë origjinale.

http://alsat-m.tv/lajme/44528.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#77

Post by Arbëri »

Alsat M, siguroi një fletëpagesë të Musliut për Spasiqin.

Image

ALSAT-M arriti të sigurojë, një nga fletëpagesat për të cilat flet policia. Në të shihet qartë se personi me emrin Hisen Mulsiu në Tetovë, ka bërë pagesën e disa mijë eurove kundrejt personit Bozhidar Spasiq nga Serbia. Transaksioni është kryer më 13 tetor të këtij viti, përmes një prej filialeve të Western Unionit në Tetovë. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për fletëpagesën e dytë. Ndërkaq për të parën, burimet e ALSAT-M pohojnë se bëhet fjalë për një shumë prej disa mijë euro. Spasiq, ish funksionar i lartë i UDB-së, pas publikimit të aferës me dosjet në Maqedoni, për zyrtarët e lartë të BDI-së, ishte i vetmi i cili u paraqit në disa media të vendit, dhe pretendonte se dokumentet e publikuara mund të thuhet se janë të vërteta.
http://alsat-m.tv/lajme/vendi/44546.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#78

Post by Arbëri »

‘ZGJOHU’, duam t’i bashkohemi Shqipërisë dhe 27 vendeve tjera në Bruksel
Shkup

Image
“Sot, flamuri jonë kombëtarë valon krenarë në Bruksel, i barabartë me 27 vende tjera anëtare të NATO-s, ndërsa ne shqiptarët e Maqedonisë, jemi akoma në pritje të zgjidhjes së çështjeve të hapura për anëtarësim në NATO dhe BE. Ne shqiptarët e Maqedonisë duam t’i bashkohemi Shqipërisë ....
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Lajme nga Maqedonia

#79

Post by Sally »

Arbëri wrote:‘ZGJOHU’, duam t’i bashkohemi Shqipërisë dhe 27 vendeve tjera në Bruksel
Shkup

Image
“Sot, flamuri jonë kombëtarë valon krenarë në Bruksel, i barabartë me 27 vende tjera anëtare të NATO-s, ndërsa ne shqiptarët e Maqedonisë, jemi akoma në pritje të zgjidhjes së çështjeve të hapura për anëtarësim në NATO dhe BE. Ne shqiptarët e Maqedonisë duam t’i bashkohemi Shqipërisë ....
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#80

Post by Adriana »

Regjistrimi, incidente mes deputetëve shqiptarë




Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Maqedonia

#81

Post by Adriana »

Njihen dokumentet e shtetit të ri, kodi shënohet XXK


Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#82

Post by Arbëri »

1 600 shqiptarë të Maqedonisë pritën Vitin e Ri në Shqipëri

Gjatë festive të fundvitit, kur bëhet ndërrimi i motmoteve, një fluks i madh qytetarësh vizituan Shqipërinë. Sipas informative zyrtare të Ministrisë për punë të brendshme, gjatë periudhës 30-31 dhjetor, një mijë e 163 qytetarë nga Maqedonia, e kanë kaluar kufirin për në Shqipëri edhe atë në vendkalimin kufitar “Qafëthanë” 902 persona, në “Shën Naum” 73 persona, në “Stenje” 337 persona, dhe në Bllatë” 221 qytetarë. Gjithashtu, një numër i madh i qytetarëve të Shqipërisë, vizituan Maqedoninë me rastin e këtyre festive. Gjithsej hyrje për në Maqedoni ka pasur një mijë e 163, edhe atë, nga vendkalimet “Qafëthanë” 638, në “Shën Naum” 50 qytetarë, në vendkalimin kufitar “Stenje” 376, dhe në “Bllatë” 99 qytetarë.
Sa i përket fqinjit të jugut, Greqisë, për festat e fundvitit, 3 mijë e 550 qytetarë të Maqedonisë, fundjavën e ndërrimit të motmoteve e kaluan atje. Përderisa ka rënie të shtetasve të Maqedonisë për të kaluar Vitin e Ri në Greqi, numri i grekëve që ka hyrë në Maqedoni është katër fish më i lartë. Në hotelet dhe kazionot e Maqedonisë natën e vitit të ri e kanë kaluar 13 mijë e 853 qytetar grekë.

http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/7142.html
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
gtcc1
Member
Member
Posts: 43
Joined: Mon Jan 04, 2010 3:01 am
Gender: Male

Re: Lajme nga Maqedonia

#83

Post by gtcc1 »

Macedonia and its population

In the official Turkish census of 1904-1905 the population of the European part of the Ottoman Empire, during the census was a total of 4,183,575 people and had the following structure: 1,823,500 Moslems, 1,619,300 Greeks, 455,000 Bulgarians, 151,235 Jews, 95,350 Armenians, 16,550 Serbs, 13,750 Vlachs and 8,890 Roma

Reflecting Turkish assimilating policies, the census groups Albanians on the basis of religion and not ethnicity. Albanians of Moslem faith are grouped as “Moslem”, Orthodox Albanians are identified as “Greek”, while there is no clue as to where Albanian Catholics were lumped.

More refined statistics were published by a Dutch publication, Our People Awake, The religions of the Balkans, Dec. 21, 1912 on Turkish Vilayets that encompassed today’s Macedonia, that is Vilayets of Kosovo, Manastir and Saloniki. It should be borne in mind that the administrative borders of these three vilayets also included parts of today’s Kosovo, Albania, Greece, and to a lesser extent of Bulgaria. The area had a population of 2,516,700, of which 30% was Bulgarian (inclusive of the element reported as Bulgarian Moslems) and 25% was Albanian. The Turkish population in Vilayets of Kosovo and Manastir is indicated to total 20,500.

Trying to precisely estimate the Albanian element in Macedonia at the time of the demise of the Turkish Empire would be an impossible task. One conclusion can be reached though. Based on Macedonia’s current census estimates, which show a large Albanian population and a meager Turkish one, one can conclude that the population identified as ”Moslem” in Macedonia in the 1904-05 census consisted of people of Albanian identity. In line with this, here is some data about the ethnic status of two major Macedonian cities at the beginning of 20th century:
Manastir/Bitolje
Geographic institute of Sophia, 1902:
Manastir had 5,972 houses of which 1,775 were designated as Turkish houses*, 1600 designated as Bulgarian houses, 1,397 designated as Albanian houses, 700 designated as Wlach houses and 500 designated as Jewish houses.
*At least part of the designated Turkish inhabitants are thought to consist of Albanian ethnicity.
Shkup/Skopje
L. Jaray, L’Albanie inconnue, Paris, 1913:
Shkup had 45,000 inhabitants, of whom 25,000 were Muslims (presumably all Albanian), 10-15,000 Bulgarians, 3,000 Serbs, and 2,000 Jews.


A census took place in Yugoslavia in 1940. According to the census, the population of the region of present day FYROM, amounted to 1,071,426 people and had the following structure: 710,676 Slavs (66%), 334,285 Albanians & Turks (31.2%)* and 26,465 Vlachs & Greeks (2.8%).

The indicated ratios should be taken with reservation in light of the Yugoslav tardition of minimizing the Albanian presence. Again due to the meager Turkish presence in Macedonia, as evidenced by the above information relating to the insignicant presence of ethnic Turks in areas encompassing today’s Macedonia, we can conclude that the “Albanian and Turkish” component in the 1940 census is basically made up of Albanians. And it would follow that currently the Albanians, due to their historically high birth rate, constitute more than 31% (if we were to assume it was correct) of today’s Macedonian population.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#84

Post by Arbëri »

Arrestohet vrasësi i pronarit të këmbimores në Kumanovë 17/01/2011 10:00:00


Policia arrestoi vrasësin (Shqiptar)e pronarit të këmbimores “Daj dam” në Kumanovë, i cili u vra dje në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas sektorit të Punëve të Brendshme në Kumanovë, vrasësi është 22 vjeçari Ramiz.Z nga Kumanova, për të cilin është konfirmuar se është vrasësi i pronarit të këmbimores, Branko Petrushevski (Sllav), njoftoi agjencia e lajmeve INA.

“Pas njoftimeve operative është arrestuar Z.R nga Kumanova, të cilit i janë marrë gjurmët nga duart dhe dorëzat parafine. Është vërtetuar se në veshjen e tij ka prani të mbetjeve të barotit që përputhen me ato të gjetura në vendin e vrasjes”, theksoi zëdhënësi i SPB-së në Kumanovë, Valentina Nikollovska.

Ramiz.Z rreth orës shtatë të mëngjesit kishte shtënë me armë zjarri pas shpinës së Petrushevskit, i cili po qëndronte para këmbimores së tij. Ai pasi që e ka lënë të vrarë me tre plumba i ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin 2,3 milion denarë.

SPB në Kumanovë po vazhdon hetimet për të vërtetuar se a janë të involvuar edhe persona të tjerë në këtë grabitje me një viktimë. Personi i ndaluar nuk ka dosje policore dhe nuk ka qenë i përfshirë në vepra kriminale. (INA)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#85

Post by Arbëri »

Partitë shqiptare, reagojnë për incidentin në Saraj

Image

Pas incidentit në Saraj, kanë reaguar edhe partitë shqiptare BDI, PDSH dhe DR, të cilat kanë kërkuar përgjegjësi për rastin. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) konsideron se incidentet e tilla, edhe madje në fusha të sportit, nuk janë në favor të përpjekjeve të përgjithshme për ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve, prandaj, është përgjegjësi e të gjithë aktorëve në shoqëri që të kontribuojnë në parandalimin e tyre dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes të gjithëve. Në reagimin e Partisë Demokratike Shqiptare thuhet se ‘ngjarja e mbrëmshme e ndeshjes së basketbollit në Saraj na tmerroi dha na shqetëson shumë, sepse huliganët maqedonas të ndihmuar nga policia brutalisht kanë rrahur dhe maltretuar shqiptarë, e aq më keq edhe fëmijë”. Ndërsa, Demokracia e Re kërkon nga zëvendësministri i punëve të brendshme Xhevat Buçi, që të zbardh rastin e mbrëmshëm si dhe atë të një muaji më parë, kur tifozët e Rabotniçkit kishin grisur flamurin kombëtar shqiptar.
http://alsat-m.tv/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#86

Post by Arbëri »

Arbëri wrote:Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë

Image

Transferet private financiare të emigrantëve në Maqedoni, të cilat kapin shifrat prej 1.5 miliardë euro për çdo vit janë dhuratë për Qeverinë. Kështu thonë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve 37 për qind e emigrantëve për çdo muaj dërgojnë mesatarisht nga 1000 deri 2000 dollarë për familjet e tyre në Maqedoni të cilat paraqesin ndihmëse të fuqishme për zhvillimin e ekonomisë në vend. Por se pse këto fonde shpenzohen për nevoja të përditshme, e jo për biznes tregojnë vetë mërgimtarët.
“Jam nga Portlandi në Berovë këtu Maqedoni ku nuk munda të realizoj as edhe një takim me ministrin e Financave Trajko Sllaveski nën kompetenca të cilit ishte objekti të cilin doja ta bleja. Mezi realizova takim dy minutash me sekretarin shtetëror Snezhana Kostadinovska. Thjesht thënë qasja ishte plotësisht i pakëndshëm dhe investimi im përfundoi pa sukses”, ankohet Goce Josifovski, mërgitmar i rikthyer.
Profesori Vanço Uzunov thotë se pikërisht këto para janë shpëtimtarët të falimentimit ekonomik të Maqedonisë .
“Nuk e di a do të falimentojë, por do të ishte shumë-shumë më keq, jo vetëm për ato familje të cilat pranojnë para nga jashtë, por edhe për gjithë qytetarët sepse do të vijë në pikëpyetje balancimi i bilancit pagesor, rezervave devizore dhe stabilitetit makroekonomik”, thekson Vanço Uzunov Profesor universitar.

Sipas profesorit A . Bexheti mbi 80 për qind të dërgesave nga jashtë i bëjnë shqiptarët.
“Nuk bëhet ndonjë evidencë në baza etnike kuptohet për qëllime politike dhe nuk është debatuar pikërisht për këtë arsye, sepse pasqyra etnike pasqyron një dominim të bashkësisë etnike shqiptare”, pohon A . Bexheti, Profesor universitar.
Se mërgimtarët janë të interesuar për investime në Maqedoni e dëshmon edhe drejtori i Agjencisë për migrim Vasill Naumov, i cili thotë se tre kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, Renova, Vezë Shari dhe Nagip Fejzi, janë pikërisht nga fonde të emigrantëve. Ndërkohë duhet theksuar se 160.000 familje varen nga dërgesa e parave nga familjarët e tyre që punojnë jashtë Maqedonisë.

http://alsat-m.tv/lajme/vendi/42809.html
Tregu i Kosovës po e mban ‘gjallë’ Maqedoninë

Qendra maqedonase e biznesit në Prishtinë si duket po e kryen me sukses misionin e saj, për tërheqjen e kompanive të Maqedonisë për të hyrë dhe investuar në tregun kosovar. Kjo përfaqësi e cila është logjistikë për kompanitë nga Maqedonia dhe funksionon në kuadër të Qendrës për Zhvillimin e Sipërmarrjeve, është bërë për shkak se ky vend po paraqitet si një treg i madh dhe shumë atraktiv për bizneset e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA. Jovan Maxhovski, menaxher rajonal për Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, ka thënë se Shërbimet e kësaj qendre deri tani i shfrytëzojnë një numër i madh i kompanive. Sipas të dhënave të Odës Ekonomike të Maqedonisë, nga janari deri në shtator të vitit të kaluar, Maqedonia ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 328 milionë euro, që shënon rritje të dukshme në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2009 kur është shënuar eksport në vlerë prej 206 milionë dollarë. Derisa në nëntë muajt e parë të 2010-ës nga Kosova në Maqedoni janë eksportuar mallra në vlerë prej rreth 15 milionë dollarë . Oda ekonomike në Maqedoni për vitin 2011 këtë vit parashikojnë rritje akoma të eksportit të Maqedonisë në Kosovë, sidomos të prodhimeve bujqësore.



Sa me shume therasin atdhetaret per bojkot mallrash te shteteve qe na lane me gjak , aq me shume qeveritaret forcojne mardhenjet me ta .
Kane hyre vetem 15 milion dollare nga Kosova ne Maqedoni :?
Te kene turp
.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#87

Post by Arbëri »

ZGJOHU: Shqipëria të dëbojë konsullin grek

Image

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! konsideron që deklaratat e konsullit Grek në Korçë janë absolutisht të papranueshme dhe bien ndesh me të drejtat e diplomatëve të theksuara në Konventën e Vjenës nga viti 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike që rregullon se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë jo diplomatët në vendin mikpritës. Për këtë arsye "ZGJOHU! apelon te qeveria shqiptare që të ndërmarrë masa për largimin e tij nga Shqipëria.

"ZGJOHU! fton qeverinë shqiptare që të veprojë në përputhje me Konventën e Vjenës dhe të përjashtojë menjëherë diplomatin grek që cenoi sovranitetin e Shqipërisë si dhe të rishqyrtojë veprimtarinë e organizatës Omonia që po vepron në kundërshtim me interesat e shtetit", thuhet në reagimin e kësaj shoqate.

Konsulli grek Theodhoros Ikonomu, bashkë me dy deputetët grekë të Janinës dhe Fllorinës Mihalis Pandulas dhe Stathis Theodhoridhis, kanë cenuar sovranitetin e Shqipërisë me deklaratat e tyre politike të shprehura në 20 vjetorin e themelimit të Omonias në Korçë.

"Këto përpjekje agresivë të grekëve kundër Shqipërisë kanë për qëllim të mbrojnë gjenocidin Grek kundër popullatës shqiptare të Çamërisë në mënyrë që të pengohet rikthimi i shqiptarëve në pronat e tyre që u tjetërsuan me dhunë dhe falsifikim të historisë", theksohet në reagim.

ZGJOHU! përkujton të gjithë diplomatët që është detyrë e tyre të respektojnë ligjet dhe rregullat e vendit mikpritës. Është gjithashtu detyrë e tyre që mos të përzihen në çështjet e brendshme të vendit. Kjo është e përkufizuar qartë në normat diplomatike të theksuara në Nenin 3 të Konventës së Vjenës nga 1961 të cilat përfshijnë promovimin e marrëdhënieve miqësore midis vendeve dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe shkencore, ndërsa ato politike as që përmenden.


Debat me ambasadorin Fuere  

Lëvizja qytetare "ZGJOHU!" të martën organizon debat me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, ambasadorin Ervan Fuere.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#88

Post by Arbëri »

Zgjohu!: Qeveria qëllimisht provokon shqiptarët

Lëvizja Qytetare ZGJOHU!, shoqata Historianëve Shqiptar dhe të gjitha 18 shoqatat pjesë e forumit të Lëvizjës ZGJOHU! konsiderojnë që ndërtimi i kishës ortodokse në Kalanë Ilire të Shkupit është i papranueshëm dhe çdo përpjekje tinzare për t’a realizuar falsifikimin e historisë do të rëndon besimin midis komuniteteve në vend si dhe do të prish marrëdhëniet ndërtetnike në mënyrë të pariparueshme.



"Që nga viti 2007, ZGJOHU! dhe shoqatat partnere kanë alarmuar për këtë tendencë të falsifikimit të historisë dhe përvetësimit të trashëgimisë shqiptare nga ana e VMRO DPMNE dhe pseudoarkeologut falsifikator Pasko Kuzman. Edhepse publikisht deklaroi që punimet në atë kishë do të ndalojnë menjëherë, Kuzman në mënyrë tinzare vazhdoi ngritjen e tempullit të falsifikimit të historisë gjatë natës që shkaktoi revoltë tek shqiptarët. ZGJOHU! dhe shoqatat tjera nuk kanë asgjë kundër ndërtimit të objekteve fetare, por ne kundërshtojmë ndërtimin e tyre mbi toka shqiptare, si Kalaja Ilire dhe shtëpia e lindjës së Nënës Terezë në Shkup" thuhet në reagimin e Zgjohut.



"Ndjejmë nevojë t’ia tregojmë z. Kuzman dhe të gjithëvë në VMRO DPMNE historinë e Kalasë së Rozafës, muret e së cilës po ndërtoheshin nga tre vellëzer ditën, por çuditërisht shembeshin gjatë natës. Një plak i urtë i këshilloi djemtë që të murosin njërën nga bashkëshortet e tyre në mur si kurban për Kalanë në mënyrë që të qëndrojnë muret dhe mos të shembën. Ata vepruan siç i këshilloi plaku dhe sot muret e Kalasë së Rozafës qëndrojnë të fortë. Me keqardhje themi se historia e gërmimeve në Kalanë e Shkupit dhe ndërtimit të kishës në atë kala kanë filluar të ngjasojnë me historinë e Rozafës, por shpresojmë që partitë politike nuk do të lejojnë që tolerenca ndërtetnike dhe ndërfetare të bëhet kurban e çmendurisë së Pasko Kuzmanit në mënyrë që ato mure të qëndrojnë" thuhet më tej në reagim.



ZGJOHU! apelon deri tek qeveria që mos të bjen pre e çmendurisë së Pasko Kuzmanit dhe në rast se nuk ndalon këtë absurditet, atëherë qeveria qëllimisht provokon shqiptarët dhe qëllimisht nxit urrejtje për të tensionuar marrëdhëniet ndëretnike në vend. Tensionimi i marrëdhënieve ndërtetnike në asnjë mënyrë nuk duhet t’ju shërbejë partive politike si mjet që e shfrytëzojnë për ngritje të rejtingut para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme në vend.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#89

Post by Arbëri »

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Maqedonia

#90

Post by Arbëri »

Situatë e tensionuar dhe incidente në Kalanë e Shkupit

Image
Disa persona janë lënduar mes të cilëve një rënd në protestën e sotme të shqiptarëve dhe maqedonaseve pro dhe kundër ndërtimit të kishës në Kalanë e Shkupit.

Sipas informatave nga terreni, rreth 200 protestues maqedonas nga orët e para të paradites ishin futur në brendinë e Kalasë në afërsi të kishës që po ndërtohet, ndërsa protestuesit shqiptarë të udhëhequr nga Lëvizja “ZGJOHU!” nuk u lejuan nga forcat e shumta të policisë për të hyrë në brendinë e Kalasë.

Protestuesit shqiptarë janë sulmuar nga forcat polcore dhe më pas edhe nga protestuesit maqedonas. Në turmën e protestuesve është goditur nga policia edhe kreu i Lëvizjes “ZGJOHU!”, Artan Grubi, i cili ka tentuar që të qetësojë radhët e para të protestuesve.

Si pasoje e përleshjeve, një protestues maqedonas i thirrur me thikë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Përleshja mes protestueseve ka ardhur pas provokimeve të protestueseve maqedonas, të cilët kanë filluar të gjuanin me gurë, ndërsa pas ndërhyrjes së policisë maqedonase, situata është qetësuar.

Ende nuk ka njoftim zyrtar për të lënduarit.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe zëvendësministri i brendshëm, Xhevat Buçi si dhe deputetë të BDI-së, kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, të cilët ia kanë arritur që të ulin tensionet.

Aktivistët e Lëvizjes “ZGJOHU!” janë futur në brendi të Kalasë dhe kanë vendosur pankarta në mbrojtje të Kalasë. Eskalimi i situatës ka nisur pas vendimit të Ministrisë së kulturës për të ndërtuar një kishë muze mbi Kalanë e Shkupit, e cila siç u tha po bëhet në themelet e një kishe të rrënuar nga shekulli 13.

Ndërsa kryeministri Nikola Greuvski lidhur me rastin në Kala të Shkupit, ka kërcënuar dje subjektet politike shqiptare - BDI-në dhe DR-në. Gruevski ka thënë se si kryeministër nuk do të lejojë që dikush për qëllim të përfitimeve të pikëve politike të krijojë tensione mes njerëzve dhe të rrënojë objekte, të cilat, sipas tij, janë trashëgimi kulturore.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Lajme”