"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Fjala e Kryeministrit Berisha në Parlament
Zonja Kryetare e Parlamenti
Zonja dhe zotërinj deputetë
Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë
Bashkëkombase dhe bashkëkombas të mi kudo që jeni
Së pari dëshiroj t’ju përshëndes përzemërsisht dhe të ndaj me ju shqetësimin, denoncimin, dënimin e atij akti të shëmtuar antikushtetues, që ndodhi me datën 21 janar, grushtit të shteti përpjekjet për të përmbysur me dhunë një mazhorancë legjitime.
Kjo është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë, sepse pas 86 vitesh, përsërit me kancelarin shqiptare grushtin e shteti. Kjo është përpjekja e dytë në historinë e këtij vendi për grusht shteti. Në 24-trën aventurierët politik rrëzuan me grusht shteti kryeministrin e zgjedhur me votën e shqiptarëve. Njeriun që pasi organizoi Kongresin e Lushnjës, kongresin e konkretizimit të pavarësisë së Shqipërisë, fitoi zgjedhjet, një grusht aventurierësh politik e përmbysën me dhunë dhe i morën pushtetin.
Histori prapa ka qenë ndër më të dhimbshmet, kemi përjetuar mbretërinë, për periudhën dhe përpjekjet vlerësimet unë i kam shprehur, erdhën pushtimet, erdhi diktatura, por grushtet shteti të tjera ky vend nuk ka pasur. Ky ishte i dyti në historinë tonë. Është 86 herë apo 87 herë më i turpshëm se i pari, sepse në atë kohë shteti ishte në hapat e para, kurse tani shteti, vendi, është anëtar i NATO-s.
Ky grusht shteti paraparin përpjekjet për të përmbysur me dhunë mazhorancën aktuale, në format e ndryshme është zhvilluar për një kohë të gjatë. Ajo që ju patë dhe që panë të gjithë shqiptarët, ishte përpjekja fundit, me turpshmja, me shëmtuara, më kriminalja . Edvin Kristaq Rama, pas humbjes së zgjedhjeve do të bënte çdo gjë, që atë që nuk e fitoi dot me votë, ta fitonte me rrugë të tjera të turpshme deri edhe kriminale e antikushtetuese.
Pasi do të bënte gjithçka për të parandaluar koalicion Parti Demokratike - Lëvizje Socialiste për Integrim dhe do të dështonte, atëherë zgjodhi të gjitha rrugët e tjera. Ju referua Nolit dhe aventurës së tij politike, filloi tu citojë shqiptarëve fjalimet e tij dhe aluduan haptas se Ahmet Zogun e ri, do ta shporrim me forcë, se qeverinë e pykave do ta përmbysim. Natyrisht kohëra krejtësisht të tjera. Zoti Rama vendosi në kohën e gabuar, një ngjarje të gabuar. Më vonë bëri çdo përpjekje me të gjitha format që Lëvizjen Socialiste për Integrim ta shkëpuste nga koalicioni. I ofroi zotit Meta në mënyrë të përsëritur postin e kryeministri dhe çdo post tjetër. Mori refuzimin e tij kategorik, me moralin, që ky koalicion me të cilin jam unë sot, ka fituar shumicën e votave të shqiptarëve dhe ne nuk mund të bëjmë kombinime.
Unë jam me këtë koalicion, ka qenë përgjigja e kryetarit të LSI-së, sepse këta kanë fituar shumicën dhe këtyre ju takon krijimi i qeverisë. Pasi dështoi në përpjekje të jashtëzakonshme në këtë aspekt, vazhdoi betejën e tij të marrjes me çdo kusht, me çdo çmim të pushtetit.
Komuniteti Ndërkombëtar në ligjin dhe moralin e të cilit është toleranca mirëkuptimi, bëri përpjekjet me serioze, por zoti Rama kishte vetëm një axhendë, karrigen e kryeministrit dhe asnjë axhendë tjetër.
Unë ju kam deklaruar shqiptarëve në këtë platformë se do të jem krenar gjithmonë, me zgjedhjet e 29 qershorit, por do te ndihem edhe më krenar me vendosmërinë time për të mbrojtur votën e tyre. Dua t’ju garantoj të dashur qytetarë dhe qytetare, se kurrë, sa të jetë në politikë Edvin Kristaq Rama, nuk do të mund të njohë votën tuaj dhe duhet tu them haptas se, bëra gjithçka për të gjetur një zgjidhje, se me ndershmërinë absolute, isha i gatshëm të numëroja çdo votë. Këtë po, por duhej mekanizmi ligjor, duhej gjykata, por nuk isha kurrë i gatshëm të prekja anën sekrete të votës.
Atë nuk e prek kurrë, sepse nëse unë prekja anën sekrete të votës, ju sot nuk votonit kurrë më të lirë, dhe ana sekrete e votës ishin të dhënat personale, që ai kërkonte për votën tuaj. Këtë ai nuk mund ta bënte kurrë. Si një zyrtarë politik prej 20 vitesh, eksperienca ime më e madhe janë zgjedhjet në të gjitha variantet dhe ai pasi dështoi me vizat, hoqi dorë nga kutitë dhe tani i duhej sekreti, por fatmirësisht sekreti i votës është i mbrojtur me direktivën e kodit të zgjedhjeve, të ndershme dhe të lira, të kodit të Venecias. Ai, thotë kodi, nuk mund të preket. Po e preke atë ke prekur ndershmërinë e zgjedhjeve që vijnë, ndaj dhe beteja ishte për sekretin, sekretin e votës nuk mund t’ia jepja kurrë, sepse nuk e marr vetë, në mënyrën më absolute pasi atë nuk mund ta preke njeri, sepse është i juaji dhe për tu ruajtur ka rregullat e veta në të gjithë botën e lirë. Por duhet tu garantoj se ky shok, nuk do të respektojë kurrë votën tuaj, derisa të mund të ulet në atë karrige të kryeministrit, që ju nuk ia jepni dhe ju e keni faktuar se nuk ia jepni.
Një javë më parë nga kjo platformë, përfaqësuesi i minorancës, u ka bërë një thirrje patetike të rinjve shqiptarë, pensionistëve shqiptarë, mësuesve shqiptarë, mjekëve shqiptarë, nënave, baballarëve, grave, burrave, bashkohuni. Unë nuk mund të vazhdoj më tej pa u shprehur mirënjohjen time më të thellë, studenteve shqiptarë, studenteve shqiptare, të rejave të Shqipërisë, pensionistëve të Shqipërisë, qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Tiranës. Që ditën e pucit, u gjetën aty ku duhej, përcollën me përçmim dhe indiferencë thirrjen e krye aventurierëve, kjo natyrisht nuk pengoi zhvillimin e tij, por kontribuoi thellësisht në dështimin e tij. Pasi dështoi me të gjitha format, u kthye tek dhuna. Montoi një video, një bisedë midis zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit Prifti. Në këtë video, natyrisht skenari nuk plotësohej dot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin. Skenari kompletohej po të dilte koka, kryeministri dhe paraqet në këtë video me çakallin e tij, një manipulim të ulët, sikur bisedohej për atë që nuk ishte biseduar kurrë. Natyrisht kjo ishte një gjë shumë e rëndë dhe që imitonte në njëfarë mënyrë skenarin hungarez të kryeministrit hungarez. Por kryeministri hungarez ishte në zërin e tij, po fliste në grupin parlamentarë, kishte bërë një deklaratë me disa të vërteta brenda dhe që njerëzit u revoltuan kur morën vesh për ato që kryeministri kishte thënë.
Kurse këtu kryeministri nuk ishte fare dhe pjesa e dytë e videos të dashur qytetarë dhe qytetare, e manipuluar më fort se e para, paraqiste manipulime të tjera. Në pjesën e parë u implikua kryeministri, në pjesën e dytë duhej bashkëshortja e kryeministrit dhe aty ku ishte Llambi, qartë në ekran shkruhej Lili, se mund ta hanin shqiptarët. Pra ndërroi gjinia, ndërroi çdo gjë, në mënyrë që të kompletohej e plotë akuza ndaj familjes së kryeministrit dhe njerëzit kishin të drejtë, sepse një kryeministër me bashkëshorten e tij kishin shkelur rregulla etike, etj.
Ishte i lehtë konstatimi, kishte disa montime, jua kam thënë vetë përpara. Natyrisht të zënë ngushtë nga ky akt i shëmtuar, Top Channel u detyrua të japë segmentin për kryeministrin, ku bëhej fjalë për emërimin e drejtorit të KESH-it dhe nuk kishte asnjë lidhje me hidrocentralin. Nuk dha pjesët e tjera, pjesët e tjera shkuan në prokurori dhe zëvendëskryeministri Meta, që në fillim i dërgoi të nesërmen një letër Kryetares së Parlamentit ku i thoshte se nuk kam imunitet, kërkoi dorëheqjen, i thash jo se ka montim, doli montimi dhe ai të mesmen më tha se dorëheqjen e kam të pa revokueshme dhe për mendimin tim ishte dinjitoz. Tha se nuk shkon që të ulem para një djali apo vajze, burri apo gruaje prokuror, si zëvendëskryeministër, unë dua të ulem aty si qytetari Ilir Meta.
Tani unë ju pyes ju të dashur qytetarë dhe qytetare, të dashur bashkëkombës
A janë këto standarde të një vendi të lirë. A janë këto standarde të një qeverie demokratike, ta supozojmë sikur është 100% e vërtetë video, cila qeveri ka dhënë dorëheqje për një ministër, kur ky ministër është paraqitur para organeve të drejtësisë. Por ky është një standard që kur ka ardhur. Ka dalë një problem ka shkuar dhe e ka sqaruar. Cili ka qenë reagimi i zotit Rama? E para se video nuk është e montuar, e dyta zoti Meta është fajtor, sepse duke dhënë dorëheqjen mori përgjegjësinë. Këto dy të pavërteta absolute. Mbi këtë bazë për të realizuar grushtin e tij të shteti, aktin më të turpshëm në historinë kombëtare, që nga viti 24 e deri më sot, por viti 24 ishte gjithsej 11 vjet nga pavarësia dhe kuptohet, që shteti ishte në formim e sipër,Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, ju thotë se video nuk është e manipuluar, cakton datën 21 për demonstratë dhe deklaron se popullin nuk do e kontrolloj. Leitnatët e tij, haptas deklarojnë se do të përmbysim qeverinë, shqiptarët kanë dëgjuar këtu se , çfarë ultimatumesh na u dhanë të gjithëve ne. Kisha vetëm një përgjigje këlyshët e bllokut lehën , por që nuk kafshojnë. Në kuptimin se nuk përmbysin dot. U bë çdo gjë që të bllokohem në fjalën time, në mënyrë të veçantë kur unë ndalesha tek disa çështje vlerash, sepse rëndomtë më ndodh që më thonë njerëzit Sali mos u merr me të.
Me se të mos merrem? Të dashur qytetar po ju shtroj një pyetje këtu, në qoftë se në qytetin apo komunën tuaj, njëri nga bashkëqytetarët apo bashkëfshatarët, do të dilte zhveshur me të shoqen në plazh, çfarë do të thoshit ju për të? A do e tregonit ju me gisht atë? Unë jam i pari njëri kundër çdo lloj linçimi, por prapë disa vlera janë të përbashkëta. Nëse ju të dashur qytetar një bashkëqytetari juaj i lagjes, i bllokut i qytetit tuaj, do të shkonte në gjykatë dhe do të thoshte se fëmijën nuk e njoh, se është i babait tim, por nuk do të pranonte të bënte analizën për të faktuar një akuzë të tmerrshme që lëshon mbi të atin, atëherë çfarë do ti thoshit ju këtij qytetari, qoftë ai mjek, punëtorë, inxhinier, arsimtarë, peshkatarë, zejtar apo çfarëdo qoftë, a do ta tregonit të gjithë me gisht. Po pse nuk u thoka kjo për një njeri që është kaq lart politikisht, sa më lart të shkosh aq më keq bëhet. Unë këtë kam çështje vlere, i pëlqen si pëlqen e kam çështje ndërgjegje. Unë nuk mund të pajtohem me këto dhe të tjera. Nuk kam sajuar dhe nuk do të sajoj kurrë qoftë edhe një akuzë të vetme jo reale ndaj kundërshtarëve të mi, ka sajuar ka montuar ka bërë çdo gjë kundër meje dhe në fund e bëri edhe Llambin grua, i vuri edhe emrin Lili të bashkëshortes sime dhe do tua paraqiste shqiptarëve se dhe ajo ishte e implikuar në një problem. Kjo ishte rruga që ai zgjodhi për të marrë karrigen time. Ditën para grushtit të shteti në intervistën time televizive, kam deklaruar se do të respektohet tërësisht dhe plotësisht protesta e opozitës. E deklaroj prapë këtu se do të respektohet plotësisht dhe tërësisht e drejta e opozitës për të protestuar dhe e çdo shqiptari. Nuk lëvizim ne nga këto vlera, kurrsesi, por do të marrë përgjigjen ligjore çdo dhunë. Të dhënat ishin të gjithanshme. Gramos Ruçi, Skënder Gjinushi dhe leitnantët e tjerë të tij ndanin para nga të katër anët. Paratë ndaheshin, një zarf për transportin rrugor, zarfi tjetër për dhunën. Zarfi i transportit kishte 10-20 mije lekë sipas distancës ndërsa zarfi tjetër kishte 200-300 mije lek për gurët, hurin, eksplozivin etj. Të dhënat i kishim të plota se do të përdorin eksploziv , se do të përdorin gurë, se do përdorin hunj dhe se do të marrin Kryeministrinë, Parlamentin Televizionin Publik dhe disa ministri të rëndësishme, por këto ishin objektivat.
Filloi protesta sipas skenarit, para se të vijnë pranë Hotel Dajtit, filluan të shpërndajnë hunj, u shpërnda thuhet një lloj droge sintetike, për këtë duhet të bëhen analizat se për këtë nuk kam dijeni, u shpërndanë gurë dhe të gjitha mjetet e tjera.
Pasi mbarova një drekë me një ambasadorë të një vendi mik, u ktheva në zyrë , sepse e kisha ditë pune, por edhe po të mos jetë ditë pune, unë do të kthehesha në zyrë, sepse më ishte rrethuar zyra dhe po u rrethua zyra unë aty duhet të jem aty. Zoti Rama pasi dha shenjë sulmoni, u instalua në lokalin e Fidelit. Pesë orë ka vazhduar në mënyrën më barbare sulmi ndaj kryeministrisë. Pesë orë lideri i opozitës komandonte sulmin, pesë orë terrori më i paparë mbi ata policë,anëtarë të forcave të rendit, profesionistë të shkëlqyer, që kanë bërë punën me të jashtëzakonshme në tërësi për të marrë shqiptarët vizat, janë përleshur me bandat më të egra, kanë fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve dhe një grup 200-300 vetë i gjuante ata me barbari, sikur të ishin kriminelët më të mëdhenj, për krimin që bënin se mbronin Këshillin e Ministrave, institucionet kushtetuese të vendit. Ndërkohë puçisti nga zyra karshi, ngrihej dhe i dukej se po i vinte momenti të ulej në karrigen time. Pesë orë nuk lëvizi vendit, i bindur se minuta e shumë pritur do të vinte. Një bllokmen tjetër i ri, sipas një informacioni, merr makinën që patë ju, e sjell dhe tani duhej mjeti për të hapur me makinë derën e kryeministrisë, për të hyrë brenda në kryeministri.
E vërteta është se ajo kryeministri nuk mund të merrej kurrë, sepse ajo kishte një mbrojtje absolute të gjithë punonjësit e saj ishin brenda, njësitë e gardës ishin brenda, sipër dhe nga të katër anët, ajo nuk mund të merrej kurrë ishte në një mbrojtje totale. Ishte një marrëzi, një çmenduari e një njeriu të çmenduar që nuk njeh asnjë lloj rregulli dhe kufizimi, përveç verbërisë për tu ulur në karrigen time me forcë me dhunë.
Garda e Republikës, e cila është e vetmja forcë që ka përgjegjësinë për mbrojtjen e territorit brenda gardhit ka qëlluar në ajër, nuk ka mbetur njëri i vrarë ,ndonëse hynë njerëz brenda territorit, fatmirësish nuk mbeti njëri aty. Më vonë u shpallën nga organizatorët se ka këto të vdekur , nga Spitali Ushtarak u informova për viktimat, puci dështoi, zoti Rama ,mbeti në karrigen e Fidelit, nuk mori dot karrigen e kryeministrit. Ky përben aktin e dytë të grushtit të shteti të dështuar në historinë e shtetit shqiptarë. Në një grusht shteti, mund të mos vritet askush, mund të vriten tre, mund të vriten tridhjetë, mund të vriten dhe më shumë, ai që hyn në grusht shteti, ai duhet ta kuptojë se i ka hyrë fataliteteve. Grushti i shteti është grusht shteti, kryeministri i vendit ishte në vendin e tij, i fluturonin plumbat mbi seli, nuk mund të largohesha përkundrazi erdha në zyra siç thashë që isha në një drekë me një ambasador. Ndiej keqardhje të madhe për tre të vrarët, nuk do të donim asnjë, kush i vrau si u vranë, gjeja e parë që kam bërë pasi ju kam shprehur familjeve ngushëllimet, i kam kërkuar prokurorisë hetim të plotë, për të zbardhur të gjitha rrethanat, mendova se pasi ishte një mori e pafundme kamerash dhe fotografësh nuk do të ishte e vështirë të qartësohej gjithçka. I kërkoj Sekretarit të Përgjithshëm ti dorëzojë prokurorisë të gjithë sistemin e filmimit përreth që ka kryeministra të vetin.
Meqë jam këtu dua të garantoj familjarët se organizatori i vrasjes së tyre ka vetëm një emër, ky është Edvin Rama. Vdiqën të paguar apo të pa paguar ata njerëz shpirti i tyre e di, le të gjeje paqen e merituar, por unë jam kryeministër i një vendi të lirë. Në çdo rrethanë unë do të kërkoj hetimin për çdo jetë të humbur kudo që të ndodhë dhe kërkova hetim prokurorisë, garantova se do të ketë ço lehtësi në këtë hetim, besoj se kjo ishte detyra. Dje në mëngjes të dashur qytetar dhe qytetare gjendem para një situate tërësisht të re.
Prokuroria e shteti në një kohë të rrufeshme dhjetë orë gjithsej nga darka që dështoi grushti deri në orët më të para të mëngjesit, kishe lëshuar 7 urdhër arresti për të gjithë zinxhirin e komandës së gardës, nga Komandanti i Gardës deri tek ai që ishte në fushë. Ministri më informon, zoti Rama sinkronisht paralajmëron miting për horrat e gardës dhe kjo ishte një situatë jashtëzakonisht të veçantë. Ministri i kërkon Prokurores së Përgjithshëm se që të gjithë ata që kërkon do të vijnë për hetim, por të arrestohet i gjithë zinxhiri i drejtimit të komandës së gardës do të thotë të dekapitosh mbrojtjen e institucioneve, do të thotë të dënosh kolektivisht. Ju garantoj që secili prej tyre, jo që s’ka ndërmend të lëvizë nga vendi, por do të vijë të dëshmojë sa here ta thërrisni ju për hetim. Por nuk kishte filluar asnjë hetim, as balistikë, as këqyrje vendi asgjë prej gjejë.
Pastaj një korrespondencë mes institucioneve dhe pasdite Prokurorja e Përgjithshëm merr ne telefon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe i kërkon të ekzekutojë vendimin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i thotë, zonjë i ke me lapsuse, gabime teknike dhe unë vendim me lapsuse,nuk ekzekutoj ndaj po i ri kthej ti rregullosh. 30 minuta më pas del kryetari i opozitës Edi Rama del në konferencë për shtyp dhe thotë se prokurores i kthehet urdhri , sepse Drejtori i Përgjithshëm i Policisë thotë se janë lapsuse, nuk besoj se kjo është mënyra e hetimit të paanshëm.
Meqë jam këtu, unë para familjeve të tyre, sepse njëra nga ata familje përfaqësoi të gjitha familjet, përzuri nga dhoma njërin duke i thënë kriminel na vrave vëllain ik, dhe as u skuq e a as u zverdh, por doli para mediave dhe tha se Shqipërisë i duhen dëshmorë. Është e regjistruar kjo gjë, por dua tu them këtyre familjeve se në mënyrë absolute, do të behet një hetim më i plotë dhe më i miri, se çfarë përgjegjësie i vini ju Edi Ramës, që ftoni njerëzit tuaj për në grusht shteti, ajo është në tagrin tuaj, përgjegjësia ime është që të bëhet hetim i plotë. Dhe unë sot i kam kërkuar Trupit Diplomatik, që të ndihmojnë me ekspertët më të mirë dhe ne kemi miq të mirë që të vijnë dhe të zbardhin tërësisht të vërtetën e këtyre vrasjeve. Ky është zotimi im para familjeve të këtyre viktimave për rrethanat që ata kanë marrë plumbat, për të tjerat le të gjykojnë ata vetë.
Por dua të informoj shqiptarët se nëse janë lëshuar gjashtë urdhra arresti për dënim kolektiv, për zinxhirin e komandës së gardës, nuk është marrë asnjë në përgjegjës apo të pyetet, asgjë nga organizatorët, as ata që kanë deklaruar se na duhen 13 mijë të vdekur, as ata që kanë deklaruar se na duhen martirë dhe Shqipëria të nderohet me martir të rinj, as ata që kanë deklaruar se popullin nuk do e kontrollojmë por do të bejë atë që do, as atë që drejtoi grushtin e shteti nga lokali i Fidelit, as atë që urdhëroi momentin, sulmin mbi kryeministrinë, që e patën të gjithë, as ata që dhanë para dhe rekrutuan bashibuzukë dhe mercenare, përkundrazi drekojnë rëndshëm me anëtarë të prokurorisë. Pra mendoj se ky është një gabim fatal.
Zonjë, që kur je ulur në atë karrige deri më sot ke hapur me dhjetëra procese me administratën dhe qeverinë, të kam përgëzuar, të përgëzoj dhe do të të përgëzoj çdo akt të tillë, sepse ky është interesi jetik i mazhorancës, ky është interesi jetik i vendit, por asimetrizmi yt politik në fushën e krimit ekonomik nuk u gjet kurë, nuk mund të pranohet kurrë në fushën e një grushti shteti, që përsëriten në Shqipëri pas 87 vitesh. Është akti më i shëmtuar, ky është akti më i turpshëm me kriminal me antikushtetues. Kjo është një mazhorancë legjitime, është një mazhorancë, e cila ka një axhendë dhe po bën gjithçka për të konkretizuar këtë axhendë ndaj dhe të mbash një qëndrim të tillë ndaj grushtit të shteti, ky është absolutisht anësi me pasoja fatale, shumë të këqija dhe të rënda. Nëqoftëse të parin e toleroj të dytin jo, sepse nuk janë më në lojë probleme të mazhorancës apo të kryeministrit, këtu janë në loja fate madhore të kombit të shoqërisë së shteti. Kjo është shumë shumë e rëndë.
Zonja dhe zotërinj
Që po përgatitej dhuna këtë e ka ditur çdo shqiptarë. Që të gjithë ju , unë, kemi marrë të dhëna dhe informata të gjithanshme se po ndaheshin para,se po paguheshin se po shkohej derë më derë dhe po ju bëhej thirrje, por këtë të dhënë një institucion në Shqipëri nuk e kishte marrë, dhe ky është Shërbimi Informativ Shqiptarë, në të cilin taksapaguesit shqiptarë paguajnë jo më pak se 1 mijë vetë. Ky nuk kishte të dhëna, të gjitha agjensitë e huaja mike kishin shprehur shqetësimin e tyre për ecurinë. Me datën 20 me shkresë zyrtare SHISH me shkrim , i dërgon zero të dhëna policisë së shteti. Çfarë e shurdhoi dhe çfarë e verboi, çfarë ju mbylli sytë dhe çfarë ju mbylli veshët, këtij shërbimi, kjo është punë e tij. Ndaj në këto rrethana , kur që nga pardje deri më sot ka vetëm zotime të aventurierit dhe puçistit se do të vazhdojë puçet dhe aventurën, në këto rrethana kur ditën për drekë në sytë e të gjithë botës pesë orë rresht kryeministri i vendit u sulmua nga kryetari i opozitës për ti marrë karrigen, në këto rrethana , kur gjenden para faktit se i vetmi moment hetimi është ndëshkimi kolektiv i të gjithë zinxhirit të gardës . Në këto rrethana kur agjencia kryesore e shërbimit ka dhënë zero të dhëna, sepse shërbimi ushtarak ka dhënë të dhënat e tij, SHISH i jep zero të dhëna policisë.
Unë ju ftoj ju të ngrini një komision hetimor parlamentarë për të hetuar të gjithë mekanizmin e organizmit të këtij puci. Garantoj prokurorinë se nuk do të ketë asnjë pengim në hetimin e saj, garantoj familjet e viktimave se do të kërkoj ndihmën më të kualifikuar ndërkombëtarë për të zbardhur të vërtetën e rrethanave të vrasjes së njerëzve të tyre. Garantoj shqiptarë se rendi kushtetues do të respektohet plotësisht,se shteti ligjor do të funksionojë plotësisht, se asgjë nuk është në rrezik, por dëmi është shumë i madh. Pas 87 vitesh një grusht aventurierësh ndërmarrin aktit kriminal të turpshëm për të rrezuar një qeveri legjitime. Garantoj Edvin Kristaq Ramën se në rrethimin pesë orësh që i bërë kryeministrit të vendit për ti marrë karrigen, ke tejkaluar gjithçka në këtë botë, ke tejkaluar të gjitha limitet. Ligjet, kushtetuta e vendit demokratik, mos tento më se në mënyrë absolute do të marrsh përgjigjen e merituar të një puçisti. Uroj dhe dëshiroj në interesin më të mirë që dështimi i turpshëm i rrethimit të një kryeministri dhe Këshillit të Ministrave të të behet një mësim për të mos përsëritur me ngjarje te tilla. Ligji do të rivendoset plotësisht. Mos gabo të rrethosh institucionet, këto janë institucione të burrave dhe grave që janë vendosur aty me votën e lirë të shqiptare, këto janë institucione të një vendi anëtarë të NATO-s. Kë to janë institucione që nuk mbrohen vetëm nga heronjtë e gardës dhe të policisë, pro nga të gjithë punonjësit e tyre. Nuk mundet që një aventurë e turpshme, e pa ndodhur në Europë, sepse pas luftës së dytë botëror u përmbysë sistemi dhe ndodhi edhe në Shqipëri, por nuk kaloi në grushte shteti, ky proces epokal dhe historik nuk u bë me grushte shteti , ky proces epokal dhe historik u bë me procedura, të cilat realizoi dhe shembi një sistem nga më të rëndët dhe më mizoret dhe tani pas 20 vitesh një grusht bllokmenësh të ri, nuk duan votën e shqiptarëve ata duan pushtetin me çdo kushte
Falënderoj me shumë mirënjohje qytetarët e Tiranë që me indiference e tyre bene te dështoi ky puç shteti, por falënderoj dhe ata socialiste, që panë ne sy kurthin e turpshëm. Kur panë se kishin ardhur për karrigen e kryetarit me dhune, jo që nuk qëndruan afër po qëndruan tek Hotel Dajti e tutje, i thanë kryetarit rri ti me bashibuzuket e tu. Natyrisht dëmi është bërë, duhet shumë punë për ta rikuperuar , le të punojmë së bashku ne me qytetarët. Ju kërkoj ndjesë qytetarëve që unë e shtyva manifestimin paqësor të ditës së mërkurë, por mora për bazë një kërkesë të miqve, partnereve të Shqipërisë, të cilët duan stabilitet këtu pasi kanë këtu miliarda investime dhe kanë ndihmuar këtë vend për të përshkruar distancën më të gjatë në një kohë më të shkurtër se çdo vend tjetër.
Faleminderit.
Kryeministria
24/01/2011
Ngjarja eshte shume me e nderlikuar dhe shume me keq sesa shifet. Kurre nuk kam pare qe prokororia te leshoje flet arreste pa filluar hetimi! Aq me teper kur keto flet arreste sikur te ishin zbatuar do te kishin shkaterruar gjdo mundesi te mbrojtjes se institucioneve ligjore dhe kushtetuese. Nje 97-te do te kishte ndodhur me siguri.

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Spartak Ngjela
"Neser te gjithe ne kembe, kjo eshte nje lufte e rende. Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne per ta fituar betejen"
Po si nuk e fillojne listen e deshmoreve me veten e tyre kto por gjithmone "mrekullishte" i shpetojne vdekjes?
13 mije nuk ishin ne proteste le ma te bien deshmore, edhe ato proestues qe kishin ishin hallexhi apo te pa pune qe nuk kishin me se te kalojne kohen, hallexhite ishin mbledhure nga Korca deri ne Shkoder ndersa Tiranasit qe e vune Ramen kryebashkiak nuk dolen te djegun qytetin e tyre. Kurse disa thojne "populli" po protestonte!

- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Trojan wrote:Sally wrote:Harruat '97', apo meqe e organizoj PS me GREQIN ne krye nuk e vendoset ne liste?!Trojan wrote:Arberi... dhe te tjeret qe mbroni qeverine aktuale
Beni nje bilanc kohore gjate qeverisjes se Sales... dhe shikoni se sa i dobishem ka qene per kombin tone ky maskarai qe nuk i zbret kalit...
Po ju kujtoj vetem disa nga te fundit...
1)Gerdeci
2)Shitja e Detit
3)Tolerance ndaj Bollanos (ndryshim emrash rrugeve dhe njerezve pa ndeshkim)
4)Tolernace ndaj Janullatos(kujtojme varrezat...)
5)Permbytjet ne Shkoder
6)Ilir Meta ne Beograd..
7)Vrasje ne Bulevard ......
Ky eshte lideri i shqipetareve apo i antishqiptareve ?
Nuk eshte pergjigjje kjo Sally......
Ne 97 mos harro kush ishte shkaku... shikoni shkakun dhe jo pasojat...
Une personalisht kam mendimin qe ky Berisha eshte nje vegel Serbe, qe perdoret per te percare kombin.
Per F. Nanon doli hapur qe eshte/ishte nen kontrollin e grekeve... tani nqs nuk e keni kuptuar keta te dy bashkpunojne...
Sa per Edi Ramen , nuk mund te nxjerr konkluzjone ngaqe nuk e kemi pasur ndonjehere kryeminister.... keta te tjeret i dime mire...
Vetkuptohet qe nuk ishte pergjigje Trojan, une thjesh lexova 'thirjen' qe kishe bere: Beni nje bilanc kohore gjate qeverisjes se Sales..., dhe ne kete bilanc pash qe mungonte dhe '97', se ne kohen e qeverisjes se Sales ndodhi dhe ajo.
Pastaj dhe vet kryetari juaj na e kujtoj dje mbasdite, gjithashtu na siguroj qe NUK DO KET NJE 97 TJETER, po te premten e ardhshme do mbidhemi perseri dhe do ket me shume protestant akoma!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Trojan
- Honored Member
- Posts: 382
- Joined: Fri Jul 30, 2010 9:03 pm
- Gender: Male
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Sally ti a e pranon qe keto 7 pika te pakten jane kryer me dijenine dhe mbeshtetjen e Sali Berishes ?....
Une nuk e kam per gjithe PDne, por per liderin e saj qe eshte bere diktator brenda partise se vete... por edhe jashte saj...

- arianmarku
- Regular Member
- Posts: 67
- Joined: Wed Jul 21, 2010 9:44 pm
- Gender: Male
- Location: Finland
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Global Moderator
Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 980
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
Reputation point: 52
Spartak Ngjela
"Neser te gjithe ne kembe, kjo eshte nje lufte e rende. Tre te vdekur jane pak, edhe 13 mije nuk mjaftojne per ta fituar betejen"
Në çdo shtet demokratik, një thirrje e tillë nga një person publik, personi do arrestohej menjëherë. Ky Ngjelua të kujton thirrjet e Sheshelit kundër shqiptarëve kur bënte luftë në Kosovë. Kanë marrë pamje të kafshëve të tërbuara këta maskarenj.

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Kam dhe une nje pyetje per ty, njera nga 7 pikat eshte: "Permbytja ne Shkoder". Edhe kjo eshte kryer me dijenine dhe mbeshtetjen e S.Berishes?Trojan wrote:Sally ti a e pranon qe keto 7 pika te pakten jane kryer me dijenine dhe mbeshtetjen e Sali Berishes ?....
Une nuk e kam per gjithe PDne, por per liderin e saj qe eshte bere diktator brenda partise se vete... por edhe jashte saj...
1)Gerdeci
2)Shitja e Detit
3)Tolerance ndaj Bollanos (ndryshim emrash rrugeve dhe njerezve pa ndeshkim)
4)Tolernace ndaj Janullatos(kujtojme varrezat...)
5)Permbytjet ne Shkoder
6)Ilir Meta ne Beograd..
7)Vrasje ne Bulevard
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
tani ne fillim na thate i vrau opozita me pistolete,pastaj na thate se u vrane ngaqe shkelen ligjin,versioni i fundit u be nuk e dime nqs i ka vrare ose jo garda edhe pse vete Saliu e pranoi vrasjen e tyre prej herojve qe mbrojten shtetin,na thoni atehere si do e lini?
Pike se pari ketu duhet te behet nje dallim midis policise dhe gardes policia veproi me profesionalizem dhe vetmohim edhe pse u dhunua rende nga militantet e Rames,kurse garda ne fakt jo e gjithe garda por disa individe qe mendonin se po luanin "Counter Strike" thane le te shohim nese po vriten me te vertete keta trimat e Rames dhe rezultati dihet mire.
Tani qe dikush nga ju u verbua nga dashuria per liderin Patushi mund ta marre per ofendim por ne fakt nuk eshte ofendim eshte thjesht nje e vertete e hidhur.
Sa per fjalet e ngjeles nuk po ta mbron kush zbato ligjin dhe rrase brenda kush therret vellavrasje atje e ka vendin.
Kush thyen djeg dhe sulmon policine ndalohet dhe cohet ne gjyq,nuk egzekutohet ne bulevard poashtu dhe ata qe vjedhin apo manipulojne.
Tani ketu disa persona hiqen per patriote dhe nuk ngurrojne te sulmojne kedo qe nuk ju shkon pas qejfit ,nejse kjo eshte puna e tyre dhe ne skemi cte bejme por une doja tu thosha vetem nje gje "Patrioteve" Kurre mos pranoni qe te vriten shqiptare qofte dhe kur hedhin gure apo shkopinj mbi policine apo mbi institucionet por kerkoni te ndalohen sipas ligjit.
Me vjen keq qe per patriotet vrasja e shqiptareve qenka dicka e lejueshme!

Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Lexo erix per ligjin qe ti dhe une duhet ta rrespektojme dhe qe kemi votuar ta kemi ju jep kete te drejte per perdorimin e armeve.erix77 wrote:tani ne fillim na thate i vrau opozita me pistolete,pastaj na thate se u vrane ngaqe shkelen ligjin,versioni i fundit u be nuk e dime nqs i ka vrare ose jo garda edhe pse vete Saliu e pranoi vrasjen e tyre prej herojve qe mbrojten shtetin,na thoni atehere si do e lini?
Pike se pari ketu duhet te behet nje dallim midis policise dhe gardes policia veproi me profesionalizem dhe vetmohim edhe pse u dhunua rende nga militantet e Rames,kurse garda ne fakt jo e gjithe garda por disa individe qe mendonin se po luanin "Counter Strike" thane le te shohim nese po vriten me te vertete keta trimat e Rames dhe rezultati dihet mire.
Tani qe dikush nga ju u verbua nga dashuria per liderin Patushi mund ta marre per ofendim por ne fakt nuk eshte ofendim eshte thjesht nje e vertete e hidhur.
Sa per fjalet e ngjeles nuk po ta mbron kush zbato ligjin dhe rrase brenda kush therret vellavrasje atje e ka vendin.
Kush thyen djeg dhe sulmon policine ndalohet dhe cohet ne gjyq,nuk egzekutohet ne bulevard poashtu dhe ata qe vjedhin apo manipulojne.
Tani ketu disa persona hiqen per patriote dhe nuk ngurrojne te sulmojne kedo qe nuk ju shkon pas qejfit ,nejse kjo eshte puna e tyre dhe ne skemi cte bejme por une doja tu thosha vetem nje gje "Patrioteve" Kurre mos pranoni qe te vriten shqiptare qofte dhe kur hedhin gure apo shkopinj mbi policine apo mbi institucionet por kerkoni te ndalohen sipas ligjit.
Me vjen keq qe per patriotet vrasja e shqiptareve qenka dicka e lejueshme!
E di qe nuk eshte patriotike te tregosh gjakftohtesi dhe te mos ju drejtosh gishtin "vrasesve" por une thjeshte dua qe hetimi te mbaroje.Dua te ritheksoj se me keto qe do te hedhi me poshte une nuk pranoj te pa vertetuaren akoma qe "forcat policore moren jeten e tre protestuesve".
KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Neni 221
Kryengritja
Pjesëmarrja në veprime masive të dhunshme, si vendosje pengesash
apo barrikadash për të ndalur forcat e rendit, rezistenca me armë apo
çarmatosja e tyre, pushtimi me forcë i ndërtesave, kryerja e plaçkitjeve,
grumbullimi apo vënia në dispozicion e armëve, municioneve dhe
njerëzve, krijimi i lehtësirave në favor të kryengritësve, të bëra për të
përmbysur rendin kushtetues, dënohen më burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet.
Marrja pjesë si udhëheqës apo organizator në veprimet e mësipërme dënohet me burgim të përjetshëm.
------------------------------------------------
LIGJ Nr.8290, datë 24.2.1998
PËR PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT
Neni 3
Forcat e Armatosura dhe ato që nuk bëjnë pjesë në to, por në bazë të ligjeve janë të pajisura organikisht me armë zjarri për kryerjen e detyrave të tyre, i përdorin armët e zjarrit sidomos në këto rrethana:
1. Nga forcat e policisë së Ministrisë së Brendshme:
- Kur është duke u kryer një krim i rëndë, terror, shkatërrim ose dëmtim i pasurisë shtetërore, publike a private, me zjarr, lënë plasëse, armë ose mjete të tjera të rrezikshme, vrasje, grabitje a vjedhje e bankave dhe objekteve ku mbahen vlera të mëdha materiale e kulturore, e makinave që transportojnë vlera monetare a materiale të rëndësishme, si dhe kur ka përdhunim nga një grup personash a rrëmbim personash, të parashikuara në Kodin Penal.
- Kur është duke u kryer një krim me armë zjarri ose me armë të tjera, me lëndë plasëse a helmuese, me mjete që, kur vihen në lëvizje, nuk mund të kontrollohen.
- Kur personi që ka kryer, është duke kryer ose ka të dhëna të mjaftueshme se ka kryer një krim të rëndë, përpiqet t’i shpëtojë ndalimit ose arrestimit.
- Kur personat e dënuar, të arrestuar a të ndaluar tentojnë të largohen nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit ose vendet ku mbahen për t’u shoqëruar nga personat që i shoqërojnë ose nga mjetet me të cilat transportohen.
- Kur persona të ndryshëm tentojnë të lirojnë me dhunë ose me armë të dënuarit a të paraburgosurit nga vendet e kryerjes së dënimit, dhomat e paraburgimit, vendet ku mbahen për t’u shoqëruar ose mjetet me të cilat transportohen.
- Kur persona të ndryshëm përpiqen të kalojnë me dhunë a duke përdorur armë ose mjete në vende ku ka ndalim policie ose që ruhen me postbllok nga organet e ruajtjes së rendit publik.
- Kur forcat e ruajtjes së rendit ose të tretë, si dhe objektet e tyre, sulmohen me armë a mjete të tjera të rrezikshme për jetën dhe në rrethanat konkrete sulmi nuk mund të zmbrapset me mjete të tjera.
Ne qoftese ato tre protestuesa jane vrare nga trupat policore, trupat policore jane brenda ligjit 100%.
Po ashtu me vjen keq qe nuk i besoj xhaxhait i cili kishte lyer krytin e tij me boje te kuqe dhe ju tregonte kamerave gjoja se ishte gjak.
Pa numeruar te vdekurit ne spitalin ushtark protestuesit e plagusur nuk e kalonin numerin 20 kurse gardistet numeroheshin ne 80 po ashtu dhe policet numeroheshin aty nga 40-50-ta.
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Do fitojme "ne" apo do fitojne "ata"????
Mblidhni ore mendjen se po leme namin, se duket sikur jemi ne lufte me armiqe te ndryshem nga ne...u vrame me njeri-tjetrin, e kjo duhet te na beje te reflektojme e te fillojme te mendojme pse po vrasim njeri-tjetrin dhe arsyet pse po e bejme diçka te tille. Ngelem duke analizuar e lagu a se lagu dhelpra bishtin dhe per cfare arsye e lagu!
U lyen rruget e Tiranes me gjak shqiptari per hir te disa batakçinjve te quajtur politikane=qen bir qena shqiptar dhe kjo eshte e verteta dhe te kerkojme te analizojme!
MJERE NE!!!!!!!!!!!!!
Mblidhni ore mendjen se po leme namin, se duket sikur jemi ne lufte me armiqe te ndryshem nga ne...u vrame me njeri-tjetrin, e kjo duhet te na beje te reflektojme e te fillojme te mendojme pse po vrasim njeri-tjetrin dhe arsyet pse po e bejme diçka te tille. Ngelem duke analizuar e lagu a se lagu dhelpra bishtin dhe per cfare arsye e lagu!
U lyen rruget e Tiranes me gjak shqiptari per hir te disa batakçinjve te quajtur politikane=qen bir qena shqiptar dhe kjo eshte e verteta dhe te kerkojme te analizojme!
MJERE NE!!!!!!!!!!!!!

-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Po ti mendon se une i besoj atij apo rames?Po ashtu me vjen keq qe nuk i besoj xhaxhait i cili kishte lyer krytin e tij me boje te kuqe dhe ju tregonte kamerave gjoja se ishte gjak.
I vetmi ndryshim midis meje dhe disave ketu eshte se une nuk i mbaj ison liderit sepse une nuk kam ndonje lider ne fakt per mua te dy liderat jane per tu lidhur.
ajo qe ndodhi ne 21 janar nuk kishte vetem nje pale fajtore,te dyja palet kishin faj si ai qe provokoi edhe ai qe e hengri karremin.
Patush kur i sjell ato ligjet mos sill vetem pjeset qe te interesojne ty por sille te gjithin sepse nqs nuk e di ligji e ndalon absolutisht qellimin me arme ndaj turmes.
p.s. meqe qenke kaq i informuar me punet e qeverise na thuaj te lutem pse mbaruan fisheket e gomes dhe garda u detyrua te qelloje me fisheke te vertete,mos valle parate e tenderit i vodhi bab Sala apo zevendesi i tij 7%
per kete te jap shume te drejte le te mos nxitohemi dhe ta leme prokurorine te beje punen e vet mos ta pengoj e as sulmoje kush.E di qe nuk eshte patriotike te tregosh gjakftohtesi dhe te mos ju drejtosh gishtin "vrasesve" por une thjeshte dua qe hetimi te mbaroje.
Por e gjitha kjo teme nisi sepse dikush ketu tha qe demonstruesit u vrane nga thinjoshet e paguar prej Rames dhe e thane thjesht duke i bere jehone fjaleve te babait te kombit per te kaq mjafton qe dicka te jete e vertete sepse fjala qe del prej gojes se tij ka dale nga goja e perendise.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
E rendesishme dhe e dhimshme eshte qe tre jete njerezish u moren. Une nuk e di kush i vrau, por do te uroja qe ato plumba te ishin nga pakujdesia e disa prej ushtareve dhe te mos ishin as nga te inflirtuarit ne turme dhe as pas nje urdhri politik nga ushtaret. Disa prej videove, tregonin disa ushtare te papergjegjshem(shume pak ceshte e verteta), qe i drejtonin armet horizontalisht. Kjo eshte mungese totale profesionalizmi dhe duhet te hetohet. Une do desha te nderonim viktimat, pavaresisht se ata u sollen aty per ti sherbyer interesave politike te dikujt te etur per karrige.
Une jam i bindur, qe cdo shqiptari i ka dhembur shpirti, per ato jete te humbura njerezish, qe plumbi i zgjodhi te jene nga shtresat me varfra. Shpresoj dhe uroj qe ai plumb te mos jete drejtuar atje nga nje dore djallezore.
Une jam i bindur, qe cdo shqiptari i ka dhembur shpirti, per ato jete te humbura njerezish, qe plumbi i zgjodhi te jene nga shtresat me varfra. Shpresoj dhe uroj qe ai plumb te mos jete drejtuar atje nga nje dore djallezore.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Honored Member
- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Prape me bojera "njerezit e Sales"! Te njejtat truke si ne 97 kush i mban mend! Shkonte kamera e TVSH tek sheshi Skenderbej hidhnin ca solucione ne trotuar dhe thoshnin "eshte boje, nuk eshte gjak". S`kane mesuar te bejne dhe ndonje gje me te rafinuar.Patush wrote:
Boje dhe jo gjak
"Protesta paqesore"
Qyre ku doli trimi prap, siq shifet i ka nqef kamerat dhe aparatet.
"populli"
Kuptohet qe ketij flokelyeri, ia ka bere punen ndonje parrukiere e oborrit. Shikoni sa bukur pozon, eh..., me sa rehatllek kalon para policeve, mire qe su jep dhe doren!
Te tere e njohin kush eshte Sala. Kur i rrezikon karrigia, s`gjen psikopat me te madh.
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Eshte e pabesueshme menyra jote e te arsyetuarit, nese e kuptova drejt. Pra ti pretendon qe kete e ka lyer kryeministri me boje, qe nese e akuzon opozita per ushtrim dhune, te mbrohet duke thene qe eshte boje? Sa i semure duhet te jesh te mendosh keshtu, fantazite e mendjes tende, ja faturon Sali Berishes, thjesht se te krijon kenaqesi ideja qe poshteron kryeministrin e Shqiperise.elikranon wrote: Prape me bojera "njerezit e Sales"! Te njejtat truke si ne 97 kush i mban mend! Shkonte kamera e TVSH tek sheshi Skenderbej hidhnin ca solucione ne trotuar dhe thoshnin "eshte boje, nuk eshte gjak". S`kane mesuar te bejne dhe ndonje gje me te rafinuar.
Kuptohet qe ketij flokelyeri, ia ka bere punen ndonje parrukiere e oborrit. Shikoni sa bukur pozon, eh..., me sa rehatllek kalon para policeve, mire qe su jep dhe doren!
Te tere e njohin kush eshte Sala. Kur i rrezikon karrigia, s`gjen psikopat me te madh.
Jam me gjithe mend i habitur, nga stuhia e propagandes qe ngrihet sot, shpeshhere dhe spontane, vetem e vetem qe te nepekembni ata qe ju i mendoni si pengesa per interesat tuaja. Me Sali Berishen ju "greko"-serbet dhe socialisto-anarkistet-mafiozet e Shqiperise keni kaluar cdo limit.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
elikranon kot thua qe je grek se greket lene koken per kirie Berishen e duan me shume se Janullatosin.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
Vrasjet, rrefimi i policit: Gardistët na thanë, po kaluan gardhin, dhijani rracën
Tedi Blushi
Nuk preferon të identifikohet për shkak se rrezikon vendin e tij të punës. Por garanton me përgjegjësi të plotë se po thotë vetëm të vërtetën në raport me masat organizative që u morën në 21 janar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës për të zmbrapsur atë që ai e cilëson si “sulm anti kushtetues ndaj institucioneve që synonte të rikthente vitin 1997”. Është një prej punonjësve të njërës prej strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit, i angazhuar personalisht me mbrojtjen e godinës së kryeministrisë gjatë demonstratës së dhunshme të organizuar nga opozita. “Mutin me shurrë nuk e mbuloj unë por këto që them janë e vërteta dhe po rrezikoj vendin e punës që po jua them juve gjithë këto informacione vetëm e vetëm që të mos hidhet baltë në atë që bëmë. Sa kemi zbuluar deri tani ja kemi dorëzuar prokurorve që na thanë mos të flisnim fare në media e të mos i thoni as familjarve tuaj asnjë gjë për hetimin”, shprehet ai. Në fakt nuk janë gjë tjetër, veçse fletë të një “ditari” të tij, ku ekzkluzivisht për “Gazeta Shqiptare” zbërthehen në detaje gjithçka ka ndodhur brenda asaj që në gjuhën e tij profesionale, cilësohet si “gardhi i institucionit”. “Një gardist me një helmet alla zjarrfikshesh dhe një kallash me bajonetë me 5 krehër që i kishin nxjerrë nga depot na tha shkoni para e gjuani në ajër, po e kaluan oborrin dhijani rracën. Kur u hap dera dhe na kërkuan për ndihmë të gjithë thoshin “jo nuk di të gjuaj” , “jo kjo s’është puna ime”. Vetëm unë dhe një tjetër (pa e mburrur veten) morën guximin të futeshim në kryeministri”, vijon ai. Ky rrëfim sqaron gjithë defektet organizative me të cilat është përballur atë ditë Policia dhe Garda e Republikës, armët që janë përdorur për të zmbrapsur demonstruesit, mënyrën sesi dhe nga kush jepeshin urdhrat me celular, kush mban përgjegjësi për tre viktimat dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite, dhe sesi u arrit të vendosej qetësia në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pas 5 orësh. “Të gjithë u frikësuam e pa u menduar e lëviza siguresën dhe i zbraza nja 20 plumba në breshëri. U çudita më shumë kur pashë se nga makina doli një njeri. Një tjetër rrot k.... hypi në çati e na bënte si trim. Nja dy çunave aty u hypi në mendje ta qeronin..”, dëshmon polici i njësisë speciale.
E premte
21 Janar
Tani u ktheva në punë se në shesh thashë se lashë leshtë! Na kishin lënë mbrapa kryeministrisë e na thanë kujdes se sot ka për të ndodhur ndonjë gjë. Mbasi doli ajo hidrantja ata (demonstruesit Shën.Red) kërcyen keq fare e shkulën pllakat e trotuarit. Na thanë mbushni armët e shkoni e kapni atë që ju del para, por ne të shkretët s’kishim as mburoja e as helmeta. Unë me një shok u futëm te lulishtja mbas Piramidës dhe e kapëm njërin me kapuç të bardhë që ishte nja 17-18 vjeç. Ai shoku e kapi prej xhakete e unë prej flokësh, se s’kishim as pranga, e ja çuam policve tek furgoni. U kthyem e morëm dhe një tjetër, malok që dukej nga e folura dhe e morëm para dhe me ca shkelma e çova deri te furgoni. Mbas ca kohe, se kisha parë orën dhe as nuk më vajti ndërmend ta shifja, na thanë se kishin plasur derën dhe të vinin të gjithë për ndihmë se vetëm 15 gardistë ishin. Na futen te hyrja midis Rognerit, e na thanë prisni këtu. Mbas nja dy minutash na erdhi një gardist me një helmet alla zjarrfiksesh dhe një kallash me bajonetë me 5 krehër që i kishin nxjerrë nga depot e na tha shkoni para e gjuani në ajër, po e kaluan oborrin dhijani rracën. Në fillim nuk ua mbante të futeshin pastaj u futën nja 10 metra e tha ai komandanti i Gardës gjuani në ajër. Unë i zbrasa 2 krëhër të Makarovit që kisha me vete. U zbrapsën, pastaj erdhi një qeros me kapot të zezë dhe po tentonte t’i mbushte mendjen të mos futeshin dhe dalëngadalë u qetësuan disi por u afruan më shumë. Seç i fryu njëri në vesh, njërit prej tyre dhe i shtyu policët e morën hov të gjithë të tjerët. Guret bishin pa pushim por shyqyr që ishin ato bredhat që na mbrojtën shumë. E më në fund e gjeta një mburojë e u afrova më shumë. Për fat të mirë vetëm 5 gurë më ranë e ato ranë mbi mburojë. Pastaj veç ku erdhi një Benz i vjetër si ngjyrë jeshile e shpifur e veç kur ja veshi gungës para. Ajo nuk ishte beton autostrade por një pengesë që ulet me telekomandë, një të tille e ka edhe MM. Të gjithë u frikësuam se tha njëri ka bombë. Të gjithë u frikësuam e pa u menduar e lëviza siguresën dhe i zbraza nja 20 plumba në breshëri. U çudita më shumë kur pashë se nga makina doli një njeri. Një tjetër rrot k.... hypi në çati e na bënte si trim. Nja dy çunave aty u hypi në mendje ta qeronin por e mbajtën veten. Shyqyr që ishte ajo gunga se ndryshe do e kishim ngrënë me atë makinën. Më në fund me shumë frikë policët që erdhën nga cepi e mbuluan hyrjen me nja 2-3 rradhë policësh. Shpëtova thashë. E lashë kallashin tek hyrja dhe aty e kuptova si pa e vene re se i kisha zbrazur 3 krehër. “Demostruesit” u qetësuan e s’po gjuanin më me gurë. Tani që s’kishte më rrezik u afruam më shumë te hyrja. Pastaj filluan të gjuanin prapë me gurë. Njëri nga policët me shumë trimëri u nda nga rrjeshti e ju sul atyre dhe të tjerët e ndoqën, e ndoqa dhe unë e thoja me mendje o tani o kurrë! Në fillim bënë rezistencë por më vonë u shpërndanë po lanë plot mbrapa. Policët e shkretë a nga adrenalina a nga inati (dhe unë bashkë me ta) i futëm një dru kush nuk ishte polic. Njërin e rrafën keq fare dhe e morën me ambulancë. Unë për vete me shkop gome (që s’po më kujtohet ku e gjeta) i shemba dy sa kisha fuqi dhe e nxorra dufin. I pari ishte nja 25-30 vjeç dhe mu luste “ika, ika, të lutem , s’kam gjuajtur me gurë” por truri më ishte turbulluar e nuk llogjikoja dot. I dyti ishte nja 40-45 vjeç por ky s’kishte ndërmend të kërkonte falje po shante. Nga koka nuk i gjuaja por nga brinjët e bëra copë. E kapa nga jaka e xhaketës dhe e tërhoqa zvarrë nja 10 metra ku e morën ca të tjerë dhe i futën edhe një dozë tjetër druri. Në atë moment nuk më vriste ndërgjegja por tani po ndihem keq. Ca të tjerë ja futën vrapit tek Kullat Binjake ku një deputet i PS po mundohej ti mbante policët jashtë. Më bëri përshtypje 3 veta që ishin ngjeshur te xhami i një banke ku një person i shkurtër, me zyze i veshur si RENEA po i mbronte dhe spo linte të tjerët të bënin një trajtim me shkop gome. Ata të 3 të frikësuar, i pari mu duk edhe i plagosur ja futën vrapit e u larguan. Sheshi ra në qetësi. Ca policë i ndoqën protestuesit deri nëpër rrugica. Një kordon me 2 rradhë policësh u vunë para kryeministrisë. E rrethuam me shirit vendin para kryeministrisë dhe tani do fillojmë hetimet. Sot do e ngrys në kryet të detyrës. Eh shyqyr që shpëtova sot pa vajtur në spital se thashe që plasi `97 prapë.
E shtunë
22 Janar
Tani u ktheva në punë. Për një pyetje që kishte bërë Bledi se ku ishte eprori im mund të them vetëm që nuk ishte aty dhe armë ai ka shkrepur vetëm në ‘97 dhe në dasma. Të tjerë të policisë kishte në fillim por kur u hap dera dhe na kërkuan për ndihmë të gjithë thoshin “jo nuk di të gjuaj” , “jo kjo s’është puna ime” etj, komente që nuk dua t’i përmend. Vetëm unë dhe një tjetër (pa e mburrur veten) morëm guximin të futeshim në kryeministri. Brenda ishte akoma administrata dhe burra e gra vraponin nëpër shkallë dhe ca ishin fshehur nëpër magazina. Urdhrat i merrnim nga ata të Gardës në terren. Urdhri ishte po të kalohej oborri të godisnim. Por mesa diskutonim me gardistët në ato momente të gjithë thonin “ca do bëjmë po kaluan?”, “ti do i gjuash?” më pyesnin mua. Unë i thoja “nuk ka dalë akoma asnjeri shqiptar që ti thotë kallashit hajde”. Por situata ishte dhe ters. Në krahun e majtë mburojën, në të djathtin kallashin, se gurët binin si shi megjithëse na mbronte dhe bredhi. I vetmi moment paniku ishte kur na hodhën një bombë molotov dhe shumë u frikësuan e aty qëlluam nga të gjitha anët dhe aty mund......Ata të Gardës merrnin në celular (se radio nuk kishin) që hajdeni sillni dhe njëherë hidranten dhe largojini nga dera se po u futën këtu do bëhet masakër. Ata thoshin nuk futet se është nga mbrapa dhe se kishin frikë se do e bllokonin në mes të rrugës. Ata të ndërhyrjes së shpejtë ishin strukur andej nga Rogneri. Nuk kishin as pushkë për të qëlluar plumba gome, as maska kundragaz prandaj edhe ato pak granata lotsjellës që ishin, u përdorën me kujdes se mos merrnin në qafë edhe policët. Ne kallashin kishim e nuk kishim asnjë mjet tjetër për t’i ndaluar ata të futeshin. Më kanë futur në një TASK FORCE dhe gjithë natën e kam kaluar nga një spital në tjetrin. Armët që u qëlluan nuk mund t’i marrim se mund të ketë edhe nesër trazira. Videon po e analizojmë me shumë kujdes. Në vendngjarje nuk ka gjak dhe për trajektoren e plumbit po hetojmë, kaq mund të them. Shumica e policëve atje nuk kishte trajnim për protesta por të gjithë u munduam të bënim më të mirën dhe të ruanim gjakftohtësinë. Unë nuk u futa në kryeministri për rrogën time apo që të më bënin një bust trimërie në shesh. Unë u futa që të mos lejoja që atdheu të bënte hapa mbrapa dhe të shkërmoqej si në ‘97. Nuk mund të lejoja që ky vend ti hapeshin përsëri plagët. Po të binte kryeministria, të tjera institucione do të binin dhe kush e di se ku do të binte vendi. Ata njerëz u duruan shumë sepse shumë herë kaluan derën e u afruan gati 15 metra nga ne dhe prapë nuk qëlluam megjithëse e kishim inatin në majë të hundës nga gurët. Mund të them vetëm që ishin 100 vetë nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë atje. Të gjithë të tjerët ishin policë komisariatesh megjithëse se ishin veshur me helmetë dhe mburojë. A e mbron dot kryeministrinë nga 300.000 vetë me vetëm 100 policë të trajnuar? 1500 policë ishin po vetëm 100 ishin për atë punë. Kur u hap dera të gjithë ikën nga sytë këmbët dhe për këtë nuk i vë faj se nuk kishin me çfarë t’i largonin. Për të hyrë brenda ata do hynin vetëm kur të na mbaronin fishekët. Por siguroj që unë dhe të tjerët që kisha pranë kemi qëlluar vetëm në ajër. Pa kallashë ata do e kishin djegur kryeministrinë dhe frika i mbajti jashtë derisa ndërhyrja e shpejtë u riorganizua për të mbyllur hyrjen. A duhet të largoheshe qeveria? Këtë nuk e di unë, ajo është punë e politikanëve dhe jo e policisë. Përsa kohë që unë vesh këtë uniformë unë do vazhdoj të bëj detyrën time. Urdhrat vinin me telefon ku mbas rrëzimit të kryeministrisë do të merreshin të gjitha ministritë me rradhë. Në shesh kanë qenë 100 të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe 1400 policë komisariatesh, rendi, rrethesh që me gjakftohtësi duruan rrebeshin e gurve që me aq urrejtje populli ja hidhte policisë së vet. Mutin me shurrë nuk e mbuloj unë por këto që them janë e verteta dhe po rrezikoj vendin e punës që po jua them juve gjithë këto informacione vetëm e vetëm që të mos hidhet baltë në atë që bëmë. Nëse doni të bëni teori konspirative me Enverin e Mehmetin bujrum vazhdoni! Shifni televizorin se ju informon shumë mirë në brroçkulla! Më bënë mua aktivist e kulis i PD dhe vunë në dyshim profesionalizmin tim. Për dhunën në fund më ka vrarë ndërgjegja por të rrish 2 orë nën rrebeshin e gurëve që binin nga të gjitha anët, të durosh sharjet nga më të pista, të të gjuajnë me shishe molotov, provojnë të të venë para me makinë kamikaze nuk durohen. Ishte një duf i paparë që duhej çliruar. Dhe ata trimat që kur ishin në grup shanin me fjalët më të ndyra dhe gjuanin me sa kishin fuqi më vonë qarraviteshin dhe ja hidhnin fajin njëri tjetrit “jo gjuajti ky, jo gjuajti ay”.
Ora 07:30 PM
Shyqyr tani u ktheva në shtëpi. U ngrita që në 6.30 të mëngjesit të premten dhe u ktheva në 7 të darkës të shtunën. Gjithë ditën në këmbë e pa gjumë. Mezi marrim fryme nga ai dreq gazi lotsjellës. Sa kemi zbuluar deri tani ja kemi dorëzuar prokurorve që na thane mos të flisnim fare në media e të mos i thoni as familjarve tuaj asnjë gjë për hetimin. Nesër që në 8 të mëngjesit në punë se jemi në gjendje gadishmerie Nr.1. Trazira mund të ketë dhe nesër por shpresoj të mos ndodhin. Nga mesa dëgjova nga puna sikur do na jepnin shpërblim neve që ishim në kryeministri po të shofim çdo bëhet. Mora vesh se një plumbi ka kaluar dorën e një gazetari të Ora Neës (ABC Neës shën. red) dhe ka shpuar tejpërtej kokën e viktimës nga pjesa e veshit. Në këtë rast vdekja ka qenë e menjëhershme. Lartësia e trupit ka qenë 2.7 - 3.0 metra. Ndërsa për vrasjen e Veizit qitja e gardistit ka qenë mjaft e vështirë për mos thënë e pamundur pasi dera e hekurt pengonte pamjen e plotë dhe shfaqte pengesa fizike. Sipas ligjit gurët quhen armë dhe futen në kategorinë e “armëve të rënda” pra ata persona quhen të armatosur. Sipas ligjit në fuqi po e shpjegoj thjeshtë. Kur një individ cilësohet i rrezikshëm në fillim i bëhet thirrje “Ndal Policia, hidhni armën dhe vendosni duart në kokë”. Kur individi nuk ndalon atëherë qëllohet në ajër me armë në ajer dhe përsëritet thirrja e mësipërme. Kur përsëri individi nuk ndalon i bëhet e ditur që do të qëllohet nëqoftëse nuk ndalon dhe më pas nëse vazhdon goditet me armë zjarri në organe jo-vitale ose në atë pjesë të trupit goditja e të cilit do ta ç’armatoste individin. Nëqoftëse përsëri individi nuk reagon atëherë qëllohet për ta vrarë. Sot për sot po hidhet faji gardistëve që të kuptojë populli se çfarë i pret nëse përsëritet ajo që ndodhi dje. Siç është ajo shprehja popullore “frika ruan kopenë”. Ashtu siç u pranua edhe prezenca e snajpërve. Ta dini që situata është shumë delikate. Tani dihen dobësitë e policisë dhe sulmi i dytë mund të jetë më i mirëorganizuar. Zotërinjtë gjithë po merren pse gjuajtëm apo pse nuk gjuajtëm por nuk po e kuptoni shkakun pse u shkrepën armët. Dera e kryeministrisë u hap me dhunë! Derën nuk e hapën as policët dhe as gardistët por njerëzit. Deri sa pa u hapur dera nuk kishte asnjë krismë armësh. Nuk ishte urdhër i një personi të vetëm të hapej zjarr por është ligji që e lejon një gjë të tillë. Siç e thanë edhe familjarët e Veizit ai ishte nisur në mengjes nga fshati duke thënë “do e përmbysim qeverinë sot”! Qytetarët e thjeshtë nuk u përzien në mësymje vetëm ky kontigjent (që disa ishin me të vërtetë të droguar sa nuk dinin as emrin e vet) u afruan para hyrjes. Në mos në atë moment në një moment tjetër i ka leshuar edhe ai nja 20 gura. Policët u zbrapsën se gurat të copëtonin. Juve që flisni nuk e kuptoni çdo të thotë të të gjuajnë me pllaka trotuarësh nga të gjitha anët dhe të të gjuajnë me shishe benzine. Në fillim të demostratës vetëm FNSH dhe ca policë komisariatesh kishin helmeta e mburoje. Kur hidrantja iku dhe sheshi ishte boshatisur situata u qetësua. Nga ana ballore pushuan gurët por filluan nga ana anësore. Kur dera u hap ata që ishin para thirrën të tjerë protestues. Në atë kohë policët ishin bllokuar midis Rognerit dhe të tjerët po pajiseshin me mburoje e helmeta. Ata që ishin mbrapa (përfshirë dhe unë) në një krah mbanim kallashin në një krah mburojen. Vetëm kur ra muzgu kur disa njerez u tërhoqën u bë e mundur pak nga pak të afroheshim te hyrja e ta mbulonin atë. Në momentet e para nuk kishte burrë nëne të afroheshe te hyrja se të grinin. Bravo i qofte atyre gardistëve që rrinin të fshehur tek dritaret se atyre u adresoheshin shumica e gurëve. Unë ndërgjegjen time e kam në rregull se 3 krehër që i kisha harxhuar i kam qëlluar në ajër nga ana e Lanes dhe jo nga turma.
E diel
23 Janar
Këto që po them janë mendimet e mia. Ne disa komente lexova që nuk ishte përgjegjësia e organizatorit nëqoftëse protesta bëhet e dhunshme. Mirë e zemë se është kështu. Por Edi Rama si kryetar i partisë më të madhe opozitare duhet të dilte të bënte apel për qetësi para turmës. Dhe nuk besoj se nuk do e kishin dëgjuar. Kishte kohë të mjaftueshme të gjente megafon dhe ta ndalte dhunën. Megjithëse kishte thënë se nuk do kishte fjalime, demostrata precipitoi dhe doli nga kornizat e asaj që ishte planifikuar. Dëgjova që megjithëse protestuesit hidhnin gurë nuk ishte e justifikueshme të qëllohej me armë. Policia të premten NUK KISHTE një numër të mjaftueshëm pushkësh me saçme gome. NUK KISHTE një numër i mjaftueshem gazi lotsjellës. Edhe helmetat e mburojat i patë që ishin ngjyra ngjyra se janë të gjitha të dhuruara. As maska kundragaz nuk kishte. Unë kam 3 ditë që më djeg gryka nga gazi. NUK KISHTE asnjë mënyrë tjetër që të mbahej turma. U bë ç’ishte e mundur me mjetet që ishin të disponueshme. Vetë pranimi që të bëhej demostrata kur nuk ishin mjetet e duhura për ta kontrolluar ishte GABIM. Por ja që ndodhi dhe nuk ka për t’u kthyer më mbrapshtë. Të jetë një mësim i mirë për të ardhmen. Unë si i vdekur. Muskujt e krahëve më dhembin por më e keqja është djegia e fytit nga gazi. Më bënë një injeksion dhe më thanë se do bëhem më mirë. Shpresojmë të premten (28 janar 2011 shën.red) të mos ndodhë ndonjë gjë!
http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=92300