"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Lajme nga Shqiperia

Në këtë forum, do të sillen lajmet më të fundit dhe mund të komentohen ato. Gjithashtu ato mund të lexohen dhe në portal, së bashku me komentet.

Moderator: Mallakastrioti

Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Shqiperia

#16

Post by Adriana »

-waiting- te harrojm te shkuaren
-waiting- le tu japim me pak te rendesi kufive

Meta në Serbi: Të bashkëpunojmë duke lënë pas të shkuarën

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#17

Post by erix77 »

Po ky xhuxhmaxhuxhi ngeli gjith kohen ne Serbi,si ta kete hallin valle apo mos po kerkon ato 300 mije eurot per deshmi te rreme ne trafikun e organeve.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Shqiperia

#18

Post by Adriana »

erix77 wrote:Po ky xhuxhmaxhuxhi ngeli gjith kohen ne Serbi,si ta kete hallin valle apo mos po kerkon ato 300 mije eurot per deshmi te rreme ne trafikun e organeve.

-pis- paskemi hyre ne hak kot, se paska shkuar per te miren tone ;)

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Lajme nga Shqiperia

#19

Post by erix77 »

Po se 300 mije euro jane shume pak per Meten per te deshmuar ne favor te serbve,ai hyn ne tratative vetem per miliona.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Lajme nga Shqiperia

#20

Post by Adriana »

Policia kufitare ndalon mbajtjen e pasaportave RFJ



Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Lajme nga Shqiperia

#21

Post by arianmarku »

Shumë mirë ka vepruar policia. Ajo pasaporta që shihet nuk është nga ish-jugosllavia por është pasaport serbe, dhe minoritar (apo dhe shqiptar me prejardhje të dyshimtë) nga kosova akoma aplikojnë për pasaporta serbe.
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Shqiperia

#22

Post by Arbëri »

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është gjendur sot para mediave në Ministrinë e Ekonomisë, që para pak ditësh e drejtonte duke reaguar sërish për videopërgjimin duke cilësuar se nga sot publikon dokumenta që dëshmojnë të vërtetën.
video : http://www.balkanweb.com/videoAlbum/pop ... video=8680
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Shqiperia

#23

Post by Arbëri »

Doris Pack: Klima politike, e helmuar

Situata në Shqipëri është shumë e tensionuar. Pas dorëheqjes së zevëndëskryeministrit Ilir Meta, opozita ka bërë thirrje për një protestë të madhe për rrëzimin e qeverisë Berisha, që sipas tyre është e korruptuar. Doris Pack jep një intervistë për "DW" në të cilën analizon në detaje situatën politike në Shqipëri.

Pyetje: Zonja Pack, situata politike në Shqipëri ka arritur kulmin pas publikimit të video-s për korrupsion të ish zëvendëskryeministrit Ilir Meta. Kjo ka thelluar më tej hendekun mes dy kampeve politike. Cili është mendimi juaj për këtë gjendje?

Doris Pack: Situata është e trishtueshme, situata tani po eskalon. Ështe në rregull që Ilir Meta dha dorëheqjen. Por në Shqipëri ka vazhdimisht të akuzuar për korrupsion, vazhdimisht njëra palë fajëson tjetrën. Natyrisht që opozita e shfrytëzon këtë sa të mundet, por kjo e tëra mund të rezultojë në bumerang. Por e trishtueshme është që situata politike në Shqipëri e bën të vështirë punën. Shumë ligje nuk kanë mundur të miratohen në parlament për shkak se kërkohet një shumicë votash, më e madhe se sa fraksionet qeveritare. E tëra klima politike është helmuar. Kur lexon gazetat e përditshme, pyet kur do të marrë fund kjo dhe kur qytetarët e Shqipërisë do ta humbasin durimin. Protestat e vazhdueshme të opozitës dhe kërcënimet janë tërësisht kontraproduktive. Unë mund të them se situata tani në Shqipëri është për të ardhur keq.

Pyetje: A janë vënë në pikëpyetje institucionet e Shqipërisë? Kam parasysh këtu debatet mjaft të ashpra në parlament. Kultura e një parlamenti të mirëfilltë demokratik duket se është larg kritereve që kërkon BE, zonja Pack.

Doris Pack: Jo. Unë mendoj se institucionet janë aty. Qeveria punon, tani një ministër u tërhoq dhe ai është zevëndësuar, gjë që ndodh shpesh në Shqipëri. Pra qeveria punon, parlamenti është i zgjedhur dhe po punon. Nuk ka arsye që opozita të thotë se ky parlament nuk është legjitim. Ka vetëm sulme të vazhdueshme nga opozita por që nuk ka shkuar asnjëherë në gjykatën kushtetuese, gjë që bën që opozita të mos marrë pjesë rregullisht në parlament. Institucionet mund të funksionojnë, edhe parlamenti funksionon, por kur atij i duhet një shumicë e madhe, nuk funksionon. Kjo vjen nga mosbashkëpunimi me opozitën.

Pyetje: Më 21 janar opozita do të organizojë një protestë të madhe për largimin e qeverisë Berisha. BE bën thirrje për dialog politik. Si mund të arrihet deri aty?

Doris Pack: Kam kohë që dëgjoj për organizimin e demonstratave të mëdha ose më pak të mëdha, apo grevë urie. Kjo nuk është politikë. Kjo është një lojë e paparë në kurriz të popullit. Njerëzit presin që deputetët që ata i kanë votuar të bëjnë politikë, të flasin në parlament për problemet e tyre. Kur je në opozitë nuk mund të arrish të gjitha ato kur je në qeveri. Por kjo është normale në çdo system demokratik. Dhe këto protesta nuk ndihmojnë askënd dhe veç kësaj dëmtojnë imazhin e Shqipërisë. Dialogu politik do të ishte i domosdoshëm. Por politikanët duhet të jenë të gatshëm të punojnë për këtë. Ata duhet të jenë të hapur po ashtu për një dialog. Që të jesh i hapur do të thotë që të bësh kompromis dhe jo vetëm të protestosh.

Pyetje: A do të ishte zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme një zgjidhje përfundimtare e krizës politike që po zgjat prej gati 20 muajsh në Shqipëri, zonja Pack?

Doris Pack: Kjo do të varej nga përfundimi i tyre. Nese ato përfundojne me rezultatin e fitores së socialistëve, atëherë ata do të kenë arritur atë çka duan, por në këtë moment situata do të ishet e tillë ku opozita e përbërë nga partia demokratike dhe parti të tjera do të ngrinin pyetjen a mund te njihet kjo qeveri. Pra loja politike është shumë e keqe. Në demokraci duhet të pranosh që ke një shumicë apo që je në një pakicë. Kështu është për të gjithë në të gjithë vendet. Por kjo nuk i përshtatet politikanëve në Shqipëri që nuk kanë sens demokratik. Kush e ka pushtetin do ta ushtrojë atë dhe të tjerë dëshirojnë që ai të mos e ushtrojë pushtetin. Kjo është një lojë e tmerrshme dhe në qoftë se të dyja palët nuk i japin fund sa më shpejt kësaj, do të jetë shumë e errët e ardhmja e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne presim që politikanët në këtë vend të flasin me njëri-tjetrin, që të zgjidhin me njëri-tjetrin problemet dhe jo vetëm me kokëfortësi dëshirojnë vetëm të protestojnë dhe me protesta duan të rrëzojnë qeverinë, një qeveri që është legjitime në punë dhe duhet të vazhdojë punën. Protestat mund të bëhen kundër projektligjeve të veçanta, por jo kundër një qeverie që është në detyrë për të cilën nuk mund të thuash që e ka këtë detyrë në mënyrë të paligjshme

http://www.albeu.com/shqiperi/doris-pac ... ar-/28570/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Shqiperia

#24

Post by Arbëri »

Përleshje me policinë, ujë dhe gazlotsjellës ndaj protestuesve

Situata sa vjen e përkeqësohet ndërsa aksioni i policisë për shpërndarjen e protestuesve vazhdon. Demonstruesit sapo mbërriten në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" nisën konfrontimin me forcat e rendit. Pak minuta më vonë policia ndërhyri për shpërndarjen e tyre me ujë, gazlotsjellës dhe granata tymuese. Pamjet e drejtëpërdrejta televizive tregojne nderhyrjet brutale te policisë ndaj disa protestuesve.


Funksionarë të policisë së shtetit po bejnë thirrje për qetësi dhe mospërdorimin e dhunës. Ndërsa vazhdon marshimi I protestuesve të cilët kanë rrethuar thuajse nga të katër anët selinë e kryeministrisë. Qe ne momentet e para te mberritjes se tyre perpara Kryeinistrise, jane shenuar disa incidente, perplajsje te qytetareve me forcat e policise.


Gazetaret e Shekulli-t ne terren njoftojne per dy police te plagosur dhe disa demostrues.


13:30
Kanë nisur grumbullimet e para të demonstruesve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Janë me qindra qytetarët që janë mbledhur sidomos në zonën e Zogut të Zi dhe tek stacioni i trenit, të cilët sapo kanë nisur rrugën drejt qendrës së Tiranës. Bëhet e ditur se në këto rrugë, trafiku është tërësisht i bllokuar. Deri në këto momente, protestuesit mbajnë në duar vetëm parulla me emrat e qyteteve nga vijnë. Udhëtimi i tyre drejt qendrës kulmon para Kryeministrisë, ku sipas planit të organizuar nga PS-ja dhe forcat e tjera përkrahëse të opozitës, në orën 14:00 do të fillojë demonstrata.
Gazetarë të "Shekulli"-t shprehen se të gjitha dyqanet dhe bizneset përreth Kryeministrisë janë mbyllur dhe kanë mbetur të hapura vetëm lokalet.



12:00
Ndërsa që në orët e para të ditës ka nisur organizmi i nisjes së protestuesve që do të marrin pjesë në demonstratën e parashikuar, korrespondentët e "Shekulli"-t njoftojnë se nuk kanë munguar edhe kontrollet e policisë. Kështu autobusët e nisur nga Shkodra, si dhe furgonët janë ndalur nga postblloqe të policisë me qëllim kontrollin e tyre.


Bëhet e ditur se kontrolli ka qenë vetëm me kërkim dokumentacioni, megjithatë një gjë e tillë është parë si një presion për shkak se nuk ka ndodhur më parë ndalimi I autobusëve. Mësohet se janë ndaluar edhe të gjithë furgonët, të cilët dihet që ishin të linjës për në Tiranë. Sipas të dhënave të fundit, bëhet me dije se nga të gjitha rrethet është bërë nisja me autobusë dhe makina private. Korrespondentët tanë njoftojnë për një organizim paqësor të protestuesve nga ana e degëve lokale të PS-së.


11:00
Policia e Shtetit ka rrethuar Kryeministrinë. Gazetari i "Shekulli"-t Denis Dedej, i cili ndodhet në vendin ku pritet të mblidhen gjithë protestuesit raporton se përpara institucionit policia është bërë gardh me 4-5 rreshta
"Ka në të policë të thjeshtë e deri te forcat speciale, të cilët janë të pajisur me skafandra dhe mburoja", raporton Dedej.
Mësohet se ndërkohë deputetët socialistë i janë drejtuar pikave përkatëse të kryeqytetit nga ku do të udhëheqin protestuesit drejt qendrës e më pas kryeministrisë. Mësohet se çdo grup do të shoqërohet nga një makinë me megafonë.


Policia e kryeqytetit, me plan special masash për të mbikëqyrur protestën e sotme. Apel për mospërdorim dhune
Policia: Do të filmojmë demonstratën e opozitës
TIRANË - Policia e kryeqytetit ka paralajmëruar dje se do të regjistrojë të gjithë demonstratën e opozitës shqiptare që do të zhvillohet sot në orën 14:00. Një rrjet i tërë kamerash do të vendoset përgjatë itinerarit që Partia Socialiste i ka komunikuar policisë së Tiranës.
Kamerat do të jenë të instaluara në pikat kyçe të rrugëve, në shtylla dhe pranë semaforëve. Por protestuesit do të shoqërohen edhe nga efektivë policie që do të filmojnë protestën me kamera dore.
"Bazuar në Ligjin 'Për Tubimet', nga strukturat e policisë do të bëhet monitorimi i plotë dhe i hollësishëm i vendit të zhvillimit të tubimit (regjistrimi i tubimit), përmes kamerave të vendosura përgjatë gjithë itinerarit të tij", - thuhet në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Kjo skemë e policisë është konsideruar nga disa përfaqësues së opozitës si një formë presioni ndaj njerëzve që do të dalin të protestojnë kundër qeverisë.
"Duan të trembin njerëzit që të mos dalin. Duan t'iu thonë njerëzve që i kanë filmuar dhe se e dinë se kush ka dalë në protestë. Kjo dhe masa të tjera bëhen për të parandaluar daljen e njerëzve në protesta, por populli opozitar do të tregojë se koha e Sali Berishës ka përfunduar", - thanë dje përfaqësues të opozitës shqiptare.
Nga ana tjetër, policia e kryeqytetit ka pohuar se me rastin e protestës ka marrë masa speciale.
Krerët e Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë zhvilluar mbledhje të veçanta me shefat e komisariateve. Mësohet se drejtuesit e Policisë kanë porositur vartësit e tyre që të mblidhet sa më shumë informacion, mbi elementë të ndryshëm të protestës.
Të njëjtat burime thanë dje për "Shekulli"-n se është lënë porosi që informacione të merren, për mënyrën e organizimit të protestës në shesh, apo mënyrën e lëvizjes së grupeve të njerëzve, si dhe elementë të tjerë që policia i konsideron të rëndësishëm. Burimet thanë se në planin e masave parashikon mbikëqyrjen e rreptë të rrugëve kombëtare, urave apo objekteve të tjera që blutë mund t'i konsiderojnë me rëndësi të veçantë.
"Policia e Shtetit, fton pjesëmarrësit në këtë tubim të respektojnë me korrektësi dispozitat ligjore lidhur me Tubimet dhe të shmangin çdo lloj provokimi apo goditje ndaj forcave të policisë, të planëzuara me shërbim për garantimin e rendit dhe sigurisë publike", - thanë dje burimet zyrtare të policisë.


****
TIRANË - Partia Socialiste ka tashmë gati skenarin mbi itinerarin që do të ndjekin demonstruesit për të dalë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ndryshe nga sa kemi parë protestat e tjerë, këtë radhë, do të jenë më shumë pika ku demonstruesit do të grumbullohen, prej ku edhe do t'i drejtohen rrugës përpara kryeministrisë.
Të gjitha rrethet do të mblidhen në zona të ndryshme në hyrje të Tiranës për t'iu bashkuar kryeqytetasve dhe më pas vendit ku do të zhvillohet demonstrata. Të gjitha qytetet e largëta dhe ato të afërta janë porositur nga Partia Socialiste që të jenë rreth dy orë përpara fillimit të tubimit në zonat e caktuara.
Vendgrumbullimet e socialistëve do të jenë të shtrira në të gjithë Tiranën dhe do të nisin paralelisht për t'iu drejtuar bulevardit "Dëshmorët e Kombit". Sipas një grafiku të detajuar nga sekretariati i organizimit, zona të ndryshme të vendit do të mblidhen në pika të caktuara.
Çdo deputet dhe i zgjedhur vendor socialist do të jetë në krye të demonstruesve për të mbajtur në kontroll situatën. Pasi të mblidhen nga të gjitha vendtakimet do të bëhet edhe nisja drejt kryeministrisë. Mësohet se përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" nuk do të jenë të instaluara as flamuj partiak, por as podium ku të flasin liderët e opozitës.
Deputetët do të kenë në dorë megafona, prej të cilëve do të japin deklaratat e tyre dhe do t'iu bëjnë thirrje qytetarëve në rrugë që t'i bashkohen protestës së tyre. Krahas kësaj, burime nga selia rozë bëjnë të ditur se ndonëse kërkesa që i është drejtuar Policisë së Tiranës është kërkuar leje vetëm për një ditë, kohëzgjatja e demonstratës do të varet nga dëshira dhe vullneti i njerëzve për të qëndruar dhe për të larguar qeverinë Berisha.
Të gjithë deputetët e qarqeve ndodhen në zonat e tyre prej disa ditësh për të komunikuar dhe për të marrë sa më shumë demonstrues në kryeqytet.
Mësohet se demonstruesit nga Durrës, Fushë - Kruja, Kruja dhe Berati do të mblidhen tek pallati i sportit "Asllan Rusi". Ky grup do të kalojë tek sheshi i Zogut të Zi, më pas tek "Rruga Durrësit", sheshi "Skënderbe" për të përfunduar më pas tek Bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Ndërsa demonstruesit nga Elbasani, Korça dhe Pogradeci do mblidhen tek rruga e Elbasanit.
Këta protestues do të nisen nga këndi i lojërave tek Rruga e Elbasanit, për të kaluar para Parlamentit tek partizani panjohur dhe do të dalin në Sheshin Skënderbe, për të përfunduar tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Banorët e Fierit, Vlorës, Sarandës, Gjirokastrës do të mblidhen tek stadiumi Dinamo. Nga ky vendtakim ato do të nisen në drejtim të ambulancës, e më pas do të dalin në unazë, do të kalojnë tek ura e re e Lanës, më pas tek PS, sheshi "Skënderbe", dhe do të dalin në bulevardi "Dëshmorët e Kombit".
Nga ana tjetër, në kryqëzimin "21 dhjetori" do të grumbullohen qytetarë nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja. Këta demonstrues do të kalojnë tek "Rruga e Kavajës", më pas te sheshi "Skënderbe", për të përfunduar përpara kryeministrisë.
Ndërsa tek stacioni i trenit do të grumbullohen demonstrues nga Lezha, Dibra, Kukësi dhe Shkodra. Ato do të ndjekin bulevardin Zogu i 1, më pas tek sheshi "Skënderbe", për të përfunduar tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Në të gjitha zonat e caktuara, krahas demonstruesve që do të vijnë nga rrethet do të jenë dhe banorë të njësive përkatëse.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#25

Post by Trojan »

Shikoni live ngjarjet ne...

www.tivu.al
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Lajme nga Shqiperia

#26

Post by arianmarku »

Vrasjet pa asnjë dyshim janë skenari i parapregatitur i kryevampirit vllah edvin kristaq rama. Këta maskarenjë këlysh bushtrash, gjysmë njerëz, me koka katrore prap do na kthejnë 20 vite prapa.
User avatar
arianmarku
Regular Member
Regular Member
Posts: 67
Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
Gender: Male
Location: Finland

Re: Lajme nga Shqiperia

#27

Post by arianmarku »

Këtu s'është fjala për mosmarrveshje politike por drejtëpërdrejtë përsëritje të 97-tës. Ndryshe si do vijnë në pushtet vllehët, e gabelët.....
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Shqiperia

#28

Post by Arbëri »

Demostrata para Kryeministrisë, 3 të vrarë me armë zjarri, dhjetra te plagosur
http://www.balkanweb.com/index.php
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Trojan
Honored Member
Honored Member
Posts: 382
Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
Gender: Male

Re: Lajme nga Shqiperia

#29

Post by Trojan »

ArianMarku...

Me njerez si puna jote ka ngel mbrapa Shqiperia..
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Lajme nga Shqiperia

#30

Post by Arbëri »

Video shokuese, momenti i vrasjes së njërit prej protestuesve

“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Lajme”